A është Lulzimi kryebashkiaku më kot i Tiranës?

Bedri Islami - PJESA I September 4, 2014 14:11

A është Lulzimi kryebashkiaku më kot i Tiranës?

Në historinë e saj thuajse 100 vjeçare, që kur u vendos që të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka pasur drejtues të ndryshëm, herë të njohur si bashkiakë, herë si kryetarë komiteti, e përsëri si bashkiakë. Ky, i cili qeveris sot, është njëri me historinë më të pabesueshme, diçka mes ireales dhe të prekshmes, por që në të vërtetë, nuk ishte menduar kurrë nga ata burra të mënçur që në një Kongres, Lushnje 1920,vendosën të kishin këtë qendër shtetërore, se do të kishte edhe një të tillë. Përse?

 

Ardhja në bashki…

Rrugën drejt kryebashkiakut, Basha e ka provuar dy herë: Por ndërsa herën e parë ndërhyrja e fuqishme e Damir Fazlliçit, sekserit politik serbo-boshnjak, e sprapsi atë, dhe në vend të tij u delegua Sokol Olldashi, si një paralajmërim se çka do të ndodhte më pas mes tyre; herën e dytë ai u delegua nga Berisha, jo si një lajmës i së mirës, por si një shlyerje ndaj së keqes.

Basha jo më kot ishte dhe vazhdon të jetë njëri ndër kanakarët e fazlliçëve serbë, me të cilët ndajnë biznese dhe vese, dhe të cilët e kishin trajtuar atë me delikatesën e një luleje, që duhet vaditur me masë, që edhe të rritet, edhe të mos kalbet. Në kohën e sprovës së parë ai ishte ende një njeri që kishte bërë faje, por në ndërgjegjen e tij nuk rëndonte asnjë vrasje. Pra, ende ishte i varur, por nuk ishte peng. Fazlliçi e prapësoi kandidimin e tij si për të dashur të shlyejë një të mirë të mëhershme (ndoshta të dhënat që dolën jashtë UNMIK-ut për gjyqin e Millosheviçit, apo për dëshminë ndaj “Shtëpisë së verdhë”), dhe ndërkohë, me autoritetin e pashmangshëm që kishte tek Berisha, ku ishte më tepër se sa mik shtëpie, përmes fëmijëve të tij dhe “donacioneve”, ai vendosi emrin e Olldashit. Ishte kurbanizimi i parë i Sokol Olldashit, që më pas do të kishte një viktimizim të dytë, në zgjedhjet e manipuluara partiake, për të shkuar tek kurbanizimi i përjetshëm.

Olldashi hyri në lojë sepse nuk mund të mos hynte, dhe, kur mendoi se ishte koha të dilte ose të revoltohej, iu mbyllën dyert. Olldashi përballë Edi Ramës pësoi humbjen më të pashoqe që kishte pasur ndonjëherë një ministër i Berishës përballë tij. Në fakt, Rama është përballur vetëm me ministrat e Berishës: Mustafaj, Ngjela, Olldashi, Basha, si për të dashur të bëhej gati për të qenë vetë shefi i ministrave.

Kandidimi i Bashës u bë pasi PD ishte në pushtet, dhe, sipas një skice të punuar jo me ngut në zyrat e fazlliçëve, drejt Tiranës ndodhën lëvizje të mëdha demografike, kur edhe në një kasolle u regjistruan dhjetra vetë, kur zonat bastione të PD-së zbritën përkohësisht në Tiranë, kur edhe në një lavazh makinash kishte të regjistruara disa familje, të cilat, natyrisht ishin thirrur për të votuar dhe për të shkuar përsëri.

Tirana u tund nga mitingashë, disa nga të cilët shihnin pas kësaj “tundjeje” vendin e punës, e disa të tjerë, shihnin një shpërblim të përkohshëm, ndonëse jo edhe aq modest.

Megjithatë, as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Përmes një loje politike, jo edhe aq të pastër, sipas devizës “të gjithë kundër Ramës”, u bënë bashkë katër esktreme të politikës; e djathta ekstreme, me një bashkim të çuditshëm të burgosurve politikë, LZHK-së së Dash Shehut, partizave vegjetative, zogistëve, ballistëve, neoballistëve; e djathta, që nuk e di as vetë se çfarë është PD-ja; e majta, që nuk e di se po ashtu nëse është e qendrës apo kush t’i japë më shumë, LSI-ja; dhe e majta ekstreme, Partia Komuniste e Hysni Milloshit, ndoshta njeriu më i sinqertë në të gjithë këtë lojë, i cili u bë edhe viktimë e zgjedhjeve. Për PD-në nuk ishte e rëndësishme se çfarë aleance do të ishte: e pushtave, ekstremistëve, të ndershmëve, mitingashëve, gardës pretoriane pëdëiste, të djathtëve, huliganëve, policëve; mjaftonte të ishte kundër Ramës.

I gjithë ky taborr, duke pasur në mbështetje shtetin, me të gjitha strukturat, që nga policia e deri tek gjykatat; që nga rruga e deri tek “intelektualët” e pavarur rreth Tiranës”, që nga vorioepiriotët e deri tek udbashët e Kosovës, duke përdorur peticione, letra të hapura, nënshkrime masive, po ashtu “të pavarura”, thirrje, linçime politike, etj. përsëri, duke mos ditur të bëjnë as llogarinë e zgjedhjeve, sidomos zot një zonjë, apo zonjushe, Vokshi, bërtitën fitore pas numërimit të votës së fundit, u përqafuan, por pastaj u kujtuan se kishin humbur për dhjetë vota.

Atëherë, sipas një ngjashmërie të habitshme me atë që kishte bërë Millosheviçi në kohën e humbjeve të tij, futën në lojë “rezervat” gardiste. Gjithë natën, pas humbjes, e më pas edhe në dritë të diellit, sepse cipa u kishte plasur, u sulën drejt arkave të votimit, si jeniçerët e politikës së sotme dhe bënë katrahurën, nisën skalionet e dyta drejt tyre, si ristanët, dhe pa asnjë lloj çudie, duke pasur në mbrojtje sashenkat e gjykatave, nxorrën Bashën kryebashkiak.

Do të ishte rasti unik në botë, kur edhe pse fletët e votimit futeshin e nxirreshin me grushte, edhe para kamerave televizive, përsëri çdo gjë ishte e rregullt, krejt njëlloj si e kishte parathënë ustai i të gjithë të zezave, Berisha.

Ai, Basha, hyri në lojë si një njeri i emancipuar dhe përfundoi si një anadollak, duke prerë një dash të shkretë në portat e bashkisë, si njërin nga kumtet më të çmendura që mund të jepte një njeri i politikës në shekullin e njëzetenjë.

Si për ta parandjerë se do të vijë koha kur edhe ai do të jetë kurban i politikës, më saktë i një tekeje berishiane, ai u përpoq të hiqte “syrin e keq”, duke harruar se mbi të tashmë nuk rëndonte më vetëm një mëkat, por një bollëk mëkatesh, të cilat, po të kishin ndodhur diku tjetër, edhe në përmasa shumë më të vogla, do të zhduknin nga jeta politike disa figura më të rëndësishme se buçkoja jonë berishian.

 

Nga vinte e ku shkon…

Nga vinte njeriu që, pasi preu dashin, hapi derën e zyrës së shefit të bashkisë së Tiranës, ku mendohet se jeton një e treta e popullsisë së vendit?

Enigmat ka kohë që janë shterrur. Është një histori me një zanafillë të pamenduar më parë. nga sterra e nëntokës së Kosovës. Njeriu që ishte pjesë e ngritjes, hetimit dhe përpunimit të dosjeve të luftës së Kosovës, do të ketë mbi vete enigmën e dy mistereve: Kush e dërgoi atje, si ishte përzgjedhja e tij, rastësi apo nga njerëz me ndikim në grupimin frankofon të UNMIK-ut; të cilët, jo rastësisht, krijuan shumë shpejt në Kosovë një rreth vicioz, dhe ku, përmes së cilit, jo një herë, kanë ndodhur faje të rënda në ngritjen e akuzave, përpunimin e dëshmive, fabrikimin e tyre, krijimin e dëshmitarëve përmes joshjes ose anonimitetit. U krijua një simbiozë e çuditshme: Krah hetuesve ndërkombëtarë u bënë njësh ish udbashë të njohur si Mehmet Loci, Fadil Sulejviqi, dhe “të rinjtë” e mobilizuar si Basha. Disa nga hetuesit ndërkombëtarë kërkonin me ngulm një alibi të punës së tyre të suksesshme, e kjo arrihej duke goditur fort, dhe goditja mund të vinte nga njerëz të përlyer me krimin si Loci e Sulejviqi, që dikur kishin djegur me cigare vajzat e djemtë e lëvizjes çlirimtare dhe i kishin gjakuar deri në vdekje, dhe “birbove” që kërkonin me ngulm dhe me humbjen e çdo ndjenje, atë që mendonin se ishte më e rëndësishme: pasurimin dhe, më pas, rrugëtimin politik, gjithnjë përmes një porte që hapte shërbimi i fshehtë serb. Fazlliçi ishte njëri ndër kasnecët e këtij shërbimi.

Basha erdhi në Shqipëri, krejtësisht anonim, edhe për vetë PD-në, por ai ishte i zgjedhuri i familjes Berisha. Kjo kishte më shumë vlerë se çdo aspiratë tjetër. Njohja e tij në Kosovë me vajzën e shefit ishte njëra hallkë, tjetra ishte ajo e fazlliqëve. Berisha i zënë në mesin e dy darëve, së bijës dhe fazlliqëve, njëra darë më e fortë se tjetra; e bëri Bashën birin e tij politik. Të panjohurit të madh i dha rolin e primarit në të famshmen KOP, dhe pas ardhjes në pushtet, tri herë rresht e dërgoi aty ku edhe Basha do të linte shenjat e rënda.

Si ministër i Transporteve ai zhduku nga Rruga e Kombit më shumë se 200 milionë euro, sipas Kontrollit të lartë të Shtetit; dhe kjo ishte vazhdë e dosjeve; si ministër i Jashtëm, përmes një puthje bakojanase, ai dhuroi pjesë të rëndësishme të detit Jon, sikur të ishte deti mall i kompanisë Vefa; si ministër i Brendshëm ai ishte pjesë e vrasjes së katër demonstruesve, të cilët po largoheshin nga një ditë proteste me duart në xhepa.

Zhdukjen e 200 milionë eurove dhe mbylljen e proçesit përmes një farse gjyqësore, mes prokurorisë dhe gjykatës, përmes një gjetjeje juridike, me proçedurë, ai nuk e ka vetëm mbi vete. Aty është një pjesë e qeverisë dhe, sidomos, një pjesë e familjes kryeministrore. “Zhdukja” është kthyer tashmë në vila luksoze, sidomos zot në Lalëz, në investime ende të fshehura, në transferta të shpejta, (i shkreti Santo, sa do të ketë ditur prej tyre), dhe në fund: Krijime vendesh luksi për disa spurdhjakë bijsh e bijash politikë.

Faljen e detit të jugut, në një pjesë të madhe ai e ka mbi vete, si njeriu që ishte më i angazhuari në gjithë këtë mesele, që kudo në botë mund të quhet tradhti kombëtare, si i përkëdheluri i diplomacisë greke, njeriu që buzëqeshte pa të keq dhe shkëmbente puthje faqore, si duke dashur të jepte një koktej familjar. Basha, në të gjithë këtë histori, ka rëndimin ligjor, jo vetëm sepse e nënshkroi, por u bë bartësi i idesë, mbështetësi i saj, dhe në fund, kur gjithçka u kthye prapsht, inatçori që nuk përmbahej.

Vrasjet e 21 janarit, ku katër prindër u larguan mizorisht nga jeta, ai nuk e ka fillikat. Ai e ndan, megjithëse jo në proporcion të drejtë, me Berishën, njeriun që urdhëroi vrasjet. Nuk ka burrë nëne në këtë vend që, edhe në një rast më ekstrem se kaq, si ato të grusht shtetit berishian të nëntorit 1998, që me kokën e tj merr guximin të gjuajë drejt njerëzve. Jo një Ndue, por qindra të tillë, nuk e kanë këtë guxim. Këtë guxim e ka vetëm një njeri i çmendur, që më pas do të deklaronte dy herë; së pari se ai vret 3, 30 e 300 vetë, dhe kjo mund të mendohej se ishte në ankthin e krizës mendore; por edhe më pas, kur gjërat ishin ftohur, disa vite më vonë. Kur zhvillohej aksioni policor në Lazarat, Berisha, duke nxjerrë nga halucinacionet e tij ankthin e dikurshëm, tha se “trimi nuk qëllon në ajër, por direkt”. Sidoqoftë, në të njëjtën kullë të krimit, është edhe Basha.

Pra, në karriken e kryebashkiakut ai erdhi jo përmes personalitetit të tij amsterdamas dhe fluturimeve hollandeze, por përmes së fshehtës së Kosovës, enigmës së besnikërisë ndaj një serbo-boshnjaku, daja i të cilit kishte qenë shefi i UDB-së serbe në kohën e Millosheviçit; devotshmërisë ndaj një familjeje ku gjysma ishte serbo-malazeze; përmes dëshmisë së vjedhjeve masive, ndoshta më të madhes në historinë e një vendi si i yni; përmes cungimit të kufijve, dhe kjo do të ishte hera e dytë pas Zogollit që ndodhte një cungim i tillë vetëm për hir të pushtetit; dhe në fund, përmes vrasjeve.

Në një shtet normal ai do të duhej të dilte tri herë para gjyqit: si përvetësues i pasurisë kombëtare, si shitës i territorit të vendit të tij, pasi synoi të cungonte kufijtë, dhe, për vrasje.

Në një shtet anormal ai mund të bëhej tri herë ministër, do të mund të bëhej zëdhënës i një partie që kishte lindur si shenjë emancipuese dhe dëshmi kundër mashtrimit; mund të bëhej kanakari i pushtetarit; i përkëdheluri i familjes, dhe në fund kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar.

Një njeri që futet në bashki përmes një koalicioni monstruoz, që edhe ashtu nuk është i aftë të fitojë zgjedhjet, që dhunon vullnetin e njerëzve, që përmes rrugës ka lënë shenjat e vjedhjeve, tradhtisë dhe vrasjeve,..mendoni se ky njeri është i aftë dhe i lirë të qeverisë…

Që kur ka ardhur në Shqipëri mendja e tij ka rendur pas së keqes, pas përfitimit e, në fund, pas vrasjeve. Toni i tiranit që lëshon tani, duke stigmatizuar lirinë, e bën edhe më komike gjithë figurën e tij, si njeri dhe si politikan.

Basha, në ditët e fundit, si njeriu që kërkon të shpëtojë nga mbytja, ankohet se shefi i qeverisë, Rama, ia ka mbyllur rrugën, po e bllokon, se kjo është veçse një shfaqje e xhelozisë, se puna e tij është e bllokuar, duke qenë njëkohësisht edhe e shkëlqyer. Të gjitha këto ai i thotë në një ditë të vetme, në një dalje publike, të gjitha njëherësh, sikur i a kanë përgatitur dhe tmerret se mos i harrojë. Edhe skur të gjitha këto t’i thoshte në një muaj, do të ishin të tepërta.

A është e vërtetë e gjithë kjo? Basha i ardhur në këtë post përmes dhunës e mashtrimit, a bëri diçka që të mbahet mend për të mirë në këtë qytet; ku e ka lënë emrin e tij, në cilën vepër, në çfarë memorjeje kryeqytetase është gdhendur puna e tij… Deri ku është e vërtetë se bashkia ka pengesa nga qeveria… Ekziston një dualitet Rama-Basha, apo e gjitha kjo është një haluçinacion politik për të dalë në sipërfaqe… pse Basha mendon se ajo që nuk është bërë mund të zëvendësohet me morinë e llafeve… A kishte kohë Basha për të lënë emrin e tij kur vendin e qeveriste Berisha… A është e gjithë kjo një lojë e dyfishtë politike: Për të mos hyrë në zgjedhje dhe për të shpërqëndruar vëmendjen ndërkombëtare nga Shqipëria? Cili usta i politikave është pas gjithë kësaj zallamahie…

Të gjitha këto, së bashku e veç e veç, do i shohim në numrin në vazhdim…

Bedri Islami - PJESA I September 4, 2014 14:11
Komento

31 Komente

  1. I.Troplini September 4, 14:44

    A eshte “kot” nje minister i brendshem qe vret 4 protestues ne bulevardin deshmoret e kombit?
    A eshte kot nje minister qe eshte i perfshire ne nje afere 200 nilione dollareshe me rrugen e kombit? Edhe pse kane prere 75 shirita inagurues, kjo rruge eshte e pambaruar sepse ato para qe mungojne, ishin parapare per kembet e urave qe mungojne. Shqiptaret e paguajne cdo dite me jeten e tyre, luksin e te pasurit politikane te tille si Zoteria.
    Me duket nje akt ledhatues, nje perpjekje per te larguar vemendjen nga krimet monstruoze te kryera, perdorja e fjales “kot”.
    Ne nje vend si yni ku per vjedhjet e milionave te taksapaguesve dhe per marrjen e jetes se qytetareve, per tjetersimin e vullnetit te sovranit ne lidhje me zgjedhjet lokale ne Tirane, diskutohet ne terma femijesh adoloshente,,,nuk ia vlen te harxhosh fryme dhe mund.
    Lulzim Basha nuk eshte “kot”. Ai eshte nje kriminel qe duhet te pergjigjet para drejtesise.!!

    Reply to this comment
  2. E VERTETA September 4, 14:59

    Eshte kukulla dhe “dhendrri” i Familjes! Mos harroni se eshte i perlyer keqaz ne ngjarjet kriminale te qeverisjes Berisha.
    Prandaj s’do te fitoje, ky se eshte Bosh dhe si njeri, jo vetem si kryebashkiak.

    Reply to this comment
  3. [email protected] September 4, 15:03

    Ky eshte vecse nji antishqiptare, dhe asgje tjeter….

    Reply to this comment
  4. estrefi September 4, 15:32

    Ka pasur edhe te tjere kot ,per Tiranen po ky eshte kot fare.
    Ky jo veten s’e ndihmon Tiranen ,por e pengon ate.(se keshtu i thone,i duhet qare halli)

    Reply to this comment
  5. Meteh September 4, 15:49

    Z.BEDRI:Ju pergezojme per shkrimin.Populli e di mire se ç’far kane bere ne kete vend Berisha & Basha ne keto 23 vite.Dhe sa te jene ata gjall,ky ven do ece RRAKAPUJE.Ata qe te dy udhehiqen nga LOBI Serb,Grek,Rus e pse jo Amerikan.RAMA,ndonse i afte te ndertoi shtet,ka perpara MALE,DETE,ERE,FURTUNE,SHKEMBENJE,pra plot sterkembesha.Shkumzimi Bashes se gjoja Rama po e pengon,jene dengla per ti hedhur hi syve TIRANASVE per votimet e ardheshme,te cilat e di qe nuk i fiton me e djathta perderisa RAMA-META te dalin ne pension & sa te jene ne kualicion.Ju FN ju & gazetes DITA qe na freskoni kujtesen,pasi tek ne ngjarjet jehojne tre dite,mandej harrohen.PERSHENDETJE.

    Reply to this comment
  6. alfade September 4, 15:50

    Me sa duket keta te bandes se PD lexojne vetem ”hosanate ” e gazetes s4 RD dhe prandaj
    fryhen e cfryhen si tollumbace ! Nuk shohin se cfare flet publiku e shumica e popullit per
    kete bande mafioze me ne krye vicidolasin…..!!?

    Reply to this comment
  7. Ben September 4, 16:10

    Megjithse i lindur e ritur ne Tirane,ky duket si ish katundar Ndoqi.
    O e mjera Shqiperi…

    Reply to this comment
  8. Tradita September 4, 16:49

    Jeni bere ziliqar si grate e liga, gazeta dita, po perpiqet me metoda fare vulgare,qe vetem tregojne varferine e saj per te shkruar per Lulzim Bashen, Bedri Islami qe u fry me UCK dhe sot eshte totalisht i izoluar, vetem gazetat Tema e dita se askush nuk e perfill apo nje Mesuese me skleroze te avandcuar si Flutura Hanelli mund te flasin per Lindrin qe do t’jap fund tranzicionit me mentalietet komunist ne Shqiperi, lideri me perndimor ne te gjitha koherat ne Shqiperi, me i afti, me o dituri, me i miri nga te gjitha pikepamjet.

    Reply to this comment
    • FAZLLIC+TOM RIDGE=LUL BASHIC September 4, 18:31

      ti tradita e ke mire

      erdhe nga gopi i somes nga bjeshket e nemuna,ja more tokat ish presidentit Bamir Topit ne bathore dhe i ke ra qarit prandaj ben tifozllik per Salulin por nuk duhet te harrosh qe ky perendimori Lul qe do ta haje ne lule te ballit se eshte me kriminali ne bashkiaket e botes sepse ka nje k/minster kot si edi rama qe rri si nje gjirafe 2 metroshe perballe ujqerve te tropojes dhe ketij kulishit lul pornos.

      Nqs do te dish pjese nga dosja kriminale e Lulit vocerr e ke ketu poshte:

      i pandehuri Lulzim Xhelat Basha duhet te denohet per tre krime te renda:

      1-si minister i brendshem ne bashkpunim me bashkriminelin berish egzekutojne ne 21 janar me urdher te tyre 4 protestues dhe plagosin dhe torturojne qindra te tjere.

      2-si minister i jashtem i fal shtetit grek hapsira detare me marreveshjen me K. karamalisin.

      3-si minister transporti kryen vjedhjen e 300 miljon dollareve te rruges shqiperi kosove

      vETEM KETO 3 AKTE KRIMINALE JANE MJAFTUESHME PER BURGIM TE PERJETSHEM.

      Prandaj shume here mallkoj Enver Hoxhen qe i hoqi bishtukun prinderve te tradites dhe i vuri llampen elektrike qe kane 25 vjet qe nuk e paguajne..ptu fare e keqe talebanesh,salibanesh dhe bashhales..

      Reply to this comment
  9. Zefi September 4, 17:05

    Ka lene nje veper per tu permendur torten e madhe te pamvarsise qe per turp te dynjas u zhgrryen katunaret kuksjane te bathores.

    Reply to this comment
  10. Devolliu September 4, 18:28

    Kam një kërriç shumë të bukur unë; ua jap por me kusht që të më jepni Bashën megjith kunatin e tij.

    Reply to this comment
  11. rilindja September 4, 18:34

    Jo kot, por me kot nuk ka ku te veje, nje kryebashkiak i rastesishem dhe i perlyer deri ne gryke me mutin e politikes se PD-se.

    Reply to this comment
  12. Salamandra September 4, 19:28

    Eshte kot Basha si kryebashkiak e di dhe bufi majfton ti shikosh fytyren te derdhur ne allci njeri kot fare pa piken e humorit te folurit apo ajo buzeqeshje qe ka mbetur ne kercimin e kalucit dhe pret si i dhjer grrisjen e pantallonave Nuk e besoj perse perendia punon me hater me keta lloj tipa qe jane te fjetur kurr nje fjale te sotme e le pergjysem nga dembelizmi ta thot te nesermen me hapjen e gojes per te fjetur njeri kot fareqe i ra ne pjes ketij popullit Basha

    Reply to this comment
  13. SEKRETARJA ..me floke te palara September 4, 20:24

    Rama nuk duhet te kantidonte me per bashkine e Tiranes .Nenkorridoret e politikes ,e kishin paralajmeruar qe nuk duhet ta bente .
    H.Milloshin e quan me te sinqertin per arsye nostalgjike ,keni qene me nje teser partie .

    Nqs ata vegjetojne rehatshem ,si po bejne deri tani ,sa me shume te perfliten krimet e tyre
    dhe sidomos krimet ekonomike ,sa me shume njerzve tu rrije mosndershkimi i tyre si Shpata e Damokleut para syve ,Basha do ta marri perseri bashkine .Mbas 4 viteve e gjejme dhe kryeminister .E ke heret kte analize , duhet te presesh ende dhe gjysmen e
    300 diteshit te dyte .
    Nuk ka dualitet me kta politiqene ,ka thjesht marreveshje ….njesoj si ato marrveshjet qe sollen ne pushtet Piktorin …dhe tani po i diktojne …te lyeje vetem fasadat .

    I donit pragmatist ,reklamuat qe politika nuk ka moral ???
    duartrokit shoku Islami ,kolegu Thano thote : Kurvllek bur{r}ash !
    {me shume sesa per Bashen ,duhet tu haje meraku per Ramen …duhet ta marri Bashen ne krahun e tij ,qe te mund …te vetet ..hehe mos u skandalizoni …JENI MESUAR}

    Reply to this comment
  14. info analitike September 4, 20:26

    Nje artikull kot, me gjera te thena e te sterthena, sa per t’i hedhur nje kocke militanteve te Dites.
    Kur do te kalohet nga fjalet ne vepra ?
    Me sa di, ne Gjermani Rames i eshte kerkuar edhe rishqyrtimi i ceshtjes Meta. Si thua Bedri a do te jete i zoti ky trimi i gjate qe te luftoje pernjemend korrupsionin duke filluar nga Meta?

    Reply to this comment
  15. vaso September 4, 20:37

    I nderuar Bedri !

    Jeni nje nga penat me te forta ne shtypin e sotem shqiptar.Te falenderoj per kete artikull por duhet ta futesh me thelle “plugun”

    Nuk besoj se ky qumeshtori I Xhelalit eshte kaq tiger I frikshem prej letre…

    Kur them qe duhet ta ngulesh mire plugun kam parasysh fillimet e tij ne Hollande ku eshte cfaqur ne noterine e atij vendi me pashaporte amerikane me numra ekstra.

    Lidhja e tij me Fazllicin ne te njejten linje dhe me paraqitjen e Damirit ne krah te Tom Ridge-es ne kasafortat e sigurise kombetare nuk do shume koment

    A te kujtohet o Bedri djali ambasdorja M Rais kur I shkonte per nate Lulit si minister transporti deri sa I mori firmen qe kjo rruge te fillonte pa project ??? Dhe a e dini kush e shpetoje Lulin nga procedimi penal “me procedura” ??

    Mos harro se ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS perballe MPB te Lulit,dalja rastesisht e Arvizuse duke pergezuar Policet e armatosur ne mbrojtje te Lulit perballe te rinjve me parrulla “luli vrases” ishte nje sjellje qe te linte te kuptonte se Arvizu ka qene eshte dhe do jete engjelli mbrojtes I kriminelit Lul.

    Mos harro se kur gjithe burrat e shtetit qe shkuan ne Amerike ne fillim te 2012 per nje “rrjeshtore” te nje kokzbathur FR atje,vetem Luli u prit dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte djali I tij I “lindur “ ne ambasade.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se perse I shkeli vijen e kuqe Luli, Arvizuse ne 15 nendor 2013 me rastin e LHL dhe perse ambasdori I shkoi me pas te Shqup-i me nje pako llokume per ti kerkuar te falur…Kush eshte me I madh me spaleta jo dipllomatike Luli apo Aleksi qe duket si roje apo engjelli mbrojtes I tij

    Si te mos mjaftonte kjo perse duhej qe zyrtarja amerikane Nuland ta puthte kete zuzar ne mes te sheshit ?? A e di zonja Nuland qe ky lloj boyfriendi ka lene dhjetra jetime rrugeve dhe I ka duart e lyer me gjak shqiptaresh.

    Shkurt muhabeti Luli si dhe Sala, Babai I tij criminal e kane nje mbeshtetje te fuqishme matane atllantikut.Eshte nje ngjajshmeri me junten e koloneleve ne greqi ku koka e tyre Papadhopullos kishte qene nje agjent I sherbimeve secrete amerikane sipas dokumenteve te deklasifikuara por megjithate populli grek e plasi ne burg kete monster.

    Ashtu si pranvera greke ne 1974 qe groposi junten e koloneleve,ashtu ndodhi me 21 janar 2011 qe u cua populli per rrezimin e juntes kriminale te mjekeve por deshtoi se piktori baskebollist dhe PS (partia e spurdhjakeve) iken me bisht ne shale dhe sot po bejne nje tradheti kriminale duke u tallur me votuesit e 23 qershorit qe kerkuan arrestimin e bandes 2B qe per cudi eshte shume here me e forte se ne 23 qershor

    Banda 2B pasi vrane,grabiten dhe tradhetuan po urinojme mbi ata qe dhane voten ne 23 qershor dhe mbi famijet dhe jetimet e 21 janarit ,gerdecit dhe me rradhe dhe si gjithmone pas ngerdheshjeve te arvizuse,engjelit mbrojtes te Lul Bashes mender yll ne ngjitje I Lekes trete mbretit te pashpallur te shqiptareve.

    Konkluzioni pare
    O Zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhem vete..

    Konkluzioni I dyte :
    Kur shikoj kete devilin Lul breksalep qe do behet 101% k/m I shqiptareve muajt e ardhshem mendoj se enver hoxha duhet te shpallet burri I shtetit me I lavdishem qe ka nxjerre njerzimi gjate gjithe histories tij.

    konkluzioni fundit
    me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund…Lulit plumbin ne Lule te ballit..

    Reply to this comment
  16. Nardi September 4, 21:04

    Mire ben Bedri Islami qe i rendit te gjitha fajet dhe vjedhjet e Bashes. Shume mire. Po miku i servilit Bedri, Edi Rama sikur na premtoi se do ta rihapte edhe gjyqin e Rruges 200 milionshe te vjedhur, edhe per 21 Janarin, edhe per Detin e Sarandes. Pse nuk i ka rihapur, apo edhe ketu e pengon Preokuroria e “Sales”. Pse nuk i con akuzat ne prokurori dhe le ta shohim, do te terhiqet apo jo prokuroria. Nuk duhet te shkruhet as me urrejtje, as me fyerje, ndryshe gazeta do te behet pa vlere, sikunder po behet gradualisht Bedri Islami me shkrimet servile ndaj Edi Rames. Nuk e di se cfare moshe ka, por nuk e kuptoj se c’e detyron te jete kaq servil?

    Reply to this comment
  17. ti kaurr i derrit .... September 5, 01:25

    Bedri islami meriton meriton vetëm mirënjohje dhe falënderime për shkrimet e tij. Sepse flet pa dorashka, respekt për ju Z Islami, vendi ynë ka nevojë për analist, dhe gazetar ju që thonë gjërat qysh janë. Nga piktori dhe rilindja e tij mavi jam i zhgënjyer. Ku është drejtësia që premtuan se do të bënin pas 23 qershorit.

    Reply to this comment
  18. XXX September 5, 06:59

    ju qenkeni gazeta pro rames;nuk ka si te jete ndryshe

    Reply to this comment
  19. Azemi September 5, 08:26

    Po ashtu eshte z.Islami siç shkruani Ju por eshte per te ardhur keq se po ato huligane jane qe te gjithe neper pune dhe as kane ndermend Rilindja qe ti heqi,ne nje kohe qe enden socialiste rrugeve pa buke e pa shprese.

    Reply to this comment
  20. Blendja September 5, 09:37

    Që kur ka ardhur në Shqipëri mendja e tij ka rendur pas së keqes, pas përfitimit e, në fund, pas vrasjeve. Toni i tiranit që lëshon tani, duke stigmatizuar lirinë, e bën edhe më komike gjithë figurën e tij, si njeri dhe si politikan…..

    Bravo , pershkrim i shkelqyer nga Z. Islami..

    Reply to this comment
  21. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku September 5, 10:28

    Nje histori pa i-magji-nate Nr-3

    U takun Berisha, Basha dhe Fullani ne boten tjeter, dhe po diskutonin se çfar i kishte ndihmu sa ishin gjalle qe ben kaq shum pasuni.

    Berisha u foli i pari dhe duke u krekos tha:- Un bre vllazen organin ma te ransishme sa isha gjalle kisha HUNDEN.
    Fal hundes teme si skifter qi me udhehoqi ne jete arrita majat ma te nolta.E nuhata menjiher se komunizmi po rrzohet dhe u bona demokrat.
    Ja kom pa hajrin ksaj hunde ene ku se kom fut.

    I dyti filloi te tregonte Lulu Basha.
    Un,- tha ai me zo te çjerrun,- organin ma te ransishem kom te pasmet.
    Fal atyne fluturova nga Rinasi ne Holland dhe ne Utrecht nisa KAR-jaren time dhe u pallova marrzisht nga serbet ne Kosove dhe ma ne fund u ngjita ne krye te Partis Demokratike fale hundes se Argites .aty kom ndje lezetin ma te modh.Hunda e Argites ne bythen time ishte ajo qi ma knoqte loçken

    Ndersa Fullani gjith tangerllik tha.
    Kurse une more vellezer organin me te rendesishem kap patur GERTHINXEN.
    Çka je tu than mor Fulle,a te kon lon ment e kryes,-e pyti Berisha.
    Gerthinxa ime,-vazhdoi Fullhajni,me ka sherbyer si vrime ku te gjithe politikanet shqiptar vinin dhe fusnin koqet e tyre se u dukej si Vagine.
    pra un mbijetova dhe u pasurova fale Gerthinxes.
    Diten tallja koqet me grate e politikanve,ndersa naten u jepja politikanve te majte dhe te djathte me qera Gerthincen time ,ashtu siç bejne veterineret me demat per tua mjel faren e nderzimit.

    Hahaaa qeshi Berisha,shejtan paske qene mre Fullan na paske tradhtu edhe me Edi Ramen se per Liken e dinim se te ka pas shum qef aji xhuxhi pelivan.

    Reply to this comment
  22. xcv September 5, 11:19

    Shprehja ne menyre te tille vulgare eshte mungese intelekti dhe edukate. Nuk ka kryebashkiake kot, por kryebashkiake te deshtuar qe nuk dijne te punojne.

    Reply to this comment
  23. MARKO September 5, 13:24

    Te lumte pena o BEDRI. Kisha shume shprese se RAMA do vendoste piken mbi I te pakten per 21 janarin po sic e shoh u harua dhe as ka per tu marur njeri me ate pune, jo se i mungon deshira RAMES po ja ka lidhur kembet META. SE vertet Lulija ishte minister i rendit po Liri ishte zevendes kryeminister. DHE ne vend qe te jepte doreheqen nga ajo qeveri e mbeshteti SALIUN me te gjithe kapacitetin qe kishte .. KESHTU qe Luli ka shume zudhume po ka ILIR META akoma me shume dhe RAMA nga ta zeje nga meta apo nga luli. PRANDAJ MOS TE MENDOJME SE DO NDODHIN CUDIRA PO TE PAKTEN TE VENDOSIN CA REGUDHA KETA TE TANISHMIT QE TE THOMI KEMI NJE SHTET QE NA MRON E NUK NA VRET.

    Reply to this comment
  24. ismeti September 5, 18:23

    Flm Bedri.Te lumt pena.

    Luli,nuk eshte kot,ai eshte nje kriminel dhe si i tille per krimet qe ka kryer ketej dhe andej kufirit duhet te jap llogari.Luli duhet te arrestohet,kjo eshte drejtesia.Luli eshte agjente i serbit si dhe SB.
    Akuzat jane te dekumentuara.Prokuroror Lllalla nis procedimin penal,kryesishte nga shkrimi i te ndereuarit Islami..Filloje prokuror procedimin mos kij frike,ne se ti nuk e ben sot te jesh i sigurt Lllalla do te behet neser…Llalla.. Prokuror ke kohen qe te dalesh nga bataku,,, Llalla ..mendo …cfare krimi dhe fatkeqesia po i ben ti LLalla vendit…. dhe shqiptareve…Llalla…..

    Reply to this comment
  25. dajti September 6, 07:53

    Eshte nje njeri pa ngjyre, pa ere dhe pa shije, pra eshte nje ASKUSH, megjithese i pasur nga vjedhjet qe ka bere.
    Fytyra e tij e neveritshme me nje buzeqeshje po te tille te ben ta nderrosh menjehere kanalin e tv kur del.
    Eshte dhe do mbetet kryembashkiaku ME KOT i historise se Shqiperise. Demokratet jane vetem hajdute, te paafte, nuk dine te bejne asnje pune si duhet bere. Turp per vendin tone qe i mban.

    Reply to this comment
  26. Keshnik Tomorri March 16, 15:34

    Titulli eshte gabim,ne kohe duet a Ishta,nje here.Po rrama cfaare Ishta.per cdo ndertese kishte 15%.kto Jan Pune parish,si puma e tifozve te sporting..mos u lodhni kote

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*