A është më mirë të ushtroheni të shoqëruar apo jo?

December 20, 2017 12:46

A është më mirë të ushtroheni të shoqëruar apo jo?

A ju ka ndodhur ndonjëherë të fitoni stimulim për të vrapuar pasi iu ka thënë ta bëni këtë një miku juaj që ka vrapuar 10 kilometra ?

Një hulumtim i cili është publikuar në revistën “NatureCommunications” ka treguar që miqtë kanë ndikim të madh në regjimin e ushtrimit të mikut.

Në anketë kanë marrë pjesë më shumë se një milion njerëz të cilët në një periudhë prej 5 vjetësh kanë vrapuar më shumë se 350 milionë kilometra.

Rezultatet kanë treguar që meshkujt në aktivitetin fizik i motivojnë të dy gjinitë, ndërsa femrat inspirimin kryesisht e gjejnë te femrat e tjera.

Ajo që është interesante është që vrapuesit më pak aktivë kanë ndikim të madh te vrapuesit më aktivë.

Gjithashtu është konstatuar që të intervistuarit mesatarisht kanë kaluar edhe 0,3 kilometra shtesë për çdo kilometër të cilin e kanë vrapuar miqtë e tyre.

December 20, 2017 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*