A është “në vete” institucionalisht Edi Rama?

June 4, 2017 23:27

A është “në vete” institucionalisht Edi Rama?

 

Nga Genc Burimi

Kryeministri është tepër i vonuar te komunikimi i radhës që mbajti të dielën me sytë e enjtur nga finalja e një ndeshje futbolli!

Në një ushtrim oral prej 10 minutësh Rama u kërkoi shqiptarëve, herë me lutje dhe herë me arrogancë, ta bëjnë sërish nuse se kësaj here do të dijë të nusërojë. Rama dha një mesazh të qartë, ma lini vetëm mua pushtetin, mesazh që duhej ta kishe mbajtur më 2013 ! Atëherë, falë votës së LSI-së, Rama ngriti shpresën më të madhe që përfshiu këtë vend që prej ardhjes së demokracisë.

Në asnjë moment nuk i paralajmëroi shqiptarët që LSI-ja ishte parti batakçinjsh siç e bëri pa burrëri në mesazhin e të dielës. Rilindja e Edi Ramës zhgënjeu. Është kollaj të fshihet tani pas tre germave të aleatit të vogël në pushtet.

Janë plot katër vjet që shkuan dëm, sidomos në lëmin e drejtësisë pasi me kalimin e viteve amnistitë dhe parashkrimet do të bëjnë efektin e tyre legal.  Indinjata është dhe më e thellë akoma kur vetë Kryeministri e pohoi në komunikimin e tij të radhës se ai po i lë popullit po të njëjtën administrate anadollake si katër vjet më parë.

Një administratë levantinësh ku punësimi bëhet në emër të partisë dhe jo të meritave sipas fjalëve të vetë Kryeministrit. Kur mediat ia përplasnin këtë të vërtetë në sy Edi Ramës, ai i trajtonte si “bathore”. Sot, më në fund ai sheh të njëjtin realitet të trishtë si çdo shqiptar, por justifikimin e ka skandaloz.

Në 10 minuta logoreje verbale Rama bëri fajtore gjithë dynjanë që s’e paskan lënë të bëjë reformat, e mbi të gjitha e poshtra LSI. Kurse ai vetë, Zhoze Murinjo i Shqipërisë që komunikon shumë për të bërë pak, nuk pranoi as më të voglin gabim. Të ishte ndonjë i huaj që shikon rastësisht videon e Edi Ramës, do ta kishte marre atë për kryetarin e opozitës që skandalizohet për gjendjen ku është vendi dhe jo për Kryeministrin e vendit.

Toni i Ramës që kërkon dhe një mandat tjetër sepse shqiptarëve u ka ardhur thika në palcë me këtë administratë, është jo vetëm grotesk por fyes për intelegjincën  e këtij populli. “Të gjitha partitë e tjera, përveç Partisë Socialiste, theksoi Rama e kanë të lidhur jetën dhe mbijetesën me punësimet e klientelës partiake në shtet”.

Jo vetëm që ky është mashtrim i radhës pasi PS-ja është punësuesja më e madhe në shtet, por pse priti  Kryeministri ditën tre javë para zgjedhjeve për ta nxjerrë këtë të vërtetë? Për çfarë ka shërbyer atëhere ministrja e tij e Administratës publike? Pse nuk dha ajo dorëheqje prej kohesh përbri spektaklit mjeran të abuzimeve me vendet e punës në administratë që shefi i saj denoncon pa të keq sot? Apo supa e qeverise ishte e shijshme?

Por supa mbaroi. Shqiptarët nuk do ja servirin më kësaj klasë politike kaq hipokrite dhe katër vjet të tjera. Pasi nuk është më vetëm PS-ja që do të dojë tani të ushqehet si shushunjë me poste e ofiqe publike , por dhe simotra e saj siameze, PD-ja. Kush e thotë këtë? Vetë, dhe çmendurisht Edi Rama tek komunikimi i javës.

Ndiqjani arsyetimin që dhe Makiaveli do t’ja kishte zili. “ Nuk jemi kundra koalicioneve, u shpreh Rama (domethënë po qe nevoja për të ruajtur pushtetin jemi gati të bashkëqeverisim me PD-në apo këdo tjetër). “Por, vazhdoi Kryeministri, “nuk do të isha as i drejte dhe as i sinqertë, nëse nuk ju paralajmëroj për rrezikun që mos t’ja dalim dot ta bëjmë Shqipërinë me një administratë shtetërore dinjitoze nëse ju nuk na besoni të plotë përgjegjësinë për drejtimin e timonit të qeverisjes. Të mos varemi nga partitë e tjera për votën për reforma se do të na kërkojnë si shpërblim punësime partiake në shtet.”

Pra po të ndjekësh këtë arsyetim kafkajan të Edi Ramës, kryeministri na thotë: me jepni 71 vende në Kuvend që të qeveris pa të tjerët për të bërë të gjitha reformat, por edhe po më dhatë më pak, s’ka gjë, do qeveris me koalicione si më parë, por s’mbaj përgjegjësi pse gjërat nuk do të avancojnë edhe për katër vitet në vazhdim.

A është “në vete” institucionalisht Edi Rama duke nxjerrë broçkulla të tilla? Jo Kryeministër!

Në Evropën perëndimore ku synon të çoni shqiptarët, një Kryeministër që s’mund të krijojë qeveri veçse në koalicion me ata që i bëjnë varrin shtetin, jep burrërisht dorëheqje dhe e riçon vendin në zgjedhje të reja. A keni përgjegjësinë e lartë juve sot t’u thoni shqiptarëve se ata ose ju japin shumicën absolute në Kuvend, ose përndryshe ju do jepni dorëheqje? Kështu e bëri Kameroni në Britani të Madhe apo Renzi në Itali kur nuk morën votën popullore që prisnin.

Por kryeministri i Shqipërisë i cili nga fjalimi në fjalim po i bind shqiptarët se gjithë partitë e tjera janë anti-shtet dhe vetëm ai mishëron interesin e përgjithshëm nuk sheh asnjë problem të bashkëqeverisë dhe katër vite të tjera me politikanë që e kanë në genet e tyre partiake klientelizmin politik.

Kjo do të thotë vetëm një gjë. Edi Rama vë kryeministrinë mbi Shqipërinë.

U mbetet shqiptarëve të vënë dhe ata një kryq mbi fletët e votimit, ose mos të shkojnë fare në qendrat e votimit. Të bësh politikë, është të dish të marrësh rreziqe. Çfarë rreziku po merr sot Edi Rama kur në asnjë moment nuk e imagjinon dorëheqjen dhe largimin nga jeta politike nëse shqiptaret nuk e plebishitojnë? Me ngërdheshje, ai duket sikur na thotë: kokë fitoj unë, pil humbisni ju.

E mjera Shqipëri..

 

June 4, 2017 23:27
Komento

50 Komente

  1. Qarri i zigurit June 4, 23:48

    Boboooooo cdo te beje ty merua me lukunine e dale nga halete e ministrive. Do te shajne me katragjysh. Do te sulen si qen te terbuar e do ti shqyejne rrobat. Do te perdhosin grua e femije. Do ta bejne biografine qysh nga adhami. Po ctu desh more derma. Shiko ci ben andi bushatit, ksa shkeimtares sot pse nuk pelqeu suxeset e rames.
    Oh sa keq me vjen per ty

    Reply to this comment
  2. Besniku June 5, 00:23

    Ti nuk je ne vete Z Burimi ose je ne vehte qe ç’ke me ate pune. Por na thuaj kujt I sherben!
    I jeni sulur te gjithe ju, njeres pa idenditet, qe transformini çdo gje e mashtroni per çdo gje.
    Edi Rama ka treguar ne 15 e me shume vite , ne politike aktive, qe ka gabime dhe e ushtron ndryshe te berit politike nga te tjeret.
    Eshte ndryshe nga sa dhe populli do te donte te ishte, se doni apo nuk doni ju, pjesa e majte e popullit, pra shumica, etalon ka Enver Hoxhen. Fatkeqesisht nuk ka dale njeri ti ngjaje ne rezultanten e ndryshimeve qe solli ne Shqiperi.
    Por Edi Rama, duke perfshire dhe gabimet, deri tani nuk ka bere faje ndaj Shqiperise.
    Ka simtoma te berjes se shteti ne keto kater vjet, nje deshire e njezeshme e te gjithe Shqipetareve.
    Deri tani eshte detyruar te qeverise me LSI, e cila ndonese e majte, ka fajin e rende qe tradhetoi dhe mashtrou elektoratin e saj, duke iu bashkuar e dhene shans te djathtes, per te qeverisur me te 4 vjet te tjere, te djathtes se Berishes, qe eshte sinonimi I shkaterrimit te Shqiperise.
    Perse duhet ta dermoni Ramen??!!
    Une mendoj se ti z Burimi, si dhe ne shume shkrime te tjera tuajt mashtroni ne gjithe tymnajen me bla bla bla, si nje zedhenes ordiner i berjes se fushates kunder Rames.
    Une mendoj se ne te gjithe te majtet, e meritojme ti japim nje shans Rames, te marre 71 vota.
    Atehere ndahet shapi nga sheqeri.
    Ne fund te fundit nuk humbasim asgje, se nuk ka tjeter qe te jep besim.
    Une shpresoj se pas kater viteve do te dale dikush tjeter, me I afte, e me afer kerkesave tona, qe te na perfaqsoje si force e majte.
    Por tani Duhet ti besojme Rames.

    Reply to this comment
    • uxu79 June 5, 11:35

      Ti niku sdike as vet ca flet. Ketej e pranon dhe vet qe lsi na shiti te sala, ketej pyet pse e dermoni ramen. Prandqj pra e dermojn se pikerisht mori lsi PASI na shiti te sala dhe e futi ne koalicion. Madje e futi duke mos pyetur as elektorat as aleat. Qe ketu jane simtomat e nje njeriu te pabes. Atehere kush mban pergjegjesi nese lsi u be penges? KY KRYETARI JOT PRA DUHET TE MBAJ! Se ky kembenguli ta merrte. Dhe per justifikim thoshte se e mori qe te shkulte salen dhe lulin. Ndersa tani po na thot qe u bera me salen e lulin per te shkulur ilirin? Me ke talleni ju? Se edhe ti i di keto po tani be ln sikur sdi gje. Nuk ju votojm me joooo

      Reply to this comment
    • I qeti June 5, 19:02

      Eshte shume e vertete ajo qe thoni.Fatekesisht ka shume qe nuk e duan shqiperine te behet se humbasin dollaret e vjedhur.

      Reply to this comment
  3. rozi June 5, 00:27

    Po ky Genc Burimi a është në vehte institucionalisht? E di që s’do e botoni por e ndjej për detyrë si qytetare të them se ka plot shtete që nuk bëjnë koalicione dhe qeverisin vetëm, me ligjet e shtetit, e pse Rama nuk qeveriska i vetëm? Tani që shteti ka marrë pak formë? T’i japë formën tamam dhe nëse merr mandatet, pra lërjani popullit të vendosë, ta qeverisë i vetëm duke ndërtuar shtetin me ligje dhe jo me maliqe. Qeveria suedeze ndonëse kishte koalicione paraprake, kur vinte puna që të krijonte qeverinë, vendoste vetëm socialdemokratë(12 vjet drejtoi Göran Person). Më vjen keq që kjo gazetë ka filluar hapur të sulmojë qeverinë për interesat e lsi-së. Pyesni popullin c’thonë për shumat e majme që elementë të kësaj force kanë marrë për të punësuar njerëz. Sabotimi prej 4 vjetësh i punës në parlament nga Ilir Meta, duke mos e bërë efektive për arsye se duhej Sala të fliste 2 orë në cdo seancë( jo më kot e ka dobësi Salën Iliri), bëri që mos të miratoheshin ligjet më herët e të viheshin pikat mbi i. Rama thotë të vërtetën e mos i qaj hallin se i janë ënjtur sytë se pa ndeshjen. Këto janë shkrime denigruese që ju gazetarët dhe analistët e “shquar” i bëni sikur ju vetëm dini. a nuk krijoni dhe ju një parti dhe t’ju votojë populli si gjithë të tjerët? flm nëse botohet dhe lexohet.

    Reply to this comment
    • Joni June 5, 11:39

      Sa per tu botuar po. Se per tu lexuar, kjo e jotja eshte me mire per te fshir b… pak a shume si ben edi me ju punonjesit ne kryeministri rozi, e ke parasysh ti.

      Reply to this comment
  4. E verteta June 5, 00:41

    Me ne fund nje artikull qe ja vlen te lexohet.

    Reply to this comment
  5. Selenica June 5, 01:14

    Shkrim brilant! I goditur ne disa nga pikat ku duhet edhe pse rama ka shuuuume te tilla. Ky po behet njelloj si iliri, qe mgjthse kane qeverisur prej vitesh tashme, nuk mban asnje pergjegjesi. Flet per te keqijat e lsi nderkoh qe ky na e mori liken per dore dhe na e futi ne shpi pa pik turpi. Tani po pa pik turpi na flet se si e kane penguar. Po se dinim ne qe ne fillim? Me ke tallesh ti njeri i dhjere?

    Reply to this comment
  6. Syrja Qarri June 5, 01:33

    Shqiperia e ka mundesine qe te mos mbetet e mjere duke e SHPORRUR kete monster. Me kete rast kerkon edhe falje per Fajin qe beri 4 vjet me pare.

    Reply to this comment
  7. kris 1 June 5, 02:25

    Sakte.Koncensionet politike te Edi Rames dhe koncensionet ne shendetesi jane nje kancer qe po gryen shtetin dhe ekonomine.Mire eshte ti plotesojme enderen:ti japim ne 25 qershor nje makine qepse dhurate.

    Reply to this comment
  8. 666 June 5, 02:41

    Se kuptoj se ca hipokriti eshte bere ky edi keshtu. Si u transformua keshtu. Ne i dham voten, mbeshtetjen dhe besimin, ky mire qe u tall gjithe keto kohe me ne por edhe na shiti te lsi dhe te luli. Ndersa tani del dhe thote se aleatet e pengojn. Po mire lsi te pengon ne ato fusha qe ti ia fale tek e fundit, por per fushat qe kishe ti vet pergjegjsi ca bere???? Ministrit qe kishit ju rilindasit, qe felliqet dhe termin me te bukur tonin, ca ben? I sherbyen popullit? Ke kerkoni te genjeni? Ju keni shfrytezuar administraten po aq sa edhe partit e tjera per vende pune dhe e i vetmi ndryshim qe duhet te kerkoni eshte nese keni bere pune me shume. Por kjo seshte e tille ne rastin tuaj prandaj mos flisni me

    Reply to this comment
    • Crusader June 5, 23:16

      Nuk u transformua, ju thjesht nuk e shikonit se ju kishte verbuar militantizmi dhe interesi. Ai ashtu ka qene gjithmone, i pacipe, mosmirenjohes, i pabese dhe arrogant deri ne psikopati. Thjesht nje monster negative.

      Reply to this comment
  9. Atdhetari June 5, 02:47

    Sepse me duket si genc rrekeja, jo burimi!
    Ti per vete voto lilin-vasilin, po te duash voto lyli-salihin apo cilin do tjeter, se ka me bollek dhe mund te zgjedhesh prej tyre e pastaj… u pafsh hajrin.

    Reply to this comment
  10. sali June 5, 03:34

    Keta te LSI po ulurasin se po ju ikin llokmat e pazaret qe kane bere,Neqoftese ne 2013 ishte detyre te largohej saliu,Tani Eshte detyre e cdo shqiptari te largoje partine Shpk te LSI QE ESHTE FATEKEQESI PER SHQIPERINE PAS SALIUT

    Reply to this comment
    • Semani June 5, 11:49

      Pikerisht ky eshte problemi. Se kur moret lsi ne qeveri e moret ju, sepse do largonit saliun dhe lulin. Tani si hipokrit te ndyr qe jeni, beni aleance me salen dhe lulin per te larguar ilirin?! Atehere eshte e qarte se ju spaskeni hallin e berjes se shtetit po ate te kapjes se postit. Nuk ka rendesi per ju se me ke beni aleance, rendesi ka te keni edin kryeminister. Po e kapet edhe te gjithe shtetin vete, akoma me mire. Po edhe po se kapet, prape mire eshte, se jeni gati beheni edhe sali vrasesin vetem qe te behet edi kryeminister. Pastaj dilni dhe perdorni nga keto justifikimet e k.. qe jo po te heqim liken jo po te heqim leshin. Sipas interesit tuaj dmth.

      Reply to this comment
  11. Guri June 5, 06:59

    Po. E mjera Shqiperi qe ka “analiste” te nje niveli kaq te ulet siç je ti Burimi (qe te eshte thare burimi). Me mllefe dhe inate nuk behet analize serioze. A te ka ndodhur ndonjehere ne jete qe, pasi e ke lene biçikleten jashte farmacise ku ke shkuar per nje bar qe te duhet urgjentisht, kur ke dale e ke gjetur gomen e saj te shpuar nga dikush? E pra, kete thote Rama. Mos me detyroni te bej koalicion me parti qe “me shpojne gomen” kur e shohin qe po bej diçka te mire per vendin. Kurse ti e shfytyron me anapjerdhat e tua thenien e drejte (per ate) te tij. Nderkohe qe ai e thote hapur se nuk do te bej aleance paszgjedhore me PD-ne, ti, duke shtremberuar qellimisht fjalet e tij, thua qe ai do te beje aleance. Si mund te flitet me hamendesime e genjeshtra te denja vetem per F. Balliun (fara e te cilit, fatkeqesisht ka filluar te bulezoje edhe ne faqet e Dita-s).

    Reply to this comment
    • Letra June 5, 11:59

      Ta ka thene ai por ti sdo ta lexosh se ta do puna ta do halli. Edi stha qe sdo bej, por te kunderten!!!! Ai e tha hapur qe mire do ishte mos te ishte nevoja, qe do dmth po sfitoi shumicen, prape kryeministrin e do ai se sben. Kete te thot dhe burimi. Nese pretendon se me te tjeret sbehet shtet, atehere si ke surrat del dhe thua qe edhe po se mora shumicen prale do bej kryeministrin? Si e pranon hapur qe je gati te besh koalicion edhe me ata qe thua se sduan shtet????? Por ai normal qe smund te pergjigjet se e vetmja pergjigjie eshte qe ai do kryeministrin dhe kaq dhe ju ushtaret e tij smund te beni tjeter vec te dilni dhe te beni sikur skuptoni se ku ka sulmuar burimi. Por mos kini merak se e kuptojme ne votuesit e majt. Ne qe na rrejti edi juaj se lsi duhej per me heq salen e lulin. Tani na mban fjalime pse duhet sala dhe luli…

      Reply to this comment
    • sabo June 5, 16:11

      Kam vene re se gazeta Dita keto kohet e fundit po mburr shume LSI e cila ka shume pare

      Reply to this comment
  12. arben June 5, 07:30

    Një shprehje e urtë thotë se midis dy të këqijave do zgjidhja të keqen më të vogël.Kjo pra është dhe filozofia e zgjedhjeve të radhës.Populli duhet ti japë votë plebishitare Ramës jo se ay do zgjidhë gjithë hallet e problemet e vendit por të paktën në krahasim me forcat e tjera politike PS është shumë herë më e përkushtuar në ndërtimin e shtetit që duan e ëndërojnë shqiptarët.

    Reply to this comment
    • Juve1-4 June 6, 14:38

      Nese edi rama do ishte ndar me lsi me deshirene tij dhe sdo ishte ulur me lulin e vogel, atehere do kishte gjithe mbeshtetjen tone, mirekuptimin dhe letren morale per ta kerkuar voten tone si njeri i lire nga pazaret me vrasesit hajdutet dhe qe i pret ne bes bashkepunetoret e tij. Por kur ky zvarranik shumengjyresh qe si takon asnje ane, i lutet lsi per koalocion dhe ndahet vetem pasi lsi ia beri te qarte se sfutej me te, dhe nderkohe prape nuk del vetem por shkon dhe ulet vrap me lulin per pazarin e rradhes vetem qe te shpetoj bythen e tij si kryeminister, atehere as nuk behet fjale qe te kete surrat per te kerkuar vote apo qe te bej viktimen sikur ky eshte sulmuar nga lsi dhe pd padrejtesisht. Derisa shkon shk…esh me lsi dhe me pd neper dhoma dhe restorante atehere normal qe ske surrat te ankohesh se te q…. dhe si i pafytyr qe eshte kerkon edhe ndihmen tone pastaj, ndihmen e popullit te majte te cileve ai ia futi per te dyten here publikisht. Na e futi lsi ne koalixion e na la rrugeve tani na e beri me pd. Pastaj thote me votoni qe te jem krywminister prape une. Po ne populli o b….? Ca te bejme ne? Te te ndihmojme ty te behesh bashke kriminel me ilirin salen dhe lulin?

      Reply to this comment
  13. ETHEM June 5, 08:32

    KY BURIMI QENKA BLERE NGA LSI.SE ASNJE REFORME TE RAMES NUK PERMEND.SE NUK CITON QE PD E LSI GATI SABOTUAN REFORMEN NE DREJTESI.SE PD U FUT NE ÇADER NGA FRIKA E VETINGUT E PRISTE METEN QE TE PRISHTE KUALICIONIN.ISHTE META QE KERKI PPE PER TI MBUSHUR MENDJEN PD QE TE FUTEN NE ZGJEDHJE E TE MIRRATONTE VETINGUN.DHE ISHTE RAMA QE SHPETOJ PD NGA FALIMENTIMI.ISHTE META QE HODHI IDEN PER TE QEVERISUR PA KUALICION ME PS ME KRYEMINISTER METEN.PRA, RAMA KA PUNUAR NE RRETHIM NGA BERISHIZMI E METIZMI ME NJE DREJTESI TE KAPUR PREJ TYRE POPULLI DI SHUNE GJERA VETEN JU Z.BURIMI NUK I DITKENI..KEQ PER JU.

    Reply to this comment
    • zkt June 5, 12:05

      Ne fakt esht edi rama ai qe nuk i ze me me goje krimet e lulit dhe sales! Nese je ti vertet popull dhe jo rrogetar te zyra fuges, ateher kjo duhet te shqetesoj ty me shum. Pse edi rama, ky genjeshtar i paprecedent, nuk ze me me goje asnje krim te sales dhe lulit pas pazarit te bere? Pse ky genjeshtar i paprecedent, nuk mban asnje pergjegjesi per faktin se lsi dhe ilirin ishte ky qe na e solli me zor ne qeverisje dhe kur ne votuesit e kritikuam per kete, rrogetaret e tij te kryeministris, si puna jote, dolen te na bindnin se e ksihim gabim se iliri duhej se sben. Atehere per ca ankohesh sot ti?????? Te pafytyr, genjeshtar te paprecedent, plehra!!!!

      Reply to this comment
  14. Guri June 5, 10:38

    Dita! Pse e keni çensuruar komentin tim per kete palo shkrim. Mos e ulni kaq shume veten.
    Ndonese e merrni me mend se kush jam, une mund t’ju jap edhe emrin e mbiemrin e plote.

    Reply to this comment
  15. optimizem per vendin June 5, 11:02

    O Genc, te ka shteruar burimi dhe je kthyer ne nje megafon shkrues i ujrave te zeza. E kupton veten çfare shkruan pastaj te fillosh te shash nje kryeminister, te pelqen apo s’te pelqen ty? Kjo eshte shija jote, zakonisht pulat e fushes hane dhe m… edhe sterrall. E ke pare Shqiperine keto tre vjete e gjysem ku eshte dhe si ishte? Nuk besoj se je qorr dhe shkruan me clavier te handikapeve. E ke ndier eren e lire se shprehurit e te bashkebisedimit te kryeministrit si nje qytetar i thjeshte? Ndoshta kjo i ka dhene force injorances tende per tu shprehur, megjithese ai, kryeministri i pranon te gjithe e bisedon çdo mengjez me qytetaret dhe kur e ofendojne e shajne, kuptohet injorantet me kulture demokratike, ai u jep ndonje keshillie. Mos valle kjo liri beka dhe deme tek njerezit idiot? Po ti nuk e ke pare qe sa gure nen rrota i çoi reformave Iliri dhe partia e tij? Apo ministri Ilirit del e keput broçkulla kunder qeverise. Dhe keto veprime duhej ti kish pare ne filxhanin e arxhofkes tende Edi Rama. Po eshte turp ore qe e quan veten gazetare e na servir kete sallate jashteqitje shkrimi ketu. Plasi syte e shiko, hapi veshet e degjo, vuri fre injorances dhe cmires, justifiko pushtetin tend qe ta ka dhene demokracia dhe e respekton kryeministri yt dhe imi.

    Reply to this comment
    • Kubi June 5, 12:42

      Ne gjithe kete monolog delirant optimizmi, nuk je ne gjendje te japesh asnje argument por vetem nxjerr nga barku konkluzione si te ishin te prera barku. Ky optimizem i pa argumentuar, keto forma monologu, keto shprehje delirantesh, te lejne te dyshosh se mos pas ketij “qytetari te thjeshte optimist” qendron vete dora e te madhit kryetar. Ose dikujt shume prane. Vetem ai mumd te flasi kaq rrjedhshem pa asnje llogjik por vetem i rrembyer nga egoja e tij, ku fillon ndrron argumentin me epitete dhe beson vertet se do bindi njeri.
      Kujt i tregon per liri ti hipokrit, kur ne cdo kanal ke bere klientelizem, aq sa edhe te sherbetoret e saliut si sander frangaj ke bere pazare te pista dhe i ke dhene fonde shteti per ti monopolizuar sa me shume mediat?qofshin ato te majta apo te djathta. Kujt i flet per “eren” e lire te kryeministrit ne komunikim, kur te gjithe e dime arrogancen perbuzese te tij dhe me.njerez intelektual dhe jo me me njerez te thjesht? Kujt i tregon ti per komunikim kur kryeministri yt ka bllokuar cdo tv, kudo ta cosh te del ai edhe pse e shante salen se dilte shume ne tv dhe thoshte se sdo kete shans te dal ashtu si ai vetem ne tv se do jem duke bere pune? Kujt ia tregoni eren e m… dhe kerkoni te na e beni era liri? Kujt i tregoni per guret nen rrota te ilirit, kur ishe ti me lakejt e tjere te edi rames qe dilnit dhe mashtronit gjithe diten se lsi duhet me domosdoshmeri? Duhet per te hequr salen dhe lulin. Duhet per reformat. Per ca ankohesh atehere? MBANI PERGJEGJESI PER VEPRIMET TUAJA NJEREZ PA KARAKTER, MBANI PERGJEGJESI PER PREMTIMET QE SKENI MBAJTUR DHE MBI TE GJITHA MBANI PERGJEGJESI PER GENJESHTREN QE I FALET PUSHTET LSI SEPSE THONIT QE DUHEJ, TANI BENI SIKUR JUA FUTEM NEVE LSI NE QEVERI.

      Reply to this comment
      • yik June 5, 19:33

        Shume e sakte nga komentuesi lart! Ia ke plas ketij ‘qytetarit’ si duhej

        Reply to this comment
      • optimizem per vendin June 8, 20:17

        Jo, Kubi, ja qe e ke gabim. Ky qe eshte optimizem per vendin ka 25 vjet i larguar nga vendi, e kuptohet, s’ka se si kthehet tani se ishte 35 atehere dhe eshte 60 sot. Diku ne perendim ka siguruar jeten pa e harruar ate cope toke qe i kane lene te paret. Ka pare se çfare eshte bere ne Shqiperi keto 26 vjet , ka pare edhe keto 2 vjet e gjysem dhe eshte si nata me diten. E kjo eshte merite personale e Edi Rames, kembenguljes, pasionit, korrektesise dhe pergjegjesise ndaj atij vendi. Nuk eshte vendi ketu ne gazete per te replikuar, por hidhi nje sy gjithe Shqiperise, po nuk e ke shkelur me kembe, merr e shiko ndonje video nga dronet. Shqiperia s’ka pasur liri me shume se sot, por njerezit cmirezinj nuk duan te shohin, nuk duan te degjojne, sepse te tille kane lindur. Ju doni Saliun, por ajo kohe perendoi, megjithese rrugen qe ka shtruar ai do te jete me gjemba edhe per shume vite. Vrejtja jote eshte e pa baze dhe e pa kuptimte, por edhe banale ashtu si mund te jeshe dhe vete. Kjo toke mban dhe mban shume, ashtu si ka mbajtur ai popull dje dhe sot.

        Reply to this comment
    • Stela June 6, 15:16

      Ne fakt Shqiperia vertete ka ndryshuar ( ashtu sic thua ti ) POR AMA vetem kur e sheh me syzet e Balles dhe te Spiropalit.

      Reply to this comment
  16. Nje i ri June 5, 12:25

    Bravo Dita!!
    Shpresoj mos te jete shkrimi i fundit, realist, qe botoni! Jo per gje, po kur shikon Fari Balliun e ri ( Mero Baze me Tema=55 e tij ) se si e ka kthyer gazeten e tij – natyrisht per tenderat qe fiton ne emer te te tjereve – kupton qe ka nevoje per nje gazetari me objektive dhe te drejte. Per sa i perket kermave komentues, te paguar nga borderoja e Endri Fuges dhe Lali K…. me taksat tona, natyrisht qe nuk u vjen mire kur lexojne shkrime te tilla. Duhet patjeter qe Mao Ce Duni qe kemi per kryemisnister te mbrohet me cdo kusht, qofte edhe duke shitur bithen! Sepse e ka fajin Saliu per koncesionet e shendetesise qe nuk kaluan ne heshtje. E ka fajin Lsi-ja per hashashin e Saje Qorrit! Dhe ne fund e ka fajin populli ( natyrisht ajo pjese e popullit qe nuk eshte pjese e botes kamikazo-komuniste ) qe nuk e kupton se pse duhet te behet njehere kualicion me Lsi-n per te hequr Saliun, dhe njehere tjeter me Saliun per te hequr Lsi-n. Sa per zullumet e Saliut apo te Ilirit ato nuk jane te tilla derisa keta te fundit na ndihmojne dhe nuk bejne ze per zullumet qe bejme ne. Tipike per Njeriun e Ri qe ndertoje Xhaxhi ne kohen e vet. Njeri i ri por i degjegjeneruar deri ne palce, pa moral apo cfare dolloje gjeje qe lidhet me te. I lire te mendoje dhe te kritikoje vetem kur i ngrihet te madhit te partise dhe asnjehere tjeter.
    Ah more Mao Ce Dun e paske pas hak kur te degjeneronte Sali kurva ne parlament. I paske merituar te gjitha!!!

    Reply to this comment
  17. Mersin June 5, 12:32

    Zoti Genc ju keni memdimin tuaj dhe mbani anen tuaj, qe ne nje fare menyre eshte e pashmangshme, per te mos thene qe jeni paguar te flisni keshtu. Demet me te medha ne qeverisjen 4-vjecare i solli pikerisht LSI. Nejse le te presim 26 qershorin.

    Reply to this comment
  18. gjermani i fundit June 5, 12:42

    Rama ka dale vetem si Marasdona te fitoje ndeshje qe zakonisht kesaj bote luhen ne grup. Por nqs Maradona do ishte zdap 2 metrosh, nuk do ishte ai qe ishte. Handikapi kryesor i fushates se rames eshte se mungon skuadra. dhe ose Edi nuk do skuader, ose skuadra nuk eshte ne sinkron me kapitenin. çfare behet ne keto raste? Ne pamundesi per te hequr tere skuadren, transferohet kapiteni. Edi rama nuk eshte ne venen e tij me te mire dhe me shume gjasa po e lut humbjen. Mjaft me bluza me stampa si adoleshent kampingu, me batuta ku sporti perzihet me tenxheren dhe tenxherja me fushimin dhe fushimi me Trampin e deri tek Luli Basha! PO te ishte per qoka dhe batuta estrade, nuk e arrin dot Ceken e Beratit o zoteri! Premtove se doçoje Saliun ne pension qe te shetiste niperit e te bente gjyshin, u plake me shpejt nga Saliu dhe ne vend ta beje ti, po ta ben Saliu ty, po te çon ne pension te parakohshem. Me mire beje Liken e Skraparit kryeminister sesa te besh qeveri me PD o zoteri, se ne fund te fundit Likja ne PS ka kontribuar me shume se ty, ti vetem ngjyren i nderrove. Tani po i ben shantazh elektoratit, ose me votoni me mazhorance absolute, ose do detyrohem te qeveris me Saliun. Vajmedet, vajmedet per ne, se ti o zoteri i ke rregulluar hesapet e tua, biles per hir te ketyre hesapeve po ben keto qe po ben.

    Reply to this comment
  19. Preza June 5, 12:48

    Kjo qe thote Burimi eshte nje perpjekje e lehte, per te bere nje portret serioz te Edi Rames.
    Nese duhet nje portret per Edi Ramen, penelatat e para dhe teresisht sfondi duhet te jete veprimtaria e Edi Rames ne lidhje me korrupsionin.
    Ne keto kater vite korrupsioni i administrates por edhe i Rames personalisht, ju afrua korrupsionit te PD dhe LSI, dhe eci ne te njejten rruge si te paraardhesve. Administrata publike, Rendi Publik, Tatimet, Doganat, Shendetesia, Spitalet, Komisionet e kthimit te Pronave, Aluiznit etj dhe ne te gjithe postet ku ka para u caktuan personalisht nga Edi Rama drejtoret dhe vjedhesit peseleksha te Bashkise se Tiranes. Socialistet jo vetem qe u lane jashte nga qeverisja katervjecare por nuk paten te drejten te ankohen sepse dyert i paten te mbyllura. Shoket, Miqte, Klientet e Edi Rames dhe Ministrave te tij ( hajdute te deklaruar,) moren tenderat e koncesionet, moren projektet e qyteteve, si projekti i Rilindjes Urbane, i cili qe nga nisja e deri ne bitisje u trajtua posacerish nga miqte personale te Edi Rames. Deputetet qe u futen ne liste nga rradhet e ” biznesit ” pa perjashtim i dhane para Edi Rames si ne 2013 ashtu edhe ne 2017.
    Ta mbajme Edi Ramen thote nje komentues sepse ashtu e ka stilin. Si e ka stilin?? Qe te luaje sport e te shohi ndeshje?? Qe te dale me tuta e me strece se gjoja na qenka modern i madh, dhe ne shqiptaret nuk e dime se kujt i thone koqe kanari?? Qe nuk ulet nje dite te vetme ne keto kater vite, ne zyre dhe te lexoje ndonje shkrese apo te ndjeki problematiken qe duhet te ndjeke nje kryeminister?? Qe nuk kishte prapanice qe ti thoshte Ilir Metes lidhe qenin e zgjebosur Sali Berishen qe te mos flase pa leje, se ndryshe prish cdo gje me ty?? qe nuk kishte prapanice te rihapte Gerdecin dhe 21 Janarin?? Qe vuri ne krye te Rendit nje maskara te vogel e te ndyre qe i rrezikoi dhe i rrexoi qeverine sepse e mbushi Shqiperine me droge?? qe te vinte ne krye te Shendetesise vampirin e njohur te lekeve, dhe qe i thau tenderat e kncesionet gjithnje me urdher direkt te Edi Rames.?? qe energjitika eshte kthyer ne nje vend ku sistematikisht jepen me koncesion prona te shqipetareve dhe ku koncesionet e 2027 pa u perfunduar shtyhen pa asnje arsye ( arsyeja dihet ) deri ne 2037?? Qe ekonomine e gjeti pertoke dhe po e le pertoke, ne nje krize pa precedent per biznesin dhe me nje fuqi blerese nga me te ultat e te gjitha kohrave. Etj etj etj, sa ka per te folur per Edi Ramen kryeminister. Te mos flasim pastaj, Edi Ramen si kryetar partie pa mandat, sepse nuk lejoi qe te beheshin zgjedhjet, dhe se si ai tani ka krijuar nje parti te tijen personale, ne forume pa asnje zgjedhje apo votim serioz, jane futur te gjithe lepiresit e tij dhe jane lene jashte socialistet e vertete e te thjeshte, ata qe perballen perdite me nevojat ekonomike e jetsore, njerezit e ndershem qe perdite e fitojne buken e gojes me veshtiresi dhe qe jane baza e vertete e Partise Socialiste.
    Ti leme nostalgjite dhe te behemi konkrete, dhe te shtrojme nje pyetje shume te thjeshte dhe thelbesore. A do tja leme perseri qe keto kater vite te ardhshme parate tona, ti administroje Edi Rama me dyzet hajdute sic beri keto kater vite??
    E votuam para kater viteve dhe e provoi se nuk e terheq dot karrocen e rende te qeverisjes. Tanhi le te dale jo me strece por edhe me breke, koha nuk punon me per te. Konsumi dhe amortizimi i batutave me pershesh e me tepsi po e vene perfund dhe do ti ndalojne shume shpejt edhe grykesine…
    Shqiperia nuk ka me budallenj…

    Reply to this comment
  20. Nik Delia June 5, 13:18

    Shihni se cfyture e se si kesh si prostitute jo si burre-cfare asht ky monster e plehne e pashoqe qe na del para syve akoma – ik mor plehne e funderrine e Ilir Kryemadhit qe te q..n’byth sa hete ti teket..plehne,,

    Reply to this comment
  21. corape kuqi June 5, 13:34

    Ti koqja optimist. Ps eshte nje parti qe nuk e njeh fjalen e lire. Eshte disa here me keq se pd. Nese disa deputet te pd rebeluan askush su tha gje. Ndersa te ps kur rebeloi blushi dhe disa te tjere mire qe si rrahet. Cfare nuk i shate e cfare nuk i thate derisa i perzute me bisht fshese. Ne kohence nanos kishte fjale te lire ne ps. Tani ne kohen e ramutit eshte nje grupim mafioz per perfitim pushteti e koncesionesh.
    Hajvan qeverie.

    Reply to this comment
  22. timo June 5, 14:24

    Genc djali, të fala Koços.

    Reply to this comment
  23. Lungara June 5, 14:28

    Ti Genc Burimi qënke një djalë I pakarakter , I shitur kokë e këmbë .
    Të polemizosh me ty , është një nder që ti s’e meriton !
    Edhe ti s’ke faj , kaq tru të dha Perëndia !

    Reply to this comment
  24. enter"" June 5, 15:03

    Thuaj cte duash por kesaj rradhe perseri Rama ka te drejte.
    LSI kishte gjithe administraten keshtu mos kakarisni kot.
    Po ju dridhen leqet nga Edi Rama se me ne fund ka dale nje njeri qe ua perplas ne surrat gjithe juve maskarenjve.

    P.S. Mourinho fliste shume por ama I fitoi te gjitha me Interin, I vetem..

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 7, 08:50

      “LSI kishte gjithe administraten keshtu mos kakarisni kot.”o gërku i mutit,këtë po të thotë burimi!!
      nëse LSI paska qënë kjo që po pretendohet(e kemi thënë më parë se të bëhej aleanca e “ngajlave”ose e 1 prillit se kush ka qënë LSI,por piçktori tënd e vendosi me kokën e vetë ta fuste në bithën e tij),përse ky rama tënd nuk e lëvizi bythën dhe ta çonte në të sëmës??
      mos vallë nuk e di ti mor pjellë skarco,që ka dhe zgjedhje të parakohëshme??përse deri dje,ai palloshi e ngriti LSInë aq lartë sa i dh adhe presidencën??
      o gërk muti,është e vërtetë që është për tu dridhut nga edi rama!!
      ai bën pakt jo vetëm me djallin por është bërë më i ndyrë se djalli vetë!!ti e mbron or bajgë sepse ai ka për ti dhënë padronëve të tu atë që gjyshi i tij ju dha sërbëve!!dardha nën dardhë bie!si ti që je dardhë e dhejrë gërke dhe ai është dardhë e ndyrë burgajeti!!

      Reply to this comment
  25. Beni June 5, 16:05

    Po kush ia fali afministraten lsi o b….? A sia fali edi rama vete? A sishte edi rama qe na e quante bashke kryetar? Ca p…. doni qe na flisni per lsi tani atehere?

    Reply to this comment
  26. ganiu June 5, 17:44

    Të lumtë Burimi.

    Reply to this comment
  27. Qimi June 5, 18:48

    Respekt per kete mesazh drejtuar elektoratit fatkeq e naiv te majte qe kerkon te genjehet duke rivotuar “Robert Cemçakizin” e dikurshem ,pra Nanon 2!Boll me me keto pislliqe qe kujdo i shkojne per shtat vetem elektoratit Shqipetar jo qe mban prej mese 27 vjetesh shpresen per demokraci Europiane e ka marre shkerdhatokraci Amerikane!Bojkot ose vote te pavlefshme ,pasi makina e rregjur e vjedhjes se votave mund e duhet te shije ne keto votime!Asnjerit nuk i bene pershtypje se perse u shtyne zgjedhjet,me ke perkonin ato dhe se perse u be aleanca e ripiset mbas asaj me Liken ne 2013 !Perse Rama kerkon te lere mandatin duke e degraduar deri ne kete pike fushaten zgjedhore qe me interes ne muajin Maj e sot kishte finalja e Juventusit 1-4 sesa kush do te jete rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit!Valle mbas ketyre zgjedhjeve ku ka vendosur te shkoje Edvini ,perseri nga erdhi apo do ti bashkangjitet Nanos ne Austri?Dilema e kesaj drame nuk ka mbaruar akoma,mos valle amplifikojne nje 21 Janar te dyte pasi revanshin e kane ata qe e gatuan kete dite te zeze!Elektorat Shqipetar boll me kete pengmarrje nga halabaket e politikes shqipetare ku se kane per gje te vazhdojne ta nxjerrin Shqiperine semaforeve te Botes per prostituim si deri me sot!Votojme te gjithe flete te pavlefeshme per ti thene stop aventuriereve qe prostitucionin e tyre politik na i servirin per moralizim!Intelektuale kudo qe jini ngrihuni e merrni persiper pergjegjesite e vendit qe se meriton te drejtohet nga funderinat e saj!

    Reply to this comment
  28. Crusader June 5, 23:05

    Mos ja vini re Rames. Nje Narsisist psikopat i droguar, nuk ka mundesi qe te sillet ndryshe, apo te beje ndonje gje te prokopise. Ne fund te fundit, nuk eshte faji i tij. Ky eshte ai.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 6, 09:39

      po mor po,”Ky eshte ai.”por problemi është se dajakun e hamë ne!!të ishte se ja mshote murit me kokë,a thjesht vendoste koburen në tëmjat e tij dhe tërhiqte këmzën!?nuk është se do të bëheshim merak!!
      do ti kishte hequr mundësinë e të qënit i vetmi piktor që vrau veten pas dështimit të qeverisjes së tij,atij musteqe voglit,por prapë nuk do të na prishte shumë punë!!
      maksimumi do të kishim kënduar këngën:
      o piktor na mori malli
      vdiqe ti na plasi .ari

      Reply to this comment
  29. Arber Iliri June 6, 00:58

    O Burimi, e ke ujin e turbullt qysh prej burimit.Rama beri mjaft pune te mira ne keta afro 4 vite, dhe ka plotesisht te drejten te kerkoj nje mandat tjeter.Pa asnje fshehje ai kete e kerkon ta kete si PS dhe analizon detyrimin qe kishte duke qene ne koalicion per te toleruar.Mesa duket nuk arrin ta kuptosh peshen e politikes dhe qeverisjes o Burim.Ca shajne e bertasin pse u mbyll me Lulin per disa ore, ca e shajne pse e mbajti apo pse e leshoi LSI.Nese nuk arrini te kuptoni pergjegjesine qe ka nje lider i pozites apo Opozites veri hejbet i thomi na se kot merreni me kete pune.
    Rama eshte sjelle e po sillet si nje lider i mencur dhe modern si me pare edhe tani.Uroj qe populli votues ti jape atij nje mandat te plote per te qeverisur, do jete ne te mire te gjithe shqiptareve majtas e djathtas, nese nuk ndodh kjo do shkojme prapa edhe per ca vite dhe nuk dihet se kur do kemi mundesine te ngrihemi me kembe si shtet e si popull .Besoni apo nuk besoni s’e cfare them eshte puna e juaj por do gezojme apo vuajme te gjithe si popull me ate qe do te vije.

    Reply to this comment
  30. info analitike June 6, 07:25

    Jo vetem institucionalisht por Rama nuk eshte e nuk ka qene asnjehere ne vete nga mendte e kokes.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 6, 09:32

      “Rama nuk eshte e nuk ka qene asnjehere ne vete nga mendte e kokes.”
      info këtu e ke shumë gabim!!
      ai ka arritur atë që ka dashur gjithnjë!!
      për të punuar për interes të vet ai është tmerrësisht i zgjuar,ne na duket i luajtur sepse nuk punon për atë që i kemi dhënë votën(jo unë personalisht)!!

      Reply to this comment
  31. anticensurë25642654 June 6, 08:45

    duke lënë mënjanë një nuancë mbështetje për LSI shkrimi është shumë i mirë dhe për më shumë i deri diku saktë në mesazhin që do të japë!
    si e thotë dhe burimi,nëse rama nuk ka qënë në gjëndje të zgjedhë partnerin e duher për të bërë reformat e tij!?duhej të jepte dorheqje dhe ta çonte vëndin në zgjedhje të reja!!këtë e bëjnë shumë shtete!është normale sidomos kur partneri që ke në qeveri përpiqet të bëjë të kundërtën e reformave për të cilat është krijuar koalicioni!!por si duken faktet rama jo që nuk ja ka idenë e kësaj mënyre të të bërit politik,ose të qeverisjes,por asqë ka asnjë interes ta bëjë një gjë të tillë!!
    ai e përdor partnerin e tij si një kosh plehërash për të shfajsuar veten!!për të thënë se vetëm partneri i paska pasur tërë fajet!!
    në këtë rast,sikur ta marrim ramën si pastërtinë vetë,prap ai ka fajin që nuk ka penguar sabotimin që i ka bërë partneri i zgjedhur prej tij!!
    burimi dhe shumë komentues e përmëndin LSInë si një forcë politike që bëri koalicion me PSnë,por asnjëri prej tyre nuk ka thënë,ose më mirë nuk ka sjellë në mëndje se ishte EDI RAMA VETË ai që në mënyrë flagrante,pa pyetur dhe,për më keq,duke i vënë si kusht kryesisë së partisë së tij që të mos diskutonte dhe të mos pyeste për marrveshjen e 1 prillit!por ta marrte ashtu kallëp si e dëshironte,si e kishte planifikuar ai!!
    e njëjta gjë por pa shum detaje ndodhi dhe me marrveshjen e 17 majit me buzkuqe bashën!!për këtë marrveshje nuk u fol aq sa për të shkuarën!!nuk u fol nëse rama e kishte bërë në kokë të vetë apo në bashkpunim kolegjal me kryesinë e partis së tij!!këtë radhë u tregua më i mënçur!!rrodhi më pak informacion!!
    sidoqoftë të dy këto raste tregojnë se kush është rama dhe çfar pozicioni dominant,autoritar,diktatorial absolut ka mbi partinë e tij!!këto të dy fakte,plus ndryshimi i statutit të PS,treguan se PS nuk egziston!!ajo është një masë fiktive që shërben vetëm si sfond dhe vetëm e vetëm për të mbledhur vota!!
    burimi flet për bojkotim zgjedhjesh!!
    e quaj 1 mij përqind të gabuar!!
    mospjesmarrja në zgjedhje nuk tregon asgjë!!mund të interpretohet në mënyrat më të ndryshme,por asnjë herë si kundërpërgjigje ndaj politikës së ndyrë!!
    vota e bardhë,ose vota e pavlefshme tregon qartë dhe pa asnjë mënyrë për interpretim se kush është kundër kësaj politike të ndyrë që po bëhet në kurrizin tonë!!
    një vlersin në përqindje e votës së BARDHË,duke i shtuar dhe abstenimin,mospjesmarrjen në votim,do të tregonin se sa i ndërgjegjshëm është populli shqiptar!!vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një shpresë për të filluar një farë ndryshimi!!
    në asnjë mënyrë abstenim,mospjesmarrje në votime!!
    mospjesmarrja në votime,sidoqoftë do ti jepte mudësinë politikës që të vazhdonte punën e saj e pa shqetësuar,seicila nga partitë do të kishte përqindjen e saj,do të bëheshin koalicionet e radhë dhe asgjë më tepër!!
    në rastin e VOTËS SË BARDHË,votës së pavlefshme,do të kishte mundësi që shoqëria civile të vepronte!!të kishte një shkak për të filluar veprimin e saj!

    Reply to this comment
  32. lili June 6, 18:35

    Problemi eshte se Shqiperia nuk ka qeveri e nuk ka kryeminister:ka nje facebookgji qe kujtoj se punet kryen duke shembye batuta ne facebook e jo duke kerkuar logari cdo dote ministravee institucioneve qe ka ne vartesi!
    Nuk eshte faji i lsise po i zbatztinesi ne qeverisje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*