A është Rilindja një aleancë besnikësh?!

(Temë për debat dhe reflektim) June 13, 2015 09:43

A është Rilindja një aleancë besnikësh?!

Arben Duka

 

Erdhi dje një i paudhë,
dhe ma prishi terezinë,
kur më kërkoi me gjongul,
të votoj për LSI-në!

Të të kërkojnë votën,
është normale natyrisht,
po kërkesë e të paudhit,
kishte mbrapa dhe një bisht!

“Dua votën e partisë,
dua votë për LSI,
ndërsa votë e Kryetarit,
për ne s’ka hiç rëndësi!”

Mund t’ia jepja votën time,
hallin mund t’ia kisha zgjidhur,
por vota për Kryetarin,
më la një shije të hidhur!

Kjo propagandë e pabesë,
nuk e di sa është përhapur,
po s’besoj të jem i pari,
që problemin e kam kapur!

E pyeta “mikun tim”,
se për keq më rrahu zëmra:
“Ti-këto i ke nga vetja,
apo udhëzim nga qëndra?!”

Dhe vijoi ky çapajev,
sa pyet dhe ti-o plak,
neve kemi interes,
veç Këshillin Bashkiak!

I thashë s’mund të jetë nga qëndra,
mesazhi që përcjell ti,
po të ishte i vërtetë,
do qe super pabesi!

Më tha-“Pika që s’të bie,
se je burrë me dituri,
në këtë farë lesh e lie,
ti flet për besnikëri!”

Unë-i thashë-nuk kam kontratë,
ndaj s’kam kë të tradhëtoj,
ama-propagandën tënde,
nesër do ta denoncoj!

Dhe uroj që ky të jetë,
vërtetë një rast i shkëputur,
se LSI-ja PS-së,
nuk mund t’ia ketë me të futur!

Tash fushata është në kulm,
po ne jemi “injorantë”,
se akoma kryetarët,
i shohim si të veçantë!

I shohim si të veçantë,
të marait dhe të rigonit,
jo si emër të përbashkët,
të gjithë koalicionit!

Sot në gazetë këto vargje,
nuk i shkrova ashtu kot,
po pabesinë asnjëherë,
nuk e kam duruar dot!

Ne nuk duam që Rilindja,
të humbasë kurrsesi,
ndaj duhet-gjithë kryetarët,
t’i votojë dhe LSI!

Siç do të votojë PS-ja,
në “zonat” e LSI-së,
ndryshe të gjithë në greminë,
i çon rrugë e pabesisë!

(Temë për debat dhe reflektim) June 13, 2015 09:43
Komento

14 Komente

  1. kris 1 June 13, 10:14

    Bravo,
    jeshil jashte dhe roze ,roze brenda.Nje loder ne duart e mjaftisteve .

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist June 13, 16:39

      Me pelqejne vargjet e tua
      I ke shkruar mire e bukur
      Por politikejte e sotem
      E kane ‘njeçike’ me te futur…

      Kete denoncimin tend
      Une e mar si te mireqene
      Kallauzet e Ilirit
      Te gjithe ne aksion jane vene!

      Qe kerkojne vote per keshillin
      Kjo eshte super e vertete
      Nuk e kam me te degjuar
      Per kete deshmitar jam vete!

      Ish dhe ne dymije e nenten
      Ky iliri qe eshte sote
      Nuk eshte ndonje gje e re
      Te dale e te kerkoje vote!

      Keto nuk quhen me surpriza
      Nga djali i xha Rexhepit
      Perpara cdo aleance
      Likja ka hallin e xhepit…

      Per cfare ndodh ne vendin tim
      Nuk e quaj me cudi
      Ka te drejte ‘çapajevi’
      Ketu cdo gje eshte lesh e li !!

      Aleancat politike
      I kane hilet ndene gune
      Kur je ne stan me te tjere
      O u’a vure…. o t’a vune!!……

      Reply to this comment
  2. Vëzhguesi F June 13, 11:08

    Eh mor Ben!
    Ti je burre i zgjuar dhe i kupton mire pelivanlleqet e politikaneve tane.
    Po natyrisht qe eshte udhezim nga qendra, nuk mund te jete vetem fjale xhepi.
    E di si eshte puna, qofte lesh e lija apo LSI-ja e Mete skraparlliut dhe qofte rilindja e Rames, jane larg, per te mos thene shume larg idealeve te socialisteve, te partise qe duhet te perfaqesonte interesat e shtresave te ulta dhe te mesme te popullsise..
    Jane grupime xhongleresh pragmatiste dhe interesaxhinj, qe nuk e kane per gje qe per ineteresat e tyre meskine te shesin dhe te bejne pazar dhe me djallin.
    Nje pjese e mire e leshelistave jane pedeiste te Berishes qe nderruan ngjyren e teseres se partise per te mbajtur vendet e punes ne administrate.
    Pas tyre qendrojne familjaret, miqte, farefisi dhe shoket e tyre.
    Aleance me te futur.
    Eshte kjo palo e djathte e inkriminuar deri ne palce dhe pa kurfare altenative, me grumbull lumpeni te perlyer me gjithfare lloj krimesh, prandaj dhe perfitojne keta delexhileret e kesaj qe quhet dhe e mban veten per force te majte.
    Prapa diellit halabake dhe mashtrues!

    Reply to this comment
  3. Hava June 13, 11:21

    Cdo tolerance ka nje kufi.Eshte maskarallik qe ne emrin e nje socialisti veprojne ndyresisht leseistat.Fjala harbuteri eshte minimalja

    Reply to this comment
  4. i zoti vetem per ndershmeri June 13, 12:14

    kemi dhene pa rreshtur ne keto 24 vjet votat dhe prisnim zgjedhje e zgjidhje nga e majta e nanos,metes,majkos e kjo e rilindjes………….fituam humbje ne personalitet, njerez qe u kerkon takim per pritje, e asnje pergjigje,vetem buzeqeshje nga kerkuesit e votes ne lagje e zhgenjim per nje konkurs meritrokracie punesimi,……..nje te dhjefvsha cv-ne,
    Kudo qe ta aplikosh,vetem tallje ne heshtje e pastaj zhgenjim kur sheh se fituesi ka mbiemer politikani,ka mesatare te diplomes se blere,dhe thone i beme me meritrokraci.
    ej ti ish deputete e zones sime, mund te takohemi, me mbani mend,kur ju zonje erdhet nga jashte vendit se bete master e dokturature ,na ftuat e na dhate edhe kafe, se doje voten, tani u bere ministre ,
    pas nje viti ju kerkuam mund te takohemi, duam qe cv,te shikohet vetem me drejtesi,kete duam dhe asgje tjeter….duam edhe mbase keni kohe te pijme edhe nje kafe,si atehere kur ju na afruat kafen.
    por jo, nuk mund te pij kafe me ju,ju tani nuk jeni asgje per mua , megjithese nuk kerkuat pune me te padrejte,
    por vetem drejtesi ne konkurrim, unneeeee spi kafe me ju………
    dikush me thoshte se ju jeni i zoti vetem per drejtesi,por ketu nuk ka drejtesi,ka vetem interesa politikanesh,qe ngopin njeri tjetrin,per hallet e tyre.
    24 vjet na iken………………………me vota per te majten e majmur e harbuteri e pangopur

    Reply to this comment
  5. ada June 13, 12:44

    Rilindja eshte nje Aleance prostitutash.
    Nje shprehje popullore thote: I zihet bese k*rves?
    A i zihet bese Rames?
    A i zihet bese Metes?
    I pari nje hajvan, cdo gje e ben nga budallalleku.
    I dyti nje mafioz, hajdut dhe shume i rrezikshem.
    Rezultati: Popull dele, I meriton plotesisht ti kete ne krye.

    Reply to this comment
    • Aua ;) June 13, 14:06

      @ ada

      … Nje shprehje popullore thote: I zihet bese k*rves? …

      Sa mire qe e njeh veten moj “ada”!

      Reply to this comment
      • ada June 13, 14:23

        Shoqe e ngushte me çiftin RAMA & META!
        Mos u bej xheloz, do i them te te fusim edhe ty tek Aleanca jone.

        Reply to this comment
    • GAMORI June 13, 19:44

      ty te hongshint qent e sales

      me bulldogun e lulushit

      xebua i jozefines

      dhe gjithe langot e SHQUP ines

      Reply to this comment
  6. Marina June 13, 13:57

    Z,Duka si gjithnje i ke rene pikes,kjo eshte nje e vertete e hidhur …

    Reply to this comment
  7. LOVE June 13, 14:31

    cfare thote ppppppoeti sot ??
    qenkan ngritur te gjithe si HALEance dhe vetem denoncojne
    ” hajduti po therret kapeni hajdutin ” andej nga Vora
    ky po i therret qametit …ashtu besnikerise ….se kur kane patur ndonjeher besnikeri keta
    kujt apo cfare kupton me besnikeri ti shoku pppppoet ???
    ato ngjalat qe hengret pasi shkelet mbi gjakun ende te fresket ???
    perse qenke habitur qe kerkojne keshillin bashkiak ???
    mos erdhen gje ne krahun tuaj se kishin ideal ?? mos erdhen gje ketej per kryevizatimorin ?? jo se vendimet per cdo gje i merr keshilli bashkiak ,dhe Mona e ka ber llogarine mire
    apo e menduat kaq lehte qe ti kenaqnit oreksin ,kur i dhate 18 deputet dhe kryesine e kurVendit ????
    thuaj Thanos te zbardhi ate historine e kryqit te Shna Ndout ,meqe jemi ne kete dite .
    para disa kohesh ,cfare eshte biseduar ,kush ka qene , dhe cili ishte projekti ????
    se pastaj do qartesoheni shume te gjithe …. sidomos per keto ngjarjet e fundit ]
    ankohuni dhe denonconi si dhe ke te doni , nuk vlen me asgje ,
    me vetedije te plote amnistuat kriminelin nr 1Mmmmmmmeten pas xhaxhit envorr , i hapet rrugen degradimit dhe korrupsionit deri te pastrueset e thjeshta ,sollet ajken e krimit ne parlament dhe amnistuat Sali Berishen !

    ju ta shpifni , ju e shperbete Shqiperine !!!!

    Reply to this comment
  8. Moza June 13, 14:31

    kjo nuk eshte lajthitje e nje personi,por vije pune e partise klienteliste te LSI. Ilirit ne kuvend iu degjua zeri kur e cenuan nga partia dhe vetja.Eshte ai qe krijoi standard shqiptar ne Kuvend.E le Saliun te flase sa dhe si te doje.Ia shperblen dhe ai duke mos e cenuar.Si qytetare po ndjek fushaten dhe kam bindjen qe Lsi nuk iplasi as per PS e as per popullin.Ajo do te jete perhere pozite.

    Reply to this comment
  9. Mark uk June 13, 15:22

    Po partis socialiste i ka mbaruar karburanti ne thojza more te shkret.Po ja fute Meta Rames,sic ja futi Berishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*