A është shefi i qeverisë një temë tabu?

February 19, 2018 17:46

A është shefi i qeverisë një temë tabu?

Bedri Islami

Përse ia sugjerova zonjës Marku hetimin e ndërtimit të vilës së Edi Ramës?

Dy ditë më parë, në gazetën DITA, botova shkrimin “ Katër ulërimat e çështjes “Llalla”. Pas botimit online, si dhe në portale tjera të njohura, TEMA, etj, çka i falenderoj, filluan edhe reagimet. Ndodhesha në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih dhe vetëm në mbrëmje vonë pas thirrjes së një miku tim, fillova t’i lexoj. Që nga thirrja dashamirëse e një ish bashkë studenti, “Po me Ramën ç’pate, o Bedro” dhe deri tek ato që, si duket kishin lexuar vetëm radhët e fundit, me quajtën “ këlysh i Berishës”.

Çfarë kam shkruar? Po i risjell tre paragrafët e fundit, gjithsesi duke i sugjeruar se ka ardhur koha të preket maja e piramidës, që do të tronditë themelet e së keqes:

“E vetme nuk do të mund ta bëni dot dhe e di se bashkë me ju, duhet transformuar edhe sistemi ynë i financave, por fillojeni një herë.

Do ju sugjeroja tri vila: të Edi Ramës, aty ku është ndërtuar, të Ilir Metës në Lalëz dhe të Sali Berishës në shumësinë e tyre.

Pastaj, njerëzit do ju mbështetin edhe më shumë”.

Ky ishte sugjerimi im, si një qytetar i zakonshëm i këtij vendi.

Fakti që solla shembullin e vilës së shefit të qeverisë Edi Rama nuk do të thotë se dyshoj në ngritjen e saj, apo që në themelet e saj janë aktet korruptive. Edhe më parë, në disa shkrime, kam sugjeruar që, shefi i qeverisë, në këtë rast Edi Rama, duhet të bëjë transparencën e ngritjes së banesës së tij dhe këtë duhet ta bëjë jo se e kërkon opozita, ndoshta edhe për këtë, por sepse është shembulli më domethënës për një qeveritar të lartë.

Kjo nuk ka asgjë të keqe dhe të panatyrshme. Lideri i një qeverie nuk është imun ndaj kërkesës së zakonshme, të kujtdo qoftë, për të ndriçuar një ngjarje, një pasuri, një rrugëtim. Kjo ndodh në tërë botën.

Ka disa vite që opozita e sulmon egërsisht pikërisht për këtë vilë. Ditët e fundit, ish shefi i qeverisë, Berisha, bëri edhe pazaret e llogaritë se sa kanë kushtuar deri xhamet, duke sjellë shifra qindra mijëra eurosh.

Nuk i besoj Berishës. Nuk i kam besuar as në janarin e vitit 1991, si një nga gazetarët e paktë të asaj kohe, në “Zërin e Popullit”, që megjithë presionet e pashembullta, qëndruam kundër rrymës së tij që ishte paralajmërim i fashistizimit të vendit.

Nuk i kam besuar as kur për hir të rrethanave të kohës, më besuan drejtimin e njërës nga organizatat më të fuqishme ilegale në Kosovë, LPK, e cila themeloi, udhëhoqi dhe drejtoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të së cilës ishin të gjithë figurat drejtuese të sotme të shtetit të Kosovës. Jo vetëm nuk i kemi besuar, por kemi dyshuar tek lidhjet e tij të mëhershme dhe është fakt, që askush nuk e konteston dot, se, as UÇK-ja dhe as drejtuesja e saj politike, LPK-ja gjatë luftës  nuk kishin asnjë takim zyrtar apo jo zyrtar me Berishën. Dekorimet e tashme janë oportuniste, të pazakonta dhe nuk mund të shlyejnë një të vërtetë të saknueshme dhe të qartë.

Pra, nëse kërkoj që shefi i qeverisë të bëjë një transparencë të zakonshme  çka ndodh me të gjithë liderët e jo liderët në botën perëndimore, nuk e bëj nga dyshimi për të, por nga shembulli që duhet të sjellë njeriu të cilit i kemi besuar, katër vite më herët e katër vite tani.

Lideri qoftë edhe i shumicës qeveritare nuk është tabu edhe për ndjekësit e tij edhe për njerëzit e tij të afërt. Edhe në mentalitetin e Edi Ramës është mbajtja pranë e atyre që kanë një mendim ndryshe, deri sa ata vetë largohen prej tij, jo se nuk janë të një mendje, por se pas mendimit ndryshe kanë fshehur qëllime dërmuese për forcën e tyre politike. Blushi është një shembull, Kastriot Islami një shembull tjetër.

Në fillimet e vitit 1991 të ishe kundër Berishës ishte njëlloj në mos më keq, se sa të ishe kundër Enver Hoxhës në vitet e fundit të jetës së tij. Pak kush guxonte të lëshonte kritikën më të vogël, duke përjashtuar  një grup gazetarësh në fillim të drejtuar nga mjeshtri Spiro Dede e më pas, nga i guximshmi dhe i ndershmi, Namik Dokle.

Të ishe kundër Berishës ishte blasfemi. Ai ishte një temë tabu. Duke pritur të bëhej urë bashkimi , ai po bëhej vijë ndarëse. U bë njeriu i himnit kur askush nuk e dinte se çfarë kishte bërë. Dhe erdhi viti 1997. Që ka vetëm një emër: vdekje dhe vetëm një urdhër dhënës:atë.

Edi Rama është si e kam thënë në një shkrim tjetër kryeministri më i kulturuar i shtetit shqiptar, pas Fan Nolit. Njeri i lexuar, i fjalës së rrjedhshme dhe me ambicie. Pa ambicie nuk mund të bësh shtet. Nuk mund të jesh njeri i politikës. Por, nuk je as i imunizuar nga të tjerët.

Por, nuk është zot dhe as nuk është mbi ligjet. Ai është njeriu i zgjedhur për të bërë realitet, i pari, e theksoj, i pari, ligjin. Dhe ligji thotë se gjithçka duhet sqaruar saktësisht. Pa asnjë ekuivok. Ndoshta edhe disa herë. Jo vetëm që opozita të heshtë, se kjo opozita jo nuk hesht kurrë, por që besimi të rritet. Të kontrollosh ish shefin e qeverisë është gjë normale, megjithëse duhet kohë e shumtë nga zullumet e mëdha. Të kontrollosh shefin e qeverisë aktuale është gjë e denjë.

Lideri i pakonstetueshëm është i një kohe të shkuar. Në të vërtetë, e vetmja forcë politike shqiptare, pas vitit 1990, që nuk e ka pasur temë tabu figurën e liderit, ka qenë Partia Socialiste. Nëse në PD pas kundërshtimeve, të rrihte paq Izet Haxhija, apo të nxirrnin shpejt e shpejt dosjen e sigurimit të shtetit, në PS mendimi ka qenë ndryshe më i lirë se sa duhet, nganjëherë deri në shkapërderdhje, si me të famshmet mbledhjet e KPD-së.

Nuk kam pritur kurrë asgjë nga qeveria e tashme. Ashtu si nuk kam pritur asgjë nga qeveria e Kosovës. Nëse do të kisha dashur një jetë politike, me siguri, tani do të isha në Kosovë.

Edi Rama  ashtu si nesër mund të jetë një tjetër, nuk është tema tabu që përkrahësit e tij nuk guxojnë ta prekin, apo që një analist i zakonshëm, nuk duhet ta citojë.

Nëse do kthehet edhe ai në një monument kulture që mbrohet nga shteti apo nga militantët, të jeni të bindur se edhe ai do të humbë në rrjedhën e kohës dhe ne do të kemi përsëri vite të humbura.

Lëreni atë të jetë një i barabartë mes të barabartëve dhe i përgjegjshmi i parë mes atyre që e ndjejnë përgjegjësinë ndaj shtetit.

 

February 19, 2018 17:46
Komento

21 Komente

  1. LILOLABJA February 19, 17:59

    Thjesht Shkelqueshemmmmmmmmmmmmmmmm !

    Reply to this comment
    • romeo February 22, 22:01

      Nuk e ke thene shqip ose TULLE mendimin tend i nderuari Bedri Islami!
      Edi Rama ahtu bsi te gjithe para ardhesit e tjere qe sunduan kete vend per 28 vjet kane qene DIKTATORE,kane vqene e jane TABU njelloj si Enver Hoxha dikur,por vetem me nje ndryshim te madh,se Enveri nuk fliste si rrugac ne Kuvend apo ne fjalimet e tij kudo ne Shqiperi sic bejne keta sot!
      Enver Hoxha nuk shkaterroi pasurine kombetare duke e vjedhur per femijte e tij sic kane bere keta te sotmit!
      Enver Hoxha kurre nuk caktoi vetre me emra e lista deputetet,por i caktoi populli pervec antareve te Byrose Politike!
      Kryeministrat ve pas 90-tes kane qene diktatore,mbi te gjithe edhe kriminele e hajdute si Sali Berisha,si tradhetare qe falen detij Jon Greqise etj,etj!
      T’i beje nje leter Enver Hoxhes,brenda 3 diteve te vinin 3 instruktore te KQ te PPSAH-se per te takuarb leter shkruesin dhe zgjidhnin problemin ne vend!
      Ja nje ngjarje e tille e jetuar nga une qe punoja ne ish kooperativen e Vrakes ne Shkoder!
      Nje fshatar i shkruan leter Enver Hoxhes ku ni ankohej se kooperativa nuk i furnizonte me mish,bukmet etj rregullisht,por pasi te shlyenin detyrimet e shtetit!
      Pas 3 ditesh vijne 3 instruktore,takojne drejtuesit e kooperatives,marrin informacion mbi realizimin e planit te prodhimit dhe furnizimin e popullit!
      Therrasin edhe plakun e shkrete qe ia kishte shkruar bletren djali.
      E pyeten ne se ajo leter ishte e tij dhe plaku i tha “po”,por e ka shkreuar djali sipas fjaleve te mija!
      Te lumte ,i thane plakut se ke ndihmuar partine dhe shtetin duke vtreguar te verteten ne kooperative!
      Te nesermen fshati mbushi shtepite me mish,bulmet,zarzavate vetj,sa bkurre nuk kishin ngrene deri atehere!
      Dhe kete e beri nje unformacion i nje njeriu te thjeshte,por edhe qe un vleresua maksimalisht nga udheheqja!
      Po sot si veprohet me letrat e popullit?
      As pjerdh njeri per ato fare!
      Dhe derdellitin pastaj pse nuk na raportoni per korrupsionin!
      Ha ha ha haaaaaaa!
      Ju vidhni dhe ne t’u tregojme qe keni vjedhur ju!
      Shtet muti,qe nuk i vjen as tek sholli i kepuces shtetit socialist!
      Kjo eshte diktature fashiste!

      Reply to this comment
  2. Mark .U.K February 19, 18:02

    E ke fillue ket zanat qe kur ishe gazetar te gazeta JETA E RE.Organ i komitet te partis ne Shkoder.Aty i lidhe me sigurimin e shtetit,menjefjal u bane fuks.Per merita kalove te zeri i popullit.Dua te pyes sot a je aktive apo servilosesh tani ne pleqri.

    Reply to this comment
    • Shtaza Mark Ujk February 19, 20:47

      Ikë more dallkauk , se ti je në atë botë që më të gjallë , as ke tru të kuptosh përse flitet ! Një copë idjot që mezi ke mundur vetëm të mësosh disi alfabetin shqip , se për të tjerat je egërsirë pylli , si vetë emri M.Ujk !

      Reply to this comment
  3. Arben February 19, 18:15

    Po eshte kjo tabu, pirdhi mu ne te pastaj

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA February 19, 19:32

    O B e d r o, me bojna!
    Ai “dashamirsi” ish studenti qe te ka pyetur
    “Po me Ramen, c’pate, o Bedro”… jam une , N. VJOSA.
    Natyrisht ketu eshte Nickname, te cilin e mbaj qe nga viti 1973, kur shkruaja me shume se nje shkrim ne dite, ne gazete…
    Ti e di o Bedri shume mire se si te njoh une dhe shoket tane te grupit ne fakultet…, por ta leme kete histori…
    Ajo qe me ben pershtypje mua eshte Megallomania me te cilen paraqitesh ti Bedri ne shkrimet e tua…
    Ne shkrimin tend, aty afer mesit ti Bedri shkruan tekstualisht:
    “…per hir te rrethanave te kohes, me besuan drejtimin e njeres nga organizatat me te fuqishme ilegale ne Kosove, LPK. e cila themeloi, udhehoqi dhe drejtoi Ushtrine Clirimtare te Kosoves, antare te se ciles ishin te gjithe figurat drejtuese te sotme te Shtetit te Kosoves.”
    e te tjera e te tjera…( pse i thuaj keto tek ky shkrim, kjo eshte thjesht shikoni kush jam une…)
    Po pse nuk thuaj ti o Bedri,
    TI PASKE QENE ENVER HOXHA I LUFTES CLIRIMTARE TE KOSOVES ?!…
    Ne fund te shkrimit, mire do ish te na shtroje edhe pyetjen e famshme te Lipes se Estrades se Fierit:
    DONI ME PER BELULIN?…
    Por nuk eshte ky thelbi i problemit.
    Pyetja qe te kam shtruar une eshte parimore. A duhet te kontrollohet shefi i Qeverise, pa u paraqitur dyshime serioze dhe te faktuara?
    Ne se Rama do akuzohej se na paska abuzuar me Pushtetin dhe ka ndertuar disa shtepi, ose ka shrytezuar Pushtetin dhe ka vjedhur per te ndertuar shtepine e tij, PO.
    Po, duhet kontrolluar. Po te kontrollosh se thote Berisha, si pjese e luftes se piste politike te tij, kjo nuk eshte argument.
    Berisha po ka fakte le te shkoje ne Prokurori dhe te denoncoje sipas rregullave!
    Berisha eshte i njohur si Genjeshtar dhe Mashtrus Paranojak,
    Ai ka bere edhe akuza te tjera monstruoze per Ramen, jo eshte homo, jo fle me Dashin, jo fle me Delen, jo Djalin nuk e ka te vetin, ka marre 20 perqind per cdo pallat.
    Dhe Rama eshte pergjigjur qe,
    NUK KA BIR KURVE TE ME AKUZOJ MUA SE I KAM MARRE KETIJ APO ATIJ RRUSHFET…
    Dhe fakt eshte se pervec luftes se pist politike, shpifjeve, nuk ka dale njeri ta akuzoje Ramen sipas rregullave qe ka shteti.
    Mua me duket se edhe Berisha, edhe Meta, duane te fshehin korrupsionin e tyre, kur akuzojne Ramen!
    Vilat e Berishes e te Metes i dine shqiptaret. Ta kete hallal edhe Berisha edhe Meta nje shtepi!
    Por ata nuk kane nje shtepi, nje Vile!…
    Ne se do nisemi nga ideja qe te kontrollojme nje here Ramen , qe ta kemi rrugen e hapur per te tjeret, KY ESHTE NJE KONCEPT dhe QENDRIM MESKIN!
    Po pse gjithe funksionaret shteterore do vihen ne dyshim?!…
    Ato kontrolle nuk mbarojne kurre dhe shteti do marre formen e nje shteti policor!…
    Eshte tjeter gje kur paraqiten fakte dhe dyshime te faktuara!
    Ja nje rast tipik.
    Ish Ministri i Financave te Austrise nuk do ish kontrolluar kurre,
    ne se nje punonjese e Min Financave ,
    nuk do bente nje leter ne STATSANWALTSCHAFT, (Prokurori) dhe do akuzonte Ministrin , se Ministri kish favorizuar disa miq te tij ne blerjen e disa banesave shteterore!
    Vetem atehere u hodh ne veprim Stasanvaltschafti, Prokuroria e Shtetit…!
    Dhe ka afro 10 vjet qe Ministri nuk po gjen dot qetesi nga Prokuroria dhe Drejtesia!…
    Nuk mund te kontrollosh dot per hater te ketij APO te atij, por vetem kur ka fakte dhe fakte te paraqitura zyrtarisht organeve te Drejtesise!
    Ndryshe do behej nje Lesh Arapi, qe nuk do ta merrte vesh i pari te dytin!…
    Bedri, une e di qe ti nuk e kupton dot kritiken time, por une te them qe ke grire nje S a l l a t e,
    ku edhe ndonje ide racionale humbet ne teresine e Sallates tende…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 19, 22:29

      Neti , me thene te drejten nuk me vjen mire kur dy kuadro te vjeter te partise meme, studente te filoloqylit , me pseudonime qysh nga 73, kur jeni ende ushtare po te njejtes armate, te ziheni ketu si ne radhen e vajgurit 😛
      e kuptoj shume mire kritiken tende te shendoshe e me baza staliniste , ku udheheqesi yne legjendar nuk ka asnjeher faj ,nuk vihet fare ne dyshim personaliteti e ndershmeria e tij , por ama , fakt ngelet qe ne Surrel nje vile e ngriti udheheqesi , dhe gojet e liga , flasin …
      do thuash ti – te na marre te keqen armiku, po ama sot ka shume armiq, dhe Spaçi eshte mbyllur, nuk keni çfare i beni armikut sot ,nejse, ketu hyn ne loje ish shoku i filoloqylit , ben nje hartim , i lan duart si Pilati ,
      po jo se do sherr me ty apo aq me pak do hetim , jo jo , po e di qe nuk ka piken e lidhjes vila ,se vilen me materiale te varfera e ngriti ai naltegjatesia, madje dhe ekspozitat neper bote me materiale te varfera i ngriti , ai dhe shoku ine Peza, kane grate kurVsimtare , prandaj kane leke.
      prandaj shoku yt e nxjerr te (palarin) Rama , qe ta lajne masat , ja qe te thoni ju , e te vetebindeni qe udheheqes me te nderçem e me gjethe fiku nuk ka dynjaja .eshte teknike e vjeter kjo , dhe po me habit qe ti nuk e paske kuptuar ,eshte si mbreti lakuriq do guxoja te thoshja, po e di qe keni konflikt interesi me lakuriqesine , prandaj mos ma merr per baze ….
      po lere mor tu mbyllte , lere shokun te mburret me Kosoven , se sa here qe lexoj keto heroizmat e shokeve , po me duket sikur keni çliruar Ameriken 😛

      ne fakt kur fut dhe Austrine ne mes , e ben ti nje lesh arapi , saqe mua me duhet te pyes, ti vertet ke mbaruar filoloqylin , apo kaloje kohen neper kembet e Diana Culit ??? ahahahhahahha
      nejse, mos u zi me shokun , po mua me shaj sa te duash,ah se mos harroj
      Rrofte Udhheqesi ! 😛

      Reply to this comment
      • N.V. February 19, 23:08

        Bravo Black,
        E ke nisur me humor, por e ke perfunduar me shpifje!
        Ti je squt, nuk shkon humori me shpifjen!..
        .Ne fakt nuk ke faj , nuk te ndahet shpirti nga Doktorrrrr Morrrrtja!…
        Ndauni nga Morrrtja, se ju fëlliq!…

        Reply to this comment
        • N. February 19, 23:31

          Black,
          neser ( se sot vajti vone e dua te flë…më pret e fejumja…)
          Neser do te postoj nja dy Vidio, nga dosjet e Doktorrrrrrrit, se jane dhe pak…nja 300, ja ka numeruar FBI…
          Do te postoj dhe nje kenge labe!…se vdes per ato une!…
          Bis morgen!…Deri nesër!…

          Reply to this comment
      • N.VJOSA February 20, 06:47

        Black, moj e Zeze,
        Mbreme tu pergjigja shkurt, por desha te shtoj edhe dicka.
        Kur flet APO shkruan , qoft dhe me humor, mundohu ti permbahesh te Vertetes dhe frenoje sadopak Perroin tend psiqik…
        Akuzen se Rama ka ndertuar nje Kala ne Surrel dhe se ka bere Hatane duke bere mure betoni, une kam ndertuar vet dhe e di mire, di te them se sot ndertimet me beton jane nga me te lirat, zhavori kushton aq pak, edhe hekuri e cimento nuk jane aq te kushtueshme, krahu i punes ne Shqiperi gjithashtu…
        Nje kryetar Qeverie e ka fare normale, me te ardhurat e ligjshme qe merr, te ndetoje nje shtepi normale per nje Kryetar Qeverie.
        Rama do tregohej nje idiot komplet te ndiqte shembullin e sheikve shqiptare!
        Po e ka koken mbi shpatulla nuk ka nevoje te beje korrupsion…Aq me teper ne Shqiperi, kur thashethemet i ka ngritur ne art xha Saliu…Gjithe strategjia e Sheikve tane ,
        Sali&Like, eshte ta paraqesin edhe Ramen si te korruptuar, se jane njesoj…, qe te mbulojne Megakorrupsionin e tyre!…
        Humor ti bej sa te duash, por mos e kalo vijen e kuqe, se ben faull dhe ti e di se faulli denohet…
        Ja psh ti je nje nga ushtaret besnike te Doktooorrrrrit…
        Dhe ai te magjeps me shpifjet e tij.Eshte gjenial per te shpifur, ne sensin qe ti beje te besushme ato.Bile ai Psiqiatri qe ka studjuar Doktorrrrrin tone si Pacient, thote se ky lloj Mashtrusi Paranojak, i paraqit genjeshtrat e tij me aq kujdes, aq sa i beson edhe vet per nje moment, eshte nje lloj skicofrenie qe ja dikton deshira per tu bere i besushem, edhe atehere kur duket sheshit se Genjeshta i ka kembet e shkurtera..
        Sa per ato grate “KurVsimtare”,… une te them qe ti BLACK, merr pozicionin e nje shpifseje ordinere.!
        Se ti nuk paraqit asnje fakt qe ti akuzosh keshtu, sic akuzon psh mua per Shkrimtaren Diana Culi.Une nuk e mohoj e njoh Dianen si nje shoqe fakulteti.Une kam qene student shume i mire, por kisha dhe ndonje 9-te…, ndersa Diana njihte vetem 10-ten .
        Dhe nje studente shume korrekte!..Shoqet e grupit ishin pothuajse te gjitha te fejuara dhe ne cunat i shihnim si motra dhe jo me ate sy qe thuaj ti… Une ne ate kohe kam qene i martuar dhe ate “Vaj” qe kisha, e kisha per te fejumen time…
        Eshte njelloj sikur te akuzoj une ty se ti Pjeshken ja ke dhene xha Saliut!…Se Doktorrrrrit i pelqejne shume pjeshkat, sidomos ato te Lapardhase!…Prandaj kur akuzon persona konkret , matu mire se ato qe ti i quan “KurVsimtare”,…kane familje, femije, farefis…. Si te vjen ty te lexoj burri yt dhe femijt akuza te tilla per ty?!…
        Ne se ti je nje femer tjeter, qe mban dy e me shume burra, edhe rezerva per kohe lufte…
        sic bejne shume femra sot . ose qe bejne botoks ne fytyre dhe shemtohen, ne vend qe te ruajne bukurine origjinale,,, buzet i bejne si Vic,,,
        Syte si Mac,
        Ballkoneve u vene silikon dhe Mullaqeve po ashtu ,
        se duane te duken si Kar-dash-jania…
        …eshte tjeter gje… se keshtu , me kete mendjelehtesi qe shkruan ti, me le shteg te mendoj keq…!
        Mua me pelqen Humori yt, por kur je brenda se Vertetes…!
        Hajde, Vero, te past Partia dhe xha Salia…!

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN February 20, 09:53

          moderatori, ke autorizimin tim qe mos te me publikosh kur i replikoj Netit,
          e shikon ç’punon apo jo ? fle me te fejuaren dhe inatin e asaj ma nxjerr mua 😛

          lere doktorin ti me pjeshkat, se doktorit vetem Grida i doli çik kurve, po mos me bej hartime si ne 73 ,pergjigju shkurt e sakte
          -Me çfare i hapi ekspozitat neper bote liderri yt ??
          – A ka moral dikush qe bredh Gjermanise per ekspozita kur 70 mije vete kerkuan azil ??
          -Perse duhet qe ne te shajme tulipanin Lulezim per pushimet jashte dhe te mos shohim liderrin tend ??
          -Nqs dikush nuk ka frike nga ligji, ateher pse te mos hetohet ??? pse eshte tabu ende pas 27 viteve demokraci hetimi i liderrit ?? pse ju dalin syte nga vendi kur flasim per saliun dhe çirreni si gjinkalle kur flasim per liderrin tuaj ??

          dhe mos harro :DIANA CULI ESHTE NJE VRASESE !!!

          Reply to this comment
          • N. February 20, 10:44

            Siurdhron, BLACK,,
            po te pergjigjem shkurt:
            Ekspozite hap edhe nje piktor i zakonshem, kur i japin Sallen dhe e paguan ate me punimet qe i shiten!
            Ata azilantet nuk i pengon dot, edhe Doooktorrrrrrri, te ish ne Kullen e Kryeministrit…Ikin ata, nga Shqiperia, nga Greqia, nga Italia, deri sa te rregullohet Shqiperia, se nuk behen gjerat me urdherin e Peshkut…. dhe njerzit nuk i lidh dot me Gjalme…!
            Tulipani Lulezim shtepine e ka ne Hollande dhe Partine ne Shqiperi.
            Rama del jasht si Kryetar Qeverie!
            Dhe ma ka Kullen si Katunar i Surrelit…Po doli nje here ne vit jasht me paret e veta, hallall e paste! …
            Bile te marr dhe Zahon dhe te Emen e Zahos me vehte!…
            Per punen e hetimit dhe te Ligjit, ta kam sqaruar me lart, veri Veshin Muhabetit, mos i ver Preshin…!
            Diana nuk eshte Vrasese, Vrasese e paraqiti Doktorrrrrr Morrrrrrrrrtja, per interesa te luftes se piste politike, se po ti vinte keq per shqiptaret, nuk do i vriste ne mes te Sheshit, ne mes te Tiranes dhe ne Hiroshimen e Gerdecit, as duke i derguar per gjah, as duke i zhdukur pa varr…
            Tani, pasi tu peergjigja nje per nje, kam te drejten morale, te pyes:
            pse nuk ju pergjigjesh pyetjeve te mija?!…
            Apo keshtu e ka taktika e Partise se Grides dhe Salinjanit…!

  5. Niko Shpiragu February 19, 19:34

    Bedri, mbase ka qene ashtu si thoni ju kur ju shkruajtet ate shkrim. Mbase ju nuk keni patur ndermend te akuzoni Ramen si Hajdut por ishte qellimi te kete transparence per te gjithe se kjo na duhet. Por menyra juaj ne fund te linte shijen se ju barazonit komplet Ramen me Berishen , Meten e co. Mbase ju i rate pak shkurt ne kete paragraf dhe keshtu ne mund ta konsiderojme kete edhe afersisht si nje lapsus ( ose qujeni si te doni ju), sidomos pas ketij sqarimit tuaj tani, por ne te vertete ne kemi te drejte te hedhim dyshime ne sinqeritetin tend. Asnjeri ketu nuk do qe Rama te spekulloj me pushtetin qe i ka dhene populli dhe ne se ka bere zullume ai duhet te denohet i pari dhe me ashper se te tjeret. E them kete se ai do ta meritonte kete se do te zhgenjente shumicen e qytetareve te vertete shqiptare qe e besuan, ndersa dihet se Berisha dhe Meta nuk zhgenjejne njeri mbasi jo vetem idhtaret e tyre jane shume te pakte ne realitet, por edhe ne masen derrmuese per mos te thene 100% jane te gjithe hajduter. Partite e tyre do te ngelen ne histori si partite e halabakeve dhe hajduteve dhe me vone njerezit kur do te fillojne te tregojne do ta fillojne me fjalet ; Na ishin nje here dy parti hajdute me dy kapo hajduter dhe kriminele me emrat Sali dhe Like. Vini re pse njerezit cdo padrejtesi te se kaluares moniste e lidhin me emrin e Enver Hoxhes. Ata e dine se te tjeret ishin ne pergjithesi alabaker dhe s’ke si te fajesosh nje alabak. Vetem ate njerezit e vleresonin si te kompletuar dhe fajesojne ate per cdo gje, sepse nga ai prisnin gjithcka, nga te tjeret nuk pritej gje. Edhe sot ne presim nga Rama dhe kjo eshte shpresa jone. Po qe se ai na zhgenjen urrejtja jone do te jete shume e madhe dhe shpagimi do te jete shume i madh. Njerezit me nje mendje normale nuk presin nga Likja dhe Berisha se e dine qe kemi dy idioter dhe hajduter, na ka zene me ta tani . kaq se ata jane pa vlere. Ne nuk mund te zemerohemi me ata. Ne raste te tilla futu ndonje plumb se e kane hallal dhe hidhi ne koshin e plehrave. Per pjesen e tij te fajit( ne se ka)Rama duhet te ndeshkohet rende se eshte intelektual dhe jo alabak si Iliri dhe Berisha qe e kane rrethuar vehten e tyre me kriminel ordiner. Por ju dhe shume te tjere kur shkruani per ceshtje te tilla delikate duhet ta vini piken mbi i se ne e dime jo me pak se ju kush jane hajdutet dhe shaterruset e vertete te Shqiperise. Kjo na indinjon ne dhe pakujdesia juaj (po e quajme pakujdesi) tingellon si nje thirrje ” lerini kete gjera se te tere njsoj jemi” dhe nje thirrje per tu mbyllur me kapak kjo drame e madhe e vjedhjes dhe e shkaterrimit te vendit tone. Eshte nje thirrje per te shpetuar hajdutet dhe vrasesit e shpreses sone, e cila do te nxisin edhe me shume hajduter te tjere te tipit Berisha e Meta. Duket edhe si nje thirrje kunder reformes ne drejtesi. Pastaj te na rrojne vrasesit, kriminelet , hajdutet dhe te vdesin shpresa jone e ne e sidomos rinia te ikin na syte kemnbet e ta lene kete vend me keq se sa Afganistani. Ju jeni gazetar i kulturuar dhe i ditur dhe nuk jeni i nivelit te Likes, Lulushit, ” shkolleshumtit Vasili” ose hunjeve Patozi etj dhe duhet ta dini se me ju njerezit indinjohen shume kur beni gabime, prandaj duhet te jeni dhe shume te kujdesshem. Per mua dhe shume te tjere si une ne se shkruajne keshtu si ju ne kete artikull ose shume here me keq se Ju ndonje Manjani ose Patozi nuk me ben fare pershtypje, por ne se shkruan Mero Baze, Viktor Malaj , ju edhe ndonje tjeter qe njihen te formuar komplet dhe ajka e gazetarise shqiptare eshte njesoj sikur na ke vrare. Nuk mund te bej me komente se ju e kuptoni me mire nga une domethenien e ketyere fjaleve. Me rrespekt.

    Reply to this comment
  6. MH February 19, 20:55

    N.VJOSA !
    Ju i shikon ma ne thellesi ceshtjet dhe i perpunoni nepermjet skalitjes se fjalve me perkdheli dhe me goditje.Me hater apo, pa hatermbetje.
    Une thjesht komentues ne faqet e gazetave.Di ta percaktoj kete te “fameshmin” me kete artikull: Bedriut i ka shkue frika deri ne cakun ku nuk vete ma shume per cfare ka pjerdhur nga goja.Ne huazim e shprehjes popullore,per nji plesht djeget i gjithe jargani.Ky per nji vrejtje se ka permendur Kryeministrin Rama me pare.Me kete artikull don te mbuloje pordhen me kolle.
    Dhe fillon sic e cilesoni dhe juve.Ky pukjan rreh gjoksin se kush asht ma keq se te ishte vlonjat.I ban rreklame vetes qe ishte gazetar ne ZP ne kohen e Spiro Dedes i “guximeshmi” dhe te ndershmit Namik Dokle.Ky i fundit jo i guximshem. Harran nafakzezi gazetar Islami qe Spiroja zevendesoi ate qe i tundi gjithe byroistet sa fillune te ankohen keto te fundit me Mjelsen Lenkan.Kush e ka vendos kryeredaktor filanin X.Sa dhe R.Ali ne nji mbledhje plenumit me kopilllek i drejtohet E.Halilit.E mo Enver e njeh ti kush asht ky.Keto ishin te guximeshmit o fukarai Bedri i zotit te dhasht me opinga te shqyera gjithe gishta jasht.Pukjane pukjane po te ngordhin morrat per nji shprehje e jo ma ti te bash trimin te guximeshmin.Urtin ap dreqnin.Te shkojne tete a tete.Smundja e yte asht te shkruash e te shitesh i ditur keshilltare dhe filozof safi.

    Reply to this comment
    • everest February 22, 23:13

      Per Ma-Ha-ne!
      Nga sjkrimi dukesh se je malok shkodre e jo qytetar i kulturuar shkodran!
      Se dyti,hiqesh se je v liberal,i moderuar etj,por ne llogjiken tende te zgjebosur ke genet be spiunit te dikurshemm te UDB-se apo Sigurimit qe spiunoje njerezit e vtu per ndonje perfitim!
      Se treti,ne se Bedri Islami shkruan me emer e mbiemer real,ti fshihesh prapa gardhit si benit dikur ne kohen e Zogollit apo edhe sot ju maloket qe vrisnit njeri tjetrein per nje fjale goje!
      Hiqeni se jeni te beses,por bese nuk keni patur kurre.
      Ju besen ia keni dhene vetem cubit,bajraktarit qe ju mbante me buke,e jo fukarait e te pa mbrojturit!
      Kete pune e beni edhe sot,se faqet e gazetave per dite kur permenden krimet ne Shqipoeri,Kosove apo ne Europe etj shumica jane prej rraces tuaj “besnike”!
      Pse ishit te “beses” ju nuk u bashkuat ne LANC -in ,por me pushtuesit,ndersa pas 90-tes u bashkuat me kriminelin Sali Berisha qe e rrenoi Shqiperine duke e kthyer 200 vjet prapa!

      Reply to this comment
  7. MH February 19, 21:00

    Zoteri shku Bedri !
    Ti po ishe i zoti per eproren tende qe i beje raportet mbas ores 3 te mbasdrekes ne kino-Punetori.
    Qe me te filluar raporti binte telefoni dhe nuk ta mbante biruca e bythakut tend te ngrije telefonin e jo ma ti pergjigjeshe. Ky trim e mendeshumi je ti filozofi shterpan i filozofise.

    Reply to this comment
    • N.V. February 19, 22:56

      I nderuar MH,
      Ju shkodranet i keni te forta fare!
      Si thuaj ti ,
      Bedriu do te mbuloje Pordhen me kollë!…
      Oh, sa kam qeshur!…
      Ndersa Krushku im ne Shkoder, thote:
      Berisha dy here flet,
      Tre herë genjen!…
      MH, je i madh!…
      Do ta bjere zoti ta pime nje kafe tok ne Shkoder!!!!…

      Reply to this comment
  8. MH February 20, 00:01

    Z.N.V.
    Faleminderit.
    Pse jo ta pime derisa te gajasemi se qeshuri per te mira dhe ide qe gezojme dhe shfaqim ne keto fletushka gazete komentet simbol origjinale.na(ne) sejcili per ke do.
    Paksi per humor por deri diku dhe vertet nese realizohet te kthehem ne Shkoder me te “ba” letrat si emigranti i pare shqiptare Amerikani MH.
    Keshtu ia kam shprehur dhe nji kushririt tim aty ne Shkoder.Ai e ka marre me te qeshure iden e berjes se “letrave”.Qe ne te vertet ka nji histori te dhimbeshme.Po e cliruar shpirterisht per mue.
    Nderime dhe repsket te ndersjellet!

    Reply to this comment
  9. Vladimir Dushniku,pensionist. February 20, 01:29

    Leter e hapur kryeministrit te Shqiperise,zotit Edi Rama.

    O si nuk kam një grusht të fortë
    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”
    Migjeni:Recital i Malesorit.

    Eh sikur ta dinte Migjeni i madh,se keto vargjet e tij do te ishin akoma realitet i hidhur edhe ne ditet e sotme ne nje Shqiperi qe krekoset se eshte demokratike,do te ngrihej perseri nga varri !
    Zoti kryeminister!
    Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
    Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
    Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!
    Keni kohe qe trumbetoni me te madhe se po punoni per te luftuar peshkaqenet,por ju nuk doni te shikoni se “karkalecat ” rrogtare kane bere e po bejne kerdine ne popull me shume se ata!
    Ju perbetoheni se po luftoni korrupsionin dhe padrejtesite ne sistemin e drejtesise,por nuk keni kuptuar akoma se te dy keto te keqia te medha qe kane rrenuar shtetin shqiptar deri me sot ,nuk e kane zanafillen vetem tek sistemi i drejtesise ,por se pari tek administrata e kalbur shteterore e supermbushur me militante te pa afte , qe nuk punojne per shtetin e sipas ligjeve, por sipas “maliqeve”!
    Deri dje e ndanit pushtetin me “vellezerit siameze” njelloj sic ndahej ne mesjete e me tej placka e luftes midis fitimtareve,ndersa tani ne “tepsine” vetem tuajen shteterore ekziston po i njejti mentalitet!
    Shkodranet kane nje fjale popullore ,qe i shkon per shtat administrates se sotme shteterore:”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
    Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
    Kjo ndodh keshtu sepse ju keni nxjerre jashte perdorimit sensoret e nevojshem jetike, qe do te mund t’u tregojne juve se si funksionojne te gjitha hallkat e pushtetit tuaj : -Pritjet e popullit dhe letrat e tyre te ankimit!
    Kjo eshte e barabarte per nga rrezikshmeria me ate qe beri Sali Berisha ne 21 janar, qe pasi fshiu te gjitha regjistrimet nga serverat e kryeministrise , vuri ne aktrim jeniceret e tij ne drejtesi,shendetesi ,media etj dhe ju akuzoi personalisht se i kishit vrare ju te 4 protestuesit fatkeqe!
    Dhe ne se nuk do te ishte, per fatin e te gjithe popullit shqiptar dhe drejtesise , filmimi i te vetmit gazetar trim , Artan Hoxha,askush nuk do ta merrte vesh jo vetem te verteten e atij krimi shteteror ,por mbase as ju nuk do ishit sot kryeminister e pa cudi te madhe ndoshta do t’u kishin futur edhe ne burg.
    Ne se ju dhe administrata e juaj do t’i vleresonte me kete llogjike ankesat e popullit,ju do te zbulonit me mire, se cdo kontroll shteteror se si funksionon administrata publike duke i “prere koken” padrejtesive dhe korrupsionit,qe ne rrenje.
    Sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,as kryetari i Bashkise Tirane (me nje popullsi prej gati 1 milion banore ) dhe as drejtoret poshte tyre!
    Ju mund te justifikoheni me ate se keni mbushur institucionet shteterore me dhjetra apo qindra rrogtare qe vegjetojne ne te ashtuquajturat drejtori apo zyra te ankesave,te komunikimit apo maredhenieve me qytetaret, bile akoma me shume mund te mburreni me tollumbacen qe keni ne kryeministri me emrin sugjestionues “Shqiperia qe duam” , se keni te punesuar ne administrate qindra juriste,se komunikoni ne facebook me qytetaret etj, por se cfare efikasiteti kane patur keto zyra e keta rrogtare ne mbrojtje te ligjshmerise ,zgjidhjen e halleve te popullit dhe informimin e hallkave te shumta eprore ne tere piramiden shteterore lidhur me padrejtesite ndaj qytetareve dhe korrupsionin e pushtetareve,ky mund te quhet vetem nje deshtim i plote!
    Ju vete e pranoni se ka korrupsion ne administrate,por kjo eshte vetem pasoja,ndersa shkakun nuk e keni gjetur ose nuk doni ta gjeni per arsyet qe i dini vete.
    Eshte tashme aksiome,zoti kryeminister se nuk mund te lulezoje korrupsioni, ne se nuk ka shkelje ligjore, ne se nuk behen padrejtesi, ne se nuk sorollaten qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre!
    Dhe kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
    Deri me sot kemi degjuar se ju doni te kapni e te denoni personat e korruptuar,pra i kerkoni ata pasi te kene bere gjemen duke vjedhur shtetin dhe hallexhinjte e jo duke ua nxire jeten atyre sapo te bejne tentativen e pare kriminale!
    Dhe ne se doni seriozisht t’ia beni sketerre jeten te korruptuarve ne administraten shteterore,kete gje mund ta beni vetem duke ua bere “shesh me lule” qytetareve qe te ankohen ne cdo kohe,me cdo menyre,me te gjitha mjetet e ne te gjitha zyrat shteterore ku e gjykojne dhe besojne se do u japin drejtesi.
    Komunikimi i juaj ne facebook apo ne twiter nuk eshte nje mundesi ankimi per shumicen e popullit,pra per ata qe mund te jene viktimat me te mundeshme te padrejtesive e korrupsionit shteteror,por u sherben juve per konsum mediatik.
    Te ashtuquajturit shtet shqiptar ne keto 27 vjet nuk i vjen turp,qe me shume investigime dhe denoncime ka bere emisioni investigativ “Fiks fare ” i Top Channel-it me gazetare te afte e te perkushtuar ndaj detyres , bile pa qene as juriste se sa me qindra te tille ne administraten shteterore !
    Eshte kjo arsyeja pse qytetaret me shume kane besim te ankohen tek ky emision se sa tek shteti!
    Bile edhe rrogtaret tuaj dridhen kur u thua se do t’i drejtohem “Fiksit” se sa te ankohesh tek eproret e tyre te cdo rangu qofshin ata!

    Ilustrimin me te plote te ketyre denoncimeve qe po bej e gjeni me te gjithe shemtine e tij ne Bashkine e Tiranes.
    Jane sajuar aty dy drejtori me emertime bombastike si ajo e “Komunikimit me Qytetaret” dhe ajo e “Maredhenieve me Publikun ” ,qe fatkeqesisht vetem me qytetaret e me publikun nuk kane asnje komunikim e asnje maredhenie !
    Me kontretisht:
    Ne prill te vitit 2017 djali im beri kerkese ne UKT per mbylljen e kontrates se furnizimit me uje per arsye te largimit me banim dhe pune ne SHBA!
    Kesaj kerkese as sot (pas 10 muajsh) UKT-ja nuk i eshte pergjigjur me shkrese zyrtare ,per me teper qe vazhdon te dergoje edhe faturat per pagesen e taksave vendore.
    I jam ankuar edhe kryetarit te Bashkise Tirane z.Veliaj,qe me shume e shpenzon kohen duke mbjelle peme dhe nuk ka kohe te merret me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne bazen ligjore mbi te cilen kam bere ankesen dhe te vene para pergjegjesise rrogtaret arrogante te UKT-se,jane mjaftuar duke luajtur rolin e postjerit duke ia deleguar po UKT-se qe ta gjykojne ankesen time!
    Pra i luten “ujkut te pranoje se e hengri apo jo qingjin”!
    Me pas u jam ankuar edhe juve si kryeminister per UKT dhe Bashkine Tirane per kete shkelje ligjore dhe padrejtesi,por ne pergjigje te ankeses time drejtoria e Maredhenieve me Publikun ne kryeministri me njofton se edhe ajo me te njejten metode , ate te postjerit perdori , duke ia deleguar perseri UKT-se ta gjykoje ankesen time!
    Ne se do te njiheni ju apo juristet tuaj me korespondencen time disa mujore me UKT-ne,drejtorite e Bashkise Tirane ate te Maredhenieve me Publikun dhe ate te Tatimeve dhe Tarifave vendore,do te kuptoni se te gjithe keta rrogtare jane jo vetem te pa pergjegjshem profesionalisht,por edhe te pa afte juridikisht!
    Une ia kam arsyetuar ankesen time bazuar ne aktet ligjore e nenligjore aktualisht ne fuqi,ndersa justifikimet dhe kundershtimet e tyre i kane bere kacakshe,pa asnje reference juridike!
    Djali im i ka kerkuar UKT-se qe te mbylle kontraten me kete ndermarje me te drejten qe i jep Kodi Civil i RSH-se,neni 659,ne pjesen per kontratat,qe percakton se,”Kontrata eshte veprim juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne,ndryshojne ose shuajne nje maredhenie juridike”!
    Sipas ketij ligji UKT nuk ka asnje te drejte ligjore te vendose veton arrogante duke e kundershtuar ate pa asnje reference ligjore!
    Por edhe drejtorite perkatese te Bashkise Tirane,ne vend qe te ballafaqojne ankesen dhe referencat e mija ligjore ,mbi bazen e te cilave kerkoj drejtesine,me veprimet e rrogtareve te UKT-se,mjaftohen duke me dhene kete pergjigje skandaloze:
    _”Kontrata e lidhur me UKT-ne per nje godine te caktuar mund te mbyllet vetem ne rastin kur godina nuk ekziston me “!
    Nje pergjigje te tille,pa iu referuar realitetit dhe asnje akti ligjor apo nenligjor eshte e denje vetem per ndonje brigadier te ish kooperativave bujqesore e jo rrogtareve te nje Bashkie kryeqyteti e te nje shteti qe aspiron per t’u bere pjese e BE-se e qe paguhen me taksat tona me rroga milionere!
    Keta te mjere akoma nuk e dine se kontratat per furnizimin me uje nga UKT lidhen me kerkesen e vete qytetareve ,per cdo familje vecmas dhe jo per te gjithe godinen 10 kateshe!
    Pra si e tille kontrata mund te mbyllet qofte edhe nga njera pale,ne cdo kohe e pa asnje kusht.
    Nga ana tjeter,ku e gjejne referencen keta rrogtaret arrogante te UKT-se qe, ne vend qe t’i pergjigjen kerkeses se qytetarit per mbylljen perfundimtare te kontrates, na sugjerojne jo mbylljen por “pezullim kontrate” dhe kete sofizem e shesin si detyrim ligjor duke faturuar taksat vendore?!
    Kuptohet se e gjithe kjo loje me mos mbylljen e kontrates behet me qellimin djallezor qe te xhvatin qytetaret gjoja demokratikisht duke faturuar taksat vendore.
    Nga ana tjeter edhe pretendimi i tyre ,se djalit tim i takon (sipas tyre ) te paguaje taksat vendore,pa iu referuar aspak vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,ne pjesen per taksat e pastrimit ,largimit te mbeturinave dhe tarifes se perkoheshme per infrastrukturen arsimore, verteton jo vetem pa aftesine e tyre juridike,por edhe arrogancen shteterore!
    Ja cfare percakton vendimi ne fjale:
    -“Tarifes se pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe takses se perkoheshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjithe familjet,personat fizike ose juridike,vendas ose te huaj,qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda teritorit te Bashkise se Tiranes”!
    Por djali im as banon e as punon ne Shqiperi dhe si i tille nuk i takon t’i paguaje keto taksa!
    Por rrogtaret e UKT-se dhe ata te Bashkise Tirane nuk dine ose nuk duan ta lexojne dhe interpretojne shqip kete percaktim,por hidhen “dege me dege” dhe me kthejne se fundi nje pergjigje karagjoze se,”Djali i juaj nuk hyn ne kategorite e personave qe perjashtohen nga detyrimi i pageses se taksave vendore”!
    Edhe per te qeshur,por edhe per qare eshte kjo pergjigje ,qe tregon mjerimin e tyre bashke me dhunen shteterore e mbrojtur me sofizma!
    Vertet djali im nuk hyn ne kategorite qe perjashtohen nga pagesa e ketyre taksave sepse nuk eshte as invalid e as pensionist dhe ai as e ka shtruar kete gje ne kerkesen e tij!
    Ai ka kerkuar mbylljen perfundimtare te kontrates e cila do te thote se nuk deshiron te kete asnje maredhenie kontraktuale apo detyrim me UKT-ne .
    Duke perdorur llogjiken e cartur te ketyre karagjozeve kam te drejten edhe t’i pyes:-“Po te vdekurit,zoterinj “humoriste”, meqenese nuk perfshihen ne kategorite qe perjashtohen nga ky detyrim,a vazhdoni t’i taksoni pas vdekjes” me taksat vendore ?!
    A ka juriste kjo Bashki,qe t’u mesoje ketyre rrogtareve te pa afte, se personat ,qe perfshihen ne “kategorite qe perjashtohen nga pagimi i taksave vendore” jane persona qe banojne detyrimisht ne teritorin e Bashkise Tirane dhe jane kliente te UKT-se,ndersa rasti i djalit tim nuk hyn fare ne kete arsyetim djallezor,se ai as banon e as punon ne Shqiperi!
    Por humoristet e Bashkise Tirane (konkretisht drejtori i DPTTV-se z.Arli Naska),kane harruar se ne nentor 2017,pas kembenguljes time te arsyetuar ligjore,u terhoqen ne arrogancen e tyre dhe me kerkuan me se fundi qe t’u vertetoj shkreserisht se djali im nuk eshte rezident ne Tirane,per t’a hequr perfundimisht nga detyrimi per keto taksa!
    Dhe kete nuk e bene qe ne prill 2017 kur u be kerkesa,por pas 10 muajsh duel shkresash me mua!
    Ia dergova me poste drejtorit te DPTTV-se, z.Arli Naska kontraten e banimit dhe vertetimin e institucionit ku djali im banon dhe punon ne SHBA,por nga rremuja qe kane ne koke dhe ne punet e tyre te perditeshme ,akoma pretendojne se nuk ia paskam derguar keto shkresa!
    Mire qe shkresat gjoja nuk ia paskam derguar,po shkresen zyrtare per mbylljen e kontrates ne pergjigje te kerkeses se bere para 11 muajsh,perse nuk e dergojne,ne menyre qe te hapim ceshtje gjyqesore me keta rrogtare te mjere?!
    Perfundimisht e kuptoj fare mire se tere kete rrumpalle antiligjore keta rrogtaret arrogante te UKT-se dhe te pa aftet e Bashkise Tirane,meqenese te gjithe jane treguar te nje “prerjeje”,e bejne qe te shmangin nje precedent te kesaj natyre,sepse dyshoj se keshtu do kene vepruar edhe me xhvatjen e miliardave leke nga miliona emigrante shqiptare qe as banojne e as punojne ne Shqiperi,por qe detyrohen me dhune te paguajne padrejtesisht keto taksat vendore,se ndryshe shteti demokrartik te burgos!
    Keshtu bejne keta te UKT-se edhe me mashtrimin qe bejne me faturat e ujit, te cilin na e faturojne per “uje te pijshem” kur ai nuk eshte i pijshem!
    Kjo gje i ka sjelle qindra mije banoreve te Tiranes,qe pervec pageses mujore per ujin e pa pijshem UKT-se ,qe shkon rreth 20 mije leke te vjetra per nje familje pensionistesh,te shpenzojne edhe rreth 100 mije leke shtese per te blere uje te pijshem dhe per gatim ,qe perben nje rrenim total te familjeve tona!
    Ia vlen, qe jo vetem KLSH-ja ,te ushtroje zbatimin e ligjshmerise ne UKT,por edhe Prokuroria e Pergjitheshme te hetoje per kete mashtrim me permasa skandaloze qe UKT i ka shkaktuar qytetareve per vite me radhe,ndonese vazhdojne te ngulmojne se do te rritin akoma cmimin e ketij uji qe e shesin per te pijshem!

    Vladimir Dushniku,pensionist.
    Tirane,me 20.02.2018
    Ps:Mos e botoni ne se keni frike nga kritikat qe i behen qeverise aq me teper nga une qe jam edhhe antar i PS-se,por mbi te gjitha jam shqiptar e jo militant kokebosh!

    Reply to this comment
  10. MH February 20, 14:59

    Nuk ia din i ngishmi te unshmit.Mos e katranos origjinalin me termin bark se i humbet lezetin e tingellimit popullorshe.
    ”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
    Duhet: Ke te drejte,po nuk te takon me marre gja.
    Po te jap dhe nji tjeter mjafte e pershtatur: Merre me leng se mishi u m(b)arue.
    Ja se cfare shkruan:
    Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
    Nuk mendoj te kesh ngelur pa marre gja.
    Shto mielle shto:Ja se cfare kendoni ma poshte:
    kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
    I vetmi qe i kontrollon punen jeni ju anetari i PS.Per ndryshej ku do ti dinit gjithe keto mungesa sherbimi. ky koment i stergjatur te krijon lodhje per ta perfundue deri ne fund pakenaqesin tende si pensionist i PS.Por meqe ne fund te komentit kerkon qe duhet ti drejtohet dikush prokurorise.Propozoi qe ma adapt se Ty i dashuri i PS nuk mud te gjindet.Urdhero dhe drejtohuni Hetuesise per padrejtesit qe i bahen popullit te kryeqytetit.Dhe per 10-12 muaj te ndiqni gjendjen ne cdo qarke per ti denoncuar ne hetuesin e cdo qarkut.Ky do ishte kontribut i shkelqyer nga ana e juaj dhe populli do e kisht vath ne vesh per te pergezuar me ndonji ofic ne prespektive.
    Do kalojne shekuj sa te harrohet edhe vettingu dhe pushtet e drejtesi brilante nuk do ekzistoj kurr.Kjo vertetohet edhe ne shtetet ma strikt q eekzistojne dhe nji drejtesi e ideve tua nuk gjindet. Nuk mund te ekzistoj nji trup njeriut steril se nuk gezon force imunitetit e thojne mjeket(mjekesia).Ndoshta jame gabim.

    Reply to this comment
    • Vladimir Dushniku,pensionist. February 22, 22:47

      I nderuari MH!
      Dukesh se je shkodran,por edhe une kam banuar e punuar atje jo pak,por 20 vjet!
      Ne se e ke lexuar letren time si militant ekstremist i partise ne pushtet e jo si qytetar i shtetit shqiptar,nuk do reagoje keshtu ndaj meje!
      Kjo leter permbledh te gjitha rropatjet e mija ne te gjitha instancat e shtetit deri tek kryeministri,por qe deri me sot jane treguar jo vetem te pa afte,por edhe mbrojtjes e bashkefajtore me shkelesit e ligjeve!
      Ato padrejtesi per te cilat ankohem une nuk me jane bere vetem mua,por mijra apo qindra mijra qytetareve!
      Po te deshi qejfi m’u pergjigj pyetjeve qe te bej me poshte:
      1-Kur ben nje kerkese per mbylljen e kontrates qe ke bere me ujesjellesin,a duhet qe kesaj kerkese duhet t’i jepej pergjigje zyrtare brenda afatit ligjor,ndersa djalit tim as sot nuk i eshte dhene pergjigje zyrtarisht sic i ka dhene edhe OSHEE-ja?
      2-Ne se vendimi i Keshillit Bashkiak Tirane e percakton se “taksat vendore duhet t’i paguajne vetem personat qe banojne dhe punojne ne teritorin e Bashkise Tirane “,a kane te drejte keta qe akoma edhe sot vazhdojne te bien faturat e pageses se taksave?
      Aq me teper qe me kerkuan edhe dokumente qe te vertetonim se djali im nuk banon e nuk punon ne Tirane dhe u kam derguar kontraten e qerase se banimit dhe vertetimin e institucionit ku punon djali im ne SHBA!
      3-Kur i ankohesh kryetarit te Bashkise Tirane dhe ai jo vetem nuk merret fare me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne vete te verteten ligjore te ankimit dhe te denojne fajtoret,i luten UKT-se qe t’e sqaroje ne se ka vepruar mire?
      Po keshtu ka vepruar edhe kryeministri me rrogtaret e tij te pa afte qe edhe keta nuk e verifikojne shkeljen e bere nga UKT,por ia dergojne perseri “Ujkut te gjykoje qingjin”!
      4-Te gjithe furnizohemi nga ujesjellesi i shtetit me uje dhe e paguajme ate per uje te pijshem,ndersa ne fakt ai eshte i pa pijshem dhe njerezit ujin e pijshem dhe per gatim e blejne vecmas duke bere shpenzime te medha shtese!
      A e ke pire apo gatuar ti ne shtepi me ujin qe te furnizon ujesjellesi?Nuk e besoj!
      5-Ne se keto te gjitha edhe ti do ti pranosh se ekzistojne realisht si padrejtesi qe i ka bere administrata shteterore,pse me vecon mua qe te ndeshem i vetem me kucedren shtet e jo te gjithe sebashku?
      Kush e vertetoi krimin shteteror te pushkatimit te 4 protestuesve ne 21 janar,ne se nuk do t’i kishte filmuar i vetmi gazetar trim,Artan Hoxha?
      Ja pra i nderuari MH, letren time drejtuar kryeministrit e ke lexuar si militant fanatik e jo si qytetar i ndershem qe keto pasoja i vuajne mijra te tjere si une!
      Mos harro se taksat vendore i paguajne padrejtesisht miliona emigrante shqiptare qe i kane shtepite e mbyllura dhe nuk perdorin as uje e as drita,ndersa ti me kerkon edhe mua te hesht!
      Hiqi syzet dhe gjykimet e ish spiunit te sigurimit dhe se pari mbro qytetarin e jo sundimtarin!
      Te mbrosh qytetarin eshte trimeri,ndersa te mbrosh sundimtarin eshte poshtersi!
      Ne se te gjithe do te heshtim apo do t’i kundervihemi njeri tjetrit sic ben ti me mua,atehere vertetojme tezen antishqiptare se e “meritojme si popull kete qeverisje”!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*