A është Soros ndërkombëtari ndërmjetësues që kërkon PD?

December 6, 2014 09:56

A është Soros ndërkombëtari ndërmjetësues që kërkon PD?

Biznesmeni dhe filantropisti amerikan, George Soros, i njohur si mbështetës dhe sponsorizues i të majtës shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, është ndalur për një vizitë në Tiranë, ku surprizë ka qenë vizita e tij në Partinë Demokratike.

Burime brenda takimit, i thanë “Ora News”, se biseda është përqendruar kryesisht në situatën politike dhe marrëdhëniet mes Partisë Demokratike si udhëheqëse e opozitës, me mazhorancën, por dhe mbi shkaqet që e mbajnë këtë forcë politike jashtë parlamentit.

Kjo lë të kuptohet se ardhja e tij në Tiranë, dhe takimi me aktorët politikë mbart një mision të heshtur për pajtimin e politikës shqiptare. Kjo përforcohet dhe nga aktiviteti filantropik që ai ka në Shqipëri.

Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, i themeluar prej tij, në Shqipëri është investuar kryesisht në projekte mjaft të rëndësishme si integrimi europian, liria e medias, dhe projekti i fundit është ai i reformës kushtetuese, ç’ka natyrshëm lidhet dhe me bashkëpunimin e politikës.

Biznesmeni dhe filantropi amerikan, me origjine hungareze, karrierën e tij e ka përqendruar në mbështetjen e çështjeve politike progresive-liberale, duke luajtur një rol te rëndësishëm në procesin e kalimit nga komunizmi në kapitalizmin në Hungari.

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 miliardë dollarë, ndërkohë që është i njohur për influencën e tij në politikën amerikane dhe jo vetëm.

Mbrëmjen e djeshme ai ka darkuar rreth 3 orë me kryeministrin Rama, ndërsa gjithë takimi është mbajtur jashtë vëmendjes së medias.

December 6, 2014 09:56
Komento

1 Koment

  1. MERIMANGA E KUQE December 6, 21:33

    PO TE KISHIM MENDJE NE KOKE NE SHQIPETARET DO ISHIM DHE NE SI GJITHE BOTA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*