A është turp të jesh bari?

June 17, 2017 17:21

A është turp të jesh bari?

 

I nderuar z.Thano, ju uroj pune te mbare.

Mbas shume vitesh kur do te mbeten vetem gjerat e shkruara, eshte padrejtesi te mbetet vetem cfare ka shkruar Sali Berisha. Gjithashtu. Nuk pres ndonje perfitim vetiak nga ky shkrim. Sepse jam papune nga viti 2011, dhe, sapo mbylla letrat e pensionit.

Ky shkrim, eshte thjeshte nje perpjekje imja per mireinformim te publikut.

Sepse si mund ta qas njeriu krijimtarinë e Sali Berishës – ish president dhe ishkryeministër i Shqipërisë, pa nënvleftësuar kryetarllëkun e PD, dhe, bir i një fshati malor, baritor, blegtoral  – kur lexon të shkruar prej tij se stërgjyshi i Edi Ramës na paska qënë, sipas një banori pa emër të fshatit Mbreshtan,  barri derrash?

A ka zot që vërteton fjalët e herëshme të atij fshatarit nga Mbreshtani i Beratit, ose, thënë ndryshe, krijimtarinë djallëzore të Sali Berishës? Krijimtaria nuk është një lojë e lehtë. Ajo, në politikë, nuk mund të përfytyrohet pa një themel mërie. Ndjenja e mërisë te Sali Berisha, mbase pasojë e një të shkuare të mjegullt, e ka shëndruar atë në një makinë që vetëm hedh baltë mbi kundërshtarët e tij të brendshëm e të jashtëm!

Po shkëpuem pak, lexuesi mos mërzitet, sa ti jap një përgjigje, me mbresa të ditëve të fundit, pyetjes: a është turp të jesh bari?

Bariu shokë bariu atje në Vuno na është një goxha djalë rreth të tridhjetave, Landi e thërrasin, që e shet qumështin e dhisë, të freskët, 150 lekë/1,5 litra. Po djathi i dhisë, i njomë ose i thatë, me 500 lekë/kg. Nuk po u tregoj për mishin e kecit, dhe as për raki se shpirti ma di.

Po çfarë lidhje ka këtu, Vunoi? Ka sepse në Vuno ku unë shkoj 4-5 herë në vit, mësova praktikisht se çfarë është bariu. Në Shkodër dhe në Pogradec ku kam punuar, disa vite të jetës time, nuk kam patur një të tillë rast.  Në Vuno jo vetem Landi, po edhe Filipi që është diplomuar për fizikë në Univerisitetin e Tiranës, janë barinj dhe blegtorë të suksesshem. Të respektuar.

Po u them të vërtetën. Sepse, nuk kam dëgjuar asnjëherë nga vunjotsit – me të cilët bisedoj shpesh dhe shtruar në të sakatuarën “Bar Kafe” të fshatit – që ta qeshin e ta përqeshin  punën e bariut, njeriun bari. Nuk dëgjova ti përmendnin as në mbledhjen që kryetari i PS për Himarën bëri me vunjotsit përpara takimit me votuesit të Damian Gjiknurit, kandidat për deputet i zonës.

Por dëgjova, dhe nuk mund të rri pa u’a rrëfyer se vunjotsit, në kor ishin shumë të pakënaqur me shpërfilljen që Bashkia e Himarës tregonte ndaj kërkesës së tyre për sigurimin e ujit pijshëm, etj.  Indiferencën e Bashkisë, vunjotsit e shpotinin me shprehjen “Bashkia e di mirë që ne votojmë gjithmonë majtas, prej 26 vitesh, dhe …”.    Dhe tani po e lidh fillin e mendimit që më lart, në mes e lashë.

Duke shkruar këto rradhë nuk po rekem të ndreq – mëritë e Sali Berishës. Aspak. Sepse, Saliu e ka metodë pune që kundërshtarin politik të mos e “telerndisë” të vetmuar, po ta godasë atë në numurin shumës, si? Duke i bashkëngjitur herë emrin e babait; herë atë të nënës; herë atë të gjyshit, gjyshes; pa nënvleftësuar stërgjyshin – siç veproi edhe me Fatos Nanon deri ne vitin 2005, kur e qësëndiste: Fatos Thanas Nano – për ta bërë kështu sa më të besueshëm te dëgjuesit se Edi Rama është i tillë dhe  i atillë, edhe për shkak të …!

Vulgariteti i sjelljes dhe ndjenjave të Sali Berishës nuk më pengon të përfitoj nga liria e shtypit, dhe, ti bëj kështu me dije lexuesit se: Kristaq Rama (plaku) ka ardhur në Durrës nga Voskopoja pas vitit 1790. Ca më vonë se stërgjyshërit e mi(N.B). Kristaq Rama u martua, në Durrës, rreth 115 vite më parë, me  Athina Truja ( familja Truja ishte ajka e aristokracisë tregatre të Durrësit; me emër edhe në Bari të Italisë).

Vlash Rama, gjyshi i Edi Ramës, ishte fruti i kësaj martese. “Nga familjet kryesore … në Durrës… që flasin shqip janë: Tirana, Leka, Lazaridhi, Mima, Kristaq.Rama, Vesho, Popa Rama, Popa Spiro, Truia, Salabanda … ata janë zotër të shtëpive, kultivojnë vetë tokën, janë artizanë dhe tregtarë të mirë … “. shkruan C.N.Burileanu,  në librin e tij “Tre Udhëtime te Arumunët e Shqipërisë”, me parathënie të Antonio Baldacci, botuar në vitin 1906 në Bukuresht, dhe në vitin 1912 në Bolonja.

Kristaq Rama kishte mbaruar normalen, dhe  punoi si sekretar në zyrën tregtare të familjes Paftali, Durrës. (Kosta Paftali ka pas qënë kryetar i bashkisë Durrës në vitet 1922-1924). Kristaq Rama dha mësime edhe në shkollën greke të Durrësit, e cila ishte  në pronësi të baxhanakut të tij Pavli Terka( stërgjyshi im N.B). Terka ishte kryetar i kryepleqësisë ortodokse të Durrësit dhe Tiranës; nënkryetar i shoqërisë “Bashkimi” të Durrësit, themeluar në vitin1909; diplomat; ministër. Këta ishin, pa u zgjatur më tej, sëra e njerëzve ku gjëndej Kristaq Rama.

I shkolluar dhe aktiv për një kohë të gjatë ishte edhe Mihal Rama: letrar i shkronjave shqipe; shkrimet e të cilit botoheshin në Bukuresht në vitet 1902-1904 me inicialet M.R; krahas,  publicistikës të Dom Nikoll Kaçorit me pseudonimin “Qeleshebardhi”; dhe, artikujve të Sali Nivicës me pseudonimin “Pellazgu”, etj; Mihal Rama ishte financier, me shkollë. Ai u emërua kryeadministrator i pronave të patundshme të Kishës Ortodokse Shqiptare, fill pas kongresit të dytë të KOSH. Po të lexoni librin “Feja dhe Flamuri. Dom Nikollë Kaçori”,  të Hajredin Isufi, historian, do të gjeni jo pak fakte interesante për qëndrimet e gjalla patriotike të vllezërve Kristaq dhe Mihal Rama, në Durrës, kryeqytet i Shqipërisë, Bukuresht, Sofie, Manastir,  si dhe përkrah Dom Nikoll Kaçorrit.

Ja diçka, shkurtimisht. – “Kryepleqësia ortodokse e Durrësit dhe Tiranes… që kishte në përbërjen e saj figura të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Pavli Terka, Kristaq Rama, Ilia Llavda, Kosta Paftali, Aleks Duka, Pal Xhumari, Sotir Margariti …, në vitin 1909, deklaroi se “… pavarëshisht nga feja, alfabeti duhet të jetë unik për të gjithë shqiptarët…”. Propozimi i Nikoll Kaçorrit që të organizohej një manifestim proteste gjeti miratimin e plotë … Përpara turmës së madhe, në Durrës, Kaçorri mbajti një fjalim ku drejtoi sulme të ashpra ndaj fqinjëve … . Folën edhe Neki Libohova, Mihal Rama, Agustin Serreqi, Stef Kaçulini.”

– Në ditën e parë të krishtlindjes, të vitit 1908, mes mitropolitit grek dhe ortodoksëve të Durrësit plasi një konflikt i rëndë. Kryepleqësia kishte vendosur të mos ishte i pranishëm mitropoliti… sepse ai donte që mesha të mbahej në greqisht… Mitropoliti u paralajmërua nga Pavli Terka dhe Kristaq Rama që të mos trazohej në meshë; m.gj.atë mitropoliti ndërhyri tek priftërinjë shqiptarë dhe u bëri presion ta ndërprisnin meshën në shqip, por, urdhëresa e tij qe e pasukseshme… mitropoliti iku nga kisha…. Patriarkana e Stambollit e largoi, më pas, nga Mitropolia e Durrësit”. Këtë ngjarje e tregonin gjer vonë në Durrës. Mbase edhe sot. Unë e dëgjova për herë të parë, kur isha gjimnazist, te shtëpia e Minella Lekës ( kushuriri i parë i babait tim) ku Vlash Rama shkonte shpesh për  vizitë. Minella dhe Vlashi, bashkëmoshatarë, e tregonin me “këmbë e me duar” – si ngjarje që kishte bërë goxha bujë. E kam dëgjuar, sa mësipër, edhe 8 vite më parë nga Romeo Rama, ndërsa shkëmbenim dijeni, ndenjur, për të parët tanë, te kafja e bashkisë Tiranës.

Unë kam boll fakte materiale, për prejardhjen time të shkëlqyer. Kjo më jep gjithë lirinë e nevojshme për interpretimin e saj me qëllim për të mos paranuar kurrësesi atë botë e cila duke mos patur me çfarë të krenohet, në vend që të heshtë, e quan të natyrshme të poshtërojë këdo, paprerë, pakufi.

Nasho Bakalli                                         .

 

 

 

 

 

 

 

June 17, 2017 17:21
Komento

16 Komente

  1. Beni June 19, 11:04

    Dikur pas disa viteve ne histori do te shkruhet qe Shqiperine e drejtuan Aromunet..

    Reply to this comment
  2. optimizem per vendin June 19, 13:57

    Beni, pse behesh injorante, ndoshta je dhe i ri: po Ameriken kush e drejtoi para Trampit? Nuk e kupton qe ne çfare kohe jetojme, apo do te hesdhesh dhe ti nje llafe. Kjo tregon nje zbarstesi te madhe shpirterore te njeriut per njeriun, por vjen nga nje mendim shume i gabuar racist. Shqiperine sot, po te kishte nje parti, dhe populli ta votonte mund ta drejtonte dhe De Biazi se eshte nenshtetas shqiptar, qytetar me te gjitha te drejtat ne Shqiperi. E kupton dhe mos hidh rromuze kot per treguar nivelin e ulet pse jo dhe karkakterin e dobet tendin.

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat June 19, 15:53

    O Beno, nigjo ktuna: Ti e di nga shkolla se Rumelia, quhej pjesa Perendiimore e Perandorise Otomane, ose, ish BIZANTI, apo nuk e di? E di. OK. Rumeli: nenkuptonte ish vendzoterim i Romakeve. Romaket qendruan nga viti 200 para krishtit deri 1453 pas krishtit ne Iliri dhe Epir, pra rreth 1500 vite, dhe, padyshim qe lane gjurmet e tyre gjenetike te popullsia Ilire dhe Epiriote. Sepse pervec punes benin edhe seks, martoheshin etj., etj., qe ti Beno i shton vete. Si perfundim, fare shkurtimisht shpeguar, Arumune ose Aremeni do te thote Jo romake. Po cfare atehere? Vendalinj, sipas emrave te fiseve Ilire: Dardane, per shembull. Ndersa emertimi Vlleh: do te thote: bari, malsor, malok, sikurse edhe fjala Coban, qe eshte nje Vlleh i shkalles te ulet shoqerore, ekonomike etj. Me nje fjale, qe edhe ti Beno e di, del se te gjithe ne jina me origjine te larget, fare fare, jina barinj; sepse vetem ne mal kishte ushqim te garantuar, cfare? kafshe, peme, barishte etj. Fushat ishin te shkreta. Pastaj keta barinjte zbriten avash avash ne kodra, dhe me pas ne fushat te cilat i punuan, zhvilluan etj., etj., etj qe jina ne sot. Si perfundim, qe ta myllim muhabetin del se: aremenet, ose, vllehet, ose cobanet, ose sarakacanet, ose kycykvllehet ne Ballkan e dine prejardhjen e emertimit dhe te klasifikimit vendor te tyre, pra e dine se cfare jane. Cfare jane? Jane safi ilire, epiriote, arberore, shqiptare. Problem mbetet per ata qe nuk e dine se nga kane ardhur ne Shqiperi, nga? Irani, Pakistani, Sllavia, Libia, Siria, Egjipti, Anadolli,Arabia, Libani etj. Po pse vllehet flasin shqip, latinisht, vllace, greqisht. E thjeshte fare, do te theshte avokat Ngjela. Sepse gjuha zyrtare ka pas qene latinishtja, pastaj greqishtja(nen Bizantin), pastaj shqipja e nenes dhe babes, dhe ne fund, qe nuk kishte as shkolla, ishte vllacja, e cila ishte nje fare gjuhe latinishte e ballkanizuar, dhe qe praktikohej vetem brenda shtepise te atyre shqiptareve qe ishin martuar me kolone, ushtarake, tregtare, kollovare, kodoshe, kuvare, nepunes, etj., etj romake. Ose, nga Normandia, ose Anzhuine, ose, Franke, etj. Ishin martuar, sepse ishin qytetare te provinces Ilirikiumit, province e perendorise Romake. Sepse Ilirikumi ishte rruga tokesore nga ku kaluan 4-5 Kryqezata Krishterimi Ushtarake drejt Lindjes Mesme. Luftarat, pra, fetare. A mund te themi, neser, meqe sot flasim shumica anglisht se: jemi me origjine angleze? Gjuha baze e aremeneve, ose vlleheve, ose cobaneve ka qene, eshte e do te mbetet shqipja. Besimi fetar ka qene krishterimi. Territori ka qene ketu ku jemi sot, po te shtydhur. Zakonet jane tonat, dhe kultura, dhe shkollat shqipe, dhe toponimet, antroponimia etj. Nese politikanet neser na detyrojne te flasim rusisht, kjo eshte pune e tyre, jo tona. M’ fal se u zgjata, robo.

    Reply to this comment
    • Beni June 19, 18:40

      Pyesni ne Korce se jua tregojne se cilet ishin cobanet endacaket e Rumanise, dhe sa per dieni, jeta e malit eshte me e veshtira dhe primitivja, pse thone: nga mali vjen ? Qyteterimi ka qene fusha, vendet e uleta, Franca,Italia, Gjermania. Ne Ballkan jane shume rraca te vogla qe jetojne njit me njona tjetren, eshte bere mish mash. Prandaj Ballkani eshte gjithmone rrumuje dhe qender grindjeje per Europen.

      Reply to this comment
      • Capi dhia June 21, 12:49

        O Beno, une jam nga Korca, nga nena dhe ata qe ne Korce I quanin cobane ishin Vllehe, vlleh te shkalles ulet social-ekonomike qe prosvaleshin nga qytetaret korcare, ish vllehe, po tani te zene mire ekonomikisht e perbuznin origjinen e tyre. Njelloj si Bathoresit me Tirane pas ca vitesh.

        Reply to this comment
        • Beni June 21, 13:51

          Edhe pse kane bere pare keto vitet e rrumujes, kane me u kthy prap ne fis. Paraja pa kulturen e nevojshme nuk shkon gjate.. por pyetja eshte: a mund , duhet te komandojne keta njeres nje shtet ? Logjika thote jo, por ne kete Ballkanin tone te prapambetur gjithshka mund te ndodhe, prandaj tallet Europa me Ballkanin ( Bregun e lumit..)

          Reply to this comment
  4. gjermani i fundit June 19, 16:55

    o zoteri, nuk eshte turp te jesh bari, biles ede Ai lart bari e quan veten, jo bari dhensh, por bari i kopese njerezore. Por ti ke bere liber o zoteri, dmth Ramajt jane nga Voskopoja dhe kjo qenka interesante, rrezik dhe une dal kusheri i shtate. Por Rama se ku ka thene njehere se e ka origjinen nga Mbreshtani i Beratit dhe kete sqaroje ti me Ramen, se edhe ai diku e ka kete te dhene. ose dhe nuk e ka fare, por edhe çfare rendesie ka kjo per politiken e shtetit ne fund te fundit?

    Reply to this comment
  5. Capi dhia June 20, 10:59

    Gjermani I Fundit, ishte Hiterian.

    Reply to this comment
  6. Novruz Taip Vishanji June 20, 17:50

    HE ME TE LUMTE O NASHO BAKALLI,

    se ja nore leshte e curres, gjithe farefisit tend dhe te Kristaq Rames, sa kurre me pare ndonje tjeter !

    Po ti harron se, jo shume kohe me pare, ky surrelsi me çitjane, pat thene se eshte me origjine nga Mirdita ! E jo shume vite me pare, pretendonte se ishte edhe shkodran, meqe gjyshja e tij, e shoqja e Kole Idromenos, kishte banuar ne Shkoder, dhe ai, qe po ben mrekullira per ta shnderruar Shkodren ne nje germadhe, “per inat te vjehrres, po shkon me krushkun”, me nje palo “shetitore” ne Shiroke, qe per hir te se vertetes, çdo vit, ne kohen e enveroxhizmit, behej edhe me e bukur e komode se Sheshi i shitesit te fiqeve me dipllome “honoris causa” ne Tironen e diteve te sot’tme, eshte thjesht me origjine te paditur VLLAHE ! Si shumica e himarioteve te vjeter, te lushnjareve te vjeter e te shume beratasve te mistrecit Braçe, me shtat pordhaci te shtypur nga nje dum dum rrugesh ne Sahare.

    Gjyshi i psikopatit tend nga Surreli, siç shkruajne gazetat e kohes, me te shoqen, kane qene pronare te nje hoteli ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines, ku per motive qe nuk dihen, i perzune me shqelm bytheve nga Sarajeva. Dhe çfare beri çitjanori yt, sapo na mashtroi me votebesimin qe i dhame, prishi maredhenjet dipllomatike me Bosnje-Hercegovinen, me Portugaline (shtet pjese beres i BE-se), dhe Singaèporin (!), per ti rilidhur pas disa vjetesh perseri ne menyre hajdutshe, pa ze, e pa zhurme mediatike apo zyrtare !

    Si duket ka arritur ndonje marreveshje per demshperblim per Hotelin ne Sarajeve te gjysh-gjyshes se tij.

    Tani edhe dy fjale per barinjte, e veçanerisht per ata qe ti permend, si te shkolluar ne Universitetin e ????, ne fizike apo tjeter. Sot “barinjte” jane biznesmene te mirefillte, qe reagojne ne baze te kerkesave te tregut, dhe ata qe jane te ndershem dhe te ndergjegjeshem per misionin qe kane marre persiper, jane edhe te suksesshem ne krijimin e mireqenjes per familjet e tyre. Nuk dua te shkoj larg, matane Oqeanit Atllantik, sepse “barinjte” atje bejne ne nje fare menyre edhe ligjin ne shtetet ku jetojne dhe jo vetem. Mjafton te te kujtoj Texas-in….

    Po ti hedhesh nje sy gazetave te para 1900-tes, p.sh. “La Stampa”, qe here pas here flet edhe per “barinjte” shqiptare, qe eksportojne me shume mund e sakrifica nje pjese te mire te kopeve te tyre, nuk flasin kurre per derra, po vetem per lope, viça e shqerra te njome, dhe kaq. Edhe drithera kane eksportuar shqiptaret drejt Italise ne ate kohe, kur sot, me nje te rene te lapsit, ndonje Putin i turnit, mund ta ktheje Shqiperine ne nje varreze kolektive, te pabuke e ne mizerje te pa pare ndonjehere (mbase me ardhjen e turqeve ne 1500-ten).

    Edhe teknikisht, derrat zakonisht nuk lihen te lire per te “kullotur”, si çdo lloj tjeter bagetie, por mbahen te mbyllur me gardhe me hunj thanash, plepash (si ato te Kavajes) e thupra per ti lidhur prej shelgu te njome. Ne enveroxhizem, kujtoj nje rast te nje te njohuri tim nga Beltoja, qe kur i vajten ata te kryesise se kooperatives per ta kontrolluar se mos mbante derr, e fshehu ate ne dhomen e gjumit, duke e mbuluar me “shtresa” per tu dukur si dikush qe po flinte… Derri dihet, qe sa me pak te levize, aq me shume shton ne peshe, dhe nuk ka nevoje per bari per tu mbareshtruar.

    Sali Mutqenef Shiqere Berisha qe ti permend, edhe ne te ashtuquajturin profesion te tij si kirurg i zemres, eshte nje brryl e kaluar brrylit, per kohen ne te cilen jetojme, e nofkat e tij per “barinjte e derrave” jane nje nostalgji deshperuese per te kujtuar te kaluaren e tij prej “dhiari” me shkarpa prej levozhge pishash e bythembuluar me gjethe ahu te qepura me gershetat e Shiqeres, qe i rriteshin vertete shume.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit June 21, 00:48

      o nevruzo, kjo letra e z. Bakalli, me vjen keq ta them, por i shkon mire thenies shqipe “leter bakalli”, se ne fakt ne treven ku vllehet quhen”çobene” nuk behet fjala tamam per barinj si zanat. Barinj ka Laberia denbabaden, por nuk quhen “çobene” ne drejtim te perkatesise etnike siò korçret quajne vllehet. Prandaj, per tu sqaruar çeshtja, z. Bakalli nuk duhej ta formulonte keshtu pyetjen, se bie ne paradoks. Si mund te jete turp te te thone “vlleh”? Arumun, mirditor apo malazez? Turk apo kinez, mongol apo japonez?

      Reply to this comment
    • Capi dhia June 21, 12:50

      O Beno, une jam nga Korca, nga nena dhe ata qe ne Korce I quanin cobane ishin Vllehe, vlleh te shkalles ulet social-ekonomike qe prosvaleshin nga qytetaret korcare, ish vllehe, po tani te zene mire ekonomikisht e perbuznin origjinen e tyre. Njelloj si Bathoresit me Tirane pas ca vitesh.

      Reply to this comment
    • rakine.ore July 27, 18:14

      Ore Novruz ose Taip ose Vishanj – emer ky “lesh e li”, e paske pire pashuar ate te shkreten.

      Reply to this comment
  7. merjerem bilishti June 20, 20:00

    redaktore te lodhur…komentin !

    Reply to this comment
  8. kris 1 June 20, 23:11

    Doni me per Bellullin?

    Reply to this comment
  9. Capi dhia June 21, 12:37

    Ore ti, I Fundit I Gjermaneve!
    Qenke dobet fare, fare. Mekeqardhje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*