A është vetëdorëzimi i Bitrajt, i sajuar nga prokuroria?

Nga Habjon Hasani September 16, 2014 14:12

A është vetëdorëzimi i Bitrajt, i sajuar nga prokuroria?

Prokuroria ka proceduar penalisht 19 zyrtarë të Bankës së Shqipërisë pas skandalit që shpërtheu më 21 korrik, por dy muaj pas ngjarjes një element delikat dhe shumë i rëndësishëm i kësaj çështje mbetet i panjohur: Pse u vetëdorëzua Ardian Bitraj? Pse e spiunoi veten ai? Motivet e bëra publike nuk bindin. Thuhet se ai parandjeu dekonspirimin kur një audit i Bankës kishte shkuar në magazinën ku Bitraj punonte. Por më pas zbulohet se vetëm audit nuk ishte bërë prej vitesh në Magazinë. Së fundmi në media janë raportuar disa informacione që lidhin vetëdorëzimin e Bitrajt me panikun që e kishte kapur pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Kontaktuam zyrtarisht me prokurorinë për të kërkuar një qëndrim në lidhje me këto elementë. Këshilltari për Median i Kryeprokurorit, Albi Serani, në lidhje me interesimin tonë sqaroi si më poshtë:

-Zoti Serani, ka raportime se Ardian Bitraj ka deklaruar në prokurori se ai ishte frikësuar pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Ka deklaruar zoti Bitraj diçka të tillë?

Serani: Ju siguroj se nuk ekziston asnjë deklarim i tillë nga ana e Bitrajt dhënë për organin e akuzës.

 

-Dakord, por duket sikur nuk ka ende një arsye bindëse pse Bitraj është vetëdorëzuar. Mos vallë nuk ka pasur fare vetëdorëzim, por jeni ju që e keni arrestuar, dhe që për arsye hetimore keni interes ta paraqesni si “vetëdorëzim” në këtë moment?

Serani: Prokuroria i qëndron plotësisht deklaratës zyrtare të nisur që në fillim dhe që informon se bëhet fjalë për një vetëdorëzim.

 

-Zoti Serani, në këtë moment që flasim, mund të na siguroni se organi i akuzës do i qëndrojë të njëjtit version të “vetëdorëzimit” edhe pas një viti?

Serani: Nuk dua të komentoj më tej. Çështja është në dinamikë.

Prokuroria nuk komenton më tej. Jo vetëm që opsioni i “vetëdorëzimit” të Bitrajt nuk bind, por ai çalon dhe në arsyetim. Të gjitha raportimet mediatike deri më sot kryhen duke pasur si taban të pandryshuar pikërisht elementin më delikat dhe të pasqaruar të këtij hetimi: vetëdorëzimin e Bitrajt. Bitraj thotë se paratë që i vodhi, i la nëpër pika bastesh, por nuk ka asgjëkund asnjë gjurmë të parave. Bitraj thoshte se e kryente i vetëm prej 4 vitesh këtë vjedhje, por prokuroria arreston 17 punonjës të bankës (deri në zinxhirin hierarkik drejtues) përveç tij, që sipas informacioneve të bëra publike janë punonjës që ndiqnin linjën operacionale të lekëve “cash”. Në media raportohet se pasi u vetëdorëzua, Bitraj dha si motiv panikun që e kishte zënë nga vrasja e bankierit Santo, por prokuroria mohon kategorikisht.

***

Atëherë çfarë po ndodh?

Është opsioni i “vetëdorëzimit” të Bitrajt, ofruar nga prokuroria, që ka prodhuar paradokse logjike. Ky opsion sugjeron që Bitraj shkoi më këmbët e veta në prokurori. Gjithnjë për publikun është prezantuar zyrtarisht versioni “vetëdorëzimit” të tij. Askush nuk e ka debatuar vërtetësinë e këtij versioni. Por… zhvillimet e muajve Qershor-Korrik 2014 tregojnë se prokurorët nuk po ngroheshin në Diell duke pritur Bitrajn t’u trokiste tek dera, por kishin nisur disa hetime në sektorin bankar. Pas vrasjes së Artan Santos, prokurorët e Krimeve të Rënda shkuan në zyrën e tij dhe ndër të tjera sekuestruan dhe të gjitha dokumentet shkresore dhe elektronike që gjendeshin në atë zyrë. Pra gjatë muajit qershor prokurorët ishin në punë duke hetuar fort në sektorin bankar, për pasojë: varianti se ishin prokurorët ata që e kapën Bitrajn në hetim e sipër është shumëfish më i besueshëm se varianti zyrtar që Bitraj u vetëdorëzua duke mos pasur asnjë motiv bindës për ta bërë këtë gjë. Nën zë, edhe në korridoret e organit të akuzës, në biseda informale nuk përjashtojnë se “mund të jetë rastësia ajo që zbuloi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë”. Kjo do të thotë se zbulimi i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë mund të ketë ardhur si kombinacion i rrethanave të paparashikuara, pasojë e eleminimit të papritur fizik të z.Santo. Pra Santo u vra, prokurorët nisën hetimin për vrasje, por gjatë rrugës konstatuan se kishte të dhëna shtesë për të nisur dhe një hetim paralel mbi një skemë të panjohur financiare që mund të lidhte dy bankat. A e ka zbuluar prokuroria emrin dhe rolin e Ardian Bitrajt gjatë hetimeve të muajit Qershor? A doli emri i Bitrajt në kompjuterin apo dokumentet e Artan Santos? Ajo që dimë me siguri deri më tani është fakti se Bitraj është i arrestuari i parë, si “strumbullari” i kësaj vjedhjeje, por “strumbullari” nuk ka alibi bindëse për vetëdorëzimin e tij. Ndërkohë organi i akuzës në një periudhë të shkurtër kohore (vetëm 10 ditë) ka vënë në pranga 17 punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të gjithë, hallka të zinxhirit të veprimeve operacionale me lekun “cash”.

 

Vetëdorëzim si sekret…

Bëhet e qartë se prokuroria po ruan me fanatizëm sekretin hetimor mbi skandalin në Bankën e Shqipërisë. Kjo për faktin legjitim sepse në horizont është duke u shfaqur një skandal që mund të përfshijë aktorë të rëndësishëm dhe me peshë në sistemin bankar e më gjerë. Kjo përforcon dhe pistën që Bitraj është diktuar dhe arrestuar nga prokuroria, por për shkak të përmasës së implikimeve dhe efekteve në stabilitetin financiar të vendit, prokuroria ka zgjedhur që publikisht të paraqesë opsionin e vetëdorëzimit të Ardian Bitrajt. Ndërkohë që paralelisht bëhen arrestime në zinxhirin më të lartë hierarkik të Bankës së Shqipërisë, me një vepër penale krejt modeste si shpërdorimi i detyrës. Një tjetër argument që mbështet nevojën për sekret hetimor lidhet dhe me sasinë prej 7 milionë USD, që mungonte në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Kjo vlerë monetare ka ngecur në rrjetë vetëm kur prokuroria në muajin Qershor pas vrasjes së Artan Santos dhe arrestimit të Bitrajt filloi procedimin hetimor në Bankën e Shqipërisë. Ajo që dihet është vetëm shuma prej 7 milionë USD, që u bllokuan në momentin e nisjes së hetimit, por mbetet e paqartë se sa mund të jetë vlera totale e qarkulluar në këtë skemë.

 

Nga Habjon Hasani September 16, 2014 14:12
Komento

7 Komente

  1. nastradini September 16, 15:49

    KUSH E KA VJEDHUR THESARIN E SHTETIT?

    me nje pyetje mjaft thelbesore nga pas:

    SA LEKA JANE VJEDHUR NGA THESARI I SHTETIT?

    Prokuroria thote se eshte TOP SECRET shteteror si ne Kohen e Qepes te Enverit. Dhe i ka vene nga nje DRYN ne goje hetuesve qe te mos dale jashte murreve TOP SECRETI shteteror

    Edi Rama thote se si Kryeminister nuk di gje, se Prokuroria eshte krejt e Pavarur dhe se nuk ka kohe te merret me hollesira rilindase, pasi i duhet te ndertoje dhe mbaroje vilen ne kerthize te Dajtit qe ja ka premtuar te vluares se tij.

    Like Meta thote si Kryetar Kuvendi qe eshte Koha te festojme me gaz dhe harre 29 nentorin e ZI te Enver Hoxhes dhe te leme xhelozine me Fullanin per kuseri-gjepura 7 milione USD te vjedhura si nje palo gje po te krahasohet me ate qe vodhi ai vete vite me pare nga floriri i Krrabes me ndihmen e Canes.

    Saliu si komunist dhe UJK i vjeter i Partise se Punes i ka meshuar stalinizmit dhe arrestimeve bolshevike 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, si per t’u kujtuar shqyptareve se ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA gjate qeverisjes te PD-se se tij enveriste.

    Per BABAIN e Kombit Vajmedetin Demokratik Bujar Nishani nuk kemi se c’te themi se nuk e ka hapur gojen fare, nga frika se mos Odeta e tij mbetet pa pune ne administraten shteterore.

    Reply to this comment
  2. anonim September 16, 16:51

    dekonspirimi i ngjarjes ne publik,sigurisht qe nuk mban vulen e organeve shteterore…
    Shihet se shteti vete nepermjet pushtetareve apo administruesve te pasurise,jane megahajdutet e pasurise dhe pasurive te ketij vendi….kuptohet qe 7 milion USD eshte therrime para atij ” adaleti ” qe mund te jete bere ….No problem ! tashme qellimi u arrit ; ne shqiperi mund te vjedhesh dhe te vrasesh pa te hyre gjemb ne kembe nqs je i kupoles Ramiziste….Populli…!!?? eshte bageti…!

    Reply to this comment
  3. labinot September 16, 17:32

    Vjedhja e bankes po zbardhet si nje rebus nga gazetaret dhe komentuesit,pikerisht si u vertetua skema e vrasjes se Hajdarit,nga deshmitari shtepise horror,Izet Haxhia(Jo ajo e gjykates,por ajo qe perflitej ne popull)Neser nje deshmitar i penduar do te vertetoje variantin e gazetarit Artan Hoxha(Jo atij spiunit president),se parate e vjedhura jane shume me teper dhe jane vjedhur me thase,jo neper breke!

    Reply to this comment
  4. arben September 16, 18:18

    Ore dhendrri kujt eshte ky???

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 16, 20:14

      Dyshimet logjike të z. Habjon i kam pasur edhe vetë qysh në fillim por për shkak të mungesës se njohurive financiare profesionale e lashë me kaq? Çështja e “vetëdorzimit” fsheh shumë enigma dhe Habjoni iu futet atyre mjeshtërisht. Asnjë gazetar me parë nuk e ka kapur pale analizuar këtë çështje!? Ore pse fjala vjen nuk u arratis ky bitraj? Mund të shkonte në beograd te miqtë e saliut dhe nuk e gjente dot kërkush!? Para kishte për 100 vjet? Alibia e kazinove nuk qëndron? E ka qepur keq bitraj apo skenaristët e tij të vetëdorëzimit !?? Nderime Habjon, kini kapur një detaj të hollë të cilin tani do ta përqafojnë të gjithe gazetarët dhe, imagjinoj dhe momentin kur disa prej tyre do të thonë “e kapa unë i pari këtë detaj”? Tung!

      Reply to this comment
  5. dani September 16, 21:48

    E njejta skeme u be edhe per vjedhjen e floririt,trebickes,santos,konomit.,,……..,??????!

    Reply to this comment
  6. Drini i Bardhe s'ka me u ndal edhe ne qofte se Sali Berisha vdes me ata dy gishta !! September 17, 06:31

    Edhe me nje gje beje cudi – Ka komentues te shumte qe si ne keto gjera qe ndodhin gjithenje theksin e vejne te koha Ramizjane apo Enverizmi ! Po ne ate kohe po te beheshin skandale te tilla e gjithe Shqiperia dridhej nga vendi dhe kriminel te tille shkonin ne luihaj me qafe dhe syte u dilnin kokruk , gjuha nje meter ! Une per vehte si ish komunist i ushqyer me buke misri te djegur ne furren e kooperatives me tek komunizmi i kohes se Enver djalit apo trimit mbi te gjie trimat e Shqiptarise as qe me shkon mendja , jo se e quaj te keq kete ish udheheqes te madh te popullit shqiptar , por gjithenje me vjen ne mendje ajo buka e misrit ku skishim me shka ta percjellnim vec dometeve te jeshilta turshije . Mua qe ta dine te gjithe me pelqen ,sot per sot ai lloj komunizmi qe sot ka ndertuar ANGLIA , te cilin e kam pa vet me sy te mi ne 2006 kur isha per vizite atje , ku njerzit qe nuk ishin te afte te punonin apo nuk kishin pune te gjetur , shteti i paguante ata me nje perkrahje ne para me te madhe se rroga mesatare e nje zyrtari ne Shqiperi . Ne kete vend kishte gjete ate zgjidhjen parulla e kohes se shkuar tek ne , se ne komunizem shkohet kur njerzit do punojne sa te kene aftesi dhe do marrin sa te kene nevoje , gjithesesi edhe atje pa e ekzagjeruar kishte dhe ndonje me ndergjegje te lekundur por keta ishin ekzemplar te vecante me shume turq apo rumune . Per te dalur edhe njehere tek ajo qe behen krahasimet vetem kur jemi para fenomenesh negative me kohen e shkuar , kjo me duker gabim i madh e qe behet me qellim te keq per te mbuluar gjerat e liga te njerzeve te ke keqinje qe drejtojne politiken shqiptare ne rruge e hulli qe u shkojne per shtat vetem te huajve dhe atyre ambasadorve qe e duan vendin tone mysliman SHQIP- ANADOLLOK TE KOHES SE KALIFATEVE FEUDAL ME NJEQIND GRA A KURVA SI DO QE TEJENE MJAFTON QE EDHE ATA TE GJEJNE NDONJE …..KAFSHATE ATY …. keshtu te corditur e pa rruge dalje e shprese DO MBATEMI DERI SA TE FILLOJNE TE LINDIN PERSERI TRIMA SI AVNI RUSTEMI QE PUNET E GJYKATESVE TE KORRUPTUAR T’I ZGJIDHIN ME BURRERI E TRIMERI TE KOHES SONE ! .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*