A është zemëruar DITA me Edi Ramën

July 13, 2018 04:13

A është zemëruar DITA me Edi Ramën

Nga Alban Dabulla*

“Qeveria Rama”, shkruante një replikues në debatin e hapur së fundmi në gazetën DITA, “është qeveria më e mirë e 27 viteve të fundit”.

E kam ndeshur këto ditë jo pak herë një mendim të tillë, si edhe habinë, përse DITA e cila si pak të tjerë ka dhënë mbështetjen e saj për heqjen qafe të një qeverie si ajo e Berishës, tani, kur Edi Rama po hyn në vitin e dytë të pushtetit të tij të mandatit të dytë, hap një debat të tillë.

Edhe sikur të jetë qeveria më e mirë e 27 viteve të fundit nuk do të thotë domosdo që është qeveria që shqiptarët kanë pritur dhe që e meritojnë ta kenë. DITA, jo vetëm stafi i saj, por edhe njerëzit që e lexojnë atë, duan dhe kërkojnë më shumë pikërisht sepse i kanë besuar Ramës si kurrë ndonjëherë dhe siç është e logjikshme, edhe pritjen e kanë patur të pashoqe.

Vitin e shkuar, njerëzit thuajse në të gjithë vendin, në një hapësirë të habitshme gjeopolitike, i besuan Edi Ramës dhe socialistëve një pushtet të cilin nuk ja kishin dhënë askujt tjetër në kushte normale. Për më tepër ja dhanë pas një mandati provë, ku jo çdo gjë shkëlqeu.

Katër vite më parë ata kishin menduar me të drejtë se disa nga gjëmat berishiane do të fundoseshin, bashkë me Prishësin e madh të Shtetit, pra ndëshkimi i së keqes do të ishte premtimi i madh i mbajtur i Edi Ramës. Kjo nuk ndodhi. E megjithatë besimi tek njeriu ishte më i fuqishëm se tek politikani dhe Edi Ramës iu dha mandati i dytë.

Tani, një vit iku, përpara Edi Ramës kanë mbetur edhe tri vite të tjera. Koha ikën më shpejt nga sa e mendojnë politikanët, por më ngadalë se sa shpresat e njerëzve. Nëse DITA mendon se këto ritme duhen të jenë ndryshe, më të fuqishme dhe më të detajuara se deri tani, kjo nuk krijon një hendek mes saj dhe qeverisë, megjithëse detyra e një medie serioze është gjithnjë e njëjtë; të jetë opozita e qeverisë, edhe nëse e ka mbështetur atë. Këtë po bën edhe DITA. Po e bën me ndërgjegje, pa asnjë kompleks pushteti apo inat. Është normale dhe e arsyeshme.

Të mos e thuash të vërtetën, ta reduktosh atë, të bësh symbyllurin, të jesh i shurdhër kur kambanat po bien, të dëshmosh se oligarkët financiarë po shemben, kur ato po lulëzojnë si më parë, të mos jesh pranë atij që vuan dhe kërkon dritën, të bësh dëshmi të rreme, për hir të pushtetit, asnjëra nga këto nuk e bën gazetën më të besuar, por as nuk e ndihmon një qeveri, të cilën, nga të vetët, tashmë e ka rrethuar heshtja dhe miratimi i verbër.

Natyrisht që askush nuk e krahason Edi Ramën me Sali Berishën. Çdo krahasim me Berishën çalon, por përsëri, kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dikush mendon se Rama është më i mirë se Berisha se nuk ka hedhur njerëz në erë në Gërdec, se nuk ka vrarë në një tjetër 21 janar, se nuk ka qenë kurrë organizator i një grushti shteti, si i 14 shtatorit 1998, se nuk qëndron pas vrasjeve mafioze, si ato në Tropojë, se nuk ka krijuar tani për tani një humnerë financiare si e Berishës e vitit 2013 apo piramidat e shkatërrimit – të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme për të bërë një paralele mes këtyre të dyve që sot dominojnë politikën.

Por njerëzit nuk kanë pritur një Berishë ndryshe, por një Edi Ramë të aftë të përmbysë atë botë berishiste, në thelbin e saj antikombëtare, kanë pritur dhe presin jo vetëm ëndrrën dhe shpresën, por realizimin.

Përse DITA e hapi këtë debat, i cili gjithnjë sipas mendimit tim, ishte e vazhdon të jetë i domosdoshëm?

Së pari, ajo, por edhe analistët e saj, nuk kanë asnjë mëri me qeverinë si strukturë, por me punën joefektive të saj. Qeveria nuk është tabu, nuk janë të gjithë engjëllorë dhe të paprekshëm. Disa nga ministrat e kësaj qeverie janë bërë si kalorës fluturakë, që më shumë merren me fluturime pindarike se sa me gjëra reale dhe të prekshme. Disa janë të korruptuar.

Së dyti, Dita dhe analistët e saj, as nuk kanë pritur, as nuk kanë marrë dhe as nuk presin të marrin benefite nga qeveria Rama. Kjo ka qenë dhe është një temë e mbyllur. Pra, marrëdhëniet mes një medie të lirë dhe një qeverie të zgjedhur nuk janë si ato mes një kontraktori dhe zbatuesi, por si dy institucione të mëvetshme, njëra nga të cilat, media e lirë, e ka detyrim të saj për të thënë ato të vërteta, për të cilat ka mendimin se duhen thënë dhe se janë jo vetëm rrjedhë e mendimit të saj, por edhe e njerëzve që e duan dhe e lexojnë atë, për të shkuar më tej, rrjedhë e një mendimi të majtë social në politikën shqiptare.

Së treti, Dita dhe analistët e saj, ndryshe nga opozita, e cila ka më shumë resurse politike në dorë, nuk ka ngritur mendimin e saj mbi shpifje, qëllim dashakeq apo synim pushtetor. Të jesh opozitë në përkrahje është në fund të fundit, një synim fisnik, i cili edhe mund të të ftohë me struktura apo grupe që mendojnë se “qeveria është e paprekshme”, por që në fund të fundit, kur mendojnë qetësisht, janë në të njëjtën rrugë mendimi me ne.

Së katërti, DITA dhe analistët e saj mendojnë se jo gjithçka po shkon mirë në këtë qeverisje dhe do të kishin dashur të ishin të gabuar. Por, nuk janë. Në pesë vite qeverisje ka shumë boshllëqe të cilat janë vështirë të mbushen nëse vazhdon i njëjti ritëm. Të mos e thuash këtë, do të thotë të jesh, ose miop, ose lajkatar i shkallës së parë. Në pesë vite askush nuk mori përgjigjet e duhura për krimet e ndodhura gjatë qeverisjes së mëparshme. Të gjitha po futen në një thes dhe do të hidhen në lumin e kohës. Kjo do të bëjë që në të ardhmen, të kemi vazhdimisht thasë të tillë, të cilët do të mbushen me krimin politik e financiar dhe përsëri do të hidhen në det.

Së pesti, gazeta DITA dhe analistët e saj, kanë mendimin se duhet të ndryshojë vetëdija politike dhe transparenca duhet të përshkojë vendimet e qeverisë. Nuk është dinjitoze ta kesh kërkuar këtë nga një ish-pushtet oligark dhe të mos e kërkosh tani, kur në pushtet është një kryeministër, i cili ka premtuar se do të qeverisë krejt ndryshe.

Që të mos jemi pjesë e një zhgënjimi të ri në të ardhmen e afërt, është normale të rikthehemi në tema të tilla. Nuk është DITA ajo që duhet të ndërrojë mendje; është qeveria që duhet të kthehet më ballas me njerëzit, të cilët vërtet ia dhanë tepsinë, por edhe mund t’i ngrenë nga tryeza e pushtetit ende të uritur.

*Botues i Ditës

July 13, 2018 04:13
Komento

74 Komente

  1. Martini July 13, 04:49

    SI lexues i regullt i Dites jam dakort me te.As mund te krahasosh punet e Rames me Berishen. Cfare ke bere
    Berisha te mire qe qendron tashti.Rama ne krahasim me premtimet dhe besimin ka bere pak.Analiza e veprimeve Berisha e ko.cojne vetem ne konkluzionin antishqiptar.Rama jo.Rama te rise vigjilencen ndaj ndonje minjstri hajdut dhe m9s harxhoje parat e taksave per automjet etj.lluksoze per vete dhe per pilivrickat qe e rethojne.

    Reply to this comment
    • rubeola July 13, 11:11

      Rama eshte ne fazen e Kaligules.
      Eshte ai tipi qe beri kalin e vet senator.

      Reply to this comment
    • Lili July 14, 13:10

      Deshtimi n1 krahasimet idioteske ,qe te mbyllin horizontin e te mbajn ne rrethin vicioz.

      Reply to this comment
    • Preza July 17, 13:17

      Me sa kuptojme nga frazat e para te cilat kane inicuar kete shkrim te mirepritur te botuesit te gazetes tone DITA, drejtimi, gazetaret dhe analistet e angazhuar ne kete gazete, nuk jane aspak indiferente ndaj komenteve te nje sere komentuesve serioze te kesaj gazete. Ata, komentuesit, te cilet dallohen jo vetem nga emrat qe kane zgjedhur per tu identifikuar ne anonimat, por edhe per shkrimet shpesh here cilesore, edhe pse ne nje format te ngushte pak rreshtash, kane shprehur opinionet e tyre pozitive e negative, per ngjarje dhe shkrime te momentit, si dhe per ceshtje afatgjata, te tradites, politikes, kultures, dhe sidomos te sistemit te vlerave, tema keto delikate qe tranzicioni i gjate na i kthen e i rikthen ne tryezat e dites si konsum ne nje realitet te prekshem e virtual. Jane te spikatur disa komentues me qendrime pozitive, apo negative, pro apo kunder, te cilet me kulturen e te shkruarit dhe mendimet e dhena, te bejne menjehere te dallosh se shkruesi mbrapa rreshtave megjithese nuk shfaqet, ka nje portret te vetin te cilin tashme e njohin edhe komentuesit e tjere.
      Nje nga anet me pozitive tek komentuesit e gazetes DITA eshte, kultura e shfaqur ne shkrime dhe gjuha e zgjedhur e perdorur ne to. Ndryshe nga shume gazeta te tjera online, ne te cilat, komentuesit perdorin sharrje dhe fyerje nga me te ultat, tek DITA ka nje qasje tjeter e cila duhet te thellohet akoma me shume nga redaksia duke mos lejuar komente ku prishet etika.
      Pikerisht per kete komentoj here pas here tek kjo gazete. Por arsyeja kryesore qe me shtyn te lexoj dhe me pas te komentoj ne gazeten DITA eshte sepse tek komentet e kesaj gazete gjej te shprehur Opinionin Publik. Sikur edhe ne nje apo dy komente te mencura, pro apo kunder, nuk ka rendesi, menjehere e kupton se gjerat nuk jane te sheqerosura dhe se shoqeria jone duhet te kerkoje gjithnje e me shume dhe duhet te flase, te bertase dhe te ulerase, ne kerkim te te drejtave te veta te cilat garantohen me ligj, por qe shpesh nuk zbatohen.
      Ne te gjithe jemi Opinioni Publik.
      Falenderoj botuesin e DITES, dhe stafin, qe jane te vemendeshem ndaj zhvillimeve politike dhe qeverisjes, por edhe ndaj komenteve te Opinionit Publik, qe ne situata te caktuara, edhe i pa organizuar, edhe ne heshtje, VENDOS!!

      Reply to this comment
  2. artur b. July 13, 05:44

    .. dhe se gjashti, per te qene serioze dhe te sinqerte, si dhe per te ndihmuar,kritika ndaj qeverise duhet argumentuar.
    Po folet keshtu ne pergjithesi me terma te huajtura, ose do bini ne pozitat e Berishes e co ose ne pozitat e ” me ka çu nana me la gojen”.
    Deri tani me c’kemi lexuar s’jeni gjekundi.
    Ju mund ta kritikoni sa te doni se vetem laps e leter ju duhet por duhet te analizoni realisht dhe kur te gjeni dicka qe ka qene e mundur po s’eshte bere ,ateher po ,kritikoni. Po keshtu ne pergjithesi s’ju pelqen njeri. Dhe mos harroni se lexuesi shikon edhe punen e Rames edhe kritikat tuaja dhe gjykon vete. Apo jo z. botues?

    Reply to this comment
    • Hamit Kavaja July 13, 15:41

      Nese ty artur b. je Edi R apo ndonje nga stafi i tij, ben mire te nbash shenim e jo te kerkosh prova.
      Sepse ja nje prove qe po ta them une: Kryeministri tha se “…do te zbardhej 21 Janari dhe pergjegjesit do dilnin para ligjit…” Ku jane sot pergjegjesit? bredhin dhe bejne karshillek.
      Nese thua se nuk arreseston njeri kryeministri, pse genjeu publikisht kryeministri ?????.
      Sepse donte pushtet me genjeshtra. etj. etj.
      Dabulla mos hiq asnje germe. BRAVO !

      Reply to this comment
  3. Arber I July 13, 05:52

    Edi Rama nuk duhet ta ndaje kurre pushtetin me hajdutet me blloqe!

    Reply to this comment
    • Pjeter Bubaj July 13, 09:15

      Ne lexuesit e gazetēs DITA, ndjekim me vēmendje debatin mbi punën e qeverisë Rama-2 dhe e vlerēsojmē kētē si njē punē kolosale tē kēsaj gazete politiko-analitike. E dijmē se ky debat I bën shumē mirē qeverisē pasi nuk ēshtē denigrues por zhvillues.Tē metat e ç’do qeverie duhet të ekspozohen dhe kēto po bën edhe dita, e cila e ka mbēshtetur e propaganduar programin e qeverisē, ndaj, me shkrimet e saj pret edhe rezultatet ndaj vendit dhe votuesve tē saj.Shqetēsimi me I madh nga lexuesit e Ditë-s ēshtē pēr mosveprimin e gjyqēsorit shqiptar, pasi pa funksionimin e tij, qeveria nuk mund tē realizojē premtimet e saj, pasi pushtetet janē tē ndara.Nga ky mos veprim I gjyqēsorit opozita e bēn gojēn çorap kundēr realizimeve të qeverisē vetēm e vetëm pēr tē errēsuar ç’do arritje.Kētu, pra shqetēsohet elektorati pasi bēmave tē opozitēs u ka bērē me kohē akt- padinē pēr krimet monstruoze qē prej ardhjes sē saj nē skenēn politike shqiptare dhe pa dhenjën llogari tē saj nē bankēn e tē akuzuarve nuk ka shpresē qē vendi tē ecē pērpara.Debatin e presim me vēmendje qē tē zhvillohet me I fortē qē problemet qē ka vendi tē ekspizohen sa mē shumē qē dhe opozita tē dalē lakuriq pēr bēmat e saj 28 vjeçare.Kaq pēr kētē rradhē sa për t’u solidarizuar me debatin duke falënderuar teoricienet qē prononcohen e kontribuojnē tek gazeta jonē Dita.Me Ramēn dita nuk ka pse tē zemērohet por e kērkon qē ky tē bējē maksimumin e mundēsive tē tij pēr ti dhenē zhvillim vendit dhe popullit shqiptar si udhēheqēsi mē I mirē I viteve tē tranzicionit dhe faktet flasin vetē

      Reply to this comment
  4. Anjeza July 13, 06:38

    Gjuha e perdorur ne kete artikull eshte shume e bute per te pershkruar ate qe kjo qeveri po ben. “jo gjithçka po shkon mirë në këtë qeverisje” ndryshon nga ajo qe po ndodh vertete qe ka nga nje skandal dhe shkelje te ligjeve cdo jave. E njejta firme Kastrati sapo mori aeroportin e Kukesit dhe rrugen e Kombit qe do te thote per dekadat e ardhshme do peshkoje mire 2 here cdo qytetar qe ulet ne Kukes e do te mberrije ne pjesen tjeter te Shqiperise. Shume pak u fol ne media per kete. Dje u be protesta e teatrit dhe ju vetem demoralizoni protesten duke permendur sa pak protestues kishte. Edhe ju gazetaret apo botuesit e Dites jetoni ne te njejtin realitet te eger si ne te tjeret. Keni rastin me te mire per ta vene kete qeveri me shpatulla pas murit. Mos e humbisni kete rast dhe do merrni vleresimin e duhur nga lexuesit

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 13:14

      Angjeza,
      Ate qe e humbi kastrati me rrugen,do e dhjefishoje me aeroportin,mire e ke kap ´kapjen’ e shtetit nga oligarket…
      Nuk kemi shtet per me ba nje pune aq te thjesht sa vendosnjen e sportelave aty,se aeroporti eshte aty .

      Reply to this comment
  5. N.VJOSA July 13, 07:23

    Te shtrosh pyetjen se a eshte zemruar DITA me Edi Ramen, per mua pyetja eshte shtruar gabim.
    Gazeta nuk ka pse te shikoje oreksin e Rames, por Oreksin e Opinionit publik. Dhe Opinionin publik ajo ka menyrat e saj se si e teston.
    Eshte e natyrshme qe Gazeta te perkrah Ramen, per sa kohe ate e pekrah Populli dhe per sa kohe Shqiperia ka nje Opozite mizerrabel.
    Ramen e favorizon Puna e tij dhe e stafit qe drejton.
    A drejton mire.?
    Kushdo mund te jape mendimin e vet si person, por nuk duhet harruar se Gazeta eshte ne rruge te mbare kur ajo shpreh Opinionin e Popullit.Natyrisht edhe te Opozites, por gjithnje duke thene ate frazen e arte, “sipas mendimit te Opozites, Lulushit, Mones, xha Saliut…”
    dmth Gazeta eshte pasqyre e Opinionit, por vetem kur eshte e faktuar forte dhe e bindur tek e Verteta mund te marre pozicionin e vet.
    Une e lexoj DITA-n qe prej dites se pare qe ka pare driten e botimit. Por e lexoj edhe se kam nje Opinion shume te mire per Kryeredaktorin e saj, te cilin e kam ndjekur qe kur ish tek Shekulli dhe deri sa e braktisi ate per gabime dhe faje te botuesit te saj.
    Opinioni im eshte se DITA eshte me e kualifikuar, por Tema psh eshte me e kujdesshme ne politiken e saj.Se edhe Gazeta ka politiken e vet.Per sa kohe populli mbeshtet Qeverine, pamvarsisht te metave, edhe Gazeta duhet te ruaje raportet me Popullin, Opinionin.
    Le pastaj kur ka te beje me nje Opozite sharlatanesh qe Perendi te tyre kane Genjeshtren dhe jo te verteten.
    Secili krahe i politikes kerkon ta kete gazeten ne anen e vet, por Gazeta e mire ka per Perendi te Verteten!

    Zoti Dabulla,
    Beso tek Kryeredaktori dhe stafi Gazetes.Thano eshte nje autoritet i Medies shqiptare qe nuk e humbet ekuilibrin. Ai di cfare ben.
    Edhe Rama, pamvarsisht te metave, per mua eshte ne rruge te drejte.
    Shume njerez thone pse nuk denon Saliun dhe shpuren e tij .
    Reforma ne drejtesi eshte ne proces dhe shyqyr Zotit qe ate e kane marre ne dore Amerikanet dhe Europianet.Do kohen e vet Drejtesia qe te presim prej saj te kthehet ne pushtetin e vet te pamvarur dhe te dobishem per te gjithe.
    Rama eshte mjeshter i kompromisit.Dhe pa kompromis nuk mund te qeveriset.
    Edhe une jam i paduruar dhe dua ta shohe Sali Monstren para togave te zeza. Por kete e ben vetem Drejtesia dhe jo politikanet…
    Po te qe per politikanet ata do hanin njeritjetrin si kanibalet…

    Nderime dhe Respekt Botuesit te DITA-s , Lokomotives se Gazetave shqiptare!…

    Reply to this comment
    • One13 July 13, 09:23

      Shqiperise i duhet nje diktature nja 10 vjet t mira.
      Derisa t futen gjithe djajte prwpe ne shishe. Rama e ka mendjen per estetike dhe filologji, po aty duhet lufte dhembe per dhembe me te keqen.
      Une nuk ia njoh Rames pikat e dobeta ama e di qe cdo lloj pushteti absolut e tjeterson njeriun. Dhe ai vend nuk ka opozite keshtu qe njerezit nuk kane sy te shohin te verteten, sepse mes tyre dhe te vertetes se Rames ndodhet nje kerme me emrin Sali dhe pjellat e tij te neveritshme.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 13, 10:01

        One13
        ke shumë të drejtë or njeri!!
        plotësisht të drejtë,1 mln përqin të drejtë!!
        POOOOOOOOOOOOOR kush të garanton ty se ata që do të jenë DIKTATORË/I do të jenë njerëz të ndershëm!!se diktatori do të jetë i ndershëm dhe do të punojë vetëm për popull dhe shqipëri??
        se ata që do të zgjedhë diktatori do të jenë dhe ata po aq të ndershëm sa dhe diktatori i ndershëm dhe atdhetar????????
        përse fleisni hajvanllëqe mor njerëz??
        përse slisni si e jëma e zeqos në majë të thanës??
        në faktt ajo si prishte punë njeriu!!

        Reply to this comment
        • Orteku i Fekenit July 13, 12:03

          Censura! I ben halli njerzit ta kthejn koken prap nga diktatura! E ka mire Ben Duka kur thote qe duhet pak vullnet!Edi nuk ka opozite te hajrit dhe pjsa me e madhe e elektoratit ben tifozeri! Edi nuk i ben dot ligjet vete! Mundohet te rregulloje te ardhurat e shtetit e nuk e lene.
          Faren e kriminalitet qe perpiqet te luftoje e mbollen te tjere dhe pak te gjithe ne ! Ka shume njerez me kobure ne brez.Kur vjen puna per taksat ka shum qe s’paguajn hotele restorante bare etj! E lehte t’ja hedhesh fajin politikes e qeverrise.! Nejse mos ta bejm carcaf!
          An

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 July 13, 16:39

            ortek
            pra sipas teje duhet të kemi diktator edin??
            sepse nuk e lënë të tjerët të bëjë punën e tij??
            sepse e detyojnë të përgjigjet tërë ditën në facebythë??
            sepse po të kishte gjithçka në dorë do të na bënte të hanim me lugë floriri??
            feken vëllai,ky është një diktator pa BOLE,por nuk duhet të jetë një diktator i vërtetë!!
            e di përse?
            sepse frikacaku që ka pushtet është i tmerrshëm!diktatori frikacak është dhe më i tmerrshëm!!
            ky është koqja e frikacakut dhe një kokër debili!!
            e keqja është se nga sokrati ka mësuar të kundërtën e asaj që thoshte ai!!
            ky i di të gjitha!!
            ps:për atë punën e çarçafit ke të drejtë!!

    • BLACK SWAN July 13, 10:49

      Neti;
      dhe e ke mese te drejte,
      si do zemerohet Dita me E’Dramen ??
      as ti nuk zemerohesh dot
      Pooooo, aty rri te reforma, se gjithe amerikanet e sidomos europianet, me Juncker qe i merren kembet, aty e kane mendjen,
      8 vjet i bere ti, e tani e kane radhen ata do thote Europa, se kte reforme njohin ata (rotacion pushteti e mos na çani kaptinen) keshtuqe do apo s’do ti, Saliun aty e ke, sa te bej ditet Ramiu… nqs do saliu tu lere, se kur nuk do dhe ju ka perzene 😛

      Reply to this comment
      • Sallakja July 13, 11:39

        Mos e prek Netin, eshte thesar, shiko si e mbyll komentin :
        Nderime… lokomotives..
        Po te kesh nevoje te lexosh budalliqe di alto livello, lexo Netin…..argetohesh

        Reply to this comment
        • N. July 13, 12:14

          Sallo, und e them ne pergjegjesi:
          Kur te ka te ka lindur Joteme, ke lindur gjysmak dhe gjysmak ke mbetur, nuk të marr seriozisht…

          Reply to this comment
      • N. July 13, 11:41

        Nuk eshte Junkeri “europianet”!
        BE- ja ka nje aparat gjigant!
        E pashe Junkerin ne vidio…
        Keshtu si ka katandisur, e shtyn a nuk e shtyn vitin… Po edhe shoket e vet nuk i flasin, se e njohin dhe nuk korigjojne dot gje…edhe respekti per te kaluaren e tij dhe nuk duane ta perzene me shkelma…, nuk e marrin seriozisht….( kujdes per vehte ti Korbecke, se mos pi ndonje gje nga ato te ndaluarat, se qesh si shume, nga njehere… edhe keto simbolet mos i fut me vend e pavend…!)

        Reply to this comment
        • One 13 July 14, 09:53

          Anticensure
          Kur fola per diktatore kisha parasysh tipat si Putin dhe Erdogan. Dmth autoritare por te suksesshem ne ekonomi. Me mire me pak te drejta civile dhe me shume rend e mireqenie, se ky mish mashi i sotem shqiptar qe te neveritet ai vend i bukur nga rrugaceria politike, zaptuesit, i dhunshmi qe fiton gjithmone, varferia, injoranca, etj etj

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 July 16, 09:01

            One 13
            “Kur fola per diktatore kisha parasysh tipat si Putin dhe Erdogan. Dmth autoritare por te suksesshem ne ekonomi.”
            uuuuaaauuuuuuuu,për këta e kishe fjalën??kësaj nuk i rash në fije unë!!unë kujtoja se deshe ndonjë diktator vëndas,sepse këta tanët nuk ja vlejnë për diktatorë,të jashtmit janë me vlerë!!
            po si mor shpirt putini dhe erdogani na qënkan diktatorë të mirë!?se dajakun nuk e shkarkojnë në kurrizin tënd??se dhunën e tyre e pësojnë të tjerët dhe jo ti??
            pyet një herë njerëzit që jetojnë në turqi e rusi e do të shohësh se që të dy janë të dhunshëm dhe se popujt e tyre nuk i duan!!
            ne,shqipot themi këto 30 vitet e fundit se kemi pasur diktaturën më të egër që ka pasur bota,por harrojmë se flasim vetëm për atë që kemi provuar dhe jo për ato që kanë provuar të tjerët!!
            One 13
            diktatura është diktaturë!në fillim bën disa gjëra të mira,por fundi është gjithnjë katastrofal!!sepse çmënduria e atyre njerëzve që ngrënë këto diktatura bën që të çbëhet tëra ajo që kanë ngritur!!
            deri më sotë kemi parë vetëm një diktaturë të “mirë”një diktaturë që ka punuar për vëdnin!specifika e kësaj diktature është se nuk është diktaturë individi ose e trashëguar!atje “diktatori”ndryshohet,zgjidhet kohë pas kohe!!flas për kinën!!
            demokracia është një rrugë e gjatë,është një sistem që duhet të mësohet,të ambientohet njeriu!rezultatet i jep ngadalë dhe të shtrira në kohë të gjatë!!diktatura rezultatet i ka të shpejta por të dhunëshme!mësimi i ngulitur me dhunë del po aq shpejt sa ka hyrë!!e provuam fare mirë në shqipëri!!tërë ai rregull e disiplinë që ishte ngulitur me dhunë gjat komunizmit u zhduk brënda disa muajsh!!
            diktatura të mbush barkun,o One 13,por dhe ta bën kurrizin më të butë se barku!!

  6. Tartufi July 13, 07:36

    Kjo gazete nuk ka pse te ndroj mendjen dhe ndergjegjen e
    saj.
    E para,, gjithe mbeturina e te shkuares me ne krye kapterat e bunkerrit,, do t ju largohen si [ revizoniste ]
    E dyta gjythe idioterija qe eshte krijuar te ndjek mashtrusin se ju premton, nuk do ta bleje dhe lexoje me kete gazete si gazete qe nuk e ka vleren e [ zerit te
    popullit ] qe ne I thoshnim [ zeri I bythes ] qe ne te vertete ajo gazete qe nje ze I bythes .
    E treat ,, ne qe jemi krijuar te mos besojme asnje mbeturine te Komunizmit per te qeverisur kete milet,neqofte se ju ndrishoni ne ndergjegjen tuaj si gazete,,, neve nuk na ngelet vend me ketu,, se nuk na
    ngelet per te diskutuar dicka me me kete ndergjegje te
    ndrishuar. Neve do te na shkulet nga ndergjegjija e re tuaja [ argetimi ] koha e bukur qe kalojme me hajvanerine, qe dhe pas shtipjes dhe degjenerimit 70 vjecar te kesaj jete,,, jane po ata te mjere te djeshem ,qe ligjerojne ne kete gazete te lumturise se tyre.
    Dhe e pesta ,, neve qe jemi ne kundershtim te forms tuaj te ndergjegjes ,, jo te majte ,,,por konservatore te
    mjeruar te majte,, do te kemi problem,,, ku do ta shikojme [ pederastin Enver ] ne faqen e ndonje gazete ? se vetem gazeta tuaj ne 7 dite te javes ,, 5 dite
    eshte ne faqen e pare,, si simbolin e paqes dhe te lirise.
    Do t ju lutemi mos na hiqni gezimin dhe argetimin ,dhe
    sikur te ndrishoni,,, ky popull eshte I mbushur me lloj e lloj bacilesh sklleverish qe duan dhjetra vite te pastrohen.

    Reply to this comment
  7. ETHEM July 13, 07:37

    KETO DITE NE D I T A PO LEXOJME SHUME ANALIST TE NJOHUR TE SAJ QE TE “KRYQEZOJNE”PUNEN E QEVERISE RAMA 1,2.KRITIKA E PUNEVE TE PA-BERA MIRE ESHTE NORMALE.”SE NJERZ TE PA-GABUESHEM NUK KA E NUK MUND TE KET,I MENÇEM ESHTE AI QE BENE GABIME..JO TE RENDA DHE DIN TE KIRIGJOHET”.NE KETE SENS D I T A BEN MIRE QE KORKON TI KORIGJOJE SHENJESTREN QEVERISE RAMA DHE BEN MIRE.MGA
    QEVERIA AKTUALE POPULLI PRET ME SHUME,NDONSE ESHTE ME E MIRA NE 28 VITE.DHE NUK KA TE KRAHASUAR ME QEVERIT E QOFTELARGUT TE VIÇIDOLIT.
    UNE SI I MAJT 100 KARATESH PER ME SHUME SE 50 VJET E VOTOJ ATE.SE A MAJTA PERFAQSON SHTRESEN E PA-PRIVILEGJUAR.DHE KETU UNE JAM KRITIK PER KETE QEVERI.SEPSE:
    1- PENSIONET DHE NDIHMA EKONOMIKE JANE TE ULTA DHE RRITJA ME 2.8% ISHTE GENJESHTER E RADHES.
    2.SE INFORMALITETI ESHTE I LARTE NE TE GJITHA HALLKAT.DREJTUESIT E PUNONJESVE NE SHTET E PRIVAT NUK PAGUAJNE SIGURACIONET,NE TE GJITHA RRJETET E SHEBIMIT TREGETAR NUK MERRET E JEPET KOPONI TATIMOR.
    3-INFRASTUKTURA RRUGORE NUK FILLOJ NE KOHEN E DUHUR POR KUR NJERZIT FILLUAN PLAZHIN DHE DISA ZONA NGELEL SI ME PARE.
    4-DISA DIGASTERE NUK U PERGJIGJEN MIRE TE PORTALI “SHQIPERIA QE DUM”.SE LEXUAM QE MBI 40 KUADRO TE LARTA KANE ” MARRE ” DIPLLOMA JASHTE VENDIT SIKURSE 900 ITALIAN PA QENE ASNJE DIT KETU.KETU PERFSHIHEJ DHE LUL BASHA-HOLLANDEZI.SHKROVA E NUK MU DHA PERGJIGJE FARE E JO PAS 10 DITEVE.
    4-PREMTIMI I DHEN NGA RAMA SE..DO SHKUL NGA RRENJET BERISHIZMIN…DESHTOI.SESPSE NUK FUNKSIONON DREJTESIA.KJO DREJTESI KA QENE, ESHTE DHE DO TE JET BERISHISTE E EDUKUAR NE KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE.KETE RAMA E DINTE DHE E DI.DHE VETINGU PO ZGJAT TEJ MASE DHE PREMTIMI I RAMES,NDONSE ESHTE QELLIM-MIRE..NUK REALIZOHET DERI NE 2021.NE KRTO KUSHTE RAMA DUHET TE MBLEDH MENDJEN ME MIRE SE POPULLI KERKON QE TE BEHET DREJTESIA QE DUAN.PASI ESHTE BERE BATERDIA ME PRONAT SIDOMOS.
    5-FAKTI QE SB DEL HAPUR NE TV E THOT SE”…DO E VRISTE KRYETARIN E OPOZITES NESE DO E KISHTE PARE ME GJAT NE SHESH..”ESHTE NJE SKABDAL BOTEROR TE BERE NGA NJE POLITIKAN SI AI.DHE KY NJERI KA 28 VJET QE SHANTAZHON E NUK VIHET PARA DREJTESISE.DHE KY NJERI NUK NDRYSHON SA TE JET GJALL.KY, JO VETEM PD-NE POR DHE MILITANTETE QE E PASOJNE I KA FUTUR NE KONTRADITA ANTAGONISTE ME POPULLIN DHE QEVERIT E MAJTA DHE JO VETEM BRENDA VENDIT POR DHE NE ARENEN ND/KOMBETARE SA QE PO ÇUDITEN ME KETE NJERI,PARTI E KETE VEND.FAKTI QE PER HAPJEN E NEGOCIATAVE NGA BERISHIZMI U BE GURGULEJA PER TA PENGUAR MARRJEN E STATUDIT TREGON SE PD KA SABOTUAR QEVERIN E MAJT PER 5 VJET RRESHT DHE PO VAZHDON TA BEJ KETE.
    NE KETO KUSHTE RAMA KA PUNUAR DHE PO PUNON SI NE RRETHIM DHE DERI TASHME KA BERE MAKSIMUMIN E MUDMND SHEM.DHE KAM BESIM SE DO BEJE ME SHUME.KY DHE VETEM KY MUNDET TA BEJE KETE VEBD.TJETER NJERI NUK DO TE KET HE-PER-HE.

    Reply to this comment
  8. Guri July 13, 07:45

    Kjo, dhe analizat e meparshme lidhur me qeverisjen, eshte nje kambane, se ciles qeveria duhet, jo vetem t’i degjoje zerin, por ta vere “vath ne vesh” ne qofte se premtimet qe pati bere i kishte seriozisht, ne te kundert edhe ajo do marre damken e parardhseve.

    Reply to this comment
  9. orli July 13, 08:10

    Shqiptaret meritojne berishen (jo te gjithe, vetem shqupistat) te vjedhin bashke me te, te shpifin bashke me te, te tradhtojne bashke me te, shkaterrojne bashke me te!

    Reply to this comment
  10. Claus July 13, 08:26

    Perse, ju zoteri, botues i Dita-s, dhe gazetaret e saj, pse keni marre ne mbrotje Qeverine socialiste ne te gjitha rastet e skandaleve te medha korruptivo-kriminale qe kane tronditur , jov etem opinionin publik shqiptar, por edhe ate boteror?!
    Pse gazeta juaj, me editorialet, dhe gazetaret e analistet tuaj, jo vetem qe heshten ndaj krimit me te madh shteteror, atij te kanabizimit te Shqiperise, por kane dale hapur ne mbrotje te Qeverise me shkrime te pafundme ne keto 5 vite qeverisje?!
    Nuk eshte e nevojshme qe ti rendisim ketu te gjitha rastet e skandaleve te panumerta te qeverise Rama keto 5 vite, kur ju dhe gazetaret tuaj, jo vetem qe keni mbajtur anen e qeverise, por jeni treguar me te Zellshmit ne shtypin shqiptar, ne mbrojtjen e saj dhe aferave korruptive te njerezve te saj.
    Natyrisht, qe ky koment me shume se per botuesin Dabulla, eshte per ata, medemek, intelektuale, gazetare e analiste “te pavarur” te kesaj gazete, qe ne gjithe keto 5 vite qeverisjeje mizerabel socialistesh, kane bere apologjine e aferave te saj korruptivo-kriminale.
    Bah, edhe une c’merrem me enveriste te pandreqshem!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 13, 10:15

      klojsi
      këto kritikat e fundit,po ti marim si të pastra,më kanë pëlqyer shumë!!janë ato që duhet të bëjë një medje e pavarur!!
      ky shkrim gjithashtu,është një shkrim shumë civil dhe i duhur.shkrim që i jep një drejtim shoqëirsë tonë!shkrim që i thotë se kritika është bazë e demokracisë!bythlëpirja është themel i diktaturës!!
      POR,unë personalisht duke bërë llogaritë e kohëve të shkuara,këto 5 e më shumë vite,duke mos ju besuar asnjëherë lajkave(qoftë dhe kur në pamje të parë duken si sharje),mendoj se e tëra kjo nuk është e vërtetë!!
      se e tëra kjo është një farsë e re,e vjetër sa të tjerat,por e re për momentin,një lojë që do të dalë ndryshe nesër!!me një fjalë “qemane e nastradinit”të cilës i dëgjohet muzika “nesër”!!
      në këtë mënyrë kanë vepruar tipa të tillë si braçe,majko,ben duka e ndonjë tjetër i nivelit më të ulët!kritikues “të ashpër” për gjëra koti dhe mbrojtës të thekur për pisllëqe të mëdha,çorroditës të masës sa herë qeveria ka pasur probleme!!
      unë mendoj se kësaj vale “kritikash”,që sidoqoftë janë të mira dhe të drejta,do tu pasojë një valë mbrojtjeje të ndonjë pisllëku të madh!!të njëjtit njerëz,me ndonjë përjashtim të vogël,do të lëshohen si hijena për të mbrojtur hjenën MËMË!
      ka disa variante,që për mendimin tim ne si popull ose si komb na prishin jashtëzakonisht punë.
      dy janë kryesorët:
      -agresioni erdoganist!
      -marrveshja me gërkun!!
      shpresoj që të jem gabim dhe tërë kjo valë kritikash të jetë një nisje e re për inteligjencën shqiptare!shpresoj që kjo inteligjencë,pasi arriti fundin, të ketë kuptuar se nuk mund të vazhdohet gjithnjë kështu!!

      Reply to this comment
    • Claus July 13, 10:24

      Me ke kursyer nje koment “adash-Claus”. Ne pergjithesi jam dakord me ato qe thua, vetem me ate shprehjen e fundit kam pak sekelldi.
      Eshte fjala per ate “enveriste te pandreqshem”.

      E ku ndreqet enveristi?
      Enveristi ndreqet sa ndreqet Sali Berisha.
      Besoj se ne kete jemi po ashtu dakort.

      Komenti im do te vijoje ne nje kohe te pershtatshme, per kete te jesh i sigurte dhe shiko se mos te shpeton, he te kam rixha.

      Reply to this comment
  11. Arben July 13, 08:30

    Per mua Rama eshte dorezuar. Saliun n burg nuk po e permend me askush po as minimalisht Boden apo ndonje Imam e ndonje tjeter qe ben namin kur ishin n pushtet.
    Po kta me sa duket vjedhin vet. Si Beqja me shoke. Fjale kemi degjuar edhe per vellan e kryeministrit qe po ben ate qe bente sikur Zeni me Argiten. Llafe qofshin

    Reply to this comment
  12. malo qoshku July 13, 09:33

    I nderuar zoti botues. Jam nje lexues i rregullt i gazetes Tuaj dhe u vleresoj si staf objektiv ne trajtimin e problemeve me te rendesishme qe shqetesojne shqiptaret.
    Por mendoj se para se te merreni me Qeverine duhet te merreni me gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar.
    Ne lajmet e megjezit degjova keqardhje per nje prokuror i cili kaloi vetingun si i “varfer”, pasi kishte pasuri vetem nje banese dhe asgje tjeter. Edhe une ndjeva “keqardhje”, por jam i bindur se pas 1990 s’ka prokuror, gjykates, permbarues, hipotekues dhe avokat djalli, sidomos avokatet sekser te prokuroreve e gjyqetareve te cilet kane gjykuar ceshtje penale, qe nuk eshte mekatar i zhytur thelle ne krim e korrupsion deri ne fyt.
    Vitingasit duhet te bejne kujdes me kete kategori se jane si puna e majmunit te vogel, qe eshte me i djallezuar se babai i tij. Keta tipa jane pelivane!
    Krimi dhe padrejtesit e tranzicionit ne shumice nuk duhet ti mbuloi dheu

    Reply to this comment
  13. LUANI I VLORES July 13, 09:41

    Z.DABULLA! SKANDAL ESHTE LENIA E SALIUT E CO NE POLITIK E QEVERISJE.JA BENE MUU VEPRAT QE KAN KRYER E KRYEJNE KUNDER KETIJ VENDI E KETIJ POPULLI.QENDRIMET E TYRE DHE TANI NA TREGOJNE SE ATA E ATO, ME QENDRIMET E TYRE ANTI SHQIPTARE NA KAN DEMTUAR E PO NA DEMTOJNE ME SHUME SE ARMIQT TAN SHEKULLORE. A KEMI SHTET E SHQIPTAR PATRIOT QE T’U TREGOJNE VENDIN? DERI ME SOT JO.

    Reply to this comment
  14. Sallakja July 13, 09:44

    … ndaj krimit me te madh shteteror, ate te kanabizimit….
    Claus, qetesohu.
    Kanabizimit nuk eshte krim shteteror.
    Kanabizimi nuk eshte as krim, jo cdo thyerje ligji eshte krim.
    Po ti themi kriminel nje drogaxhiu, c’na mbetet per ti thene atij qe vret njerez ne mes te bulevard, apo ne cep te bulevardit ?

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit July 13, 10:08

      Ore ktyre te Dites mund tu thuash 1 mije gjera po sa per.kanabizimin keta kane shkruar te paret kunder Saimir Tahirit ateher kur edhe opozita i binte ende maces.me.luge ne kete ceshtje.
      Por mua.me.habit pse tani ky debat? Cfare ndodhi konkretisht? Teatri? Se ju zoti botues i keni dhene mbeshtetje deri dje prishesve te Teatrit. Megjithse aty eshte vjedhja dhe abuzimi me pushtetin sheshit. Tamam sheshit. N sheshin qendor te Tiranes. Dhe gjithe qeveria dhe deputetet qe mbrojne me zell te pashoq interesat bastarde te nje privati. Pse valle? A ndodh kjo gje pa patur vete Rama interesa te fshehta financiare? Nuk e besoj. Duhet te jesh naiv ta besosh

      Reply to this comment
  15. Gani USA July 13, 09:44

    Rama nuk ka opozite.
    As brenda se majtes ende nuk ka nje lider te ri, ndoshta Erjon Veliaj po ai i duhet Tiranes dhe nja dy a tre mandate per mendimin tim.
    Keshtu qe pa patur nje alternative politike eshte e kote qe kritikoni zoti Alban dhe stafi juaj.
    Lush eshte zgjidhja? Politikisht flas. Kete ju.nuk e thoni

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 13:32

      Gani,mos mendo se Rama nuk ka opozite

      Ka bile nje te madhe qe eshte shumica e shqiptareve se kjo qeveri eshte votuar me nje pjesmarrje shume te ulet,ma pak se 49 % qe u ba pak ma shume se 51% me bekimin e evropianeve,se ndryshe do kishin probleme,edhe n’ato 50 pc te popullit qe votoj ,Rama fitoj me nje shumice te ngushte fale koalicioneve.
      pra,prej atyre votimeve,a mendoni ju se Rama e erion veliaj,i cili eshte ne te njeten situate,kane arritur me bind ma shume njereze pro tyre nga ato qe dje nuk kane votuar, e kane arritur me forcuar blokun e tyre te votueseve?
      Jo,jo vetem nuk kane thithur njereze nga abstenuesve,po kane humbur njereze edhe ne blokun e tyre..
      Prandaj ,mos te vazhdojme mashtrimin n2 qe eshte se jashte ketyre politikane nuk kemi zgedhje tjeter. Kemi edhe shume bile, Nuk jemi te detyruar me zgedh prape keto edhe kemi detyre bile me zgedh jashte tyre.
      Kjo e shqeteson ndoshta Diten ndoshta, e cila eshte po ashtu shume e lidhur me hyqymeti….
      Kush tash ,njereze te politikes apo njereze te shoqerise shqiptare,jashte politikaneve te ketyre 2 kampeve qe deshtojne tash e 30 vite?
      Eshte ne doren tone te ndryshojme njerezet qe na qeverisin e te veme aty njereze me vlere e jo antivlera.

      Reply to this comment
  16. Mihal Xhamo July 13, 09:45

    Zoti Dabulla. Kemi 74 vite qe sukseset na shoqerojojne vit pas viti. Dikur,para vitit 1990, sukseset ishin cdo pesevjecar,packa se “ishim te gjithe ne pune perseri pas 45 vitesh mbetem populli me i varfer”.
    Pas viteve.90 perseri na shoqeroi vargu i sukseseve: Te paret,pas Gjer manise,te paret ne plotesimin e k ushteve europian e,te dalluar ne luf ten kunder krimit te organizuar,kun der kultivimit e s hperndarjes se dr ogave(edhe pse k apen tonela dhe arestohen dhjete ra shqipetare nep er bote).
    Tani,si dikur kur merrnim cmim per popu llin me te ushqier ne bote,perseri tr umbetohen cmime te para si askund ne bo te. A thu a lumturia ka zbritur ne Shqiperi?! Pse ende me propagan de? Pse nuk i shik ojme te vertetat ne sy per t’i rreg ulluar ato?

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 12:55

      Best comment of the year!
      U lumturam cdo dite nga arritjet tona prej 45shit e kendej…
      U lumturuam me çmimet nderkombtare qe Njeshat tone po marrin…apo jo?

      Tash ndoshta eshte koha te shkruajme si qytetare per deshtimet tona: te disktukojme per deshtimet tona qe ma ne fund te hapim syte e te shohim ku jemi.
      Ndoshta atehere fillojme me u ba dicka, se fillojme me u marr me ato punet qe duhet t’i regulojme, se sukseset s’kemi pse t’i regulojme apo jo?
      Eshte infantile numerimi i sukseseve,po shqipet jane mesuar me qene femije te shtypur qe me nje bonbon qemerr ,i fale gjithe dhunen dhunuesit te tij…
      Te flasim per deshtimet,jo si nje qef sadik te disave, po si shenj pjekurie,si shenj se kemi kalluar stadin infantil,kur nje kritike na idheron,si shenj se jemi qytetare ma ne fund e jo militante te verber.
      Te flasim per deshtimet,sepse kjo prek njerezit direkt e jo qeveritaret tone,te flasim per deshtimet jo se jemi kunder qeverise,po per me i treguar se ku duhet punuar ma mire,se politikanet tone jane bere jashttokesore.

      Edhe po,ketu eshte roli e detyra e gazetave qytetare,ma shume se tek renditja e sukseseve infantile,alla çmimi i qytetit te vitit,se cdo vjet behet nje qytet tjeter ma i mire se tij…

      Plus asaj,duhet nje valvul ku te shperdhje idherimi,se perndryshe volcani vlon e shkakton nje dite termet,e jemi ne keto dite ku po vlon idherimi..( edhe pse mediat alla ertv na bejne cdo gje rze e te bukur,si ne boten e perrallave,prape nje media qe illustron,stadin infantil te zhvill8mit).

      Reply to this comment
  17. Emigranti July 13, 10:10

    Zoti botues i Dites, perfytyrimi yne (kete ligj e ka pershkruar dikur Valter Lippman) mbetet prapa ngjarjeve, kerkon kohe qe t thellohet ne sensin e tyre dhe te rrok permasat.
    Do te thote qe Ramen do ta gjykojme sakte pak me vone. E verteta cilado qofte ajo zhytet po nuk mbytet. Une e di cfare eshte Rama. Edhe ju e njihni mire jam i sigurt. Po lexuesit tuaj ende jo. Do tu duhet kohe dhe mos prisni mbeshtetje per kete debat tani per tani.
    Sic ju hodhen ne gryke kur folet per Tahirin, per pushimet e tij luksoze dhe lidhjet e policise me drogen. Kaloi ca kohe perpara se te bindeshim qe ishte sic thate ju

    Reply to this comment
  18. Askush July 13, 10:17

    Ju e keni mbeshtetur edi ramen.
    Kryeredaktori i kesaj gazete ka bere te njejten gje per vite me radhe ne gazeten Shekulli.
    Dmth kontributi juaj per rritjen ne publik te edi rames eshte i dukshem per ate qe ndjemin median.
    Si te tille jeni pak te besueshem ne kete lufte qe i keni shpallur. E di qe do mbroheni duke thene Berisha. Po kur duhet te zgjedhesh te keqen me te vogel, zgjedhja jote eshte gjithsesi e keqe. E keqe me e vogel? Po nje e keqe e vogel sjell nje te keqe tjeter me te madhe e keshtu me radhe. Dhe kjo po ndodh edhe me rilindjen. Korruptimi i saj eshte i frikshem. Dhe vec kesaj po telendis njerzit qe e votuan. Rrin n pune gjith drejtorat e LSI qe kane paguar ryshfet per vendin e punes. E doni listen? E di cdo dikaster

    Reply to this comment
  19. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni July 13, 10:19

    Berisha nuk eshte nje sistem referimi i qeverisjes.
    Amerikanet i kerkuan Ramiz Alise te zgjidhte nje pasues qe do duhej te shkaterronte githe industrite, ta conte vendin ne nje kolaps ekonomik ne menyre qe masa njerezish tashme pa mjete jetese te detyroheshin te emigronin me c’do kusht, per t’i dhururar CNN-it sekuencat filmike ne sfond te komentatoreve, qe ja “mbas nje izolimi 50 vjecar njerezIt jane aq te deshperuar te largohen, sa nuk i tremb as humbja e jetes e qindra te mbyturve ne det apo te vrareve nga rojet ne kufi, keshtu qe lufta jone per permbysjen e regjimit te “Hoxhes” ishte e drejte.”

    Por plani fillimisht doli huq, sepse ne zgjedhjet e para partia e Saliu humbi, pra ata njerez qe do duhej ta urrenin aq shume komunizmin por “vetem frika i bente ta duronin”, prape votuan masivisht partine qe themeloi Enver Hoxha. Keshtu qe Ramizit ju kerkua qe urgjentisht te organizonte zgjedhje te parakohshme edhe pse ato ishin zgjedhjet me te pa manipuluara ne gjithe historine e zgjedhjeve qe do vninin me pas (se edhe s’dnin te manipulonin ende ne kete pike).

    Por Rama, si malok qe eshte i ardhur nga nje kulture qe s’ka ndertuar kurre shtet, vetem me “qeverisjen” e Saliut mund te krahasohet ne drite pozitive.

    Roli i Rames eshte ta mbaje Shqiperine sa te mundi me gjate ne kete gjendje anemike, duke i thare financat publike qe Shqiptaret me shume sakrifica ne pune poshteruese kurbetlliu mezi i mbledhin, ne “larje borxhesh qe Saliu i krijon biznesit” si dhe ne krijimin e profilit te nje vendi te kolonilizuar, ku risorset natyrore i lihen ne dispozicion te huajve, ne formen e sherbimeve turisitike, apo si “investitore strategjik me kapital te huaj”, ndersa vendasit te punojne per ta.

    Per t’i mbajtur Shqiptaret ne gjendje te topitur, i duhen edhe ato muzeumet per kriment e komunizmit, kur kapitalizmi ketu ka kryer krime monstrueze.

    Mjafton ta krahasoni Shqiperine me Serbine. Serbet vrane per nje kohe te shkurter me shume maloke se sa maloket pretendojne qe u vrane ne Shqiperi dhe as kane as u kerkon njeri te ngrene muzeume per krimet ndaj malokeve, perkundrazi, vende si Franca fusin ne burg kryeministrin e Kosoves ne respekt te vendimeve te shteti Serb.

    Serbet nuk kane ndonje Skenderbe ne historine e tyre, Shqiptaret e kane nje Skenderbe nen drejtimin e te cilit qendruan per 35 vjet te izoluar ne keshtjelle, e megjithate, Serbet nuk i njeh njeri per nje popull refugjatesh edhe pse jane i vetmi vend ne Europe i bombarduar ne kohet moderne, ndersa Shqiptaret jo vetem zene vendet e para ne listat e refugjateve, krah per krah me popuj Afrikane te destabilizuar nga lufta, por vete Rama i promovon Shqiptaret aktivisht si nje popull refugjat dhe musliman sa here i jepet mundesia.

    Ky nuk eshte udheheqesi i Shqiptareve. Ky eshte sllav qe gjate gjithe kohes ka punuar ne funksion te interesave te sllaveve, te atyre sllaveve qe mbas 10 vjetesh i dekompozuar zhvarrosen Skenderbeun.

    Reply to this comment
  20. lexues July 13, 10:19

    O zoti Dabulla duam fakte qe Rama eshte i korruptuar. Se deri tani vetem llafe. Ndonjehere duhet te merzitesh ca njerez per te bere gjene e duhur. Bejeni. Ama opinioni nuk mjafton

    Reply to this comment
  21. Gege Kosova July 13, 10:35

    Rama eshte udheheqesi me i qelluari, me i besuari nga sovrani deri tash. eshte me i pronuari edhe ne faktorin nderkombetar.Eshte me kombetari qe flet dhe vepron njesoj.Rama dhe Hahsimi jane lideret qe jane ndertuar nga populli,aktualisht nuk mund te zevendsohen me ndonje tjeter.

    Reply to this comment
    • Toske Gegu July 13, 16:03

      Ashtu te lumte! Rrofte komandanti ine dhe marrte nga ditet e tua!
      Komneti yt i ve vizen cdo lloj editoriali e sperdredhjeje me me the e te thashe. Sa te kete frymore si ty mor zoteri ky vend nuk behet. Po nuk behet fare fare.

      Reply to this comment
  22. enea fr July 13, 10:35

    Duam emra dhe fakte.
    Kush jane te korruptuarit qe ju permendni zoti dabulla?
    Ministrat me emer.
    Dhe cilet jane.oligarket qe kane ngrene me Saliun dhe tani hane me Ramen?
    Kush perfiton.ryshfete nga koncesionet??
    Nga PPP-te e famshme
    Na flisni me emra dhe fakte ndryshe mos na kerkoni angazhim sepse ajo qe shohim e degjojme ne per Ramen eshte pozitive

    Reply to this comment
  23. tradita July 13, 10:59

    Realiteti matet me objektiva dhe jo me propogande dhe llafe boshe.
    kush e antaresoj Shqiperine ne organizma nderkombetare KE, OSBE, ne Nato.
    Kush i liberalizoi vizat me Bashkimin Europian.
    Kush solli investime te huaja, TAP!Ashte Devoll, Dhe dhjetra investime ne energjitike.
    kush ndertoj te gjitha rruget.
    Kush ndertoj mbi 1700 shkolla.
    Kush ndertoj mbi 2000 ujesjellsa.
    kush 2 fishoi rrogat dhe pensionet. o sa pyetje jane. Autori i ketij shkrimi nuk u pergjigjet dot.

    Reply to this comment
    • Inovatori July 13, 11:26

      Kush mo tradita?
      Po kush e ka bere kete Shqiperi te.pajetueshme?
      Pse gjysma e shqiptareve kane ikur kurse gjysma tjeter kane ankth se do bien ne varferi?
      Pse vetem 10 shqipo kane leke ne banka sa 90 perqind e shqiptateve bashke?
      Ku i gjejne parate ish ministrat e Berishes dhe keta te Rames per luksin ku jetojne, shkollimet e femijeve jashte, qofte dhe per kostumet nga 2 mije euro qe veshin?
      Si ka mundesi vetem nje pakice ka lekure te shendetshme ne shqiperi kurse sa del pak nga qendra e Tiranes shef vetem njerrz te rrudhosur dhe te telendisur?

      Reply to this comment
  24. Zagoriti July 13, 11:04

    Zoti kryeredaktor.Ky debat qe keni nisur eshte i shendetshem per vendin dhe i ben mire qeverise ne kushtet kur opozita eshte ne gjendje mjerane. Qe vlera e analizave te punes se qeverise te jete serioze ftoni ne debat Specialiste te fushes .Turizmi,Bujqesia,Agrobiznesi,sistemi i taksave,Punesimi jane 5 fusha qe duhen trajtuar sejcila me vehte duke ftuar Specialiste te spikatur qe te analizojne te metat e te propozojne ndryshime.Trajtimi ne pergjithesi ndihmon shume pak per te analizuar punen e qeverise.

    Reply to this comment
  25. Lulusheja buze Lanes July 13, 11:21

    Me vjen per te qeshur.me ca komentues.ketu qe na jane bere si burri nenes.
    Deri dje na kane care koken me tam tame pse Dita nuk kritikonte Ramen po merej vetem me opoziten. Tani qe hapen debat kritik me Ramen deri ne nivelin e botuesit tani po te njejtet komentues lehes ham ham nisin nga vicklat pse keshtu e pse ashtu…

    Reply to this comment
  26. Çika July 13, 12:27

    Të merremi vesh qysh në fillim : krahasuar me krerët banditë e alabakë të opozitës, Rama qëndron shumë lart.
    Krahasuar me atë k/ministër që i duhet vendit , Rama qëndron shumë poshtë !
    Rama , ç’pati për të thënë e për të dhënë , i tha e i dha . Kaq ishte potenca e tij . PS , që ka shumë gjynahe para mbështetësve të saj të shumtë , si dje me degjeneratën Nano , ashtu edhe sot me snobin qesharak Rama , duhet të mendojë seriozisht zëvëndësimin e Ramës . Ndryshe ?
    Ndryshe mund t’a pësoni si me Nanon !
    Tepsia është parlamenti nga i cili del presidenti dhe të gjithë të tjerët me përjashtim të pushtetit lokal. Ja dhamë tepsinë dhe e pamë ç’llokmë i dha Metës , Vishos , Majlindës të PD , avokates familjare të Saliut që quhet Avokate Populli , Komisionin Zgjedhor , e kush i numuron të gjitha .
    Singapori në vitet 60-të ishte , ndoshta më keq se Shqipëria sot dhe ku ndodhet sot – është në 4-5 vëndet me standartin më të lartë në Botë , me një pëllëmbë tokë , pa resurse, pa ujë të pijshëm , pa rërë ……! Po ata patën një burrë që e kapi demin per brirësh , filloji të burgosë të parët nga familja e tij……nuk patën sharlatanë e demagogë siç janë tanët !
    Unë , si qytetar i këtij vendi , e falënderoj Ramën për atë që ka bërë dhe ai ka bërë gjëra të mira që do mbahen mend . Tashti stonon .
    PS , ndihmojeni Ramën të largohet me nder !

    Reply to this comment
  27. . July 13, 13:16

    Vetem per hipoteken e Aluizmin. Lexova shkrimin e z.DABULLA e qe ne fillim u them ne emer te shume miqeve te mi socialist u them.Te lumte dora!Ka shume probleme e mangesi.por shkruaj dy fjal per Hipoteken eAluizmin.Jemi pese familje qe kemi blere shtepi ne nje pallat pese katesh qe ne vitin2ooo.me dokumenta te rregullta noterjale te rregjistruara ne hipotek po ne vitin 2oöo.Ne 2o14 aplikuam per certifikat.Na thone se pallati eshte pa leje.Po si e keni rregjistruar pallatin pa leje?Kemi kater vjet qe sorollatemi.Kemi paguar dhe leket nga 36oo tek te reja secili per certifikate.Jo vetem certifikate s.morem por as leket s.nai kthyen.SHkojme tek aluizmi.Atje eshte me keq.Te presin mire.tej japin nje flete qe ti te shkruash ankesen.por sekush e mori kete ankes nuk ta tregojn emrin.Kerkojme dokumentat se ku jane . Si gjejne dot.Qever ver dore,.S.Ahnetaj i rregjistruar pajatin pa leje?PoNE KEMI paguar

    Reply to this comment
  28. emigrant July 13, 13:53

    Semundjet me te keqija nuk jane ato te lekures, me efektet me te dukshme siperfaqesore, por ato te pa dukshmet, qe prekin organet jetike.

    Ajo qe ka bere Saliu dhe Zogu mund te krahasohet vetem me ate qe kane bere pushtuesit, por ne historine e Shqiperise pushtuesit jane si nje semundje sezonale nga e cila gjithmone e ri-merr veten.

    Ndersa Rama eshte nje semundje kancerogjene qe ka prekur organet vitale.

    Menyra e vetme per te vrare nje komb eshte t’i shkaterrosh identitetin, sistemin e vlerave, qe perben themelin mbi te cilin nje komb ngrihet.

    Dhe armiqte me te perbetuar te Shqiptareve kete jane munduar te bejne. T’i promovojne Shqiptaret si nje popull primitiv, ardhacak, nje mbetje otomane, me prirje kriminale, te fundit qe mesuan te shkruajne, qe s’dine te ndertojne shtet.

    Kete ben dhe Rama. Nuk le rast pa i promovuar Shqiptaret si nje popull musliman, endacak, pa rrenje, qe e kane pasur enderr te bredhin neper Bote, por nuk ja lejoi diktatura. Qe po i le me vete nuk dine te bejne shtet pradaj u duhet te ndertojne muzeume kundra komunizmit qe Bota ta shohe se sa vuajne po nuk u qeverisen nga te huajte, prandaj BE-ja duhet t’i perfshije sa me pare se pa te jane te mbaruar.

    Ndersa kjo propagande kunder Shqiptareve i ka rrenjet shekullore, ajo nuk ka qene kurre aq efikase sa sot, sepse burimi i saj ka qene gjithmone i jashtem.

    Ndersa sot kjo propagande jo vetem vjen nga brenda, por nga vete partia qe themeluan partizanet, ata qe dhane jeten qe ky vend te ishte i pavarur, duke poshteruar ne kete menyre edhe sakrificen e tyre.

    Kur Shqiptare me se fundmi te marrin veten nga gjendja e shokut ne te cilin rane tri dekada me pare, pa diskutim kane per te pare te Rama gjene me te ndyre qe i ka ndodhur ndonjehere kete kombi.

    Reply to this comment
  29. pallati 176 July 13, 14:15

    Rama eshte udheheqesi me i mire qe ka patur Shqiperia prej 1912-s.
    Nuk e mar vesh cfare kerkoni prej tij????
    Doni prape Saliun? Doni prape malokerine? Se kush vjen ne pushtet nese nuk eshte PS? A nuk m thoni ju zoti Dabulla si e kini menduar ju dhe analistet tuaj kete pune? Cila eshte alternativa qe sugjeroni ju? Dikush do ta udheheqe kete vend. Alienet nga marsi nuk do vijne. Keta jemi ne, kjo eshte qeveria qe ka mbeshtetje te gjere popullore.
    Na thoni qe nuk ehste bere ndeshkimi i Berishes? Po si ta bej Rama kete? Ekzekutivi nuk ngre akuza, as jep denime.

    Reply to this comment
    • ... July 13, 15:32

      shumicen e malokeve me ramen i ke tani, prandaj eshte tkurrur pdja. saliun e kane lene, e quajne “serb”. tek rama shonin amnistine e barbarise (sepse “ekzekutivi s’ka c’ben”) dhe vashdimesine e sundimit te malokeve se edhe rama malok eshte.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 16, 09:41

      pallati 176
      ke shumë të drejtë!!
      rama jo vetëm është më i miri i periudhës së pavarsisë por dhe i të gjitha kohrave!!
      si rama nuk është askush dhe nuk mund të lindë shqipëria një tjetër!!
      i vetmi problem që kemi është se të gjithë që janë në pushtet janë më të mirët e të gjitha kohrave,por ne prapë mbetemi më të varfërit e të gjithëve dhe ata që ikin nga atdheu,ata që emigrojmë më shumë!!
      a nuk do të ishte më mirë të kishim ndonjëherë ndonjë jo aq të “zgjuar” si këta që kemi?
      pastaj ajo puna e saliut,”Doni prape Saliun?”,po sa kohë do të vazhdojë ky muhabet me gogol??apo kështu jemi mësuar??mos bëj këtë a atë se të ha gogoli??
      njerëz dement që krijoni popullin idiot!!

      Reply to this comment
  30. Aristotel Qëndro July 13, 14:34

    I NDERUAR ZOTI DABULLA

    Në dt.13.11.2017 unë Aristotel Qëndro bëra një Denoncim në portalin http://www.shqiperiaqeduam.al dhe morra konfirmimin se do të merrja përgjigje brenda 10 ditëve pune.

    Denoncova zyrtarë të: Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit (ISHA), Ministrisë së Arsimit dhe DAR-Vlorë dhe konkretisht:

    1) ALBANA HODAJ (drejtoreshë e DAR-Vlorë)

    2) PLARENT NDRECA (ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit)

    3) BASHKIM MUÇA (Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, ISHA)

    4) EJONA ISUFAJ (ISHA)

    5) VERA HOXHA (ISHA)

    6) MIRANDA KURTI (ISHA)

    Denoncimin tim ja dërgova edhe me letër me postë Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Arsimit znj.Lindita Nikolla në dt.16.11.2017.

    Në dt.24.04.2018 dërgova dy letra Kryeministrit dhe Zyrës së Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, për tju shprehur shqetësimin se megjithse kishin kaluar 162 ditë nga denoncimi im në portalin http://www.shqiperiaqeduam.al , nuk po merrja asnjë përgjigje!!!

    Në dt.23.05.2018 i dërgova përsëri të njëjtat letra Kryeministrit dhe Zyrës së Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, për tju ripërsëritur shqetësimin se megjithse kishin kaluar 191 ditë nga denoncimi im në portalin http://www.shqiperiaqeduam.al , përsëri nuk po merrja asnjë përgjigje! )

    Sot bëhen 242 ditë që denoncimi im bërë në portalin http://www.shqiperiaqeduam.al po injorohet me heshtje dhe pa asnjë përgjigje (ZERO) si nga Ministrja e Arsimit znj.Lindita Nikolla ashtu dhe nga Zyra e Antikorrupsionit pranë Kryeministrit!!!

    A duhet te vazhdoj te besoj në premtimin që Kryeministri bën përditë se: “qytetarët do të marrin përgjigje, dhe se përgjegjës të drejtpërdrejtë për denoncimet e tyre në portalin http://www.shqiperiaqeduam.al do të jenë ministrat dhe ministret”?

    Me respekt Aristotel Qëndro,

    (ish mësuesi i flautit në shkollën artistike Naim Frashëri Vlorë).

    Reply to this comment
  31. Gjon BRUÇI July 13, 14:38

    “GOGOLI BERISHA”, DHE EDI RAMA!

    Jo për të konkuruar DITËN, botuesin e saj te nderuar dhe analistet te cilet shkruajne me profesionalizëm të lartë, por thjeshtë për të shfaqur disa mendime nga pozitat e një qytetari të thjeshtë, mendime të cilat në mos dhënshin ndonjë kontribut, të paktën nuk shkaktojnë ndonjë dëm për t’u shënuar.

    Reformator, apo . . .

    Në vijim të fjalëve “Reformator apo . . .”, me të cilët titullohet editoriali i Dites që hapi kete debat , unë pa frikë se gaboj mund të them: Jo vetëm Rama, por asnjë nga liderët që kanë drejtuar politikën dhe qeverisjen e njëzet e tetë viteve të demokracisë aktuale, nuk e kanë arritur as shkallën e reformatorit, e as nivelin e reformës në kuptimin pozitiv të këtyre emërtimeve. Ata (përfshi edhe Ramën) nuk kanë qenë “Reformatorë”, por thjeshtë “Refirmëtarë”. Refirmëtarë të skandaleve politike e pushtetore, refirmëtarë të shkatërrimit të shtetit e të ekonomisë, refirmëtarë të shitjes së interesave kombëtare dhe, . . . doemos, edhe refirmëtarë të miradinave që kanë rrjedhur nga këto veprime perverëse.
    Padyshim, çdo sistem shoqëror, në rrugën e tij të zhvillimit e të konsolidimit e ka të domosdoshme të ndërmarrë reforma në fushën politike, ekonomike e shoqërore. Kur këto reforma bëhen në kohë dhe në interes të vendit, e çojnë shoqërinë drejt progresit. Po kush i harton e i zbaton reformat? Reformat i hartojnë e i udhëheqin Reformatorët e mëdhenj, me ideale të larta e vizione të qarta. Ndërsa realizimi i tyre bëhet prej masave milionëshe të bindura në drejtësinë e reformave të shpallura. Liderët tanë të këtyre 28 viteve, nuk patën asnjë parametër kualitativ për të iniciuar reforma të qenësishme dhe, për më tepër, nuk kanë qenë në gjendje të “ndezin” vrullin e masave në zbatim të reformave që kanë menduar (nëse i kanë menduar ndonjëherë). Por duke u përqëndruar tek personazhi për të cilin duam të flasim, le të japim disa shembuj të thjeshtë e të dukshëm të pamundësisë së Ramës për rolin e Reformatorit.

    Dielli i mirë duket që në mëngjez, thotë populli.

    Në fillimet e demokracisë, lideri i kooptuar i socialistëve, Edi Rama, nuk kishte asnjë parametër, i cili, t’i siguronte atij rolin e liderit e më vonë edhe të reformatorit. I rritur nëpër borduret e bulevardit të kryeqytetit, dhe nën hijen e prindërve që, falë punës së tyre gëzonin një status të veçantë, personazhi ynë nuk kishte në botkuptimin e tij asnjë lloj ideali, përveçse ironinë dhe batutat ndaj figurave madhore, të cilat dalëngadalë degraduan kundër sistemit ku ishte pjesë integrale, për t’u mllefosur me një urrejtje të huazuar, e cila do të shpërthente më parullën “Komunistët në litar, veteranët në hqanxhar”, pavarësisht se këto dy shtresa grumbullonin dhe grumbullojnë rreth vetes një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve.

    Rastësia, mbreti i gjithçkaje

    Askujt nuk i shkonte mendja se “bohemi”, me thonjë të paprerë në brigjet e Senës, do të gdhihej një ditë Ministër i Kulturës në Shqipërinë e tranzicionit. Fakti që Ministri i ri, fillimet i pati të mira, na bënë ta kapërcejmë pyetjen se “Kush e zgjodhi, e kush e solli për ministër”. Më tej: Rezultatet sinjifikative në drejtimin e Bashkisë së Kryeqytetit, e vulosën në sytë e qytetarëve, si një menaxher të aftë. Aq më tepër se drejtuesit para tij, të PD-së, qëlluan si agallarët myteberë të shekullit të 18-të.

    Kush mund ta mundë Kuçedrën?

    Teprimet prej kodoshllëku të Nanos, i nxorën “të majtët” jashtë loje dhe në vitin 2005, “Kuçedra” me emrin Berisha, që ishte përzënë në mal pas gjëmës së 97-tës, rikthehet dhe na e zen përsëri burimin e ujit. Kush mund t’ia dilte Berishës përveçse Rama? Socialistët e mençur, por dhjerakë, e vunë Ramën në krye të “oxhakut” të tyre, dhe e nxitën kundër Berishës, të bindur se vetëm ai, me perversitetet e tij të njohura, mund të çlironte burimin e ujit nga perversiteti i Kuçedër-Berishës. Dhe vërtet, pas tetë vjet luftë opozitare, Rama erdhi në pushtet, i përforcuar jo vetëm me fortinon pushtetore, por edhe me mburojën partiake. Falë interesit pragmatik të socialistëve, Rama qysh në opozitë e kishte kullufitur Partinë Socialiste, dhe kur erdhi në pushtet, anëtarët e kësaj partie nuk u ndjenë as kur u ndryshoi ngjyrën e flamurit nga rozë në “mavi”, siç e emërtoi me ironi Berisha.

    Gogoli Berisha dhe Edi Rama.

    Me ardhjen në pushtet, përpara Ramës qëndronin premtimet, me të cilat kishte rrëmbyer një milion vota, e që me të drejtë i quajti një milion shuplaka për Berishën. Zollumet e Berishës, edhe në dy mandatet e qeverisjes së dytë ishin kaq të mëdha, sa barazoheshin e madje edhe ua kalonin atyre të 97-tës së zezë. Në “emblemë” të këtyre zollumeve qëndronin dy nga ngjarjet më të zeza të demokracisë berishiane: Gërdeci dhe 21 Janari. Pa lënë mënjanë krimet, korrupsionin, prostuticionin, drogën dhe gjithë fenomenet perverse që berishizmi kishte mbjellë e ushqyer për tetë vitet e “mbretërimit të dytë”. Por realizimi i “ndëshkushmërisë” për këto krime, që ishte dhe premtimi kryesor, i vunë në dilemë këllqet e gjata të Ramës. Këtu po ndalem të tregoj një përrallë të shkurtër: Vajza më e mirë e fshatit, pa pyetur prindërit dhe opinionin, u martua me kaçakun më të krisur të zonës, i cili nuk kishte as shtepi e as katandi. Mbas martesës, kaçaku u detyrua të bënte një kasolle në krye të fshatit e rrëzë pyllit, ku strehoi gruan dhe kalamajt, të cilët lindën e po rriteshin çdo ditë. Një ditë kalamajtë e kaçakut u ngatërruan me fëmijët e fshatit. Këta të fundit ngase ishin shumë, i rrahën fëmijët e kaçakut. Në darkë, kur babai i tyre erdhi tek kasollja, gruaja i kërkoi të shkonte e të digjte disa nga shtëpitë e fshatit në hakmarrje të rrahjes së fëmijëve të tyre. “Jo, moj grua, si do të djeg shtëpitë e fshatit për një rrahje kalamajsh . . .”! Gruaja e irrituar ia kthen: – Po unë të mora ty, jo se kishe pasuri e katandi, por vetëm prej trimërisë . . .?! –Eh moj grua e dashur . . . kur unë isha trim, kisha vetëm një bythë për të mbajtur. Tani kam bythën tënde, të djalit, . . . të vajzës . . .
    Edi Rama nuk mundi e nuk do të mundë ta ndëshkojë Berishën, sepse ai tani përveç bythëve të tija e të familjes, ka dhe disa bythë të tjera deputetësh, shokësh, aleatësh, miqsh, etj. etj., të cilët janë zhytur kaq shumë në llucën e korrupsionit, sa nuk ka reformë e ndëshkim “demokratik” t’i pastrojë e t’i shpëtojë nga menderosja.
    Në kapërcim të dilemës së “ndëshkimit apo mosndëshkimit” të zollumeve berishiane, Rama gjeti një zgjidhje origjinale. Ju kujtua se kur ishte i vogël, dhe dëshironte t’i jepnin medoemos atë që kërkonte, ja kriste të qarit me kuje të madhe. Të afërmit mundoheshin ta qetësonin dhe kur nuk arrinin, thërrisnin “Pusho, se vjen gogoli”. Kjo metodë e njohur ndër pothuaj gjithë familjet shqiptare, i shërbeu dhe po i shërben Ramës të qetësojë pasuesit e tij dhe gjithë elektoratin që e ka votuar, i cili, nga mos realizimi i premtimit, ka nisur të qajë me të madhe. Gogolin Berisha, nuk e thirri si nënat e dikurshme, por e vendosi edhe fizikisht në ekranet e mediave, në zyrat e SHQUP-it dhe më kryesorja, në qendër të sallës së Parlamentit e në podiumin e këtij të fundit. Qeverisja e Ramës hyri në vitin e dytë të mandatit të dytë, dhe Gogoli Berisha nuk u ndahet asnjë sekond pozicioneve ku e ka vendosur Rama, duke lozur shkëlqyeshëm rolin e “Gogolit”, me të cilin i bën socialistët dhe votuesit e Ramës, të durojnë broçkullat dhe perversitetet e këtij të fundit, duke pranuar shprehjen e dyshimtë të popullit se: “Kur s’ke pulën, prano sorrën?!

    Kur nuk ke pulën, prano sorrën?!

    Këtë shprehje të dyshimtë të popullit, për fat të keq e kanë përvetësuar edhe intelektualët e paangazhuar. Madje, arrihet të thuhet e të shkruhet se “vërtet Rama ka njëqind e një kusure, po si ta lëmë e të vijë në pushtet Berisha”?!! Kaq shumë na janë errur sytë dhe mendja, sa të pranojmë qarkun e mbyllur, se pushtetin e qeverisjen mund ta drejtojnë o Rama, o Berisha. Në qarkun e mbyllur bipolar është futur edhe partia e Metës, alias Monikës, duke na krijuar një TRIO, e cila nuk ka lënë asnjë mundësi konkurimi të ndershëm në “koncertin” e tyre antipopullor e antikombëtar.
    Shprehja e mësipërme “për pulën dhe sorrën”, mund të jetë e pranueshme për “një vakt ushqim”, por kurrsesi për 365 ditët e vitit, e aq më pak për vite të tëra, siç po ndodh me “demokracinë” tonë hibride.
    Siç tashmë është vertetuar plotësisht, TRIO-ja e partive, PD, PS e LSI me bishtat e tyre, që kanë sunduar e sundojnë në politikë e në qeverisje, ndryshojnë vetëm nga ngjyrat dhe inicialet, por jo nga përmbajtja e programi i tyre. Ato janë thjeshtë të njëjtat degë të trungut të kalbur të sistemit borgjez, i cili është në grahmat e fundit. Nga këto parti të manipuluara e të degraduara, nuk pritet ndërtimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës. Mënjanimi sa më parë i tyre, veçanërisht i liderëve kryesorë të tyre të korruptuar gjer në palcë, mund të rindezë dritën e fikur në fund të tunelit të demokracisë. Shqipëria ka forca intelektuale të afta për të marrë në duar fatet e vendit, i cili rrezikon të gremiset pa kthim në humnerë.

    Reply to this comment
    • Ujku, ujku, por çakejtë bëjnë kërdinë... July 13, 18:50

      Është për të ardhur keq që shkrimi juaj zoti Bruçi na është shfaqur në formën e një komenti, dhe si i tillë, po u kalon pothuajse të gjithë lexuesve gjoja si pa u vënë re.

      Të jenë kaq naivë thua? 😉

      Reply to this comment
      • Kris 1 July 14, 03:48

        Mos i thuaj gjerat troc o mirditor .Duhen disa citate nga Frojdi,Kanti etj qe te dukesh se je intelektual i brengosur dhe bredh me kryq ne qafe ne varrezat e filozofeve per te qemtuar ndonje thenie te mencur per qeverisjen qe ka vete m nje program si tja kufizojme lirine dhe buken popullit

        Reply to this comment
    • Tap Topi July 13, 19:42

      Heshtni se vjen gogoli

      Heshtni se vjen gogoli,
      Ulërasin njëzëri lasakarët,
      Taktikë e dalë boje kjo,
      Por a hanë pyka trutharët ?

      Refirmëtarë anti-reformatorë,
      Dhe “largpamës” pa vizion,
      Kush prej tyre veç të mira pret,
      E ka hak ta ushqesh me tollon !

      Reply to this comment
    • Lili July 14, 13:40

      Deshtimi i jone n3 kur mendojme se nuk ka zgedhje tjeter pos PD se apo PSse.
      Aleance qytetare kunder tyre bile duhet.

      Reply to this comment
  32. Beqar Skenderi July 13, 14:42

    Te lexosh gazeten dita eshte kenaqesi dhe clodhje se aty gjen te verteten pa hipokri gjen mendime te argumentuara qe pajtohesh sinqerisht me to. Aty trajtohen tema politike dhe shoqerore qe kemi nevoje per to. Ka mendje te semura qe e quajne gazete komuniste po fatkeqsi per ta qe nuk arrijne te kuptojne dhe mbeten skllever te injoraces qe i mundon aq shume. Ka filluare nje debat dhe vrejtje per menyren e qeverisjes aktuale. Te gjitha vrejtjet qe jepen nga gazeta dita nuk kane as nje dashbkeqsi per qeverisjen po kane qellimin e mire per te parapritur te keqen qe qeveria te mos qorrolliset ne gremine si parardhsja e raj. Vrejtjet nepermjete gazetes jane reale dhe qevera ti pare parasyshe te qendroje me kembe ne toke se po u shkepute nga toka do ta marre era dhe nuk dihet ku e perplase. Qeveria nuk duhet te perfitoje nga dobesia e opozites qe nuk di cfare thote e cfare ben si ato lojrave e kalamakve qe bejne pallate me rere ne bregdet dhe pernjehere u pezohen pa perjetuare gezimin e mundimit te tyre.

    Reply to this comment
  33. a.bardhi vlore July 13, 16:58

    Zoti Dabulla je i mencur dhe i matur si gjyshi yt i nderuar. Po Shqiperia jone eshte perzhelitur keq

    U zgju djalli / nga fundi i botès/ U ngritén kèmbèt/ i bien kokès! 2. U ngrit harbuti/ mban morol/ U gradua Liliputi/ tundet gjeneral… 3. U gjend ujku/ i varèn mélcité/ U zgjodh hajduti/ té ruaj dhitè…4. U fut horri/ né politikè/ Rreket qorri/ t’na hap syt… 5.Shpèrthyen putanat/ kèputèn oshkuret/ Xathén Brekét/ citén poturet… 6. U ngrit lukunia/ oshkuret kèputi/ U shthur shoqèria/ dalltisi harbuti… 7.Mblodhén puthador/ e képucè fshirès/ Te zgjedhur me doré/ sahan lèpirés…

    Reply to this comment
  34. info analitike July 13, 17:04

    Qenka zemeruar Dita me kriepsikon!!! Jo more jo! Po ku ta gjeje kriepsikoja nje gazete si kjo qe ia kalon edhe Zerit te Popullit me devotshmerine ne sherbimin ndaj interesave te partise. U mbyllen sy e veshe perpara hashashizimit, trafiqeve te Tahorrit, krimineleve e trafikanteve te partise, skandaleve te Dhjeliajt e kriepsikos. Tani edhe ne ceshtjen e tetarit po i sherbejne me zell interesave te Dhjeliajt, kriepsikos e Fushes. Per marreveshjen me Greqine asnje llaf. Ketij i thone sherbim me 5 yje me shume e me mire se Tao Tao. Pastaj me dacibaoiste si Bedriu, Viktori, Tarifet ate e bir a ka sherbime me te vyera per partine!

    Reply to this comment
  35. Ing.Flamur Meta July 13, 19:30

    I nderuar Z.Botues,
    E kam ndjekur me kujdes rubriken e hapur nga “Dita” per “Rilindjen”.Me terhoqi vemendjen shkrimi:”A eshte zemeruar “Dita” me Edi Ramen…?!”
    -Nje titull shkrimi sa ngacmues aq edhe domethenes.
    -Ne radhe te pare “Dita” nuk jane vetem botuesi,redaksia,analistet e saj,kolegjiumi etj.
    Dita jane mijera lexuesit e saj,brenda dhe jashte kufijve,jane nje “konglomerat” vlerash unikale te “cimentuara” fort.Vleresimet,analizat e “Dites”,si lider i shtypit shqiptar,duhen lexuar me kujdes nga Qeveria dhe Kryeministri.Dita me mire se kushdo,ka evidentuar sistematikisht edhe veshtiresite,pengesat,”sterkembeshat” qe ka provuar Edi Rama ne hapat galopant ne rrugen e tij pesevjecare.”Sterkembesha” nga opozita e “papare “,por dhe nga brenda Mazhorances,nga te “pakenaqurit “e shekullit….?!
    Megjithate Edi Rama duhet te synoje Malet,i ka te gjitha mundesite dhe potencialet.
    Kjo eshte e vertetuar.

    Reply to this comment
  36. katarakti July 13, 21:09

    Qe te mos krijojme shpresa te kota dhe diziluzione te thella. Duhet ta perseris, siç e kam thene edhe edhe ditet e fundit se: Rama ka zhgenjyer mbeshtetesit e tij, por prapeseprape mbetet me i miri. Bukur e ka sintetizuar edhe komentatori(ja) Cika:” …krahasuar me krerët banditë e alabakë të opozitës, Rama qëndron shumë lart.Krahasuar me atë k/ministër që i duhet vendit , Rama qëndron shumë poshtë !” Por ky popull jemi, dhe keto qeveri qe kemi pasur ne koke meritojme. Disa bejne ketu sikur jane daneze apo suedeze dhe ankohen nga qeveria e “poshter”. Ky stan kete bulmet ka. Pjesa me e madhe e komentuesve, edhe ne kete shkrim te botuesit te “Dites”, shprehen se pavaresisht nga te metat dhe gabimet e padiskutueshme, qeverisja e Rames, nuk ka alternative.Me sa lexova pothuajse askush nuk imagjinon apo deshiron nje kthim te trete ne pushtet te “Dy Babaleve”. Poltiken e “Dites” dhe kritikat e saj shume te drejta ndaj Rames une mund t’i permbledh ne menyre figurative ose metaforike si “Rames me shpulla turinjve, Babaleve me top”. Pra, qe te mos hidherohet ndokush,per mendimin tim, shumica e atyre qe e kritikojne sot Ramen, kur te vine zgjedhjet do te votojne perseri per te. Larg zgjebes se babaleve. Derisa te dale dikush edhe me i mire se Rama. Qe me siguri nuk do te jete dhe nuk mund te jete nga tufa e tribaleve te PD-se.
    Meqe ra llafi ky Alban Dabulla mos eshte gje nipi i gjeokimistit te shquar, drejtor i ish Institutit te Larte te Tokave, Aqif Dabulles?! Apo gabohem.

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 13:08

      Nje nder deshtimet tona si shoqeri eshte pikerisht kjo : krahasimet idiote qe shqiptaret bejne : ne vend se te kujtojne cfare vlera duhet te kete qeveritari i mire,krahasojme me antivlerat

      E keshtu kur nuk mendojme per vlera,apo jo?
      Po kjo i konvenon kesaj kaste politike te kallbur,se na thot nuk keni ma te mire..Edhe rrethi vicioz mbyllet me ne ne te,te burgosur ne paaftesi..
      Po jo,nuk duhet pranuar ky rreth vicioz ku duan me na mbajt politikanet deshtake
      Po ka njereze me vlera,plot:ne fakt cdo shqiptar i thjesht,cdo kryefamiljar qe punon me djerse per femijet e vete eshte ma i mire se keta..

      Reply to this comment
  37. Fatmir Luarasi July 13, 22:59

    Letër lexuesve të Ditës,

    Të nderuar lexues, po ju tregoj dy rrëfenja të ngjara në fshatin tim në Kolonjë, por së pari do t’u lutesha të mos mi merrni si fabula, se janë të vërteta.

    1. Një fshatari im gjeti një këlysh ujku në pyll. E mori me mendimin se do ta zbuste (se kanë ngjashmëri me qenin ). E çoi në shtëpi dhe i bëri edhe një kafaz. Çdo ditë e ushqente me mish të papjekur (se ashtu do ujku). Këlyshi u rrit dhe u be ujk. Si i zgjuar që ishte fshatari im mori dhe një gore (qen femër) dhe bëri të njëjtën gjë si me ujkun. Pra e mbylli në kafaz. Por pranë njëri tjetrit qenushka bushtër lehte dhe ujku ulërinte sa dëgjohej në kupë të qiellit. Pas dy javësh, fshatari im i zgjuar mori dhe një dash, e futi edhe këtë në kafaz. Dhe priste çdo të ndodhte. Dita gdhihej e ngrysej me të lehurat e gores dhe me ulërimat e ujkut, që po plakej. Ndërsa dashi çdo ditë dobësohej. I zoti u mërzit dhe shkoi të konsultohej me veterinerin e rrethit. Erdhi dhe ai për të parë në vënd ngjarjen. Dhe në largim e sipër I dha fshatarit tim një këshillë: “Largo sa më parë ujkun plak dhe goren e re, (po deshe që të mos të ngordhë dashi). Dhe fshatari ashtu bëri. Dashi filloi ta marrë veten ndërsa ujku ulërinte dhe ajo gorja lehte. Por dashi nuk i dëgjonte.

    Dhe tani rrëfenja e dytë:
    Si për çudi edhe kjo ndodhi në fshatin tim.
    Miku im Nexhipi, që njihej edhe si xhambaz kuajsh,kishte një kal te kuq. (Ja kishte blerë një arixhiu të mirë korçar). Si merakli dhe xhambaz kuajsh e mbante mire kalin. Ndaj atij i ndrinte qimja , Nexhip im kalin e përdorte për të hipur sa herë shkonte në Ersekë, në ditë pazari. Bënte ndonjë xhambazllëk dhe në mbrëmje kthehej në fshat. Që në mbrëmje mendonte që të nesërmen me t’u gdhirë, të leronte atë copë selishte që kishte para shtëpisë. Prandaj që më darkë bënte gati parmandën dhe një, vetëm një tevlik dhe një zgjedhë. (kështu emërtohen ato që do t’i viheshin kalit në qafë ) dhe ai do të tërhiqte parmendën. Ndërsa Nexhipi me thupër në dorë komandonte kalin. E kështu Brenda ditës e leronte selishten (ara pranë shtëpisë).
    Bukur….. Apo jo?…
    Ara u lerua por harova t’ua thosha që në fillim se Nexhliu kishte edhe një vëlla që kishte emrin Dine. Dhe që si vëllejzër kishin ndarë përgjysmë selishten ). Ditë pranvere… Toka kërkonte të punohej, prandaj dhe Dinia, të nesërmen që në mëngjes u gjend në parcelëne tij të mprehur në parmendë një ka plak pa dhëmbë dhe një lopë të re. Kau plak, si kah plak qe ishte , ishte dhe hileqar ku nuk behet më. Nuk ndiqte brazdën e duhur, por bëzitëte.(kështu i themi ne kolonjarët).
    Por Dinia im ishte bajagi inatçi dhe synonte të leronte tokën më mirë se i vëllai Nexhipi. Prandaj vazhdoi punën deri në mbrëmje. Gallamosi tokën duke u ropatur me kaun plak dhe myshqerën (lopën e re). Por…. Nuk ishin më një brazë. Se kau plak tërhiqte djathas e myshqera majtaj. E toka u gallamos (kështu themi ne kolonjarët kur puna nuk shkon mirë).

    Reply to this comment
  38. Bledi Shima July 13, 23:02

    I dashur zoti botues i gazetes D(r)ita

    A duhet ta përfshijë reforma në Drejtësi (VETINGU ) Dhomën Kombëtare të Avokatisë..?

    Cili është morali kur një Avokat, është në bankën e akuzës për veprën penale të mashtrimit, të fallsifikimit, të mitëmarrjes ,të përvetësimit të pronës së tjetrit, të vjedhjes, të ngacmimit seksual etj, etj ….dhe njëherit , ky avokat shihet në sallën hijerendë dhe solemne të gjykatave tona si mbrojtësi i një klienti me precedentë të ngjashëm penal, ashtu si avokati i tij..”

    Indicjen për të shkruar këtë shkrim e mora nga emisioni televiziv, ku ndër të tjera u denoncua edhe mashtrimi i radhës i avokates ( 6-te muajore) Alberta Gega……Për fat të keq nuk e ka për herë të parë…!
    Nëse do të kthenim kokën pas dhe do të shikonim se kur filloi degjenerimi, përdhosja dhe korrupsioni në ngrehinën e Drejtësisë, bing-bengu i këtij fenomeni nisi me të diplomuarit e kursit 6-të mujor që u zhvillua në ambientet e Kavalishencës së Ushtrisë në zonën e plepave në Durrës. Prej këtej mori edhe emrin ,shkolla e Plepave, apo Universiteti 6-të mujor i Plepave Durrës.
    Ashtu sic pushteti komunist në vitet 45-55 ,organizonte kurse kualifikimi për kuadrot e ardhshme besnike të Partisë së Punës ,për fat të keq këtë gjë bëri edhe PD në vitet 92-96 .
    Nën maskën e formimit të Juristëve të rinj demokratë të pa infektuar nga e shkuara komuniste, u dërguan në kurse 6-të mujore për Drejtësi, individë të cilët në të shumtën e rasteve ishin edhe pa shkolle të mesme, ose që kishin diploma me mesatare të ulët në degë të pa pëlqyera për kohën, si agronomë,gjeologë minerash, mësuesh katundesh, veterinierë kooperativash bujqësore etj, etj…
    Këto kurse 6-të mujore (turpi i kohës) prodhuan jursitët e demokracisë të cilët do të duheshin për të arrestuar dhe burgosur kundërshtarët e rregjimit të ri demokratik..!
    ..Dhe për fat të keq edhe sot e kësaj dite këta kursantë militojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.Paaftësia,mediokriteti ,korrupsioni u bënë të natyrshme dhe të përditshme në seancat gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykatave…Rrjedhojë e këtyre shkollimeve tërësisht të panevojshme për shoqërinë post- komuniste të viteve 90-të, sistemi i Drejtësisë është bërë sot “një mace e zezë “ e gjithë ngrehinës së shtetit demokratik.
    Doni disa shembuj..? Sigurisht që ka me shumicë.
    Ashtu sikundër për një sondazh,për një analizë ,për një fenomen merren kampione dhe analizohen edhe për juristët e shkollës së Plepave ,mjafton të marrim 4-5 monstra për tu bindur se c’farë janë,c’farë bëjnë dhe a duhen mbajtur akoma përballë qindëra magjistratësh të shkolluar tashmë brenda dhe jashtë Shqipërisë.?
    Shqipërisë së vitit 2018 nuk i bëjnë nder juristët kursanta të shkollës së Plepave në Durrës. Ata, nëse vijojnë të mbahen akoma e bëjnë sistemin të pa aftë, të korruptuar dhe vunerabël.
    Ja disa nga modelet negative të shkollës së Plepave, (ndër shumë të tjerë )
    Ibrahim Hoxha,ish- gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më në fund u kap me presh në dorë. Akuzuar dhe provuar nga gjykata për korrupison. Sigurisht që nuk mund të ishte hera e parë.
    Avokate Blerta Gega,ish-juriste e Bashkisë së Tiranës. Pasi bëri rrush e kumbulla me paaftësinë e saj,të gjitha privatizimet që u bënë në këtë Bashki në vitet 1996-2005, kohëve të fundit ju është kthyer mashtrimeve të biznesmeneve .
    Rasti i denoncuar në nje emisionin televiziv investigative kohë më parë nga familja e biznesmenit Daut Mehmeti, është vetëm maja e ajsbergut në rrugëtimin e saj të fallsifikimeve dhe të mashtrimeve të përditshme.
    Momentalisht ceshtja ,është në gjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë ,ku avokatja 6-të mujore, Alberta Gega akuzohet për veprën penale të mashtrimit në shuma të mëdha, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal, në të cilin saktësisht sanksionohet se: “ Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet…”
    Por i çuditshem është ping-pongu i Gjykatave të cilat ndonëse provat dhe faktet janë të qarta si drita e diellit, përsëri tundohen nga zarfi i avokates Alberta Gega….Dhoma e Kombëtare e Avokatisë po ashtu, nuk e lëviz qimen..!?
    Avokate Miranda Boci, një avokate tjetër e shkollës së Plepave. Në vitet 96-2000 ishte gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan…E shkarkuan për paaftësi, fallsifikime dhe korrupsion. Tashmë si avokate nuk ndalet në rrugën e saj të falsifikimeve dhe të mashtrimeve, ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve, ndaj institucioneve shtetërore.
    Që prej tetorit 2015 është në bankën e akuzës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ,akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave “ parashikuar nga Neni 186 /1 i Kodit penal ,në të cilin sanksionohet se : “ Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet….etj”
    Për hir të së vërtetës këtë vepër penale, kjo avokate e ka për herë të dytë ndoshta dhe të tretë. Herën e parë në vitin 2007, fallsifikoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Por nuk hyri në burg,falë ndërhyrjes që bëri kushëriri i ish-Kryeministrit Berisha ,shtetasi Zamir Metalia…!? Tashmë ky shtetas për shumë punë jo të mira dhe të pista nën hundën e ish-Kryeministrit, është fshehur diku në Italinë e Veriut.
    Në atë kohë, qytetarja e dëmtuar Migena Hoxha, rastin e denoncoi tek emisioni “Fiks Fare”. Dosja e fallsifikuar ndodhet në arkivën e Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Seksioni Penal), krahu i majtë, rafti i tretë , radha e 7-të…!?
    Aktualisht kundër kësaj avokatje, është depozituar në Gjykatën e Apelit Tiranë,me gjyqtare Fatmira Hajdari dosja penale me nr.3449 /rregjistri, datë 27.03.2017 me pale paditëse Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
    Por ka zëra se zarfi i zi , i korrupsionit është bërë gati ..!
    Kjo varet se sa, do të dundohet zonja Hajdari e cila deri më tani njihet për integritet dhe profesionalizëm.
    Avokati Bashkim Hoxha një rast tjetër i shëmtuar. I njohur tashmë si një individ mediokër në punën e tij. Cdo ditë i alkolizuar dhe me sjellje të rëndomtë. Edhe ky jurist me kurs 6-të mujor tek plepat. Ky avokat kohë më parë i droguar nga rakija në një mejhane të Tiranës, fyen në telefon në orët e vona të natës me fjalor rrugaçi ,pa asnjë shkak, kryeministrin e Shqipërisë.
    Ish-gjyqtari Seit Hoxha,larguar nga Gjykata e Tiranës,për shkakun se ju zbulua e vërteta se nuk kishte kryer shkollën e mesme. Por ky qytetar, pa shkollë të mesme të përfunduar, e besoni ose jo, u titullua Jurist në kursin 6-të mujor të Durrësit.
    Ndonëse i larguar nga sistemi gjyqësor, ky njeri sot ka licensën e avokatit me të cilën mashtron klientët si viktima të mosnjohjes së situatës.
    Avokati Fariz Xhuxhi, i njohur për mashtrime ndaj qytetarëve të shumtë ,në disa zona të Shqipërisë, disa herë i proceduar penalisht, për veprën penale të mashtrimit, vijon të japë konsulencë dhe të mbrojë shkelësit e ligjit, para togave të zeza në pallatin e Drejtësisë…?!
    Ishin këto disa nga shembujt, ndër shumë të tjerë, të cilët nëse mbahen akoma dhe nuk fshihen nga reforma në Drejtësi (VETINGU ), do të ishte fyerje për brezat e rinj të magjistratëve të këtij vendi. Është e patolerueshme që nën atmosferën e reformës në Drejtësi, Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë,vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur këta avoketër janë në një planet tjetër.
    Cili është morali kur një Avokat, është në bankën e akuzës për veprën penale të mashtrimit, të fallsifikimit, të mitëmarrjes ,të përvetësimit të pronës së tjetrit, të vjedhjes, të ngacmimit seksual etj, etj ….dhe njëherit , ky avokat shihet në sallën hijerëndë dhe solemne të gjykatave tona si mbrojtësi i një klienti me precedentë të ngjashëm penal, ashtu si avokati i tij ..?! A duhet ta përfshijë reforma në Drejtësi, Dhomën Kombëtare të Avokatisë..?
    Është amorale që për hir të një takse vjetore minimale , t’ju rinovohet licenca kësaj race avokatësh, të cilët me sjelljen dhe bëmat e tyre e kanë ndotur dhe përdhosur emrin , dinjitetin ,misionin e vërtetë, të profesionit të mençur të Avokatisë.

    Bledi Shima – Tiranë

    Reply to this comment
    • Lili July 14, 12:59

      Bravo,nje nder deshtimet tona par excellence eshte ky vettingu qe lejoj gjykatese te korruptuar me u kthye si avokat qe ´mbrojné Drejtesine.
      Nje TURP kombtar,qe kur nuk do te pranohet nga evropa
      Po deputetet tone nuk kane tru me kuptuar kete gje,apo ma mire kane tru pervers,kur duhet me mbrot horrleqet e tyre,edhe pse fundosin Shqiperine jashte evropes.

      Reply to this comment
  39. BUJAR FERHATI July 13, 23:03

    Zhurmë e gjëmë,gjëmë çudia,
    nga “tepsia-leverdia”

    Nga “tepsia-leverdia”
    që ka shteti,qeveria.

    Burra,lider ngjyra plot
    nga tepsia sshqiten dot.

    Nga tepsia sshqiten dot
    se “aty”, veç leku lot.

    Tërë një popull,rri e pret,
    Kjo tepsi “çllokma” po qet.

    Dini çtha një arixhi:
    -Ah ta kisha atë tepsi…!?

    Veç njëherë që ta lëpijë
    mbaj tërë lagjet me fëmijë!?

    -Thonë për ne,mjeranë këta
    Vec fëmijë në bark e krah!?

    -Ne si bëjmë nga lezeti
    na i bën halli e qameti!?

    -Bëjmë fëmijët,nga rakia
    mos na sjellin gjë te shpija!?

    Të tjerë thonë:Mor janë ladrucë,!
    Ne që smbajmë dot një hardhucë!?

    -Me tepsi e leverdi,
    janë ato në qeveri!?

    -Oktapodë e peshkaqenë,
    Janë ato lart,në kuvend!?

    Ata kanë lekët me topa,
    Ne kanaçet,veç mbajmë hopa!?

    Rroftë kanaçja,rroftë plastika,
    tepsisë sonë I ka rënë pika!

    Reply to this comment
  40. Fuat Babani July 14, 20:02

    Jeni do robqime komunista just te Dites say do me just qifsha Jo vetem robt Po edhe mijte ne sit.

    Reply to this comment
  41. neseba July 14, 20:42

    Kjo qeveri nuk ka bërë mrekullira, por ka bërë mirë më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku. A ka tjetër forcë politike që t’i besojë më shumë ky popull? Nëse nuk ka futur në burg deri tani ata që shkatërruan këtë vend, mos duhet t’i heqi dhe të verë po ata që ishin, pastaj duhet të dimë se këtë e ka në dorë drejtësia nuk e ka qeveria. Le të besojmë se me pastrimin e drejtësisë t’u vijë radha politikanëve.

    Reply to this comment
  42. Lili July 15, 12:33

    Neseba,
    Deshtimi jone i 4 eshte kur besojme se drejtesia vepron kryene veti e jo sipas ligjeve .tash te pyes kush i bene ligjet drejtesia e prokuroria apo qeveria me deputetete e mazhorances?kush vendosi qe gjyqetari i perjashtuar nga Vettingu te kthehet prape si avokat? Drejtesia e prokuroria apo deputetete e mazhorances sone? Edhe prape vine e na thone se jane te pafuqishme? Nuk kane mundesi me kalluar nje ligj si ka dhane Zoti qe Drejtesia te behet? Edhe ti beson kete perralle.
    Ligjin nuk e bene Drejtesia e prokuroret,o neseba, ligjin e bene eksekutivi kur do.
    E ne kemi nje eksekutiv qe edhe pse ka mazhorance ,nuk propozon e nuk voton ligje per t’i dhane fund korruptionit ,po i shperblen ato duke i rikthye si avokate pse ka ditur me vjedhe mire? E ty prape te duket mire ky skandale,ky turp kombtar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim