A gjendet mishi i prishur me burim nga Belgjika edhe në Shqipëri?

March 18, 2018 18:09

A gjendet mishi i prishur me burim nga Belgjika edhe në Shqipëri?

Deri më tani skandalin e mishit të prishur belg e ka trajtuar vetëm Kosova. Gjithsesi, ai është kundërshtuar nga zyrtarët e Kosovës dhe Belgjikës, por media kosovare dhe ajo belge kanë shkuar shumë afër gjetjes së burimit të informacionit.

Në orët e fundit, ky skandal i përmasave të mëdha po trajtohet sërish në mediat belge dhe ato kosovare. Bëhet fjalë për eksportin e një sasie të madhe mishi të skaduar nga Belgjika në Kosovë.

Në muajin Gusht të vitit të shkuar, plot 20 tonë mish u konfiskua nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë pasi kishte thuajse një muaj që kishte skaduar.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Kompania “Vanlommel” reagoi dhe tha se bëhej fjalë për një gabim njerëzor, dhe se nuk kishte synim shitjen e mishit të prishur.

Por sipas asaj që shkruajnë mediet belge, sasi të mishit të prishur kanë mbërritur edhe në kufirin shqiptar, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën sasi që u sekuestrua nga Kosova apo për ngarkesë tjetër. Kjo mbetet për t’u verifikuar në orët në vazhdim, gjithsesi paralajmërimi është shumë shqetësues./ noal.al

l.h/ dita

March 18, 2018 18:09
Komento

3 Komente

  1. Tregetaret Shqiptare me te ndyret ne Bote ! March 18, 18:17

    Duket qarte qe lufta e ftohte kunder Shqiptareve
    ka per qender BRUKSELIN loool !
    Ne cfar Bote jetojme ?!

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 18, 18:30

    MISHI I PRISHUR BELG SI VAJI LULEDIELLI GREK DHE TE DY KETO IMPORTE SI IMPORTI I BANANEVE TE KOKAINES TE RILINDJES ENVERISTE

    Disa vite me pare autoritetet greke kapen nje biznesmen grek qe shiste vaj luledielli ne Shqypni prej vitesh dhe e rasen brenda ne burg, perse thoni ju o milet i paditur?

    E verteta doli menjehere pasi filloi procesi gjyqesor kunder grekut qe eksportonte vajin e tij te cilin e quante si vaj luledielli, por qe ne baze te analizave ne shtetin helen doli se ishte:

    VAJ MAKINE

    Si keshtu? Filluan te pyesin shqyptaret qe kishin konsumuar nga biznesmeni grek vaj makine vrastar me pasoja afategjate ne shume semundje te rrezikshme per organizmin njerezor,

    POR C’NDODHI ME TEJ?

    Askush nga Shteti shqyptar nuk u “be i gjalle”, askush nga organet e kontrollit te ushqimeve nuk e hapi gojen fare, askush nga doganat shqyptare nuk doli ne nje brifing ne media apo TV per te hedhur pakez drite:

    SI KISHIN KALUAR DOGANEN PER VITE ME RADHE MAUNE GREKE ME VAJ MAKINE QE SHITJE NE TREG SI VAJ LULEDIELLI I RAFINUAR?

    Deri me sot nuk ka asnje investigim nga Media jone Kombetare dhe helbete askush nuk morri pergjegjesine per kete krim monstruoz te pushtetit mafioz kunder shendetit te popullates.

    Kryeministri anglez Churchill ka thene nje gje qe duhet ta mbajne si “vath ne vesh” shqyptaret:

    AI POPULL QE NUK SHEH GABIMET NE TE KALUAREN ESHTE I DESTINUAR TE GABOJE SERISH NE TE ARDHMEN!

    Mesa duket historia e gabimeve po perseritet.

    Reply to this comment
  3. Ku eshte Shteti .Kontrollet .Gjobat Maximale ndaj Tregetareve te ndyre ,qe po vdesin shqiptaret ?! March 18, 20:05

    Eshte e tmerreshme ,
    ka 28-vjet qe abuzohet ne menyren me te ndyr
    me te paskrupull me jeten e qytetarit shqiptare
    dhe asnji nuk do me dit .
    Nuk ka asnji statisttike te semundjeve me te cilat perballet sot ai popull pa shtet .
    Ku abuzojne tregetaret me te flliqur te planetit
    Grek ,Turq ,e pastaj Shqiptare .
    Kta kafshe ,qe bejne miljonat bashke me politikanet
    qe pasurohen me jetet qe shqiptareve ,qe e paguajn
    mallin e blere nga kta Tregetare maskarenj ,me jeten e tyre .
    Vazhdoni e merruni me politiken ,me putanat e kriminelet e ktij vendi dhe mos u interesoni aspak me
    ate qe po ju merr Jetet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*