A i dogji FMN planet e Berishës për një “skenar grek”?

Nga Habjon Hasani February 14, 2014 19:53

A i dogji FMN planet e Berishës për një “skenar grek”?

“20 Shkurti do të jetë dita më e madhe e protestave që ka njohur Tirana”, – kështu deklaroi dje në parlament Berisha. Nëse sheh me vëmendje trajektoren e sjelljes së opozitës në 6 muajt e fundit nuk është e vështirë të kuptosh se ajo ka qenë e etur, e palodhur drejt rendjes për të gjetur një kauzë, një motiv, një shkëndijë që do përflakte vendin në revolta. Skenari më i hershëm dhe ndoshta më pak i rastësishëm ishte pritshmëria dhe paralajmërimet e Berishës dhe rrethit të tij për rrënimin ekonomik dhe krizën që do të shpërthente. Kishin vetëm 1 javë që kishin lënë pushtetin por po akuzonin qeverinë e re se po fuste vendin drejt një skenari të rrënimi ekonomik të ngjashëm me skenarin grek. Në fakt, pasi Berisha iku, ekonomia shqiptare reflektonte destabilitet në tri elementë të rëndësishëm të saj: a) Zbrazja e tregut nga likuiditeti, b) Zbrazja totale e financave dhe “qypit” të shtetit c) Borxhi akut dhe tepër i lartë qeveritar. Në këtë situatë, kur kolonat bazike të ekonomisë dhe të stabilitetit financiar kishin këto tregues, në mos identik me Greqinë, destabilizimi dhe kriza financiare po trokiste në llojin e saj, me stil shqiptar. Por duket se kjo skemë u godit fort kur qeveria Rama nisi të ri-lidhej me FMN-në dhe hartoi një plan masash për daljen nga situata, sikundër siguroi dhe resurset e nevojshme për të përballuar gjendjen e rëndë të financave përpara së cilës u ndodh që ditën e parë të pushtetit. Për mundësitë e aplikimit të një skenari grek në Shqipëri dhe sidomos për  raportin e Berishës si një projektues i këtij skenari “me paramendim” DITA organizoi një forum duke pyetur tre ekonomistë. Të tre, janë të mendimit se Shqipëria trashëgoi tregues ekonomikë që mund t’i shkaktonin probleme serioze vendit sikundër janë të mendimit se futja e FMN-së në lojë parandaloi precipitimin e situatës. Për parandalimin duket se dhe vetë Berisha është bindur, pasi në një kohë të dytë ai hoqi dorë nga kuja për një destabilitet ekonomik dhe vëmendjen e përqendroi tek vala e tritolit dhe tek një lloj tjetër destabilizimi, që kryhej me eksploziv. Dje ai paralajmëroi protestën e 20 Shkurtit si më të fuqishmen që ka njohur kryeqyteti ynë, ndonëse  deri më sot, dy tezat e tij kryesore “skenari grek” dhe “tritoli” janë rrëzuar, janë shuar. Braktisja e zgjedhjeve lokale, duket si teza më e fundit e opozitës, ndonëse deri më tani është në hapat e para të propagandimit të saj.

 

PYETJE 1. 

A ka pasur një propabilitet që pas ikjes së qeverisë Berisha, qeveria e re Rama të përballej me një situatë të ngjashme me “skenarin grek”? (Nëse po, ju lutem argumentet. Nëse Jo, ju lutem argumentet përkatëse)

Olti Rrumbullaku:

Olti Rrumbullaku

Olti Rrumbullaku

Gjendja ekonomike dhe treguesit buxhetore u përballën dhe po përjetojnë një situatë relativisht të vështirë në krahasim me 15 vitet e fundit, mirëpo jo në përmasat e asaj që mund të quhet “skenari grek”.

Më së pari duhet të kemi parasysh që vetë e majta e kishte parashikuar, shpallur dhe vlerësuar që para zgjedhjeve të qershorit 2013 që situata buxhetore dhe e borxhit publik do të kishte probleme të mëdha. Unë besoj se situata buxhetore ka pësuar një goditje të vazhdueshme në dy vitet e fundit me tregues fiskalë shumë të dobët dhe që nuk ishin parë prej kohësh. Po ashtu edhe situata ekonomike reflektoi një bllokim të konsumit dhe sidomos të të ardhurave dhe për pasojë sektori privat nuk gjeneroi rritjen ekonomike që pritej. Nga ana tjetër fokusi imediat i kujdesit për financat publike të qeverisë së re ishte evidentimi i menjëhershëm i situatës faktike të detyrimeve publike, skanimi i mundshëm i shumë skemave dhe metodave mashtruese që pakësonin të ardhurat publike, si edhe përcaktimi i një plani konkret se si të mbyllet sa më qartë hapësira për të krijuar detyrime të tilla të reja, të cilat vënë në vështirësi jo vetëm sektorin publik, por i shkaktojnë ngërç dhe bllokimi sektorit privat.

Së dyti, qeveria e shkuar përdori në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë borxhin publik për të financuar investimet publike dhe shpenzimet e tjera që mundësuan një rritje ekonomike modeste. Këto katër vitet e fundit Shqipëria nuk përjetoi një rritje ekonomike të ndikuar nga sektori privat, por kryesisht ajo rritje e paktë vinte vetëm nga sforcimi i tepërt i shpenzimeve publike, krejt larg mundësive fiskale që kishte qeveria në bazë të të ardhurave fiskale që mblidhte në terren. Këto rritje të borxhit publik, të detyrime të fshehura për punë publike, të rimbursimeve tatimore të pakryera dhe të borxheve të akumuluara nga kompanitë publike në sektorin energjitik, e kanë pakësuar në mënyrë radikale mundësinë për borxh publik shtesë që i takon qeverisë së re për 4 vitet e ardhshme.

Së treti, duhet të themi qartë që kriza greke ishte një krizë e pamundësisë për të paguar borxhin publik dhe interesat përkatëse dhe një sektor publik i cili kishte vështirësi të jashtëzakonshme për të realizuar shkurtime të thella dhe të domosdoshme. Në Shqipëri jemi larg një situate ku sektori publik është në pamundësi për të paguar borxhin publik, mirëpo format alternative të detyrimeve të fshehura dhe varësia e tyre nga buxheti i shtetit kanë ndikuar thelbësisht në sektorin bankar. Nuk duhet të harrojmë që sektori bankar është vendosur në vështirësi të konsiderueshme me një nivel prej 25%të kredive të këqia, që në fakt në një pjesë të konsiderueshme kanë qenë të lidhura me financime për investime publike, me koncesione të dhëna nga shteti dhe elementë të tjerë që kanë lidhje me kompani me pronësi publike, ose të ngjashme. Të mos harrojmë që Greqia në vitin 2009 ka pasur një tregues shumë të mirë të këtij treguesi dhe vetëm në 2013 ka arritur në nivelin e përkeqësuar prej 25% Pra, edhe sektori bankar ka kërkuar ulje të riskut duke financuar veprimtari që në parim duhet të mbuloheshin nga sektori publik, ose buxheti, por që realiteti buxhetor deri në vitin 2013 i neglizhonte në mënyrë të dukshme. Personalisht e konsideroj të drejtë menaxhimin e përbashkët që po i bëhet borxhit publik duke synuar më së pari që të përmirësohet niveli i kredive të këqija, nëpërmjet pagesave ndaj biznesit, të cilat do zhbllokojnë disi si sektorin privat, ashtu edhe sektorin bankar. Më pas mund të hidhet fokusi plotësisht në menaxhimin e borxhit publik duke synuar një administrim fiskal dinjitoz, siç i takon Shqipërisë pas 20 viteve në tranzicion.

 

Ardian Civici:

Adrian Civici

Adrian Civici

Nëse situata do lejohej të degradonte duke u konkretizuar me përkeqësimin e vazhdueshëm të treguesve kryesorë makroekonomikë, dhe mbi të gjitha me paqartësinë e shifrave për detyrimet ndaj biznesit, shifrën e papunësisë, deficit buxhetor, borxhi publik, etj., natyrisht që skenarët negativë, qoftë dhe të ngjashëm me atë grek, nuk vonojnë  të vijnë. Besoj se Shqipëria akoma nuk kishte hyrë në zonën e rrezikut eminent apo të kërcënohej nga vija e kuqe e “skenarit grek” në periudhën qershor-shtator 2013. Dhe kjo për faktin, se kur shpërtheu kjo krizë Greqia kishte shifra të frikshme : borxhi publik rreth 160%/PBB, deficit buxhetor mbi 14%, një sektor publik nga më të mëdhenjtë në botë në raport me numrin e popullsisë dhe numrit të të punësuarve,  kishte falsifikuar në masë statistikat zyrtare dhe informacionet që dërgonte në Bruksel, dy sektorët e saj kryesorë ekonomikë turizmi dhe shërbimet ranë me 15%, një evazion fiskal mbi 30 miliardë euro ose 27.5% e PBB, etj.

 

Zef Preçi:

Zef Preci

Zef Preci

Se pari ju falënderoj që më jepet mundësia të komunikoj me lexuesit e gazetës “Dita”. Pyetja që më drejtoni më duket interesante, ndonëse në dhënien e përgjigjes sime ndjehem disi “jashtë fushe”. Kjo për disa arsye, psh. një qytetar “normal” apo “mesatar” kudo në botën demokratike mendon se qeveria e mëparshme – qeveria Berisha, si çdo qeveri kudo në kohët moderne, synonte të fitonte zgjedhjet e 2013-ës. Domethënë nuk mendoj se vetë z. Berisha apo dikush që e këshillonte atë, të mund të mendonte lënien e pushtetit dhe një “tokë të djegur” nga pas për këtë shkak… Ashtu sikurse nuk i gjej aspak të argumentuara – të paktën në planin politik e publik – disa vendime jo pak të rëndësishme të asaj qeverie në fushën e koncesioneve, privatizimeve, etj., në periudhën transitore, dmth mbas zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013. Për të qenë më i drejtpërdrejtë në pyetjen tuaj, mendoj se ekzistojnë shumë përcaktime apo kuptime të ndryshme për sa i takon termit “skenar grek”. Unë nuk besoj në teoritë konspirative, sidomos nëse flitet për zhvillimet në ekonominë reale, në sektorin financiar apo atë bankar. Kompleksiteti i marrëdhënieve që krijohen në këto sektorë të jetës shoqërore është i tillë që nuk lë shumë hapësirë për orientimin e procesit apo të rezultantes shoqërore në drejtim të caktuar nga një dorë e vetme, e ndryshme nga “dora e padukshme” e Smith-it, dmth nga loja e e lirë e forcave te tregut…

Siç dihet dhe pranohet gjerësisht, fqinji ynë jugor (Greqia) u zhyt në një krizë ekonomike dhe financiare që filloi në vitin 2008 për një numër problemesh që lidhen kryesisht me keqqeverisjen e vendit (veçanërisht me menaxhimin fiskal dhe rritjen e pakontrolluar të borxhit publik), me korrupsionin shtetëror në të gjitha nivelet e qeverisjes, me përkeqësimin e aftësive konkurruese të ekonomisë kombëtare të atij vendi, etj. Në të njëjtën kohë, pranohet “pa vërtetim”, dmth si një aksiomë, edhe fakti se në epokën e globalizmit, zhvillimet ekonomike negative (dhe pozitive, sipas rastit), në varësi të nivelit të integrimit të ekonomive të veçanta me ekonominë globale apo me grupimet themelore ekonomike (psh USA, BE, etj.), transmetohen nga brenda-jashtë(kjo ndodh me ekonomitë e mëdha që diktojnë zhvillmet në botën e sotme) si dhe nga jashtë-brenda (kuptohet në vendet me ekonomi të vogla e jo-konkurruese, etj.), ndër të cilat bën pjesë edhe Greqia. Natyrisht këto zhvillime nga brenda jashtë dhe anasjelltas nuk ndodhin të shkëputura në hapësirë dhe në kohë, dhe  për nga intensiteti dhe rrjedhojat qe krijojnë, ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin dhe shumë herë rezultatet në përballimin e krizave të tilla varen dukshëm edhe nga faktorë jo-ekonomike apo menaxherialë. E këtu vijmë natyrshëm te roli i elitave politike drejtuese në menaxhimin e fateve të përbashkëta të vendit, nga shkalla e transparencës së politikave qeveritare me publikun, nga “pranueshmëria” e këtij të fundit për të paguar koston dhe dhimbjet sociale që sjellin masat shëruese ndaj krizës apo terapitë që vendet në efektin e krizes detyrohen të ndërmarrin.

Kuptohet se konsultimi i qeverisë së radhës me “doktorë” të tillë si FMN apo Banka Botërore apo institucione të tjera financiare ndërkombëtare bëhet një kusht “i nevojshëm po jo i mjaftueshëm”, nëse reformat e rëndësishme siç mund të jenë në rastin e Shqipërisë ato në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, në sektorin energjitik, reforma fiskale, reforma territoriale/administrative, reforma në fushën e drejtësisë, mire-qeverisjes dhe anti-korrupsionit, reformat për integrimin ne BE, etj, nuk synojnë një debat publik dhe konsensus politik sa me te gjere brenda vendit…

Më e shumta që mund të thuhet në lidhje me “skenarin grek” (të supozuar), është se elementet qeverisës apo menaxherialë që çuan ekonominë greke në kolaps dhe shoqërinë e atij vendi përballë një krizë të gjatë e të dhimbshme ishin të pranishme në ekonominë e vendit tonë nën qeverisjen e mëparshme të z. Berisha, ashtu edhe janë të tilla nën qeverisjen e tanishme të z.Rama. Të tilla janë: një performancë e dobët fiskale (përndryshe niveli i lartë i evazionit fiskal dhe në sigurimet shoqërore); borxh publik në rritje dhe pa ndonjë strategji të qartë për uljen e tij; reforma strukturore si nevojë emergjente për parandalimin e rritjes së mëtejshme të borxhit publik; aftësi konkurruese shumë e dobët e ekonomisë kombëtare në tërësi; mungesë politikash stimuluese për prodhimin vendas dhe për rritjen e eksporteve; një administrate publike inkompentente,  e politizuar, e përfshirë në veprimtari korruptive dhe në abuzime me detyrën; një pushtet gjyqësor që, në kushtet kur një pjesë e mirë e  nëpunësve të tij kanë paguar rryshfet për t’u promovuar në karrierë, është gjerësisht i korruptuar dhe madje deri edhe në nivelet më të larta të “qeverisjes” së këtij “përbërësi” shumë të rëndësishëm të shtetit; status ende i paqarte juridik dhe i zbatimit të drejtave të pronësisë; respektim i pamjafueshëm i detyrimeve kontraktuale duke përfshirë edhe vetë shtetin në raport me operatorët ekonomike, etj. Shkurt, asnjë ekonomi në vendet e rajonit në ditët e sotme, duke përfshirë edhe ekonominë tonë kombëtare, nuk është e imunizuar nga kriza ekonomike botërore, dhe për shkak të ngjashmërisë në problemet që shfaq, ekonomia jonë rrezikon të përsërisë krizat që vendet e tjera fqinje duke përfshirë Greqinë, i kanë ndeshur me një intensitet shumë të lartë në të shkuarën e afërt… Kuptohet se ky është një risk thjesht hipotetik dhe asgjë më shumë, vetëm nëse qeveria e z. Rama do të ndërmarrë atë tërësi reformash të nevojshme që “shëndoshin” qeverisjen, që konsolidojnë shtetin ligjor të së drejtës dhe që minimizojnë realisht shkaqet e krizës që u përmendën më lart. Dmth periudhes së “spektaklit” mediatik po i vjen fundi…

 

PYETJE 2
Mendoni se marrëveshja e qeverisë Rama me FMN dhe riaktivizimi i kësaj të fundit frenoi nxitjet për një skenar të tillë?

Olti Rrumbullaku:
Angazhimi i FMN-së në këtë situatë të komplikuar është për tu mirëpritur. Në jemi akoma një shtet në zhvillim me tregues shumë të dobët fiskale, shumë më të dobët se çdo shtet tjetër në Ballkan, kështu që jemi gjithmonë në domosdoshmërinë e këshillimit me institucionet ndërkombëtare, të cilat mund të financojnë edhe kredi të buta për tejkalimin e kësaj situatë. Sipas këndvështrimit tim, FMN ka dhënë një ekspertizë të mirëfilltë për të përshtatur dhe ekuilibruar premtimet elektorale të qeverisjes së re me situatën problematike fiskale aktuale. Rezultati i këtyre konsultimeve ishte një buxhet i cili synonte t’i përgjigjej disa objektivave njëkohësisht dhe të vendoste një ekuilibër tëri për të ardhurat publike, ashtu si edhe të krijonte hapësirën e domosdoshme që shpenzimet publike të brendësonin edhe një pjesë të detyrimeve të vjetra të mbetura të papaguara nga qeveria e shkuar.  Vetë buxheti i vitit 2014 është shumë i kursyer në planifikimin e të ardhurave publike dhe unë besoj që vetëm një përmirësim i lehtë i administrimit fiskal do sjellë rezultate të mjaftueshme që në fund të këtij viti të jetë tejkaluar pjesa më e madhe e detyrimeve të shkuara dhe që gjithçka t’i kthehet gradualisht normalitetit. Në një skenar të tillë të mundshëm për tu realizuar, krahasimi me skenarin grek do jetë i panevojshëm dhe i tejkaluar.

Adrian Civici:
Mendoj se Marrëveshja me FMN është një nga veprimet më pozitive të qeverisë Rama. U veprua shpejt, në mënyrë transparente dhe me objektiva të qarta. Më shumë se sa 200 milion euro borxh shtesë që derivojnë direkt nga kjo marrëveshje, dhe që natyrisht janë oksigjeni I nevojshëm për biznesin shqiptar në këto momente, është e rëndësishme të nënvizohet se tashme kemi “partneritet me FMN” për menaxhimin e financave tona. Mendoj, se edhe cuarja e shifrave të borxhit në nivelin 74%, natyrisht që përbën një peshë të rëndë për supet e brishta të ekonomisë sonë, por nga ana tjetër “skenarët” e përpunuara me FMN dhe në një farë mënyre të pranuara bashkërisht, janë një garanci më shumë për të ardhmen e financave publike. Shqipërisë i rritet besimi dhe vlerësimi në tregjet ndërkombëtare apo marrëdhëniet financiare me këta partnerë, pikërisht si pasojë e prezencës dhe marrëveshjes me FMN, si pasojë e garancisë që bashkëpunimi me FMN. Duhet shtuar dhe fakti, se aktualisht FMN ka ekspertizën më të mirë në botë për menaxhimin e financave publike dhe mënjanimin e krizave të tyre. Në këtë këndvështrim, natyrisht nëse do jemi “nxënës të mirë” në respektimin e rekomandimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje, aq më pak mund të kemi frikë nga një skenar grek, përkundrazi, mund të shpresojmë për stabilizim të financave publike dhe rritje ekonomike më të qëndrueshme.

Zef Preçi:
Personalisht bëj pjesë ndër ata që ka bërë thirrje publike edhe më herët (qysh se kriza botërore u ul “këmbëkryq” në ekonominë tonë kombëtare) për rivendosjen e marrëdhënieve të qeverisë dhe të shtetit shqiptar me FMN-në dhe një prezencë aktive përmes një marrëveshjeje mbeështetëse të FMN-së me Shqipërinë e konsideroj si një ndër hapat e rëndësishëm të qeverisë së z.Rama qysh në muajt e parë të krijimit të saj. Kjo sepse siç dihet, përmes bashkëpunimit me këtë institucion (FMN) janë mundësitë që Shqipëria të ruajë (dhe ndoshta edhe për të rritur) besueshmërinë e krijuar të vendit ndaj investitorëve të huaj; për teë hartuar dhe për të zbatuar programe ekonomike qeverisëse më realiste dhe që lidhin reformat e ndërrmara nga një qeveri me qeverinë paraardhëse dhe me atë pasardhëse, si dhe për  të mundësuar “hedhjen drite” si dhe ndonjë prognozim me realist mbi zhvillimet e ardhshme ekonomike, fiskale e monetare të vendit, kushtëzimin dhe ndikimin e zhvillimeve në ekonominë globale mbi rajonin dhe ekonominë kombëtare, etj. Natyrisht që këto pritet të pasqyrohen në marrëveshjen përkatëse midis qeverisë shqiptare dhe FMN-së, e cila për arsye që ende nuk janë bërë të njohura publikisht, duket se nuk është ende gati. Megjithatë, personalisht nuk prisja që FMN të “modifikonte” kaq lehtë disa nga raportimet e saj të mëparshme mbi ekonominë shqiptare, ashtu sikurse nuk e shoh aspak të besueshëm “argumentin” e ndonjë zyrtari të lartë të qeverisë aktuale kinse këtë apo atë reformë, në thelb të domosdoshme, por “anti-popullore” në formën e zbatimit dhe rrjedhojat momentale, na e kërkon gjoja FMN-ja (?!)…

Gjithsesi mbetet për  të ndjekur ecurinë e reformave në dobi të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, sidomos mbas marrjes pritshme të ftesës për anëtarësim në BE në Qershor të këtij viti, për të parë se si do të shkojë kursi i reformave në vend. Ajo që mund të thuhet qysh sot është se sfidat e qeverisë së z. Rama në ato fusha ku pritet që FMN të kontribuojë për të penguar rënien e ekonomisë sonë kombëtare në gjurmët e “skenarit grek”, janë më të mëdha seç duken në “pamje të parë”, dhe se bashkëpunimi me publikun e gjerë, me qarqet akademike, debatimi konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë me opozitën e djathtë si dhe konsultimi me specialistët e FMN-së mund të kontribuojnë për suksesin e reformave të premtuara nga kabineti i z. Rama.

 

 

Nga Habjon Hasani February 14, 2014 19:53
Komento

17 Komente

  1. Horri i Bulevardit February 14, 14:11

    Lexova vetem shkrimin qe ka shkruajtur zoti Habjon Hasani dhe mu duk sikur ky Habjoni me ka “kopjuar” mendjen.
    Po te jap ndonje koment, do te me hudhet Habjoni e te me thote Kopjac, se sdi cfare te them tjeter, i ka shkruar Habjoni ato qe mendoj, prandaj spo i futem ta lodh trunin, shyqyr qe doli njeri qe shkruan edhe per mua.
    Urime Habjon.

    Reply to this comment
  2. zamo February 14, 14:34

    marrveshja e kryer nga qeveria e tanishme me fmn eshte shume e rendesishme sepse i jep mundesi qeverise t elaj borxhet qe la sali berisha ndaj bizneseve te ndryshme duke e mbethyer keq ekonomine dhe duke e cuar drejt greminse qe pas humbjes se zgjedhjeve aq e donte sali ebrisha

    Reply to this comment
  3. miri February 14, 14:36

    kjo qeveri ka arritur nje marrveshje historike per shqiptaret sepse ne fakt sali berisha e la shqiperine drejt skenarit grek por edi rama nuk e la te shkoj drejt saj duke u mbeshtetur fort dhe nga fmn-ja.ndaj skenari i tyr ei pregatitur ra poshte menjeher sepse edi rama dhe qeveia e tij paten vullnet ta mposhtinin krizen

    Reply to this comment
  4. Ilir February 14, 14:44

    FMN-ja E FUTI GREQINE NE ATE SKENAR, PSE CFARE KUJTOJNE NJEREZIT.

    KESHTU QE EDHE NE JEMI NE RRUGEN E DUHUR.

    Reply to this comment
  5. ANALISTI ZVICER. February 14, 14:55

    une kame vendosur ta formoje partin ne kosove -INCIATIVA KUNDR AZIATIKVE- te kosoves.
    pse jo kure CHRISTOPH BLOCHER i U.D.C partis se par ne ZVICER dhe MARIN LE PEN e FRONTIT NACIONAL ne FRANCE kane formuar -INTIATIV CONTRE LES IMEGRATION et contre les ETRANGER.ne shqip INCIATIVA KUNDER EMIGRACIONIT dhe te HUAJVE ne shtetet e tyre.

    Reply to this comment
  6. TJ February 14, 15:09

    Nuk e kuptoj se si akoma shtrohet pyetja “skenar grek” apo c’fare!!?? Berisha po saboton tere Shqiperine.Ky,Sala eshte nje kriminel ordiner.Veproni, pa e lejuar te beje Sirine, ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • shpatar February 14, 17:53

      Tj. Ashtu sic e thua “Skenar grek ” Ska lidhje fare me ate cka u cfaqe ne greqi kur pushtetin e mori Papandreu. Une do te thoshja qe kjo eshte mendja e Saliut qe sa here bie nga fiku i iken mendja dhe leshon obsjone qe skane kuptim me realitetin ekonomik por me vete shkaterrimin e ekonomise ose ndtyshimin e destinacjonit te finacave .Ne Shqiperi nuk u deformuan fondet e Eurozones ose te FMN si ne Greqi.Situata ne Greqi u be alarmante nga vete Europa qe ju tha se nuk ju mbeshtesim ne fonde nese nuk beni reforma .Grekerit u treguan te zgjuar ,jo si ky gomari yne qe nuk bene kurre mbrapa ,e kuptuan se ku bie cekici dhe ju binden Evripes per reforma .Largimi i Papandreut dhe i shume krerve te oligarkise greke u vetetehoq

      Reply to this comment
    • shpatar February 14, 18:18

      Tj. Ashtu sic e thua “Skenar grek ” Ska lidhje fare me ate cka u cfaqe ne Greqi kur pushtetin e mori Papandreu. Une do te thoshja qe kjo eshte mendja e Saliut qe sa here bie nga fiku i iken mendja dhe leshon obsjone qe skane kuptim me realitetin ekonomik por me vete shkaterrimin e ekonomise ose ndryshimin e destinacjonit te finacave te shqiptarve .
      Ne Shqiperi nuk u deformuan fondet e Eurozones ose te FMN si ne Greqi.Situata ne Greqi u be alarmante nga vete Europa qe ju tha se nuk ju mbeshtesim ne fonde nese nuk beni reforma .Grekerit u treguan te zgjuar ,jo si ky gomari yne qe nuk bene kurre mbrapa ,e kuptuan se ku bie cekici dhe ju binden Evropes per reforma .Levizja e Papandreut dhe i shume krerve te oligarkise greke u vetetedorhoqen me qellim qe ti hapnin rruge negocjatave per ta nxjerr Greqine nga kolapsi .Faktikishte Greqia edhe pse kishte probleme teper te renda menexhimi sot po fillon ta rimari vehten .
      Ne jemi ne pozita te tjera .Berisha dhe kabineti i tije dobesuan fuqine e shtetit per te vepruar Rama mbas te merrete pushtetin .Cfare jane 150 miljon abuzime korruptive te bera nga berisha ne 3 muaj per nje shtet .Nese gropa eshte me e madhe mund te mendohet qe ekonomija Shqiptare do kohe te mari vehten por kurre te na kthehet Saliu perseri .Eshte nje injorance e vete karakterit te Berishes qe nuk mund te beje ndryshe per te miren e shqiptarve .
      Largimi i tije eshte nje fitore shekullore .Tani shqiptaret do te luftojne per te mekembur ekonomine duke shkateruar tabut e Berishes.Qe kane te bejne me konceptin qeverises dhe funksjonimin e ekonomise ne kushtet e reja te kapitalizmit moderne. Mos i merrni serjozishte deklaratate tije .Ai hedh gure te tille se ka halle te tjera per te penguar sa me shume daljen para drejtesise se tije dhe te bishtave qe kane zbatuar qorrazi urdherat. .Kjo duket qarte me perkrahjen qe u bene te inkriminuarve e sulmeve banale ne Kuvend pikerishte se kane dale zbuluar skandalet e tije Donkishoteske .

      Reply to this comment
  7. N/A February 14, 17:22

    Ne lidhje me problemin e punesimit ne administraten publike nese une kam informacionin e mjaftueshem kaq sa kam nuk ka ndonje ndryshim me administraten e kaluar gje qe do te vertetetohet sapo Gjykata Administrative te filloje pune me kapacitet te plote.
    Nese vazhdoni me CV , letra rekomandimi e komisione dallkaukesh politike keni per te deshtuar edhe ju sic kane deshtuar parardhesit tuaj ku ne kushtet e funksionimit te Gjykates Administrative demi i qeverisjes tuaj mbi administraten publike ka per te qene shume me i madh se $131 miljon te shkaktuar nga qeverisja Berisha mbi administraten.
    Une mendoj se duhet te jeni transparente ne percaktimin mbi administraten publike. Nese thoni administrate publike civile duhet ta realizoni ate realisht pasi demagogjia nuk shkon me , por nese deshironi te ngrini administrate politike atehere puna qendron ndryshe.
    Merrni 140 kompjutrat e parlamentit dhe ngrini nje salle ku te testoni te tere administraten publike aktuale dhe ata qe synojne te hyjne ne administraten publike por edhe ata qe paguhen ne shtepi per te tera ministrite e sektoret apo agjensite shteterore.
    Blini programe te tilla ne anglisht ku gjuhen e huaj e keni te detrueshme ku piket jepen me mbarimin e testit e kohe te percaktuar.
    Ose blini skanera e printoni teste po ne anglisht ku korigjimin e testeve e bejne kompjutrat dhe jo komisioneret dallkauke politike nese realisht kerkoni te instaloni administrate publike civile ne sherbim te qytetarit shqiptar e jo ne sherbim te politikes shqiptare.
    Por nese demi i shkaktuar nga kjo administrate do jete edhe me i madh se administrata e kaluar po te isha une shefi i opozites do i premtoja elektoratit se nese me japin besimin votuesit tere demin e shkaktuar ne administrate do ja u adresoja titullareve te institucioneve ne dhogarine e tyre personale duke ju sekustruar deri edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia. Megjithate pa paragjykuar znj Harto do tregoj nje histori te bukur qe mendoj se i shkon per shtat pozicionit te Ministres Harito.
    Nje familje e madhe shqiptare ketu ne Amerike kerkonte qe te vazhdonte zkonin edhe ketu ne Amerike te respektimit te kryefamiljarit duke i dorzuar chekun per cdo jave nga pjestaret e familjes. Kure e pyeten familjarin se cfare mendon per kete praktike ai tha se kjo eshte me u talle se me te vertete e dorzojne chekun tek une por une kam vetem celsat e kashtes pasi te tere pa perjashtim kane karten me vete e marrin pare ne banke sa here te duan .
    Keshtu me duket fnksionon edhe administrata shqiptare pasi kete e perforcoje nje deklerate e Kryeministrit pak kohe me pare ku paralajmeronte dy mije e ca vende pune te lira dhe bente thirrje deputeteve qe te prisnin popullin (militantet) tek Partia Socialiste. Partia te punson partia te denon.

    Reply to this comment
  8. tanino February 14, 19:01

    me shume se skenar grek do te thoja skenar i FMN

    Reply to this comment
  9. Azem Olldashi February 14, 19:36

    Asnje ringritje ekonomike, politike, morale e shoqerore nuk do te kete ne Shqiperi
    perderisa Sali Berisha te jetoje ne kete parajse kriminale.
    Neqoftese nuk e keni mesuar se “Pushteti ne cdo regjim politik eshte dhune mbi te pabindurit”, kryekrimineli miliarder Sali Berisha do te rikthehet ne pushtet sic u kthye Ahmet Zogollovici
    me ndihmen e Serbise – Kosoves dhe Greqise se Anastas Janullatovicit!

    Reply to this comment
  10. P.A.B February 14, 20:47

    “20 Shkurti do të jetë dita më e madhe e protestave që ka njohur Tirana”, – kështu deklaroi dje në parlament Berisha. [H.H]


    Eshte e ligjshme te organizosh nje proteste per nje ceshtje a disa, e te kerkosh ndihme nga te tjeret. Kete mund ta bej nje qytetar a nje politikan, deri ketu kjo eshte Demokracia. Sic dhe lejon ligji, por kemi dhe Moralin, opinionin publik, sjelljen para vetes e Botes.

    Deputeti i nderuar z. Berisha (sic dhe eshte titulli formal i tij, jo tifozeria e deshira ime) eshte nje -ish ne Politiken Shqiptare. Nje -ish qe nuk na nderon as si perfaqesi (ne Parlament) as si Politikan, e aq me pak ne Arenen Nderkombetare. E kane quajtur dhe burre shteti e kane ngritur dhe si Mesia (na dha demokraci/ viza/NATO, rruge etj) por dhe e kane share dhe s’kane lene gje pa i thene; disa here dhe pa te drejte; per mendimin tim. z Berisha reklekton – as me pak e as me shume- Shoqerine tone e shkallen e emancipit qe kemi, nuk eshte Djalli dhe ne qofte nje nga anet me te erreta te ketij Tranzicioni te dhimbshem.

    Realisht- ka nje fakt tek ”Politikani Berisha” ai eshte i mbi-konsumuar dhe po mundohet me cdo metode (sado e vogel/ sado e ulet) per te ngelur ”relevant” e aktiv ne jeten tone. Gjate gjithe kohes duke e kuptuar se 1) Shqiptaret sot jane me pak tolerante ne ”akrobaci” se ne 1992, 1997, 2005 2) Mosha punon kunder tij. 3) sic dhe Koha qe eshte me te rinjte. 4) per me tej-zhvillimi, i cili ka shume forma i) individual ii) komunikmi masiv iii) emigracioni; te gjitha se bashku nuk e bejne me faktor ne Jeten Tone. Me Jeten Tone kuptoj ate jete ”jashte Parlamentit e Politikes”.

    Por a ka vlere Berisha?

    Ka, aq sa i shkon tagri ne ”ushtaret e tij te bindur” e aq sa ne mund ti japim vemendje. Nese jemi te shtruar e me mend…ai – sic ndodhi tek Protesta Kunder Armeve Kimike (demilitarizimi) – do paraqitet, shohe e largohet. Fare thjeshte u kuptua se vlera e tij eshte nga 0 ne – 1. Nese merr eko nga media, shtyse nga seksione te pakenaqura ndaj kesaj qeverie, e i japim vemendje 24h-ne-24, ai prape paraqet rrezikshmeri. Ne instiktin e tij (shpesh te dhunshem) ka arritur te kap dicka ne “dellin Shqiptar” mjaftueshem te shkatoje probleme. Dhe kjo eshte a natyshme kudo ne bote…

    Alfa e Problematikut, terroristit, shantazuesit, politikanit a grupit qe sjell probleme; qofte dhe ne familje eshte ”Zhurma Sjell Vemendje” pasi a) instikti i ketyre “femijeve mistrece” jua ka provuar kete 2) eksperienca a ka cimentuar kete vezhgim. Dhe me i forti, i madhi, i qeti, normali, i zgjuari, ne nje shtet (a familje) mundohet me cdo kusht te ”eleminoje zhurmen” shpesh ne detriment te rregullave, normalitetit, bile dhe ligjeve. Fillon me kercenime, bakshishe e qofte dhe te bertitura te te njejtit nivel.

    E gati ne te gjitha rastet kjo teknike deshton. 1) Eshte e pamundur si per shtetin, si babain te kaloje ne nivelin e Rrugacerise, 2) ” Ai” gjithmone vjen me pas, e kerkon me shume.

    Ne ane formale z Berisha sot duhej te ishte ne nivel ”President Nderi” per Partine Demokratike (dhe po i zgjedhim fjalet me shume kujdes, per nje grupazh te tille) ose si ”elder statesmen” me keshilla pas-kulisave, krejtesisht i terhequr nga jeta Publike. Duke hapur nje Fondacion, ndihmuar Organizata Bamiresie, apo shkruar kujtimet e tij. Ky eshte Formaliteti e Normaliteti.

    Sic dhe duhet te jete per te gjithe (ose shumicen) e Ministrave te tij; populli me vote tregoi se Ky ekip nuk ben me. C’duan akoma aty? Pse kujtojne se jane te perjetshem ne pushtet? Kur humb ekipi primar, ai, me shume perjashtime te vogla, del nga skena qendrore.

    C’kerkon z. Berisha sot?

    U kthye 1-2-3-4 here ne pushtet, tanime e do Shqiperine perjete?

    Ne emer te kujt flet?

    Nen c’fare preteksti kerkon protesta e destabilizime?

    Kush i ka thene se ai perfaqeson ”shofere furgonesh”?

    Apo se eshte pergjegjes per ekonomine?

    Ja dhame shancin, prape, per 8 vjet…tani cdo me shume?

    Zoteri Deputet i Kuvendit, ish-President e ish-Kr-Minister, Shqiptaret nuk ju duan me. Pse beheni qesharak? Dhe te tute jane te lodhur nga konfliktualiteti, e shume e kane kuptuar se ”politika kombative e rrugeve” te fut ne rrugaceri. Eshte koha te shijoni pak vite jete qe ju kane mbetur…pse kerkon ‘tjua mallkojne dhe kockat?

    Sa mundet me, nje njeri te destabilizoje nje vend te tere?!

    Protestat ne Shqiperi, nuk jane fjale e lehte. Na kujtojne Ushtare me lopata-xheniere-ne-rrypa, police me shkopinj gome dhe egersira te quajtura Sampiste; na kujtojne 1997 me nje vend ne flake e na kujtojne 4 te vrare ne mes te Tiranes. Kur keto kerkohen nga nje pergjegjes i ketyre vrasjeve; i gjithe Parlamenti, nese jo shoqeria, duhet ti thote Pusho; cdo qytetar i lire sot mund te kerkoje Protesta po jo ju.

    Nen zyren e tij u plagosen dhjetra oficere policie dhe u vrane 4 Protestues. Ne rreth te pare i bien 4 familje me nga 2-3 femije. Me krushqi, lidhje gjaku e te tjera shkon ne 40-50 familje te prekura direkt. Nder ta jane 200-250 te cilet kjo u ka ndikuar shume ne jeten e perditshme. Nje viktime me vone ishte i biri i nje te vrari, qe vrau Veten.

    Z ish-Kryeminister, a ju vet ndergjegja per keto?

    Ate dite e me pas, (meqe jemi ne Shqiperi) te lane ne zyre; por ra cdo normalitet te rrini me tej ne Politike aktive. Ja, ketu jeni dhe 3 vjet me pas!?
    Pse ndodh kjo me Ju?
    Pse ndodh keshtu me Ne?

    Pa urdher fare, me Garde e Polici jashte kontrollit, me “forca kunder-revolucionare” plote e komplote, Pergjegejsia e Fundit Ngelet e Juaja. Ju ishit ne detyre, e duhet te kishit deklaruar te nesermen:

    – Me keqardhje se kohen nuk e kthejme dot pas por me viktima ne 4 familje, une nuk mund te rri me Kr-Minister i Shqiperise…jap doreheqjen. Ne respekt te 4 te vrareve dhe Humbjes se Jeteve me duhet te largohem.

    Zoteri i Nderuar,

    A keni ju respekt per jeten? Ne cdo fushe jeni i debatuar, polarizuar ekstremisht…por si Njeri, Baba, ish-Mjek…cfare ju thote qenia/psikika juaj ne 4 te mengjesit? Sa vlen nje jete?

    Ja dicka personale…une jetoj ne nje shtet te ”Militarizuar” i cili ka bere lufte ose pushtuar gjithe boten (minus 20 shtete me te cilat Britania s’ka pasur konflikt te armatosur ne Histori) e nga nje ane me ”police pa arme”. PorJeta ka Vlere Shume.

    Dje po benja ”nje marreveshje biznesi” diskutime ne tavoline… me pas degjojme zera dhe kembe poshte-e-lart, njerez duke vrapuar e makina qe po niseshin, hyne brenda dhe i thone Bosit te tyre…”keshtu e ashtu” Del se nje nga punonjesit e Tij kishte marre nje manaxher ne telefon dhe i kish thene: jam ne nje fushe, po me bien floket nga stresi i madh ne Pune. Tani do vras veten!

    Rralle kam pare njerez me te frikesuar ne jeten time. Prit, do e shpjegojme…sigurisht eshte empatia, deshira per ndihme por ka dhe me pas! Gati te gjithe dolen me makina ”duke kerkuar pa ditur ku” Lajmerohet Policia, erdhen urgjent tek zyra,, por se kapnin dot me GPS se kishte fikur telefonin. Dje, i nderuar, ne gjithe veriun e Londres (sasi e konsiderusheme territori e popullate) cdo Oficer Police po kerkonte ”gjilperen ne mullar kashte” Nje person me makine, ne nje fushe… qe donte te vriste veten.

    Ka pasur 3 heikoptere mbi kokat tona. Permbi 2-3 ore. Polcia shkoi te marre gruan e vajzen, lokalizuan nje makine por nuk i afroheshin (per te mos acaruar situaten) para se te identifikohej plotesisht se ishte Ai… Rremuje e madhe.

    Personi pergjegjes, kishte keto probleme 1) Koleg pune 2) Prind me femije 3) “deklarate direkte” e kam nga stresi i punes…nese familja te hedh ne gyq neser te thyen kurrizin ne gjoba e penalti. Kemi nje koncept ketu (pervec ligjeve e cdo gje tjeter) qe quhet ” Duty of Care” nje ombrelle aq a gjere sa dhe kur e permend ne telefon – zeri nga ana tjeter ndryshon (mesuesi, biznesi, polici etj!) e kudo ku je i perfshire te bejne pergjegjes. 4) nese asgje nuk funksionin ose Media ”runs with this story” klientet te ikin si murtaja.

    Zoteri, se nje person, ne ”moment cmendurie” leshoi nje kercenim, ne operacionin per ta gjetur ate u perfshine mbi 1-2000 persona. Te gjitheve ju prish dita e terezia, te gjithe duke bere detyren, a me shume. Kjo do te thote Pergjegjesi. Kuptoni?

    Jeta eshte e cmuar…ajo vjen e jetohet nje here.
    —-

    Burra shteti e presidente, gjenerale e te plotfuqishem marrin, ndjenje e kane pergjegjesi per jeten…se nese jo…cu pa kjo pune! ” News of the World” nje institucion mbi 2.5 shekuj nuk u mbyll nga akensat, parlamenti apo ”protestat popullore” Jo.

    Nje vajze rrembehet e vritet nga nje maniak. U tha se NoW kishte bere ”hacking” tek Voice Mail i saj…duke fshire disa mesazhe qe ti linte vend Inbox-it te pranonte te tjera. Akuze, e cila me vone doli e pa vertete. Por tek Jeta e Femija… nuk mbante me. Nuk ishte me Politikani X a Aktori Y as Oficeri i Larte i Policise qe informonte e mbronte Gazeten. Hyn ne skene Rupert Murdok, manipulues mediash, e pushtetesh. Me 000 punonjes ne te gjithe boten, shkoi ne shtepine e Prinderve te vajzes (pa kamera e gazetare brenda) dhe tha:

    – Jam 83 vjecar… nese njerezit e mi kane bere kete, ju kerkoj falje. Nuk ishte ky qellimi i biznesit te babait tim…e as, nuk me mesoi mua te shkoj ne kete pike.
    ME FALNI.
    Ka zene koken ne dore…e ka QARE ME DENESE! (i njejti qe me arrogance thonte ne Parlament s’me kujtohet emri i ketij kr-ministri a ministri, e me bezdisnin ne telefona!) Ka ofruar demshperblim direk, per bamiresi po ashtu…dhe te Nesermen Mbylli Gazeten.

    Deri nje dite me pare qeshte, se kishte problem, mbronte editoret e tij…Por ”Jeta e nje adoleshenteje” ne balance solli termetin qe akoma nuk ka mbaruar. Me vone doli qe NoW nuk kishte faj ne ne kete ceshtje, por demtimi ishte bere!

    —-

    Zoti Berisha, jeni pergjegjes per 4 jete!!!!

    Perpara se te Pergjigjeni per ” NATO/Via/ rruge e ura, politike e cudira” jeni pergjegjesi Kryesor, i pare dhe i fundit, direkt e indirekt per jeten e cdo qytetari Shqiptar; jeni e s’jeni aty, e bejne te tjere me dashje e pa dashje, Si kryetar i Ekzekutivit… posti juaj nuk pajtohet me as me 1) Humanizmin 2) Moralin 3) Ligjin e Kushtetuten e as me ate per te cilen e kerkuat/ kerkoni Voten.

    i.e. Te ”kujdeseni per Ne”

    Ne rastin me te keq U treguat te pakujdeshem.
    Ne rastin me Shfajsues, ”punonjesit tuaj” u treguan te tille deri ne krminalitet.
    Dhe ne rastin ekstrem keni pegjegjesi per 28.000 Km katrore e c’ndodh brenda tyre gjate gjithe 4 vjeteve te mandatit.

    Pra jeni treguar Krejtesish i Pa-afte te manaxhonit kete situate. Pse kerkoni prape protesta e protagonizem? Erdhi nga ”Banditi Rama” nga ”qielli” e qytetaret e thjeshte, per ne kane rendesi rezultatet, jo demagogjia e shfajsimet. 4 jete u humben.

    Z Berisha, mungesa e ndjenjes se fajit, duke shkuar deri ne akuza te paqena per te tjeret, ju ben shume te rrezikshem ndaj Jetes Normale te nje Shteti, e cdo Individi.

    Ju jeni shume i rrezikshem (per demokracine/ vendin/ jeten normale) ne cdo deklarate tuajen.

    Duheni para-lajmeruar (meqe keni forme ne keto rrumcullira) se Ligji I Republikes ka Fuqi Prapa-vepruse, nese ajo demonstrate ”prodhon viktima” do jeni nje nga fajtoret e Pare.

    * Incitement (provokimet e thirrjet, qe te tjeret te sillen barbarisht)
    * Kerkesa per trazira civile

    a) Jane e kunderta e Parlamentarizmit, ku cdo gje zgjidhet me debat a pranon humbjen ne vota.
    b) Fare lehte, duke ndjekur ngjarjet ne vazhdim, deklaratat tuaja mund te kriminalizohen, e pare ne ”kontekst tjeter”

    Per cdo arsye ju keni, (dhe pasuesit tuaj te pa-pergjegjshem) sado keq te jete Qeveria e Koalicionit, sado ”te na doni Ne” ju e keni humbur cdo te drejte (permbi 25 vjet) te perfaqesoni shqetesimet tona, a te Pretendoni Nen Emrin tone.

    Jo nen Emrin Tone!

    Reply to this comment
  11. gadafi February 14, 22:30

    P.A.B. edhe nje dhemb t’i mbetet ujkut, ai eshte i rrezikshem. Psikoza per te kryesuar, urdheruar e nderuar kudo e kurdohete eshte nje semundje e pasherueshme!

    Reply to this comment
  12. Bilal camurri February 14, 22:47

    Grabitja e thesarit nga qeveria kaluar eshte e qelimshme dhe jo pakujdesi,si shprehet ndonje.Kalimi kesaj situate te veshtire nga bashkepunimi me fmn i ngre vlerat Rames qe doli nga “rrethimi” i Berishes.Tani Berisha pasi provoi eksplozivet,kerkon te zbatoje skenaret afatgjate me mitingje,si beri me Nanon. Ketu Qeveria ka rastin te kopjoje skenarin e Berishes me 21 Janar,jo mbi demostruesit,por mbi Berishen,me cadra pistolete,me stilolapsa,me huj gardhi per flamure etj,etj.

    Reply to this comment
  13. koco February 15, 14:06

    Sali Kriminelit mendja i punon vetem per skenare kobe ndjellese ,” Skenari grek ” i trumbetuar prej tij eshte teresisht , teoria e tokes se djegur dhe filozofise se tija kriminale ” Pas ikjes time Te behet Kjameti , po keshtu e bere dhe ne vitin 19 97 ky monster , ky njeri i Vrasjeve , Vjedhjeve , Shkaterimeve , Konflikteve , Intrigave eshte pjella me e keqe qe nuk gjendet askund ne bote , Kjo eshte fatkeqesi e madhe Kombetare per gjithe nje popull . Ketij Gjarperi me gjithe banden e alabaket e tij , ju duhet gjeyur vendi ju duhet prete gjuha e cila vjell vetem helm , duhen konfiskuar e duhet dhene goditja me grusht te hekurt e shtypur koka kesaj bande antishqiptare , te lidhur me Alkaeden e talabane , keta terorista e gjakesoresh .Kjo Maxhorance me kete qeveri duhet te bejne me shpejtesi 3 ndermarje te fuqishme . 1 – Te boshatise burgjet nga fukaraja dhe ti vere ne gadishmeti per banditet te cilet shprehen hapur , terorizojne , kerkojne rrezimin e kesaj Maxhorance te votuar ne menure plebishitare per te sjelle demokracine e ndryshimin e shume pritur . 2 – Reforminin e Strukturave Shtererore ” Ushterine Policine , SHikun , Prokurorine , GJykatat . 3 – Shqyrtimin dhe miratimin e Ligjit per shkuarjen e kryerjen e Sherbimit Ushtarak nen Arme . ” Atdheu mbi te Gjitha ” koha e kryerjes 3 – 6 muaj ndermarje kjo qe garanton Shtetin , Kufijte Shteterore ,Shkollon dhe edukon gjithe brezin e ri me disipline , mer njohuri per fuksjonimin e shtetit ligjor , te njehe Kushtetuten e A . b . C e artit ushtarak , si dhe do mesojne e pregatiten per jeten serjozisht, duke u pregatitur edhe fizikisht dhe per te qene qytetare te denje , Kjo eshte gjeja me e dobishme dhe e deshiruar i ben te gjithe qytetare te devotshem , nuk besoj te kete vend tjeter ne bote ku te mos kryet sherbim ushtarak , vet situate globale , rajonale dhe vet kombetare e ben imperative kete kend veshtrim Vizjonar .

    Reply to this comment
  14. illo February 15, 14:42

    Nuk kam pare analize me te plote politike dhe ekonomike se sa kjo , qe ka shkruar Herbioni , per skenarin grek dhe terrorizmin , qe organizoi Berisha , per ta mbytur Qeverrine Rama , qysh ne djep . Me token e djegur nuk I dolli gje , sepse Qeverrija u lidh me FMN , si e vetmja zgjidhje dhe qe me kohe Saliu e pat anatemuar . Me situatat e terrorit , nuk I dolli ndonje gje e madhe , se Ministrija e Brendshme dhe Policija , bene me te miren e mundshme . Ka shprese tek “skenari Ukrainas ” , qe do ta organizoi me daten 20 Shkurt . Do perpiqet te arrije nje destabilizim , por ka perballe nje vote plebishitare , nje mur prej celiku , ku sejcili thyen koken . Ka thene se do punoi 18 ore. Aq punon , per te organizuar sulme terroriste te veshura me vello ligjore . Kjo periudhe opozitare , po e paraqet Berishen si nje kryeterrorist I betuar dhe I pa korigjushem . I. Foto

    Reply to this comment
  15. S.p. February 16, 13:00

    More po Edi idete per rimekembjen e vendit i ka te mira, po a te le kerma, haleja me emrin Sali. Ai po kerkon gjak, zjarre, shkaterime, vllavrasje, percarje mes shqiptarve, kaos te pergjithem qe te dali perseri si gjeli maje plehut.
    Kush e ka mundesine t’ja presi duart, qe shqiptaret te mos lengojne me prej ketij super krimineli te lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*