A i ka marrë Lulëzim Basha tetëqind mijë euro nga Xhelal Mziu?!

July 10, 2017 09:31

A i ka marrë Lulëzim Basha tetëqind mijë euro nga Xhelal Mziu?!

 

Dogjani-Xhelal Mziun,
drejt për drejt ka akuzuar,
se ka dhënë tetëqind mijë euro,
vetëm për të kandiduar!

Këtë shumë marramendëse,
që dhe mund të bëhet hasha,
me logjikën më të thjeshtë,
i bie t’i ketë marrë Basha!

Akuza është shumë e rëndë,
dhe vjen nga brënda shtëpisë,
dhe akuzohet direkt,
Kryetari i Partisë!

Dogjani këtë s’e thotë,
po len të nënkuptohet,
se çdo emër kandidati,
nga Lulashi miratohet!

Unë jam profesionist,
që Lulin e kritikoj,
po këto super akuza,
asnjëherë s’i besoj!

Jo kjo vetëm-po dhe të tjera,
kanë mbetur akuza-përralla,
se asnjëherë-kryesisht,
nuk i ka hetuar Llalla!

Kjo akuzë kaq konkrete,
urgjent që duhet hetuar,
që Dogjani të provojë,
se kjo shumë është paguar!

Dogjani është burrë serioz,
po prapë nuk mund të besohet,
nëse me fakte kokëforta,
akuza nuk do provohet!

Po as Basha-po as Llalla,
asnjë grimë s’kanë reaguar,
edhe pse një deputet,
akuzën ka formuluar!

Them-tani ka ardhur koha,
biles koha ka kaluar,
kur të tilla “thashetheme”,
me urgjencë duhen sqaruar!

Dogjani po të provojë,
se është bërë kjo batërdi,
jo që s’bëhet Kryetar,
po shkon drejt e në qeli!

Nëse Dogjani provon,
se ka ndodhur ky skandal,
Basha shkon drejt në qeli,
bashkë me shokun Xhemal!

Po nëse llogje në erë,
e nxjerr Llallë kapedani,
natyrisht që në qeli,
duhet që të shkojë Dogjani!

Akuza si sharapneli,
shpesh në ajër janë lëshuar,
po kurrë s’ka dalë e vërteta,
se kurrë nuk janë hetuar!

Duhet Prokurori Llalla,
sot ta nxjerrë një të vërtetë,
s’mund të kaloi gjithë kjo gjëmë,
me dy rreshta në gazetë!

A. Duka

July 10, 2017 09:31
Komento

3 Komente

  1. Dhembi July 10, 10:43

    Vertetohet shume lehte. Pyesni mjekun e familjes se Mziu-t. Neqoftese i ka dhene qetesues per artrit dhe “kacafytje kafke”?? Atehere Mziu “eshte grabitur keq”…..

    Reply to this comment
  2. Sheiku Like i skraparit July 10, 12:43

    Ooooo Arben miku! Je mire ti? Per ke llalle e ke ti fjalen,se nuk te kuptojme!Mos e ke fjalen per ate harapashin e like floririt? Nese e ke per ate,kerkoje ne gjermani apo diku tjeter,se ketu nuk eshte ai,ose edhe nese periodikisht mund te jete ketu,do jete “duke pire ndonje konjak gjekundi apo duke fjetur gjume”.Nese nuk do te ishte keshtu,do kish hetuar ndonje ceshtje te nxehte,nga te shumtat qe kane ndodhur,pavaresisht se dhe ka bere deklarata te forta-fllucka sapuni.Pak deputete,si puna e Saliut,Lulit tani,etj ka ne parlament? E ke degjuar te kontrolloje ndonje? Te [akten te hetoje kryeprokurori i ardhshem,se sa per kete qe po iken…

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 10, 20:16

      O Like Skrapari,qe kryeprokurori Llalla nuke ka per ta hetuar kete denoncim ne gazete,kjo eshte mese e vertet,por qe Llalla shume shpejt do te jeten pjese ne bangen e akuzes si bashkepuntore me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik,kjo tashme dihet.Dosje te mbullura nga llalla me fuqine e pushtetit,shumeshpejt do te hapen dhe do te marrin drejtim,per te gjithe ato pushtetare qe kane dhunuar ligje,deshmi e fakte me ze,figure e deshmi ta gjalla sa istitucionale,aqe dhe popullore e medjatike,do te shikojne e shijone forcen e ligjit.Reforma ne Drejtesi me juriste nga USA dhe BE-ja do ti thote NDAL krimit e korrupsionit te veshur me pushtet.Sovrani e tha fjalen e Tije,tashe i mbetet ne dore Edvinit,o me SOVRANI,por jo si titist e enverist,ose ne bangen e akuzes me Llallen,meten,bashen e berishen me ridvanin e jozefinen me shoke e shoqe,pa harruar nanon kete pjelle te se keqes se politikes shqiptare deri me sot.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*