A i lejohen një kleriku katolik qëndrimet politike?

July 2, 2016 12:29

A i lejohen një kleriku katolik qëndrimet politike?

Thanas Mustaqi

Nuk dihet nëse Kisha Katolike Shqiptare ka marrë nga Selia e Shenjtë ndonjë mesazh sekret për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian lidhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Të paktën, këtë përshtypje le deklarimi i dom Gjergj Metës, famullitar në konkatedralen “Shën Luçia” të Durrësit, i caktuar nga i ndjeri Imzot Rrok Mirdita, ish-kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike.

Dom Gjergj Meta është një nga njerëzit e ditur të klerit katolik shqiptar, me dhunti publicistike, ku nuk ka përtuar të kritikojë edhe qeverinë e sotme: “Më ndjeni nëse përdor një shprehje popullore se peshkut i vjen era e keqe nga kryet”.

Dom Gjergj Meta, ish-përgjegjës i përgjithshëm i strukturës informative pranë Kishës Katolike për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, lidhur me draftin e ri të Kushtetutës së Shqipërisë, ku në hyrje thuhej se ndryshimet ligjore për sa i përket drejtësisë janë bërë me mbështetjen e SHBA, ka reaguar me një radikalizëm neobolshevik: “Nëse ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijve të absurdit”.

Mediet shqiptare e konsiderojnë Dom Gjergj Metën si një rebel, kokë më vete. Por kjo nuk është e vërtetë. Kleriku ka epror, vepron në bazë të rregullave të religjionit dhe ligjeve të një shteti laik, ku nuk i lejohet të shprehet sipas qejfit. Veçse bën përshtypje që si Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë futur hundët në politikë, ndryshe nga Komuniteti Mysliman që është treguar korrekt dhe pse në Shqipëri besimit mysliman i përket mbi 65 për qind e popullsisë.

July 2, 2016 12:29
Komento

16 Komente

  1. Lorenc July 2, 13:39

    Po inlejohen. Lahutën e Malcis e ke lexu?

    Reply to this comment
  2. metafora July 2, 13:56

    Mos u cudit. kete pune kane bere gjithmone dhe ” vesi del me shpirtin “.

    Reply to this comment
  3. Agroni July 2, 14:14

    Me lejimin e fese ne shqiperi te gjithe mashtruesit,te pa aftit dhe llumi i kombit perqafuan religjione te ndryshme.Keta klloune pervec interesit personal nuk kane azgje te perbashket me aspiratat e popullit per tu ndergjegjesuar mbi fene qe pelqejne por jane lolo sa te politikes aq edhe te qarqeve reaksionare qe kane gjetur shtrat te sigurte ne vendin tone gjate ketyre 26 vjeteve.Prandaj nuk eshte cudi qe ortodoksit me gjithe se quhet kisha autoqefale shqiptare mbeshtetet fuqishem nga klani grek dhe lot nje rol te fuqishem ne cvarimet e paraardhesve tane per ti bere ushtare greke kundrejt shperblimit sigurisht.Gjithashtu edhe myslimanet qe kush zgjat mjekren dhe mbulohet mer shperblim te majme,ketu nuk bejne perjashtim as keta katoliket si ky kelyshi U.D.B.se qe ka veshur veladonin e priftit.Eshte domozdoshmeri qe ne kete situate te favorshme per vendin tone duke u mbeshtetur nga SH.B.A.ja dhe B.E.ja te crenjosim nga renjet serbet qe jane ulur kembe kryq ne shqiperi te perfaqesuar denjesisht nga Salehu apo klani grek i perfaqesuar nga Janulla,sa per myslimanet keta cfarosin njeri tjetrin dhe as e ruajne as per muhamet as per krisht.

    Reply to this comment
  4. luzati July 2, 14:21

    Ky klerik duhet te pergjigjet per cka thote i ka nga preferncat e veta ,apo nga Vatikani…….

    Reply to this comment
  5. Lpl. July 2, 15:08

    Nuk i lejohet nje kleriku me mbyll gojen para gjendjes se veshtire ku ndollen njerezit dhe politikanet keta se kane bere as ne diktature saqe regjimi i vrau e i burgosi .Kjo sepse nuk mund te heshti per padrejtesite nuk e len ndergjegjia sepse tash tre vjete nuk jane duke ndodhur gjera sporadike por jane te drejtuara nga qeveria dhune kolektive burg varferi ekstreme perndjekje per te te hequr nga puna arratisja e njerezve pak kush iken nga varferia se ne te varfer ishim edhe me pare , por tani ka nje presjon tjeter qe njerezit e thjeshte nuk mund ta perballojne kete arrogance dhe ai e sheh e prek se jeton aty poshte tek njerezit dhe kjo gjendje e ka bere te reagoje .Dhe per nje njeri qe i kupton gjerat si ai detyrimisht shtrohet pyetja çfare duheni kur nuk beni asnje pune edhe ligjet ju diktojne te tjeret ku jeni ju perse duheni aty per te shtuar varferine e vuajtjet e njerezve per ti shperngulur akoma neper bote ku asnje se gjen veten .Pastaj Kisha eshte kunder martesave gej dhe ndryshohet kushtetuta dhe nuk kundershton asnje puplikisht as demokristjanet jo nuk ka nje debat ka shume deputet katolik ne parlament ata duhet te votojne kunder neqoftese e ndjejne veten te tille osr te deklarohen ateist edhe me keta e ka Dom Meta sepse ai dote kete biseduar me to dhe tani ndryshimi i ligjit i vjen nga jashte dhe ju jepet ta votojne dhe kjo eshte e padrejte dhe diktim se edhe Amerikanet gabojne .Gjergj Meta eshte i pergatitur me shume se ju se ai ka Zotin qe ju se keni ka ba 4 vjet filozofi plus edhe teologji socjologji qe eshte e pergjithshme edhe Antroplogji me i studjuar njerezit ju se dini por para tije jeni amatore vetem sherbetore te pushtetareve kete dini te beni qe eshte me e lehte ,se me dherby si dom Gjergji skeni aftesi se nuk keni Krisht jeni komuniste ateiste. Degjojeni e mesoni nga ai se nje here i vrate e i masakruat por gabuat .

    Reply to this comment
    • PO.PO July 2, 18:12

      JO MORE LLAPAQENI “Lpl.”,ti dhe hipokritet e tjere, nuk kini pune ketu . Ju mund te predikoni e derdellisni sa te
      doni ne objektet tuaja te kultit,brenda normave ligjore e
      morale , por jo te corodisni mendjet e njerezve . Perndryshe , do te ngrini edhe me lart kultin e Enverit .
      Ti , me sa duket , je ndonje llum shqiptar , i konvertuar ne ndonje komunitet fetar , por qe ka buke
      edhe me pune “jashte orarit” per sherbimet e huaja sekrete . Te tille njerez , na kallin krupen e neverine !

      Reply to this comment
  6. fteri July 2, 16:30

    ***-Përse merreni me priftërijë ,hoxhallar,ordodokës dhe ngadrrestar !.Feja është opjum për popullin.Feja e shqiptarit është shqiptaria.
    ***-Feja është BESIM i VERBËR !!!!…,Ka mashtruar dhe na mashtron gjithmon njerzimin ,se gjithçka në botë përcaktohet e drejtohet GJOJA nga forca të mbinatyrshme,hyjnore si pasqyrim fantastik e i shtrembër i ralitetit.Një tërsi dogmash që japin një botkuptim idealist reaksionar i cili përdoret nga klasat shfrytëzuese për të mashtruar e nënshtruar popujtë e varfër.
    ***Prandaj edhe Dom Gjergj Meta mbështet reaksionin në shqipëri dhe PD-ën në veçanti ,S.Berishën dhe L.Bashën,këta kriminel,hajdut dhe shkatërrues të kombit. Prandaj kurrë e kurrës mos prisni sinqeritet dhe mbështetje të reformës në drejtësi apo vendosje të drejtësisë nga feja.FEJA ËSHTË ERRËSIRË PËR POPULLIN. klerikët mbajnë lidhje me borgjezinë shfrytëzuese .Ato janë si raketa me dy faza ,pjesa intelegjente e kokës me ilaçin në të që shërben për të vënë në gjumë popullin ,dhe pjesa tjetër shkatrrimin e javashtë kush e kundërshton.**********************

    Reply to this comment
  7. Lpl. July 2, 19:13

    Po. Po sa mir ske prituar me lexuar komentim tim .une komentoj ate qe ndiej dhe i bej nje rezonance shkrimit qe ka shkruar Dom Gjegji kurse ju shkruani ate qe keni mesuar dikur dhe vazhdoni me te njejten fryme .Skeni per ta kuptuar kurre nje Prift ne ate qe thote e punon jane pa kamera pa reklam dhe vazhdojne pa pritese te japin dije dhe jete pa pagese falas kete ju se imagjinoni sepse nuk e kuptoni boten e Krishtere .Nuk ju ndale kush aty jeni integrone vendin ne Evrope sipas idese tuaj dhe do shohim a do mundeni ? Asnjehere nuk ndoll neqofteae nuk ndryshoni mendjen dhe me zbuluar boten qe nuk e njihni .Ky eshte mos integrimi i Shqiptareve mos njohja e asaj bote qe nuk vepron instikti por formimi Kristjan .Me sa shihet na iku edhe ky shanc per kete shqetesohet Dom Gjergji se nuk kuptojme kohen ku jetojme por kemi ngelur ne kohen e shkuar .

    Reply to this comment
    • s.h. July 3, 09:28

      Lpl. ( lesh pa lare ) ; ne se merr persiper te mbrosh Gjergj Meten , beje hapur , jo si anonim… sepse cfaredo qe thua nuk ka kuptim !

      Reply to this comment
  8. Amerikani... July 2, 20:22

    Per disa komentaruce te vegjel (perfshi dhe artikull-zhgarravitesin),qe me se shumti te japin pershtypjen e ateisteve komunisto-musulmane, duhet kujtuar se çdo njeri ka te drejten e shprehjes ne emrin e tij personal…! Gjerat ndryshojne kur flitet si perfaqesues i çdo lloj subjekti…! Ai qytetari, me emrin Gjergj, po shqetesohet si çdo qytetar tjeter…Kur ishte puna per ndryshimet kushtetuese ne favor te martesave perverse, ai ka folur ne emrin e kishes, me emrin …Dom, Gjergj Meta…!Po çfare tha gabim ai qytetar,o mjerane driteshkurter, qe vuani me se shumti nga kriza e identitetit te dyzuar, dhe ndjeheni thellesisht inferiore ndaj vlerave universale qe perfaqeson ai njeri…! Merreni qete, se ZOTI e do Shqiperine…!!!…

    Reply to this comment
  9. Amerikani... July 2, 20:23

    Per disa komentaruce te vegjel (perfshi dhe artikull-zhgarravitesin),qe me se shumti te japin pershtypjen e ateisteve komunisto-musulmane, duhet kujtuar se çdo njeri ka te drejten e shprehjes ne emrin e tij personal…! Gjerat ndryshojne kur flitet si perfaqesues i çdo lloj subjekti…! Ai qytetari, me emrin Gjergj, po shqetesohet si çdo qytetar tjeter…Kur ishte puna per ndryshimet kushtetuese ne favor te martesave perverse, ai ka folur ne emrin e kishes, me emrin …Dom, Gjergj Meta…!Po çfare tha gabim ai qytetar,o mjerane driteshkurter, qe vuani me se shumti nga kriza e identitetit te dyzuar, dhe ndjeheni thellesisht inferiore ndaj vlerave universale qe perfaqeson ai njeri…! Merreni qete, se ZOTI e do Shqiperine…!!!……

    Reply to this comment
  10. prifti July 3, 02:57

    Kleriku I mesiperm ose flet NE emer Te Zotit ose nga mendja e tij. Po Te jete e Para del se Zoti nuk e do parlamentin e Shqiperise dhe ate here na ka mare lumi,po qe e dyta urata del te kete ngjyer diku.

    Reply to this comment
  11. astrit July 3, 07:40

    Ne bibel prifti eshte bariu i popullit dhe bariut i lejohet te shpetoje popullin e tij

    Reply to this comment
    • Andon Ledhi July 3, 16:12

      dhe si rrjedhoje bariut i jepet e drejta qe her pas here te hedhi ne gremine kopene e tij sipas interesit. ik qiu me gjithe bariun tende dhe gjithe barinjte e tjere.

      Reply to this comment
  12. Fredi July 3, 13:31

    Selia e Shenjte eshte kunder martesave Gej kudo ku ligjerohen. Gjergj Meta eshte tamam percues i mesazheve te Selise Shenjte. Nuk eshte politikan, nuk po ben politike. Por, dreqi ta haje, dhe Reforme leshi per te martuar bythen e Krist Pindereve nuk ka c’fare na duhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin