A ishte Berisha në dijeni për listën e kandidatëve? Ish-deputeti i PD tregon të vërtetën

June 29, 2017 22:53

A ishte Berisha në dijeni për listën e kandidatëve? Ish-deputeti i PD tregon të vërtetën

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami tha se ish- kryeministri dhe themeluesi i PD, Sali Berisha nuk ka qenë i informuar për listat e kandidatëve për deputetë.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Imami tha se është opozitë e Lulzim Bashës dhe jo e Sali Berishës. Ai u shpreh se çadra nuk nxori figura të tjera.

“Sali Berisha nuk ka qenë i informuar për listën e kandidatëve për deputetë. Ka pasur një mospërputhje të madhe. Berisha ka thënë se kjo është opozita e Bashës, pasi ai vetë di ta bëjë ndryshe. Çadra nuk nxori figura të reja.

Ka emra në listë të cilët janë paguar për interesa të caktuara. Lista është fenomeni thelbësor i kësaj shitje të zgjedhjeve nga Basha.

Çadra u bë për të krijuar një figurë të liderit, me media si imazh. Ajo që e varrosi PD ishte marrëveshja dhe Berisha nuk është pergjegjës për listën, ai nuk ka qenë i informuar për listat” – tha Imami.

June 29, 2017 22:53
Komento

10 Komente

  1. floriri i Bençes June 29, 23:01

    Po keta ish deputete si ky jane o te semure ose te mete nga trute. Akoma flasin per Berishen si te ishte Zeusi, nderkohe qe eshte delinkuenti me i madh qe ka pare historia e ketij kombi.
    E çfare mund te presesh? Popull frikacak, ate qe benin me Enverin dikur, tani e bejne me Berishen, kur ai te shkoj ne fe te semse, te gjithe keta krimba do dalin te na tregojne perralla, per te na mbushur mendjen qe paskan qene dizidente kunder Berishes.

    Reply to this comment
  2. XXXL June 29, 23:04

    Imam po i mbush mendjen vetes se qytetaret e dine shume mire, Luli nuk ben shurren pa pyetur Kasap Bishen dhe jo me te beje lista per deputet, thirri kaplloqes o rrote.

    Reply to this comment
  3. demo June 29, 23:10

    Arben Malaj ka qene deputet i PS

    Reply to this comment
  4. MH June 30, 01:10

    Teper e veshtire per karaterin e Berishes.Teper e pa besushme qe Berisha me natyren qegezon per ti fut hundet kudo te rrije indiferent,sodites.

    Reply to this comment
  5. fteri June 30, 06:02

    Askujtë në këtë vendë të mos i shkojë nëpërmend aqë më shumë pjestar në PD, se mundë të bënte LBasha në kokë të tijë ndonjë listë deputetësh ,qoftë edhe një pordhë ,ose marveshje për çeshtje më të mëdha politike që i takojnë strategjisë së PD-së për të ardhmen në takimin me Edi Ramën ,pa kaluar ,studjuar e miratuar te zyra e Sali Shpellarit .Arben Imami dhe Luli edhe të tjerë kan llogari krimesh me drejtësinë që S.Berisha i ka shpëtuar nga burgu.Prandaj është i pa sinqertë dhe qesharak A.Imami kur deklaron se saliu nuk dinte gjë për listat.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 June 30, 07:52

    “Sali Berisha nuk ka qenë i informuar për listat e kandidatëve për deputetë.”
    mir humorin prej berberi të ramës po e kapërdijmë nga halli se na jep ndonjë tender a post ministri,po këtij të imamit si me ja bo??ky ska në dorë as çelsat e kashtës e jo më ato që ka rama!!
    megjithes me thënje të tilla tregon se ka në dorë çelsat e budallallëkut!!me siguri i ka qëlluar të hapë kutinë i idiotësive!!

    Reply to this comment
  7. enverdjali June 30, 08:30

    O Beno po kaq naiv qenke ti qe thua brockulla qe si ha njeri!!! ke qene edhe minister hajdut e keshtu qe nuk mundesh te jesh naiv, minister, dhe hajdut aq me shume. Thuaj te verteten, se partia Demokratike eshte e plakut Mere dhe si nuk e ditka plaku Mere se ca behet ne partine e tij!? Po dhe ti Beno je nje nga krimbat qe i shebrn plakut Mere dhe do qe ta mbash mire me te sepse ti e di shume mire se e kujt eshte partia Demokratike. Vetem zoti Shenasi Rama ka thene te verteten per ate parti.

    Reply to this comment
  8. Mark uk June 30, 08:58

    Se ke qene aktor dihet nga te gjith,po se je tankist u muar vesh ne 97kur more tankun e msyve repartet e ushtris.Kurse Berisha ju pranoj perseri edhe pse vet kishje ikur e krijue edhe partin Pdr.Berisha beri dy gabime ju pranoj e ju beri minister te ushtis qe ti kishe shkatrue.Basha beri sh mire qe ju largoj.

    Reply to this comment
  9. lili June 30, 11:47

    Ah ah ah ah ! Arben Imani ne mbrotje te Berishes!
    ah ah ah
    Sa poshte na paska rra ky Berisha sot;;
    ; te mbrohet nga arben imani, halla po me qeshet nga kjo mbrojtje…vdekpruese!
    (po nuk kane mend imani e berisha me kuptuar kete?)

    Reply to this comment
  10. Jimi June 30, 13:05

    Ky “gjenerali i jugut” po na cudit! E dinte apo nuk e dinte qoftelargu!?
    Po ka gje qe nuk e di qoftelargu ne kete dynja!? Jo ne shtepin e tij, se aty eshte vet zot e vet shkop, por behet fjale per cfare ndodh ne shtepite e botes
    Ne shtepin e tij stafeten e dorezoj ne duar te sigurta dhe ai qe e morri kete stafete nuk shkon dote as tek gruaja pa pyetur “memen” Vema, vema se me tha mema! Po te ndodhte se gjerat do ti dilnin jashte konterollit, qoftelargu e kishte gati demokratin dixhital
    Qoftelargu kontrollon boten me demokratet dixhital dhe nuk kontrolloka dote shtepine e tij!?
    More gjeneral i jugut ai te kontrollonte ty ne kohen e rrebelimit, kur i bije kryq e terthor Shqiperise edhe Greqise, pa ndihmen e demokratit dixhital, pasi ne ate kohe ende nuk kishte filluar, ti na mbush mendjen se sot nuk dika cfatre ben Lulja ne konakun e tij !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*