A ishte Edi Rama një basketbollist i madh? Ja çfarë thotë ish-trajneri i tij

August 3, 2017 12:23

A ishte Edi Rama një basketbollist i madh? Ja çfarë thotë ish-trajneri i tij

 

Një pjesë e mirë e politikanëve tanë kanë ushtruar sportin në rininë e tyre, përfshi dhe politikanët më të lartë.

Por është fakt se nga politikanët e nivelit të lartë vetëm Edi Rama ka arritur në nivelin më të lartë sportiv, atë të pjesëmarrjes në ekipin kombëtar të basketbollit.

Kundërshtarët politikë të kryeministrit kanë tentuar ta minimizojnë këtë kontribut të Ramës në përfaqësuese, duke vënë në dyshim aftësitë e tij sportive dhe pjesëmarrjen në Kombëtaren e Basketbollit e kanë cilësuar “me hatër dhe urdhër nga lart”.

Por të vërtetën e tregon Astrit Greva, trajneri i përfaqësueses së koshit para vitit 1990, njëherësh trajner i Edi Ramës.

Greva, një personalitet i basketbollit tonë, me mbi 55 vjet kontribut në sport, në një intervistë të dhënë para disa vitesh dhe të rikthyer sot online nga disa portale ka thënë se Edi Rama ishte një lojtar që e meritonte të ishte pjesë e skuadrës kombëtare, madje një lojtar që gëzonte simpatinë e grupit dhe shfaqej si lider i tij.

“Jam pyetur shpesh në lidhje me praninë e Edi Ramës në ekipin kombëtar të basketbollit.

Ka pasur dhe media që kanë shkruar sikur unë paskam pasur presione që të marr në ekip basketbollistin Edi Rama.

Por unë edhe sot e besoj fuqishëm se Edi Rama plotësonte kushtet për të qenë lojtar i ekipit kombëtar. Ishte i gjatë, i fuqishëm.

Nuk ka qenë një basketbollist që kishte teknikë të lartë, por ishte i kërkuar për dy cilësitë që thashë më lart.

Nga ana tjetër, ishte lojtar i ri, që krijonte shoqëri të paparë me grupin. E donte tejmase grupi.

Madje lojtarët më thoshin shpesh: “Profesor! Të lutem merre Edin me vete jashtë shtetit”.

Mua gjithnjë më ka habitur shoqëria e fortë që ai krijonte me grupin dhe besimi që lojtarët kishin tek vlerat e tij, duke e bërë Edi Ramën jo vetëm të domosdoshëm në skuadër, por një lojtar me peshë”, shprehet Greva.

Më tej ish-trajneri i Kombëtares thekson se Edi Rama nuk është mbajtur me hatër në ekip, por e ka merituar atë, falë cilësive sportive që kishte.

“Unë nuk kam mbajtur me hatër asnjërin. Sot është momenti të themi të vërtetën dhe e vërteta është se Edi Rama ishte i domosdoshëm në Kombëtare. Jashtë kësaj s’ka të vërtetë tjetër”, thekson Greva.

August 3, 2017 12:23
Komento

8 Komente

  1. intelektuali August 3, 12:52

    “PROFESORI” O BASKETBOLLIT SHQYPTAR KA QENE AGIM FAGU,

    prandaj:

    AMAN DHE DERMAN O ASTRIT GREVA ME ELOZHE PER KRYEMINISTRIN TONE BASKETBOLLIST I SOROSIT QE NGATERROI KOSHIN DUKE SHENUAR PIKE NE KOSHIN E TIJ DHE NE DEM TE EKIPIT KOMBETAR GJATE FUSHATES SE PRESIDENTIT TRUMP

    sepse:

    Edi Rama eshte aq i talentuar ne basketboll, sa edhe si piktor famoz qe ekspozoi pikturat e tij ne Bote sapo hypi ne pushtet dhe me thene te drejten eshte po aq i talentuar edhe ne politiken kombetare dhe ate nderkombetare duke trembur vazhdimisht fqinjet dhe Boten me fantazmen e Kosoves.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 3, 13:24

      nastro ta kam thënë përherë se ti nuk je gomar i trashë nga trutë,por je një koqe gomari që se ke shokun nga mëndja!!
      gim fagu ka qënë basketbollisti absolut i shqipërisë,dhe “profesor” i lojës,por në të njëjtën kohë astritgreva si dhe kreshniku për volejbollin kanë qënë absolut!!
      greva as po e lavdëron as po e shan!!
      po thotë atë që ka pas!!shtatlartësinë dhe fuqinë e rinis,shoqërushmërinë me skuadrën dhe asgjë më tepër!!
      kështu o nastro urrejtësi patollogjik,mos ha atë që nuk ja vlen të hash!!po të mos kisha parë këtë çmënduri të radhës nga ti!?kisha për ta kaluar vetëm me lexim dhe pikë!!kisha për të thënë-VK se nuk më intereson!!

      Reply to this comment
      • intelektuali August 3, 15:39

        Une them se tironsi bardheblu me hije ne biografi Bujar Shehu ka qene trajner me i mire se Astrit Greva qe kishte nga pas nje lukuni gjeneralesh dhe sigurimsash te Partise se Punes dhe se Vaso Shaka gjithashtu mbetet nje nga “PROFESORET” ne basketbollin tone, nderkohe qe Edi Rama, te cilit sigurimsi Astrit Greva i kendon elegji enveriste pas pilafit mund te renditet si nje lojtar i mire i Rilindjes socialiste, por kursesi si nje nga “PROFESORET” e basketbollit tone kombetar.

        prandaj:

        KUSH ESHTE KOQE-GOMARI KETU DHE PER CFARE URREJTJE PATOLLOGJIKE BEHET FJALE?

        Reply to this comment
  2. demo August 3, 12:59

    Priste ndonje top poshte tabeles

    Reply to this comment
  3. specialisti August 3, 14:57

    Astriti tregon te verteten. Nuk kishte nivelin e Gim Fagut, Renato Radojes, Vaso Shakes etj etj, por ne kohen kur luajti basketboll, ishte per ekipin kombetar.
    Sic thote profesor Astriti, gjatesi e force , kishte. Mos te gjykojme me pasione e inate, por te themi te verteten. Po gjykojme per sportin e jo per politike. Ne basketboll, ne kombetare e ka zgjedh Astriti, kurse kryeminister dy here, populli me vote. Rendesi per ne ka qe ne vend te koshave si basketbollist, si kryeminister te beje gjera te mira per popullin.

    Reply to this comment
  4. Besnik August 3, 15:04

    Trajner I Edit ne ekip te pare ka qene Profesor Feti Borova. Per nder te figures dhe kontributit te tij te jashtezakonshem, ai propozoi e i vuri ish kompleksit “Dinamo ” emri e Feti Boroves.
    Kur Rama eshte grumbulluar ne ekip kombetar ka qene ne formen me te mirete tij dhe i duhej ekipit.

    Reply to this comment
  5. MH August 3, 15:08

    Z.Greva!
    Sa duhet te besojme.
    Nga ana cilesore ishte i gjate dhe i fuqishem.Pa diskutim e pranushme.
    Mbasi ishte ne kombetare.Pse shoket e ekipit ta kerkonin: Madje lojtarët më thoshin shpesh: “Profesor! Të lutem merre Edin me vete jashtë shtetit”.
    Konkluzioni del vetvetiut.Ne kombetare u pranue nga deshira e shokve te ekipit.
    Goja asht stabilizatori i interresave mendore ne cfrytezimin e cdo momentit te situatave kohore ne cdo sistem.

    Reply to this comment
  6. Mark.uk. August 4, 11:57

    Zoti Greva dua tu bej nje pyetje.Une ne fakt e di te verteten po ta thuash per publikun nese je burre.Shpegoj publikut se si ndodhi me basketbollistie Rama ne prak te ndeshjes qe do behej me Vllazin.Nje basketbollist i Dinamos la ne raftat ku linin rrobat.Edhe Edi e i kerkoj ta hiqte se aty i kam pas lene canten time vjet.shoku i skuaders nuk pranoj e u desht e gjith stafi ti mbushte mendjen se Edi thoshte une nuk luaj pa len canten aty.Ju duke pasur frigen e Spiro Kolekes me shume se te jatit ja mbushet mendjen ta hiqte.Pergjigjen e dua si Edi basketbollist se si kryeminister e di.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*