A ishte Mehmet Shehu agjent amerikan?

March 16, 2016 19:30

A ishte Mehmet Shehu agjent amerikan?

Nga Auron Tare

 

Rrëfimi i një studiuesi të historisë së shërbimit sekret shqiptar ka rikthyer në vëmendjen e mediave figurën e ish Kryeministrit më jetëgjatë shqiptar Mehmet Shehu. Vdekja e rrethuar nga misteri dhe jeta e mbushur plot me ngjarje sa dridhëruese e aq problematike, e ka bërë figurën e Shehut mjaft interesante për të gjithë ata që kërkojnë të sprovojnë penën e tyre në lëmin historik.

Për këtë arsye kjo figurë tejet kontradiktore e periudhës komuniste do të vazhdojë të sjellë debate, shkrime dhe rrëfime gjysmë folklorike mbi të.

Por dëshiroj të them se janë shumë të paktë ata studiues apo historianë të mirëfilltë që në debatin e të kaluarës komuniste dhe në veçanti të personazheve kryesore të saj, sjellin dokumenta autentike të cilat ndriçojnë sado pak errësirën dokumentare të asaj periudhe.

Në debatin e hapur ditët e fundit mbi figurën e Mehmet Shehut mendoj se do të ishte i dobishëm një mendim modest i bazuar në studimin e arkivave të deklasifikuara amerikane për Luftën dhe në veçanti për figurën e Mehmet Shehut. Jo për të revizionuar të kaluarën e tij diktatoriale, as për të shfajësuar krimet e tij dhe as për të nxjerrë në pah meritat e padiskutueshme në mbarëvajtjen e shtetit, por për të njohur sadopak të kaluarën gri të liderëve komunistë shqiptarë.

Për këtë arsye ballafaqimi i dokumentave të deklasifikuara amerikane, italiane, franceze, serbe apo sovjetike me arkivat shqiptare do të ishin një mënyrë e drejtë për të nxjerrë përfundime të sakta historike mbi të kaluarën ende të panjohur të asaj periudhe.

Në arkivat amerikane në Uashington D.C ndodhen një numër dokumentesh me vlerë të madhe historike mbi Shqipërinë. Në veçanti shumë të rëndësishme janë Dokumentet e deklasifikuara, të cilat flasin mbi rolin e OSS (Shërbimi i Fshehtë Amerikan përgjatë Luftës së Dytë Botërore) si dhe mbi Operacionet Klandestine BGFIEND të periudhës 1949-1955.

Me gjithë volumin e madh të këtyre dokumenteve, deri më tani nuk ka dalë asnjë material që të mund të bëjnë një lidhje të Mehmet Shehut, kryeministrit të famshëm komunist me Shërbimin Amerikan të inteligjences. Lidhje për të cilën ai përflitet sot nga studiues të fushës si dikur nga ish-vartësit e tij.

Nëse Shehu ka pasur lidhje me OSS amerikane gjatë luftës, dokumentacioni është i deklasifikuar dhe mund të jetë i disponueshëm për studiuesit e kësaj fushe të cilët kërkojnë lidhjen e Shehut me pararendësen e CIA-s.

Deri më sot ata studiues shumë të paktë që kanë lexuar Dosjet e OSS nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë dokument nga periudha e angazhimeve të OSS në Shqipëri ku Mehmet Shehu të jetë i implikuar. Kjo mungesë dokumentacioni e vë në pikëpyetje të thellë akuzën kryesore që ish-kryeministri shqiptar ka pasur lidhje të hershme agjenturore me Shërbimet Amerikane.

*****

Mehmet Shehu është akuzuar pas vdekjes nga Hoxha se ai (Shehu) duhet të jetë rekrutuar nga Harry Fultz gjatë periudhës së studimit në Shkollën Teknike.

Por historiografia komuniste, (çuditërisht edhe ajo e sotmja) që i ka artikuluar këto pikepyetje, nuk ka sqaruar se amerikanët deri në vitin 1941 nuk kanë pasur një shërbim të fshehtë që merrej me çështjet e politikës ndërkombëtare, operacione klandestine, rekrutime etj, ashtu siç është sot agjencia kryesore e zbulimit amerikan, CIA.

Në dosjen personale të Harry Fultzit, e cila është tashmë e deklasifikuar, nuk ka asnjë dokument që të provojë se Fultz kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës amerikane gjatë periudhës kur ai kryente rolin e drejtorit të Shkollës Teknike.

Amerikanët deri në vitin 1941 kanë pasur një sërë zyrash të inteligjencës kryesisht me karakter ushtarak, të shpërndara në disa institucione si ushtria, flota, Departamenti i Shtetit etj. Po kështu Shërbimi i brendshem i inteligjencës, pararendësja e FBI e cila kishte në vëzhgim të gjithë shtetasit e huaj nuk kishte asnjë juridiksion jashtë territorit amerikan.

Në Dosjet e këtij shërbimi përshembull, ndodhet dosja e Fan Nolit i cili në fundin e Luftës së Parë Botërore dhe në vitet ‘20 mbahej në mbikqyrje të vazhdueshme pasi dyshohej se ishte një person i lidhur me shërbimin austriako-gjerman. Në këtë Dosje (të cilën artikullshkruesi po e përgatit për botim) lexohet qartë pamundësia e Shërbimit Amerikan të Sigurimit të kontrollonte lëvizjet e Nolit jashtë territorit amerikan deri sa arritën të rekrutonin shqiptarë për të mbajtur në vëzhgim peshkopin politikan.

Nga kjo Dosje në fakt mund të shikohet se amerikanët nuk dyshonin për peshkopin shqiptar si person me prirje komuniste, përkundrazi ata e penguan hyrjen e tij në territorin amerikan pasi dyshonin se Noli financohej nga burime austro-gjermane. Nuk dihet nëse amerikanët kanë pasur të drejtë apo jo pasi cilësia e inteligjencës në dispozicion ishte mjaft e mangët.

Historianët më të njohur të fushës pranojnë se shërbimet inteligjente amerikane ishin të një cilësie kaq të dobët sa edhe sot ekspertët komentojnë mbi nivelin e ulët të tyre, në atë gradë sa nuk mundën të parashikonin asnjë nga lëvizjet e rëndësishme në Europë, të ndërmarra nga gjermanët apo italianët. Në këtë kontekst duket shumë jorealiste ideja se një mësues amerikan, i dërguar në Shqipëri me fonde te Kryqit të Kuq dhe të Fondacionit Rokfeler, të ishte i interesuar për të rekrutuar nxënësit e tij.

Duke parë këtë dobësi të madhe të politikës ndërkombëtare amerikane, dhe duke pasur parasysh se amerikanët do të hynin shumë shpejt në fushën e luftës botërore, Presidenti Ruzvelt nënshkroi urdhrin presidencial në 12 Qershor 1942 për krijimin e OSS, e cila u krijua pak a shumë në modelin britanik të SOE.

OSS, e drejtuar nga ish-prokurori nga Bufalo, republikani Uilliam “Wild Bill” Donovan u kthye në një organizatë të rëndësishme gjatë luftës duke rekrutuar mjaft antinazistë në Europë dhe në Ballkan.

*********

Pra, a ishte Mehmet Shehu një i rekrutuar i mundshëm i OSS? Në Zyrën e OSS për Ballkanin e ngritur fillimisht në Egjypt dhe në Palestinë, u sollën me shpejtësi një mori nacionalitetesh që kishin njëfarë lidhjeje me Ballkanin. Por amerikanët patën vështirësi të gjenin dikë që njihte një copëz shumë të vogël ballkanike e cila deri vonë kishte qenë një Mbretëri tragjikomike dhe tashmë ishte pushtuar nga Musolini.

Fati çuditërisht bëri që një prej njerëzve të besuar të Shefit të OSS Donovan të ishte një profesor i antropologjisë në Harvard që quhej Carlton Coon.

Ky kishte udhëtuar në veriun shqiptar në fundin e ‘20-s ku kishte bërë edhe studime për racën shqiptare. Në një botim të tij ai shkruante se rraca shqiptare ishte një prej rracave më të pastra europiane, duke i dhënë një lloj mbështetje teorive raciste gjermane për këtë temë.

Carlton Coon bënte pjesë në rrethin e ngushtë të kolonelit Donovan dhe duhet të jetë ky i fundit që ka propozuar si Shef të Zyrës për Shqipërinë në Seksionin Ballkanik të OSS, profesorin e dikurshëm që kishte takuar në Shqipëri Harry Fultz. Po kështu i rritur në lagjet irlandeze të Bostonit duhet të ketë njohur një serë të rinjsh shqiptaro-amerikanë në Boston, të cilët u bënë edhe pjesa kryesore e Zyrës së Shërbimit Sekret Amerikan për Shqipërinë.

Fultz dhe djemtë shqiptaro-amerikanësh nga Korça dhe Shqipëria e jugut luajtën një rol shumë të rëndësishëm në furnizimin e partizanëve të Hoxhës me armatime. Ishte kjo periudhe kur Harry Fultz iu drejtua të gjithë ish-nxënësve të tij si dhe profesorëve të dikurshëm të Shkollës Teknike për të ndihmuar në koalicionin antifashist dhe operacionet antigjermane në Ballkan.

Po kështu sipas dëshmisë së ish- kapitenit të OSS që vepronte në Shqipëri Jim Hudson, pas 1943 Harry Fultz filloi të rekrutonte një rrjet informatorësh shqiptarë, të cilët potencialisht mund të përdoreshin prej OSS edhe pas lufte. Mirëpo në këtë periudhë Mehmet Shehu ishte një prej komandantëve më të famshëm të luftëtarëve guerilë i dedikuar ndaj idesë komuniste dhe sigurisht një personazh shumë ambicioz për të ardhmen e tij. A do ta shikonte Shehu një bashkëpunim me amerikanët si një mundësi për ambiciet e tija personale në të ardhmen?

Mundet, por në të gjitha memot apo kujtimet e oficerëve britanikë që shërbyen në Shqipëri gjatë luftës, Mehmet Shehu përmendet si personi i vetëm me njohuri ushtarake dhe aftësi komanduese në terren. Edhe pse disa prej britanikëve nuk e donin Shehun, në shënimet e tyre e respektonin atë për aftësitë e tij në fushën e betejës.

Pranë komandës së Shehut u vendosën disa oficerë britanikë dhe amerikanë, por deri më sot nuk ka asnjë dokument që të provojë se Mehmet Shehu u rekrutua nga këta oficerë për shërbimet respektive.

Duke pasur parasysh se Shehu ishte vetëm një komandat gueril i panjohur jashtë Shqipërisë, do të ishte normale që në raportimet e oficerëve amerikanë apo britanikë të përmendej emri i tij si bashkëpunëtor i mundshëm. Ashtu siç përmenden disa personazhe mes të cilëve më i njohuri Mustafa Gjinishi.

Harry Fultz, pra, mund ta ketë kontaktuar ish-nxënësin e tij të dikurshëm, por po e ritheksoj se nuk ka asnjë dëshmi dokumentare që Shehu të ketë pasur aktivitet në shërbim të OSS amerikane apo SOE britanike.

*****

Oficeri i OSS me gradën më të lartë, Xhejms Hadson, i cili u hodh me parashute nga amerikanët, thekson se Harry Fultz e dërgoi atë pranë Shtabit të Përgjithshëm, pra pranë Enver Hoxhës dhe jo pranë Shehut, duke treguar kështu që Fultz i kushtonte vëmendje Hoxhës si lideri kryesor i luftës. Nëse Shehu do të ishte një bashkëpunëtor i Fultzit, sigurisht që amerikanet do të kërkonin që ta ndihmonin atë në ngjitjen e karrierës ushtarake duke e mbivleresuar ne raportet e tyre apo duke i dhene furnizime preferenciale.

Po kështu oficerët amerikanë të OSS që erdhën në Shqipëri ishin në përgjithësi fëmijë emigrantësh shqiptarë të emigruar nga Korça. Megjithëse shërbenin nën uniformën ushtarake përsëri ata kishin një marrëdhënie më normale me gueriljet shqiptare dhe nuk vinin në terren me arrogancën koloniale të oficerëve britanikë.

A kishin këta emigrantë forcën e duhur për të rekrutuar një komunist të vendosur si Shehu? Pra nëse do të kemi parasysh figurën e Mehmet Shehut, i cili vinte nga fushëbetejat e Spanjës, të bie në sy se ai ishte një komunist, i cili për idealin që besonte, sakrifikoi.

Nëse do të ketë pasur kontakte me shërbimet e fshehta gjatë luftës së Spanjës, më e mundshme është kontakti me shërbimet sovjetike, të cilat rekrutonin masivisht nga radhët e Brigadave Internacionale që luftonin atje. Po kështu për një ish-luftëtar internacionalist, më e mundshme është kontakti me shërbimet franceze apo italiane, të cilat monitoronin kampet e luftëtarëve të Spanjës në Francë.

Por mosha e re dhe fakti që ai nuk ishte person i rëndësishëm në lëvizjen komuniste e bënin atë një subjekt me jo shumë interes për këto shërbime. Nga dokumentacioni i kohes del se ai luftoi pa mëshirë kundër italianëve dhe të bën të besosh se nuk ka ekzistuar një lidhje me ta ose nëse ka pasur, duhet të jetë ndërprerë pa asnjë rezultat konkret.

Shehu, i influencuar nga ideali komunist dhe ambicia personale, duket se ka qenë më shumë i orientuar nga jugosllavët, të cilët influenconin vendimmarrjen e Partisë Komuniste shqiptare.

Të paktën nga dokumentacioni në dispozicion shikohet qartë se Shehu iu bënte elozhe emisarëve jugosllavë pranë forcave partizane duke e nuhatur se jugosllavët ishin ata që kishin më shumë influencë në elitën komuniste shqiptare. / Vijon nesër

 

 

Nesër e në vijim mund të lexoni:

 

1 – Operacionet BGFIEND 1949-1955, Kim Filbi dhe përfshirja e Mehmet Shehut

2 – Një dëshmi e panjohur e Michael Burke mbi Mehmet Shehun

March 16, 2016 19:30
Komento

26 Komente

  1. joni March 16, 19:33

    shkrim shume interesant. nje pergjijgie per te gjithe ata komentues injorante qe para ca ditesh mbeshtesnin perrallat e enverit per poliagjentin Mehmet Shehu

    Reply to this comment
    • DAMIR LUL BASH-FAZLLIC...WDC March 16, 20:52

      o tare…
      mos kujton se amerikanet ishin engjej ?
      qe po peshtyn mbi gjakun tend ?

      Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar,

      shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.

      Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
      Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
      CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
      Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
      Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
      Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
      Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
      Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
      CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
      Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
      Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister. VIJON

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 March 17, 10:17

        o dame
        çlidhje ka kjo që thua ti
        “o tare…
        mos kujton se amerikanet ishin engjej ?
        qe po peshtyn mbi gjakun tend ?”
        me shkrimin e tares??
        çhyjnë këtu se çkanë bërë ameirkanët me nazistët dhe çfar shkruan tare për mehmetin??
        ore e dimë që jeni njerëz të ditur,por a është e mundur ta kufizoni shpërndarjen e diturisë tuaj të pafundme në atë segment për të cilin flitet!!e jo kodra pas bregut??

        Reply to this comment
      • JOHN March 19, 16:57

        OR DAMMMMMMIR …. E NJEH HISTORINE ….APO TI KA HONGER DHIA LIBRAT NE MALET E FUSHET E SHQIPERISE…. SE EUROPA E TERE JA DIN PER FALEMINDERIT AMERIKANEVE QE NA CLIRUAN DHE DISA KATNARE KOMUNISTA QE SKISHIN AS PUSHKE DRURI BENE LUFTEN ….PRANDAJ PARA SE TE SHKRUASH IDIOTIZMA MESO HISTORINE …MESO SA TE RINJ U VRANE NE NORMANDIE NE 6 QERSHOR TE 44 ..SA AMERIKANE U VRANE NE ITALIE NE AUROPE PER CLIRIMIN E EUROPES … DHE PO TE DONIN TE VENDOSNIN REGJIM DEMOKRAT …. E BENIN SIC E BENE NE GREQIE NE 45 KUR GREKET DONIN KOMUNIZEM ..DHE CHURCHILLI I VURI TANKET DHE VENDOSI SISTEM DEMOKRAT ..AMERIKANEVE AS QE I PLASTA PER ENVERIN DHE …SE KISHIN NJE ARMIK TE MADH SI STALINI ….. SKISHIN KOHE TE MIRRESHIN ME MIZA SI ENVERI …DHE MOS HARRO SE E VUNE NE GJUNJE ME 2 BOMBA JAPONINE DHE JO NJE FSHAT SI SHQIPERIA …QE SKISHTE BUKE ME HONGER DHE JO ARME PER TU MBROJTUR ..

        Reply to this comment
  2. How Brainwashing Works ... March 16, 20:12

    boll AUREL TARJA me keto shplarje truri ?

    Kujt i duhet cfare ka qene mehmet shehu kur Sali serbi e ka perdhosuar ate vend

    Kujt i duhet cfare ka qene mehmet shehu kur krimineli LUL BASHA pritet si HERO NE SHTEPINE E BARDHE.

    Data 1 Mars 1997: Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
    . Data 2 Mars 1997: Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden.
    . Data 2 mars 1997: Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës.
    4 Data 3 mars 1997: Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura.
    . Data 3 mars 1997: Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : “I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme”.
    . Data 3 Mars 1997: Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi “Adipetrol” në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK.
    . Data 3 Mars 1997: Shpërthen burgu 313, duke lënë të lirë qindra kriminelë, rrëmbejnë 400 armë dhe shkatërrojnë mjediset e burgut.
    . Data 4 Mars 1997: Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet.
    . Data 4 Mars 1997: Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë.
    1. Data 4 Mars 1997: Komitetet në Sarandë, me në krye Arben Imamin, patrullojnë detin me anijet e marinës, policia detare dorëzohet, shteti humb kontrollin mbi hapësirën detare..
    . Data 4 Mars 1997: Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë.
    . Data 5 Mars 1997: Afro 50 ushtarakë bashkohen me protestuesit, formohet “Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës”, fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti.
    . Data 5 Mars 1997: Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete.
    . Data 5 Mars 1997: TV grek “Mega”, në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaroi: “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit, kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e Shqipërisë, duke filluar nga Tepelena
    . Data 6 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar “sukses politik”.
    . Data 6 mars: TV grek “Sky”, në lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë), deklaron: “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sot në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do t’u bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore”.
    . Data 7 Mars 1997: Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Dorëzohet ushtria e pushtetit të Berishës, mjetet ushtarake bien në duart e komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës, i gjithë Jugu është jashtë kontrollit.
    . Data 7 Mars 1997: Sulmohet “Aeroporti Kombëtar i Rinasit” nga fshatarë të zonave përreth, plaçkitet “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
    . Data 8 Mars 1997: Presidenti Berisha dorëzohet, organizon një mbledhje me të gjitha partitë politike, lidhur me krijimin e qeverisë së re.
    . Data 9 Mars 1997: Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
    . Data 10 Mars 1997: Në Gramsh sulmohet godina e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e komitetev dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. 11 Mars 1997 : Krijohet “Komiteti i Jugut” që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
    . Data 11 mars 1997: Bie qeveria “Berisha”, vihen nën kontrollin e komiteteve qytetet Poliçan, Këlcyr, Përmet, Kuçovë, Delvinë, Sarandë, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Himarë, Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Krujë, Burrel, Korçë, Elbasan, Shkodra, Lezhë dhe Laç.
    . Data 13 Mars 1997: Disa qindra vullnetarë të armatosur prej Qverisë, banorë nga Veriu, mobilizohet të mbrojnë kryeqytetin, sulmohet presidenca, Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij.
    . Data 13 Mars 1997: Dalin nga burgu Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë.
    . Data 13 Mars 1997: Shkrimtari Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në “VOA”, thekson se “Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44″.
    . Data 14 Mars 1997: i dërguarai i BE, Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira.
    . Data 154 Mars 1997: Sulmohet fabrika e “Coca-Cola”, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja “Atdheu në rrezik!”.
    . Data 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”. Krijohet “Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit”.
    . Data 16 Mars 1997: Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese.
    . Data 17 Mars 1997: Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i “Popullit” largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
    . Data 18 Mars 1997: Një “Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme” kërcënon qeverinë e re “Fino” se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
    . Data 20 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë “Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik”. Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i “Federatës së Jugut”.
    . Data 21 Mars 1997: Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve.
    . Data 23 Mars 1997: Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen 43 atentate me eksplozivë në 7 qytete.
    Data 24 Mars 1997: kërcënohet me vdekje familja “Berisha”, largon bashkëshorten Liri dhe dy fëmijët Shkelzen e Argita, duke i fshehur në Suedi.
    Data 25 mars 1997: Berisha nis trupa force të armatosura në jug, për të mposhtur rebelimin, kapen dhe mbahen peng 45 prej tyre, lirohen pasi kërkojnë falje publike në Tepelenë e Gjirokastër.
    . Data 26 mars 1997: Komitetet kapin dhe mbajnë peng 120 oficerë të ushtrisë dhe gardës në tepelenë, i detyrojnë të shajnë Sali berishën dhe të bëhen pjesë e komiteteve.
    . Data 27 mars 1997: Komiteti i Jugut, niset drejt Tiranës, për të sulmuar presiencën e Berishës.
    . Data 28 mars 1997: Berisha këkron falje për piramidat, u lutet komiteteve të jugut për bisedime.
    Data 29 mars 1997: Bashkim Gazidede, deklaron se do djeg jugun, nëse do guxojnë të sulmojnë Sali Berishën/
    . Data 30 mars 1997: Në Tepelenë kapen robër 240 nxënës “Skënderbegas” të armatosur me origjinë nga veriu, të dërguar prej qeverisë për të mposhtur komitetet e jugut.

    ………….

    pse merreni me te vdekurin e shekullit kaluar kur kelyshet e serbise Lul berisha e kane vrare ate shtet dhe po perdhosin viktimat me jetimet e tyre

    kush te paguan tare per tru-shplarje ??

    pse nuk zbulon kush sherbim sekret fshihet pas pashaportes alias amerikane te llul bashes ne HOLLANDE ??

    KUSH I DHA URDHER BASHES QE TE HAPE DOSJEN E SHTEPISE VERDHE ????

    Reply to this comment
  3. nq March 16, 20:27

    Edhe per Kenedin nuk ka asnje dokument,por Kenedi u vra ,biles edhe vrasesin e vrane brenda zyrave te FBI,kush e vrau,asnje dukoment i besueshem nuk ka dale akoma.
    Per Shehun eshte folur e shkruar shume,por nje gje dihet se kush mbaroi shkollen e Fulcit,u vra ose e vrane,asnje nuk ngeli gjalle.Akoma ka burime potenciale qe e dine mire kete histori por preferojne heshtjen,askush nuk fiton gje nga kjo ngjarje

    Reply to this comment
  4. Hajduti March 16, 21:09

    Auron Tare ne dhomen ku ka qene i shtruar Hysni Kapo, nje here kane hyre 2 veta me uniformen e mjekut, dhe ne nje bisede te shkurter i kane thene, beni kujdes me krahun e djathte. Shoqerusit e shkrete i kishte zene gjumi, as e morren vesh kush ishin, dhe nga erdhen.(KGB)

    Reply to this comment
  5. Arshivisti March 16, 22:38

    Mund te thote dikush ketu se cprofesion ka ky auroni? Nga artikuj te ndryshem kisha kuptuar se eshte arkeolog, ambjentalist, apo arkitekt por tani po del dhe historian ; politologe.

    auroni thote:
    “Me gjithë volumin e madh të këtyre dokumenteve, deri më tani nuk ka dalë asnjë material që të mund të bëjnë një lidhje të Mehmet Shehut, kryeministrit të famshëm komunist me Shërbimin Amerikan të inteligjences.”

    Pra do me thene ai i paska kaluar te gjitha neper duar e i ka lexuar nje per nje. Apo i ka fut nje ‘find’ dhe nuk i ka dal emri ne skedarin digital.
    Sa kohe paska pas apo je i dergum nga muzeu kombetar dhe te mbulohen shpenzimet nga instituti i historise.
    Ups. Nuk e di a existon akoma apo jo.

    Shqiperia ka probleme me te medha: historia e saj gjuha qe po perdhosen nga qarqe antishqiptare, lufta dhe kontributi i shqiperise ne WWII po na del si lufte civile, kufijte po tjetersohen, shpopullimi vazhdon panderprerje,.

    Aroni merret me m shehun, ishte apo s’ishte, this is a very big question!
    Who cares????

    Mbro dhe ti te drejtat e shqiperise ne Washington si i mbrojten ata dikur ne konferences e paqes se parisit me 1946 e mos u merr me gjera qe skane vlere ne kohen e sotme.

    Ti smund te jesh i gjithanshem dhe i besueshem per gjithshka.
    He djal i mbare

    Reply to this comment
  6. demo March 16, 22:48

    Shqiperia ka pasur sigurimin me te forte ne bote.I gjithe populli ishte spiun.

    Reply to this comment
  7. CEZARI BALLKANIT March 16, 23:54

    Keto 10 shkrimet e fundit per Mehmetin kane kaluar cdo kufi llogjik.

    Kjo po krijon nje efekt “bumerang” pasi me cfare kemi lexuar deri tani Enver Hoxhes po i rritet lavdia me shume i vdekur se i gjalle.

    Enveri eshte rasti i vetem ne bote per te gjitha kohrat qe eshte jo vetem i persekutuari me kohe me te gjate nga sherbimet amerikane..per 70 vjet por dhe i ka dhene leksione atyre dhe ketyre Tareve dhe zagareve

    ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’

    Operacioni sekret dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë”, gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas, vjen me një tjetër libër për këtë periudhë. Bëhet fjalë për romanin

    “Çezari i Ballkanit”, i cili së fundmi ka dalë edhe në libraritë shqiptare, “Çezari i Ballkanit” është varianti letrar i librit “OSS në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri”, ku ngjarjet e vërteta gërshetohen me realitetin. Figura reale si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani, etj., apo ngjarje reale ndërthuren me personazhe dhe situata të fantazuara.

    “Çezari i Ballkanit” është historia e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS-së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike), të cilët u nisën me mision sekret në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të bashkëpunuar me partizanët shqiptarë kundër nazizmit. Me shpërthimin e Luftës, OSS, paraardhëse e CIA-s, rekruton të rinj, të cilët ishin të gatshëm të ktheheshin fshehurazi në vendet e paraardhësve të tyre evropianë, për të ndihmuar rezistencën antifashiste në këto vende. Në Boston ata gjetën pinjollë të familjeve shqiptare të vendosura në Amerikë, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin për çlirimin e Shqipërisë.

    Romani vërtitet rreth historisë së vërtetë Tom Stevens (Stefani), një shqiptaro-amerikani, që shpresonte të bënte karrierë në ushtri dhe arriti të drejtojë misionin e fshehtë në Shqipëri. Për të mbledhur sa më tepër informata, atij i duhej që të lidhej me Enver Hoxhën, kreun e Lëvizjes Nacional çlirimtare, emri i koduar i të cilit ishte Çezar..

    Kjo vazhdoi deri në momentin kur atij iu dha urdhri për eliminimin e Çezarit (Enver Hoxhës). Dukej se Uashingtoni preferonte në krye të vendit pas lufte, Mehmet Shehun

    Plani eliminimit i Çezarit (enver hoxhes)

    …Por ka edhe një mosmarrëveshje mes partizanëve. Çezari është më tepër i prirur të shikojë anën tjetër të monedhës dhe të mos i ngasë gjermanët, duke i lejuar ata të largohen. Ai do që ta ruajë ushtrinë e tij për të marrë në dorë frenat e pushtetit në vend. Kurse Shehu do që t’i sulmojë dhe ta shkatërrojë ushtrinë gjermane atje ku ajo bën qëndresë, ose të paktën t’i japë një shkelm b… gjatë rrugës së saj së tërheqjes nga vendi. Ai e tregoi këtë në Përmet. Çezari u shmang, kurse Shehu bëri qëndresë dhe luftoi. Por, përfundimisht, Çezari po u bën thirrje armëve.

    -Si po ia çojnë ata të dy? pyeti Mikedu.
    – Nga pamja e jashtme tregohen miqësorë. Por është një miqësi e vënë në provë. E kaluara e tyre është e ndryshme. Njëri e ka kaluar jetën duke u dëfryer kurse tjetri duke kërcitur grushtet, tha Stivensi.
    – A do të vihej ndonjëherë Shehu kundër Çezarit? E pyeti Mikedu.
    Mos do të thoni, ta hiqni qafe? Sinqerisht, nuk e di, ia ktheu Stivensi.
    -A mund ta zbulosh? E pyeti Brenani. Është me rëndësi.
    Mos doni ta pyes për ju? Edhe mund t’a bëja, pse jo?

    -Uashingtoni do që Çezari të dalë nga loja, tha Brenani. -Uashingtoni po e shikon me shqetësim faktin që Shqipëria po bëhet komuniste. Njerëzit janë të irrituar që Çezari nuk do të tregohet më agresiv ndaj gjermanëve. Uashingtoni do që ai të vrasë gjermanë.
    -Çezari është më bolshevik nga ç’duhet dhe njëkohësisht tepër frikacak, tha Mikedu.
    -Edhe Shehu është komunist, ia ktheu Stivensi.
    -E njoh shehun, ia ktheu Brenani. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Uashingtonit i pëlqen Shehu. Atij i shkon më për shtat të qenit socialist dhe nuk është aspak frikacak.
    -Kjo është me zarar, tha Stivensi. Po sikur të mos dojë t’i kundërvihet Çezarit?
    -Kjo të mbetet ty për ta zbuluar, tha Brenani.

    Uashingtoni do një goditje dërrmuese për ta nxjerrë jashtë loje Çezarin.
    -Kam kaluar goxha kohë duke iu afruar Çezarit. Ai ka besim tek unë. Kurse ju doni ta nxjerr jashtë loje. Çfarë ndryshoi në planet tuaja?

    -Mos ia bëj Uashingtonit atë pyetje, tha ai. Për hir të Zotit, ti je kapiten. Ti vetëm bëj atë që të thotë Uashingtoni. Për këtë arsye ke ardhur në këtë vend.
    Ju thatë që mund ta bënit, tha Mikedu. Jeni stërvitur për këtë gjë. Thatë që mund të hani karremin, e mbani mend? Do t’ju duhet të vini veten në provë. Do t’ju duhet të hani karremin…
    -Kjo mund t’ju hyjë në punë, tha ai duke i dorëzuar stilolapsin Stivensit.

    Stilolapsi ishte një pistoletë e papërsëritshme e tipit Stinger, e kalibrit 22, e projektuar me zgjuarsi që të dukej nga pamja e jashtme si një stilolaps.

    Në një mënyrë a në një tjetër, Uashingtoni do që të mbarohet kjo punë. Çezari duhet nxjerrë jashtë loje. Nëse nuk do ta bëjë Shehu, atëherë do ta bësh ti. Na duhet të japim një goditje dërrmuese….
    Stivensi iu afrua ngadalë Hoxhës. Kur arriti në anë të divanit, u ul mbi njërin gju. Fytyrën e kishte fare pranë fytyrës së Hoxhës. Stivensi zgjati dorën drejt xhepit të brendshëm për të marrë Stingerin. Ai nuk ndodhej atje. Stingeri si stilolaps ishte zhdukur..

    Stivensi zgjati dorën për te çizmja e djathë. Futi pa u ndierë dy gishtat në pjesën e brendshme të anës së djathtë të çizmes ku mbante një kamë. Nxori thikën me teh të hollë nga mbajtësja e saj në çizme. E ngriti dhe e mbajti një grimë larg fytit të zbuluar të Hoxhës. Një ngulje e shpejtë në aortë dhe ai do të merrte fund… Stivensi ishte aq pranë saqë gati nuk po merrte frymë mbi Hoxhën.

    E dinte, që kur t’ia ngulte kamën në fyt, do të duhej t’ia mbulonte gojën Hoxhës me jastëk. Ai kishte për të ulëritur dhe kjo do të vinte në alarm Rinaldon dhe rojet jashtë ndërtesës. Me siguri do ta kapnin e torturonin dhe më pas do ta vrisnin. Stivensi zgjati dorën tek ana e majtë e jakës dhe ndjeu me gisht pilulën V. Ajo ishte atje. Ai do të vriste Hoxhën dhe më pas do të gëlltiste pilulën. Hoxha do të vdiste. Ai do të vdiste. Por ai nuk donte të vdiste…

    Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit..sepse dhe i vdekur ai eshte fituesi

    Reply to this comment
    • intelektuali March 17, 11:56

      A nuk e ke lexuar se Qezari i Romes se Lashte ishte me vese pederasti, njesoj si Enver Hoxha, Kumandari Yt qe e kishte barkun si grua me barre nga berxollat qe hante tek vila e kunatit te vet Kryefashist Bahri Omari.

      vetem se:

      Qezari i Romes ne dallim nga Enveri Yt nuk kishte spiunuar tek ARMIKU shoket e vet sic kishte bere Enveri Yt me Qemal Stafen dhe shume te tjere nga vila e kunatit te tij Bahri Omari, por Qezarin e vrau Bruti qe ishte Miku i tij ashtu sic vrau Enveri Mehmetin.

      Reply to this comment
  8. Arber March 17, 00:21

    Nuk ka fare rendesi a ishte Mehmet Shehu agjent i CIA-s apo jo? Eshte skandaloze qe Diktatori gjakpires Enver Hoxha ka denuar dhe denigruar qindra personalitete te fushave te ndryshme politike, ekonomike, kulturore, artistike etj. pa fakte, pa avokat mbrojtes, pa juri popullore, por vetem me thahsetheme, shpifje dhe halucinacionet e tij te semura.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 17, 10:57

      Mos harro se Rilindja Socialiste aktuale e Edvin Enveristit te Partise se Qepes dhe Rilindja Komuniste e Sali Sekretarit te Partise se Preshit dhe e gjithe politka jone kombetare sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit e mbajne akoma gjakpiresin dhe vampirin Enver Hoxha si HERO dhe i falen Piramides Famekeqe te tij ne mes te Tiranes sa here qe i kalojne prane me fotografine e Enverit ne dore dhe me grushtin komunist lart mbi koke si nje REZIL i Shqypnise qe kerkon te antarsohet ne BE – ne antikomuniste dhe demokratike.

      prandaj:

      TELENOVELAT KONSPIRATIVE NE DITA ME SPIUNE DHE JAMES BONDA TE ENVERIT JANE SI NJE KOMEDI TIPIKE SHQYPTARE NE KOHEN POSTKOMUNISTE TE KOLERES QE LA PAS PARTIA E PUNES.

      Reply to this comment
  9. Jobs March 17, 01:10

    @ A.Tare!
    Cfare interesi profesional,politik dhe moral te nxit ty,qe te dalesh me kaq pathos delirant dhe te mbrosh krahun e djathte te Enver Hoxhes?
    Pse te djeg ty fakti qe akuzohet per agjent i CIA-s M.Shehu dhe ti tenton ta mbrosh pa asnje fakt dhe argument?
    Ne se e mban veten per historian(ne fakt nuk je) atehere pse nuk mbron po keshtu edhe akuzat e shpifjet pa asnje baze edhe kunder Enver Hoxhes?
    Pse per Enver Hoxhen nuk e ben kete mbrojtje,ndersa per M.Shehun t’i hidhesh ne zjarr???
    A e ke vene re ti Auron se ne mbeshtetje te M.Shehut jane vene te gjithe ata qe akuzojne edhe Enver Hoxhen?
    Cfare interesi ka opinioni shqiptar ne keto momente,qe te merret e hetoje per te vertetat e M.Shehut dhe te lere ne HIJE krimet e medha qe gelojne ne mbare vendin si nga kriminelet profesioniste ashtu edhe nga politikanet???
    Dhe se fundi:
    -Pse duhen mbushur faqet e gazetave me histori nga koha e SOCIALIZMIT kur ato nuk sjellin asnje te mire popullit ne te sotmen e te ardhmen e vendit???
    Pse nuk u jep p[ergjigfje direkte,ti Auron deklaratave te amerikanit Kukic qe pranon se i ka kerkuar 2-3 here M.Shehut ta vriste Enver Hoxhen?
    A eshte e vertete kjo,ne se po A MUND T’I KERKOHET NJE DREJTUESI TE LARTE TE SHTETIT SHQIPTAR NJE VAVENTURE E TILLE dhe ai te mos informoje vete Enver Hoxhen????
    Po ndaj librit te P.Lukas a ke kundershtime per keto akuza direkte ndaj M.Shehut!
    Leri denglat dhe pergjigju probleme direk!
    Ne se thua se deri me sot nuk ka gjetur njeri ndonje dokument,kjo nuk nenkupton se ato nuk ekzistojne apo se M.Shehu nuk ka qene agjent i CIA-s!
    Fakti qe SHBA kane heshtur ndaj M.Shehut dhe ju te tjeret po tentoni ta rehabilitoni ate,verteton se ai ka qene agjent i CIA-s!

    Reply to this comment
  10. 01601382 March 17, 05:31

    Edhe me budallai e kupton qe tipa si ky Auron Tare( ish familje turbo komunistesh qe ju lepihen dhe amerikanit me te humbur) kane marre superxhiro dhe nuk dihet pse ka pushtuar faqet e gazetes Dita me gjasme “agjentin e supozuar” Mehmet Shehu kur ka fakte tronditese,te qarta qe Sali Berisha dhe Lulzim Basha jane te dokumentuar si marioneta te lobit serbo-amerikan apo spiuna “free”

    1-Pse duhet te germoje Tarja yne ne supozime para 80 vjeteve ne nje kohe qe per dy kriminelet Basha dhe Berisha shteti amerikan po mban nje qendrim tejet te dyshimte..

    2-Pse nuk merret Tarja me problem acute thellesisht anti-shqiptare p.sh:

    3-Pse regjimi monarko-fashist I Bash-Berishizmit

    4-zhduku nga faqja e dheut atdhetarin Remzi Hoxha

    5-Kush sherbim inteligjent urdheroi tradhetaret Berisha dhe Rugova ti lidhnin duar kombit shqiptar ne 1992-1995 per te mos kerkuar pamvaresine e Kosoves me arme si kroati,slloveni,boshnjaku,maqedonasi ..

    6-kush sherbim inteligjent urdheroi tradhetaret berisha dhe rugova te takonin me urgjence ne Shen Naum Sllobbodan Milloshevicin

    7-pse sherbimi I fshehte dhe anti shqiptar britanik fshehu me dashje e Kumbaron e remzi hoxhes alias Shaqo Shatri

    8-Kush sherbim I fshehte mik egzekutoi Kosta trebicken

    9-Kush sherbim I fshehte mik pruri nje ekpert “deleted” nga Virxhinia USA per te mbuluar kete vrasje te mafjes me kollare

    10-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per poshtrimin e shtetit shqiptar kur ambasada amerikane pais me vize gjeneralin Hoxha se u kercenua me vdekje nga bossi gerdecit…Sypeshkaqeni Sllobodankes

    11-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per ndyresine e Tom Ridges qe mori me vehte ne Keshillin e sigurise Damir Fazllicin nje mafjoz nderkombetar I lidhur me nentoken serbe

    12-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet ku shkoi armatimi shqiptar vlera e te cilet kalonte 30 miljard dollaret

    13-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen e deputetit FATMIR XHINDI qe eksponente te PD kane deklaruar se e dine vrasesin

    14-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen super mafjoze te gjyqtarit Konomi qe ka deshmi se vrasesit jane paguar nga Blendi Fejziu

    15-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen super mafjoze te oficerit Shikut Isa Coba qe zbuloi lidhjen e bejlereve te Lalzit me vrasjen e Skadilajdit

    16-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen super mafjoze te bankierit Santo kur dihen porositesit te dinastise berishes

    17-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen e mbi 500 policeve nga 1992 ne krye te detyres

    18-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per vrasjen e mbi 20 komisareve te policies nga mafja vendase dhe nderkombetare

    19-Pse nuk flet Tarja dhe PS-istet per mijra vrasje per gjakmarrje dhe ngujimi I mijra femijve

    20 -pse nuk flet Tare një pagë ne Holanda nga Lul Basha prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.

    21- Le te sqaroje Tarua pse Lul Basha u paraqit te noteri hollandez me pashporte amerikane ekstra me numer :01601382

    22- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha u be miljoner ne moshen 26 vjecare kur nuk kishte vecse 2-3 vjet pune

    23- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha ka perdorur mbi dhjete pashaporta dipllomatike & sherbimi te 5 shteteve te ndryshme

    24- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha me Argiten,Malltezin, & company punuan kunder UCK ne kosove per llogari te serbit..

    25- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha hyri si illegal I kamufluar si inxhinier rrugesh me pashaporta te rreme ( kush sherbim secret ja dha keto pashaporta) per te shkuar ne Bicaj dhe Shtepia e verdhe per llogari te klaneve ekstremisht antishqiptare

    26- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha vodhi bashkine e Tiranes I ndihmuar ne menyren me te paturpeshme nga pseudo-ambasdori Arvizu

    27- Le te sqaroje Tarua si Lul Basha u tregua aq powerfull ne 15 nendor 2013 (ne skandalin e LHL)I shkeli vijen e kuqe pseudo-ambasdorit Arvizu sikur te ishte ndonje roje ambasade

    28….nderpritet lista e bemave kriminale te Lul Bashqit..per aresye kohe dhe kortezia..
    ——————–
    Si konkluzion:
    Poliedriti Auron Tare pasi te kete demaskuar veprimtarine kriminale te antishqiptarit dhe tradhetarit Lul Basha dhe pasi te kete gozhduar miqte tane per tolerimin qe po i bejne ketij krimineli serb..atehere le te gjeje kohe e te merret me barcaletat me Mehmetin,Fullzin apo Kim Flibin.

    meshire per taret dhe shquptaret

    Reply to this comment
  11. Lili March 17, 08:32

    Pranë komandës së Shehut u vendosën disa oficerë britanikë dhe amerikanë, por deri më sot nuk ka asnjë dokument që të provojë se Mehmet Shehu u rekrutua nga këta oficerë për shërbimet respektive.

    E vertet eshte se Mehmet Sheh ‘krijoj’ edhe rekrutoj rekrutoj njerezet e Cia-se! Bile edhe i trajnoj,apo jo auron idioti?

    Reply to this comment
    • algen March 17, 10:30

      historia behet me dokumenta. jo me folklor. boll u merzitem nga folklori. ne se shkrimi eshte i bazuar ne dokumenta bravo i qofte autorit. te tjerat jane fjale.

      Reply to this comment
  12. gjermani i fundit March 17, 08:45

    ka gjera qe nuk thuhen.dhe as mbeten te shkruara. Eshte absurde te mendosh se do deklasifikohen dossier per personalitetet e larta ne nivel kryeministrash. As per Enver hoxhen nuk do marrim vesh asnjehere se bashkpunoi fshehtas apo jo. Per analogji, me thjeshte fare Auronin e ftoj te lexoj romanin Fortitude te Larry Collins, ku flitet per veprimtarine e sabotatoreve franceze per llogari te zbarkimit anglo-amerikan ne Normandi. Sipas Collins jane zhdukur dosje te tera qe vertetojne se angloamerikanet me qellim depistimi i shiten sabotatoret franceze tek Gestapo per te lehtesuar zbarkimin e Overlord ne Normandi. Qene me qindra antifashiste franceze qe u sakrifikuan pa e ditur as ata se anglezet i perdoren si mish per top, por edhe sot nuk gjen gjekund dosje qe vertetojne se anglezet e bene me plan gjakftohte kete. Larry Collins pohon se poste te larta te SOE ia kane thene ne konfidence se kjo ishte pjese e planit anglez, se gjasme angloamerikanet do zbarkonin ne Calais dhe rezistenca franceze po sabotonte ne fushe te gjere per te krijuar lehtesi per kete zbarkim. Gjermanet u perqendruan ne Calais dhe doli nje flluske sapuni, se angloamerikanet zbarkuan shume me ne jug. Edhe per Mehmet Shehun, mos prit te dale nga dosjet e deklasifikuara, biles ta do mendja qe me qellim eshte çuar ne Buenos Aires nje material komprometues, ne menyre qe Mehmeti te behej kurban, por me siguri edhe ne kanale te tjere Enver Hoxhes i eshte dhene informacion kunder Mehmetit. Pra, keto ishin pjese e lojes dhe Mehmeti u shit si i panevojshem per shahun e dekades se ardhshme. Po te deklasifikohet dosja Shehu i bie qe Bashkim Shehu te hedhe ne gjyq cia-n per berje kurban te te atit dhe merreni me mend se ne çfare derexheje do katandisej autoriteti i ketij sherbimi, ndaj s’ka sesi te deklasifikohen gjera te tilla.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 March 17, 12:35

      gjermono
      ke disa njohuri për ato që flet por në të njëjtën kohë nuk e di për çfar flet!!megjithëse e thua vet në këtë fjali”Sipas Collins jane zhdukur dosje te tera qe vertetojne se angloamerikanet me qellim depistimi i shiten sabotatoret franceze tek Gestapo”prap naiviteti nuk të lejon të kuptosh se në luftë dhe aq më keq në agjenturë ka njerëz që sakrifikohen!!ata ushtarë që lëshohen në sulm nuk nisen për në dasëm!!dërgohen për tu vrarë!!kjo është më e thjeshta dhe më e kapshmia për të gjithë!!ajo që shumë nuk kapin është djegja e agjentit tënd!!të gjithë kujtojnë se agjenti mbrohet gjat gjithë kohës,i ruhet jeta!!
      jo lali jo!!pavarsisht se ja kanë mveshur makiavelit,thënja “qëllimi jusitifikon mjetin”në zbulim është parimi kryesor!ose të themi më qartë I VETMI PARIM QË EGZISTON!!nëse nuk e kupton dhe nuk e pranon këtë parim?!
      pirdhi në të muhabetit!!mos e merr mundimin të shkruash!!

      Reply to this comment
  13. beni March 17, 08:49

    Mehmeti ish nje hale si enveri bile edhe me i keq racist ndaj njerzve me ngjyre sa per amerikanet as u binte ndermend per nje islamo komunist te tille martesa e te birit me silva turdiun beri qe te meren mesa deri ne vdekjen e tij se islamistit hoxha i hyri frika nga amerikanizmi asgje me teper te tjerat jan llogje!

    Reply to this comment
  14. agjentura March 17, 09:10

    Auron Tare sikur te lexohej para se te komentohej do lavderohej prej njerezve me logjike te ftohte. Sa per enveristet qe duan te besojne se kane patur nje Kryeminister poli Kuisling te gjysmes agjenturave te botes, le te mbajne marrezine e tyre por mos mburren me luften e bere nga ky poliagjent Komandant i Brig.1 Sulmuese, Hero i Popullit, se po leni nam me mburrje per Lufte per Clirim te Tiranes nga nje poliagjent e Kuisling agjenturash.

    Reply to this comment
  15. intelektuali March 17, 11:48

    HE PRA SI KESHTU?

    Qe enverstet ne DITA jane fanatike te pandreqshem, kjo nuk do sqarim, por qe pervec kesaj jane edhe DUDUME pa llogjike debila dhe dallkauke dhe kundershtojne veten dite e nate me komentet e tyre per LANC-in imagjinar te Enverit qe ne fakt komandohej nga fshatari dru me pre nga Mallakastra Mehmet Shehu, kumandari legjendar i Brigades se Pare dhe i Operacioneve te Veres dhe Dimrit dhe i Clirimit te Tiranes, qe ne fund doli POLIAGJENT i te gjitheve

    pra:

    PO KJO TELENOVELE NUK DURROHET ME O BURRA!

    sepse:

    i mungon llogjike me elementare.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 March 18, 09:57

      “i mungon llogjike me elementare.”
      këtu ke po aq të drejtë sa e ke të zhdrejtë këtu
      “fshatari dru me pre nga Mallakastra”!
      ty nuk ta vë re kush!!dhe ti ja qëllon ndonjëherë!!

      Reply to this comment
  16. pse ja ringritet monumentin perseri enverit tuaj ? March 20, 02:10

    PO KUJT I PLASI TARJA O AURON..KA QENE APO JO MEHMET SHEHU AGJENT ??

    PRA PSE PO SHIKOHEN MILIMETRAT PER MEHMETIN DHE NUK SHIKOHEN KILOMETRAT PER SALISERBIN ??

    PRA PSE NUK REAGOHET PER SALISERBIN QE ESHTE NJE HIBRID I SHERBIMEVE SEKRETE UDB-CIA QE KA FAKTE …POR NA JAPIN KETO KERMA PER KONSUM?

    PSE ESHTE SALISERBI NJE MONSTER E SHERBIMEVE TE HUAJA..NDOSHTA JO AGJENT POR THJESHT NJE KOBURE E TYRE?

    LEXONI..ANALIZONI KETO TRE FAKTE POSHTE TE KETYRE TRE “AGJENTEVE” PER TE KUPTUAR SA TE “ZGJUAR” JENI..MESHIRE PER JU

    AGJENTI I PARE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : FRED ABRAHAMS
    Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi shume i madh i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
    Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe. Por pavarësisht këtyre aftësive, SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.

    AGJENTI I DYTE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : ANDREA DIMUSHI

    Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 90’ thote PER TAKIMIN TOP SEKRET
    MILLOSHEVIQ
    BERISHOVIQ
    GRIGOROVIQ
    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–

    AGJENTI I TRETE I SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR : IZET HAXHIA

    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët me lobin e tyre ne Amerike Sali Berishën në pushtet në ‘92

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    : “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    MOS U MERRNI ME KERMA O KERMA….KUR KENI SALISERBIN QE JU SHURRON CDO DITE..

    PSE PO NA E BENI ENVERIN SI JEZU KRISHTIN..??

    Reply to this comment
  17. FITUESIT NUK GJYKOHEN...EDHE PSE JA U LERUAN.. March 20, 03:59

    po pse o trima interneti beheni kaq nevrike me Mehmetin ,kur rraca juaj e beri feste kombetare qe u kthyen ne ORGJI kur i cuan kuroren e Skenderbeut xhuxh maxhutit te RROMES SE VROMES..

    JENI VROMA SE KY MEHMET SHEHU JA U LEROI NGA TE GJITHA ANET DHE AKOMA JU DHEMB VRIMA ..

    edhe na pushtuan dhe ju pinjollet e ketyre qelbesirave perseri nuk merrni vesh..Vezen e Enverit dhe Mehmetin nuke ka bere kush ne shqiperi vecse ne kohen e gjergj kastriotit.

    Lexoni me poshte ..nuk ngeli shahist,”intelektual” VERRLAC
    YP
    MIRAKE
    KARAOSMAN
    KOLIQ
    ALIZOT
    BAJRAKTAR
    QORALI
    TOPTAN

    Në mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në memorien historike të shqiptarëve, të premten e zezë, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipërinë fqinje.

    Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.

    Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.

    Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
    Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë; Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme; Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave; Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare; Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.

    Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.
    – Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!

    Kështu thoshin shqiptarët. Dhe kishin plotësisht të drejtë, sepse dje kishim ESHTE FSHIRE NJE FRAZE E NDYRE… Po le të harrojmë të djeshmen. Tashti është koha të shikojmë vetëm përpara.

    Festimi i evenimentit
    Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë: Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.

    Një delegacion në Romë

    Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:
    Pref. e Beratit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
    Pref. e Elbasanit: Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
    Pref. e Korçës: Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
    Pref. e Vlorës: Ali Asllani, Kristaq Strati.
    Pref. e Gjinokastrës: Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
    Pref. e Shkodrës: Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
    Pref. e Kosovës: Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha.
    Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
    Pref. e Dibrës: Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
    Pref. e Tiranës; Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
    Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
    Manifestime Popullore
    Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
    Në krahina
    Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.
    Kthimi i
    delegacionit
    Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.
    Arritja në Durrës
    Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.

    Arritja në Tiranë

    Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
    Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:

    “Manifestime
    Popullore”

    Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare. Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano! Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani, hyrja në një jetë rregulli, pune, drejtësie. Kalojnë trupat italiane. Zemra shqiptare ndjen një krenari. Kurdoherë e çmonte shqiptari forcën dhe rregullin dhe këto i sheh të mishëruara në djelmoshat trima të motrës së tij të madhe, Italisë Fashiste. Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziasmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdhenj. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që shmbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve, në gjuhën e ëmbël shqipe, ent’huziasmi preku kulmin”.

    Perfundimi;

    Nqs se ne luften e dyte boterore nuk do kishte dale ushtria nacional clirimtare me Enver Hoxhen ne krye port e kishin drejtuar..Abaz Kupi,Bahri Omari, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni

    Atehere Shqiperia do kishte perfunduar si Cameria…
    jepini Cezarit ate qe I takon…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*