A ishte vetëm Avni Rustemi kur vrau Esat Toptanin?!  

June 14, 2017 09:48

A ishte vetëm Avni Rustemi kur vrau Esat Toptanin?!   

13 qershor 1920 – 13 qershor 2017. Çfarë ndodhi 97 vite më parë në Paris të Francës. Si e komentonte shtypi francez vrasjen e Esat Toptanit dhe dokumentet që nuk bëhen publike. Një përballje faktesh nga historiani Niko Kotherja i cili  zbardh për DITA-n detaje të panjohura nga kjo datë... 97 vite më pas

 

Entela Resuli – DITA

Data 13 qershor është një datë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. 97 vite më parë, Esat pashë Toptani është ekzekutuar në Paris nga Avni Rustemi. Kjo datë, ashtu si shumë të tjera i ka ndarë historianët në dy kampe: disa e konsiderojnë Toptanin tradhtar, të tjerë e. Qindra artikuj gazetash janë shkruar për këtë moment, dhjetëra libra kanë folur për këta dy personazhe, por ende shumë detaje kanë mbetur të pa zbardhura.

Historiani Niko Kotherja nuk ka qëndruar indiferent ndaj kësaj date ku nëpërmjet një statusi ka kujtuar këtë moment historik të viteve ’20 për vendin tonë.

“97 vite – Një nga vrasjet më të bujshme dhe njëkohësisht enigmatike të historisë së Shqipërisë. Esat pashë Toptani duke dalë për të hyrë në automobilin e tij, rreth orës 13:00, në hyrjen kryesore të hotel “Continental”, u qellua për vdekje me dy plumba nga Avni Rustemi. Plumbat, duke i përshkuar organe jetësore, i sollën pashait vdekjen e pashmangshme. Është aluduar shumë rreth personazheve që kane investuar ide, organizim dhe monedha për këtë atentat. Midis tyre është lakuar edhe emri i Ahmet Zogut. Ende sot, një pjesë e dokumenteve të procesit gjyqësor të Rustemit nuk janë bërë publike, si dhe bisedimet që ai ka pasur me avokatin e tij De Monzie, për të krijuar versionin e trajtimit të ngjarjes në gjykatë”- pohon Kotherja.

As ne nuk i qëndruam indiferent këtij momenti duke kërkuar një bisedë me Kotheren, me të cilën folëm më shumë rreth 13 qershorit të 1920. Një nga pikat që diskutohet ende është se sa persona ishin në atë atentat! Këtë shpjegim, historiani e shoqëron me disa “mbase”. “Sipas analizës që iu bë pistoletës së Avniut u verifikua që prej saj kishin dalë dy predha dhe ishin kryer dy qitje. Edhe predhat që u gjendën në trupin e Esatit ishin dy të dala nga e njëjta pistoletë. Sipas dijenisë sime, aty ka qenë dhe një plagë tjetër e shkaktuar nga një plumb tjetër që ka dalë nga pistoleta e ndonjë njeriu tjetër që mbase ka qenë bashkë me Avniun, por në drejtim tjetër me të. Ky person mbase do jetë nevojitur për përmbushjen me sukses të qëllimit.  Mbetet ende mister kjo çështje dhe sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë bëhet që të zbardhet,”- shprehet ai.

Kotherja mban postin e drejtorit të  Muzeut Kombëtar të Arsimit Shqip në Korçë ndaj, në një pjesë të bisedës ndalëm edhe në këtë qytet.

Niko Kotherja

-Zoti Kotherja keni shkruar këto ditë se vrasja që Avni Rustemi  i bëri Esat Pashë Toptanit nuk është zbardhur ende. Çfarë mendoni se ka ngelur enigmatike?

Ka shumë detaje të kësaj ngjarjeje që ende sot kanë mbetur enigmë, detaje të cilat do të çonin në zbardhjen e plotë të një prej atentateve më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, pasi kjo solli ndryshimin e shumë politikave në vend si dhe në arenën ndërkombëtare. Për shëmbull, ne sot nuk kemi bisedimet që ka pasur Avniu me avokatin e tij, të shquarin De Moznie, mes së cilave janë trajtuar pika delikate dhe shumë të vërteta, të cilat do i shërbenin avokatit për të bërë detyrën e tij në gjyqin ndaj Rustemit. Nuk kemi asnjë dëshmi të dhënë nga Avniu, ekskluzivisht për këtë ngjarje, përveç rrëfimeve publike, të cilat në një farë mënyre kanë qenë në frymën e deponimeve të tij në prokurorinë franceze. Sipas shtypit të kohës, shoferi i Esat Pashës ka pohuar se në ngjarje mund të kenë marrë pjesë dy persona. Fernand Lepine, shpferi i Esatit, ka qenë prezent në momentin e ngjarjes, në veturë duke pritur që aty të hipte pashai, i cili në atë moment po përfundonte një intervistë me një gazetar francez, korrespondent të gazetës “The Times”. Nuk njohim dosjen e plotë dhe përfundimtare të gjyqit të zhvilluar ndaj Avniut. Njohim një pjesë të mirë të procesit, por jo të gjithin.

-Sipas jush kush janë personazhet që janë investuar për këtë atentat? A është paguar Avni Rustemi për të vrarë Esatin?

Janë përfolur shumë përsonazhe, të cilët ishin pjesë e opozitës së asaj kohe të akteve dhe veprimeve të Esat pashë Toptanit. Interesante është përfolja që ka pasur edhe figura të tjera, edhe ajo e Ahmet Zogut, si një nga investuesit dhe nxitësit e kësaj vrasjeje. Por, për një eliminim të Esat Pashës hasim edhe dokumente më të hershme, si për shembull një letër e vitit 1915, që Themistokli Gërmenji i dërgon atdhetarit Pandeli Cale, ku shkruan se “të qëruarit e Esat pashë Toptanit do të bënte që të ndryshonte gjendja në Shqipëri”, apo korrespondencat e shqiptarëve të Egjiptit më 1919 që e quajnë “Esat zi Toptani” dhe protestojnë ndaj veprimeve të tij. Janë investuar ide, monedha dhe konspiracion në këtë ngjarje, që sot për ne mbeten të panjohura.

-Si u bë lidhja e Avniut me avokatin Anatole de Monzie dhe çfarë kanë biseduar ata me njëri-tjetrin?

Vrasja e pashait u mbështet nga gjithë veprimtarët dhe patriotët shqiptarë brenda apo jashtë vendit. Por, tani autori i saj përballej me drejtësinë fracneze dhe rrezikonte të dënohej, pasi kishte ekzekutuar një prej miqve të Francës dhe të dekoruarin me medaljen e kryqit të luftës. Në ndihmë të Rustemit u angazhuan shumë figura të shquara, të cilët mundën të kontaktonin avokatin e famshëm De Monzie, të cilin më vonë do ta shohim si ministër në Francë. Le të përmendim këtu që për shpenzimet e nevojshme, shqiptarët hapën fushata për mbledhje fondesh. Këtu përmend që vetëm shqiptarët e Amerikës, me anë biletash të stampuara me portretin e Avniut, mund të mblidhnin një shumë të jashtëzakonshme, siç ishin në atë kohë 5000 dollarë. Është interesante që në krah të Avniut u rreshtuan shumë figura të rëndësishme të asaj kohe, përveç atyre brenda e jashtë Shqipërisë, si Asdreni, Jani Minga (nënshkrues i aktit të Pavarësisë), Luigj Gurakuqi, e shumë e shumë të tjerë, veçoj mbështetjen që i dhanë Avniut njerëz si Aleksandër Moisiu, aktori shqiptar me famë botërore, Viktor Eftimiu, personalitet i letrave në Rumani, francezi Justin Godart, mbështetës i çështjes shqiptare, Rene Pinon, etj.

-Në gjykimin tuaj, Esat Pasha është hero apo tradhtar?

Unë e mbështes gjykimin tim në veprimet dhe gjykimet e ajkës së patriotizmit shqiptar, emra si ata që përmenda më lart apo edhe si qëndistarja e Flamurit, Marigo Posio, e cila organizoi gratë vlonjate në mbrojtje të Rustemit si dhe i kushtoi një vjershë ngjarjes së Parisit, Mihal Grameno e shumë e shumë të tjerë.

-Si do ta vlerësonit bashkëpunimin e tij me Serbinë?

Mjafton të shohim sot vendprehjen e Esatit, në parcelën e varrezave serbe në Paris dhe respektin e herëpashershëm që i bëhet prej përfaqësuesve të shtetit serb për të kuptuar lehtësisht raportin e Esatit me shqiptarët dhe serbët.

-Le të shkëputemi pak nga kjo pjesë historike e bisedës. Z. Kodherja , si është Korça në këtë periudhë, duket se ai qytet është çdo ditë në sezon turistik?

Është e vërtetë që Korça përjeton një sezon turistik pothuajse gjatë gjithë vitit. Muzeumet e shumta, ambientet e veçanta dhe ajo çka vetë ofron Korça është një menu shumë e veçantë e mijëra vizitorëve që bujtin në qytet gjatë gjithë muajve të vitit.

Faqja e parë e gazetës “Le Petit Parisien”, botimi i menjëhershëm pas ngjarjes, i datës 14 qershor 1920; poshtë majtas reklame e markës së pistoletave “Smith & Wesson” sipas modelit qe përdori Avniu në atentat; poshtë djathtas fotografi e Avniut menjëherë pas dërgimit të tij në polici, pasi u godit dhe u dhunua nga persona të rastit pas atentatit dhe fotografia djathtas tregon godinën në ditët e sotme të hotelit ku u krye atentati (shënuar vendi ku ndodhi ngjarja me 1 pozicioni i Avniut dhe 2 vendndodhja e Esatit kur u qellua).  Imazhe që dalin për herë të parë.

 

-A ka interes nga turistët për muzeun, çfarë kërkojnë të shohin më tepër?

Interesi i turistëve për muzeun është i madh, gjithashtu edhe kurioziteti i tyre për të njohur përpjekjet e shqiptarëve për shkollën e parë shqipe. Ne kemi mundur që t’i përgjigjemi interesit të vizitorëve tanë me shumë ekspozita të hapura njëra pas tjetrës, me pasurimin me materiale historike të stendave të muzeut të mësonjëtores.

-Çfarë i ofron ky muze sot vizitorve?

Muzeu sot ofron njohjen e historisë së shkollës së parë shqipe, të personaliteteve që bënë të mundur çeljen e saj, botimet e kohës dhe tekste të përdorura në shkollën shqipe, dorëshkrime, fotografi dhe materiale muzeale që e sjellin vizitorin më afër në kohë me periudhën e mësonjëtores.

-Ju e njihni Korçën jo vetëm për shkak se është qyteti juaj i lindjes por edhe për faktin se keni qëmtuar në dokumente për zhvillimin që ka patur ndër vite, në sytë tuaj, si ka ndryshuar Korça dhe cilat janë karakteristikat e tij të spikatura që janë trashëguar sot e kësaj dite?

Fatmirësisht, Korça ka arritur që t ë ruajë përgjithësisht fizionominë e saj. Janë ruajtur lagjet karakteristike, banesa të ndryshme, rrugicat dhe bulevardet që në shumë dekada kanë parë dhe ndjerë shumë histori, në periudha të ndryshme. Korça është dëmtuar në ndërtesa në disa momente të ndryshme, duke filluar prej para luftës, gjatë luftës dhe në kohën e regjimit totalitar. Është fat i mirë që ajo dorë shkatërruese nuk vijoi më tej që ne sot të kemi mundësinë e njohjes së Korçës së vjetër.

 

 

June 14, 2017 09:48
Komento

28 Komente

  1. beni June 14, 10:30

    Hasmeri te perjetshme nuk Ka ne Politike,me Serbet Na bashkon Nena e Baba i gjergji kastrioti e lufta e tyre si edhe e Jona Kunder turqise!
    Essad Pashaj ish njeri pa shkolle per te ndare interessat e nje shteti qe megjithse ish e njejta Kulture e histori Kur flitet per skenderbeut nipi brankovicve por qe u Ben te pavarur ne gjuhesimin shqip tashm e jo serbishtes,Thuhet eja jo me hajde bre?
    Megjithate per Dike nuk hiqet nga gojthenja hajde?
    Ne historin e Politikes Serbe e greke hyn orjentalizmi si nxites e ekstremist ndaj krishterimit!!!!!
    Essad Pashaj kuptoj se Kish ber gabim qe luftohej Kunder gjuhesimit se tij por ish shum von dhe Etja per para e pushtet i mori mencurin deri SA e pesoj!

    Reply to this comment
    • ELIOT June 28, 15:35

      ben ke harruar ilacet ose je turk ;;; skenderbeu ishte shqiptare ;; dhe do te ngelet heroi yne ;;;; duan disa tuq si ju apo jo ;;;;;; po te ishte serb grek ose rus ;;; gjergje katrioti do te shkonte ta bente luften me serbet ne qerbi ose ne rusi ;;;; prandaj nuk je shqiptar dhe mos zhgarravit idiotizma cope lope ;;;PARA SHEKULLIT TE 15 NUK KISHTE EMRA IBRAHIM ABDULLAH SULEJMAN NE SHQIPERI .PRANDAJ MESO MIRE SI TE PARET TANE ISHIN ILLIRET ….. DHE SKISHTE ILLIRE IBRAHIM ….DHE GAZETAT E PARISIT E KANE SHKRUAJTUR QE AVNI RUSEMI VRAU NJE TURK ….MERCI .. SKENDERBEU I KISHTE PRINDERIT SERBE …. HA HA HA HA HA DUHET ME QENE BUDALLAI ME I MADHE NE BOTE PER TE NXJERRE NJE GAFE KAQ TE MADHE … OSE GREK SERB TURK POR JO ALBANANEZ ….

      Reply to this comment
  2. intelektuali June 14, 11:28

    AMAN ME KETA FANATIKE ENVERISTE TE PAGUAR NGA MAFIA E KUQE ME PUSHTET

    Qe dinte te punojne vetem me moton:

    FOL SHUME LLOGJE PER TE MOS THENE ASGJE!

    Keshtu tregon historine edhe ky Kotherja i Edvinit qe e lexon historine sipas dogmave te Partise se Punes

    CFARE HEROI ESHTE AVNI RUSTEMI KUR VRAU SI KILLER I PAGUAR KRYEMINISTRIN SHQYPTAR?

    pastaj:

    Esad Pasha si Kryeministre i zgjedhur perfaqesonte Shqypnine ne Paris dhe kishte shkuar atje per te mbrojtur Vatanin nga copetimi i Fuqive te Medha duke perdorur lidhjet e tij me Francen kunder Austrohungarise, ku qendron akti heroit i cubit pa shkolle Avni rustemi atehere o drejtori i Edvinit, Kotherja Budallaqe dhe Fanatike?

    PO SIKUR TE SHKOJE TANI EDI RAMA NE PARIS DHE NJE KILLER FANATIK I PAGUAR TA VRASE A DO TE SHPALLEJ VRASESI HERO KOMBETAR O GAZETA DITA?

    prandaj:

    Avni Rustemi ishte vetem nje KILLER budalla dhe injorant i paguar nga Moska qe idealin e tij kishte Internacionalen Komuniste dhe Enver Hoxha me kalemxhinjte e tij e beri nje hero kombetar sepse keshtu i interesonte ta paraqiste historine e tij te deformuar per interesat e pushtetit personal, njashtu sic ka mbetur deri me sot nga Klasa Jone Mafioze Politike qe nga njera ane kerkon t’i bashkohet BE-se Antikomuniste dhe nga ana tjeter “nen rrogoz”i pelqen mjaft demagogjia false e Enverit per diktaturen e tij te shpifur komuniste si sebep per ta mbajtur Vatanin si CIFLIG personal te interesave te ngushta te nje Partie apo te disa personave me pushtet. Situata absurde politike e fundit e Shqypnise pa piken e moralit qytetar nga qylaxhinj injorante dhe pa shkolle qe po e mbajne peng vendin tone e verteton me se miri kete hipoteze.

    Qe te dalim ne teme dhe te flasim konkretisht:

    Pyetjet dhe enigmat qe kane mbetur pa pergjigje per CUBIN-KILLER me pagese Avni Rustemi nuk jane llogjet qe tregon ne DITA Drejtori injorant Kotherja, por:

    1. Kush e financoi me pare dhe trajnime speciale brekecjerrin fanatik dhe pa shkolle nga Libohova, Avni Rustemi per nje aksion te tille vrastar?
    2. Pra kush i dha para per rrugen, hotelin dhe shpenzimet e aksionit vrastar, kush e trajnoi te qellonte me saktesi nga distanca me pistolete me mulli, kush i perkthente ne Paris injorantit Avni Rustemi qe nuk dinte te fliste as shqip paster, kush e regjistroi ne hotel dhe kush i tregoi vendin se ku do te mbehej takimi i Fuqive te Medha?
    3. Kush i gjeti avokat kur Gjykata e Parisit e quajti te cmendur dhe donte ta mbyllte ne psikiatri?
    4. Kush beri te mundur kthimin e KILLERIT Avni rustemi ne Atdhe me premtimin e vuajtjes se denimit ne shqypni dhe kush urdheroi per zgjedhjen e tij si deputet ne qeverine e Nolit?

    Pytjet dhe enigmat e verteta jane shume dhe mbase do te gjendet kush qe t’i zbardhe me kalimin e kohes, kur t’i kete ardhur MORTJA Mafies se Kuqe me pushtet qe la ps enveri me Nexhmijen ashtu sic ka ndodhur me pare ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore,

    por:

    Mbase vete Fan Noli e zbardh nje pjese te kesaj histore te trishtuar te qeverisjes se tij probolshevike kur i kerkoi falje Ahmet Zogut per gabimin e tij dhe para se te largohej per ne SHBA i tha: “Shpeto Vatanin!” Me pas Zogu dhe motrat e tij e ndihmuan sa munden Nolin ne Boston per te pastruar damken si spiun i Moskes, por edhe me para kur u semur ne SHBA.

    prandaj:

    Demagogjia mashtruese qe Kryeministri legjitim, Esad Pasha eshte TRADHETARI se ishte i perkrahur nga Mbreteria Serbe dhe Avni Rustemi eshte HEROI se ishte Killer i mire ngaqe ishte i paguar nga Moska, sot tingellon mjaft absurde ne situaten kur Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se ku ata qe vrasin Kryeministrat legjitime te vendeve trajtohen si terroriste dhe denohen nga ligji, por edhe nga historia.

    SI MUND TE QENDROJNE PERBALLE NJERI TJETRIT AHMET ZOGU ME AVNI RUSTEMIN?

    Vetem ne Tirane me emerin e KILLERIT Avni Rustemi ka shkolla, lagje, eshte edhe nje shesh qendror, nga ana tjeter bulevardi Zogu i Pare eshte evident kudo me shume nderime te tjera nga pas.

    NE CILIN SHTET TE BOTES GJEN ANTAGONIZMA TE TILLA HISTORIKE?

    Kjo me te vertete eshte nje vecori shqyptare kombetare qe sic e pershkruan edhe Noli ne “Historine e Skenderbeut” per Gjon Kastriotin qe e nderroi 7 here fene sipas interesit te tij te castit:

    KJO VERTETOI SE ISHTE NJE SHQYPTAR I KULLUAR!

    Reply to this comment
    • Samiu June 14, 21:31

      Na Sofsh Rumen o intelektual, qe padiskutim i takon nje familjeje antishqiptare…..

      Reply to this comment
    • shqiptar 100% June 15, 12:55

      Intelektualo, ndonje ide edhe qendron, por ja fut kot x pjesen me te madhe.
      Sipas meje, derguesi dhe interesi i asaj qe ka ndodhur, ndodh dhe do te ndodhe ne Shqiperi, por edhe ne bote jane: pushteti, paraja, femrat… asnjera nga keta nuk vlen pa tjetren. Kush i ka apo kush i lakmon, eshte i gatshem x cdo gje… Trekendeshi i magjishem. Bye

      Reply to this comment
      • intelektuali June 16, 14:38

        Po mire o shqyptar i kulluar,

        PO SI E SPJEGON TI O PATRIOT QE TE GJITHE BOSAT E POLITIKES SONE JANE TE GJITHE ISH SPIUNA TE SIGURIMIT TE ENVERIT?

        Shikoji me vemendje keta PISA lakmitare te Partise se Punes mendo dhe hulumto se gjerat ne Shqypni shkojne keq e me keq qe kur Enveri me Nexhmijen instaluan MURTAJEN bolshevike ne vendin tone qe nga LULE mali dikur, tani eshte bere nga keta PISA te poshter, mashtrues dhe genjeshtare si Kandahari i Afganistanit.

        Reply to this comment
    • shpresa June 15, 19:11

      O “intelektual” , vetem ne qoftese ka qene kryeministri sateme Esati, se s’ka qene kryeminister i gjithe Shqiperise. Nga ajo duhet ta dishe mire ti. Plehra te koheve moderne!

      Reply to this comment
  3. Letrari June 14, 11:42

    Çjanë këto shkrime që realusht nuk kanë vlera për tu për qëndruar. Jo ishte vetëm , jo ishte me shokë. Jo idhte i paguar dhe jo i shtyrë nga të tjerë..Avniu zonjudhë zonjë zotëri bëri atë që duhej nërë vrau në.mesvtë Parisit tradhëtarin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për ‘të kanë shkruar të gjitha gjinitë letrare, konsideratat atdhetare e patriotike. Ju dhe shumë si ju doni që të merrni doktoratura apo para për shkrimet dhe të tërhiqni vëmëndjen, të na thoni se ja ju nxorët pas 100 viteve një të paditur të.madhe!!!! Oh pikaaaaaa.
    Letrari

    Reply to this comment
    • intelektuali June 14, 13:01

      O Letrarri dallkauk,

      Po ne cilen epoke ndodhesh more i paudhe qe i vret njerezit dhe Kryeministrat sikur te ishin zogj pule?

      PO HAJDE TE VRASIM EDHE TRADHETARET E PABESE QE JANE MASHTRUESIT ME TE MEDHENJ TE POLITIKES SONE KOMBETARE: EDI RAMEN, LUL BASHEN ME SALI BERISHEN, PSE JO T’JA NUMEROJME NE LULE TE BALLIT EDHE LIKE FLORIRIT ASHTU SIC BERI AVNI RUSTEMI DO KOHE ME PARE!

      sepse:

      Keta qe te numerova me siper bashke me shume te tjere jane shume me te ligj dhe te poshter se Esad Pasha, qe kur Austrohungaria i bombardoi sarajet e tij ne Durres nga deti, megjithese ishte Kryeminister i zgjedhur legjitimn nga populli nuk kerkoi asnje kacidhe demshperblim nga shteti,

      KUSH NGA MAFIOZET E SOTEM DO TA BENTE NJE VEPRIM TE TILLE ME POZITE TE LARTE QYTETARE?

      He mo BOLE fanatike keshtu do t’i zgjidhesh ti problemet si KILLERI i Moskes Avni Rustemi?

      Reply to this comment
  4. demo June 14, 12:00

    Po ju e ruajtet Korcen me ndertesat karakteristike,muzete historike,ikonat,kishat,monumentet,.Bravo.Por ju derguat ne Durres nje KORCAR,vangjush Dakon,qe e betonoi Durresin.Durresi nuk ishte Korca.Durresi ishte Roma e Adriatikut,Durresi nuk ishte nje qytet 300 vjecar si Korca,i ngritur nga germadhat e Voskopojes.Durresi ishte nje Troje qyteterimesh 3000 vjecar,me i lashte dhe me i rendesishem se cdo qytet i Ballkanit.Neqoftese do te dilte ne drite Durresi i vjeter,edhe Athina do te turperohej.Por ju korcaret derguat ambasador ne Durres korcarin Vangjush Dako,Myzeqaret derguan ambasador ne Durres lushnjarin Arqile Gorrea,Himariotet derkuan perfaqesuesin e tyre Lafter Koka,Maloket derguan Miriu Hotin,Labet derguan ne Durres Tomorr Golemin ,qe ta shkaterrojne perlen e qyteterimeve te Adriatikut dhe ta bejne germadhe.Aq sa e deshen barbaret Romen,aq e deshen jabanxhijte Durresin.E betonuan,e masakruan,u pasuruan,qe mos i gezofshin!!!!!Sot Durres nuk ka! Ky qe shihni sot eshte nje mbeturine e el Salvadorit perzier me getot e Johanesburgut..As Esat pashe Toptani nuk do ja bente kete Durresit.

    Reply to this comment
  5. spartaku June 14, 13:21

    Ti o intelektual,gjithmon nga bytha flet.

    Reply to this comment
  6. Goni June 14, 16:09

    Intelektual, ti vet je zogist, balliste, berishovic.
    drejtsia dhem. tung

    Reply to this comment
    • Halim Xhelo June 15, 01:07

      Pajtohem me atë që shkruanë lexuesi me nofkën Goni, por dua të shtoj, se shqipfolësi me nofkën “intelektuali”, është një dëshmi më tepër, se ambasada greke dhe ajo serbe, në Tiranë, nuk tredhin miza!

      Reply to this comment
    • Merqezi i Besianës June 15, 01:23

      Edhe unë pajtohem plotësisht me atë çfarë ka shkruar lexuesi me nofkën Goni, por dua të shtoj, se shqipfolësit me nofkën “intelektuali”dhe do si ai, janë një dëshmi të sigurta nga të cilat duhet të kuptojmë, se spiunët grekë dhe serbë të kamufluar me imunitetin e diplomatit (pse jo me veladonin e Kishës Ortodokse (greke), të akredituar në Tiranë, vërtetë nuk po tredhkan miza!

      Reply to this comment
  7. Arben June 14, 16:23

    ELEGJI PER KRIMINELE.

    SI TE NGRENE PASARDHESIT TANE ELEGJI PER

    JULIAN SINANAJ, NESER.

    Reply to this comment
  8. dule jevgu June 14, 17:18

    Njerezit Humanet jane pjelle e femrave dhe dalin nga Vagina,
    Po ka edhe subhuman si puna e gjoja”””Intelektualit”””
    qe dalin nga bytha dhe vijne era qynef.
    Pasi ja hypi tyt eti Serbia,dhe te nxorri nga suma ty,,,
    mbete neper Gazeta duke leshuar bajgat e tua prej nje te deshperuari duke share Heronjte e Shqiptareve.
    Avni Rustemi nuk ka asnje lidhje me te kuqte o mortje
    ai eshte Nder i Kombit.Kurse ti nje mi muti qe ushqehesh kanaleve.

    Reply to this comment
  9. Arber I June 14, 17:48

    Niko Kotherja flet si e ema e Zeqos maje thanes…shkurt budallalleqe. Pse nuk kerkon perkthimin e materialeve te hetuesise dhe te Gjyqit te Rostemit nga frengjishtja ne shqip dhe botimin e tyre per publikun e gjere? Pasta secili gjykon vete, jemi ne demokraci, jo ne diktature.

    Reply to this comment
  10. Avniu June 14, 19:38

    Avni Rustemi ishte nje idealist patriot i madh qe vuri interesat e Shqiperise mbi ato te vetat.
    Kjo ishte dhe arsyeja qe Franca se ciles i sherbente Esati e nxori te pafajshem.
    Duke vrare Esatin Avni Rustemi e dinte qe i kishte vene nje bombe me sahat vetes (tradhetari tjetere Ahmet Zogu nuk do t’ia falte vrasjen e dajes)
    Por Zogu nuk ishte burre qe ta vriste vete dhe haptas, por si te gjithe tradhetaret e “gjuajti nga pas ferres”. Shihni burrin Avni dhe burrecin Zog.
    Vleresimin me te madh Avni Rustemit ia beri populli i Shqiperise me varrimin madheshtor qe i beri heroit te vet, qe akoma sot mbetet si varrimi me i madh qe ieshte bere ndonje personaliteti shqiptar.
    Iperjetshem do te jetw kujtimi i ketij idealist te madh atdhetar!

    Reply to this comment
  11. Merqezi i Besianës June 15, 01:26

    Edhe unë pajtohem plotësisht me atë çfarë ka shkruar lexuesi me nofkën Goni, por dua të shtoj, se shqipfolësit me nofkën “intelektuali”dhe do si ai, janë dëshmi të sigurta, nga të cilat duhet të kuptojmë, se spiunët grekë dhe serbë të kamufluar me imunitetin e diplomatit (pse jo edhe me veladonin e Kishës Ortodokse (greke), të akredituar në Tiranë, vërtetë nuk po tredhkan miza!

    Reply to this comment
  12. Dash June 15, 08:31

    Paske qene budalla komplet o “intelektuahale” , ose je fevziu ,ka shume argumente per te te kundeshtuar po nuk ja vlen te meresh …tradheti te saliut ,bashes , apo hajdutit meta,i dine dhe kalamajte sot ,ndaj mos i fut ne nje thes (me furberi) me ramen,…rame ben sa di dhe sa mundet, po tradheti akoma skemi pare nga ana e tij…mos u bej merak se sa te gjejme nje veprim te tille nuk do ngurojme ta themi ,nuk jam si ty apo ca te tjere ….vemje

    Reply to this comment
  13. intelektuali June 15, 14:18

    ORE A JENI NE TEREZI JU ENVERISTA TE POSHTER?

    Po Esad Pasha kishte shkuar ne Paris per te mbrojtur Vatanin nga coptimi i Fuqive te Medha more vampire te Enverit qe dini ta lexoni historine vetem nga ditari i Partise se Punes?

    SI MUNDER KILLERI DHE VRASTARI I KRYEMINISTRIT SHQYPTAR TE MBAHET HERO KOMBETAR?

    Po a jeni ne terezi jo more enverista te poshter qe vrasjen e njeriut e quani si nje palo gje dhe e kamufloni vrasjen e kryeministrit me mashtrime komuniste?

    Po Edi Rama o fanatike eshte tradhetar me i madh se Esad Pasha cite me pare, sepse e shiti Vatanin per dy aspra kur donte te depozitonte Armet Kimike te Asadit dhe kur donte te importonte Plehrat e mafies se Italise ne kundershtim me premtimet e tij elektorale. Po a ka tradhetar dhe mashtrues me te madh se Edi Rama? Atehere sipas llogjikes vrastare duhet qe te vritet edhe Edi Rama edhe tradhetari Sali Berisha qe i shiti Greqise detin, por edhe tradhetari Like Floriri qe u shit me radhe njehere tek PD-ja dhe heren tjeter tek PS-ja dhe qe po e vjel buxhetin e shtetit si askush me pare ne histori.

    PO PSE ME LLOGJE DEMAGOGJIKE ENVERISTE DONI TE MBRONI KILLERIN PSIKOPAT AVNI RUSTEMI?

    Po shikojeni ne kete foto mbreselenese te gazetes DITA qe i kane bere Avni Rustemit ne Paris qe te bindeni se keni te beni me nje skizofrenik fanatik frojdist, psikopat delirant, sic e cilesoi edhe Gjykata e Parisit, por qe u perdor nga spiunet e Moskes per te goditur Shqypnine nga brenda ne nje moment kur Kryeministri po kerkonte te mbronte Vatanin nga coptimi i Fuqive te Medha.

    PO A KA TURP ME TE MADH SE KY?

    Reply to this comment
  14. intelektuali June 15, 14:19

    ORE A JENI NE TEREZI JU ENVERISTA TE POSHTER?

    Po Esad Pasha kishte shkuar ne Paris per te mbrojtur Vatanin nga coptimi i Fuqive te Medha more vampire te Enverit qe dini ta lexoni historine vetem nga ditari i Partise se Punes?

    SI MUNDET QE KILLERI DHE VRASTARI I KRYEMINISTRIT SHQYPTAR TE MBAHET HERO KOMBETAR?

    Po a jeni ne terezi jo more enverista te poshter qe vrasjen e njeriut e quani si nje palo gje dhe e kamufloni vrasjen e kryeministrit me mashtrime komuniste?

    Po Edi Rama o fanatike eshte tradhetar me i madh se Esad Pasha vite me pare, sepse e shiti Vatanin per dy aspra kur donte te depozitonte Armet Kimike te Asadit dhe kur donte te importonte Plehrat e mafies se Italise ne kundershtim me premtimet e tij elektorale. Po a ka tradhetar dhe mashtrues me te madh se Edi Rama? Atehere sipas llogjikes vrastare duhet qe te vritet edhe Edi Rama edhe tradhetari Sali Berisha qe i shiti Greqise detin, por edhe tradhetari Like Floriri qe u shit me radhe njehere tek PD-ja dhe heren tjeter tek PS-ja dhe qe po e vjel buxhetin e shtetit si askush me pare ne histori.

    PO PSE ME LLOGJE DEMAGOGJIKE ENVERISTE DONI TE MBRONI KILLERIN PSIKOPAT AVNI RUSTEMI?

    Po shikojeni ne kete foto mbreselenese te gazetes DITA qe i kane bere Avni Rustemit ne Paris qe te bindeni se keni te beni me nje skizofrenik fanatik frojdist, psikopat delirant, sic e cilesoi edhe Gjykata e Parisit, por qe u perdor nga spiunet e Moskes per te goditur Shqypnine nga brenda ne nje moment kur Kryeministri po kerkonte te mbronte Vatanin nga coptimi i Fuqive te Medha.

    PO A KA TURP ME TE MADH SE KY?

    Reply to this comment
  15. Janulla June 15, 19:24

    Komentet e tua gojwcthurrura tregojne se ti je antiteza e intelektualit.
    Ne postimet e tua fjala intelektual ka nje konnotacion te forte ironik.
    Meso te diskutosh SI NJERIi ne filim. Pastaj edukoju qe te pastrosh fjalorin nga papasterite. Po nuk besoj se e ke kete aftesi.
    Mjere ti e mjere ne qe te kemi midis nesh.

    Reply to this comment
  16. Petro June 15, 19:29

    “Intelektuali” nuk mund te jete tjeter vecse nje antishqiptar i paguar (ka para UDBja dhe Asfalia per t’iu hedhur kocka per te lepire “intelektualet”.

    Reply to this comment
  17. Simonian June 15, 19:31

    Perse mirreni me nje qenie absolutisht te pavlere qe e quan veten “intelektual”?
    Kaq te tepert e keni kohen ju qe i pergjigjeni lehjeve te tij?

    Reply to this comment
  18. intelektuali June 15, 20:46

    ENVER HOXHA E BERI PSIKOPATIN AVNI RUSTEMI “HERO” QE TE MBULONTE VRASJET E TIJ MAKABER QE NGA KUNATI I TIJ BAMIRES BAHRI OMARI ME PLOT INTELEKTUALE PAS DERI TEK SHOKET E TIJ NGA QEMAL STAFA E DERI TEK MEHMET SHEHU ME NJE USHTRI KOMUNISTESH NGA PAS.

    Kete te VERTETE duhet ta kishin mesuar te gjithe shqyptaret ne vitet 90-te, por kush t’ja thonte?

    SALI BERISHA QE VRAU NJEREZ TE PAFAJSHEM NE GERDEC DHE NE 21 JANAR NJESOJ SI ENVERI?

    Apo ndonje tjeter nga mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG feudal personal qe nga njera ane duan t’i bashkohen BE-se duke pranuar standartet Demokratike dhe Antikomuniste te vendeve antare te ketij Bashkimi te Popujve te Lire dhe nga ana tjeter mbajne si HERO nje KILLER dhe vrastar psikopat, komunist delirant si Avni Rustemi qe vrau me pagese Krtyeministrin shqyptar qe kishte shkuar ne Parise per te mbrojtur Vatanin dhe qe per kete akt terrorist antishqyptar duhej te ishte denuar me kohe nga historia jone kombetare sic ka ndodhur ne te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore.

    HE MO ENVERISTA TE POSHTER KU QENDRON LLOGJIKA JUAJ VRASTARE?

    sepse:

    Bota Demokratike qe na monitoron na tregon me gisht si majmune xhungle me bisht ne bythe dhe thote:

    JU E MERITONI KLASEN POLITIKE QE PO J’U RRJEP!

    Reply to this comment
  19. ELIOT June 28, 21:24

    po AVNI RUSTEMI KISHTE LIDHJE ME …..DIKE .. SE PA E DITUR GJUHEN DHE NJE HAP SE BEN DOT NE PARIS …. E DI CTHEM SE I KAM JETUAR ..KA DISA GJERA TE VERTETA INTELEKTUALI DONI APO JO …….DHE KUR E LIROJNE SI PSIKOPAT …??????? DHE E CUDTITSHME …NEST PAS …..KA GJERA TE PA QARTA ….. E VRANE NJE KOMUNIST NE 1913 NE MES TE PARISIT NJE FRANCEZ QE KISHTE IDE MAKSISTE …… JEAN JOURES…. NE NJE KAFE ..DHE E BENE HERO . CUDITEM SI ENVERI SI BERI NE LAPIDAR NE MES TE TIRONES… DHE TURKUT ESAT PASHA MIRE JA BENE …JA SHITI NJE PJESE TE SHQIPERISE SERBIT …. NDOSHTA SHQIPTARET PATRIOTA E KUDISEN VRASJEN … DHE ENVERI E PERVETESOI PER IDETE E VETA E BERI KOMUNIST …NUK JAM I SIGURTE SE E DINTE CDO TE THONTE KOMUNIZEM AVNIU ……MERCI …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*