A janë lutur gabim të krishterët për dymijë vjet?

December 9, 2017 13:41

A janë lutur gabim të krishterët për dymijë vjet?

Papa Françesku tha më 8 dhjetor se Lutja e Zotit, më e rëndësishmja në fenë e krishterë që besohet se është thënë dikur nga vetë Krishti, është përkthyer keq për një kohë të gjatë dhe dëshiron që ajo të rishikohet.

Papa është marrë me të ashtuquajturën “peticioni i gjashtë” i Lutjes së Zotit, i cili tradicionalisht është recituar si “Dhe mos na udhëhiq në tundim”, me arsyetimin se Perëndia nuk do të kërkonte të çonte asnjë person në kryerjen e një mëkati.

Lajmi i revizionimit të propozuar ka shkaktuar tashmë reagime të shumta në internet, me disa që me sa duket besojnë se Papa dëshiron të ndryshojë vetë lutjen në vend të përkthimit.

Vëzhgues të tjerë vunë në dukje se përkthimi, sipas të cilit preferohet nga Ati i Shenjtë, “Dhe mos lejo të biem në tundim” tashmë është përdorur nga besimet e tjera të krishtera për shekuj.

Versioni i preferuar i Papës për lutjen në fjalë ka qenë prej kohësh në përdorim nga Kisha Katolike në Francë.

December 9, 2017 13:41
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku December 9, 14:30

    Edhe ne shqip ky varg eshte:

    “Mos na len me ra në t’keq”.

    Reply to this comment
  2. eh; te çon ne mekat, per "te vene ne prove" . December 9, 14:41

    lavdi…..jezu krishtit…….”duaje te afermin tend..si….veten” papa franceskut ….shume.respekte .

    Reply to this comment
  3. Mos e beso po deshe December 9, 17:16

    Ndonje dite te “bukur” keshtu sic e ka nisur ky Pape do te dale ateist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*