A janë meshkujt më romantikë se femrat?

Redaksia Online April 23, 2013 14:50

A janë meshkujt më romantikë se femrat?

Mund të harrojnë ditëlindjet dhe përvjetorët, mund të blejnë dhuratën e Shën Valentinit në minutën e fundit, në të parin dyqan që u del përpara, por një studim pretendon se meshkujt janë më romantikë se femrat. Studimi i publikuar kohët e fundit ka pyetur mbi 10 mijë njerëz në të gjithë botën për sjelljen e tyre me partnerët.  48 për qind e burrave të pyetur thanë se kishin rënë në dashuri me shikim të parë, ndërsa për femrat, kjo shifër nuk i kalonte 28 për qind. Libri me autorë Pepper Shchwartz, sociolog në Universitetin e Uashingtonit, dhe James Schwartz, drejtori i Qendrës për kërkime Shoqërore në Universitetin e Virxhinias thyen mitin e femrave si pjesa më romantike e çiftit.

74 për qind e të pyeturve u përgjigj se ishin të lumtur me marrëdhëniet e tyre, ndërsa 66 për qind iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse e kishin në krah shpirtin e tyre binjak.

Por një nga përfundimet më interesante të studimit ishte fakti se seksi pa lidhje emocionale nuk ishte një çështje ekskluzivisht mashkullore.

Ndërsa 15 për qind e të pyeturve (meshkuj dhe femra) pranuan se kishin tradhtuar njëherë partnerin/en, ky numër u bë pothuajse zero në lidhje me pyetjen për seks jashtë marrëdhënies aktuale.

Libri shpjegon se për një marrëdhënie të lumtur, sekreti qëndron takime të rregullta ose gjetjen e momenteve për të qëndruar vetëm me njëri-tjetrin, përdorimi i emrave përkëdhelës, kapja për dore, puthjet pasionante apo të përsëriturit e fjalës “Të dua”. Por mbi të gjitha qëndron komunikimi. Tek ata që nuk kishin marrëdhënie të lumtura, mungesa e komunikimit shikohej si arsyeja kryesore për ndarjen.

 

Redaksia Online April 23, 2013 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*