A janë parashikuar në buxhetin 2018 shkurtime në administratë?

October 25, 2017 17:50

A janë parashikuar në buxhetin 2018 shkurtime në administratë?

Vitin e ardhshëm administrata publike do të ketë në total  81 mijë e 660 punonjës.

Projektbuxheti i vitit 2018, parashikon edhe detajimin e numrit të punonjësve të administratës për secilën ministri, drejtori dhe institucion buxhetor.

Pavarësisht ristrukturimit të përbërjes së qeverisë, numerikisht ulja e numrit është e vogël. Në vitin 2017, numri i punonjësve buxhetorë është 81 mijë e 713 punonjës.

Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 81 660 veta. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.  

Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 500 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij, raporton SCAN 

Për vitin 2018 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë.   

Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.   

Numri i punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë dhe numri rezervë për këtë sistem paraqitet në nënndarjen përkatëse në tabelën nr.2.

Detajimi i numrit të punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit, deri në momentin e riorganizimit, detajohet nga vetë institucionet. Rishpërndarja e numrit të punonjësve të institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe e numrit rezervë të tyre bëhet nga Këshilli i Ministrave, pas miratimit paraprak nga  Kuvendi” shkruhet në relacionin e projektbuxhetit 2018.

 

October 25, 2017 17:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*