A janë përdorur të dhënat e tua të Facebook? Rrjeti social nis “transparancën”

April 9, 2018 11:08

A janë përdorur të dhënat e tua të Facebook? Rrjeti social nis “transparancën”

Rrjeti më i madh shoqëror online njoftoi se do t’u dërgojë përdoruesve të vet një njoftim në sektorin e furnizimit me lajme (News Feeds), ku të gjithë mund të verifikojnë nëse të dhënat e tyre personale janë përdorur nga aplikacione të ndryshme ose jo.

“Mbrojtja e informacionit tënd”, (Protecting Your Information) do të ketë në përmbajtje një link që do të adresojë përdoruesit e Facebook në një sektor të ri, ku do t’u shfaqen aplikacionet e treta që ata përdorin përmes kësaj platforme dhe të dhënat që këto aplikacione kanë marrë prej tyre.

Facebook thotë se të gjithë përdoruesve, të dhënat e të cilëve janë marrë nga “Cambridge Analytica” do t’u bëhet e qartë kjo.

Bëhet fjalë për rreth 87 milionë përdorues, pjesa më e madhe e të cilëve, thotë Facebook, janë amerikanë.

Megjithatë, në një intervistë të publikuar ditën e diel, Christopher Wylie, njeriu që zbuloi skandalin “Cambridge Analytica” thotë se numri i personave të prekur mund të jetë akoma më i lartë se shifra prej 87 milionësh.

Vorbulla e kritikave ndaj rrjetit të Mark Zuckerberg shpërtheu pak javë më parë. Facebook akuzohet se ka neglizhuar provatësinë e përdoruesve të tij, duke u siguruar palëve të treta, në rastin konkret “Cambridge Analytica”-s të dhëna të mjaftueshme që ajo të ndikojë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Vetë Mark Zuckerberg e ka pranuar se është neglizhuar në këtë pjesë, ndërkohë që në Britaninë e Madhe dhe në SHBA drejtues të lartë të Facebook janë thirrur për sqarime në komisionet përkatëse parlamentare.

o.j/dita

April 9, 2018 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*