“A jemi gati? Pas 30 vitesh duket pyetje cinike dhe provokuese”

July 11, 2019 16:41

“A jemi gati? Pas 30 vitesh duket pyetje cinike dhe provokuese”

A është gati Shqipëria? Kjo pyetje, sot pas 30 vjetësh, më duket ca cinike,provokuese, irrituese. Pse, do thoni ju? Shqiptarët e pritën krahëhapur ardhjen e demokracisë. E pritën me entuziazëm sepse e dinin që demokracia do sillte lirinë, barazinë, do sillte një shoqëri që do i bashkohej qytetërimit modern. Më në fund Shqipëria e mbyllur do i bashkohej popujve me demokraci perfekte.

Ajo që i ndodh këtij populli, ka qenë tmerr i vërtetë. Shqiptarët, ngelën të zhgënjyer nga premtimet e mëdha e të vogla që bënë politikanët e maskuar me demokraci. Si është e mundur që ky popull ra nga diktatura në diktaturë, ndërkohë që lidershipi politik i fillimpluralizmit në Shqipëri zaptoi pasuritë e këtij vendi, kapitale të ngritur me mund e sakrifica në 50 vjet diktaturë të Hoxhës.

Shoqëria shqiptare u persekutua që kur drejtuesit politik, pushtetar, qeveritar flisnin me parime, në emër të demokracisë, në emër të lirisë dhe paqes dhe nga ana tjetër korrupsioni ka bërë kërdinë, i ndihmuar nga hajdutë dhe kriminel, të cilët luanin rolin e sekserëve të pasurisë marramendëse. Shqiptarët janë dëshmitarë të kësaj vjedhje gjigante dhe këtë histori ndërkombëtarët e kanë filmuar e fotografuar, jo për arkiva, por për t`u thënë shqiptarëve se vjedhësit, zhurmuesit, qafirët i keni mes dhe sillen si qengja.

Shqiptarët duhet ta mbajnë mend gjatë tranzicicionin demokratik, i cili është lëngatë, është dhimbje, ndërsa sot shtrohet pyetja: Eshtë gati Shqipëria ti bashkohet qytetërimit modern? Shqiptarët u masakruan nga politika që në ditët e para të ardhjes së demokracisë. Kasaphana është realizuar përmes një platforme të menduar mirë nga specialistë të grabitjes së një populli, të një shoqërie duke e lënë atë në mëshirë të fatit.

E keqja është se çakejtë të matrikulluar politikanë janë bërë barrikadë dhe nuk lejojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këto tridhjetë vjet kanë ndodhur tragjedi të rënda, që kanë patur kosto të tmerrshme financiare e njerëzore për popullin shqiptar. Tragjedinë e rëndë të vitit të ri “97, në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, janë vrarë mijëra njerëz. Tragjedi ka pësuar ky popull në gjithë rrugëtimin e tij në ketë tranzicion të qulltë

Firmat piramidale rrezikuan shqiptarët në destabilizim shoqëror dhe askush nga politika dhe krerët e shtetit nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Pyetja : a është gati Shqipëri? është artikuluar shumë vonë. Duhej drejtuar shqiptarëve, sovranit vite më parë për t`u thënë se ky brez politikanësh dhe qeverisjet e mbrapshta, e kanë fukarosur shoqërinë, e kanë bërë atë gazi i botës. Politika konfliktuale e këtij tranzicioni mbetet prapë e dhimbshme, kur shohim shoqërinë të politizuar dhe aspak të denjë për një konsensur për të mirën e demokracisë dhe integrimit modern të shqiptarëve.

Po, ku të lënë partitë dhe partiçkat të ndërtosh shtet, të ndërtosh një ekonomi të qendrueshme. Interesi i ngusht i tyre, mungesa e vizionit, është shkatërrues, është barikadë që nuk e lejon shoqërinë të ecë përpara. Ato janë mbërthyer pas pasurimit të paligjshëm dhe ky është mëkat i madh që u bëhet shqiptarëve.

Gërdeci i 2008, vrasja e katër njerëzve të pafajshëm në 2011 në bulevard, pengesat për ndërtimin e një shteti me drejtësi profesionale, janë dëshmia më e mirë që tregon se polarizimi i shoqërisë, i politikës nuk sjellin zhvillime pozitive, por ngjallin dhe stimulojnë dhunë të shprehur në protesta popullore, që i kemi parë muajt e fundit nga opozita e Bashës dhe e partiçkës së Monës.

Përballë kësaj dukurie, a mund të themi se është gati Shqipëria për në BE? Nuk e duan integrimin ata që nuk kanë vizion, programe zhvillimi, që nuk duan konkurrencën e ndershme, që nuk duan te kuptojnë se arritjen vijnë përmes punës, jo dhunës, jo molotovëve, jo sherreve, fyerjeve, të cilat janë bërë të neveritshme dhe nuk durohen dot.

Segmente të caktuara të politikës së këtyre tre dekadave tranzicion kanë marrë notë negative nga liderët e Brukselit, nga vendet Europiane, nga dashamirë të Shqipërisë. Kur ndodh kështu, si mund të themi se ky vend është gati për të bashkëjetuar me popujt e qytetërimit perëndimor?!

Sokrat Ndrecka

 

 

July 11, 2019 16:41
Komento

3 Komente

  1. Jimi July 11, 22:08

    Ky popull duhet te ndergjegjesohet, qe fatin e tij nuk duhet ta lere ne duart e vrasesve dhe horrave te dinastise berisha, dhe piratpresidentit Meta dhe konkubines se tij Monika. Pa u ndeshkuar ata, ky vend nuk do te kete paqe.

    Reply to this comment
  2. MH July 12, 01:42

    Do jemi gadi me te fillue punen SPAK dhe BKH me mbushjen me kontigjen te krimit dhe te korrupsionit bujtina e Recit.Shejat po duken premtuese.Mbesim ne pritje me shpres te madhe e te mos shgenjehemi.

    Reply to this comment
  3. Rita July 12, 12:23

    Une pyes – A jane gati ato politikane te rishohin ligjet e kushtetuten ??? Te rishohin mire historine e se shkuares ??? Cfare eshte lene ne harrese ??? Se te arrijme ne kete pike e fundit te shpreses pas 30-te vitesh tranzicioni nuk eshte nje rastesi e mos pasje eksperience . Ne bote rrojne ne arrati me dhjetra shqiptare intelektuale me AZIL POLITIK . Nuk flas per njerez qe per hakmarrje e motive private ndodhen ne kete mbrojtje politike ne europe . Flas per ato heronj qe per arsye politike kerkojne mbrojtjen e ligjshme .ate politike se shteti meme i perndjek ,shteti meme i burgos ,apo me keq shteti meme i sajon nje aksident fatal . Guxoj te permend ketu emrin e ish-deklasuarit ,te ish-bugosurit .e azilantit POLITIK z. Agim H. shkrimtarit qe ne vitet 90-te shkruante per Berishen si doktori qe me shurren ( ndjese per fjale jo te hijshme ) e Enverit ne xhep per t”i bere analizat .Ky zoteri i nderuar zoteron gjuhe te huaja ka kryer universitetet qe te dhuron burgu i Spacit ,ka botuar nje ( dy per saktesi ) roman-historik me ngjarje te verteta ku perfshihen familja Hoxha ,e aktiviteti i sherbimeve sekrete amerikane-angleze ne vitet e diktatures . Ky fakt eshte dhe shkaku qe libri ne fjale t”i ndalohet botimi e qarkullimi ne Shqiperi .Kane dale sekrete shteterore medoj une por heshtja e shteteve qe akuzohen ( sidomos amerikane CIA ) anon nga vertetesia e fakteve qe shkruan autori i nderuar . I keni te lire ne internet kush eshte i interesuar mjafton te kikloni emrin e tij Agim Hamiti . Dhe sa atdhetare si ky ndodhen ne europe se guxojne te thone te drejten ,e te luftojne per te drejten e aq mohuar me dekada . Nga emigrantet mjerisht kerkohen vec leket e jo gja tjeter . Ne vec flasim e enderrojme se rruget e politikes jane shtruar e pengesat e deritanishme jane te programuara e na mbetet shume rruge per te dale ne autostraden e gjere e te gjate kur s”duhet shume mundim vec gaz ,jepi gazit te arrish diku per tu clodhur me se fundi !.”” Jemi gati “” na pyesin .Per cfare ???? Per nje revolucion alla partizance ??? Se disa jane te interesuar qe te veprojme si dikur me ceta e guerile dhe 100 % e sigurte se sikur PS te ishte sot opozite pas kaq muajve proteste do te shpallte luften partizane se e kane ne gjak e keshtu do te nderonin familjaret e tyre nje here e mire . Thenia e europjaneve se eshte ceshtje e juaj e brendshme e si rrjedhim dhe zgjidhja mbetet e juaj eshte vetem nje shmangje nga pergjegjsia e roli i saj .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?