Çfarë donte të thoshte presidenti i PE me “luftë civile”?

March 4, 2019 09:41

Çfarë donte të thoshte presidenti i PE me “luftë civile”?

Bedri Islami

Krejt papritmas, pas paralajmërimeve “serioze” të opozitës për zvarritje, hedhje në Lanë e në fund, plumb ballit për shefin e qeverisë; pas protestave që u bënë dhe do të bëhen, dhunës e përplasjeve, e deklaratave  pa asnjë ekuivok të të dërguarëve të Europës në Shqipëri, se vendi ka një qeveri legjitime dhe zgjedhjet kanë qenë të pranuara dhe të çertifikuara, dorëzimit të mandateve, që mori emrin “djegie”, kur asgjë nuk u dogj dhe e vetmja djegie mbetet në gojën e opozitës, erdhi edhe një deklaratë e presidentit të Parlamentit Europian, sipas të cilit, Shqipëria qenka në një gjendje të luftës civile, megjithëse këtë luftë ai e vuri në thojza.

Edhe ky paralajmërim kishte munguar, por sa e vërtetë është kjo gjendje?

Në fakt, për herë të parë, si në një kor të përbashkët, askush nga institucionet serioze euro-atlantike nuk e përkrahu dorëzimin pa kushte të opozitës në jetën parlamentare dhe shpalljen e saj si rrugë të së ardhmes, përplasjen, dhunën, duke ia veshur gjithçka popullit, sikur kemi të bëjmë me një turmë e cila nuk e di se çfarë bëhet, nuk e di kush komandon dhe përse komandon, ashtu si nuk e di vazhdimin e protestës së saj.

Diplomacia ndërkombëtare, që nga të deleguarit e saj në Shqipëri, ambasadorë apo përfaqësues, dhe deri tek deputetët e saj shumë ngjyrësh, dënuan jo vetëm dorëzimin e mandatave, si një akt pa precedent dhe më shumë se sa shpresë, akt dëshpërimi, por edhe dhunën që është ushtruar, e komanduar nga një qendër politike brenda Shqupit politik pëdëist, e për më tepër duke paralajmëruar që kjo do të jetë edhe më tej e patolerueshme.

Bota diplomatike, e shprehur qartë përse është kundër akteve të tilla, qofshin politike apo rrugore, dha një mesazh të mprehtë politik, që jo vetëm nuk u prit në heshtje, por ndezi një arsenal të habitshëm kundër njerëzve të kësaj bote, duke synuar edhe përlyerjen e tyre morale, etike dhe duke vënë një shenjë barazimi mes korrupsionit të sotëm qeveritar dhe të deleguarve të parlamentit Europian. Kaq e pështirë u bë kjo gjendje euforie tri fazore, sa që të dukej sikur gjithçka kishte dalë nga arsenali i vjetër punist, kur megjithë denoncimet e perëndimit, shqiptarët dukeshin sikur edhe në gojë të ujkut hidhnin valle.

Çfarë valle po luan tani opozita? A ka gjëra të përbashkëta mes opozitës shqiptare dhe asaj që paralajmëroi kreu i Parlamentit Europian, vërshimin e politikës ruse, arabe apo turke, si shenjë të ndezjes së rajonit, sidomos në dy anët e kufirit shqiptar? Cila është e vërteta e deklarimeve politike të perëndimit dhe lidhjeve të botës së nëndheshme të politikës ruse me opozitën e tashme? A kanë një sikron protestat në shtetin serb me ato që po ndodhin e do të ndodhin në Shqipëri? Përse kjo opozitë, sa herë që humb pushtetin, kërkon destabilitetin dhe nuk e ka për gjë të jetë kundërvënësja më e madhe e ideve dhe vizioneve perëndimore?

Së pari, shteti shqiptar nuk është në momentin e përplasjeve të mëdha që do e çonin vendin në një luftë civile, qoftë përmes thojzave, qoftë pa to.

Për të shpënë vendin në luftë civile kemi pasur në të shkuarën dy shembuj të ndjeshëm, prej të cilëve, dy herë, qeveria e së majtës nuk ka zënë mend.

Tentimi për të shpënë vendin në një luftë civile në marsin e vitit 1997, tentim i cili nuk ishte fantomë, por përpjekje reale dhe një emër konkret, nuk u ndëshkua asnjëherë. Listat e të armatosurve militantë pëdëistë, përmes një urdhri presidencial, janë ende në dosjet e shtetit dhe megjithatë, askush, jo vetëm kreu i përpjekjes, por edhe banditë politikë, nuk morën dënimin që duhej të merrnin. Marsi i vitit 1997 është dëshmia se në cilën verbëri mund të të çojë shërbimi politik ndaj një fuqie të tretë, çka merr formë më të hapur një vit e gjysmë më vonë, në 14 shtatorin e vitit 1998.

Kësaj here ishte menduar më gjerë se viti 1997 dhe marsi i këtij viti. Ishte skenuar që lufta civile të përfshinte edhe viset shqiptare që ishin në luftë, ndaj edhe u bë marrëveshja e fshehtë mes Bukoshit dhe Berishës, ndaj një eksponent i dorës së parë të shërbimit të sigurimit serb në Kosovë, Mehmet Loci, mori detyrën e organizimit të këtij shërbimi në vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe, përmes hallkave të ndërlidhura me faktorin pushtetar serb u synua përplasja mes shtetit shqiptar dhe bandave, shumë nga të cilët ishin veriorë, dhe nga ana tjetër, përplasja mes UÇK-së dhe FARK, një strukturë e armatosur, që rrinte e vegjentonte në Tiranë e në afërsi të saj, pjesë të së cilës moron pjesë në grushtin e shtetit 1998, dhe të cilët aq mendjelehtësisht i toleronte qeveria e së majtës.

Kësaj here megjithë paralajmërimet e zymta të opozitës së vetpërjashtuar nga koncepti politik, nuk janë kaq të gjera dhe kaq hapur të rrezikshme. Opozita, pa asnjë ide, përqafoi një ide ultra majtiste por edhe naziskine, për të pushtuar një seli qeveritare, për të bërë shtetin të papërdorshëm, sikur me pushtimin e saj vetë shteti nuk do të ekzistonte.

Pushtimi i selisë qeveritare, apo më pas, i parlamentit shqiptar, dy objektiva ende të rendit të ditës, nuk do të thotë se në Shqipëri filloi lufta civile apo se vetë shteti u rrëzua.

Edhe në vitin 1998 u morën disa institucione, u pushtuan, u bënë thirrje nga media e vetme televizive, RTSH, u deklarua nga një monarkist se “republikën e fituam”, u bënë gati medaljet, por në fund u zbythën dhe përfunduan në bodrumin e selisë së dikurshme të pëdëistëve.

Mendimi ndërkombëtar për shuarjen e këtij zjarri dhe shtrirjen e stabilitetit në jetën politike e shoqërore, megjithëse duket tani për tani, si një zë në shkretëtirë, është lexuar në fakt, fare mirë nga krerët e opozitës. Ata mund të deklarojnë se “parlamentarët europianë erdhën të marrin çokat e fundit”, mund të “dëshmojnë” se kanë në mendje disa citate presidenciale amerikane, mund të paraqesin menefregizëm dhe arrogancë, por në vete e dinë se farsa e tyre mund t’i çojë drejt një pazari të ri me Edi Ramën, por jo drejt luftës civile.

Ata, që edhe të vrasin sepse ua ke parë shtrembër gardhin qeveritar kur ishin kryeministër e ministër i brendshëm, e dinë se vrasja të ndjek dhe sado të largohesh, një ditë do të kthehesh përsëri tek vendi i krimit, çka ndodh me çdo vrasës.

Vendi i krimit është pikërisht sheshi përballë kryeministrisë. Aty ku, me 21 janar ndodhën katër vrasje dhe ku Zoti shpëtoi edhe dhjetëra të tjerë. Atje ku gjakftohtësia e vrasësit u bashkua me dëshirën për të mbajtur pushtetin me plumba ballit.

Nëse dikush në selinë shqupase pëdëiste, apo pak qindra metra më tej, mendojnë se në kujtesën europiane kjo është harruar, shumë shpejt do e kuptojë se ajo po bëhet gjithnjë e më shumë aktuale.

Fajet e qeverisjes së Edi Ramës, të cilat perëndimi i njeh më mirë edhe se vetë opozita dhe besueshmëria ndaj të cilit ka rënie, nuk kanë të bëjnë me luftën civile, çka kaq fort e shpërdoron edhe në fjalorin e saj një opozitë e çakorduar nga idetë dhe që, për fat të keq, mendjet që mund ta sillnin në vete, i ka larguar dhe tani i ka shpallur edhe një herë, armiq, tradhtarë dhe të pamoralshëm.

Nëse koha e pendesës nuk ka ardhur ende, ajo si duket do të vijë në të njëjtën kohë me atë të ndëshkimit.

March 4, 2019 09:41
Komento

29 Komente

  1. realiteti....flet . March 4, 09:59

    lufte civile (ne thonjeza) do te ishte, kur miliona votues (te ndershem) te majte, t’u shkerdhenin genin, kesaj bande partiakesh te ashtuquajtur te djathte, me mostrat sadiste, qe i “votojne” . kam then’ pa thonjza, sepse me kushtetute keto banda, duhen fshire nga ndergjegja e shqipetarit ….,

    Reply to this comment
    • Dulla March 4, 10:12

      +1

      Reply to this comment
    • proletar March 4, 10:22

      Sot jemi te lire te protestojme , me idete
      e kultures se INTEGRIMIT te DELEVE
      ne emer te antiracizmit [ kur mungon racizmi ]
      te Pretestojme duke mbajtur ne dore flamurin e Ylberit …
      te bejme antifashistin ne mungese te fashizmit ,
      ose antikomunistin ne mungese se komunizmit .

      Mbas civilizimit Omerik dhe atij kristian
      kjo eshte VDEKJA E identiteti oksidental.

      NJE model ky , me shume kultura e me flamur Ylberist , qe
      eshte nje dush Injorance , dhe nje centrifuge
      NIHILISTE e identitetit ne koshiencen e masave , duke bere
      qe te ngaterohet Liria etike e nje populli
      me lirine e KONSUMIT .
      Te lire per tu ashashizuar ,duke rezuar ç’do
      autoritet ne menyre qe mallrat te levizin LIRSHEM dhe ne te gjitha drejtimet .

      Dhe e gjitha kjo ne emer
      te
      Antifashizmit ne mungese te fashizmit .
      ne emer
      te Antikomunizmit ne mungese te komunizmit .
      ne emer
      te
      Antiracizmit ne mungese te racizmit .

      Reply to this comment
  2. proletar March 4, 10:07

    Te vetmin krim qe Bedriu permend eshte
    21 janari ……….

    Lufte civile ?

    me kete fjale bedriu i sherben Globalizmit
    duke projektuar luften e klasave

    HORIZONTALISHT ….. Te varferit kundra te varferve .

    Keshtu , ai kerkon te heqim dore nga
    lufta Tradicionale e klasave ..
    qe eshte ajo VERTIKALE
    TE varferit kundRA te Pasurve ..

    Ne shkrimet e Bedriut mungojne Fjalet

    Te drejta te puntorve ,
    fjala sdhfrytezues ,
    ose te shfrytezuar ……………..

    ndoshta po te ngelet pa pune Berdriu
    atehere do te kujtohet te shkruaje per
    Fukarenjte ……………………

    Reply to this comment
    • intelektuali March 4, 12:46

      Bedri Enveristi mire ka bere qe ka permendur 21 janarin e Sali Varkarit te Enverit qe ka qene edhe kolegu i tij nga Partia e Punes,

      por:

      Bedri Edvinisti ka mbyllur syte dhe gojen si shurdhmemec handikap i lindur per vrasjen makaber qe urdheroi Edi Rama ne Bularat me Renean e tij Killer i pameshirshem duke e kamufluar kete veprim vrastar me demagogji te papare enveriste dhe gjithe akuza u mbeshtet tek nje video amatore celulari sikur shteti te mos ekzistonte fare.

      PSE NUK E HAP GOJEN ENVERISTI BEDRI ISLAMI PER KRIMINELIN E ENVERIT, KRISTAQ RAMA?

      Qe ka firmosur varjen ne litar ne vitin absurd 1988 te nje poeti disident, antikomunist per t’i dhene mesim popullit qe po revoltohej si ne gjithe Evropen Lindore? Xhelati i enverit dhe i Ramizit, Kristaq Rama jo vetem nuk eshte denuar dhe ndeshkuar nga Drejtesia, por kryeministri i vendit asnjehere nuk ka kerkuar falje per krimet e babait te tij.

      PO PSE ME “MESALLA ME DY” FAQE SI BEDRI ISLAMI DHE ME KETE STANDART MORALI IBRET DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

      Reply to this comment
      • Veterani Proletar March 4, 13:06

        Po ne cilen BE more kumandar nastadini ?

        ne BE e tajvanit me keste ?

        Prandaj i nderuar kumundar ballist tajvani ,
        a nuk na thua tek cila Europe kerkon te na dergosh ?

        ne maj jane votimet per europen

        ” Por te votosh per nje parlament , ku deputetet nuk mund te bejne LIGJE ,
        KU LIGJberesit duhet te luftojne si vrases
        qe te duan te ndryshojne dhe kundershtojn
        LIGJE , te bera nga njerz qe nuk jane te zgjedhur .

        Bedriu duhet te mesoje te beje gazetarin ,
        sepse Gazetar eshte ai qe shkruan gjera qe
        populli nuk i di .

        Bedriu kerkon te na shpjegoje gjera qe ne i shohim dhe prekim ç’do dite ,

        Te lutem intelektual ballist tajvanisti ,
        Ju tek cili kest keni arritur ?

        ngre nje dolli per Enverin , ssepse fale
        Enverit ti merr keste .

        Reply to this comment
  3. Mark uk March 4, 10:30

    nuk u lodhe duke i rene te njejtes melodi ?

    Reply to this comment
    • une March 4, 11:24

      Qenka akoma gjalle Mark uk? Ku eshte edhe ari dhe Zigurr Qarri? Kemi nevoje te lexojme komentet tuaja per “inteligjencen” dhe komentet e thella te ketyre gjysem analfabeteve! E kane lene Lapsin e Andit jetim dhe jane bere me Gazeten Dita!

      Reply to this comment
  4. ETHEM LALAJ March 4, 11:03

    ANALIZE E SHKELQYERE NE D I T A NGA KALEMXJIU NR.1 B.ISLAMI.KTO ANALIZA DUHEN BERE QE TA MARRIN VESH ATA QE KERKOJNE LUFTE BRENDA E JASHTE VENDIT.NGA KJO ANALIZE DUHEN NXJEREE SHUME MESIME:
    -KRYETARI PP EUROPIANE SI DUKET ESHTE I DJATHTE DHE BIE NE UNISON ME PD-FASHISTE NE SHQIPERI QE PER FAT TE KEQ DREJTOHET NGA KRIMINELI ME I MADH I SHEKULLIT TONE.
    -OPOZITA 2 NGJYRSHE SOT KA MARRE UREN E ZJARRIT NE DORE PER DESTABILIZIM TE VENDIT ME NDERHYRJEN SERBO-RUSO-GREKE PER TA MBAJTUR BALLKANIN SI VATER “FUÇI BAROTI” DHE ME SE SHUMTI TE SHPARTALLOHET SHQIPERIA SI FAKTOR STABILIZUES MIDIS SHQIPETARVE…DHE TE PENGOHET TE MARRE STATUSIN PARA SERBISE E CILA DOMINOHET NGA MOSKA.
    -DEMOSTRATAT KUNDER VUÇIÇIT NE SERBI TREGOJNE SE KY SHTET NUK DO E NJOHI KURRE KOSOVEN SI SHTET ASHTU SI RUSIA,GREQIA,FRANCA,ETJ.
    -NDAJ DREJTIMI SERBI-KOSOVE-SHQIPERI ESHTE PRIORITET I RUSISE PER TE DALE NE ADRIATIK SI PUSHTUES DUKE I BERE KARSHILLEK EUROPES SE ÇORODITUR PA DREJTIM KOPETENT,POR DHE SHBA ME PROBLEMET E VETA JO TE VOGLA.DHE UJKU MJERGULL KERKON.DHE BERISHIZMI I NJEH MIRE KTO KONJUKTURA.DHE AI SYNON DESTABILIZIM E ME PAS TE BASHKOHET ME SLLOBODANKEN NE MOSKE APO ME GRUEVSKIN NE HUNGARI.
    -PS GJITHMON ESHTE TREGUARE TOLERANTE,MIOPE,E PAFUQISHME PER TE VEPRUARE NE 29 VITE PER TE NEUTRALIZUARE(JO ASGJESUARE) KUNDERSHTARIN POLITIK EDHE KUR KA PARE SE SB,LB,IM..E KO KANE VJEDHUR,SHKATERRUARE E VRARE MBI 20.000 NJERZ DUKE I BERE GJEMEN KETIJ VENDI.
    .UNE KAM DEGJUARE NE TV PASKAL MILON E ARTA DADEN SE “…PER ARRESTIMIN E SB NUK NA KANE LENE SHBA,BE..DIREKT AMBASADORI LU..”ME KETE DUHET ARGUMENUARE SE NUK ESHTE FAI I EDI RAMES PER ARRESTIMIN E TIJ,POR I QARQEVE QE E EMRUANE NE DETYRE NE 1992 DHE QE E MBAJNE AKOMA SI “RELIKE” TE RREZIMIT TE KOMUNIZMIT PREJ TIJ.
    -LOBIMI TE RUSET I LULIT NE SHBA ME MIJRA DOLLARE KUNDER EDI RAMAS KA ASHPERSUARE TONET PER ELIMINIMIN E TIJ,PASI NUK E MUNDIN DOT ME VOTE PASI AI SI PUNETOR,REFORMATOR..GEZON MBESHTETJEN E SHUMICES SE POPULLIT,SHBA,BE PER REFORMAT SHTET-FORMUSE TE BERA,SIDOMOS TE REFORMES NE DREJTESI SI INVESTIM AMERIKAN E GJERMAN.
    -KRIJIMI I ORGANEVE TE REA NE DREJTESI PO I TMERRON UZURPATORET E SUNDIMIT 29 VJEÇAR NE KETE VEND.DHE NE VIJIMSI LUFTA POLITIKE DO ASHPERSOHET DERI NE KONFLIKT CIVIL NGA BANDAT E ARMATODURA TE PD+LSI+FARK+UDB+ASFALIS GREKE ETJ.
    -NE KTO KUSHTE QEVERIA DUHET TE MARRI MASA PER NEUTRALIZIMIN E KOKAVE TE KRIMIT DUKE I BERE ATA TE PADEMSHEM.
    -FAKTI QE TE NE NUK KA TRUP GJYKUESE MIRFILLI PER DENIMIN E KRIMIT QE KA DALE SHESHIT,KERKON QE TE KRIJOHET NJE E TILLE ND/KOMBETARE ME KOPETENCA TE PLOTA.DHE KETE KERKESE DUHET TA BEJE KM EDI RAMA,PASI AI PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM.

    Reply to this comment
  5. intelektuali March 4, 12:17

    SHQYPTARET NUK JANE NE LUFTE CIVILE, POR NE LUFTE IDEOLLOGJIKE

    sepse:

    Si ka mundesi kur Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE, kryeministri i vendit e ka babane e tij nje kriminel, killer, vrastar te pandeshkuar qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident, antikomunist ne vitin 1988?

    Si ka mundesi kur Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE, Kryetari i Parlamentit eshte nje kriminel, killer, vrastar i pandeshkuar i Enverit qe ka vrare djemte e Shkodres sikur te ishin zogj pule?

    Si ka mundesi kur Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE presidenti i vendit te jete nje figure fanatike enveriste e korruptuar deri ne brimen e bythes komuniste qe e ka pare gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin pushtetar me tefter ne dore?

    HE MO ENVERISTI BEDRI ISLAMI SI TE MOS REVOLTOHEN DHE TE MOS HIDHEN NE LUFTE SHQYPTARET ME KETA KRIMINELE TE PANDESHKUAR ENVERISTE NE KRYE TE SHTETIT DHE PUSHTETIT?

    Reply to this comment
  6. fteri March 4, 12:31

    Tërë kjo situatë është dhuratë e mos ndëshkimit të krimit në shqipëri ,qoftë djathtas ose mejtas.
    Kurse lënja lirë e S.Berishës autori i luftës civile ,dhe i shumë krimeve e vrasjeve në shqipëri ka sjellë një dëm të shum të madhë ,shqipërisë i ka kushtuar rëndë në destabilizimin e situatave edhe drejt luftës civile të sotme .në shqipëri .Prangosja e tijë do ta qetësonte situatën politike dhe shqipëria do ecë e lirë drejt BE.

    Reply to this comment
  7. intelektuali March 4, 12:47

    Bedri Enveristi mire ka bere qe ka permendur 21 janarin e Sali Varkarit te Enverit qe ka qene edhe kolegu i tij nga Partia e Punes,

    por:

    Bedri Edvinisti ka mbyllur syte dhe gojen si shurdhmemec handikap i lindur per vrasjen makaber qe urdheroi Edi Rama ne Bularat me Renean e tij Killer i pameshirshem duke e kamufluar kete veprim vrastar me demagogji te papare enveriste dhe gjithe akuza u mbeshtet tek nje video amatore celulari sikur shteti te mos ekzistonte fare.

    PSE NUK E HAP GOJEN ENVERISTI BEDRI ISLAMI PER KRIMINELIN E ENVERIT, KRISTAQ RAMA?

    Qe ka firmosur varjen ne litar ne vitin absurd 1988 te nje poeti disident, antikomunist per t’i dhene mesim popullit qe po revoltohej si ne gjithe Evropen Lindore? Xhelati i enverit dhe i Ramizit, Kristaq Rama jo vetem nuk eshte denuar dhe ndeshkuar nga Drejtesia, por kryeministri i vendit asnjehere nuk ka kerkuar falje per krimet e babait te tij.

    PO PSE ME “MESALLA ME DY” FAQE SI BEDRI ISLAMI DHE ME KETE STANDART MORALI IBRET DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  8. fteri March 4, 12:50

    Këtu z.Bedri ka bë kryengritje një grup dhunuesish e kriminelësh tëPD-së të S.Berishës,L.Bashës,E.Palokës,G.Strazimirit ,F.Nokës dhe Bandës LSI-së me Monika K dhe ILIR mETËS që fatkeqësisht ka dhe karriken e presidentit republikës të shqipërisë ,Në mënyrë të dhunshme këta kërkojnë të përmbysin qeverinë legjitime të pengoin iwetingu-n dhe ntegrimin e shqiprisë në BE ,me qëlim të shpëtojnë nga sekuestrimi pasuritë prrallore e vjedhura,Por kryesore ti shpëtojnë BURGUT !.

    Reply to this comment
  9. info analitike March 4, 13:27

    E vetmja lufte civile qe mund te nxjerre vendin nga bataku eshte ajo e qytetareve kunder gjithe klases politike hajdute e te korruptuar. Po a behet lufte me Netin, vezhguesin e militante te tjere partiake si keta qe ua ka percelluar mendte propaganda partiake duke ia shitur sapunin per djathe.

    Reply to this comment
  10. fteri March 4, 13:40

    Intelektual- mavria e marrzia , birë i çifligarit , dhe shkërdhatit e hajduti dikurshëm para 1944 që zhfrytëzonte popullin i pinte gjakun ,dhe armik i betuar i proletarjatit dhe luftës ANÇL .

    Ky pinjoll koliboracionist sot mbas 30 vjet demokraci kur BE ja dhe SHBA -ja ja ka hapur portat shqipërisë ,Intelektuali , përsëri na shfaqet si fantazëm kemi luftë klase idologjike ,pra na luan rolin armikut IDOLOGJIK !!!!!??? ,por në të vërtet intelektuali sot , është fashizmi i djeshëm në veprim ..

    Qëllim është i qartë destabilizimin e vendit .

    Por këto tentativa jan të dështuar , kjo nuk do funksionoi,siç nuk ka funksionuar tradhëtia e etërve të tyre me baabllarët e tyre më të zi , që ju kundavunë luftës partizane.

    .Por si etrit tuaj edhe ju do përfundoni si armiqë të rrezikëshëm në histori të kombit , vendi u rezervohet në hale !

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti March 4, 14:29

      Jam shume dakord me ty Fteri…A e more vesh mor Intelektuali-hale se kush je? A e moret vesh Ju te tjeret se kush eshte plehra deficienti psiqik delikuent dhe provokator i gazetes DITA ? Ja kush eshte INTELEKTUALI, nje arrivist nihilist i gjithckaje te bukur ne horizont..Faleminderit FTERI…

      Reply to this comment
      • intelektuali March 4, 16:09

        Ku e shqh ti te bukuren ne horizon o zuzar fanatik?

        Tek Bashkim Ulaj&Lukuni?

        apo:

        Tek Spiropali&Vellazeri?

        apo:

        Tek Gjushi-Avduli&Shoqeri?

        apo:

        Tek Taulant Xibraka&Rrahja me nje Sy?

        HE MO BOLE IDIOTE KJO ESHTE E BUKRA E DHEUT NE HORIZONT?

        Reply to this comment
        • Ali Pazari March 4, 17:10

          E shoh tek Ajo qe nuk do kete plehra nihiliste patologjike si puna jote ku duke qene vete nje BOLE KOQEVARUR, ,me qe e pranon dhe ta thone dhe tjeret,ku ke mesuar permendesh ca emra stereotipe te medias se shkruar dhe na brockullis copy paste tere diten e dites…Phu rrace e mutit …

          Reply to this comment
  11. Qytetar March 4, 13:51

    Po shkohet drejt Luftes Civile sepse kemi plotesisht Lufte Klasash. Sot ne se nuk je me teser rilindje a i afert familjar me pushtetare socialiste nuk punesohesh dot ne shtet. Sot per ata qe nuk jane ne anen e rilindasve ka dy rruge : Ose te lene Shqiperine, ose ti permbysin keta qe kane privatizuar shtetin ne dore te vetem nje grushti njerezish qe marrin tendera, koncesione, punesojne, shkarkojne. Sot Shqiperine e ka privatizuar pushteti i Rames. Per te gjithe tjeret mbetet vetem t’ja prishin kete privatizim qe te mos kete pastaj Lufte Civile ku keta privatizuesit e shtetit te humbin shume me teper se privatizimet qe kane bere.

    Reply to this comment
  12. Sendi March 4, 14:00

    Nuk mund te kete Lufte Civile ne nje vend te pushtuar nga krimi,korrupsioni,shfrytezimni i njeriut nga njeriu,grabitja e pasurive kombetare,zhdukja e shtetit ligjor,shndrrimi i shendetesise ne biznes kriminal duke u tallur me popullin gjoja se e kemi falas,por qe nuk ka ilace,nuk ka sherbime spitalore se ka radhe te gjata per muaj te tere,se te besh nje vizite duhet te presesh jo me pak se 2 muaj,te besh nje rezonance magnetike te duhet te presesh 12 muaj,te besh nje pielografi te funksionit te veshkave te duhet te paguash 60 mije leke qewta blesh reagentin vete se shteti nuk ka etj!
    Sot nuk ke nje zyre te pushtetit qendror e vendor qe te ankohesh e te zgjidhin hallin konforme ligjeve,se kryebashkiakut Veliaj mund t’;i shkruash per 4 vite rresht dhe nuk te kthen as pergjigje ndersa llomotitin per turp te zotit se po “bashkeqeverisin bashke me qytetaret”, kur qytetaret i trajtojne si kliente,si dele,si skllever etj!
    Sot nuk ka ligj,por vetem “maliq”,se edhe kur denoncon nje shkelje ligjore apo korrupsion i pari kryeministri te hakerrehet e te perbuz hapur!

    Reply to this comment
  13. # March 4, 14:13

    Kjo asht komplet lufte civile por pa arme.Nese armatosen.Lufta civile gjendet kembe kryqe ne rrezimin e pushtetit dhe marrjen me dhunen e armeve.Lufte civile kishte ne pushtetin e diktatures qe njihet kryengritja e Postribes 1946.Ishte nji lufte me arme per te rrezuar pushtetin sic duan ta rrezojne keto sot.Tek keto sot mungojne armet.Kryengritjae Postribes ma pare u shue se sa marrshoj.Me te njejten monelle duhet pergjigjur kesaj parti fashiste.Me arrestime te kokave dhe trupi i gjarperit shuhet nuk levize ma .

    Reply to this comment
  14. kris 1 March 4, 16:40

    PD eshte nje parti mosmirenjohese qe e ka sherrin ne gjakun e shejtan Berishes.Ne vend qe te ffalenderoj Edvin Horrin qe e pastrtoi ligjertisht nga krimi,u rruajti dhe u shumoi pasurite e vjedhura del ne prooteste per ca vota.Ne Shqiiperi nuk cohet njeri kur vidhet 25%e buxhetit dhe 25% tjeter shkon ne xhepat e bandave parti
    Te iinteresuar per zgjedhje te parakoheshme jane te tre bandat.Mjafton te behen pa ndryshimin e ligjit elektooral.
    Me kete ligj ffitojne te gjiithe dhe populli e ha.Ligji elektorral i le gjithe horrat ne timon dhe derrat ne tepsi.
    Ne kete piike dhe Hollandezi dhe Horr piiktori jane nje

    Reply to this comment
  15. miqesisht March 4, 17:22

    Fort e nderuar gazeta DITA, fort i perndershmi Bedri Islami!
    Kam nje verejtje miqesore a shoqerore si ta doni, kur hidhni nje shkrim, mos i nderroni titullin pasi behen komentet. Eshte vertet qesharake qe ky shkrim ne fillim kish titullin – A ka Lufte Civile ( a dicka e tille), e tani paska nderruar titull me presidentin e PE! Kete manever me nderrime titujsh ngjajne si nderrime targash makine gjate rruges.
    Pershendetje revolucionare!

    Reply to this comment
  16. Mersin March 4, 18:10

    E drejte, gjithe perpjekja eshte per te gjunjezuar Ramen dhe besoj se do ja arrijne qellimit. Korbi-korbit nuk ja nxjerr syte.

    Reply to this comment
  17. Mersin March 4, 18:12

    E drejte, gjithe perpjekja eshte per te gjunjezuar Ramen dhe besoj se do ja arrijne qellimit. Korbi-korbit nuk ja nxjerr syte. Jane borgjezia dhe kapitalistet e rinj ne unison per te mbrojtur pasurine e tyre.

    Reply to this comment
  18. John March 4, 18:14

    Bedriu ben sikur eshte me PS-ne por ne fakt i jep keshilla te vlefshme PD-se qe ajo ta marre veten. Ai ia do te miren PD-se se e do opoziten. Se sic thote populli “kush te rreh te do” dhe Bedriu keshtu e shpreh dashurine e tij si shqiptar i vjeter i lashtesise ilire-pellazge me taban etnik karrambolesk!

    Reply to this comment
  19. Aliu nga Selenic March 4, 18:17

    PERSE DUHET TE PRESIM QE TE NDODHE.?

    Ne shkrim me larte thuhet: Edhe Bedriu si Muharremi ja si thote:”Nëse koha e pendesës nuk ka ardhur ende, ajo si duket do të vijë në të njëjtën kohë me atë të ndëshkimit.”
    Pra ne se ndodhe lufte civile u desha ndeshkuar. Po c`fare rendesia ka ky ndeshkim ne se ne shqiperi vriten shqiptaret mes vetes.
    Kure behen deklarat per lufte cilvile qe trendite shqiperin perse u deshka te presim te ndodh dha pastaj te veprohet dhe te ndeshkohet.
    Me ligj askujt nuk i lejohet te beje thirrje per lufte ne vendin e vet.
    Kjo thirrje qe ben Berisha qe nuk eshte vetem nje her pore sa her del ne Opozite madje edhe ka vepruer kunder shteti duke tentuar ta permbys me dhun , athere kure i kemi keto shembukj perse duhet te presim qe te mdodhe.
    Pranda qeveria shqiptare duhet te beje denancim pran Prokurorise per Sali Berishe, Momika Kryemadhe dhe Bashen, te cilet me keto thurrje kan cenuar rendin kushtetues per nje vellavrasje ne mes shqiptarve.
    C`FARE PRITET KUR TE NDODHE,
    OJE PROKURORI, OJE QEVERI KENI VESH ME DEGJUE , KENI SY ME PA APO JENI QORRUA DHE SHURDHUAR.! PO MENDE ME VEPRUAR KENI.!
    Mos prisni te nderhyi kure shqiptaret te vbrasin neri tjetrin.
    Vec kesaj Bedriu nje problemi me themelore e anashkalon. Asyeja qe i shtyn drejte destabilizimit eshte edhe ceshtja e Drejtesise e cila me sa duket do te trokase ne dyert e tyre qe i kan lyer duarte me gjak dhe qe ken mbushur hangaret me para.!
    Ketu flen lepuri ore BEDRI! kjo e detyron Berishe Monikenm dhe Bashen te destabilizoije nepermes akteve destabilizues deri ne lufte civile me qellim qe te shpetojn nga denimi dhe konfiskimi i pasurise se paligjeshme.!

    Reply to this comment
  20. Zgalem March 4, 20:59

    Lufta si ideal opozitar
    Shqiptaret jane te lodhur nga luftrat , si civile , ushtarake , te ftohte dhe te nxehte . Populli ka nevoje per qetesi , per te ndertuar , sado pak dhe me veshtiresi te arthmen e vet dhe te femijve . Bizneset , kerkojne paqe dhe qetesi , kete kerkojne dhe te punesuarit , te rinjte dhe ushtaret .
    Opozita dhe pa piken e pergjegjesise shpall dekllarata fashistoide , se protesta do te jete e dhuneshme . Paralajmeron bizneset paqesore te mbrohen nga protesusit e egersuar , ndoshta dhe te droguar . Antaret e kesaj opozite kane 2 vite pa asnje lloj pune dhe jane paguar me roga dhe benefice te majme .
    Keta te pa pune kronike luftojne , qe te mos e lejojne dhe bizesmenet te mos punojne . Fjalen” Pune” kjo opozite e ka hequr nga fjalori . Ka opozitare, qe nuk kane zene pune me dore , deri sa u eshte bere koka si qen stani . Si e perballojne jeten e cfrenuar , qe bejne familjet e tyre dhe si perballohet shkollimi i femive , kryesisht jashte shtetit . Shumica e opozitarve , vine nga nje e kaluar korruptive dhe kriminale . Fondet , qe paguhen skifteret e protestave , vine nga bizesmene me te kaluar korruptive dhe nga pasanike milionere , sic eshte Lulazim Basha , me disa biznese ne aktivitet , me demshprblime nga ndertimet e pe ligjshme .
    Shtypi ka bere te ditur se kreret opozitare dhe te perkedhelurit e tyre , jane pronare apartamentesh dhe pasurishe te pa lujtshme . Keta lloj pasanikesh protestojne , per te ardhur ne pushtet . Per te fituar pa dhune , jane te pa afte , ndryshe nuk ka si spjegohet kjo dashuri me dhunen . Demokracia e perjashton dhunen ndaj institucioneve . Keta vec institucionve , dhunojne shoferet , biznest , kushdo , qe u del perpara . provokojne , qe shteti te perdori dhunen e verber . Deri tani , shteti tregohet shume i flakshet . Eksponenteve te dhunes u ben gjyqe “me paraqitje “ . Dyshoj se shumica nuk jane paraqitur dhe organet heshtin . Edi Paloka , me funksion te rendesishem ne Opozite , sot beri thirrje , per dhune , per perplasje fizike . Sali Berisha , ka arritur te shprehet publikisht “ Do t’i japim plumbin ballit “ . Keta luftenxites , me sens fashist , lihen te lire , per t’u degjuar qarte nga populli . Vete Drejtesia cfaqet indiferente ndaj thirrjeve te pastra fashistoide .
    Dhunen , luften civile , dhunen ndaj institucioneve dhe pasurise se popullit , e konsideron pune, sepse pune paqesore nuk dine te bejne . Eshte ne natyren e njeriut , nuk mund te plaket , pa bere ne jete nje pune te dobishme , ndoshta dhe te mbrapshte . Keshtu e spjegoj une kerkesen , per dhune . Po cili eshte sebepi i kerkuar? Te abdikoi Edi Rama . Nuk ka as nje kusht tjeter .
    Kjo opozite , po e ben Edi Ramen , te mbinatyrshem . I vetmi njeri qe e pengon opoziten ne rrugen , per revolucion , per lufte , per pushtet . Nuk vendosin as nje kusht te ambicjes se cmendur opozitare , vetem Edi Ramen . Edhe ne kete faze te opozitizmit , cfaqin nje injorance totale . Edi Ramen e ka deleguar Partia , por kesaj opozite i duket ferra Brahim . Ne ideollogjine e tyre , njofin vetem Kryetarin . Ai ben listat , ai te perjashton , ai ben marrveshjet , ai te krijon kushte per biznes , per ndertim te pa ligjshem . Te tera!
    Zoterinj , mos e matni ekuatorin me hapin tuaj! Partia socialiste eshte reformuar persembari . Jane funksionale te gjitha forumet . Perpara tyre , Edi Rama eshte nje antar me funksion te ngarkuar . Edhe te supozojme se do te abdikoi Edi Rama , do perjashtohet nga Partia dhe ne vend te tij , po nje Edi Rama , ne mos me radikal .
    Juve , kur shani Edi Ramen , nuk leni gje pa thene , kunder tij . Nuk eshte fare keshtu , sepse Partia do ta kishte hequr , pa e kerkuar Ju . Me qe ju , per Edi Ramen , jeni te gatshem te digjni Shqiperine , jeta ka vertetuar se ai nuk ka as nje nga ato epitetet , qe ju I keni shqyptuar pa dogane . Si politikan dhe si kryetar Qeverrie , Edi ka te meta qe ja ka vene ne dukje Partia dhe populli, ne kuadrin e bashkeqeverrisjes . Askush nuk pretendon se Edi Rama eshte engjell , por ben gabime njerezore . Ju si shqiptare duhet te bindeni , qe Edi ka merita te pa diskutushme , per shtetin e te drejtes dhe per shendetin e demokracise ne Shqiperi. Keto pune kolosale nuk mund t’I kryej as nje hajdut, as nje genjeshtar , as nje arrogant , sic lodheni ta etiketoni ju . Keto karakteristika negative njerezore , bien ndesh me njeriun e punes , njeriun e thjeshte dhe popullor , sic eshte realisht Edi Rama .
    Keni akuzuar Edi Ramen , per arrogance . Ne politike e dini , kush quhet arrogant ? Quhet ai , qe nuk zbaton ligjet , qe praktikon mosbindje civile .
    Ju e dini shume mire , se Rama beri shtet , me ato mangesi , qe njihen . Juve doni ta prishni dhe kete shtet te shqipatarve dhe te plackisni c’tu dali perpara , sic keni plackitur keto 3 dekada . I nxorret bojen Shqiperise me anti europjanizmin dhe anti amerikanizmin tuaj te shpifur . Nuk do tja arrini ta izoloni Shqiperine , megjithse po ringjallni politiken izolacioniste te Enverit . Lenia e mandateve eshte ne sinkron me politiken moniste , por nuk besohet se e gjithe trupa e Partise do t’u ndjeki pergjithmone ne marrezine tuaj patologjike . Dyshoj se jeni shkaketaret e lajmit te nxituar , te dhene ne “Z. Amerikes “ , per nje dosje te ngjashme me ate “Babale “ . Jeni kaq naive , ndoshta te djallezuar sa Radion e ngaterroni me shtetin amerikan
    Besoj se do te shofim nje Parti demokratike , te udhehequr nga idealet e revolucionit studentor 1990 .
    Do te sqaroj disi se pse u zgjata ne kete opinion . Kam punuar 40 vjet ne punet me te veshtira te kohes , i privuar nga pushimet dhe argetimet . Jam gazetar autodidakt , qe ndjek zhvillimet politike me hollesi . Nuk njof asnje nga politikanet e viteve te tranzicionit . Me dhimset Atdheu dhe popilli im . Shqiperia nuk i ka borxh askujt dhe nuk ka kohe per te humbur ne konsolidimin e shtetit se te drejtes , qe e ka merituar me kohe . Zgalem

    Reply to this comment
  21. Zorro March 5, 15:47

    O Zgalem i mjere!
    Qenke i vjeter ne moshe,por nuk te nxjerr kot shteti ne pension, se nuk je i afte per pune aktive aq me teper per te gjykuar nje kryeminister!
    Mbi te gjitha duhet ta kesh te qarte qe qeverite demokratike asnjehere nuk kane nevoje te mbrohen,te mburren,te lavderohen nga populli,por vetem te kritikohen,te keshillohen,te akuzohen dhe te denoncohen!
    Nje popull qe lavderon qeverine eshte o i nenshtruar,o i pushtuar o IDIOT!
    Qeveria duhet mbrojtur nga populli vetem ne nje rast:Ne se sulmohet vendi nga agresoret pushtues,por edhe ketu ka nje perjashtim,kur qeveria nuk e ka tradhetuar popullin e vet sic beri satrapi Zogolli ne 7 prill 1939!
    Shembull ne kete drejtim kemi Migjenin e MADH,qe me shume se sa per letersine brilante te tij i vleresojme radiografine qe i beri regjimitr satrap te Zogollit!
    Po keshtu kane vepruar tre gjithe shkrimtaret e artistet e medhenj ne bote si Berthold Breht,Heminguej,Mark Twein,Carli Caplin etj!
    Zagaret e pushtetit kurre nuk jane vleresuar nga historia se te gjithe kane mbrojtur qeverite antipopullore!
    Nje qeveri qe ben antimitingje per t’i provuar popullit se sa e duan ate,nuk eshte me e mire se sa Hitleri nazist,qe mblidhte miliona gjermane te indoktrinuar ne mitingje spektakolare,por dihet qe e coi boten ne kasaphane!
    Rama eshte po aq fajtor per situaten e sotme sa edhe banditi Berisha!
    Ti aq e kupton se je nje bythe lepires i tij!
    Sic duket ti mbron arsyetimin e nje femije qe i mburresh shokut vte tij se
    -“Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*