A ka gabime te përkthimi i mesazhit të Papës në Librin e Shënimeve në Presidencë?

Ardian Vehbiu* September 21, 2014 21:14

A ka gabime te përkthimi i mesazhit të Papës në Librin e Shënimeve në Presidencë?

Papa Françesk paska lënë një mesazh në Librin e Shënimeve në Presidencë. Ma do mendja se Papa e ka lënë mesazhin në italishte, ndërsa poshtë një dorë e pasigurt ka shtuar përkthimin shqip.

Dhe, me sa shoh unë, ky përkthim është i gabuar.

Papa shkruan:

Al nobile popolo albanese, con il mio rispe[t]to e ammirazione per la sua testimonianza e la sua fraternità per portare avanti il paese.

Ndërsa përkthimi lexon:

Popullit fisnik shqiptar, falnderimi im e mirënjohja per dëshminë e tij e për vllazërimin dhe per ta çuar përpara në paqe.

Mes disa gabimeve të përkthimit, bie në sy keqleximi i paese si pace – edhe pse pace, në italishte, është e gjinisë femërore (edhe sikur të kish probleme me sytë, përkthyesi – që nuk besoj që ta ketë mësuar italishten nga Radio Vatikani – duhej ta kish kuptuar se il pace nuk shkon). Ky gabim ia shtrembëron kuptimin mesazhit, duke e zhvlerësuar.

Personi që ka shkruar përkthimin ka tek-tuk probleme edhe në përdorimin e ë-ve: të shihet si parafjala për shkruhet dy herë per dhe një herë për, mungesa e ë-së te fal[ë]nderimi dhe të tjera lëkundje.

Nuk po komentoj më tutje – gafa të tilla në instanca nga më të lartat ne i kemi siguruar me markë tregtare, tashmë. Kushedi po na ngushëllon miti i dikurshëm se “nuk ka shqiptar që të mos dijë italisht.”

*Marrë nga blogu i autorit Peizazhe të Fjalës

Ardian Vehbiu* September 21, 2014 21:14
Komento

14 Komente

  1. Sokol September 21, 22:39

    Zoti A. Vehbiu ka shume te drejte! Perkthyesi, ashtu siq e shikuam ne TV-te shqiptare ishte nje prift kosovar, don David Gjugja (Xhuxha!) i cili deri para nje viti ishte kryeredaktor ne R. Vaticana, seksioni ne gjuhen shqipe, po para nje viti e larguan nga Vatikani (lexo: Radio Vatikani) per ta derguar si famullitar te thjeshte te Misioni i shqiptareve (lexo: i kosovareve) ne Zvicer!!!
    Don Davidi nuk e shkruan e as e lexon mire italishten. Nuk duhet zene per te madhe per gabimet e bera. Perkthimin eshte dashur ta beje dikush tjeter, te pakten nje perosn qe e zoteron gjuhen italiane mire.

    Reply to this comment
    • reformer September 22, 09:50

      Per hir te Zotit nuk dini as te perktheni nje fjali te shkruar nga Papa!

      Perkthimi sipas meje (shume me i sakte se ai i shkruar nga nje perkthyes amatoresk):

      (Dedikim) “Per popullin fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim per deshmine e tij (nenkupton sjelljen e tij si deshmi per perkushtimin ndaj Zotit) dhe (per shpirtin e tij te) vllazerimit per ta cuar vendin perpara.”

      Origjinali: Al nobile popolo albanese, con il mio rispe[t]to e ammirazione per la sua testimonianza e la sua fraternità per portare avanti il paese.

      Reply to this comment
  2. Ilir September 21, 22:42

    Eshte skandal jo vetem i gabuar,Une ndoqa perkthimin/interpretimin live tek tv2000 (tv katolik ne itali) te fjalimit te jarit per publikun italian ishte QESHARAK ishte disastroz.besoj se presidenca eshte e mbushur plot me sharlatan.

    Reply to this comment
  3. psekaqkeq September 21, 23:03

    Gazetari i Radio Vatikanit, me gjase shqiptar i Malit te Zi, kishte mangesi te theksuara te njohjes se shqipes. Mesazhet e Papes, u zvogeluan, humben ngjyren, emocionin, dhe kontekstin, nga nje perkthim i manget i zoterise ne fjale. Me teper kujdes i duhej kushtuar, termave fetare, perdorimi vend e pa vend i fjales pastoriale kur kemi termin edhe me te fuqishem-baritor. Dhe te mendosh, Fishten, Mjeden.Zoteria e humbi fare pusullen, kur Papa doli jashte asaj qe ishte shkruar ne leter. Gjithesei nje eksperience e paperseritshme, per te gjithe shqiptaret. Qofte levduar Jezu Krishti, e bekuar qofte Shqiperia dhe shqiptaret.

    Reply to this comment
  4. XUME PROTOPAPA September 21, 23:17

    QENKA SHUME I NDRIÇUAR KY VEHBIU I FISCHERIT

    Po të ishte korrekt do na e përkthente ky i ndriçuari i turnit shënimin e Papa Bergolio-s në Librin e Presidencës.

    “Popullit fisnik shqiptar, me mirënjohjen dhe admirimin tim për dëshminë e tij (tek Zoti – sh.im) e për vëllazërimin e tij (mes feve të ndryshme – sh.im) për të (dhe jo ta – sh.im) çuar përpara vëndin. Françeko 21-04-2014”

    Ky eshte perkthimi i sakte i shenimit te Papa Bergoglio-s edhe pse ka bere nje gabim shpejtesie ne perdorimin e dopio “t”-se, gje qe gjithe te huajt e kane si dobesine e pare jo vetem ne te shkruar qe eshte me e lehte per tu pervehtesuar, por ne pronuncimin e dopiove ne gjuhen italiane, qe jane te veshtira jo vetem per shqiptaret.

    Dy fjale do thoshnja per “perkthyesit” me veladon te sot’tem: tmerr! Si nga shqipja: Rrok Mirdita, Massafra, ky perkthyesi kosovar i Radio Vatikanit qe ka lene perkthimin tek libri i presidences dhe te tjere, po ashtu nga njohja e gjuhes italiane: Rrok Mirdita e gjithe plejada si EdiRamet e turnit deri tek te veshurit me veladon siç ishte perkthyesi tek qendra Betania.

    E gjithe kesaj injorance me bollek, nuk mund ti mungonte ndryshimi i qellimte si i emrave ashtu edhe simbolit tone kombetar flamurit.

    Ernest Troshani-n 86 vjeçar qe beri te lotoje Papa Bergoglio-n ne tere transmetimet e RAI-it e quajten Ernest Simoni !!!! Mungoi te thoshin qe ishte italian.

    Bujar Nishani-n e quajten Buxhar Nishani, mbase kane bere mire.

    Ndersa Flamurin, idiotja e RAI-it si ne transmetimin direkt nga Tirana ashtu edhe nje tjeter nga Roma e quajten “me dy shqiponja te zeza ne nje sfond te kuq”!!

    Reply to this comment
  5. XUME PROTOPAPA September 21, 23:20

    QENKA SHUME I NDRIÇUAR KY VEHBIU I FISCHERIT

    Po të ishte korrekt do na e përkthente ky i ndriçuari i turnit shënimin e Papa Bergolio-s në Librin e Presidencës.

    “Popullit fisnik shqiptar, me mirënjohjen dhe admirimin tim për dëshminë e tij (tek Zoti – sh.im) e për vëllazërimin e tij (mes feve të ndryshme – sh.im) për të (dhe jo ta – sh.im) çuar përpara vëndin. Françesko 21-04-2014”

    Ky eshte perkthimi i sakte i shenimit te Papa Bergoglio-s edhe pse ka bere nje gabim shpejtesie ne perdorimin e dopio “t”-se, gje qe gjithe te huajt e kane si dobesine e pare jo vetem ne te shkruar qe eshte me e lehte per tu pervehtesuar, por ne pronuncimin e dopiove ne gjuhen italiane, qe jane te veshtira jo vetem per shqiptaret.

    Dy fjale do thoshnja per “perkthyesit” me veladon te sot’tem: tmerr! Si nga shqipja: Rrok Mirdita, Massafra, ky perkthyesi kosovar i Radio Vatikanit qe ka lene perkthimin tek libri i presidences dhe te tjere, po ashtu nga njohja e gjuhes italiane: Rrok Mirdita e gjithe plejada si EdiRamet e turnit deri tek te veshurit me veladon siç ishte perkthyesi tek qendra Betania.

    E gjithe kesaj injorance me bollek, nuk mund ti mungonte ndryshimi i qellimte si i emrave ashtu edhe simbolit tone kombetar flamurit.

    Ernest Troshani-n 86 vjeçar qe beri te lotoje Papa Bergoglio-n ne tere transmetimet e RAI-it e quajten Ernest Simoni !!!! Mungoi te thoshin qe ishte italian.

    Bujar Nishani-n e quajten Buxhar Nishani, mbase kane bere mire.

    Ndersa Flamurin, idiotja e RAI-it si ne transmetimin direkt nga Tirana ashtu edhe nje tjeter nga Roma e quajten “me dy shqiponja te zeza ne nje sfond te kuq”!!

    Reply to this comment
  6. Eni. September 22, 02:16

    Shqipetaret e kane humbur korrektesine, i marrin gjerat lehte e me mend pa i verikuar, shihni kontrollin e bankes….. as vemendje sa nje bari qe kullote per dite tufen…

    Reply to this comment
  7. toni September 22, 07:14

    Ammirazione nuk perkthehet mienjohje sic e ka perkthyer perkthyesi por admirim ose vleresim.
    E pa imagjinushme kaq gabime ne nje fjali, kushedi ckuptim do merrte nje tekst i plote i perkthuer me kete ritem.

    Reply to this comment
  8. info analitike September 22, 07:58

    Ne pamundesi per te dale para telekamerave ne Tirane,Vehbiu eshte perpjekur te orientoje drejt vetes projektoret online, duke gjetur cfaredo lloj pretekstesh. Tashme kjo mani e protagonizmit e disa figurave publike shqiptare po fillon te provokoje tek publiku nje ndjenje peshtirosje. E njejta gje u vu re edhe me Sokol Ballen.

    Reply to this comment
  9. Lleshi September 22, 10:52

    Ky eshte nje turp shume i rende ! Ky eshte nje turp per shqiptaret , se kujt ia kane lene ne dore shtetin dhe protokollet e tij !

    Se si analfabetet kane kapur majat e perfaqesimit shteteror dhe se si keto burime njerezore lejohen te shprehin vullnete apo kapacitetin e tyre medioker !

    Mijra djem e vajza , bij e bija Shqiperie rrine pa pune , nderkohe qe keta medioker dhe mbrapshtanike , i lene ne bisht me dijet e tyre !

    Kjo ndodh se nuk konkurrohet per shqiptarine ! Komb i shtypur dhe i vuajtur ku plehrat kane zene kreun ! Dhe mire nnuk dine te bejne nje gje vete , por nuk kane as deshiren dhe aftesine te organzojne punet !

    Reply to this comment
  10. Popull i mpir nga trut e kokes, September 22, 12:21

    Pun shqiptaresh.

    Reply to this comment
  11. blendi ..ziu September 22, 13:02

    Nje verejtje per gazeten: nuk e shoh me vend qe ne lajmet e para te dites se sotme gazeta rimer kete shkrim te Vehbiut, vetem 12 ore pas vizites se Papes.
    Vehbiu ka te drejte per perkthimin,por, duke nxituar, siç e ka zakon, ben edhe vete dy gabime:
    – perdor formen e habitores PASKA LENE ne vend te deftores, duke lene te kuptohet se nuk e priste mesazhin o ve ne dyshim vleren e tij ( si gjuhetar ai e di s e perdorimi i habitores nuk eshte neutral);
    – perdor kot shprehjen MA DO MENDJA duke pasur perpara tekstin e mesazhit ne italisht.

    Reply to this comment
  12. edi September 22, 15:25

    Eshte e qarte: PUNE ‘SHPELLARESH’ me DOKTORATURA te marra per 6 muaj tek PLEPAT.

    Reply to this comment
  13. Mark Palnikaj June 30, 23:01

    Është kollaj të jesh kritizier dhe te kritikosh deri në denigrim, madje ofendim të tjerët për atë që bëjnë. Ata që janë përkthyes “Pe verteti” siç thone korçarët, e dinë shum mirë që përkthimi nga një gjuhë në një tjetër nuk është një gjë standarte si pjesët e këmbimit të një makine ku hiqet e vjetra dhe zgjidhet e reja me kod dhe bëhet zëvëndësimi. Në përkthim ndodh shum rrallë që dy përkthyes sado të kualifikuar të përkthejnë një tekst krejt njëlloj. Përkthyesit janë të prirë të përkthejnë mendimin saktësisht me origjinalin në gjuhën tjetër por dihet se çdo gjuhë ka sinonime dhe përkthyesi zgjedh ate qe e sheh më të arësyeshme. Dom Davidi nuk është Malzez por është me origjinë Mirditor nga fshati Gjugjë (Nuk e di pse thoni Xhuxhë) i Fanit dhe me banim në breg të drinit pak kilometra larg Gjakovës. Është prift por tash 27 vjet edhe gazetar (në daçi quejeni edhe redaktor i Radio Vatikanit) dhe për 27 vjet punë në Vatikan besoj se italishten ai e flet shum më mirë se 80% e italianëve që kanë lindur dhe rritur në Itali. Këtë gjë e besojnë ata që janë marrë me përkthime dhe jo ata që mundohen me gjetë qimen në qullin e tjetrit. Për të nxjerrë konkluzion për mënyrën se si e flasin shqipen mjafton të krahasoni se si flasin në parlament kryeparlamentarët tanë dhe si e përdorin gjuhën shqipe në këto podiume. No Koment.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*