A ka kimi mes nesh? Një udhërrëfyes i 5 llojeve të saj

May 1, 2019 13:45

A ka kimi mes nesh? Një udhërrëfyes i 5 llojeve të saj

Tërheqja mes dy njerëzve është një udhëtim i vërtetë. Ka një arsye pse ndiejmë një tërheqje të fortë ndaj disa njerëzve. Ju mund të keni dëgjuar për kiminë mes dy njerëzve si diçka komplekse, të rrezikshme. Kjo është për faktin se ajo shkakton një sërë reaksionesh që janë të vështira për t’u kontrolluar.

Kimia mes dy personave mund të jetë një ose më shumë nga 5 llojet:

Nr.1: Kimia fizike

Ky është lloji më i zakonshëm i kimisë, por është edhe më  i keqkuptuari. Në fund të fundit, shumë bëjnë gabimin që të ngatërrojnë tërheqjen fizike me dashurinë. A ka ndonjë  mënyrë  për t’i dalluar?

Helen Fisher, Ph.D, një antropologe në Rutgers University shpjegon se : “Epshi është në thelb dëshira për kënaqësi seksuale. Ai zakonisht zhduket pas aktit seksual dhe kthehet orë ose ditë më vonë. Ju mund ta ndieni këtë  për disa njerëz të ndryshëm në të njëjtën kohë dhe jo domosdoshmërisht ndiheni “posesivë” apo xhelozë.

Sipas Dr Fisher, gjatë marrëdhënies seksuale, dopamina (substanca që të bën të ndihesh mirë) rritet ndjeshëm. Kjo substancë, me kalimin e kohës, mund të prodhojë me të vërtetë ndjenja të dashurisë.

Nr.2: Kimia “ Ne jemi kaq rehat bashkë”

A keni takuar ndonjëherë ndonjë person, i cili përfundonte çdo fjali që e fillonit ju apo dikë me të cilën e keni patur kaq të lehtë për të biseduar? Kjo është tërheqja e përshtatjes, që lehtëson raportin dhe lidhjen që ekziston mes dy njerëzve.

“Njerëzit që ndiejnë këtë tërheqje mes njëri tjetrit shpesh ndihen sikur janë një trup i vetëm,” thotë Harry Reis, Ph.D, profesor i psikologjisë në Universitetin e Rochester.

“Kur ata flasin me njëri-tjetrin, ata pothuajse ndihen sikur janë duke folur me veten e tyre”.
Jeni të shqetësuar se e gjithë kjo mund t’ju bëjë më shumë miq të mirë se të dashuruar?  Mos u frikësoni pasi  ndjenjat e simpatisë shpesh mund tju çojnë drejt dëshirës së fortë më vonë. Kur bini në dashuri, aktiviteti i ngritur i dopaminës mund të ndikojë në nivelet e testosteronit dhe të shkaktojë një rritjen e nivelit të epshit.” shpjegon Fisher.

Përfundimi : Ju të dy mund të bëheni partnerë të pasionuar pas njëri tjetrit në çdo kohë!

Nr.3: Kimia “Ne qeshim si të çmendur së bashku”

“Të gjithëve u pëlqen humori,” thotë Kate M. Wachs, Ph.D., një psikologe dhe autore.

“Ne jemi të gjithë në kërkim të një partneri që na ndihmon të argëtohemi,”thotë ajo.
Hulumtuesit kanë zbuluar se duke qeshur së bashku, rritet  shkalla e pëlqyeshmërisë që keni për njëri tjetrin. Ku ka të qeshura, mund të lindë edhe dashuria afatgjatë. Vetëm mendoni se sa e lehtë do të jetë për tu përballur me të gjitha problemet që çdo marrëdhënie ndeshet  herët apo vonë.

Nr.4: Kimia “ Ne plotësojmë njëri-tjetrin”

Ndërsa është e rëndësishme për ne që të gjejmë një partner me të cilin ndajmë të njëjtat vlera dhe  mendime, ne mund të tërhiqemi edhe nga ata persona që janë të ndryshëm nga ne.  “Ne na pëlqejnë personalitetet që na plotësojnë dhe që na nxjerrin në pah anët  tona më të mira dhe që maskojnë të metat tona,” thotë Dr Fisher. Përshembull, një modele shumë e bukur mund të ketë një kimi të vërtetë me një matematikan dhe anasjelltas. Pse? Ajo e bën atë të ndihet tërheqës dhe ai e bën atë të ndihet e zgjuar.

Nr. 5: Kimia “Ne kemi shumë të përbashkëta“

Ne  priremi që të shkojmë drejt njerëzve të cilët ndajnë interesa të ngjashme me ne,” thotë Dr Fisher.

Kjo jo vetëm bën që të kalojmë më shumë kohë me njeri tjetrin , por na jep mundësinë ta njohim më mirë partnerin në një mjedis me presion me të ulët. Për më tepër, vetëm mendoni çfarë përvoje e mrekullueshme do jetë të shihni ujëvarën e Niagarës apo të përshkoni shkretëtirën e Saharasë së bashku.

Këto interesa të përbashkëta mund të bëhen kujtimet tuaja më të bukura dhe themelet për një marrëdhënie të qëndrueshme.

j.l./ dita

May 1, 2019 13:45
Komento

1 Koment

  1. aMORe & sex & rock 'roll May 1, 17:17

    Kimi ?

    Dashuri ?

    Ajo prani – dopamine -qe ben te rrebelohet zemra

    e godase gjoksin me forc

    te pompoj me epsh e ngreje me fuqi perpjet testosteronin
    e bej ate te terbohet
    dhe mezi te duron te zhytet te ate parajse qejfi !

    Tingellon pak ndryshe ,se jan ambjentuar disa ,

    por eshte vertet marrezi e ndjenjes zhutur ne ate fole te ngohte

    fshehur misdis shalve te buta te lemuara te femres .

    Eh ajo rreshqitje drejt asaj foleje … (Happyness)

    = Sex

    dhe sexin sot e gejn kudo ,e pa asnji penges

    por shpesh ne kte Bote , ne gjithe ato

    komponente qe cojne ne ate Kimi te vertete

    permbledhur ne te gjithe kte Proces Kimik nr 1~ 5

    mungon kryesorja .

    Ajo qe do bente te jetonte vertet ai Koktej Kimie

    qe do endej ne ( 5)

    Aber ja ,was sollt’s . Man kann nur zu Kenntnis nehmen

    alles was da zu lesen ist und einen schicken einen Dankeschön Kiss in Richtung Fr:

    “Helene Fischer”
    für das wertvolle Beitrag .

    Das Lied ” Atmen los durch die Nacht ”

    finde ich Echt Geil 😉
    könnte damit die ganzen Nacht feiern .

    Ja das war’s von mir .
    Jetzt will ich nur eine sagen :

    ( wenn jemand mir fragt ,
    was ich im Leben Vermisse ?
    Das wäre ;
    Jemand mit ich alles teilen kann ! )

    Nji enogme e jetes , qe i ngajn nji disipline te tille Olimpike prej Champion-i 😉

    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*