A ka minoritet bullgar në Gollobordë

September 11, 2017 00:35

A ka minoritet bullgar në Gollobordë

I nderuar z.Thano

Fshati Trebisht (me katër lagje -fshatra më vete), më i madhi në krahinën e Gollobordës është boshatisur për shkak se banorët e këtij fshati janë pajisur me pasaporta bullgare për të udhëtuar drejt BE-së, meqenëse Bullgaria është shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Një televizion bullgar flet për praninë e një komuniteti të madh prej 100 mijë bullgarësh të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe, kryesisht, në Gollobordë të Dibrës, në Prespë të Korçës dhe në Gorë të Kukësit.

A ka minoritet bullgar në Gollobordë? Po e them që në fillim se: Jo vetëm në Gollobordë, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ekziston kurrfarë minoriteti bullgar.

Bazuar në argumente shkencore historike, i vetmi minoritet  sllav në Shqipëri është minoriteti maqedonas në Prespë, i cili nuk i kalon të 3-4 mijë vetët.  Ndërsa, në Gollobordë të Dibrës dhe në Gorë të Kukësit, nuk ekziston minoritet sllav.

Historikisht dhe juridikisht minoritete quhen pakicat kombëtare që kanë mbetur përtej kufijve të shtetit  amë. Pra, minoritetet janë vazhdim i natyrshëm i popullsisë autoktone të shtetit amë në territoret e shtetit fqinj.  Por, në fakt, si kufiri i Gollobordës, ashtu edhe ai i Gorës, janë të rrethuara nga të gjitha anët nga troje shqiptare dhe popull shqiptar. Kësisoj  gollobordasit dhe goranët nuk mund të quhen minoritet.

I vetmi moment ku mbështeten ata është dygjuhësia që ekziston në këto krahina. Por, dygjuhësia që ekziston atje, nuk e komprometon  aspak përkatësinë etnike shqiptare të banorëve të këtyre krahinave.

Dygjuhësia që ekziston në këto krahina ka lindur në kushte të caktuara historike; si rezultat i marrëdhënieve shekullore nën pushtuesin sllav dhe ka ngel si një anakronizëm gjuhësor deri në ditët e sotme.  Ajo është njëlloj si dygjuhësia që ekziston  edhe tek shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në ish Jugosllavi.

Ky fenomen nuk është i izoluar vetëm në krahinën e Gollobordës, por është fenomen evropian dhe më gjerë. Jo më larg, por në zemër të kontinentit të vjetër, Belgjika , zyrtarisht është tre gjuhëfolëse: frëngjisht, gjermanisht dhe holandisht, por asnjë belg nuk e  deklaron veten francez, gjerman apo holandez. I njëjti fenomen ndodh edhe në Zvicër dhe kombe të tjera kudo në botë.

Historia e linguistikës njeh shumë raste të shuarjes së një gjuhe dhe zëvendësimin e saj me një tjetër.  Shembull tipik në ditët e sotme është shuarja , pothuajse totalisht, e irlandishtes së vjetër dhe zëvendësimi i saj me anglishten, por asnjë irlandez  nuk e quan veten anglez. Po të vazhdonim do të gjenim me dhjetëra shembuj të tjerë.

Por, për fatin e tyre të keq, disa individë të paformuar dhe me interesa të dyshimta, janë përqendruar vetëm  tek komponenti i dygjuhësisë, duke i dhënë atij një rëndësi më të madhe se i takon e duke anashkaluar, ose  mos përfillur  fare komponentët e tjerë shumë të rëndësishëm të identitetit kombëtar, siç janë: trashëgimia historike, mentaliteti shoqëror, kultura popullore, mënyra e jetesës, kushtet gjeografiko-historike, si dhe roli i fesë, që në momente të caktuara ka pasur një peshë të madhe në përcaktimin dhje ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar të krahinës së Gollobordës.

Mbi 99 % e popullsisë së kësaj krahine janë të fesë myslimane. Ky konvertim total i banorëve të Gollobordës,  nga feja ortodokse në fenë myslimane, ka arsyet e veta që tregon për rolin e fesë si tipar identifikues i shqiptarëve, i cili, në periudha të caktuara historike ka luajtur rol  përcaktues në ruajtjen e identitetit të Gollobordës.  Ndër dy të këqija, ato zgjodhën të keqen më të vogël. Ata u myslimanizuan për t’i shpëtuar asimilimit të egër nga ana e sllavëve, që u kishin hyrë gollobordasve në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre.  Ndërsa, Turqia ishte larg, matanë brigjeve të Bosforit dhe rreziku i asimilimit prej saj ishte më i vogël se sa rreziku i asimilimit prej sllavëve. Prandaj, popullsia shqiptare e Gollobordës u myslimanizua  gati plotësisht  për të ruajtur identitetin e saj kombëtar shqiptar dhe për t’i shpëtuar asimilimit nga ana e sllavëve.

Kuptimi i identitetit kombëtar është ai i vetëdijes kombëtare dhe jo ai i komponentit të pa rëndësishëm gjuhësor, i cili, sot po humbet terren dita –ditës.

Po përse  gjithë ky indiferentizëm nga ana e shteti dhe shoqërisë shqiptare?! Parlamenti, hesht! Presidenti, hesht! Qeveria, hesht! Partitë politike , heshtin?! Gazetarë të paformuar , që nuk njohin historinë e Shqipërisë dhe jo më  atë të krahinës së Gollobordës, e quajnë minoritet!  Disa studiues hedhin teza të ndryshme, por pa i dhënë përgjigje këtij problemi. Pse ndodh kështu!!!

Partitë politike e konsiderojnë  luftën për pushtet më të rëndësishme se çështja kombëtare. Duke përfituar nga kjo situatë, me një amulli totale të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, me një ekonomi të shkatërruar dhe akoma në tranzicion, që i ka varfëruar shqiptarët deri në dhimbje, elementë të pandërgjegjshëm kanë vegjetuar, duke bërë spekulime të mëdha në dëm të çështjes sonë kombëtare. Ata kanë krijuar shoqata fantazma, duke  fabrikuar “komunitete” ireale nacionalitetesh.

Një ndër këto shoqata, që kanë mbirë si kërpudha mbas shiut, në këto vite të tranzicionit dhe që ka  manipuluar me ndjenjat kombëtare dhe patriotike të banorëve të Gollobordës, në këmbim të përfitimeve personale të kryetarit të saj, është edhe shoqata “Prosperiteti Golloborda”.

Kjo shoqatë është kthyer në një gjendje civile, e cila shpërndan autorizime dhe vërtetime, në bazë të të cilave personat e interesuar përfitojnë shtetësinë dhe pasaportën bullgare, si dhe bursa për të vazhduar  shkollën e lartë  në  Bullgari. Këtë privilegj e përfitojnë vetëm gollobordasit, ose të afërm të tyre, që në një farë mënyre kanë lidhje gjinore dhe farefisnore me gollobordasit, të cilët nga qeveria bullgare konsiderohen si minoritet bullgar në Shqipëri, si “gjaku i tyre i shprishur”.  Kështu, për hir të interesave, për një pasaportë bullgare, që mund të lëviz lirisht me vizë “Shengen” dhe për hir të sigurimit të një burse studimi për shkollën e lartë, të cilën nuk mund ta siguroi në vendin e vetë, në Shqipëri, gollobordasi i varfër , që nuk di se nga bie Bullgaria dhe jo më të pranoi se origjina e tij e largët nga qenka bullgare, është i gatshëm të ndryshoi emër, mbiemër, shtetësi, pse jo edhe kombësi.

Është  për të të ardhur keq, se e gjithë kjo praktikë korruptive  për dhënien e pasaportave  bullgare realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme Bullgare, duke i regjistruar këto persona në mënyrë fiktive se , gjoja, banojnë në Sofie, ose në ndonjë qytet tjetër bullgar, duke i regjistruar me adresa të rreme, kur ato, në fakt, banojnë në Shqipëri. Kështu, të gjithë personat e pajisur me pasaportë bullgare rezultojnë banorë shqiptar, siç janë në të vërtetë edhe banorë bullgarë, siç janë të regjistruar në mënyrë fiktive.

E gjithë kjo veprimtari e jashtëligjshme zhvillohet prej 15 vitesh nën hundën e shtetit shqiptar.

Ramazan Hoxha

Kryetar i shoqatës atdhetare “Haziz Lila-Golloborda”

 

September 11, 2017 00:35
Komento

19 Komente

  1. Veli Stafa September 11, 09:12

    I Nderuar Z.Ramazan, edhe nqs ka bullgare ne Shqiperi ku qendron e keqja ?
    Sepse po keshtu ka shqiptare ne Bullgari.
    Edhe ne Serbi jetojne hungareze.
    Ja nje shembull tjeter:sipas historianeve, ish-Prusia Lindore eshte e populluar me sllave.Pra sllave te gjermanizuar.
    Problemi eshte ekonomik,juridik dhe ne respektimin e shtetit ligjor dhe te drejtave civile.
    Ne fund te fundit,nqs nje dite Shqiperia do te jete antare ne BE se bashku me Bullgarine atehere shqiptaret ashtu edhe bullgaret do te levizin lirisht,te shkojne, te vijne te punojne e jetojne tek-njeri-tjetri dhe kufiri ndares etnik do te jete simbolik.
    Ne Belgjike jetojne valone e flamande (hollandeze e franceze).Kur i kam pyetur nje here belget a keni probleme ? Kemi, me kane thene por nuk i zgjidhim me pushke por me debate ne parlament !
    Respekte nga Veli Stafa

    Reply to this comment
    • gjergji September 12, 10:53

      Nuk eshte problemi se ne Albani apo Bullgari ka minoritet problemi qendron ketu qe te mos shtremberohen faktet historike ,Etni bullgare nuk ka- Shtet Bullgar Po edhe i respektushem per ne -Shteti bullgare lindi vjen nga kryqzimi i Thrakeve me sllave qe sjell edhe donminim e gjuhes sllave deri ne asimilimin e gjuhes thrake .si perfundim nqs ne Golloborde aty popullsi nga thrakia atehere ata jane etni e gjenezes Iliro-thrake si perfundim sipas baballareve te formimit shtet kombe te shekullit 19 Fiore me shoke te gjitha racat etnike qe flasim nje gjuhe kulture etj i perkasin nje kombi ,keshtu edhe gollobordsit -vllaht -torbeshet jane ne grupin etnik Ilirjan Albanian ..ky eshte problemi zotrij se keshtu per interesa ekonomike apo individuale behet nje klonim hapet nje konflikt qe neser te sjell lufte .mendi im kur ke shtet sic jemi ne qe lejon KLONIM sme ngelet te them ju lumte -te njejten gje e kemi me Maqedonine tone te Lekes .tani padrone po na dalin Sllavet se shqiptaret e kane mendjen tek feja ….

      Reply to this comment
    • Kadri Dauti December 12, 09:55

      I nderuar Veli, nuk eshte kaq i thjesht problemi, sic e trajtoni ju. Ju kujtoj vetem platformat e vjetra gjeopolitike te sllaveve ndaj trojeve shqiptare. Pastaj, mos i fyeni gollobordasit qe jane shqiptare etnik te paster dhe ndjehen bukur si shqiptar. Mos u beni kaq internacionalist!

      Reply to this comment
  2. Euro Maloku September 11, 14:14

    Kjo shoqatë është kthyer në një gjendje civile, e cila shpërndan autorizime dhe vërtetime, në bazë të të cilave personat e interesuar përfitojnë shtetësinë dhe pasaportën bullgare, si dhe bursa për të vazhduar shkollën e lartë në Bullgari.

    PO SHUME MIRE QE U KRIJOHEN DHE I SHFRYTEZOJNE KETO MUNDESI.
    TY RAMAZAN PSE TE VJEN INAT?
    E PER INATIN TEND DUHET TU “HEQIM LOPEN” GOLLOBORDASVE?
    TI GEZOJNE PASAPORTAT DHE EUROPEN KU DUAM TE SHKOJME TE GJITHE

    Reply to this comment
  3. DETARI Atllantidhes September 11, 19:41

    Nuk ka asnji lloj minoriteti ne Shqiperi !
    Eshte bere e udhes qe neqoftese nji komunitet per aresye historike-demografike ,apo kushte shoqerore nder shekuj eshte ,”kultivuar”nji gjuhe tjeter ,por nuk do te thote se ben dallim etnik !
    Megjithate kush kupton nuk ka nevoje per koment.

    Reply to this comment
    • Vera October 21, 15:44

      Ate e thoni juve!Po na pyet neve qe gjithmone na kan shajtur e perbuzur se jemi gorane!!Nuk e di per Golloborden po Gora eshte minoritet Bullgar i vertetuar.

      Reply to this comment
      • Golloborda February 11, 13:19

        Ne shqipri egziston minoriteti Bullgar…nqs shkon ne gollobord nuk degjon njeri te flet shqip femijet deri me moshen 5 apo 7 vjec nuk dijn fare shqip…. nqs keto jan njerz nuk jan me origjin bullgare perse do ta flisnin kete gjuh…e njejta gje ndodh edhe ne Gorë …

        Reply to this comment
  4. Andreas September 12, 04:37

    Jeni rrace muti te dy ju siper. Nuk e kuptoni qe ne kete byth vend jane bere nja 20 minoritete dhe rreziku i shkombetarizimit eshte i madh? Shteti grek nuk i lejon keto traplleqe kurse idiotet tane o burra…

    Reply to this comment
  5. Ben Gollo September 12, 17:39

    Ismet Tola eshte njeri nga ata qe ka ndihmuar me qindra Shiptare te paisen me dokumenta falco sekur kane prejardhje Bulgare.C fare ben shteti Shqiptare pse nuk vepron ?

    Reply to this comment
  6. Niku September 12, 18:07

    Pergezime per shkrimin z. Ramazan.Une jam me prinder nga fshati Trebisht dhe jam i revoltuar me veprimet e zyrtareve bullgare qe shfrytezojne rrumpallen shqiptare. Bullgaret qe te pretendojne se kane minoritet ne Shqiperi duhet qe te rezojne shkencerisht librat e historianit gollobordas Hilmi Sadikaj “Gollobordasit e Dibres” dhe “Historia e Dibres” te Kristo Frasherit. Une kam me dhjetra dokumenta dhe fakte qe tregon se jemi 99 perqind shqiptare dhe nuk kam asnje dokument qe te tregoje se jemi bullgare. Ne arshiven e shtetit ndodhet letra qe popullsia e kesaj zone i dergoi komisionit te vendeve te medha qe caktoi kufirin me 1913, se “jemi shqiptare dhe duam te jemi brenda territorit te Shqiperise. Dihet se serbet bene masaker ne kete krahine, duke vrare edhe nenen e gyshes time shtatzane. Lind pyetja, ku ishit ju bullgare me 1913, perse nuk e mbrojtet kete popullsi kur pas 5 brezash po i beni bullgare ? Pergjigja eshte se atehere ju nuk i quanit tuajin kete popullsi.
    Shteti shqiptar duhet ti thote stop ketij pretendimi te vonuar bullgar, qe doli si kunderpeshe ndaj te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni.

    Reply to this comment
  7. Demi September 13, 16:35

    Pergezime Niku. Nje spjegim i sakte dhe me fakte..

    Reply to this comment
  8. fshatari pafshat September 13, 16:40

    Aktualisht Rusise i duhet nje prani e “minoritetit bullgar” ne Shqiperi per te balancuar, sadopak,sot, pranine masive te shqiptareve ne Maqedoni. Si dhe, i duhet Rusise per te justifikuar pretendimet dhe nderhyrjet e pritshme te Bullgarise ne Maqedoni dhe ne Thrakine Perendimore te humbura pas LPBoterore, 1919. Etj., etj. Brezat e shqiptareve qe do te vine pas nesh do ti vuajne ne kurriz pasojat e ketyre veprimeve, fillestare aktualisht, me nje dhimbje thellesisht Epike.
    Rusifikimi i Ballkanit, jo sllavizimi, do te behet me cdo kusht, perndryshe Rusia do te perfaqesohet vetem nga Moska dhe Leningradi-Peterburgu, ne harten e botes.

    Reply to this comment
  9. Arber I September 15, 01:22

    Nuk ka asgje te keqe nese shqiptaret gollobordas dhe goranas marrin dy pasaporta, nje shqiptare nje bullgare, dynenshtetesia njihet edhe ne SHBA.

    Reply to this comment
  10. Pellazgos September 15, 09:37

    Per te “ruajtur” identitetin u ben mysliman thote injoranti.
    Te quhesh Sulejman,Hamza,Idriz,Qemal te nxerosh dhe festosh festst e pushtimit turk,te ndertosh institucione Fetare si Xhamite qe propagandojne Arabet,atehere cfare eshte shqipetare?
    Qe flet nje gjuhe latine si amiko,mik
    family familje
    Qytet cita
    rruge road
    Shenjte Saint
    Prift Priest
    Luke llulludhja etj.
    Po ku ka gjuhe,gluhe,glosa shqipe a te djallezuar dhiavolo.
    Te pakten poco) sllavet qe u bene dhjetra shtete dhe ne lufte fetare kane 1000 vjet para pushtimit turk me renien e Kostandinopolit Greke ne 1453 in.
    Sa mire beheni turq apo deklaroni hapur qe jini turq?
    Ne kete e dime se me pushtimin Osman shumica ne Bizant ishin Greke llogariten 18milion qe nga Ponti ne jug te Rusise Aleksandri,Kistandinopol per tre mije vjet, dhe shkuan ne jug te Italise ne Magna Graecia dhe keshtu filloi Rilindja Evropiane.

    Reply to this comment
  11. Toni October 9, 22:33

    Ky hipokriti ka pasaport Bullgare per vete

    Reply to this comment
  12. Kadri Dauti December 12, 10:10

    I nderuar Profesor Ramazani!

    Ju pergezoje per shkrimin shume objektiv dhe me vlera te verteta atdhetare. Keni shume te drejte persa shkruani, se keshtu eshte e verteta: nuk ka minoritet bullgar ne Shqiperi. Duhet te kesh nivel kulturor, intelektual, etike patriotike dhe dinjitet e te pranosh te verteten historike dhe te respektosh paraardhesit e tu qe kane lyer me gjak token e Gollobordes per ta mbrojtur nga sllavet. Lum kush e kupton kete dhe ruan dinjitetin kombetar dhe njerezor.
    Me cudisin vertet disa medioker dhe materialist qe flasin pacavure. Turp per ta.
    Profesor, mirenjohje per vlerat e tua intelektuale dhe patriotike.

    Reply to this comment
  13. Ilo Petko Budini February 19, 05:29

    More shoku Ramazan se zoteri ste them dot, qe ne fillim te shkrimit dukesh që genjen hapur me shifrat duke thene qe golloborda eshte 99%myslimane , po more pseudo historian para 120 viteve fshati sebisht ka qene teresisht i fese ortodokse dhe askush nuk dinte fare shqip , per kete jam deshmitar dhe te pohoj qe te dy gjyshet e mija linden , u rriten dhe vdiqen vetem me 5 fjale shqip ne memorjen e tyre , po dhe une qe sot jam 55 vjeçar shqipen e kam mesuar vetem pas moshes 7 vjeçare , ky qendron dy gjuhesia ketu ? po ju e dini shume mire qe sidomos pjesa ortodokse e 22 fshatrave te gollobordes nuk ka nje emer te vetem shqiptar. Keto i dini mire ju por ashtu si ne kohen e Dulles paguanit dike qe te thonte se nuk jemi as bullgare ,as maqedonas dhe jemi shqiptare , do kesh qene i vogel ti dhe nuk e di qe ortodoksit e klenjes , gjinovecit, stebleves nuk martoheshin me popullsine tuaj por vetem me fshatrat perballe si drenog, modric etj , Jam i sigurte qe po te ishte perandoria osmane perseri ketuju do idetifikoheshit si turk jo nga emri qe mban por nga marrja pjese e te pareve te tu perkrah turqise ne luftrat ballkanike ashtu si gjyshi im dhe te tjere ortodokse qe bullgaria i mobilizoi ne luften e pare ballkanike, Kuçka europe i beri lemsh popujt duke lene minoritete te perziera ne çeki, ukrahine,rumani, hungari , serbi e shume e shume dhe sidomos ballkanin qe deri ne 1900 ishte nje shtet ose perandoria osmane pa kufinj , Lerini te tjeret te shprehen ashtu si jua ndjen zemra ,shtetesia mund te nderrohet por gjaku, kombesia Jo , Me siguri edhe ti ke zene rradhen ne sportelet e sofies per pasaporte bullgare dhe te kane thene :Edhe Ramazan edhe bullgar dhe je zemeruar ..Pasaporta bullgare te paret tane kane patur qe para 100 viteve dhe kane marre edhe pensione deri ne clirimin e shqiperise .Turqit na vrane e na lane te varfer por fene nuk na e nderruan dot ,Komunistet shqiptare na lane te varfer por gjuhen , traditat , zakonet , emrat , fene , nuk na e nderruan dot. Shqiperia ne rregjistrimet e paraclirimit numeronte 800 mije banore sot jane 4 milione , mos u trembni edhe sikur te ikin nga ketu , greket,vllehet, ciganet, egjupcite, maqedonasit , bullgaret prap se prap do mbeten 1 milione shqiptare , Duhet te shqetesoheni kur braktisin shqiptaret vendin dhe martohen me italiane, grek serbe e arabe pa per pakicat etnike mos ja kini merakun . Ilo Petko Budini dhe jo anonim .

    Reply to this comment
  14. Ilo Petko Budini February 19, 05:35

    More shoku Ramazan se zoteri ste them dot, qe ne fillim te shkrimit dukesh që genjen hapur me shifrat duke thene qe golloborda eshte 99%myslimane , po more pseudo historian para 120 viteve fshati sebisht ka qene teresisht i fese ortodokse dhe askush nuk dinte fare shqip , per kete jam deshmitar dhe te pohoj qe te dy gjyshet e mija linden , u rriten dhe vdiqen vetem me 5 fjale shqip ne memorjen e tyre , po dhe une qe sot jam 55 vjeçar shqipen e kam mesuar vetem pas moshes 7 vjeçare , ky qendron dy gjuhesia ketu ? po ju e dini shume mire qe sidomos pjesa ortodokse e 22 fshatrave te gollobordes nuk ka nje emer te vetem shqiptar. Keto i dini mire ju por ashtu si ne kohen e Dulles paguanit dike qe te thonte se nuk jemi as bullgare ,as maqedonas dhe jemi shqiptare , do kesh qene i vogel ti dhe nuk e di qe ortodoksit e klenjes , gjinovecit, stebleves nuk martoheshin me popullsine tuaj por vetem me fshatrat perballe si drenog, modric etj , Jam i sigurte qe po te ishte perandoria osmane perseri ketuju do idetifikoheshit si turk jo nga emri qe mban por nga marrja pjese e te pareve te tu perkrah turqise ne luftrat ballkanike ashtu si gjyshi im dhe te tjere ortodokse qe bullgaria i mobilizoi ne luften e pare ballkanike, Kuçka europe i beri lemsh popujt duke lene minoritete te perziera ne çeki, ukrahine,rumani, hungari , serbi e shume e shume dhe sidomos ballkanin qe deri ne 1900 ishte nje shtet ose perandoria osmane pa kufinj , Lerini te tjeret te shprehen ashtu si jua ndjen zemra ,shtetesia mund te nderrohet por gjaku, kombesia Jo , Me siguri edhe ti ke zene rradhen ne sportelet e sofies per pasaporte bullgare dhe te kane thene :Edhe Ramazan edhe bullgar dhe je zemeruar ..Pasaporta bullgare te paret tane kane patur qe para 100 viteve dhe kane marre edhe pensione deri ne clirimin e shqiperise .Turqit na vrane e na lane te varfer por fene nuk na e nderruan dot ,Komunistet shqiptare na lane te varfer por gjuhen , traditat , zakonet , emrat , fene , nuk na e nderruan dot. Shqiperia ne rregjistrimet e paraclirimit numeronte 800 mije banore sot jane 4 milione , mos u trembni edhe sikur te ikin nga ketu , greket,vllehet, ciganet, egjupcite, maqedonasit , bullgaret prap se prap do mbeten 1 milione shqiptare , Duhet te shqetesoheni kur braktisin shqiptaret vendin dhe martohen me italiane, grek serbe te arabe pa per pakicat etnike mos ja kini merakun .Ne pjesa ortodokse e dime se çfare jemi , ju e dini vete se çfare jini ,puna juaj . Ilo Petko Budini dhe jo anonim .

    Reply to this comment
  15. Ilo Petko Budini February 19, 05:39

    More shoku Ramazan se zoteri ste them dot, qe ne fillim te shkrimit dukesh që genjen hapur me shifrat duke thene qe golloborda eshte 99%myslimane , po more pseudo historian para 120 viteve fshati sebisht ka qene teresisht i fese ortodokse dhe askush nuk dinte fare shqip , per kete jam deshmitar dhe te pohoj qe te dy gjyshet e mija linden , u rriten dhe vdiqen vetem me 5 fjale shqip ne memorjen e tyre , po dhe une qe sot jam 55 vjeçar shqipen e kam mesuar vetem pas moshes 7 vjeçare , ky qendron dy gjuhesia ketu ? po ju e dini shume mire qe sidomos pjesa ortodokse e 22 fshatrave te gollobordes nuk ka nje emer te vetem shqiptar. Keto i dini mire ju por ashtu si ne kohen e Dulles paguanit dike qe te thonte se nuk jemi as bullgare ,as maqedonas dhe jemi shqiptare , do kesh qene i vogel ti dhe nuk e di qe ortodoksit e klenjes , gjinovecit, stebleves nuk martoheshin me popullsine tuaj por vetem me fshatrat perballe si drenog, modric etj , Jam i sigurte qe po te ishte perandoria osmane perseri ketuju do idetifikoheshit si turk jo nga emri qe mban por nga marrja pjese e te pareve te tu perkrah turqise ne luftrat ballkanike ashtu si gjyshi im dhe te tjere ortodokse qe bullgaria i mobilizoi ne luften e pare ballkanike, Kuçka europe i beri lemsh popujt duke lene minoritete te perziera ne çeki, ukrahine,rumani, hungari , serbi e shume e shume dhe sidomos ballkanin qe deri ne 1900 ishte nje shtet ose perandoria osmane pa kufinj , Lerini te tjeret te shprehen ashtu si jua ndjen zemra ,shtetesia mund te nderrohet por gjaku, kombesia Jo , Me siguri edhe ti ke zene rradhen ne sportelet e sofies per pasaporte bullgare dhe te kane thene :Edhe Ramazan edhe bullgar dhe je zemeruar ..Pasaporta bullgare te paret tane kane patur qe para 100 viteve dhe kane marre edhe pensione deri ne clirimin e shqiperise .Turqit na vrane e na lane te varfer por fene nuk na e nderruan dot ,Komunistet shqiptare na lane te varfer por gjuhen , traditat , zakonet , emrat , fene , nuk na e nderruan dot. Shqiperia ne rregjistrimet e paraclirimit numeronte 800 mije banore sot jane 4 milione , mos u trembni edhe sikur te ikin nga ketu , greket,vllehet, ciganet, egjupcite, maqedonasit , bullgaret prap se prap do mbeten 1 milione shqiptare , Duhet te shqetesoheni kur braktisin shqiptaret vendin dhe martohen me italiane, grek serbe te arabe pa per pakicat etnike mos ja kini merakun .Ne pjesa ortodokse e dime se çfare jemi , ju e dini vete se çfare jini ,puna juaj . Ilo Petko Budini dhe jo anonim .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*