A ka moshë që përcakton kur duhet të kenë telefon fëmijët?

April 10, 2018 14:26

A ka moshë që përcakton kur duhet të kenë telefon fëmijët?

 

 

Sipas një studimi të kryer së fundmi, një në katër fëmijë nën moshën 6 vjeç ka një “smartphone”.

Përkundër prindërve që këmbëngulin se mosha 11-vjeçare është ideale për fëmijët që të kenë një telefon, një sondazh zbuloi se 25% e fëmijëve të moshës 6 vjeç dhe nën 6 vjeç, tashmë kanë celularin e tyre dhe gati gjysma e tyre shpenzojnë deri në 21 orë në javë në këto pajisje.

Më shumë se 3/4 e prindërve kanë paguar deri në 500 euro për telefonin e parë të fëmijës së tyre, ndonëse 2/3 e tyre pranojnë se nuk kapin shpenzimet mujore.

Studiuesit gjithashtu gjetën se 8 në 10 prindër nuk e kufizojnë sasinë e kohës që fëmijët shpenzojnë në telefonat e tyre.

“Telefonat inteligjentë (smartphone) janë bërë pjesa më e rëndësishme e teknologjisë që kemi, duke na lidhur me miqtë, duke na mbajtur të përditësuar me botën rreth nesh dhe duke na lënë të kapim momentet tona më të paharrueshme, por mesa duket tashmë dhe fëmijët janë pjesë e gjithë kësaj”, – tha Liam Howley që drejtoi këtë studim.

Ndërkohë që shumë pajtohen se nuk ka moshë të përcaktuar për t’i dhënë fëmijës një telefon, ka shumë prindër që e bëjnë këtë për të siguruar jetën e përditshme të fëmijës së tyre.

Përveç marrjes së thirrjeve dhe dërgimit të mesazheve, doli gjithashtu në këtë studim se 38% e fëmijëve përdorën telefonin e tyre celular për të luajtur lojëra. Ata gjithashtu përdorin smartphone-ët e tyre për të dëgjuar muzikë, shohin videot dhe përdorin më së shumti “Snapchat” nga rrjetet sociale.

l.h/ dita

April 10, 2018 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*