A ka ndikim Moska në Tiranë?

March 11, 2018 14:34

A ka ndikim Moska në Tiranë?

Prej disa ditësh, në mediat shqiptare qarkullon shkrimi investigativ i revistës prestigjioze amerikane “Mother Jones”, në të cilën trajtohej marrëdhënia e ngushtë financiare e Lulzim Bashës me kompaninë skoceze të quajtur “Biniatta Trade”.

Kjo e fundit i kishte mundësuar kryetarit të Partisë Demokratike takimin me Presidentin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Investigimi i tre gazetarëve amerikanë faktoi se në të vërtetë kjo kompani ka lidhje të ngushta me Rusinë, dhe se dërgimi i Bashës në Uashington është mundësuar nga Kremlini.

Në artikull, Rusia përmendet si ndërhyrëse në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Shqipëri dhe nga vizita e fundit e filozofit rus, Alexander Dugin në Shkup lihet të kuptohet se kjo mund të jetë e vërtetë, shkruan DITA.

Alexander Dugin, i njohur ndryshe si “filozofi i preferuar” i Presidentit rus Vladimir Putin, u shpreh në konferencën e zhvilluar në Shkup se “liberalizmi perëndimor ka dështuar dhe se maqedonasit duhet të kenë besim tek fqinji sllav.”

Kreu i ideologjisë së Kremlinit kundërshton fuqishëm vlerat liberale të Perëndimit dhe propagandon një vëllazëri alternative pan-sllave, që përfshin fuqizimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të drejtuar nga Rusia.

Gjatë konferencës, ai tha se Perëndimi është duke rënë, së bashku me Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje vendimin e Britanisë për të lënë BE-në si dhe rritjen e “euro-skepticizmit në Poloni, Greqi, Itali dhe Hungari. Turqia tashmë ka hedhur poshtë idenë e anëtarësimit në BE”.

“Kur ata të thonë se nuk ka alternativë për të qenë pjesë e BE dhe NATO-s, kjo nënkupton kolonizim, poshtërim, dhe shantazh”, shtoi duke i bërë thirrje Perëndimit të shikonte drejtimin e tij.

“Ideologjia liberale është totalitare. Kërkon të shkatërrojë traditat. Shumë shtete e kanë hedhur poshtë atë për të mbrojtur kulturën, gjuhën dhe fenë e tyre. Jemi të kënaqur që Rusia u bë një simbol i këtij procesi”, vazhdoi Dugin.

“Ne po ju themi që ju keni një alternativë dhe se çdo shtet duhet të zgjedhë për veten e tij. Pavarësisht vendimit tuaj, ju do qëndroni të ngeleni miqtë dhe vëllezërit tanë, por ju duhet të vendosni drejt.”

Ai këmbënguli se Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ishte një forcë demokratike, ndryshe nga BE-ja.

“Krijimi i Bashkimit Evropian është bazuar në ideologjinë e frikës. Ajo u krijua në mënyrë që disa vende perëndimore të ndalonin ndërhyrjen midis njëra- tjetrës”, tha Savin, duke shtuar se “Brukseli është satelit i Uashingtonit”.

Nga ana tjetër, ai tha, se me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik “mundësohet integrimi bazuar në respekt, pa patur parasysh nëse vendi ka 2 milion apo 200 milion njerëz.”

Savin e quajti Bashkimin Euroaziatik “një sintezë të sovraniteteve të ndryshme” bazuar në vendimmarrje konsensuale.

“Nëqoftëse një vend anëtar nuk pranon diçka, kjo gjë nuk zbatohet. Kjo është ajo çka quhet një demokraci e vërtetë”, tha ai.

Ai argumentoi se nëse Maqedonia zgjedh t’i bashkohet klubit të udhëhequr nga Rusia, identiteti dhe tradita e tij do të ruheshin, gjë që nuk do të funksiononte në rast se, sikurse tha ai, Maqedonia vendos të bashkohet me NATO-n dhe BE-në.

BE dhe NATO krahasohen me ‘Rajhun e Katërt’

Një nga të ftuarit e panelit, nënkryetari i partisë jo parlamentare të Maqedonisë së Bashkuar, Stefan Vlahov Micov, ishte më pak i përmbajtur sesa mysafirët e tij rusë, kur fliste për Perëndimin.

Ai i quajti Shtetet e Bashkuara, Nato-n dhe BE-në “Rajhun e Katërt Fashist”, duke thënë se Amerika dëshiron luftë me “botën e lirë”- i drejtohet vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe të tjerëve- dhe asgjësimin e Serbisë dhe Maqedonisë.

“SHBA është e vendosur të shkojë në luftë me Rusinë deri në qëndrimin e fundit evropian, dhe me Kinën deri në qëndrimin e fundit aziatik.”

Micov i bëri thirrje Maqedonisë që të lirohet nga “kthetrat anglo-saksone” dhe të bashkohet me një sindikatë pan-sllave ku ajo “përkon natyralisht”.

Teksa disa pjesëmarrës nga audienca i kërkuan “zërave” rus që t’i ndihmonin në çështjen e emrit, Dugin paralajmëroi se Rusia mund të ndihmojë vetëm vendet që kërkojnë ndihmën e saj.

“Për të ndihmuar dikë, ai duhet të kërkojë ndihmë”, tha Dugin duke këmbëngulur se Moska nuk ndërhyn para se të marrë një kërkesë zyrtare nga një vend tjetër.

“Presidenti i Sirisë Bashar al- Assad erdhi në Rusi dhe kërkoi ndihmë. Rusia më pas vendosi të stabilizonte situatën në Siri, duke dërguar heronjtë tanë për të luftuar dhe për të vdekur për popullin vëllazëror Sirian”, shtoi ai duke e përmendur si shembull.

Dugin këmbënguli se mënyra më e mirë për ta mposhtur Liberalizmin Perëndimor përfshin përdorimin e disa prej metodave të saj të preferuara, si agjitacionet e rrugëve dhe fushatat e mediave sociale.

“Kur miliarderit amerikan filantropist Soros nuk i pëlqen një qeveri e caktuar, ai i nxjerr njerëzit në rrugë. Ne mund të përdorim të njëjtat metoda-rrjetet sociale janë një fushë e mirë për të luajtur dhe kështu janë dhe protestat”, i tha ai audiencës.

Zhvillimi i kësaj konference la të kuptohej që në të vërtetë lufta e Rusisë përkundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të intensifikohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo përpjekje propagandistike për shkëputjen e synimit të Maqedonisë nga BE-ja dhe Nato mund të përkthehet si një lëvizje e përllogaritur mirë për të përftuar sa më shumë vende krah të saj.

Shumë afër nesh. Më afër nga ç’mendohet.

s.a/dita

 

March 11, 2018 14:34
Komento

27 Komente

  1. Goditja e politikaneve te korruptuar detyre paresore! March 11, 15:43

    lilu lilu Basha nuk ka shtylle kurrizore si rjedhoje eshte I destinuar te rrezohet Ruset kane gjetur personin e gabuar

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 11, 15:59

    AMAN O GAZETA DITA ME KETO HISTORI ENVERISTE ME POLIAGJENTE DHE ARMIQ TE POPULLIT!

    Ruset kane hedhur para badiava per te lobuar per Lulzim Bashen qe nga ana e tij kerkonte te pozonte jo me Presidentin Putin te Rusise, por me Presidentin Trump te SHBA. Po atehere cdo gje eshte OK derisa lekat sovjetike te Putinit kane ndihmuar per kauzen Atllantike Properendimore te Shqypnise ne pergjithesi dhe te Bashes dhe PD-se se Saliut ne vecanti.

    CFARE TE KEQE KA KETU?

    sepse:

    E gjithe kjo histeri me poliagjente dhe armiq te popullit me kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes, kur Nexhmijes i kishte hyre frika ne bark per krimet qe kishte kryer me burrin e vet sadist dhe gjakatar dhe vrau dhe likuidoi me Sulo Gradecin te gjithe komunistet staliniste qe do te merrnin pushtetin pas vdekjes se Enverit.

    NGA KUSH KA FRIKE EDI RAMA TANI QE PO RISJELL NE SHQYPNI “POLIAGJENTET” E PARTISE SE PUNES?

    Reply to this comment
    • Gani USA March 11, 16:38

      O ti i mencmi i dynjase
      E para Basha ka shkelur ligjin e deklarimit te financimeve ne Shqiperi duke i fshehur keto.
      E dyta ka shkelur ligjin amerikan te lobimit.
      Ti je idiot apo.ben vete?

      Reply to this comment
      • intelektuali March 11, 18:27

        Ore Gani Amerikoni nga Lapardhaja,

        Me te paren jam plotesisht dakord me ty,

        por:

        PSE DUHET TE NDERYHYJE FBI DHE CIA?

        Sic po kerkon me force PS-ja e bananeve te kokaines kur SHBA Zyrtare nuk ka thene asnje fjale akoma?

        Per te dyten flasim sa te duash, eja tek Tajvani ta pime edhe kafen qe te kemi kohe me nge se eshte nje diskutim tejet i nderlikuar qe intelektuali mund te flase me ore te tera, por qe nuk eshte per katunare dru me pre, sepse amerikanet me thene te drejte i kane qef lobimet dhe mburren qe vende pa breke ne bythe si Shqypnia hedh lekat badiava per nje foto mbreselenese me Presidentin amerikan, prandaj edhe i kane leshuar lobimet pa frena dhe i thone MIRSE TE VINI!

        sepse:

        Nje fjale e urte amerikane thote:

        KUSH NUK KA KOKE KA BYTHE PER TE NDERUR!

        Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 11, 19:06

      Ikë ore pidhu ti idjoti i vetëquajtur “intelo…” , se na vjen ndohtë nga kalbësira si ti , që i përdor njëlloj si gojën edhe by…n ! Nga plehra , spiunë të fëlliqur të shërbimeve sekrete sllavo -greke , që rrinë gjithë ditën para monitorit , duke komentuar e replikuar shumë herë ,(me ata lexues që të marrin seriozisht ), për të mbjellë konfuzion tek lexuesit , me pordhët që nxjerr nga goja ! YYYYT spiun i ndyrë , se nuk pjerdh kush për ty !!!

      Reply to this comment
  3. Claus March 11, 16:35

    Ja si fillon nje shkrim qe behet terkuze dhe ne fund del me titullin: „A ka ndikim Moska ne Tirane?“

    Frazat e pare te artikullit: `Prej disa ditesh qarkullon ne Tirane shkrimi i „Mother..“ bla,bla,bla,bla….“
    Fraza e dyte: „Kjo e fundit i ka mundesuar Lulit nje foto me Trump“.
    Dhe fraza e trete: „Kjo ka lidhje me Rusine dhe… bla,bla, bla,bla…“
    Pefundimi dhe nje idiotesi pa lidhje: „Rusia nderhyri ne Shqiperi ne zgjedhjet e vitit 2017 „!!!!!

    Dhe pastaj tirret nje artikull se c`ka thene Dugin. Ketu dhe Dugin atje duke u marre me perralla dhe brockulla qe po degjohen ketu e kur fitoi zgjedhjet Trump ne Amerike.

    Po mire more, kush i fitoi zgjedhjet ne Shqiperi? Luli i Rusise apo Rama sorosiani?
    Po ne Maqedoni?

    Ne Shqiperi kapen 180 milion Euro kokaine dhe si „peshq te medhenj“ dalin hamenjte e portit dhe shoferet e mauneve, por frap regjimi i kriminal i Rames paguan nje artikuj tek Soros ne gazeta me emra „Mother Jones a Father Brown“ dhe kerkon t`ia hedhe paq ketij skandali kriminal pa u lagur.

    Po kush i ha keto servirje qe kudermojne ere deri ne qiell?
    Dhe pastaj per ironi te fatit keto pacavure kunder Rusise i serviren atyre pleqeve, lexuesve me besnike te „Dita-s“, qe ndoshta kane kalura disa vite ne Bashkimin Sovjetik dhe kane akoma nostalgji per ato vite.

    Po ju tregoj nje histori:

    U gjenda rastesisht ne nje tubim elektoral ne Gjermani ku foles kryesor ishte kryetari i grupit parlamentar te CDU z. Kauder.
    Ne mesin e atyre qe u ngriten per te bere pyetje isha dhe une. Dhe pyetja ime ishte fare e thjeshte:
    -„Herr Kauder, worauf spüren Sie die russische Einflüsse bei den Bundestagswahlen? Ich bitte um eine konkrete Antwort.“

    Z.Kauder mbeti per pak sekonda si guak dhe filloi te llomotiste pa asnje lidhje a thua se kishte hedhur nja 5 litra birre ne gurmaz.
    Pergjigje konkrete, asnje!

    Duket qarte qe politika liberale ne Europe dhe USA ka marre fund me zhdukjen e familjes Clinton dhe tendencat nacionaliste duken fare hapur. Kur varferon popullin tend dhe pasuron nje grusht njerezish ne kete rruzull keto rekasione do te presesh nga popujt. Kjo eshte fare e qarte.

    Trump ne USA, Brexit ne Britani, zgjedhje te fituara nga partite anti-europiane ne Itali, Austri, Hungari, Sllovaki, Poloni, Ceki, nje Merkel qe me breke neper kembe po formon nje qeveri, qe jam i sigurte qe nuk do te zgjase shume, ja kjo eshte pamja e politikave liberale dhe sorosiste qe nuk la vend pa futur hundet duke shkaktuar vetem gjak. Ja shihni Ukrainen dhe Sirine.

    Nuk ju a ka fajin Rusia me keto qe po ndodhin, por shkaktare dhe fajtore jane vetem klikat dhe establishmenti politik ne Europe.
    U zhfuk socialdemokracia e kalbur ne France, Itali, Gjermani, Greqi, Poloni etj me politikat e saj liberale dhe aspak socialdemokrate. Renzi, Schulz Holland e te tjere sot jane kufoma politike.
    Per te gjitha keto Putini ishte fajtor?

    Ja shiko sorosistet e Ballkanit me Ramen ne krye qe e kane kthyer ate vend ne nje vend bandash kokaine dhe ndyresie politike ku asgje nuk prodhon, por eshte zhytur keq dhe me keq ne krim dhe ekonomi ilegalo-kriminale ne petkun e vendosjes se shtetit duke rrejpur dhe zhvatur familjet e mjera shqiptare.
    I keni pare ato pamjet e familjeve qe u hiqet asistenca sociale?
    Ata femije duken si femijet e Etiopise dhe Somalise, pamje qe „Dita“ nuk na i tregon por i shohim tek mediat e tjera.
    Pra lerini brockullat me Rusi dhe Putin su nuk ngjitin ne asnje rast, vecse se tregon varferine tuaj dhe manipulimin qe kerkoni ti beni opinionit.
    Por kush e lexon me Bedriun, pervec nje takemi qe u ka mbetur ora 12.00?
    Ah po, „Neti Vjosa“.

    P.S. Dhe tani pres kunderkomentet me fjalet: Janullatos, grek, serb, rus, kinez, etj,etj, brockulla te komentuesve me injorancen e tyre qe u shkelqen ne balle.
    Pastaj do te dalin disa te cmendur si Hamdi Dega dhe nje tjeter qe do te na rreshtojne bemat e Saliut, Lulit, Arvizu-se, dhe te tjere dhe te tjere me llomotitje qe nuk u lexoj asnje germe.
    Kjo eshte struktura e komenteve tek „Dita“ duke perdorur zhurmues te dale mendsh.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 12, 06:54

      Kesaj radhe, Claus,
      si djali Besnik i Janulles,
      e ke zbrazur barkun…
      Kot perpiqen keta amerikanet dhe keta te gazetes “Dita” , te hedhin drite mbi ndikimin e rusve ne Ballkan dhe ne Shqiperi!….
      Pyesni me mire Clausin se ai i di te gjitha…
      Regjimi kriminal i Rames, thote Clausi , frap paguan nje artikull tek gazeta amerikane dhe ja hedh paq nje skandali kriminal, pa u lagur…!
      Po ky Clausi yne i shpartalloka jo vetem keta te shumices parlamentare ne Shqiperi, dhe Gazeten Dita! …
      Bile, Clausi yne, i shpartallon edhe politikanet gjermane,
      se keta te Shqiperise nuki i ka gje fare…
      Ja, shikojeni dhe gjykojeni vet si shkruan Clausi :
      …Po ju tregoj nje histori…nga nje tubim elektoral ne Gjermani ku foles kryesor ishte kryetari i grupit parlamentar te CDU z.Kauder.
      Dhe e ka pyetur Clausi per ndikimin Rus ne zgjedhjet gjermane…
      Dhe…
      Zoti Kauder mbeti per pak sekonda si guak ( nga pyetja e Clausit qe e zuri “mat”…!!!)
      …filloi te llomotiste pa asnje lidhje ai Kauderi…a thua se kishte hedhur 5 litra birre ne gurmaz dhe rezultati, ASNJE PERGJIGJE KONKRETE per kete Clausin tone Analist te jashtzakonshem!…
      Medet, medet, deri ku shkon megallomania e Djalit te Janulles!…
      Por kesaj redhe e ka nje merite:
      Direkt dhe indirekt i ka dale ne mbrojtje Fese se Janulles dhe politikes se Putinit!…
      Kujdes, ju te DITA-s me Strukturen e komenteve , mos perdorni zhurmues te dale mendesh,
      por vetem komentet e Clausit…
      O Claus, une me mendjen tende,
      nuk vete as ne Hale…!

      Reply to this comment
      • Grenze Heimat March 12, 10:32

        Bravo Claus .
        Ky eshte realiteti .

        N.Vjosa ne i bir i bie fyellit .
        se ç’hyne janulla ketu , vetem Vjosa e di .
        a THU se Clausi i shau Molin e frances
        ?
        Qenke rende Vjosa , te qenka ftohur Trute o vella ,
        Ver kapuç dhe shall mbaji ngrohte
        te shkretat Tru , se edhe kjo te duhet ………………………………………………………..

        Reply to this comment
        • N.V. March 12, 12:30

          Grenze Heimat,
          Me qe tu dhimbska Clausi,
          pyete se ta sqaron ai se c’hyn Janulla ketu…
          Po munde i thuaj qe te mos bej pyetje kaq te veshtira here tjeter , se ai kryetari i grupit parlamentar te CDU- se, z.Kauderi,
          … qe ate dite qe e ka zene “mat” Clausi, nuk del fare as ne Publik as ne Televizion, une e shohe cdo dite edhe ARD-ne, ZDF-ne, RTL-ne, FOX, e ku ta di une, ne asnje televizion nuk del me prej pyetjes se Clausit se ka mbetur si guak…
          bile ka prere edhe birren,
          asnje Krikell birre nuk pi…
          Thone se edhe ata deputetet e tjere, kur shkojne ne tubime elektorale, pyesin njehere…eshte Clausi APO jo ne tubime…I ka zene tmerri nga pyetjet e Clausit…!
          Pa le Merkeli, eshte tretur aq shume nga kritikat e Clausit, sa ka deklaruar se vetem ne 2024-tren do jape doreheqen dhe nuk kandidon me…
          Sa per mua, o Grenze, mos bej merak, se je larg e nuk kujdesesh dot per mua, vetem kujdes Clausin, se te na ftohet ai,
          ku te gjeje Gjermania nje tip kaq te mencur sa Clausi…
          …pa le ne te Blogut te DITA-s, do ta ndjejme gjate mungesen e tij…
          Ah, medet, medet…

          Reply to this comment
  4. Gezimi March 11, 17:29

    …”Investigimi i 3 gazetareve amerikane faktoi se dergimi i Bashes ne Uashington eshte mundesuar nga Kremlini”…
    Natyrisht qe te tilla deklarimeve karagjoze nuk merr njeri persiper ti vere poshte emrin e tij. Kjo eshte arsyeja pse ky shkrim ka ne fund vetem nje – sa/dita – qe natyrisht nuk eshte askushi.
    Ato qe shkruajne se Donald Trump u be president i USA nga Nderhyrja e Rusise, ato shkruajne dhe se Kremlini i cakton presidentit Donald Trump dhe axhenden se ke duhet te prese ne takime.
    Pra kur Kremlini zgjedh presidentin amerikan (sipas Sorosit), pse mos dergoje ne Uashington dhe Bashen (sipas Rames)?
    Konkluzioni del pra se sot per sot Kremlini zoteroka boten, vetem Edi Ramen paska kundershtar…

    Reply to this comment
  5. mirel March 11, 17:51

    O Dita, beni pyetjen : A ka ndikim Bexhet Pacolli te qeveria e Rames ne blerjen e Parkut Kombetar te Divjakes?
    Pastaj japim pergjigjen per Bashen, apo vizitat vellazerore te Ramiut ne Beograd

    Reply to this comment
    • eDRAMA March 11, 20:39

      Aha, kot lodhesh or mik! Nuk i vjen zeri gazetes Dita te flase per Ed Ramen ne Beograd! Sikur gjysmen e kohes qe harxhon per Bashen ta harxhoje per te numeruar ato deshtimet e kesaj qeverise Rama, do te mjaftonin qe Rama te dale po aq zbuluar sa atehere ne ate plazhin publik…

      Reply to this comment
  6. Tonibuloni March 11, 21:09

    Njerezit ne perendim pa punu asnje minute marrin ma shume leke e jetojne 100here ma mire se ata ruse qe punojne 10 ore ne dite.Po tju hapesh portat ruseve 75%e tyre ikin ne Sh.B.A e neEurope.

    Reply to this comment
  7. alphade March 11, 22:47

    Z. “Intelektual” : Nje dite Caushesku,president i Rumani-
    se komuniste, po shkonte ne nje qytet te Rumanise,Timi-
    shoara edhe ku atje “hengri koken”, ne nje rruge dydege-
    she,shoferi e pyet: zoti President nga te kaloj ? Csushes-
    ku i tha: ” Sinjalin jepe majtas,por mbaja nga e djathta ” !
    Tash te kthehemi te Luli,zoti “intelektual” : A e mban
    mend ne fushaten amerikane ku Hillary Clinton garonte me kandidatin Trump. Me siguri qe e mban mend. C’beri
    Luli ? U turr me njehere per ne SHBA per te marre kon-
    takt me Podesten qe bente fushaten e Hilarit sepse Ba-
    sha ishte i sigurte qe Hilari do te fitonte. Supriza qe ,qe te
    gjithe e dime tashme,fitoi Trumpi. Nje dite me vone Luli
    e braktisi “miqesine” me podesten e Hilarit dhe deklaroi se PD ka pikpamje te njejta me PR te SHBA. dhe se PD
    demokratike mbeshtet fuqimisht PR te SHBA. Filloi luf-
    ten kunder K/ministrit aktual shqiptar per kritiken qe i beri
    Trumpit ?! GAFE e k/ministrit ! Nje vend i vockel desh te
    bente nje politike te madhe?! Pika qe s’u bie qeveritareve
    tane ! Shtrini kembet sa kini jorganin more te mjere!
    E bera te gjithe kete parentes per te ardhur ne ate ku tre-
    gohet ” taktikat” infantile te PD-s ! Shiko c’ben Basha vete
    ne SHBA, ben perojekje me lobing rus per te takuar Pre-
    sidentin Trump dhe per te bere nje fotografi me te per t’ja
    servirur shqiptare se sa shume e “donte” Trumpi PD te
    Saliut e te Bashes. Kjo nuk i eci ,fitoi PS dhe e mori gjithe
    ” tepsine” . Pas fitores se PS shancet per te penguar Re-
    formen ne Drejtesi dhe Vettingun u shuan. Rama u vu ne
    krye per realizimin e Reformes,sigurisht kur them se Ra-
    ma u vu ne krye te reformes e kanpm fjalen simbolikisht.
    Tash ka filluar te thellohet Vettingu. Po zbulohet grabitje
    marramendese te gjyqsorit e politikaneve: Siparin e hapi
    ish- K/prokurori LLalla , nje gangster ordiner,nje perfaqe-
    sue i rangut te dyte te mafias shqiptare. Gashit po i dalin
    prona marramendese. Radha avash – avash po i vjen Lu-
    lit,Berisheve,Metes,etj.duke mos injoruar te majten por pak me vone sa te kryhet ” cunami ” i pare ?! Ne keto rre-
    thana,eshte e pabesueshme por e argumentuar,banda
    pedeiste eshte vene midis ” shpates dhe murit” !? Reci
    eshte ndertuar enkas per mafian shqiptare. Kete e dine te
    gjithe delikuentet: vrasesisit,hajnat , politikanet e gjyqeso-
    ri imkorruptuar. Problemi i madh per keto banda nuk bur-
    gu por PASURIA ,ajo eshte qe dhemb me shume. Por
    Reforma ne Drejtesi dhe Vettingu parashikon investigimin
    dhe konfiskimin e pasurise qe nuk justifikohet me pagat e
    tyre. Ketu pikerisht qendron gjithe ” kuintesenca” e mano-
    vrimeve te Bashes dhe PD. Edhe me djallin mund te ba-
    shkohen vete per te shpetuar nga burgu dhe sidomos te
    mos u preket pasuria. Kjo shojegon takimin e Lulit me
    ambasadorin rus ne Tirane,marrje kontaktesh me ish-
    Oficeret e KGB ruse ne Amerike dhe lobingu per Bashen.
    Tash banda e PD i ka humbur shpresat. Anija e saj po fut
    uje nga te gjitha anet. Tash sikur keto qe thame te ishin
    pak na del ne skene kokaina e Kulicit,qe per aresye mas-
    kimi e ka nderruar mbiemrin ne Cekaj sepse tropojani Kulicaj ,zv.drejtori i,policise se Tiranes,idem si Shaban Memiaj , ishte ai qe mori pjese direkt ne ngjarjet e 21 Janarit ,ku me doren e vet Sali Berisha do te vriste krye-
    tarin e PS me shnaiper. Te gjitha keto perbejne shumu-
    min qe tregojne pse banda pedeiste po bente perpjekje nen rrigoz te merrte kontakte me ruset ….Koha do t’i tre-
    goje te gjitha keto tribulacione alla kineze te bandes pe-
    deiste. Koha po i demaskon keqaz,sidomos 620.32 ?! Kg.
    kokaine qe u kap ne Portin e Durresit.Kapja Kulicajt,mik
    dhe krushk i Sali Berishes do te nxjerre ne pah shume te
    panjohura deri me sot. Hamendesime ka patur dhe ka por mafia e Saliut deri me sot ka ditur t’i meshehe duke
    akuzuar kundershtaret politike,por tash nuk do ta kete kete “privilegj” duke hedhur gurin e fshehur doren. Qenit
    kur i vjen ngordhja shkon e permjerr ne deren e Kishes
    apo xhamise. Idem edhe fundi i Sali Berishes,Monstra e
    Vicidolit……,,,,!!!

    Reply to this comment
    • intelektuali March 12, 12:41

      Nuk i kuptoj dot te gjitha arsyetimet ne repliken tende per intelektualin, por nje gje e kuptoj fare mire:

      Si ka mundesi qe pinjollet e atyre qe ja kishin shitur Vatanin dhe BYTHEN Beogradit dhe Moskes ne vitin fatal 1943 ne Mukje duke hedhur poshte oferten angleze dhe qe sabotuan bashkimin e trojeve shqyptare me urdher nga Josip Broz Tito, keta rufjane enverista sot dalin pa piken e turpit dhe akuzojne opoziten si agjente te Moskes dhe KGB-se, ne nje kohe qe mbajne LIVE Piramiden e Kulcedres Bolshevike ne mes te Tiranes qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni, po keta pinjkolle rufjane te Partise se Punes dekorojne xhelatet e Enverit me medalje trimerie, u leshojne nga buxheti i shtetit pensione shtese veterani, qajne dhe vajtojne si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau me urdher nga Kremlini anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe asnjehere nuk jane kujtuar te kerkojne falje per krimet e komunizmit, perkundrazi tani dalin pa piken e turpit dhe akuzojne opoziten e paafte te Saliut dhe Lulit duke trumbetuar me demagogji te pacipe:

      JU JENI AGJENTE TE MOSKES DHE KGB!

      Kjo eshte njesoj si kur hajduti gerrthet e ulerin: “Kapni hajdutin”

      Prandaj:

      Lulzim Basha mund te kete shume te meta dhe ka kryer bile krime si ne rrugen e Kombit dhe 21 janar qe kane mbetur te pandeshkuara nga Drejtesia, por qe te akuzohet nga enveristet e Partise se Punes si sovjetik ne nje kohe qe ka dashur te pozoje per mburrje dhe per propagande jo me Presidentin Putin, por me Presidentin Trump,

      KJO ESHTE TEJET E EKZAGJERUAR!

      Reply to this comment
      • Jonuz Topuz Ballisti . March 12, 14:06

        na trullose o Kumandar ,
        mban mend se si spiunoje Zotrote tek Pampazada engleze ne 1943 ?
        po xhupin e meshinit qe ta dhuruan Anglezet
        per spiunlliqet si ballist i devotçem ?

        Ju Jeni Agjent i Anglise ,

        Po Basha eshte ne te njejtin grup me ju
        Agjent antikomunist i paguar nga amerikanet
        me seli tek Tajvani qe punon per hesap te Ruseve ?

        Valle mos e zgjodhen Lulzimen si djalke e Bukur ?

        Nuk do te ishte mire ta benin Krietar te LGB ?

        Kestin e rradhes kumandar kur do te na i Japin

        Reply to this comment
  8. alphade March 12, 00:24

    Komenti im…….

    Reply to this comment
  9. Arber Iliri March 12, 01:23

    Rezik real per Shqiperine, keto perpjekje ne Shqiperi jane me te fshehta dhe ne rethet e politikaneve.Luli me lobistet e tij eshte shembull i kesaj nderhyrje.

    Reply to this comment
  10. Nikolaus March 12, 01:23

    Po ishe antishqiptar dhe grekofil je automatikisht edhe prorus ne kontekstin politik te Ballkanit te sotem.
    Clausi nuk ben perjashtim nga ky regull. Miku (Rusia) i mukut tim (Greqia) eshte edhe miku im. Kjo eshte shume logjike dhe del nga nje silogjizem i thjeshte.
    Por me e cuditshem eshte qe qeni te “kafshoje doren e te zot”.
    Ja nje gje e gjeze:
    “Ha ne Gjermanine e falimentuar, qe nuk ben dot nje qeveri e qe nuk i ushqen dot gjermanet si ushqen Putini ruset dhe shan armikun tradicional te Gjermanise.
    C’kafshe mosmirenjohese eshte ajo qe ha kockat qe i hedh Merkeli dhe shan Merkelin dhe Gjermanine.
    Po te lexoni pak dhe me nje IQ nen 80 e mirrni vesh cili eshte nga komentuesit e mesiperm.

    Reply to this comment
    • Theofan March 12, 10:40

      Nikolaus ——–
      Ja qe nuk na duket ashtu Clausi ,
      edhe se Ti e kripos me Janulle e Rusi .

      Ti —– as qe e ke kuptuar Fare
      po fareeeeeeeeeeeeeeeeeeeee se ç’fare ka shkruar Clausi .

      ç’fare e keqe ke nga Miku [ rusia ]
      edhe sikur te jet keshtu ?

      Nuk kemi pare kurre Rusine te Bombardoje
      Vendet duke Eksportuar Demon kracine .

      Reply to this comment
  11. Nikolaus March 12, 01:25

    Po ishe antishqiptar dhe grekofil je automatikisht edhe prorus ne kontekstin politik te Ballkanit te sotem.
    Clausi nuk ben perjashtim nga ky regull. Miku (Rusia) i mukut tim (Greqia) eshte edhe miku im.
    Kjo eshte shume logjike dhe del nga nje silogjizem i thjeshte.
    Por me e cuditshem eshte qe qeni te “kafshoje doren e te zot”.
    Ja nje gje e gjeze:
    “Ha ne Gjermanine e falimentuar, qe nuk ben dot nje qeveri e qe nuk i ushqen dot gjermanet si ushqen Putini ruset dhe shan armikun tradicional te Gjermanise.
    C’kafshe mosmirenjohese eshte ajo qe ha kockat qe i hedh Merkeli dhe shan Merkelin dhe Gjermanine??
    Po te lexoni pak dhe me nje IQ nen 80 e mirrni vesh cili eshte nga komentuesit e mesiperm.

    Reply to this comment
  12. Theofan March 12, 10:41

    Nikolaus ——–
    Ja qe nuk na duket ashtu Clausi ,
    edhe se Ti e kripos me Janulle e Rusi .

    Ti —– as qe e ke kuptuar Fare
    po fareeeeeeeeeeeeeeeeeeeee se ç’fare ka shkruar Clausi .

    ç’fare e keqe ke nga Miku [ rusia ]
    edhe sikur te jet keshtu ?

    Nuk kemi pare kurre Rusine te Bombardoje
    Vendet duke Eksportuar Demon kracine .

    Reply to this comment
  13. Jonuz Topuz Ballisti . March 12, 14:08

    na trullose o Kumandar ,
    mban mend se si spiunoje Zotrote tek Pampazada engleze ne 1943 ?
    po xhupin e meshinit qe ta dhuruan Anglezet
    per spiunlliqet si ballist i devotçem ?

    Ju Jeni Agjent i Anglise ,

    Po Basha eshte ne te njejtin grup me ju
    Agjent antikomunist i paguar nga amerikanet
    me seli tek Tajvani qe punon per hesap te Ruseve ?

    Valle mos e zgjodhen Lulzimen si djalke e Bukur ?

    Nuk do te ishte mire ta benin Krietar te LGB ?

    Kestin e rradhes kumandar kur do te na i Japin

    Reply to this comment
  14. Alberti March 12, 20:46

    Personalisht nuk besoj se Moska ka ndikim neTirane. Per kete mjafton te shohesh aktivitetin fare te kufizuar te Ambasades Ruse ketu.
    Por ajo qe dua te them eshte se Partia Socialiste nuk ka asnje te drejte morale te akuzoje opoziten per pro-Ruse, sepse PS eshte pasardhese direkte e PPSH qe ishte pro-Jugosllave, pro-Ruse, pro-Kine.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 12, 22:14

      Keto finte Edi Rama dhe keta mafioze te PS-se i kane mesuar nga Partia e Punes dhe Enveri kur akuzoi Koci Xoxen si spiun te Titos kur ja kishte shitur me pare Vatanin dhe BYTHEN Jugosllavise Komuniste, pastaj akuzoi Liri Berishoven si spiune te sovjetikeve kur i kishte bere servilin Stalinit dhe Hrushcovit derisa u prish me ta, me pas akuzoi Mehmet Shehun si POLIAGJENT te gjithe Botes kur vete kishte spiunuar tek fashistet te gjithe shoket e vet komuniste qe nga Qemal Stafa e te tjeret.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*