A ka një plan për shkrirjen PS-LSI?

Alqi Koçiko March 4, 2015 15:04

A ka një plan për shkrirjen PS-LSI?

Kur kreu i LSI-së Ilir Meta do të deklaronte dy ditë më parë, se ende nuk është arritur një marrëveshje me PS-në në kuadër të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, të gjitha mediat u morën me pjesë e parë të anonçimit, “marrëveshje akoma nuk ka”. Në pjesën e dytë të deklaratës së shkurtër, atë ku Meta nënvizonte se nuk bëhet fjalë për “ndarjen e zonave”, por për “mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie”, nuk u vu re asgjë e veçantë përpos një refreni që kujdesej të theksonte se nuk bëhet fjalë për ndarje tortash politike etj etj.

Mund edhe të kishte qenë e tillë, në fakt, deklarata e Metës, duke e ditur se ai flet pak dhe eviton çdo lapsus.

Por deklarata e gjatë e ditës së djeshme nga nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani, që do analizojmë pak më poshtë, duket se hedh një dritë tjetër mbi kujdesin e Metës për të folur rreth “përzgjedhjes së kandidatëve të koalicionit” dhe jo ndarjes së zonave elektorale.

Për të bërë një parantezë, që pas shpalljes së aleancës PS-LSI në prag të zgjedhjeve parlamentare 2013, ndryshe e shumëpërfolura “aleanca e 1 prillit”, nisën të dalin në sipërfaqe të bisedave informale, disa teori, afërmendsh asokohe të guximshme e madje fluturake, se ky ribashkim Rama-Meta jo vetëm që është afatgjatë, por do konkretizohet “deri në palcë”.

Këta skenarë rëndom përfliten me gjuhë zhargoni, fjala vjen “Meta do t’i marrë atë, Rama do t’i kërkojë këtë” e kështu me radhë, por thelbi qe teoria e futjes nën një ombrellë politike të të gjithë të majtës. Shkrirje totale? Ndoshta, jo. Konfederatë si fillim? Mbase. Ishte në fakt një propozim që Skënder Gjinushi e kishte bërë edhe më herët, e mjaft të elaboruar. Ama të mos harrojmë se po kaq të theksuara ishin tezat e kundërta: Ky rikthim nuk do zgjasë shumë etj etj.

Por dje deklarimi i Ylli Manjanit ngjan të propozojë hedhjen e një hapi tjetër. Së pari le të shprehim rezervën nëse konferenca e shtypit tentonte të shprehte unitetin e së majtës në symeta ramatë e elektoratit, përballë ngjarjes dhe rastit ‘Tom Doshi’, por edhe me këtë element brenda ekuacionit, Manjani foli për vendosmëri në realizimin e “projektit tonë politik”.

“Më herët, jo sot, por të paktën 2 vite më parë, kemi vendosur ta realizojmë këtë projekt në bashkëpunim me Partinë Socialiste si një entitet politik i përbashkët, që quhet ndryshe e majta e bashkuar”, tha Manjani.

Çfarë domethënë “entitet i përbashkët politik”, po të lëmë mënjanë kuptimin e deritanishëm, atë të një aleance qoftë dhe jetëgjatë, “për të paktën dy mandate”, siç pohoi Meta në pranverë të 2013-ës? Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste lanë të kuptohej se një afrim edhe më i ngushtë PS-LSI, ka qenë diçka që është diskutuar në parti, padyshim jo solemnisht por me njeri-tjetrin; duke theksuar se përçarja e së majtës e mbajti aksidentalisht në pushtet PD-në për dy mandate dhe me kosto të rëndë për vendin.

A do të ndodhë diçka së afërmi? Një variant “konfederativ” mes dy partive që deri 11 vjet më parë ishin një, mund të kthehet dora-dorës në unifikim politik nën një logo të vetme. Nëse Manjani do lajmëronte krijimin e së majtës së bashkuar, pa ndryshuar asgjë nga formatimi i deritanishëm i koalicionit, ç’kuptim do të kishte?

Fakti është që nga përzgjedhja e kandidatëve të deritanishëm për garën e zgjedhjeve lokale, ngjan se LSI nuk ka fituar ndonjë avantazh të madh. Nëse ky “konservatorizëm” është shenja e parë e një afrimi të mëtejshëm institucional, deri në shkrirjen në një të dy enteve të mëdha politike të së majtës (por dhe të të tjerëve, siç thotë Manjani), kjo do të mësohet së shpejti.

Alqi Koçiko March 4, 2015 15:04
Komento

23 Komente

  1. latif March 3, 20:10

    Lushnje nuk eshte kategori e dyte,kurse Fieri eshte nje nga tre qytetet me kryesore te Shqiperise.Ne Fier me mire votojne Dritan Priftin,se LSI.

    Reply to this comment
    • tani March 4, 14:55

      Shkrirja nuk ka me rendesi sepse Rama me Meten po bejne si bashkekryetar qe sot. Por shkrirja duhet qe Meta te behet kryetar i PS-se. Kjo sipas marreveshjes se Lalezit qe Meta do rrinte kryetar kuvendi dhe me vone do behej kryetar i PS dhe kryeminister.
      Prandaj dhe Rama ka thene disa here qe nuk ka ndermend te plaket si kryeminister. Pasi marreveshja eshte qe tja kaloje stafeten Ilir Metes. Edhe kandidatet per kryetar bashkie shume i ka vendosur Ilir Meta por quhen kot te PS ngaqe nuk i votojne socialistet. Keshtu u be edhe me shume deputete qe sot e kane emrin kot socialiste por jane te LSI-se. Kjo eshte tradhtia historike qe Rama i ka bere votuesve per te mbajtur karrigen e tij. Marreveshja e Lalezit eshte turpi historik i Rames.
      Rama eshte bere nje lolo i Ilir Metes dhe gjithe vendimet e rendesishme i merr Ilir Meta. Sic vendosi Ilir Meta edhe per governatorin nderkohe qe Rama vajti dhjetra here tek Nishani. Meta as nuk e perfilli fare Ramen, dhe Rama i urdheroi deputetet te votonin si ushtare per nje anonim te zgjedhur nga Nishani me Meten. Te nesermen Meta vajti e prezantoi governatorin e ri ne banke gje qe ska ndodhur ne historine e Shqiperise duke treguar haptaz se kush e kishte emeruar. Kurse Rama merret me mbjellje pemesh dhe bojra. Edhe Tom Doshi me gjithe te keqijat qe mund te kete, eshte i fundit i listes Meta. Te gjithe ata qe e shanin Ilir Meten para 8 majit, jane hedhur ne rruge nga Rama. Sepse vendimet i merr Meta. Rama eshte nje lolo qe po shet votuesit e majte tek Meta.

      Reply to this comment
      • beni March 4, 16:05

        shume e sakte.

        Reply to this comment
      • ali asllani March 4, 16:18

        per fat te keq parashikimet e tua jan te verteta.drejt atije skenari po shkohet.kjo qasje edhe me afer midis Rames e Metes ka dhe nji arsye tjeter carja e madhe brenda PS,qe u kurorzua me Doshin haptas .,tregon friken e disfates qe mund te pesoje aleanca e ngjalave ne zgjedhjet lokale…kjo tregon qe eshtenji demostrim force brenda PS nga Rama per zerat kritik qe kan mbetur brenda partise,,qe kushdo qofte tani eshte i neutralizuar,sps cfardo qe te bejne Rama dhe Meta do qendrojne ne pushtet,,mjafton te marin 51 perqind..thjeshte po bejne llogarite ne baze te numrave..raportit te forcave sps PS do tkurret, natyrisht dhe LSI..humbes ne kte mes del Opozita sps sipas llogarive qe bejne PS .LSI ,mbi 60 perqind e elektoratit shqiptar eshte i majte.haha pragmatizmi qe ka perpire shqiptaret eshte e veshtire te thuash sot se ka mbetur nji e majte solide ne ideologji ,,natyrisht rol te rendesishem do luaj dhe figura e Berishes,ne kto zgjedhje,sps na pelqen apo jo portreti i tije eshte ngritur nga katrahura e 2013,..sidomos tek shtresat e varfra..ne ckontekst e them kete ..qe vertet Saliu shiu si desh me banden e tije po kshtu dhe Nano..por nuk u moren me fukarenjt,i lan te hanin nji cop buk ne kasollet e tyre vetem mos ngatrroheshin ne punet e tij..perkundrazi piktori po tregohet me i babzitur se gjithe paraardhsit e tije duke nxjerr dhjam nga pleshti,natyrisht me aprovimin e Metes.kjo do jete arsye vendimtare per fitoren e zgjedhjeve nga opozita.. nji rol te dores se pare do luaj dhe ish kryebashkiaket se nga cili krah do anojne..nji favor per opoziten qe jo pa qellim Berisha i ka mar ne mbrojtje ne menyr terthore,para publikut,kurse ne prapaskene ai eshte koka e pazareve..

        Reply to this comment
  2. ARGITA March 3, 20:23

    LSI KU DO QE TE JETE FITON

    Reply to this comment
  3. Popull March 3, 20:30

    Dritan Prifti eshte nga Kucova po nuk e con njeri se atje e kane zene radhen breket e Bashkim Finos.

    Reply to this comment
  4. AI... March 3, 20:49

    AS 30 PERQIND NUK MERR ALEANCA E QELBESIRAVE.

    Reply to this comment
  5. bbb March 3, 21:12

    Po qe se LSI ka bythe te dali vete e ta shofi sa ja vlen lekura…Ed Rama po perserit 1 prilli te dyte….

    Reply to this comment
  6. lomi March 3, 21:45

    O EDI RAMA MOS I BESO KURVES SE SKRAPARIT AI ESHTE 1000 HERE ME I FELLIQUR SE SA SALI KOQJA.

    Reply to this comment
  7. liri March 3, 23:06

    SKA CTE BEJ EDI /FAJTOR JEMI NE /SI DHAME VOTAT QE DUHESHIN PER TE QEVERISUR VETE / AI KISHTE DY VARIANTE O ME SALEN O ME LILON /MILO GJINUSHI SMOREN VOTA (DEPUTET) VARIANTI ISHTE LILO /KUR BEN KOALICIONTE JE I DETYRUAR TE ZBATOSH KUSHTET QE JANE FIRMOSUR

    Reply to this comment
    • Suferina March 4, 06:41

      Dakort o Liri, por ka edhe nje kusht qe mund te mos jete firmosur gjekund, por qe s’e mohon dot. Qytetet nuk jane te partive, aq me teper te atyre te korruptuarave, ndaj me voten e popullit, duhet bere qe keto marrveshje partish te mos perseriten me kurre. Une do isha per ate qe ne keto qytete ku ka marrveshje partish, populli te mos respektonte asnjeren, pasi ato nuk jane ne sherbim te popullit, por te partive. Le ta tregojme njehere vetem se dime ti mbajme nen kontroll partite dhe jo ato neve.

      Reply to this comment
    • lirindja March 4, 18:52

      Pse nuk e di ti liri qe u vendos qe LSI te merrte votat e aleateve te PS ne tavoline? Po kete e dine te gjithe. Se fundja ku vajten ato vota? Se tek PS nuk vajten se njelloj doli. Te thuash vajten tek LSI sqendron sepse aleatet e PS e sulmonin LSI. Por ja qe ne tavolinen e ngjalave u vendos qe te numeroheshin vetem votat e PS dhe LSI. Rama eshte i shantazhuar nga LSI qe prej 1 prillit.

      Reply to this comment
  8. Amet Baloshi March 4, 00:22

    S,mundem te flas per beratin e lezhen , po ky i kukesit , eshte ne radhe per ne burg , menjehere pas Likes. I ka zgjedhur me qiri kanditatet lsi , hajdute dhe te ndyre .

    Reply to this comment
  9. Dushi March 4, 14:07

    Zoti Ilir Meta eshte me Kancer mos e shqetsoni eshte per rruge te gjate.

    Reply to this comment
  10. Lomi March 4, 14:51

    Urime cuna! Tani do votoni ate qe keni sha dhe do shani ate qe keni votu!

    Reply to this comment
  11. ada March 4, 14:56

    Pak e veshtire me duket. Pervec shqiponjes se flamurit me dy koka, gjithcka tjeter do ngjante si deformim gjenetik, si ato bagetite me dy koka qe lindin andej nga zona e Elbasanit.

    Reply to this comment
  12. Bardhi Tolabi March 4, 17:13

    Turp,eshte te qendrojne akoma te ndare ne parcela,sepse keshtu sic jane,perbejne burim qe te shkojne dem votat e popullit te majte.Ne se votat e majta ndahen me dysh,mund te perfitoj i treti,Sali-Lulushi..

    Reply to this comment
  13. latif March 4, 17:33

    Qytetaret te braktisin partite dhe te zgjedhin per pushtetin lokal kandidate te pavarur,qe perfaqesojne veten e tyre.Keshtu i thyhen hundet partive.

    Reply to this comment
  14. pellazgu March 4, 17:49

    hallal o edi ta mori kalane nga brenda iliri / por un them tiqe mos ekput veshtir do jet bashk qeverisja ,kurse per policin eshteti,psh ne greqi nuk ke byth ta shikosh e jo ta shtysh se ta marrin shpirtin kurse ,to abbbaaanniiiia marrin me celular .por nuk kan faj se jan nja 20 kanale lajmesh dhe skan car japin .top sorri . opordhinjoni, toc me toc .shpif.5 tpjerdhet nga babaroma ene tiqe mos ekput, mjer ne shqiptaret, sajmir mos hiq polic por kerrbac dihet [kush bon faj

    Reply to this comment
  15. tomorri March 4, 19:24

    E shkelqyere ,ka ardhur koha qe tu jepet shume prioritet kandidateve te pa varur,populli ta zgjedhe vete kreun qe deshiron ta drejtoje,sigurishte nuk duhet mohuare edhe puna e konsulenteve dhe informatoreve per te zgjedhur nje kandidat te pamvarur por qe di ti shrbeje komunitetit me gjithe shpirt.Ketu kemi edhe nje gje shume te mire se ky i pa mvaruri nuk e leviz dote bishtin se populli e ka shume te lehte ti vere hekurat po qe se devijon nga besimi i dhene per çdo gje dhe ne te gjitha fushat.Atehere tja u shohim pak bythen keture partive qe e kane bere popullin çorap se ato jane krijuare per te sunduare dhe jo per te udhehequr kaq gje populli duhet ta dije.

    Reply to this comment
  16. Zogu March 4, 23:01

    Me duket shume me vend qe po shtohen zerat per kandidaturat e pavarura ne pushtetin lokal. Sot gazeta Dita e kishte si lajm te pare propozimin e Dojakes per kandidatet e pavarur. Nuk e kuptova nese per ket teme aleanca e majte e ka arritur nje marrveshje apo jo. Sidoqofte jam i bidur qe pavaresia e pushtetit vendor eshte nje kthese e forte dhe shume premtuese per nje te ardhme ndryshe(sot e ardhmja na duket e zeze). Nje sygjerim kisha per “shkrirjen” e PS – LSI, ne pamjen e gazetes paisja duket me shume si nje grirese dhe jo si nje shkrirese. Me pak fjale nese e keni menduar qe do grihen me njera tjetren ,i keni rene pikes. Ju lumte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*