APELI: A ka një shtrat për Moikomin?

Xhevdet Shehu November 10, 2015 10:27

APELI: A ka një shtrat për Moikomin?

U kërkoj ndjesë lexuesve, të cilëve do t’iu jap një lajm të keq: Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i njohur i letrave shqipe, ish-ministri i Kulturës dhe ish-deputeti Moikom Zeqo, është i sëmurë rëndë.

Para një muaji është diagnostikuar në Angli me leuçemi. Më saktë: Me leuçemi kronike.

Të njëjtat konkluzione arritën dhe mjekët shqiptarë të Tiranës. Nuk e vë aspak në dyshim dhimbjen, mirëkuptimin dhe keqardhjen që ndjen në këtë rast kushdo që i lexon këto rreshta.

Unë ndaj përditë dhimbjen me të si mik e shok të vjetër që e kam, pavarësisht optimizmit të natyrshëm të Moikomit.

Por që u ula të bëj këtë shkrim, (quajeni po deshët edhe një njoftim), ka një arsye të rëndësishme.

Kam biseduar gjatë këtyre ditëve me Dr. Sabit Brokajn, me Dr. Mustafa Xhanin, me Prof. Pëllumb Xhufin e të tjerë. Janë tejet të shqetësuar.

Mirëpo, aktualisht, Moikomi, më shumë se për miqësi dhe ngrohtësi shoqërore (që në fakt nuk i mungon) ka nevojë për trajtim urgjent dhe nuk duhet të vonohet aspak për t’i dalë së keqes përpara.

Në këtë rast, u shfaq një problem i madh (dhe aspak i ri) i institucioneve tona mjekësore. Moikom Zeqo ka nevojë për një shtrat në spitalin tonë onkologjik që të marrë trajtimin e duhur mjekësor, kimioterapinë dhe ndërhyrjen urgjente që i duhet bërë. Pastaj, pse jo, të mendohet edhe për dërgimin në ndonjë klinikë të specializuar jashtë vendit. Kjo është më e pakta që mund dhe duhet të bëhet.

Moikom Zeqo me gazetarin Xhevdet Shehu

Moikom Zeqo me gazetarin Xhevdet Shehu

Por Moikomi shkoi me çanta në duar, në dyert e onkologjikut, dhe pasi ndenji gjithë ditën, i thanë të kthehet në shtëpi e të presë se do ta lajmërojnë kur të hapet një vend.

Le të sqarojmë se ky publikim nuk synon “hatëre” speciale për atë, por një trajtim normal e dinjitoz, çka e meriton çdo qytetar i vendit. Për hir të së vërtetës, Moikom Zeqo nuk donte që kjo histori të bëhej publike. Por apeli ynë realisht i drejtohet jo vetëm shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe biznesit dhe individëve që kanë mundësi të ndihmojnë.

Kjo qeveri i ka të tëra mundësitë jo vetëm ta kurojë Moikomin këtu, por edhe të sponsorizojë kurimin e tij në klinika të specializuara jashtë shtetit. Nuk është rasti i parë ky.

Përndryshe, ne që e njohim dhe që e respektojmë këtë personalitet të shquar do të na ngelej të thoshnim: Le të lutemi për Moikomin!

Por, a mjafton kjo? Sidoqoftë, thonë se ndodhin dhe mrekullira. Le të besojmë te mrekullia. Dhe të shpresojmë tek mirëkuptimi i Moikom Zeqos: Na fal, Moikom, për këtë tradhti që të bëmë! Të tradhtuam, sepse të duam!

 

Xhevdet Shehu November 10, 2015 10:27
Komento

45 Komente

  1. maks November 10, 10:10

    Me vejn shume keq per Moikom Zeqon dhe i uroj sherim te shpejte .
    Ai eshte me te vertete nje njeri me vlere te vecante per letrat shqipe.
    Persa i perket merakut te disave per trajtim nga ana e shtetit kjo me duket e tepert se gjendja e tij ekonomike nuk eshte ne ate grade duke marre parasysh qe femijet etij shkollohen jashte shtetit.

    Reply to this comment
  2. Lleshi November 10, 10:17

    Mikomi njeri i mendjes
    na ka hapur pune
    e dini qe ju Dita
    po kerkoni shume ?

    S’eshte fjala per nje Moikom
    se kjo si qeveri
    nuk e ka problem
    ta beje edhe te ri

    Por kur te degjojne
    njerezit perjashte
    se mendja paska vlere
    hajde qe t’i mbash

    E kupton pse nuk mundemi
    Moikomin ta ndihmojme
    se gjithe njerzit e mendjes
    pastaj do pretendojne

    Po cfare duhet mendja
    ne kete Shqiperi
    a nuk mjaftojme neve
    me radhe ne ceveri ?

    Reply to this comment
    • Lleshi November 10, 10:18

      Te shkuara profesor Moikomit ! Sherim te shpejt !

      Reply to this comment
      • paculli November 10, 11:03

        le te shpresojme per mire, por nese eshte diagnostikuar me leucemi kronike ka maksimumi edhe nje vit e gjysem jete.

        me vjen keq qe e them kete por e kam provuar me njeriun tim me te dashur.
        edhe ne rastet me ekstreme kur arrin te besh gjithe kurat e nevojshme qe kushtojne nje djall e gjysem, jetegjatesia e te semureve me leucemi nuk shkon me shume se 3 vjet
        por kjo ne spitalet me moderne te planetit

        Reply to this comment
        • one 15 November 10, 11:06

          zoteri, shpresa vdes e fundit
          njeriut i jepet mundesia ta shtyje edhe 3 apo 4 vjet dhe nuk e dime nese gjate ketyre viteve edhe mund te shpujet nje ilac tjeter qe e sheron.
          keshtu qe fataliteti nuk ndihmon
          duhen gjetur fonde dhe akademiku yne te mjekohet
          4 apo 5 njerez na kane mbetur

          Reply to this comment
  3. Bariu November 10, 10:19

    Priviligjet mundesohen kur njeriu paguan privatisht ne rast te kundert trajtimi behet njelloj si gjith te tjeret dhe mojkomi duhet te mesohet se ne ket sistem funksionon vetem keshtu!
    A thoni ju te dites se esht i ren nga qelli kur ju dhimset paguajeni privatisht ose cojani erdoganit se atje i ka ra zemra!

    Reply to this comment
    • DASHAMIRESI November 10, 16:28

      Bari,ashtu si je negativ i skajshem edhe ne drejtime te tjera,e tregove veten edhe ketu . Nuk te pame te flisje keshtu,per rastin e deputetit te PD-se,Alban Zeneli .

      Reply to this comment
  4. Kati November 10, 10:27

    O Xhevdet, qënke shumë sensibël. Na mallëngjeve. Po më dalin lot.Besoj se ke kontribuar me gjithë pasurin tënde që të shpëtoj zoti Mojkom? Është dhe një vajzë e vogël 10 vjeç, e bija e një njeriu të parëndësishëm Xhevdet, si mendon kë të çojmë në Londër? Janë edhe qindra njerëz pa merita që vuajnë Xhevdet, apo mendon se janë të kategorisë së II-të? OK. Po Bëhem edhe unë më sensibël se ty. Të gjithë të sëmurët e shqipërisë le ti çojmë të kurohen në Amerikë. Me fondet e shtetit.

    Reply to this comment
    • ZHELEFINA November 10, 16:35

      z.Kati…,po e lexove mire shkrimin,ne te thuhej se nuk i eshte ofruar fare ky sherbim ne spitalin tone onkologjik,duke i thene te prese,deri sa te mund te lirohet ndonje shtrat . Ne gjithe boten u jepet perparesi njerezve te shquar,qe kane kontribuar per vendin e popullin e tyre. Por ty,me sa duket,te jane errur syte nga urrejtja per kundershtaret politike.Mbase edhe nuk ke gjak nga i yni .

      Reply to this comment
  5. Andoni November 10, 10:47

    I urojme sherim te shpejte Profesor Moikomit. Shpresoj se institucionet pergjegjese do te bejne te pa munduren per ti dhene ndihmesen e duhur, per ta kuruar ne nje klinik te specializuar

    Reply to this comment
  6. Mateoggoo November 10, 10:47

    Xhevdet te te vij zor, te shtune te diele nuk duhet te semuresh ka thene Beqja sepse doktoret jane pushim. Burre kafshe palaco.
    Beqo Rilindasi.

    Reply to this comment
  7. Arber November 10, 10:48

    Per Bariun dhe katin. Eshte turp te flisni keshtu per nje shkrimtar, shkencetar, ish-deputet dhe Minister Kulture, krijues i rreth 100 librave te nivelit te larte shkencor e artistik; figure mbarekombetare, per te cilit duhet te krijohet urgjentisht nje Komision Shteteror per te kerkuar donacione per sherimin e tij.

    Reply to this comment
    • Bariu November 10, 11:06

      Po ai i thjeshti si i behet kur ne kerkojm te priviligjojm kta te ashtuquajtur njerez te shkences e letrsise?
      Paguaj or vlla ky sistem nuk priviligjon kerken trajtim njelloj si gjith te tjeret!
      Ka spitale amerikane,gjermane turk po puna esht se kush te investoj e per mojkomm demagogun kush duhet te paguaj?

      Reply to this comment
      • Pena November 10, 16:44

        E ke nga vendlindja kete sindrome or shtaza Bari . I lindur e rritur ne shpelle….,nuk ka se si t’ia dish vleren dijes dhe njerezve te mendjes . Nuk mund te kerkohet me teper nga njetez si ti.

        Reply to this comment
    • Dritani November 10, 13:20

      S’e njeh Cobanin ti? Gabim. Cobanin e kemi me kimet si ze i drejteperdrejte i Janulles tek Dita. S’ka si te flas mire per Moikomin, se ky i ka hapur pune me tekstet shkencore.

      Reply to this comment
  8. Loni November 10, 10:56

    Cilit biznes i ben thirrje, zoti gazetar? Spitalet shteterore mbahen nga taksat e popullit, midis te cileve ka paguar gjithe jeten sigurime shendetesore edhe Moikomi.

    Ndaj, une them se se pari duhet te lutemi qe:

    Te na rrojne “pronaret” e universiteteve private, “kakademiket” prej pellushi, kokepalaret e partive, parlamentit e bashkive.
    Te na rrojne V(Rr)ip-at e tallavase e pisnesit dhe gjingjoneria e plepave e jarat me dhe pa mustaqe misri. Te na rrojne kazinote, llotot e sportit, llotoja “kombetare”, si dhe “koncesionet” e dhena mafies politike brenda e jashte vendit.
    Te na rrojne ndertimet pa leje, shitesit e detit dhe “delet e zeza varmihese” qe po ndrojne kombesine e te vdekurve.
    Moikomi ben pjese ne kategorine ne zhdukje e siper te njerezve te mire e te ditur, te cilet perbejne palcen e nje kombi. Mirepo ne nje vend ku edhe shoqatat e te drejtave te njeriut jane specializuar vetem me dy kategori gjalleshash: homoseksual ose “homogjen”, apo ku qeni vishet sipas modes se fundit, ajri per njerezit e mire si Moikomi eshte bere mbytes.

    Reply to this comment
  9. perkthyesi November 10, 11:17

    Per mediokrit qveritare ka shtreter, madje dergohen dhe jashte per kurim, ndersa per keta intelektuale te pakte te mbetur ne Shqiperi, behet apel per shtrat….A ka me paradoks se ky lajm?

    Reply to this comment
  10. eraldo November 10, 11:25

    I uroj sherim te shpejte profesr Moikomit.

    Reply to this comment
  11. Mustafa Macmillan November 10, 11:52

    Shteti te bej te pamunduren per te ndihmuar nje personalitet te tille sepse ai i ka dhene shume vendit tone .

    Reply to this comment
  12. Nuk kam cte bej November 10, 13:11

    Kjo qe po ndodh me Moikom Zeqon me kujton ate cka ngjau edhe me Xhevahir Spahiun. Keta do te kujtohen kur Moikomi te jete bere gjysmak apo te kete shkuar ne Boten tjeter. I uroj te shkuara Profezor Zeqos!

    Reply to this comment
  13. Koli November 10, 13:37

    Ketu duhet te jesh hajdut dhe te kesh vjedhur nja njezet tendera qe te kete rrespekt qeveria per ty.Qeveri e papergjegjshme qe nuk i plas fare as per njerezit e shquar te ketij vendi.Turp.Le te marrin Jaguar qeveritaret tane se per ata kane nevoje me shume.

    Reply to this comment
  14. Tarabosh November 10, 13:39

    Me vjen shume keq per profesorin! I uroj sherim dhe jete te gjate! Me kete rast dua ti them Xhevdetit dhe Xhevdetave te tjere qe te shkojne te perplasen tek hajduti Ilir beqja. Atij nuk i kushton asgje nje kontribut i tille. Nje tender nga 31 qe ka fituar deri me tani. Por keto nuk japin asnje lek. Keta dine vetem te marrin. Paskan ardhur te urritur ne kulm! Mbajini, votojini, ushqejini! Keta meritojme! Te vdesim te gjithe! Vetem monstrat e Rilindjes, me te dashurat dhe prostitutat e tyre, te jetojne dhe gezojne!

    Reply to this comment
  15. Vëzhguesi F. November 10, 14:04

    Keqardhje per studiuesin e nderuar. Shpirterisht i uroj sherim te shpejte. Gjykoj se ky apel i ketij gazetari i kalon caqet kur i drejtohet shtetit per kete problem shqetesues. Une, pavarsisht menyres se konceptimit te tyre, por jam dakort me thelbin e ndonje komenti. Sot, ne sistemin ku jetojme ka shume biznese edhe ne fushen e sigurimit shendetsor. Natyrisht ne keto institute nuk mund te sigurohen fukarenjte qe jane me shumice por ata qe kane nje burim te ardhurash, po! Se ja si vjen problemi dhe te gjithe i drejtohen shtetit apo qeverise. Te kuptohemi. Une uroj qe qeveria te sponsorizoje dhe te siuguroje mundesine per kurimin e ketij personalietti te letrave ne klinikat me te mira te botes, por kjo qeveri ka detyrim per gjithe qytetaret e tjere te ketij vendi, edhe per ata qe nuk kane acses dhe nuk njihen, por jane njerez, madje jane ende pa e filluar jeten, nese do t’i referohem rastit te atij djalit te vogel qe ka nevoje urgjente per transplant te melçise.

    Reply to this comment
  16. Qytetar November 10, 14:09

    Uroj sherim per M. Zeqon. Gjithashtu uroj qe Xhod Shehu te kete te njejtin shqetesim si ka per Moikomin edhe per cilido person tjeter qe nuk ka qene deputet por qe ka po ato telashe me shendetesine ” falas ” te Beqes.

    Reply to this comment
  17. Kusaxhe November 10, 14:13

    Zoti e ndihmoft se shtepi dhe shendetsia ne Shqiperi ka marre fund

    Reply to this comment
  18. Niko November 10, 14:20

    Moikomi eshte ajka e intelektualizmit shqiptare dhe peshon me rende se gjith politikanet e sotem shqipetare te mar sebashku…Kur ai nuk ka nje shtrat, ndoshta ameshimi,vajhalli se cndodh me kete popull…

    Reply to this comment
  19. shkerdhatokracia e rilidjes November 10, 14:24

    duke dhene vizionin e reformes se shendetesise,dhe kur statistikat flain per rritjen e kancereve ne popullsine tone,si pasoje
    e ushqimeve
    ndotjes se ajrit
    duhanpirjes ven e paa vend
    gazrave te mjeteve te vjetruara
    naftes qeedhe sot esht po aq skarco sa ajo q u hodh ne det
    qeveria te mare masa per te semuret tu hapen ambjente te tjera te fushes onkollogjike,dhe te mos beje sensibilizim te dites kundra kancerit me muzike ne kodrate liqenit.
    jeta eshte e cmuar, per kedo edhe majkomit i urojme sherim,por duhet vizion e show per mjeksi falas,se ajo do jete djegas,ne leke dhe kur jeta nuk na shpeton

    Reply to this comment
  20. kipi November 10, 15:01

    Sherim te shpejte! Cfare pret shteti?

    Reply to this comment
  21. Moza November 10, 15:31

    Dhimbja eshte me e madhe se ato qe shprehin lotet,ka prekur gjithe qenien time.Personalitet i spikatur i kultures sone, me 100 libra ,artikuj e shkrime.Tri here “doktor” se nuk iu dha “profesor”per “te meten” e tij te b…lepirjes se pushtetareve.Jemi ndjere krenare me studimet e tij per vazhdimesine e kultures iliro-shqiptare.Edhe ju te DITEs i keni botuar. Sherbimi i shtetit per Mojkomin ne keto caste eshte sherbim per kombin.Te behet ceshte e mundur per sherimin e tij!

    Reply to this comment
  22. gjermani i fundit November 10, 15:37

    Sherim te shpejte prof. Moikomit! Shtrati i te semurit nuk eshte lemoshe por nje e drejte per kedo pacient. Nqs nuk ka shtreter te plase koken ministri, drejtori, mjeku, qe paguhen nga fondi publik per te qene te gatshem per kete pune.Turp dhe faqja e zeze, me kujtohet kur kisha nenen ne krahe dhe me gjezdisnin nga nje pavion ne tjetrin, kur me sorollatnin mua qe s’e kisha hall fare per para, mjere ky popull

    Reply to this comment
  23. fteri November 10, 15:40

    Iurojme sherim sa me te shpejte MOIKOM ZEQOS ,shteti ta ndihmoje kete njeri te madhe.

    Reply to this comment
  24. sotiraq naci November 10, 15:49

    Me keqardhje dhe optimizem per sherim te mirete Z.Zeqo.Bashkepunoj me grupin me te mire te specialisteve dhe mjekeve ne USA.ne fushen e mbrojtjes dhe kurimit te mbi 350 semundjeve dhe crregullimeve,me Anti oksidantet me te fuqishem dhe produktet kompesuese te organizmit, ISOTONIX.Edhe per zotin Zeqo ka nje zgjidhje .Urgjentisht i rekomandoj te filloje trajtimin me to pa humbur kohe.Keto nuk interferojne me asnje lloj medikamenti,detoksifikojne organizmin,ushejne te gjitha organet me element qe i mungojne.Secialistet amerikane per kete diagnoze rekomandojne:OPC-3 ;ORAC; ULTIMATE ALOE ;VITAMIN C.Te gjitha keto prodhime Isotonix qe organizmi i absorbon per 20 miuta 100%.Per me shume klikoni ne internet:www.global.shop.com/evgjeni22.ne faqen Health and nutrations.Nese doni me shume informacion telefononi:239-234-9183.Me respekt dhe sherim te mire bashkeatdhetari S.NACI Naples Florida USA

    Reply to this comment
  25. Fatmiri November 10, 16:01

    Maikomi eshte nje asset i rendesishem i kombit dhe i shtetit , se qeveria ( qeverite) nuk i kane ne inventar assete te tilla. Eshte shkruar per fatin e njeriut ne pergjithesi por per fatin e intelektualeve nuk permendet njeri. Me gjithe ate dialektika nuk ti jep te gjitha : ne pergjithesi po te dha mend nuk te jep pasuri . Dhe nje gje e tille mund te spegohet se : mendja eshte nje pasuri qe eshte e destinuar te vihet ne sherbim te njerzimit-pra eshte nje pasuri shoqerore pavarsisht se prodhimtaria e saje ka nje kosto e cila ne me te shumten mbulohet dhe duhet te mbulohet nga shoqeria . Te gjithe jemi te vdekshem , por ne se vete njeriu me shkencen qe ka zhvilluar, ne kete rast – shkencat mjekesore , ka arritur qe vdekjen ta shtyj sa me shume , eshte krim, qe nje njeri kush do qofte, para se te vdes te mos i sherbehet me te gjithe arsenalin e mundesive qe ka krijuar vete njeriu sepse shkenca eshte nje arrritje e vete shoqerise njerzore . Sherbimi per njeriun e semur , mendoj se duhet qe te mos kete kosto per te semurin , ai quhet me nje fjale te larte”humanitar” – pa varsisht se shoqeria e sotme e ka kethyer kete sherbim , fatkeqesisht ne biznes.

    Reply to this comment
  26. Stralli November 10, 16:03

    Sherim te shpejte eruditit Moikom Zeqo.
    Njoftimi i gazetes nuk eshte etik, parvaresisht qellimit qe ka autori.

    Reply to this comment
  27. Torontiani November 10, 16:34

    Ber mire, Xhevdet,

    E kujtoj Moikom Zeqon…
    duke ber sa mundte per Frederik Rreshpjen, pastaj per dike tjeter, dhe me se mbrami, per Skender Drinin, ndjese pacin, te gjithe…
    Frederiku ashtu e kishte zgjedhur udhen e vete,
    Skender Drini u sakrifikua, mes tjerash, edhe per bukurine e Familjes si shenje e Fatit,
    Gjithe krijuesit, aq me shume ne Shqiperi, ne nje truall me gjuhe te vogel, sado e pasur qe ajo eshte, nuk e kane pasur te lehte…

    Kur, eshte e sigurt, ata e kane paguar dhe vazhdojne ta paguajne deri ne fund taksen qytetare ndaj Shtetit, qe tere jeten besuan se e donin me te mire dhe dikur do behej i tille…
    Nese nuk e beri te veten Idene e Tyre, ky shtet le te bej sadopak kujdes per Trupin e tyre te lodhur perballe jetes nen performancen e zyrave.

    Le te shpresojme!

    Reply to this comment
  28. viktor November 10, 18:02

    I uroj sherim te shpejte mikut tim! Ne QSUT i eshte bere nje sherbim shume profesional dhe human! Sigurisht mbase duhet nje sherbim me i shpejte! Pa dashur qe te lendoj asnje nga te dashurit miq,Z.Xhevdet Shehu merr mundimin dhe fali pak kohe mikut duke hapur nje llog/bankare per rastin e le te kontribojme qe te gjithe me sa mundesi qe kemi!Moikomi eshte pasuri kombetare! Flm

    Reply to this comment
  29. N.VJOSA November 10, 18:43

    U preka pa mase kur degjova per kete fatkeqsi qe ka zene nje nga shkrimtaret, studjuesit dhe njerzit me te ditur te ketij vendi …
    Moikomin e njoh qe nga fakulteti, pastaj nga gazeta dhe u be nje kohe e gjate, largimi nga Shqiperia, qe nuk e kam takuar…
    Po lexoja nje nga nje komentet, dhe te them te drejten, me ben peshtypje se Shqiperia ka njerez te mire dhe Humane, por po prishet shoqeria…Midis njerzve ka dhe shume Kafshe me dy kembe…
    I nderuar Xhevdet, ti ke bere shume mire qe sensibilizon Opinionin Publik per Moikomin tone te shtrenjte…
    Nga ana ime do ti thosha Moikomit, ta marre jeten ashtu sic vjen dhe te beje gjithe perpjekjet e mundeshme…Pyeta nje person te Familjes sime, mjeke qe ka mbaruar ketu ne Austri prej 20 vjetesh dhe me tha se varet shume nga lloji i Leucemise…Ka nga ato qe zgjasin shume, edhe mjekohen me komoterapi, sidomis leucemit kronike,, (por varet nga lloji…)ndersa ato akute jane me agresive…
    Per keta komentuesit pa shpirt, do te tregoja nje histori te shkurter, morali i se ciles besoj se do tu vleje…Me ka rene rasti te ndihmoje shume njerz ketu ne Austri, midis te cileve dhe motren, qe u dergj afro dy muaj ne Spital, ne Tirane dhe nuk i percaktonin dot sakt diagnozen, shpetoi ne fije te perit…Shkova me gjithe gruan ne Tirane dhe kur e pame se nuk kish zgjjdhje, e prume ne Austri, iu bene analiza e ekzaminime privatisht, u diagostikua , me pas u operua nga nje semundje qe mund ti kushtonte Jeten…Por rasti qe dua te tregoj eshte ky:
    ….Atehere, punoja me taksi, si pune te dyte.Nje dite hypi nje pasagjer, rreth te 60-tave dhe rruges, duke biseduar me tha:
    -Te shikoj pak te shqetesuar, ke ndonje hall?…
    -Po i thashe, por ti nuk besoj se me ndihmon dot…
    – A mund te ma tregosh hallin tend ?- kembenguli ai me tej.
    – Po , -i thashë.
    Dhe ja tregova.I tregova per nje shok te ngushte timin ne Shqiperi, i cili kish kaluar nje infarkt dhe e kish te te nevojshem nje Operacion Zemre…
    , por operimi kushtonte shume dhe mundesit per ta shpetuar ishin te vogla….
    Me degjoi me vemendje, me tha se ish pedagog ne nje Universitet te nje qyteti te madh austriak dhe se njihte drejtorin e nje spitali te specializuar vetem per operacione zemre…Pime nje kafe,
    Shkembyem numrat e telefonit dhe Pedagogu zemerbardhe, pas 10 ditesh me telefonoi, kish lene nje takim me KryeKirurgun e nje spitali te degjuar…..U gezova pa mase dhe njoftova shokun tim te semure te vinte…
    E takuam Kirurgun e degjuar dhe u prezantova me te.
    -Çfare mund tu ndihmoj?- me pyeti.
    -Jemi 39 shoke i spjegova dhe njeri prej nesh eshte i semure nga Zemra dhe e ka te nevojshem nje nderhyrje operacionale…Por ne Shqiperi, siç mund ta keni degjuar, njerzit jane te varfer dhe kemi problem financimin e Operacionit, – i spjegova…
    – MË SHKRUANI DHE MUA SHOKUN E 40-TE…., tha aty per aty…Une do ta operoj ate gratis, neqoftese duhet te operohet, por fatkeqsisht nuk mund te detyroj gjith ekipin operacinal te punoj gratis…Natyrisht , pjesa ime eshte pjesa e luani, tha dhe qeshi…
    – Por shoku dhe Miku yt, duhet te shtrohet rreth tre dite ne Spital, te behen ekzaminimet e nevojshme dhe te vendosim ne se duhet operuar ose jo…Mund ti nderhyjme me nje stenografi, me nje sonde specjale mbi nje ene kryesore gjaku dhe ne se e çbllokojme Venen e bllokuar apo te ngushtuar, ndoshta nuk do jet i nevojshem Operacioni…
    Dhe keshtu u be.Miku im beri analizat dhe nderhyrjen ne Venë, fatmirsisht ena e gjakut u çbllokua, mori ilaçet e nevojshme…vazhdoi plot 14 vjet me ilaçe, i urganizuam dhe nje konsulte tjeter, por mjeket thane se fatkeqsjsht muret e Zemres ishin si cipë qepe…dhe nuk mund te nderhyhej me operacion…Dhe keshtu vazhdoi mjekimi per nje kohe te gjate…
    E tregova kete histori, se si nje pasagjer i zakonshem, nga nje shtet tjeter,
    u be sebep te shpetohej nje Jete Njeriu…
    …se si nje Kryekirurg i nje Spitali qe kryente 950 Operacione ne vit, ne Zemer dhe kish vetem nje Vdekje, shfaqi deshiren e vet PER TU BERE SHOKU I 40-TE I SHOQERISE SONE….
    Ja ore njerez te vegjel e meskine, qe tregoheni kaq indiferent dhe shpesh dashakeqes per nje nga Njerzit e rralle te Kultures shqiptare…!
    I nderuar Xhevdet, i thuaj Moikomit se nje shoku yt i Shkolles, merr persiper te shoqeroje dhe te ndihmoje aq sa kam mundesit, per ti ardhur ne ndihme Moikomit, ketij Personaliteti te shquar e aq te apasionuar te Fjales shqipe dhe te kultures sone…Para vitit te ri une do vij ne Shqiperi dhe do te takoj…

    Reply to this comment
  30. lis dushku November 10, 19:17

    Jete te gjate personalitetit te vecante te kultures shqiptare Moikom Zeqo!

    Reply to this comment
  31. Petro November 10, 21:53

    Sa me pikelloi ky njoftim publik per semundjen e atdhetarit, dijetarit, njeriut zemerbardhe Moikom Zeqo dhe sa me neverit papergjegjshmeria e burokracise shteterore ndaj kesaj vlere shumedimensionale! Hapni nje llogari bankare, publikojeni numrin dhe kush e ndjen veten Njeri te kontribuoje me sa te mundet per t’ia zgjatur jeten fisnike. Nderkohe lutem me shprese se do te sherohet.

    Reply to this comment
  32. Leonardo da Vinci November 10, 22:19

    Keqardhje per gjendjen shendetesore te njerit nga personalitetet me te medha te dijes shqiptare dhe per njerin nga i9ndividet me te mire te sferes publike. I urojme sherim sa me te shpejte dhe i bej thirrje qeverise te beje maksimumin per ta ndihmuar. Me shume respekt per z. M.Zeqo.

    Reply to this comment
  33. NIKO November 10, 22:32

    MIKU IM XHEVDET. SHUME DREJT MENYRA E ADMINISTRIMIT TE PROBLEMIT NGA ANA E GAZETARIT DHE JO E SHTETIT. AJO QE ME SHQETESON MUA ESHTE THIRRJA QE JU SI GAZETAR I BENI SHTETIT QE TE BEJE DETYREN . KETE SKUPTOJ DOT. SHERIM TE SHPEJTE PER ZOTIN ZEQO.

    Reply to this comment
  34. Lebel Progonati November 11, 16:05

    Kam bindjen se me vullnetin qe keni do te dilni mbi semundjen. Zoti ju ndihmofte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*