A ka oligarkë Shqipëria? Ja çfarë thotë ministri Ahmetaj

September 3, 2018 16:25

A ka oligarkë Shqipëria? Ja çfarë thotë ministri Ahmetaj

 

A ka oligarkë Shqipëria? Ka qenë pyetja e drejtpërdrejtë e gazetarit Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”, për ministrin Arben Ahmetaj, teksa ky i fundit vlerësoi se ideja e oligarkëve është një ide e mbështjellur keqazi nga mendje brenda opozitës për të kriminalizuar ekonominë.

“Ka oligarkë vetëm në virtualitetin e mendjeve të sëmura. Njerëzit që punojnë riskojnë, e në raport me riskun ka edhe benefitin dhe suksesin, por edhe falimentimin. Kjo ideja e oligarkëve është një ide e mbështjellur keqazi nga mendje brenda opozitës për të kriminalizuar ekonominë. Ka një mënyrë prej shumë vitesh për të kriminalizuar çdo gjë. Njerëz që punojnë në ekonomi kanë nevojë për respektin tonë dhe kanë detyrimin ndaj ligjit”, ka qenë përgjigjja e tij.

Një tjetër pyetje e drejtpërdrejtë për ministrin Ahmetaj ka pasur të bëjë me pastrimin e parave në Shqipëri, një çështje tepër e diskutuar.

Duke e vlerësuar sistemin bankar në Shqipëri me rregulla tepër të forta, Ahmetaj vë në dukje se është bërë gjithçka për ta ndaluar pastrimin e parave, por siç thotë ai që “pastrojnë paratë, mundohen të përdorin të gjitha poret e sistemit”

“Në këndvështrimin teknik, global të gjithë vendet e kanë riskun. Në Shqipëri çdo transfertë kontrollohet, rregullat janë shumë të forta. Nga ana tjetër të gjitha ata që pastrojnë paratë, mundohen të përdorin të gjitha poret e sistemit”, ishte përgjigjja e Ahmetajt.

Ditët e fundit është hasur edhe një dizbalancim mes raportit të njerëzve që përfitojnë pension, që sa vjen e shtohen dhe atyre që ikin në emigrim, duke ngritur pyetjen se brezat e së ardhmes mund të ndodhen përballë faktit që nuk do të përfitojnë dot pension.

Ministri Ahmetaj duke e pranuar si problematikë vuri në dukje se deri më tani raporti mes kontribuesve dhe atyre që marrin pension duhet përmirësuar në vijimësi, çka deri më tani qeveria po e bën.

“Nëse nuk përmirësohet raporti mes atyre që kontribuojnë dhe atyre që përfitojnë, rrezikohet skema e pensionit. Raporti ka qenë 1 me 1, sot e kemi përmirësuar 1,2 me 1”, u shpreh Ahmetaj.

a.s/dita

September 3, 2018 16:25
Komento

7 Komente

  1. ngelesh pa ...fjale me keta, "udheheqes", te popullit... September 3, 17:11

    po ku e gjete sakrificen dhe riskun, ti o fytyr mi haleje tek keta biznesmene ??? . po a nuk jane ngrite te gjithe bizneset me mall te vjedhur shteteror, dhe “kthim e kompensim pronash ish pronareve” me vendim KUSHTETUTE ? po ti dhe ata qe jane si ty, kthimin e “pronave ish pronareve” dhe vjedhjen e prones “ish shteterore” dy krimet me te PERBINDESHME, ne shqiperi i quani ….NORMALE

    Reply to this comment
  2. Kris 1 September 3, 19:03

    A eshte Ahmetuxhin Ahmetaj oligark?

    Reply to this comment
    • mirel September 3, 21:01

      ky qelbesira qe nuk i kishte as nje pale pantallona te sakta sot eshte oligart.
      kaq mjafton per te ndjekur fme “interes” filozofimet e Ben vjelles mbi ekonomike dhe oligarkine

      Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku September 3, 19:58

    Nje. Cope analfabet me shkolle 8 vjecare, se per anglisht ka mbaruar, i gjate sa i top m.. sa und na Bo sikur ceshte, hajdut e kurvar ky fare surati, me Ato Komet e shtremberoi qe EC Mu si pinguin I zgjedh sekretaret te bukura ky baxhelle e i shtetit neper Bote me leket e shtetit e taksapaguesve shqyptar.

    Minister financash ky trapi…
    Booooo do thosh Jovan Bregu

    Reply to this comment
  4. Lili September 3, 20:15

    Oligark ai qe bene pasuri duke vjedh pronen shtetenore e pronen private,
    Kemi shume qe ketu kane vjedh rezervat e shtetit shqiptar e i kane ba prone te veta ne minier, ne nafte, ne bregdeti ,ne lumenjt…etj ne konsesione

    Reply to this comment
  5. H September 4, 10:24

    Shqiperia ka vetëm hajdutë. Mos i zbukuroni emrat.

    Reply to this comment
  6. Adih September 4, 11:53

    Ore mesues i Anglishtes i plepave , pervec vjedhjes pronareve ,dhe te truallit shteteror ,kush do i pagoje , denimet ndaj shtetit te dhjere e te pa pergjegjshem shqiptar ne gjykaten e STRASBOURGUT :A po keto para burojne nga kominiteti qendror i PPSH tuaj .
    Na i shpjego pak Z MANEN , dje i Berishes dhe sot i juai qe i keni vene nofken “Biliardier” ,po shkateron me lejen tuaj natyren ,po betonozon bregdetin ,ajken e tij ,me 1 euro m 2. Pa haruar dhe me truallin privat Na i shpjego ,o i pa fytyre ,oligarget tuaj . Ti o min i plepave te anglishtes ,je fajtori kryesor ,i ketij mega borxhi qe keni qullosur dhe bie mbi ne popullin , dhe ti je kllohuni kryesor i kesaj katrahure .. Populli i ka kuptuar me kohe ,por prisni Vettingun tuaj ,dhe ne populli do shikojme gallate me ju . .Do ju sjjellim sapun ne rec te Shkodres . Ju premtojne ,natyrisht pa haruar dhe Zamir Manes tuaj “BILIONER”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*