A ka pakt të Izetit me Berishën?

September 7, 2018 10:52

A ka pakt të Izetit me Berishën?

 

Ditët e fundit është rikthyer vrullshëm në vëmendje të opinionit “Dosja Hajdari”, ish-deputetit demokrat që u vra 20 vite më parë në Tiranë. Ai që kërkoi rihapjen e çështjes ishte Izet Haxhia, ish-truproja e ish-Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Izeti u kthye në Tiranë nga Turqia ku kishte gjetur strehë për gati 20 vjet me radhë, pasi ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Tiranës si i implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit. Tani ai është në gjendje arresti dhe pret rigjykimin e tij, një rigjykim që do të bëhet duke rihapur çështjen nga e para.

Entuziazmi i ditëve të para lidhur me këtë rishqyrtim të çështjes, duket se është zbehur ditët e fundit. Pas tërheqjes së trupës së parë gjyqësore të apelit në Tiranë, edhe trupa tjetër është bërë gati të refuzojë gjykimin. Thuhet se shkaku është një:  konflikt interesi. Dhe pyetja që bëhet në këtë rast nga shumëkush është: Ç’është kjo frikë për të gjykuar Izet Haxhinë? Por përtej justifikimeve që jepen për vonesat e gjyqit, duket se ka diçka më të thellë.

Për të dhënë një tablo më të qartë të asaj që po ndodh në skenë dhe prapaskenë, ne iu drejtuam dje avokatit aktual të Izetit, Bashkim Nikolla, me të cilin kemi zhvilluar një intervistë të gjatë para pak më shumë se një muaji. Në këtë intervistë të re ekskluzive për ‘DITA’-n, Nikolla u jep përgjigje të gjitha dyshimeve që janë ngjallur, ndërsa shpreh vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Pse janë trembur gjyqtarët që i largohen kësaj çështje?

Kush është më i frikësuar nga rihapja e çështjes Hajdari dhe e vërteta mbi akuzat e Romeo Karajt dhe marrëdhëniet në familjen Haxhia…

Intervistoi Xhevdet Shehu

Avokati Bashkim Nikolla

Zoti Bashkim, po e vazhdojmë një bisedë të nisur ndonjë muaj më parë për një çështje me interes të gjerë publik. Cila ka qenë ecuria e deritanishme e procesit qe keni marre përsipër?

Pyetja juaj ka dy përgjigje: E para. Publiku dhe interesi i tij, është si lumi që nuk pranon diga. Mirëpo në këtë rastin që po flasim ka plot diga dhe ju i dini shumë mirë se ç’janë këto diga…

E dyta. Ecuria e procesit dje sot dhe nesër është e determinuar nga ligji i procedurave penale i cili nuk merret me emra por detyron gjyqtarët apo prokurorët e një çështjeje të caktuar të respektojnë detyrimet ligjore për shkak të detyrës dhe në përputhje me të. Pra shkurt çdo gjë është në shinat përkatëse procedurale pavarësisht “gurëve në rrota” që kërkojnë t’i vënë segmente të caktuara.

Ku ka ngecur “dosja Hajdari”?

Kush tha se ka ngecur. Unë po ju them: Nuk ka ngecur, ajo po vjen si një tajfun i vërtetë, për drejtësinë që kaq shumë e kemi pritur, pa patur ndërmend ta simbolizojmë është koha ajo që shpërndan simbolet e merituara, të tjerat ndryshken ashtu si antivlerat.

Pse kjo zvarritje e kësaj çështjeje, ndërkohë që është pritur me entuziazëm lajmi se kjo çështje do të rihapet?

Së pari: precedentin e zvarritjes e krijoi treshja e trupit gjykues të parë, të shortuar e cila argumentoi në dorëheqjen e gjykimit të kësaj çështje, të konfliktit të interesit me arsyetimin se ishte e njëjta treshe gjykimi, me bashkëshorten e Azem Hajdarit, ku rastin konkret ne nuk kërkojmë “të hapet çështja Hajdari” po kërkojmë të dëgjohemi e të provojmë pozicionin tonë juridik në lidhje me vrasjen e shekullit me 25 vjet që na janë faturuar me pa të drejtë dhe pas kësaj le të hidhet dritë mbi të tërën.

Zvarritja e dytë vjen nga pushimet verore të cilat po kthehen edhe në “vjeshtore”.

Përsa i përket entuziazmit të lajmit, se kjo çështje do të rihapet, u bë lajm të gjithëve që s’e dinë se çështja është hapur!

Pse janë tërhequr gjyqtarët nga kjo çështje?

E para: kjo pyetje u takon gjyqtarëve, por meqenëse ata aktualisht janë në drejtim të paditur kur të kthehen si dihet mbase mund ta gjejnë veten në trup gjykues të çështjes objekt i kësaj interviste.

Pas tërheqjes që po bëjnë gjyqtarët, po ti vetë si avokat, a je lëkundur ndopak në mbrojtjen për Izetin?

Unë ua kam shprehur qëndrimin tim edhe në intervistën e parë që kemi bërë bashkë në fund të korrikut. Vendimi për të përfaqësuar këtë çështje me orientim si avokat është marre aty për aty, por mund të them, se mendimi që solli në këtë vendimmarrje ka mbi 20 vjet që është “pjekur” dhe më në fund erdhi vetëm çasti. Për sa i përket ndrojtjes apo frikës shpjegoj se s’kam pse të druhem pasi ushtroj një profesion të ligjshëm dhe s’kam asnjë shkak pse të frikësohem. Të tjerë mund të jenë, ata që mund të frikësohen në vartësi të motivit. Besoj se ka ikur koha e xhunglës e gjuetisë së shtrigave në drejtimin e “Maliqit”. Sikundër e thamë më lart se shteti aktual duket mjaft i vendosur për të ndërtuar drejtësinë e re që kërkojnë të gjithë shqiptarët. Sot (dje) jam takuar sërish në takimin e radhës me Izet HAXHINË, dhe unë pohoj se tërheqja e gjyqtarëve nuk ka të bëjë me lëkundjen e kësaj dysheje për të cilin jemi betuar me vullnet të lirë me dëshirë të plotë e pa asnjë interes për t’i shkuar deri në fund të vërtetës që ne pretendojmë dhe do ta vërtetojmë.

A vërehet ndonjë presion politik apo nga individë të veçantë për mos hapjen e dosjes Hajdari?

Në mënyrë simbolike dua të të përgjigjem, të gjithë ne kemi provuar kur hedhim një gur apo një send në një pellg uji, se si formohen rrathë koncentrikë, midis këtyre rrathëve sigurisht që dallojmë dhe presionin politik dhe individët (shejtanë të veçantë) që punojnë investojnë intrigojnë për mos hapjen e “dosjes Hajdari”, si kundër thoni ju, po unë do të thosha për mos hapjen e dosjes “plaku Mere”…

E keni fjalën për Berishën?

E kush mund të jetë tjetër…

Kur jeni takuar herën e fundit me Izetin dhe çfarë kini biseduar bashkë?

Siç ta thashë sot (dje) jemi takuar, më bëri edhe të fala për ty çfarë kemi biseduar bashkë do ta them në pjesën e dytë të intervistës, nëse na krijon akses.

Miku i tij më i afërt, avokati Romeo Karaj e ka akuzuar publikisht Izetin se po bën pakt me Berishën, duke thënë shprehimisht se ‘qeni kthehet tek i zoti’. Pse kjo akuzë?

Po, e lexova se kuptova, megjithatë shprehja ”kthehet qeni tek i zoti mund të “përkthehet” “po kur i zoti vazhdon të mbetet bisht qeni” si i bëhet?! Atëherë do të thosha, se boll më me sentencën “I dashur mik armik”, kur uji çohet jo tek mulliri i “Kostë Bardhit”, por tek ai që e njohin të gjithë nuk ka rëndësi si e ka emrin, Neron, Luigji 14, etj.

Ndërkohë, Izeti ka ndërprerë komunikimet me familjarët, kryesisht me Ismetin. Pse ka ardhur kjo situatë?

Dua të sqaroj se nëse Izeti sot është një vigan që përballet me të keqen, së pari është një pjesë e trungut thelbësor të trungut të familjes Haxhia. Babai i tij ka lënë një amanet në çdo kohë të jeni bashkë dhe ata gjithmonë janë bashkë, pavarësisht nga kundërtitë e mendimeve, ky është testamenti permanent. Izet Haxhia, nuk është nga ata që ndërpret komunikimet me familjen e tij, me Tropojën e tij, me Shqipërinë e tij, koha do ta provoj këtë të cilën e lexova dhe sot nga sytë e tij gjatë bashkëbisedimit.

(Vijon nesër)

September 7, 2018 10:52
Komento

7 Komente

  1. ETHEM September 7, 14:19

    IZETI KA TE DREJTE TE KERKOJ SE ESHTE DEMUAR KOTE DHE NE MUNGESE.EDHE AVOKATI KA TE DREJTE TA MBROI ATE ME ÇDO ÇMIM.POR KETA TE DY DUHET TE MENDOHEN MIRE NE HAPAT QE HEDHIN SEPSE:
    1-NESE ASNJE PREKUROR E GJYQTARE NUK E MER PERSIPER ÇESHTJEN,SI DO TE VEPROJNE.SEPSE DIHET QE ATA KANE FRIKE NGA SALIU E JO IZETI.SE ATA JANE BETUARE BESA-BESE SE KAN VJEDHUR BASHKE,DO TE MBROJNE NJERI-TJETRIN DHE DO VDESIN BASHKE NE NJE LLOGORE,NE LLOGOREN E KRIMIT TE PERBASHKET 28 VJEÇAR.
    2-ATA DUHET TA DINE SE NGA BERISHIZMI PO VUAN NJE POPULL I TERE E JO VETEM IZETI.DHE DERI TANI NUK KA FITUAR GJE VEÇSE ESHTE VJEDHUR,SHKATERRUARE DHE VRAR,KU NGA 2 PRILLI 1991 E DERI TE A.HAJDARI JANE GROPOSUR NGA SB DORA VET MBI 6000 NJERZ,KU MBI 150 VETE JANE TROPOJAN.DHE POPULLI THOT”MURIT ME KOKE NUK I BIHET..”SE SB ESHTE:-NJE PENGESE E MADHE E NJE KOMBI TE TERE PER LURI E DEMOKRACI-SE AI EDHTE NJE GUR I RENDE NE RRUGE QE PENGON JO VRTEM NJERIUN E NDERSHEM-SE AI KA MBROJTJE ND/KOMBETARE SE NDRYSHE DO ISHTE LARGUAR ME KOHE NGA POLITIKA-SE CENIMI FIZIK I TIJ RREZIKON DJEGJEN E VENDIT DHE,KETU KAM PARASYSH DEKLARATEN E Z.PASKAL MILO I CILI THA SE”..NE VITIN 1997 KU NE DO E ÇONIM PER NDHEKJE PENALE…NDERHYRI BE+ SHB..TE MOS DENOHET SE NDRYSHE DO KET DESTABILITET..”.DHE KJO E TRIMERON SB EDHE KUR THOT SE..” UNE JAM SALI BERISHA..”
    NE KETO KUSHTE IZETI E AVOKATI TIJ I JANE FUTUR DETIT NE KEMBE DHE BESOJ SE E KANE TE HUMBUR DAVANE.RRUGEN PER TE FITUARE LE TA GJEJNE VETE.

    Reply to this comment
  2. TURP PER USA + BE + NATO+ TRAMP+ MERKEL September 7, 16:23

    Eshtë poshtrues ky skenar që e quan “vrasjen e shekullit” te banditit demonkrat Hajdari dhe mbyllin gojen per vrasjen e Kombit…Shtetit dhe dinjitetin e Shqiptareve.
    .
    Pse keto krime TE DOKUMENTUARA DHE NE VARIANTE TE TJERA jane turp per Ameriken e Trampit (+ obame-bush-klinton) por dhe Gjermanine e Frau Merkelit ?

    1. Vrasja e Azem Hajdarit
    “Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë. Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të “papritur” si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt. Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim. Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj, por përdori Hajdarin për t’i larguar ata?”.

    2. 14 Shtatori ‘98
    “Unë që kam qenë një nga zbatuesit e këtij skenari, për grusht shteti, me direktivë të Marshallit. I them Marshallit se ka ikur koha e budallenjve si puna ime, që sulmonin institucionet e shtetit për interesat karrieriste e antishqiptare të tij”, ka deklaruar Haxhia. Po ashtu, Haxhia ka folur edhe për direktivat e Berishës. “Ditën e këtij grushti shteti udhëzimet që vinin nga Berisha ishin të mos sulmohej e të mos merrej Presidenca, por vetëm Kryeministria e braktisur nga Nano, që i fiksuar pas plumbit që i la në tavolinën e tij, ndihmësi i tij, por shërbëtori i treshes Kastriot Islami, në 13 shtator, kishte marrë arratinë për Maqedoni”.

    3. Hapja e depove të armëve
    “Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe. E vërteta e hapjes së depove të armëve është ajo që ato depot i hapi populli i rebeluar i Jugut, për të rrezuar Berishën. Dhe Berisha, i fiksuar nga revolta me armë e nisur në Jug, urdhëroi hapjen e depove në Veri dhe shpërndarjen e armëve për militantët e PD në Tiranë, me qëllim që, konfliktin në mes tij e popullit të revoltuar kundër politikave të PD e Berishës, ta shndërronte në një konflikt Jug-Veri”.

    4. Bashkëpunimi me Millosheviçin
    “Tani na del e përrallis se depot i hapa që populli të armatosej e mbronte vetveten dhe armët të shkonin në Kosovë, që shqiptarët e Kosovës të mbronin pragun e tyre nga pushtuesi serb. Nuk ka hipokrizi e tallje më të madhe kur dëgjon këto fjalë nga goja e atij që ka furnizuar makinën e luftës së Millosheviçit me karburant e armë në gjenocidin e tij ndaj popullit boshnjak e atij të shqiptarëve të Kosovës. I thotë ai që ka përndjekur, përzënë dhe burgosur të gjithë patriotët nga Kosova, që ishin bërthama e parë e UÇK, duke inskenuar futjen e armëve në shtëpitë, ku banonin në atdheun mëmë, nëpërmjet falangave të SHIK-ut famëkeq të Gazisedes”.

    5. Lidhja me UDB jugosllave
    “Dihet tashmë se rolin kryesor për zgjedhjen e fitoren e Berishës dhe PD në ‘92 e luajti Elez Biberaj me Zërin e Amerikës, që e vuri në funksion të PD dhe Berishës dhe ambasadorin Rajerson, i ardhur çuditërisht nga Beogradi me një çantë, ku kishte dosjet e politikanëve të ‘rinj’ të pluralizmit shqiptarë të marra nëpërmjet kanaleve të UDB. Elez Biberaj ka qenë një shqiptar i arratisur në Jugosllavi e pas qëndrimit disavjeçar të familjes se tij u ndihmua nga UDB të emigronte në Amerikë. Aty, ai, me ndihmën e njerëzve të lobit serb në Amerikë, arriti të bëjë karrierë deri si këshilltar i Departamentit të Jashtëm Amerikan. Pra Berisha erdhi në pushtet i mbështetur nga lobi serb ne Amerikë që ka pasur ndikim të madh në administratën e Bushit në vitet ‘90 nëpërmjet Igellberger, i cili kishte lidhje e interesa ekonomike me Serbinë e konkretisht firmën Zastava”.

    6. Për torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës
    “Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër. Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Millosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile. Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë… Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”.

    7. Plani për të vrarë Aleksandër Meksin
    “Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…”.

    8. Plani për të vrarë Sabit Brokajn
    “Sa për rastin e Dr. Sabit Brokaj është një kërkesë që i ka bërë Hajdari vëllait tim, e jo mua, për ta vrarë Dr. Sabitin. Vëllai im e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Hajdarit. Në atë kohë unë nuk flisja me Hajdarin pas ngjarjes te Stadiumi Dinamo. Por Azemi merrte çdo ditë në telefon në Presidencë dhe kërkonte të bashkohej me ne që ishim në Presidencë për mbrojtjen e Berishës. Dhe ka qenë kërkesa ime për Berishën në atë kohë, që pas këtyre lutjeve të Azemit, ai u përfshi përsëri në strukturat e PD në atë pranverë të ’97, pasi ai ishte i larguar nga këto struktura”.

    9. Bashkëpunimi me terroristët
    “Kishin ndryshuar personazhet, dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi shtetasi Haxhi Bardhi, kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë t’i me Klosin. Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës, ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e Sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB”.

    10. Atentati ndaj Ambasadës Amerikane
    “Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier pa dijeninë time”.

    11. Eliminimi i figurave të PD
    “Për kujtesë marshallit: A ke ndonjë njoftim apo të dhënë nga qytetari yt dixhital për mikun tuaj doktor në Itali të cilit i pate besuar strehimin e fëmijëve të tu e dhëndrit me supermbesën e vogël në arratinë e 13 Marsit ‘97? Pse të gjithë ish-funksionarët e PD, që dinin shumë për ty dhe ishin bashkëpunëtorë të ngushtë tuajt, pas sëmundjeve të ‘papritura’ të tyre i çove për ‘shërim’ në kliniken e këtij doktori, nga ku të gjithë u kthyen të ‘shëruar’ me përjashtim të njërit që nuk pati ‘fatin’ e këtyre të tjerëve të ‘shërohej, ‘sepse ra në fund të detit së bashku me helikopterin, që i dhe me urgjencë për ta çuar të ‘shërohej’ si të tjerët?”.

    12. Bomba te kioska e Lush Përpalit
    “Rasti i parë është vendosja e bombës tek kioska e Lush Përpalit. Ka qenë dita kur ti Ylli do ikje në Turqi për të marrë ndihma për gazetën tënde të partisë tek miqtë e Berishës. Para se të niseshe kemi folur për vendosjen e kësaj bombe, kuptohet me porosi të ‘marshallit’ dhe të kam thënë që sa do zbresësh në Turqi kjo punë është e mbaruar. Dhe e vërteta është se pa zbritur ti akoma në aeroportin e Stambollit, bomba është vendosur dhe i pari që ke marrë lajmin në tel. ke qenë Ti apo ke harruar? Mos më thuaj që kur zbrite në Stamboll nuk të pritën aty Miri i Xhikes me Ylli Kelmendin me porosinë time kuptohet”.

    13. Bomba te zyrat e Sorosit
    “Prindërit e mi të thjeshtë e të ndershëm më kanë edukuar të mos gënjej kurrë, të mos shpif, të mos vjedh, te jem i ndershëm e besnik. Ndërsa ti, kuptohet që ke marrë shumë nga zanati i babait tënd prej sigurimsi. Nuk e njof as Sorosin as soroistat. Por dua të kujtoj ty dhe Salehut se me porosi të tij kemi vendosur bombën në ndërtesën e këtij fondacioni në mars të ’97-s, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazetën e këtij rebelimi, “Koha jonë”.

    14. Bomba tek VEFA
    “Atë ditë që ka shpërthyer bomba tek VEFA kam qenë në zyrën e Agim Shehut. Kemi shkuar që të dy në vendngjarje. Pas dy ditësh u vu në lëvizje shteti. Berisha ka qenë në Dajt. Shkoi dhe e mori helikopteri dhe e çoi në Presidencë. I thashë kështu-kështu dhe ai e priti shumë qetë, “E di, e di”, më tha. Pas rreth 3-4 ditësh vjen një miku im i komisariatit numër 3, një polic i vjetër dhe profesionist. Ai thotë që “unë e di kush e ka vënë bombën tek VEFA”. Polici më tha mua që ta transmetoja tek Berisha. Atë bombë e ka vu, vëllai i Il Mulletit. Vëllai Il Mulletit ka qenë bashkëpronar i firmës Shqiponja, ortak me Tritan Shehin, me Anton Gjergjin”.

    15. Akuza për Shkëlzen Berishën
    “Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shihni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur”.

    16. Klani numër një i mafies
    “Klani numër një i mafies në Shqipëri është klani i Berishës, apo ai “Trustit të Gështenjave të Tropojës”. Ky klan i ka fillimet e tij në mesin e viteve ’90, por fuqinë e tij të madhe ekonomike e kriminale e arriti në qeverisjen e dytë të Berishës. Ky klan edhe në saje të lidhjeve me shumë fije të dukshme e padukshme me agjenturën serbe, arriti të fuqizohet dhe shtrijë ndikimin e tij në gjithë shtetin shqiptar. Veprimtarinë e tij e nisi me kontrabandën e naftës dhe armëve në drejtim të ish-Jugosllavisë, me trafiqet e drogës dhe e vazhdoj me shitjen e aseteve dhe pasurive kombëtare. Edhe lufta që u bë ndaj bandave në dy vitet e para të sundimit të dytë të Berishës ishte një luftë për pastrimin e kundërshtarëve dhe pastrimin e rrugës për fuqizimin absolut të këtij klani, jo vetëm mafioz, por edhe antikombëtar”.

    Turp per demonkracine biberishiste
    e instaluar “nga miqte” ne Shqiperi !!

    Reply to this comment
  3. MH September 7, 17:33

    Ai qe ka shprehur vrasjen e nji hajdutit nga Tropoja nji psikopatit “Vrasje e shekullit” ka dasht te shitet sikur po i ven vulen e krenarise menderise se vet.
    Ajo ma shume se vrasje e nji plehut nuk mundet dhe nuk ka kurrfare vleret.Cfare,e kush ishte kjo vlere shekullit.Nji grindavec qe don te duket si shume i zoti ne replika me Ish R.Alin.Kur sistemi kishte jo ditet po dekikat e numrimit drejte shkermoqjes.Koha sot ma shume sa para pak kohesh tregon bindshem per vlerat e cdo individit te djathte qe jane pa orientim ne sherbim te interresit kombetar.Po ne drejtim te interresit vetjak dhe sherbimit sekret te huaj me qender ne Beograd dhe Athine.

    Reply to this comment
  4. I.I September 7, 17:51

    Izeti paktin e kishte me socialistat. Kujtoi se duke fol kunder Berishes socialistat do ti hiqnin denimet. Socialistat e perdoren e tani e hodhen Izetin. E dijne se Izeti nuk ben per gjygj. Atje do duket qarte se ato intervistat nuk i ka be ai por ustallaret qe e perdoren. Perderisa nuk e cojne ne gjygj do te thote se deri te intervistat ishte pazari. Sa qesharake gjithe kjo telenovel me Izet, qesharak dhe ato qe besojne akoma te perrallat me Izet.

    Reply to this comment
    • bitter true September 7, 18:10

      Te pshurrsha socjalistet me gjithe Bracet Ballat dhe Pallat qe nje pordhe te beje Berisha horri i shtetit i arvizuse..mbajen frymen ne maqedoni. Ajo me me zarar qe thote Izet Haxhia eshte qe shembja e “komunizmit ” nga banda e tropojes Biberaj-Berish-Hajdari k aardhur koha te gjykohet jo vetem si antishqiptare por dhe si antiamerikane
      .

      Si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez Serbiberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste
      ..
      Izet Haxhia deklaron 2 gjera te pabesueshme

      ——-
      E PARA

      : BERISHA ZGJIDHET I PARI KULLES PD ME GRYKEN E ARMEVE TE AZEMIT DHE IZETIT

      Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.

      Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
      “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri.

      Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?

      ——————-
      E DYTA:

      KOMANDANTI I OFENSIVES
      ” ANTIKOMUNISTE= SERBIBIBERSTE”
      DERGON PIT BULLIN E TIJ AZEMHAJDARI
      PER TE VRARE NGA MBRAPA
      NE 2 PRILL 1991
      SE NDRYSHE NUK RREZOHEJ KAMUNIZMI
      DO THOSHTE RAJERSONOVIQI VITE ME VONE

      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

      Reply to this comment
  5. alphade September 8, 09:44

    Dava tropojanesh,idem dava harixhinjsh …! S’kane as bese dhe as fe. E kam fjalen per tropojanet e emigruar
    ne Tirane, qe jane manipuluar e instrumentalizusr nga
    “Baca” i Vicidolit. Respekte per malesoret tropjane : te
    ndershem,patriote e besnike,qe ndryshojne si nata me
    diten nga ata qe erdhen ne Tirane dhe gradualisht gjaku
    i tyre i prishur i ka sjelle shume fatkeqesi Shqiperise dhe
    shqiotareve,kombit shqiptar kudo….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*