A ka pasoja që fëmija të flejë në shtrat me prindërit/ Ja ç’thonë studiuesit

November 9, 2017 13:52

A ka pasoja që fëmija të flejë në shtrat me prindërit/ Ja ç’thonë studiuesit

Të flesh në një shtrat me prindërit ka qenë gjithnjë një çështje shumë e diskutuar në lidhje me pasojat që mund të ketë tek fëmijët.

Sa të vështirë mund ta ketë më pas fëmija të flejë i vetëm dhe a ndikon kjo në psikologjinë e tij, janë disa prej çështjeve më të diskutuara në lidhje me këtë.

Nga studimet e fundit ka rezultuar se asnjëra nga të mësipërmet nuk duhet të jetë një shqetësim sepse nuk ka asnjë efekt negativ në gjithë këtë. Nëse prindi dhe fëmija ndihen mirë dhe janë të lumtur gjithçka është në rregull.

Ekspertët tregojnë se për aq kohë sa kjo mund të jetë një traditë familjare, jo vetëm që s’ka asnjë pasojë,  por ndonjëherë ka dhe përfitimet e veta.

Sipas tyre, dhënia e gjirit  është më e thjeshtë dhe foshnjat që flenë me nënën në një shtrat bëjnë gjumë më të mirë se ata që flenë në krevatin e tyre.

Ndonëse studimet e mëparshme kanë treguar se fjetja në të njëjtin vend me prindërit mund ta bëjë një fëmijë më të prirur drejt ankthit dhe depresionit, kjo ka mbetur vetëm një mit.

Ka shumë pak gjasa që një zakon i tillë të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm./ anabel

November 9, 2017 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*