A ka pasur qytet me emrin Antigonea?

June 28, 2014 11:33

A ka pasur qytet me emrin Antigonea?

I nderuar lexues! Antigonea ka qenë qytet i Kaonisë në Epir, i përcaktuar në rrënojat e kalasë së Jermës, në jug të Saraqinishtës (Gjirokastër). U themelua në fillim të shek.III p.e.s. dhe kishte sipërfaqe 45 ha. Gjatë gërmimeve të bëra në vitet 1966-1975 janë zbuluar pjesë nga lagjet e qytetit që përshkoheshin nga rrugë të drejta e të kryqëzuara dhe nga një rrjet kanalesh. Janë zbuluar edhe punishte zejtarësh e shumë prodhime të tyre. Monedha të Dyrrahut, Apolonisë, Orikut, Epirit etj., dëshmojnë për lidhjet e gjera të qytetit. 14 tesera me fjalën Antigonea shërbyen për të përcaktuar emrin e qytetit. Antigonea u shkatërrua në mesin e shek.II p.e.s. dhe nuk u rimëkëmb më.

June 28, 2014 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*