A ka pasur qytet me emrin Dimal?

February 23, 2014 16:23

A ka pasur qytet me emrin Dimal?

I nderuar lexues! Dimali ishte qytet ilir i përcaktuar me kalanë e Krotinës në rrethin e Beratit. Nga disa kërkime arkeologjike (më 1962-1963 dhe 1971-1975), u zbuluan monumente të rëndësishme që vërtetonin ekzistencën e qytetit. U zbuluan banesa, sheshe, rrugë, portikë dhe një lëndë e pasur arkeologjike. Disa tjegulla me vulë Dimalitan, si dhe një bllok guri me mbishkrim ku është dhe emri Dimalis, dhanë mundësinë të përcaktohet vendi i qytetit. Qyteti arriti zhvillimin më të madh ekonomik gjatë shek.IV-II p.e.s. Pas pushtimit romak, Dimali e humbi rëndësinë dhe mbeti qendër e vogël strategjike për garnizonet romake.

February 23, 2014 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*