A ka pasur tradita gdhendja e gurit në Shqipëri?

September 27, 2014 22:38

A ka pasur tradita gdhendja e gurit në Shqipëri?

 

I nderuar lexues! Në truallin e Shqipërisë gdhendja e gurit ka një traditë të lashtë, që dëshmohet gjerësisht nga gjetjet arkeologjike dhe ndërtimet e periudhës ilire. Guri është përdorur nga banorët e shumicës së krahinave të Shqipërisë jo vetëm për ndërtimin e banesave, por edhe për sende të përdorimit të përditshëm. Në disa qytete e fshatra e kanë përdorur gurin e skalitur për shtrimin e rrugëve, si Gjirokastra, Kolonja, Berati etj. Mjeshtrit shqiptarë gurskalitës janë shquar edhe jashtë vendit. Gdhendja e gurit kulmin e lulëzimit e pati në gjysmën e dytë të shek.XVIII e në shek.XIX. Krahinat më të përmendura për ushtrimin e saj ishin: Mokra, Opari, disa krahina të Matit e të Dibrës etj.

September 27, 2014 22:38
Komento

2 Komente

  1. Onkezmi October 5, 04:32

    Edhe pse ne kete gazete ky emision eshte me vlere,per edukimin e gjysmakeve qe polli kjo kohe,mendoj se grupi i gazetarve qe e drejton duhet te punojne me seriozisht.Qe ta quash emisionin Enciklopedi,do te thote te besh enciklopedi e jo thjesht ca fjale te thata,por ne ndonje rast dhe pa kuptim.Referohuni botimeve Enciklopedike si Encilopedise Shqiptare te viteve para 1990 dhe atyre me pas.Mos pertoni,apo mos u djersitni me shume me politike etj…

    Reply to this comment
  2. arben July 4, 16:35

    ne zonen e korces,mjeshtra edhe gurgdhendesa nga fshati panarit shkonin edhe benin punime guri jo vetem ne korce por ne te gjithe jugun e shqiperis,,,,,,,,duart e panaritasve ishin ne berat gjirokaster vlore tepelen fier,corovod ,permet kolonje.panaritasit edhe vetem panaritasit kane qene mesuesit edhe drejtuesit me te medhenj te punimeve artizanale ,si edhe shtepive me gure ne gjithe jugun e shqiperis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*