A ka prodhuar vaksina Shqipëria?

May 11, 2018 09:27

A ka prodhuar vaksina Shqipëria?

Një sasi e vogël vaksinash kundër tërbimit janë prodhuar në Shqipëri që në 1926.

Në 1947 pranë Laboratorit Qendror të Prodhimeve dhe Kërkimeve Mikrobiologjike, sot Instituti i Higjienës filloi prodhimi i vaksinës kundër tifos së zorrëve dhe paratifos.

Më 1950 u prodhua vaksina kundra etheve të Maltës, më 1954 vaksina kundra lijës etj.

Më pas, në vitin 1971 u prodhua edhe vaksina kundra fruthit.

Në vitet ’80 prodhoheshin rreth 22 lloje vaksinash dhe mbi 80 lloje serumesh diagnostikuese.

Vaksinat janë mikroorganizma (baktere, viruse etj.) të dobësuar ose të ngordhur dhe helme mikrobesh të inaktivuara, që përgatiten dhe përdoren për parandalimin dhe në disa raste edhe për mjekimin e sëmundjeve që shkaktohen po nga këta mikroorganizma.

n.s. / dita

May 11, 2018 09:27
Komento

5 Komente

  1. tironc i vjeter May 11, 12:40

    ishte koha kur kishte shtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*