A ka qenë i martuar Faik Konica?

November 11, 2017 14:59

A ka qenë i martuar Faik Konica?

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington.

Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës, por për jetën e tij familjare, ofrohen shumë pak të dhëna.

Ndonjë biografi e vakët e tij thotë se ka qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik.

Apolineri shkruan se Faiku kishte qenë i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.

E vërtetë është që Faiku vdiq në Uashington i vetmuar. Pranë iu gjend një mike e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës.

Ja si i përshkruan znj. Graham ato momente:

“…Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica…”.

b.m. / dita

November 11, 2017 14:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*