A ka të drejtë Lu?

October 9, 2017 12:01

A ka të drejtë Lu?

Bedri Islami 

 

Kushdo që mund të mendojë se diplomati i lartë amerikan foli ashtu si është bërë traditë nga si përfaqësuesit e tjerë, që e trashin zërin dhe akuzën në fund të mandatit të tyre, janë të gabuar. Por nëse nuk pastrohet politika nga njerëzit e mbrapshtë të saj, askush, as ambasadori Lu, të mos presë se ky vend do të shpëtojë nga kjo e keqe.

 

Pa asnjë droje se mund të më quajnë nostalgjik, e vërteta është se para vitit 1990 askujt nuk i shkonte mendja tek mafia shqiptare, familje mafioze, krim ekonomik, banda, oligarki financiare, drogë dhe përleshje mes grupeve të ndryshme, vrasje në mesin e ditës, vrasje nga errësira, në rrugë, në makinë, në lokale, në shtëpi, nganjëherë edhe jashtë Shqipërisë; gjëma radhë pas radhe, nga njëri vëlla tek tjetri; deputetë që nisin sherret dhe që, pas sherreve, ose kanë fituar të drejtën e një licence, ose kanë marrë lejen e ndërtimit të disa pallateve; të panjohur që i futen politikës dhe largohen po ashtu, të panjohur, por të pasur, arrogantë dhe pa asnjë përgjegjësi shoqërore; askush nuk e ka menduar se mund të vijë një ditë dhe pas disa vrasjeve, nuk ka asnjë vrasës; që një bankier të vritet në mesin e ditës në hyrjen e bankës që drejton dhe kjo bankë është në mesin e Tiranës.

Kush ka menduar se një deputet si Xhindi do të vritej dhe megjithë premtimet e bujshme të ish Ministrit të Brendshëm Nishani se ishin shumë afër zbulimit të së vërtetës, gjithçka do të binte në heshtje. Askush nuk do të kish menduar se një vit si ky i tashmi do të ishte i mbushur me kronikat e njëpasnjëshme të drogës që zihet, që kalon përmes detrave, që bëhet mollë sherri për disa vende njëherësh dhe që, një baron droge si Klement Balili do të bëhej shkak, i vërtetë ose i sajuar, për t’u mbledhur Këshilli i Sigurimit të Shtetit në një seancë të jashtëzakonshme.

Në atë kohë, pra, para vitit 1990, shteti bënte ligjin, të shtypte dhe të detyronte të mbyllje gojën, nëse nuk i bindeshe – të tregonte derën e burgut që ishte e rëndë e për disa nuk hapej më…të shkollonte, por edhe të tregonte se ku e kishe vendin…shumë nga vjedhësit ordinerë merrnin nga pas edhe një “agjitacion e propagandë”…

Por banda nuk kishte. Në një regjim të lirë, ku është e lirë fjala, mendimi, jeta..normalisht nuk duhet të ketë banda, …në një vend ku shteti ka të gjithë mekanizmin në duart e tij, nuk duhet të ketë vrasje; në një shtet ku ka edhe sot e kësaj dite, në emra të tjerë, sigurim të shtetit, polici, hetuesi, prokurori, gjykatë, Këshill të Lartë të Drejtësisë, ministër të brendshëm, kryeministër, president…ku bëhen përgjime të ligjshme e të paligjshme..ku njerëzit e politikës më shumë përgjojnë njëri tjetrin se sa bandat..në fund të fundit duhet të ketë një fund kjo marrëzi që sot quhet..luftë mes bandave..krim i organizuar…oligarki financiare…politikë e lidhur me krimin…parlament i kriminalizuar…familje mafioze… banda…

E gjithë kjo tallavi e detyroi ambasadorin amerikan të flasë, ndoshta më haptas se asnjëherë tjetër se, në këtë vend, kështu si është ecur deri tani, nuk mund të bëhet më tutje.

Kushdo që mund të mendojë se diplomati i lartë amerikan foli ashtu si është bërë traditë nga si përfaqësuesit e tjerë, që e trashin zërin dhe akuzën në fund të mandatit të tyre, janë të gabuar.

Ka dy gjëra në këtë mes: ose problemet janë thelluar ku nuk shkon më dhe kjo gjendje nuk mund t tolerohet më tej, ose, dhe kjo është më e hidhura, strukturat e deritashme të shtetit shqiptar nuk janë në gjendje të luftojnë krimin, pasi, ose janë bërë pjesë me të, ose krimi i ka mposhtur.

Në shumë institucione të rëndësishme europiane , ku trajtohen edhe problemet e shtetit shqiptar në çështje të sigurisë dhe të stabilitetit, shqetësimi prej kohesh është rritur dhe jo rastësisht qeverisë se tashme shqiptare i është përcaktuar njëra nga përparësitë e saj: mposhtja e krimit të organizuar.

Nëse gjendja është kaq alarmuese, saqë për të trazimi është përhapur në dy kontinente, atëherë duket të ketë edhe përgjegjës për këtë.

Pushteti i koncentuar i mazhorances se sotme kërkon një rrjedhë logjike të ngjarjeve. Asnjë prej premtimeve të tij nuk mund të barten, nëse nuk hiqen qafe bandat që e kanë “pushtuar” politikën, jo vetëm tek kundërshtarët politikë, por edhe brenda  “vathës.

Përgjegjësia bie edhe mbi Ministrin e Brendshëm, që edhe pse sa ka hyrë në botën e enigmave të strukturës që drejton, është njeri i ligjit, dhe megjithëse opozita ka drejtuar gjithë bateritë rreth tij e mbi të, ai sot për sot, mund të jetë nga të paktët që mund të bëjnë si duhet këtë detyrë. Mund ta bëjë nëse spastron dikasterin e tij nga të gjithë ata që kanë heshtur, janë bërë pjesë e rrjetit të krimit ose nuk e kanë penguar atë. Mund të jetë i suksesshëm nëse nuk ia vë veshin opozitës në krakaritjet e saj dhe e bën detyrën, si i thonë, si më i miri në punën e tij.

 A ka krimi një fillesë?

Ishte rastësi përhapja e tij dhe pse ai u bë kaq i fuqishëm brenda pak viteve, sa që arriti të jetë njëri ndër “eksportet” e njohura shqiptare? Ndoshta pak vetë e dinë, por në burgjet zvicerane ka shumë më tepër shqiptarë, se sa vendas dhe mbi 90 për qind e tyre janë të lidhur me vepra të përbashwkta, që në shqip i quajmë banda?

Është e vërtetë se krimi dhe bandat nuk kanë ngjyrë partiake, por po aq e vërtetë është se bandat dhe familjet mafioze nuk mund të jetonin më gjatë nëse nuk kanë mbështetjen e politikës.

Fillesa e krimit është kur ai u bë palë me politikën. Ajo që përcaktohet se nuk ka ngjyrë politike është vetëm pamja e jashtme, e vërteta që duket, ndërsa ajo që qëndron pas saj, zhytur si një aisberg, është se pa mbështetjen e politikës asnjë bandë, asnjë familje mafioze nuk mund të jetonin kaq gjatë, sa që sot të cilësohet se 20 familje mafioze (përse vetëm 20?) e drejtojnë sot këtë vend.

Fillesa e lidhjeve mafioze politikë plus banda janë edhe fillesat e krimit në jetën tonë të përditshme. Mundet që më pas ata të dalin jashtë kësaj orbite, por sot për sot ata janë brenda saj.

Klanet mafioze të ngritura pranë PD-së, jo vetëm tani, por që në fillimet e jetës së saj politike, jo vetëm janë të njohura, por kanë emrin e tyre edhe në jetën e tashme. Më shumë se kaq, kanë diktatin e tyre. Ata, edhe sot e kësaj dite, kanë të krijuar rrjetin e tyre, fillimisht përmes “besnikërisë” ndaj të parit të tyre, më pas, si ndodh gjithnjë, përmes lidhjeve financiare të fuqishme. Edhe sot e kësaj dite gjen rrallë ish polic të kësaj kohe që nuk ka në pronësinë e tij të paktën një restorant, që i ka bërë me “rrogën” e policit.

Disa prej tyre, me kalimin e pushtetit tek socialistët, ndërruan mend, u bënë forca goditëse të së majtës, e rritën pasurinë, ndonjëri u bë edhe deputet i saj, synoi edhe qeverinë, kur nuk iu desh më socialistëve kaloi përsëri nga e kishte nisur, si mund të ndodhë edhe më të tjerë.

Socialistët deri në vitin 1997 ishin si të thuash, të imunizuar, nga prania e bandave të lidhura me të. Ndodhte kështu pasi, ajo fillimisht ishte paraqitur si një lëvizje politike e moderuar, dhe ashtu ishte, por edhe nga fakti se askush nga bandat që po krijoheshin nuk kishte interes të lidhej me socialistët, të cilët, si kishte deklaruar në Shkodër Berisha-president, nuk do të vinin në fuqi as për 50 vite! Cilës bandë i interesonte të lidhej me një forcë që për gjysmë shekulli nuk do e dinte se ku e kishte kokën e saj?

Socialistët e panë se nëse nuk do të bënin për vete disa nga këto të fuqishëm, do e kishin të vështirë të vinin në pushtet, pasi votat do u vidheshin përsëri, tensioni do të shtohej, njerëzit do të bliheshin e do të shiteshin përmes dhunës. Loja me pushtetin afroi “të fortët” , të cilët, më pas donin hakun e tyre.

Fillesa e botës mafioze në Shqipëri vazhdon të mbetet tek lidhjet e saj me politikën. Jashtë politikës ajo nuk ka forcë të veprojë për shumë kohë. Do të asfiksohej gradualisht dhe do të mposhtej.

E keqja nuk ka fund kur vetë familja politike e mban afër botën mafioze.

Dhe nëse nuk pastrohet politika nga njerëzit e mbrapshtë të saj, askush, as ambasadori Lu, të mos presë se ky vend do të shpëtojë nga kjo e keqe.

 

October 9, 2017 12:01
Komento

25 Komente

  1. Sk October 9, 13:14

    Te lumte ajo dore dhe ajo mendje!
    Nje kujtese per qeveritaret e rinj, qe te mos bjene ne “pellgun e bretkocave”…..
    Parasegjithash KRYEMINISTRI, te cilit ju dha rasti te beje, histori, kthese ne historine e ketyre 27 viteve te prapshta per kete vend…
    Po shresojme

    Reply to this comment
    • PUPET STATE October 9, 17:22

      Nuk e kuptoj kete artikull te zotit Islami qe na kujton zberthimet qe i bente MEHMET ELEZI direktivave te Enver Hoxhes ne vitet 80-te.
      .
      Nqs ka shkeles me te madh te ligjit ne Shqiperi eshte Donald Luja ( si duker rajersoni apo arvizu….sepse keto sillen tamam si GOVERNORE ILEGALE.
      .NE FAKT qe nga marrja pjese e Rajesonit ne votimet e 22 marsit 1992 ,,automatkisht RA SOVRANITETIT
      EDHE NJE HERE RA SOVRANITETI..DHE luja me kete bedriislamin duhet te na sqaroje cfare statusi ka shqiperia ne Amerike
      A eshte koloni moderne….eshte protektorat apo eshte territor i natos ????
      Sepse shteti shqiptar ka vdekur kur shikojme 100 ton droge qe kapen ne vit dhe nje ambasador qe kerkon krimin ne hava..
      PRA KUSH E SHKATERROI M E THEMEL SHTETIN DHE DINJITETITN E SHQIPTAREVE ?
      nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
      :
      Edwin rajerson
      saleh berisha
      azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
      tritan shehu
      elez biberoviq
      lulzim basha
      bujar nishani
      james trafikanti
      damir fazllic
      nick gage (gaxojani)
      AKUZA:
      DHUNIM KUFOME
      qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
      pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
      jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
      po pse ketu ne shqipri e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
      pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

      Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
      E para
      ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
      E dyta
      invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
      ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
      Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
      Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
      ***
      Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
      PERBINDESH
      KANIBAL
      MONSTER
      TERRORIST
      TRADHETAR
      DJALL…etj etj
      Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
      .
      1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
      .
      2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
      .
      3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
      .
      4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
      .
      5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
      .
      7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
      .
      8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
      .
      9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
      .
      10-Kjo BISHE GJAKATARE
      urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
      .
      11-Kjo NDYRESIRE
      lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
      .
      12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
      .
      13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
      .
      14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
      .
      15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
      .
      16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
      .
      17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
      .
      18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
      .
      19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
      .
      20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
      .
      21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-
      .in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
      ***
      Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
      .
      Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
      .
      Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
      .
      Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita dhe BEDRISLAMET E SAJ qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
      ***
      Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe
      per disa kryekrimet e tij.
      .sidomos
      per masakren HITLERIANE te 21 janarit
      me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
      Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 9, 13:14

    “Në një regjim të lirë, ku është e lirë fjala, mendimi, jeta..normalisht nuk duhet të ketë banda, …në një vend ku shteti ka të gjithë mekanizmin në duart e tij, nuk duhet të ketë vrasje; në një shtet ku ka edhe sot e kësaj dite, në emra të tjerë, sigurim të shtetit, polici, hetuesi, prokurori, gjykatë, Këshill të Lartë të Drejtësisë, ministër të brendshëm, kryeministër, president…ku bëhen përgjime të ligjshme e të paligjshme..ku njerëzit e politikës më shumë përgjojnë njëri tjetrin se sa bandat..në fund të fundit duhet të ketë një fund kjo marrëzi që sot quhet..luftë mes bandave..krim i organizuar…oligarki financiare…politikë e lidhur me krimin…parlament i kriminalizuar…familje mafioze… banda…”
    pavarsisht se e ka filluar gabim,”në një regjim” dhe jo në një shtet ligjor,brdriu ka të drejtë!
    duhet të jetë kështu!!në një shtet ligjor nuk duhet të egzistojnë organizatat kriminale,por nuk është e thënë që të mos egzistojë krimi!!pra egziston krimi,prandaj dhe egzistojnë ligjet dhe zbatuesit e ligjit!!
    organizatat kriminale egzistojnë në shtetet të cilat janë kapur nga krimi!!italia është një nga shëmbujt në të pastër dhe më domethënës!!
    e njëjta gjë po ndodh dhe në shqipëri!!
    pas rënjes së diktaturës së proletariatit,kemi një rritje të fortë të kriminalitetit!!për pasojë dhe të grupimeve kriminale!!nga kriminaliteti i vogël ose ordiner me kalimin e kohës kalohet në kriminalitet të organizuar!!
    kapja e shtetit nga grupet kriminale fillon në momentin kur kërkohet ndihma e tyre për të mbajtur pushtetin dhe për të fituar pushtetin!!njëra dorë lan tjetrën ose më jep të të jap,janë dy shprehje të të njëjtit problem!!politika në shqipëri ka përdorur krimin për të fituar ose mbajtur pushtetin!!
    forcimi i grupeve kriminale bën të mundur dhe fuqinë e madhe financiare të tyre!!me këtë fuqi financiare ata mund të blejnë që nga polici më i thjeshtë deri tek presidenti,një mbështetës të tyre!një mbrojtës të veprimtarisë së tyre!një pengues ligjesh kundër krimit!!
    me fuqinë e tyre financiare, pamë që aritën të zgjidhen si deputetë(ata që janë arrestuar ose përjashtuar nga parlamenti)ose dhe më lartë!!

    “E gjithë kjo tallavi e detyroi ambasadorin amerikan të flasë,ndoshta më haptas”
    “e detyroi të flasë”,pak a shumë,mund të themi kështu,sepse LU pavarsisht të dhënave që ka,nuk tha asgjë!!ai ngriti në nivele kapobandash katër të arrestuar dhe asgjë më tepër!!nuk tha gjë për “16 familje,kapobanda të tjerë!!
    pra thënja e LUsë nuk do të ishte asgjë nëse nuk do të ishte përhapur nga media!!ma merr mëndja për qëllime të caktuara!!këto qëllime mund të jenë fillimi i një pastrimi radikal i bandave!!
    i vetmi problem,e vetmia pyetje që shtrohet është e njëjtë si me “vetingun”,e futur në thonjëza:do të luftohet krimi apo krimi që është nën kontrollin e kundërshtarit??
    ashtu si dhe bedriu unë po e mbyll me thënjen e tij të fundit:”Dhe nëse nuk pastrohet politika nga njerëzit e mbrapshtë të saj, askush, as ambasadori Lu, të mos presë se ky vend do të shpëtojë nga kjo e keqe.”,por të formuluar pak ndryshe!!
    “LUja” nuk ka mundur të pastrojë dot vëndin e tij e jo më shqipërinë!!amerika,duam a sduam,është më e kapura nga krimi pas italisë!!
    bedriu përmënd shumë shkurtë dhe jo për atë që duhet të përmëndë zvicrën!!
    ai e përmënd për numrin e shqiptarëve në burgjet e saj,gjatë viteve ’90 dhe o për sistemin që ajo përdor për të mbajtur nën kontroll krimin!!
    duke njohur më shumë atë shtet,sepse më pëlqen mënyra e qeverisjes dhe politika e atij shteti,kamë vënë re se ata në një mënyrë të ëmbël dhe pa shumë zhurmë e deklarime,ndjekin një politikë të mënçur për mbajtjen në kontroll të krimit!!
    çdo shtet “ka nevojë”për aktiveitet kriminal!!e them këtë sepse në një shtet demokratik nuk mund të zhdukësh me themele çdo aktivitet kriminal!pra gjëja më e mënçur është mbajtja nën kontroll!!
    mbajtje në kontroll do të thotë mos lejimin e fuqizimit të krimit!krimineli i vogël,ordiner,nuk është i rrezikshëm për shtetin,por organizimi i kriminelëve ordiner në grupe sjell rezikun për shtetin!!
    zvicëra nuk lejon krijimin e grupeve kriminalve!çanërisht atyre vëndase!!
    për këtë arsye “lejohet”veprimtaria e kriminelëve ordinerë të huaj,për një periudhë të shkurtër kohore!
    pra pasi “ata bëjnë punën”shkatërrohen,për ti lënë radhën një veprimtarie tjetër kriminale,por gjithnjë spontane!
    përse ndodh një gjë e tillë??
    sepse në radhë të parë politika në zvicër nuk ka nevojë për të përdorur krimin për të ardhur në pushtet dhe për pasojë nuk i duhet për të qëndruar në pushtet!!
    politka shqiptare është e varur nga krimi dhe është e detyruar ta mbrojë,bashkjetojë me të!!
    me fitoren e papritur të ramës,mund të kemi shansin si shtet që të shkëputemi nga krimi!!
    përse e them këtë??
    sepse në raste të tilla mund të ndodhë ndryshimi!
    ndryshim që mund të çojë në dy rrugë:
    në një shtet të të drejtës,ose në një diktaturë!!
    a jemi të gashëm ta provojmë një gjë të tillë??
    a jemi të ndërgjegjshëm të pranojmë një shtet të të drejtës,ku çdo bakshish dënohet si vepër korruptive,apo një diktaturë që mund të na shpëtojë nga dhuna e kriminelit dhe të na vërë nën çizmen e diktatorit??
    sot për sot më duket se nuk jemi të gatshëm për të parën dhe do të detyrohemi të pranojmë të dytën!!

    Reply to this comment
    • Gabriel October 9, 20:24

      Banda me e rrezikeshme ne Shqiperi ka eshte ajo e drejtesise,ku gjyqtaret,prokuroret,avokatet,ekspertet gjyqesore etj ne bashkepunim te plote apo pjese pjese,kane bere kerdine ne kete vend!
      Eshte kjo arsyeja qe dyshoj se pastrimi i drejtesise nga krimi kurre nuk do behet,sepse nuk ka kush ta beje!
      Shikoni se ku e fillojne verifikimin:Tek pasurite e tyre!
      E kunderta duhet te ndodhe.
      Pastrimi i drejtesise duhet te kete kete rang korigjhimi:
      1-Te verifikohet i gjithe klegjislacioni shqiptar,sepse ka mosperputhje me Kushtetuten,shkelje te vazhdueshme te parimit te sigurise juridike,ligje qe jane nxjerre nga politika kunder shtresave apo individeve te caktuar kundershtare te tyre!
      2-Te kontrollohen te gjithe vendimet gjyqesore te marra ne keto 27 vjet per te gjitha shkallet e gjyqesorit,se jane bere shkelje te tmerreshme ne emer te ligjit!
      Shumica e gjyqtareve kane marre vendime sipas urdherave te “maliqit” ose per te marre ryshfetr.
      Gjyqtaret i kane perdorur ekspertet gjyqesore dhe avokatet si seksere per interesa kriminale!
      Gjyqtaret qe kane marre vendime ne shkelje te legjislacionit te denohen dhe te largohen nga drejtesia!
      3-Korrupsioni ne drejtesi e ka burimin e vetem veten ne dhenien e vendimeve tre kunder ligjeshme,ndryshe nuk te jep njeri miliona ne se ti mbron te verteten!
      Pas cdo vendimi te pa drejte fshihen milionat dhe miliardat e gjyqtareve dhe prokuroreve!
      4-Dhe e fundit fare vjen verifikimi i pasurise se tyre!
      Ne se nuk veprohet keshtu,reforme ne drejtesi kurre nuk do kete!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 10, 10:36

        Gabriel
        si për të mirë dhe për të keq,në çdo veprim,është koka ajo që është përgjegjëse!
        pra nëse kemi drejtësi të korruptuar,polici te korruptuar,financë të korruptuar,e kështu me rradhë deri tek njeriu i fundit!? do të thotë se kemi kokë të korruptuar!!
        pra POLITIKË të korruptuar!!
        kur them politikë të korruptuar,flas për të tërë palët!!politikën në 720 gradëshin e saj!!pra e menduar si një sferë!!
        vetingun,përzgjedhjen, e ramës, unë,por dhe shumë të tjerë, e quajnë farsë!!nuk mund të ketë pastrim po nuk u pastrua koka!!
        Lu “foli” për familje mafioze,pak a shumë sikur të kishte të bënte me italinë ose amerikën,ku krimi nga poshtë ka kapur pushtetin!në shqipëri nuk është e njëjtë!!krimi i vobël,krimi i nivelit të ulët është kapur dhe organizuar nga politika!!ai është vënë në shërbim të saj dhe jo e kundërta!krimi i vogël është bërë masha e politikës dhe jo ndonjë politikan vegël e krimit!!
        ky është ndryshimi mes shqipërisë dhe amerikës së Lu-së ose italisë!!
        në këto dy vënde ka gjithnjë shpresë që të goditet,dhe në fakt goditet,krimi!sado i organizuar që është!!
        në shqipëri duhet goditur politika për të shkatërruar krimin!!
        politika ka ndërtuar një sistem të tillë të shtetit që ti shërbejë asaj!!si në rrugë ligjore ashtu dhe në atë jo ligjore!!
        pra jashtëligjshmërina në shtetin shqiptar është bërë LIGJ nga politika!!
        ky palloshi tonë në intervistën me standard të austrisë quajti europën të çmëdnur sepse nuk pranon shqipërinë në bisedime,duke pretenduar se ka plotësuar kushtet e vëna!!ky karabush i dështuar në çdo aspekt të jetës së tij,kujton se me disa “magjira”foshnjore të tallë menderen me politikanë që drejtojnë shtete që sundojnë botën prej mijëra vjetësh!!kur ata ja kuptojnë lojën foshnjarake,ky fillon e tërbohet!!pafuqinë e tij për tëndërtuar shtet e ka tek mënyra se si e ka marrë atë pushtet!!e mori me stërkëmça,dhe nuk mund ta mbajë pa paterica!!
        gafa e parë dhe ajo që e ka shkatërruar këtë pallosh ka qënë aleanca e 1 prillit 2013!!
        ajo e bëri që të fuste “gjarpërin në gji”,të kërkonte mbështetjen e krimit për të ardhur në pushtet!!
        në votimet e korrikut ky fitoi shumicën në parlament,4 vite më parë do ta kishte fituar dhe më të fortë,por budallallëku i tij,grykësia e tij për të zaptuar pushtetin nuk e lanë të shkonte drejt ndershmërisë,drejt shpresës së populllit,të kërkonte mbështetjen e tij,popullit!
        ky preferoi krimin dhe u kap prej tij!!dhe është pothuajse e pamundur të shkëputet!!nuk ka aftësinë dhe guximin për të bërë një pastrim të shteti,një normalizim të tij!!
        dëshira e tij nuk është “shtetbërja”dëshira dhe mania e tij është SHTETKAPJA!!
        palloshit i intereson karrigja dhe jo rrezikimi i humbjes së saj!!
        të duash të bësh shtet do të thotë të guxosh,për të rrezikuar!!
        të duash të bësh shtet duhet të bësh reforma,të cilat nund të të çojnë në humbjen e pushtetit!!
        tek ky dëshira më e madhe është mbajtja e pushtetit dhe jo bërja e shtetit!!
        e njëjta dëshirë është tek e gjithë politika shqiptare!!
        dëshira e tyre është deliri i madhështisë dhe mjelja e shtetit shqiptar!!

        Reply to this comment
  3. Nero October 9, 13:22

    Cdo fjale e ke then me vend o Bedri Islami!

    Por duhet thene troc:

    SALI BERISHOVICI

    polli

    KRIMIN

    ne

    SHQIPERI

    dhe e ngriti ne nivelin me te larte

    INSTITUCIONAL

    Po nuk u hoq qafe Saliq Berishovici

    po nuk u cua para para drejtesise ai, i biri, e bija per krimet qe kane bere, bashke me banden( bandat) qe i krijoi dhe i majmi dhe qe vayhdojne te punojne per te

    KRIMI

    ne

    SHQIPERI

    DO TE VAZHDOJE TE JETE PJESE PERBERESE
    E POLITIKES!

    SHQIPERIA

    DO TE SHPETOJE VETEM KUR TE DALI NJE BURRE

    qe do te kete koqe aq te mbedha sa t’i dale balle

    TRADHETARIT SALIQ BERISHOVICIT

    PERNDRYSHE

    bandat qe jane kultivuar deri tashti do te shtohen e lulezojne. Sepse ato kane hedhur rrenje te forta e te thella ne kete pike sa mund te funksionojne te pavarura nese

    Saliq Berishovici dhe banda e tij politike

    nuk shkaterrohet.

    Reply to this comment
  4. MH October 9, 13:44

    anticensurë25642654

    te gjitha keto ma posht qe i ke rreshtue ne fillim te komentit nuk kane ekzistue ne kohen e monizmit.

    Ja se cfare shkruan:
    ““Në një regjim të lirë, ku është e lirë fjala, mendimi, jeta..normalisht nuk duhet të ketë banda, …në një vend ku shteti ka të gjithë mekanizmin në duart e tij, nuk duhet të ketë vrasje; në një shtet ku ka edhe sot e kësaj dite, në emra të tjerë, sigurim të shtetit, polici, hetuesi, prokurori, gjykatë, Këshill të Lartë të Drejtësisë, ministër të brendshëm, kryeministër, president…ku bëhen përgjime të ligjshme e të paligjshme..ku njerëzit e politikës më shumë përgjojnë njëri tjetrin se sa bandat..në fund të fundit duhet të ketë një fund kjo marrëzi që sot quhet..luftë mes bandave..krim i organizuar…oligarki financiare…politikë e lidhur me krimin…parlament i kriminalizuar…familje mafioze… banda…””

    Keto linden fale “demokracise” si kerpullat mbas shiut. Te shtetit te se drejtes!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 15:35

      futi një të lexume deri në fund,MH!!!!
      “te gjitha keto ma posht qe i ke rreshtue ne fillim te komentit nuk kane ekzistue ne kohen e monizmit.”
      dhe pastaj më thuaj se je për rikëthim të monizmit apo ndërtimit të një shteti të të drejtës!!
      monizmi,diktatura nuk ishte dhe nuk është shtet i të drejtës!!

      Reply to this comment
  5. L.H October 9, 14:21

    ‘ISH’ GAZETARI ISLAMIKU BEDRI TANI ME ‘ALZAJMER’ E PLEQERI A ESHTE NE GJENDJE ‘PSIKO-FIZIKE’ TE PERGJIGJET PIETJES:
    ‘Kush eshte kryeKari i shtetitt ,president i reputanes,kryetari i keshillit te larte te drejtesise,komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura kunder karkalecave dhe kryetari i ‘keshillit te larte te sigurise’!?Si e ka emrin e ke perfaqeson me ZE dhe FIGURE!?
    Po nuk je ne gjendje ti pergjigjesh kesaj pyetje bashke me ‘forumin’ e kesaj te perditeshme kini 3 rruge:
    -Heshtjen
    -Vetevrasjen
    -Thirrje per permbysje qe shqipetaret te behen zot i shtetit dhe vatanit!

    Reply to this comment
  6. N October 9, 14:28

    Krimi nuk do të zhduket asnjëherë në shqipëri sepse ai eshtë në zemrën dhe shpirtinbn e shqiptarit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 15:37

      45 vite diktaturë treguan se është e realuzueshme!!
      pyetja shtrohet:a është në gjëndje shqiprtri pa dajak,por me një shoqëri civile,qytetare të vetshërohet??
      unë them se po!!
      po të mendonte pak më larg se momenti dhe hunda e tij!!

      Reply to this comment
  7. ETHEM October 9, 15:05

    ME TEJ PRISHET.BEDRIU ESHTE KURDOHER I SAKT NE MENDIMET E TIJ.KRIJUESI DHE MBROJTESI I BANDAVE KA QEN ESHTE DHE DO TE JET SALIMORTJA.SA TE JET AI BANDAT DO TE EKZISTOJNE.JO ME KOT AI KETCENON ME DESTABILIZIM.JO ME KOT AI RRI NE POLITIKE.SE NUK E KA ARRITUR MISIONIN E TIJ TE UDHEZUAR NGA UDB.AMBASADIRI LU FLET SIKUR ESHTE NE HENE.EDHE AI KA FRIK NGA SALIU.SE E DI QE AI TE VRET.SE VET SALIU DIKUR DO BOMBARDONTE AMBASADEN AMERIKANE, SIÇ TREGON IZET HAXHIA.ATHERE LU TE FLASI ME DREJT-PER-DREJT.POR NUK FLET SEPSE VET SHBA E VURI SALIUN NE PUSHTET DHE E MBRON ATE PER TE LUFTUAR KOMUNIZMIN E VDEKUR ME ENVERIN NE ’85-SEN.DHE KRIMINELET E SALIUT JAN TE PATHYESHEM.SE KAN VENE PARE TE MADHE,PRONA TE SHUMTA QE ME BIZNESIN E TYRE E MBAJNE GJALL SB E PD-NE.AI QE REKOMANDOI FUTJEN TIME NE BURG NE ’96-TEN QE NA VODHI VOTAT ME DHUNE..SOT ESHTE ME BIZNES TE MADH DHE UNE RROJ ME NJE PESION QESHARAK.KET NUK PO E KUPTON EDI RAMA QE PESIONISTET PO VDESIN URIE.BEDRIU E D I T A LE TE MBAJNE GJALL OPINIONIN PUBLIK PER NGNARJET E LLATARSHE KRIMINAKE NE KETE VEND.

    Reply to this comment
  8. 21 janari i nazifashistit lul October 9, 15:44

    Zoti Bedri me fal se po te them po ky eshte artikulli me i dobet i juaji qe kam lexuar nga ju.
    .
    Ju keni sindromin ‘ALEKSANDER ARVIZU’ i cili barazoi krimet satanike te berishes me gabimet apo gafat e Rames.
    Jo vetem ne shqiperi por dhe ne bote ka dy mafie:
    —-MAFIA E RRUGES..DHE MAFIA ME KOLLARE ku ne kete te dyten ka dhe ministra ..deputete …por dhe ambasadore qe jane skllever te lobeve qe i kane emruar qe ne nje fare menyre kane fije te paduksheme me boten e krimit.
    .
    Mjafton vrasje e TREBICKES…..GLLABERIMI i mese 20 miljardeve dollare te armatimit shqiptar….sy peshkaqeni…masakrimi i 26 sklleverve ne gerdec ardhja e nj eprokurori amerikan nga Vixhinia…te kuptojme qe mafia me kollare ka lidhje me mafjen klasike…
    Por ajo qe eshte nje “dirty job” e miqve tane ( qe I kemi per fiq) eshte raporti I ambasades amerikane ne duelin:
    SHKERDHEN BERISHA VS LUAN HOXHA.
    te arrije nje breke-salep si Xeni, te kercenoje me jete NR-I te ushtrise shqiptare gjeneral Luan Hoxhen dhe si perfundim “nga frika” ambasada amerikane (qe mori ankese nga LH per kercenim jete) te paise me vize kete general na bejme te dyshojme se mos babai I xenit e ka emrin Sali BERISHUSA.
    Se kushdo qe te lexoje rrjeshtat me poshte duhet te pyese:
    PSE NUK SHKON ZOTI DONALD LU PER VIZITE TE OKULISTI SE QENKA NE GJENDJE TE RENDE ME SHIKIMIN?? SEPSE TE LISTA E TIJ E KRIMINELEVE DUHET TE FUSI DHE DJALLIN BERISHE DHE DEVILIN XEN
    Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq.
    Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin.
    Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar.
    Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
    Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste nga frika e egzekutimit….”, thuhet në kabllogram.

    .Pra zoti Bedri
    Nese doni ti dhe Luja te rregulloni ate vend filloni me mafjen
    qe vrau KOSTA TREBICKEN…..
    kush e pruri prokurorin nga Virgjinia USA ( pyet gery kokalarin sa gjera te frikeshme thote..)
    dhe e dyte le te arrestohet ai ambasadoir qe shkeli ligjet amerikane dhe shqiptare qe i dha vize luan hoxhes dhe nuk denoncoi shkelzen berishen si terrorist.
    boll bedri me ate donaldlune me keto hartime…antiamerikanizmi me i madh eshte te fshehesh te verteten qe merreni me gangsterre rrugesh per te mbuluar gangsterret ne pushtet..
    me kete metemorfoze te bedrislamit doja ta arrestoja po te kisha mundesi si shpifes ordiner pasi per 10 vjet na beri berishen dhe bashen kriminele te nentokes serbe dhe tani ka futur koken si struci…

    Reply to this comment
  9. shpatar October 9, 17:17

    Nga cfare tha Ambasadori amerikan dhe Bedriu une kuptoje nje gje .I kemi( kriminel ,hajdute , kondrabandistet ,tradhetaret qe shesin vendin ,qe bashkpunojne me segmete antishqiptare, qe pengojne ecjen perpara,administrat e korruptuar ,taraflleqe familjare e shume e shume te thena e sterr te thena ne keto 27 ), por si do ti pastrojme .Ketu ngecin te gjithe si Ambasadori,Mazhoranca qe drejton e veteme dhe populli qe i di te gjitha por se merr guximin ti heqi qafe nga kurrizi qe po i mban .
    Une e vlersoje tej mase ndihmen Amerikane ne Shqiperi .Po ashtu dhe mbrojtjen Evropjane ne politikat e jashtme e sidomos per ceshtjet e Ballkanit .Nje ndihme qe ka bere qe Shqiperia te ndryshoje ne shume drejtime ekonomiko shoqerore por ne ato politike ndryshimet jane gjysmake .Jane gjysmake per faktin se kur flasim te njejta gjera per 27 vite tregon se ska forca te bejne ndryshime rrenjesore .
    Degjoje disa qe thone se ka vite kjo sjellje politike dhe eshte veshtir te behen ndryshime te menjehershme.
    Bile shkohet deri ajte qe si Pd dhe Ps barazohen me te njejtin mendim politik.Se dhe Rama eshte njesoje si Saliu ,Nano Meta e Basha .Se ata bashkpunojne me njeri tjetrin sic beri Rama me Bashen ne 18 Maje.Kjo psikologji qe mbizoteron ne shume fusha por ne vecanti ne Medja ka bere qe sovrani te jete i pa orjetuar per ato cka duhet te zgjidhi ne politiken shqiptare .
    Nuk mjafton te shkarkosh Saliun nga pushteti e te hypi Rama .Nuk eshte e perfunduar detyra vetem me rrotacjonin gje qe ju ka pelqyer dhe Aleatve .E rendesishme eshte se si pastrohen te keqija qe kane lindur nga keto pushtete.
    Fitorja e te Majtes ne Qershor te 2013 u konsiderua si kthes ne politiken shqiptare .1 miljonet ,”qelbesira” qe rrezuan Saliun, prisnin qe ndeshkimi te shkonte deri ne palcen e politikave te mbrapashta .Politika te Pd qe vune ne rrezik ekonomine dhe vete shtetin shqiptare me shkejle te renda te Kushtetutes se vendit .U be zhurme ne keto 4 vite te koalicjonit Rama -Meta por ajo qe priste sovrani nuk ndodhi .Pse ??????????.Pse nuk isistuan dhe Aleatet tane por na mbajten 4 vite me reforma si breshka, qe ka nisur nje rruge dhe fundi i saj nuk dihet se deri ku do te perfundoje.Keto per mua jane te pa shpjegueshme .
    E Majta fitoje perseri e vetme pa tepsine; ku kategorizohet LSI ja si pengesa kryesore e thellinit te reformave.Cpritet te ndryshoje?.Kete nuk po e kuptojme dhe tani ku kemi nje President te perfolur per vjedhjen e shekullit ne Shqiperi ,me nje Pd qe ka ne strukturat egzistuese forcat e saje qe pengojne .Nje Pd qe spo ndryshon fare qendrimin e saj qysh nga viti 1993 kur hypi ne pushtet . Fytyrat dhe qendrimet e deputetve te Pd ne Parlamentin shqiptare jane po te njejta por me emra te tjere . Dikur foltoren e bllokonte Saliu tani kete rol do qe ta marri Basha . Mos tju duket
    Keto, si dhe ato qe nuk i dim, por qe Z.Lu i di shume mire, cfare ilaci kane qe te shpetoje populli shqiptar, se politikanet e kane te hedhur festen mbi sy . Le te presim sic kemi pritur me teorin me te spikatur te shqiptarit .Shtye ta shtyme dhe 6 muaj e ci qi te… me pas .

    Reply to this comment
  10. Robert Cumcakezi October 9, 20:34

    Demi duhet kapur nga briret dhe jo nga bishti, zoterinj !!!

    Kemi gjithe kohen qe lexojme prej jush vetem “vellime me tregime”, ku nder me te spikaturat jane ato me ngjarje kriminale. Filan fisteku eshte horr i horrave, ai tjetri eshte vagabond, kryemafioz, filani ka bere keto lloj krimesh, ai tjetri keto lloj maskaralleqesh. Gjtihmone duke e treguar gishtinnga te tjeret, a thua se per vete jane krejt qelibar, kurse populli nga ana tjeter eshte aq sylesh, sa edhe miu sikur t’i kaloje miu poshte mustaqeve nuk merr vesh se c’behet.

    BASTA ME THASHETHEME !!!

    Sot kemi ardhur ne nje pike ku s’mban me uje pilafi. Krimi i ka shtrire dhe po i shtrin tentakulat thelle e me thelle, per te vetmen aresye se peshku eshte qelbur nga koka. Cfare ne kontekst do te thote, qe shkruaj sa te duash neper gazeta dhe derdellit sa te duash neper forume, e vetmja mundesi per te shpetuar nga keto kthetrra nuk eshte demaskimii krimineleve (maskave te cjerra me dhjetra here aq vone u ben), por parashtrimi i ideve dhe koncepteve per zgjidhje.

    Le te anashkalojme “bemat madhore” te lurave dhe arvizurave, dhe te themi dicka qe s’mund te kundershtohet aq kollaj. Amerika nga njera ane dhe BE-ja nga ana tjeter kane treguar vertet interes dhe deri tashme kane kontribuar mjaftueshe, pavaresisht se frytet e ketij angazhimi serioz nuk po shfaqen akoma konkretisht. Reformat ne drejtesi perfshi ketu Vetting dhe SPAK sapo jane vene ne funksion dhe pritshmeria eshte e larte. Nese ne pushtet do kishim akoma largqoftin, per te gjitha keto me lart sot as qe mund te behej fjale fare. Nga ana tjeter duhet shtuar, se paaftesia e qeverise per ta reformuar dhe ndertuar brenda kater vitesh dhe pa ndihme nga jashte nje sistem funksional drejtesise, te con detyrimisht ne mendimin se asaj nuk i ka interesuar kryerja e ketij procesi kaq te domosdoshem ne prag te celjes se negociatave me BE-ne.

    Qe te jemi realist, qeveria aktuale ka arritur shume pak, per mos dashur te them aspak, ne krahasim me pritshmerine e larte qe pati dhe ka akoma populli prej saj. Shanci i dyte dhe votebesimi qe i dhane peseistave ai njezet perqindeshi cale-cale eshte per ta si thike me dy presa. Duke patur tashme nje shumice absolute, per te do te ishte teper sa dubioze po aq dhe e turpshme nese mandatin e falur nuk e shfrytezon mandat ne dobi te shtetformimit. Me praktiken e ushtruar deri me tashme ajo s’ka as dhe me te voglin shkak per vetemburje. Perkundrazi! Politika deshtake e ndjekur prej saj ka lene aq per te deshiruar, sa qendrimi ne vend numro krahasuar me kohen e largqoftit shume prej qytetareve i detyroi ose te bojkotonin zgjedhjet, ose t’ja mbathnin ne emigracion. Te dyja keto fenomene s’ishin hasur me pare njekohesisht. Shfaqja e tyre lidhet direkt me uljen e fuqise blerese te qytetarit, perkeqesimin e kushteve te jeteses, dhe pakenaqesine me drejtimin e vendit. Masat e ashpra ndeshkimore, perfshi ketu shtimin e gjobave, rritjen e taksave ndaj biznesit, burgosjen e fukarenjve te paafte te shlyenin detyrimet qe lindin nga konsumi i energjise elektrike ishin shprehje e nje sjellje te papergjegjshme dhe te paprecedente.

    Te jete e gjitha kjo “taktike e sterholluar” e shokut Edvin ?

    “Shpresa vdes e fundit” – thote nje shprehje – por si shpjegohet nese shpresa as ka lindur akoma, dhe as mendohet te linde ? Si thua ti Bedri, ka te beje kjo me teper me impotencen, apo me qelbesirllekun ?

    Reply to this comment
  11. Mere me long se mishi u marru... October 9, 20:40

    Se c’mu kujtua nje shkrim me titullin: “O vullneti i popullit, ose zulma e banditëve mbi popullin. Rrugë të mesme nuk ka !”

    4 vite kaluan dhe…

    Ku ishe? Asgjekundi !
    Cfare bere ? Hicgje !

    Ja qe paska dhe rruge te mesme o Viktor…

    Reply to this comment
    • Gangrenat October 10, 10:40

      Po t’i zbathni breket do t’ju dalin sheshit komentet e censuruara. S’ka turp me te madh per nje gazete qe te vrase mendimin e lire.

      Reply to this comment
      • NY October 10, 14:49

        DY FJALE PER “GANGRENAT”

        ke shume te drejte i nderuar !

        dhe mua m akane censuruar nje nga artikujt me brilante te botuar ne shtypin shqiptar..Eshte Ilir Yzeri qe e nxjerr lakuriq Aleks Arvizune per 21 janarin 2011 qe ishte fajtori nr-1 si personi me i fuqishem ne shqiperi:

        Here you go !
        Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane.

        Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh

        Nga dr. Ilir Yzeiri

        Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.

        Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

        Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.

        Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.

        Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?

        Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.

        Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».

        Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.

        Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
        Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.

        Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
        Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.

        Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.

        Ambasadori i vogël i një vendi të madh
        Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

        Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

        Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

        Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

        Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

        Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

        Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

        Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

        Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
        Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

        Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

        Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

        Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

        Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

        Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.

        .
        duhet ti vije turp donaldit dhe bedriut per krimin fashist te 21 janarit 2011..

        Reply to this comment
        • Gangrenat October 10, 19:41

          Gjithashtu dy fjale per veteranin e forumit me llagapin NY, pa pranine e te cilit prezenca online e kesaj gazete do ishte nje zero me xhufke.

          Los geht’s !

          Ty zoteri i nderuar thua se te kane censuruar postimin e nje artikull te Ilir Yzerit. Ta besoj kete qe thua dhe s’kam as me te voglin dyshim per kete, pasi ish-gazeta dita (sot gazeta muzgu) ka tashme disa muaj qe ka filluar censuren selektive. Duke qene se censura eshte e llojeve te ndryshme mund te thuhet se lexuesi po perballet ore e minute me censuren. Kjo fillon me mosshfaqjen e komentit te fundit, mosrespektimin e radhes se postimit te komenteve, publikimin me vonesa te gjata kohore, bashkimin ne nje te vetem te dy-tre artikujve te publikuara ne periudha te ndryshme per te rritur artificialisht numrin e komenteve, spostimet e artikujve te pakategorizuara, dhe perfundon me papergjegjshmerine e njerit apo tjetrit “redaktori militant” perkundrejt kritikave me vend.

          Me qe ra fjala per Dr. Ilir Yzeirin, ai personalisht me ka impresionuar jo ralle me shkrimet e tij pikante. Ashtu sikurse del qarte dhe nga qendrimi i tij parimor ne lidhje me rolin dubioz dhe perzjerjen vend e pa vend te “xhambazeve” te huaj ne punet e tjeterkujt, Iliri eshte nga ata pak zera qe dine te godasin aty ku dhemb me shume. E thene paksa ne gjuhen popullore, kjo pene e paster, e pa zhytur ende ne llumet e kazaneve mediatike, i shkerdhen brinjet sojit dhe sorollopit te peshtire nediatik. Ndryshe nga shkrimet tendencioze te atyre qe s’dine t’i permbahen nje tematike apo ceshtje te vetme esenciale, shkrimet e Ilirit edhe ndonese dhe te pakta ne numer, ato shquhen per sensin pozitiv dhe koncentrimin e mendimit.

          Reply to this comment
  12. Troja October 10, 14:51

    Po ja fusni kot,kot gjithe diten.Edvini,po te mos ishte ojese e ketyre grupimeve,qe ne Shtatorin e 2013,duhet te kish bere ate qe bejne gjithe revolucionet,si ai qe permbysi sali Berishen: ” Edhe kur fiton nje revolucion,klasa e permbysur politikish,duhet te shkaterohet edhe ekonomikisht,ne te kunderten edhe se fitoi ajo do shkaterohet. Nje gje e tille nuk u be dhe nuk do behet,sepse demagogjia e PS,ariti te mashtroje popullin me keto parulla,me konfiskime,me zhdukjen e oligarkive,me prishjen e koncesioneve,me zhdukjen e korupsionit,etj,etj,qe ne fakt u vertetua se ishte mashtrim i paster,dhe po vazhdohet dhe sot,me te njejten demagogji,por me teori te reja.Pra jo vetem qe nuk shkateroi fuqine ekonomike te ketyre bandave te PD,por i mori ne sqetull,ju dha tendera,ju dha koncesione,e sot JO LUJA,por as RNVERI,te ngjallet nuk e permbys dot kete palo sistem,qe e ngriti AMERIKA,e forcoi,e shfrytezoi dhe po e shfrytezon per interesat globale te Amerikes.Asnje femije nuk mund ti mbushesh mendjen sot se Amerika nuk paska mundesi te vere ne rugen e demokracise nje komb,me 5 milion banore,te varfer,te lemerisur nga sistemi i kaluar,Nuk ka patur mundesi Demokracia Europjane dhe Amerikane per 27 vjet te detyroje nje qeveri qe ketu te kete shtet??? Perse ka ndodhur keshtu,gazetaret qe e takojne LUNE,le ta pyesin drejt e qerte.Ne poplli presim nga,keta “trima” gazetare qe firmat nuk u paguajne sigurimet shoqerre??? Pika, pika ketyre gazetare.

    Reply to this comment
    • RPT October 10, 19:44

      “Nuk ka më të zinj se komunistët antikomunistë” – (Vaclav Havel)

      Kur përdorim termin berishizëm, fillimisht mendja të shkon tek ndonjë ideologji apo doktrinë filozofike. Por në rastin konkret, siç do të përpiqem të shpjegoj më poshtë, kemi të bëjmë me diçka krejt tjetër. Kur u fut në politikë, kur bëri lutje për t’u pranuar në radhët e Partisë Komuniste në vitin 1968, Sali Berisha ishte një kuadër i ri i mjekësisë, por me ambicie të fshehta edhe jashtë sferës profesionale. Dëshirat e tij për të qenë mbi të tjerët dhe për të komanduar të tjerët i ka kamufluar me kujdes gjatë regjimit komunist. Por, nga ana tjetër, ka shfrytëzuar çdo mundësi për t’i rënë në sy nomenklaturës komuniste si njeri i zellshëm, jo vetëm në profesion, por edhe në çështjet partiake e politike. Periudha e pas vitit 1990 na ka dhënë prova të pakundërshtueshme se devotshmëria e tij e shtirë ndaj Partisë Komuniste dhe sistemit politik përkatës ka qenë trampolina nga ku ai mendonte të ngjiste shkallët e hierarkisë politike.

      Kur sistemit politik komunist i erdhi çasti historik të binte, Sali Berisha e nuhati se ky çast mund të ishte shumë i favorshëm për të arritur si antikomunist atë që nuk kishte mundur apo s’kishte pasur kohë ta arrinte si komunist fanatik. Prandaj, kthimi i tij nga mëtues për t’u ngjitur në kastën sunduese komuniste në “prijës” të studentëve të rebeluar ishte në përputhje me karakterin dhe ambiciet e tij për pushtet. Me bekimin dhe artificet e sundimtarëve të kohës ai u bë përkrahës i studentëve të ngritur në protesta. Ky është çasti i fillimit të berishizmit.

      Berishizmi lindi si antikomunizëm dhe mbeti në atë stad edhe sot e kësaj dite. Ai nuk karakterizohet prej kurrfarë idesh, as idealesh, por vetëm prej sjelljesh politike dhe ordinere, që, për 23 vjet, janë frymëzuar nga aleanca e politikës me lumpenin. Në thelb, berishizmi është shfrytëzimi i momentit historik për të arritur dhe mbajtur pushtetin me çdo kusht. Mjetet kryesore për arritjen e pushtetit ishin demagogjia dhe aleanca me këdo që, në mungesë të plotë të skrupujve moral, është i gatshëm të veprojë fshehtas dhe haptazi në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta përjetësuar pushtetin.

      Berishizmi deri dje

      Mendoj se disa prej karakteristikave të berishizmit të deritanishëm janë:

      1. Falsiteti. Berishizmi ishte dhe mbetet fals në tre aspekte. Në aspektin e kohës kur lindi ai ishte fals sepse lindi si antikomunizëm kur pa në shtyllë njoftimin për vdekjen e sistemit. Në atë kohë nuk kishte nevojë për kurrfarë heroizmi ngaqë ishte njëlloj sikur të luftoje kundër një ushtrie të vetëdorëzuar. Regjimi komunist, duke e ditur se nuk kishte kurrfarë shpëtimi, kërkoi Eutanazinë e vet, domethënë një fund më të shpejtë dhe me më pak dhimbje për vete dhe drejtuesit e tij.

      Së dyti, berishizmi ishte fals edhe nga fakti se kush ishin bartësit e tij. Flamurtarët e parë ishin ose individë që kishin bërë dikur lutje për pranim në parti dhe ishin përbetuar për besnikëri ndaj sistemit dhe doktrinës udhëheqëse, ose të lindur dhe të rritur në familje të tilla. Pakënaqësia ndaj sistemit ishte reale dhe e drejtë për cilindo, por marrja e shpatës kundër atij që ndodhej në grahmat e fundit ishte hipokrizi dhe pafytyrësi njëkohësisht. Madje, kur bëhej nga vetë shërbëtorët e sistemit, ishte edhe burracakëri ekstreme.

      Së treti, berishizmi rezultoi fals edhe në aspektin e objektivave që shpallte se do të arrinte. Ai mund të ketë arritur gjithçka tjetër por jo vendosjen e një shteti demokratik, çfarë ishte edhe kredoja e tij.

      2. Populizmi. Berishizmi lindi si populizëm sepse e gjeti të gatshme këtë “armë”. Gjithë çështja ishte ta përdorje pa vonesë dhe pa kurrfarë skrupulli në rrugën drejt pushtetit. Nëse ka një gjë, për të cilën do të kujtohet gjatë berishizmi, kjo është manipulimi dhe keqpërdorimi i turmave në luftën politike, madje edhe kur është vetë në pushtet.

      E, megjithëse berishizmi shfaqet më qartë dhe më suksesshëm nëpërmjet populizmit, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo sjellje politike nuk ka gëzuar kurrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Në zgjedhjet e para pluraliste (1991) kjo lëvizje mori 1/3 e votave. Si lëvizje e re dhe e panjohur, nuk mund të fajësohet, madje kjo sasi votash i duhet njohur si meritë.

      Në zgjedhjet e parakohshme, të imponuara dhe të dhunshme të vitit 1992 mori gati 2/3 e votave. Ishin vota të imponuara, duke i vënë shqiptarët para alternativës “O votën, o bukën e fëmijëve! O votën, o jetën….”. Ishte koha kur, për hir të ardhjes sa më shpejt në pushtet dhe nën instruksionet ekspertëve të Krimit Politik me përvojë ndërkombëtare, berishizmi paralizonte gjithë prodhimin e vendit nëpërmjet veglave sindikale si dhe bllokonte në Durrës ushqimet e importuara për popullin.

      Nga ana tjetër, për t’ia bërë popullit jetën të padurueshme dhe për ta detyruar të hidhej në prehrin e tij, Berisha dhe klani që e rrethonte e shndërruan gjithë vendin në kaos dhe pasiguri, duke nxitur krimet dhe përplasjet e turmave me shtetin. Vetëm katër muaj më vonë, në zgjedhjet lokale të korrikut 1992, berishizmi pësoi disfatë, duke marrë 20% më pak vota. Në referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën berishizmi mori goditjen tjetër, duke marrë vetëm 1/3 e votave. Duke e ditur pozitën e tij morale dhe politike, Berisha dhe të tijtë dhunuan zgjedhjet e përgjithshme të majit 1996 dhe kjo gjë, së bashku me katastrofën ekonomike të shkaktuar nga firmat piramidale, e çoi vendin në ngjarjet e shkurt-marsit 1997, të cilat e detyruan Berishën të bëjë zgjedhje të parakohshme, nga të cilat mori edhe një disfatë tjetër.

      Një tjetër disfatë popullore pësoi berishizmi edhe në referendumin e dytë për Kushtetutën, në fund të vitit 1998, kur projekti i kundërshtuar nga PD dhe aleatët e saj, u miratua nga populli shqiptar. Zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti treguan se berishizmi, në daç me dru (kur dhunon vullnetin e popullit), në daç me vota (kur nuk e cenon këtë vullnet) ka ndeshur dhe ndesh në refuzimin e shumicës së shqiptarëve.

      3. Berishizmi operon me instinktet dhe jo me arsyen. Duke pasur si armë kryesore të vetën populizmin, berishizmi nuk e ndien të nevojshëm arsyetimin. Madje, arsyeja dhe arsyetimi e bezdisin, prandaj dhe iu shmanget atyre vazhdimisht. Berisha do të mbahet mend si një njeri i çakërdisur që vrapon tek turmat, hipën mbi makina për t’i përshëndetur, qesh, ngërdheshet, ulërin, fyen, shpif e kërcënon kundërshtarët, por askush nuk mund ta kujtojë në një studio përballë kundërshtarit ku, me qetësi dhe maturi, argumenton idetë e veta dhe rrëzon ato të kundërshtarit.

      4. Mungesa e ideve dhe e idealeve. Mbas 23 vitesh në politikë, askush nuk mund të kujtojë një ide shkëlqimtare të Sali Berishës, zbatimi i së cilës do i shërbejë të ardhmes së vendit. Sapo largohet nga detyrat partiake dhe vihet në karrigen e administratorit, Sali Berisha shfaqet si një qeveritar që bën çfarë i del përpara, e fillon një punë dhe e lë përgjysmë, përuron punë të pabëra ose i bën ato së prapthi. Këtu nuk është fjala për tubacione ujërash të zeza apo rrugë katundesh, por për probleme madhore kombëtare si privatizimet, urbanistika, dëmshpërblimi i të persekutuarve, arsimi, mjekësia, sistemi hidroenergjetik dhe ai i kullimit etj.

      Nëse ka pasur vërtetë ndonjë ideal në protestat e 1990, ai duhet të ketë qenë shteti ligjor. Sot, me kontributin kryesor të berishizmit, shteti ligjor ka mbetur një ëndërr e largët. Në vend të tij ekziston shteti oligarkik, shteti i një pakice, shteti i atij që ka pasuri (të vënë kryesisht në rrugë kriminale), shteti i të fortëve dhe gangsterëve të veshur me kostumin e politikës në bashkëpunim me të ngjashmit e tyre që veprojnë në biznes dhe në rrugë. E drejta në ndërtesën e Drejtësisë është si malli në ankand. Kush ka dhe jep më shumë, e fiton. Të tjerët le të shpresojnë në botën e përtejme.

      5. Banaliteti dhe harbutëria në vend të konkurrimit. Duke qenë i varfër në ide, berishizmi nuk shfaq as alternativa dhe as e mbështet fitoren tek konkurrimi me kundërshtarin, por tek denigrimi i kundërshtarit, tek shpifjet, fyerjet nga më monstruozet, kërcënimet, denigrimet, rrahjet, burgosjet dhe, më në fund, vrasjen e tij. Të gjitha këto i ka përdorur dhe i përdor sipas nevojave dhe aq sa ia lejojnë rrethanat. Kaq i varfër është në ide saqë gjatë fushatës së fundit zgjedhore nuk bëri gjë tjetër veçse shpejtoi të kopjonte parullat dhe idetë e kundërshtarëve politikë, duke u bërë fare qesharak.

      6. Kaosi, anormaliteti dhe paligjshmëria. Sa herë nuk arrin pushtetin, berishizmi tenton të krijojë kaos. Sigurisht që gjendjet kaotike shkaktohen nga veprimet anormale dhe të paligjshme. Të gjithë atyre që e kanë jetuar aktivisht këtë periudhë 23-vjeçare iu kujtohet se çfarë veprimesh kryente Sali Berisha në opozitë gjatë viteve 1991-1992.

      Po ashtu, nuk mund të mos na kujtohen sulmet dhe djegiet e komisariateve të policisë në Shkoder e Tropojë dhe, pak më vonë, sulmet terroriste ndaj gjithë institucioneve qendrore dhe RTVSH në 1998, dhe pastaj deklarimi në media se “E morëm pushtetin”. Sa kohë është në opozitë nuk e njeh dhe as e përfill ligjin dhe rendin.

      Kur vjen në pushtet e përdor ligjin si do vetë, duke goditur kundërshtarët politikë dhe duke nxjerrë të pafajshëm bashkëpunëtorët e vet, edhe kur ata kryejnë krime monstruoze, të dukshme dhe me pasoja kombëtare.

      7. Përqendrimi i të gjithë pushteteve tek Uni. “Këtu nuk vihet për të pyetur e diskutuar, por vetëm për të miratuar”,- iu thoshte Sali Berisha në Grupin Parlamentar të PD, sipas ish-deputetit të saj, z. Paulin Sterkaj. Përveç disa qejfmbeturve pa dinjitet e personalitet, që u larguan nga PD me turfullima dhe u kthyen të përunjur dhe të vetëposhtëruar, thuajse askush nuk është në gjendje të dallojë ndonjë personalitet apo individualitet të spikatur në radhët e berishistëve.

      Vlera e secilit prej tyre është sa vlera e një kartoni. Të gjithë janë dakord me kryetarin, të gjithë mendojnë si kryetari, të gjithë miratojnë edhe krimet e kryetarit. Dhe, rrjedhimisht, të gjithë janë përgjegjës, të paktën moralisht, po aq sa kryetari, për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar popullit e vendit. Si në sundimin e parë (1992-1997) ashtu edhe në të fundit Sali Berisha bëri çmos dhe ia arriti që të fuste në dorë të gjitha pushtetet dhe t’i përdorte si vegla, në shërbim të vet dhe kundër kujtdo që i rrezikon pozitat sunduese.

      Mirëpo, është interesant fakti se, sapo i grumbulloi në dorën e tij këto pushtete, e humbi pushtetin politik. Thjeshtë dhe vetëm sepse pushtetet e pakufishme i ka përdorur për interesat e veta dhe të kastës që e rrethon dhe jo në shërbim të zhvillimit të vendit.

      8. Përdorimi i Medies si Studio Makijazhi. Në sundimin e parë të tij, RTVSH ishte kthyer në Studio Fotoshopping, d.m.th. në mjet që përdorej për t’i paraqitur popullit shqiptar një Sali Berishë tjetër nga ai i vërteti. Dhe, nga ana tjetër, po kjo medie shërbente edhe si makinë për përbaltjeje e kundërshtarëve të tij politikë.

      Për turpin e drejtuesve të tyre, edhe gjatë sundimit të dytë berishist, kjo medie, së bashku me disa medie private, të blera nga pushteti, me paratë e shqiptarëve, kreu të njëjtin mision. Por, kishin ndryshuar kohët, pasi në Shqipëri kishte dhe ka edhe media të tjera.

      Në të dyja kohët, media ia zgjati pushtetin, por nuk mundi ta shpëtonte Kalorësin e Marrëzisë së Pakufishme.

      9. Berishizmi e do Shqipërinë, por, akoma më tepër do pushtetin politik dhe ekonomik. Sa herë që berishizmi është vënë para alternativës: o pushtetin, o interesat e vendit, gjithnjë ka zgjedhur të parin. Kjo ka ndodhur në 1991-1992, në 1996-1998, në 2010 (me Marrëveshjen e Detit) etj.

      10. Berishizmi është një sistem i korruptuar, i korruptueshëm dhe korruptues. Marrëdhëniet e tij të korruptuara me popullin, i nisi sapo doli në skenën politike. Për hir të ndjelljes së votuesve, propagandoi dhe nxiti lëvizjen kaotike dhe të pakontrolluar të banorëve, nga një zonë në tjetrën, të shoqëruar me grabitjen e tokave të pronarëve realë dhe me qindra mijëra ndërtime pa leje.

      Të gjithë këtë katrahurë (vetëm në Shqipëri ka ndodhur) e ka propaganduar si “lëvizje e lirë” dhe ka dalë garant i saj dhe flamurtar i legalizimit, pra i shndërrimit në të ligjshme të asaj që është e paligjshme. Pse? Vetëm për vota që të japin pushtet. Berishizmi ka krijuar modelin dominues të shtetasit të korruptuar. Ka krijuar kontrabandistin e naftës, të femrave, të drogës, të votës, sekserin e administratës, mjekun antihuman dhe gjyqtarin pa moral, deputetin që shitet e blihet si bagëtia etj.

      E gjithë kjo kategori njerëzish, që mund të përdoren në marifetet politike, janë pasuruar dhe ky pasurim kriminal i tyre i shitet popullit shqiptar si “arritje demokratike”.

      11. Berishizmi nuk ka karakter krahinor dhe as fetar. Mjerisht, kam lexuar dhe dëgjuar shumë njerëz që mbrapshtitë e berishizmit ia veshin krahinës nga ai vjen apo përkatësisë së tij fetare. E vërteta është krejt ndryshe. Sali Berisha nuk përfaqëson veriun e vendit, as Tropojën, madje as krejt familjen Berisha të Viçidolit, e njohur si familje e rregullt dhe dinjitoze. Ai përfaqëson vetëm individin me këtë emër.

      Krahina e berishizmit është gjithë hapësira shqiptare dhe feja e tij është pushteti.

      Ndërsa berishistët mund t’i gjesh kudo dhe tek të gjitha besimet fetare. Shumë prej figurave të PD-së, nga jugu, veriu apo Shqipëria e mesme, janë përpjekur gjatë këtyre viteve t’i ngjajnë sa më shumë kryetarit të tyre. Dhe, vini re realitetin, marrëzia dhe maskarallëku janë lehtësisht të imitueshëm, ndonëse diskreditues. Mjafton të përmendim pak emra si Topalli, Mesila Doda, Sokol Olldashi, Edi Paloka, etj., për të kuptuar se t’ia atribuosh berishizmin rajonit apo fesë është gabim, është një qëndrim i padrejtë dhe aq e dëmshme sa dhe vetë berishizmi.

      Në historinë politike të shtetit shqiptar, berishizmi është i ngjashëm me zogizmin. Të dy kërkojnë pushtet të përjetshëm, por, ndërsa Zogu e sanksionoi pushtetin e vet me Kushtetutë, Berishës nuk ia lejuan rrethanat.

      “Kur Ahmet Zogu, një injorant, ka sundue për 15 vjet, ne do ta mbajmë më gjatë pushtetin”– iu ka thënë Berisha bashkëpunëtorëve të vet në 1992, sipas Frrok Çupit.

      Të dy e kanë pranuar pluralizmin, por vetëm me një kusht: që ata të jenë gjithmonë në pushtet. Të dy e kthyen pluralizmin në farsë dhe përdorën të gjitha intrigat, metodat dhe mjetet që iu lejuan rrethanat që ata të jenë sundimtarë absolutë dhe kundërshtarët politikë të mbeten garnitura që e bën të pranueshme menynë e tyre politike.

      Berishizmi sot

      Kur PD-ja humbi zgjedhjet kryetari i saj dha dorëheqjen, mori përsipër përgjegjësitë (cilat?) dhe qau! Qau ai që nuk kishte gjetur shkak për të qarë as kur shqiptarët vriteshin me dhjetëra gjatë kaosit të krijuar prej tij, as kur biznesi i të birit vrau tridhjetë vetë në Gërdec, midis tyre edhe baxhanakun e tij dhe as kur u vranë katër njerëz në bulevard, para zyrës dhe syve të tij.

      Ai nuk është prekur ndonjëherë kur qindra shqiptarë kanë vrarë veten gjatë këtyre viteve ngaqë s’kishin mundësi të siguronin bukën e fëmijëve, ndërsa fëmijët e tij bëjnë (sipas deklarimeve të vetë atyre) një milion euro në vit. Ai nuk kishte arsye të qante për popullin, por kishte shkak të qante për humbjen e pushtetit personal dhe klanor.

      Të gjithë ata që kanë lexuar me vëmendje fjalën e Sali Berishës të 26 qershorit apo mesazhet që ai u ka dërguar fëmijëve dhe të rriturve nëpërmjet fejsbukut (facebook), kanë mundur të kuptojnë se ai nuk është dorëhequr realisht dhe nuk ka zënë mend nga dalldia e tij 25-vjeçare për të sunduar.

      Kaq anormal është Sali Berisha saqë deklarata e tij për t’u tërhequr në prapaskenë u propagandua nga berishistët, borizanë të tij, si një akt i jashtëzakonshëm, demokratik prej “burri shteti”. Sali Berisha ka qenë dhe do të mbetet burrë shteti aq sa mund të quhet kalorës një njeri pa kalë. Deklarimi i dorëheqjes, është një akt normal për çdo politikan normal. Nuk ka gjë të jashtëzakonshme po të kalojë kali midis tufës së dhenve. Mirëpo berishistët e përjetuan dhe e trumbetuan deklaratën sikur përmes tufës së deleve të kishte kaluar ujku pa prekur as qengjat.

      Fjalimi i tij i dorëheqjes, përveç se nuk la shteg për të besuar në “lamtumirën” e tij politike, ishte i turpshëm. Fjalim humbjeje kaq të gjatë nuk duhet të ketë mbajtur kush në historinë e politikës. Fjalim humbjeje ku përmenden vetëm arritje, të qena e të paqena, nuk do të gjendet në literaturën politike botërore. Fjalim humbjeje ku nuk përmendet asnjë gabim, asnjë faj për be, nuk mund të jetë dëgjuar ndonjëherë.

      Në të vërtetë, fjalimi i tij ishte një fyerje për popullin shqiptar. Duke i përmendur atij vetëm arritje, më shumë imagjinare se reale, donte t’i thoshte: ju jeni mosmirënjohës, nuk jam unë fajtor se kam gabuar, por jeni ju fajtorë që nuk më keni vlerësuar si duhet punën time dhe që keni besuar gënjeshtrat e kundërshtarit tim. Me mesazhet e atij fjalimi Sali Berisha dëshmoi sërish se është i pakorrigjueshëm dhe përjetësisht i sëmurë. I sëmurë politikisht dhe moralisht.

      Ai e njoftoi dorëheqjen, jo se ky akt është në formimin dhe sjelljen e tij politike, por sepse ia imponuan rrethanat. Ai ka humbur dhjetëra zgjedhje e votime qysh kur ka dalë në skenën politike, por nuk e ka njoftuar një akt të tillë. Sali Berisha e bëri një akt të tillë gjysmak dhe tinëzar sepse u gjend i rrethuar. I rrethuar, më së pari, prej një numri dëshpërimisht të madh votash kundër tij, numër dëshpërimisht i papërmbysshëm.Por ai u gjend edhe përballë rrezikut të shpërthimit të dufit popullor që, po ta provokonte, ishin të gjitha gjasat t’i sillte një fund si të Ghadafit. Veç këtyre, Berisha u gjend edhe i braktisur nga mbështetja ndërkombëtare.

      Podestat, prej Amerikës në Evropë, ishin të pamjaftueshëm për të justifikuar aventurat e tij. Ishte bërë shumë bajat dhe madje i neveritshëm. Gjithashtu, personalisht, nuk përjashtoj edhe mundësinë e ndonjë paralajmërimi që mund t’i ketë ardhur në kanale jo fort diplomatike për pasojat e përsëritjes së zakonit të tij të vjetër, atij të shtrembërimit ekstrem të vullnetit të popullor.

      Sali Berisha e ka ditur se do t’i humbte ato zgjedhje, por nuk ka ditur thellësinë e humbjes. Prandaj dhe e ka gjykuar si veprim më të mençur përgatitjen dhe fronzimin e një pasardhësi në parti, duke siguruar jetëgjatësinë e berishizmit. Kjo është çfarë i duhet atij.

      Berishizmi nesër

      Të gjithë ata shqiptarë që shohin përtej xhepit dhe shtëpisë së tyre, duhet të jenë sinqerisht të interesuar që PD-ja të rigjallërohet, të demokratizohet dhe të bëhet më e vlefshme. Përmirësimi i partive është përmirësim perspektiv i vendit sepse një ditë ato do të marrin në dorë fatet e popullit.

      Mirëpo, mjerisht duket qartë që berishizmi do të jetë i pranishëm edhe për një kohë të gjatë në jetën sociale e politike të Shqipërisë. Pavarësisht faktit kush është kryetar formal i PD-së, mentaliteti dhe sjellja berishiste do të jenë përherë të pranishëm.

      “PD-ja është partia e Sali Berishës”, tha Lulëzim Basha. Pastaj vazhdojnë marrëzitë e tjera, si: “askush nuk mund ta zëvendësojë Berishën”, unë do i mund, do i mposht, do i shkatërroj, do i përmbys… këta që morën pushtetin me vota etj. Asnjë program, asnjë ide, asnjë vizion, asnjë shenjë purizmi për të pastruar gabimet, asnjë mendim për të ardhmen e Shqipërisë, por gjithçka për rikthimin në pushtet.

      Vetë Basha ka lënë njolla të zeza, madje krime të rënda, kudo ku ka shkuar. Si Ministër Transporti i ka “humbur” popullit shqiptar 230 milion euro dhe i shpëtoi drejtësisë me procedura të imponuara nga babai i tij shpirtëror. Si Ministër i Jashtëm ka nënshkruar Marrëveshjen Antikombëtare të Detit me Greqinë. Si Ministër i Brendshëm ka qenë në drejtim të operacionit ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm dhe u fshehën provat (filmimet dhe tytat e armëve). Si kryetar bashkie, megjithëse konkurronte me një person që e kishte drejtuar bashkinë e Tiranës për tre mandate rresht dhe megjithëse kishte me vete LSI-në dhe mbështetjen e shokëve Nano dhe Milloshi, e humbi. Por, meqë babai i tij shpirtëror kishte pushtet të pakufishëm e përmbysi rezultatin me marifetet e berishizmit dhe guximin e të marrit.

      Ky individ, me gjithë këtë deficit moral dhe ligjor, iu premton anëtarëve të partisë së tij se do ta kthejë partinë në shumicë morale, pra, se do i bëjë shumicën e shqiptarëve moralisht si veten.

      Që prej shtatorit 2013 të gjitha shenjat paralajmëruan se opozita do të përpiqej të sillte kaos siç edhe ndodhi. A e mbani mend anëtarin “e thjeshtë” të partisë, pensionistin 70 vjeçar Sali Berisha se si iu betohej simpatizantëve të vet se do të punojë nga 18 orë në ditë si luan? Sigurisht, ai e di se ka edhe luanë të zgjebosur, por çështja qëndron në atë se çfarë kupton ky Kalorës i Vrerosur me “opozitën më të fortë që ka njohur historia…”

      Nëse me këtë term nënkuptonte një opozitë konstruktive dhe moderne (sa qesharake të besosh në këtë!) do t’i bashkohesha edhe unë, por ai e kishte fjalën për rolin e Kryebanditit që e ka bërë shpesh. E, atëherë, i duhet treguar vendi ligjërisht. E, nëse instrumentet e ligjit do të vazhdojnë me kokëfortësi të komandohen nga kryeshkelësi i ligjeve, atëherë atij i duhet dhënë ajo që meriton pa pasur nevojë të mundohen prokurorë, gjykatës apo avokatë. Me banditët duhet sjellë siç sillet gjithë bota.

      O vullneti i popullit, ose zulma e banditëve mbi popullin. Rrugë të mesme nuk ka.

      Postuar më: 9 Tetor, 2015 tek Gazeta Dita

      Reply to this comment
  13. Lisi October 10, 17:57

    I nderua z.Islami qe me keto pamflete , kot s’te ka dale nami ! Dikur ne monizem ekzistonin Lagjet respektive te kryeqytetit e benda tyre blloqet.Nje krytar blloku sa here qe bente mbledhjen e radhes me banoret bertiste me te madhe ne ç’do diskutim te tijin qe banoret duhet te hapnin syte se perpara kishin “armikun” qe vepronte e nuk e shikonin nga mos vigjilenca!pas disa kohesh doli qe vete kryetari u arrestua per puen armiqesore qe ushtronte!Keshtu eshte edhe kjo pune ,ku fabrika qe i prodhoi keto vemje bertet qe te kapen vemjet e te shkaterohen bandat kriminale!Sa te lehi balua ne kete sokak era mut do bjere ky prag!Ne fund te fundit kjo ishte demokracia qe na u instalua nga “nena dhia”e qe sot brohorrasim “rrofte liria”(jo ajo qe ka ne shtepi Salia)!

    Reply to this comment
  14. alphade October 11, 21:03

    Oj, ka te drejte ? Me pash !!!

    Reply to this comment
  15. alphade October 11, 21:52

    Edhe nje here per amsadorin e nderuar : Donald LU :
    Pyetja e zotit Bedri Islami eshte : A ka te drejte LU ?
    Pergjigja ime e lartpermendur ,megjithese deri tani nuk
    eshte botuar them: “Oj ka te drejte ? Me pash ….,!!!

    Reply to this comment
  16. kRIST October 13, 21:07

    Zoti Bedri,mire qe e parashikoke,se si do ju konsiderojne,por eshte shume me keq,kur paraqitesh si tersi i pojanit.Edhe vete kryerilindesi,nuk eshte kaq “,militant” sa perpiqesh ta shesesh vehten,ose si thote populli,mos u trego me fanatik se papa.Kjo te vetediskrediton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*