A ka të ngjarë të shohim shtete të reja kombëtare këtë shekull?

January 30, 2016 21:32

A ka të ngjarë të shohim shtete të reja kombëtare këtë shekull?

Në vitin 2011, Sudani Jugor u bë i vendi i 193 anëtar i Kombeve të Bashkuara. Shkëputja e tij nga Sudani ishte unike në historinë moderne. në një kufi të sapohartuar mbi një komb-shtet ekzistues – diçkaje që rendi ndërkombëtar zakonisht i reziston. A mund të përsëritet ndonjëherë precedenti i vendosur nga Sudani i Jugut? Po, dhe ndoshta së shpejti:luftërat në Lindjen e Mesme, kanë krijuar kushtet për shfaqjen e kombeve të reja.

Fuqitë globale, që zakonisht komplotojnë për ndaluar lëvizjet për pavarësi. mund të jenë gati për të rivizatuar në mënyrë rrënjësore hartën e botës. Dhe harta duhet të rivizatohet. Në shumicën e botës së tretë, ish kufijtë koloniale të hartuar nga evropianët. i ndajnë grupet etnike dhe fetare në shtete të veçanta, apo i detyrojnë të tjerët të përfshihen në konflikte civile për ndarjen e pushtetit. Lëvizjet për pavarësi në botë, përballen me biznesin e papërfunduar të kolonializmit.

Zgjerimi i OKB-së që nga viti 1945, ka ndodhur kryesisht me kolonitë që fituan pavarësinë. “Shpërthimi’ i anëtarësimeve në periudhën e pas luftës, përkoi me dekolonizimin e Afrikës dhe Azisë nga ana e Evropës, pasi kolonitë ekzistuese kryesisht qenë shndërruar në shtete të pavarura. Por pas këtij procesi kufijtë kanë ndryshuar shumë rrallë.

Lufta e dështuar e Biafras për t’u shkëputur nga Nigeria në vitet ’60 shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve, dhe qe aq traumatike sa që Baslikiini Afrikan bllokoi çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë. që monarkët evropianë krijuan në të gjithë Afrikën gjatë shekullit XIX (me përjashtim të Sudanit të Jugut). Në mënyrë të ngjashme, kur evropianët ndanë mes tyre territoret osmane në fund të Luftës së Parë Botërore, kufijtë e rinj nuk morën parasysh se ku jetonin kurdët dhe arabët sunitët dhe shiitët, apo të tjerë.

Superfuqitë e shekullit të XX-të, kishin frikë se rishikimi i kufijve do të destabilizonte rajonin. dhe ndikonte në prodhimin e naftës aq të çmuar. Prandaj kufijtë mbetën të ngrirë përgjatë vijave, që kishin kuptim vetëm për imperialists që ndodheshin mijëra milje larg. Shumë lëvizje për pavarësi nuk kanë gjasa që të ndikojnë shumicën, si në Bavari apo Alaskë.

Në mënyrë perverse, i njëjti rend ndërkombëtar i dominuar nga superfuqitë, e bëri pavarësinë diçka pothuajse të paarritshme. Në ngërçin e sotëm ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, ashtu si më parë, rregullat e OKB-së përbëjnë një pikë kyçe. Njohja nga OKB-së si një shtet, kërkon vetëm një shumicë në Asamblenë e Përgjithshme. Por për t’u bërë një shtet anëtar më të drejtë vote, aplikanti duhet të marrë miratimin e të 5 fuqive bërthamore në Këshillin e Sigurimit:SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, dhe Rusia.

Mermi Palestinën. Deklarata e pavarësisë nga Izraeli e vitit 1988 ishte simbolike, pasi palestinezët nuk kishin nën kontroll asnjë territor. Kur Marrëveshja e Oslos e vitit 1994, i dha Autoritetit Palestinez kompetenca Të kufizuara në Bregun Perëndimor dhe Gaza, një “Shtet i Palestinës” u bë diçka konkrete. Deri në vitin 2012, gati

tre të katërtat e anëtarëve të OKB-së e njohën Autoritetin, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk do të lëviznin nga pozicioni i tyre.

Në votimit me 138 vota pro dhe 9 kundër palestinezëve, të vetmet që nuk u shprehën qenë Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe aleatët e saj ngushtë si për shembull Kanadaja. Edhe anëtarët e NATO-s si Britania e Madhe dhe Holanda abstenuan – duke zbuluar një simpati në rritje për Palestinën, teksa mizoritë e izraelitëve po rriteshin, dhe teksa mizoritë e kryera më herët, e bënë një shtet hebre të domosdoshëm, moslejimi i krijimit të shtetit palestinez, dukej gjithnjë e më pak përgjegjësi e evropianëve modernë.

Pra, Palestina ka ngecur në rolin e “shtetit vëzhgues jo- anëtar” në OKB. SHBA-ja nuk do ta njohë derisa Izraeli ta bëjë këtë- gjë që duket më e largët se kurrë. Ngërçi i Palestinës, është kundërbalancuar nga rasti i Kosovës. Në vitin 1999, në mes të rrënojave të Jugosllavisë, masakra e Serbisë në krahinën e saj në Kosovë solli bombarduesit e NATO-s për të shpëtuar popullsisë shqiptare atje, përzënë serbët dhe vendosur Kosovën nën administrimin e OKB- së.

Vendet perëndimore e njohën pavarësinë e Kosovën në vitin 2008; sikurse kanë bërë deri më tani, 108 nga 193 anëtare të OKB-së, por Rusia, aleate e Serbisë, e tund vazhdimisht veton e saj në Këshillin e Sigurimit. Rusia dhe Serbia ndajnë mitet pan-sllave të ish-madhështive të tyre të dikurshme, ndjenjat se perëndimorët i shkatërruan mizorisht perandoritë të tyre.

Ndërhyrja në Kosovë duket se është bërë gjithnjë e më pak për t’iu shpëtuar jetën kosovarëve – tek e fundit masakra të tilla janë të shpeshta, dhe ka me qindra kombe të robëruar – sesa në lidhje me ambiciet gjeopolitike të Rusisë. Rusia është kundërpërgjigjur me mini-Kosovat e veta – regjimet kukulla brenda ish-republikave sovjetike me prirje perëndimore – Abkhazia dhe Osetia e Jugut në Gjeorgji, Transnistria në Moldavi, Nagorni-Karabaku në Azerbajxhan, dhe natyrisht Ukraina Lindore.

Rusia thotë se aspiratat e tyre, janë po aq legjitime sa ato të Kosovës, por vetoja në OKB e Perëndimit i mban ato peng. Ky ekuilibër dhe anim midis Rusisë dhe Perëndimit i mban njerëzit robër brenda kufijve të vjetëruar, ndaj dhe shfaqja e kombeve të reja ngjan si diçka e pamundur në të ardhmen e afert. Megjithatë, në Lindjen e Mesme loja po ndryshon. Neveria institucional ndaj shteteve-kombe të reja. mund të jetë një viktimë e luftërave civile shkatërrimtare në Libi, Irak, Jemen dhe më e keqja nga të gjitha në Siri.

Rikujtojnë se çfarë e bëri të mundur anomalinë e Sudanit Jugor në vitin 2011 :Diktatori i Sudanit Omar Al-Bashir, i dënuar në mungesë për krime kundër njerëzimit, strehoi dhe nxiti terroristët dhe masakroi qytetarët. Në mënyrë të pazakontë. i tërë komuniteti ndërkombëtar qe i kënaqur ta shihte këtë shtet të shpërbëhej, teksa shtiu në dorë disa nga fushat e saj të naftës në jug të vendit.

Sot, në një shkallë shumë më të madhe, fluksi i refugjatëve në Evropë, dhe një Shtet Islamik, i vetëshpallur në zemër të kryqëzimit të rrugëve në zonat ndërkufitare sunito-arabe, po tregon se mund ta eksportojë kudo terrorizmin. Konflikti etnik dhe sektar, po zhduk kufijtë e imponuar të pas Luftës së Parë Botërore.

Askush nuk e di se sa shumë gjakderdhje do të shkaktojë, por asnjë nga këto shtete nuk mund të lindin si shtete të njohura plotësisht:kurdët në Siri, Irak, Iran dhe Turqi; druzët, jazidët dhe alavitët në Siri; shiitët dhe sunitët në Irak; dhe vetë Palestina. Loja e superfuqive, mund të arrijë krijimin e disa prej tyre:nëse le të themi, SHBA-ja njeh një enklavën e drejtuar nga Asadi në Siri. në këmbim të tolerimit nga Rusia të një Kurdistani pro- amerikan.

Apo ndoshta OKB-së do të mblidhet në një konferencë të madhe për të rishikuar hartën e botës, si e vetmja alternativë për vakuumin e pushtetit, që aktualisht po e mbush ISIS-i. Kur Perandoria Osmane u shemb në vitin 1918, president! amerikan Udrou Uillson, paraqiti një plan për të zgjeruar parimin e vetëvendosjes përtej Evropës, duke iu referuar popujve të mënjanuar si armenët, kurdët, dhe hebrenjtë dhe arabët e Palestinës, dhe për të mos i lënë konfliktet të mahisen për breza të tërë.

Nga ana tjetër, dekolonizimi i pas Luftës së Dylë Botërore, as nuk e provoi këtë gjë:Evropianët e lanë gjysmën e botës të zgjidhte me njëri-tjetrin disa kufij shumë arbitrarë. Së shpejti. bota mund të fillojë t’i trajtojë edhe këto probleme. duke shkuar drejt një sistemi të komb-shteteve që nderon aspiratat kombëtare të njerëzve, por vetëm pasi të kemi lënë mënjanë tabunë ndaj vizatimit të kufijve të rinj. / Bota.al

Shënim: Chris Roth është antropolog social-kulturor dhe gjuhësor, me një interes në politikën simbolike të nacionalizmit dhe etnicitetit. Libri i tij më i fundit titullohet “Le të shkëputemi! Një guidë e plotë e lëvizjeve separatiste dhe kombeve aspirante, nga Abkhazia në Zanzibar (2015).

January 30, 2016 21:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*