A ka zënë mend opozita pas dështimit me bojkotin?!

February 3, 2020 16:03

A ka zënë mend opozita pas dështimit me bojkotin?!

Nga Bedri Islami

 

A ka ndryshuar opozita e tashme apo e gjithë kjo është njëra nga mënyrat për të qenë diku e njëkohësisht të mos jenë askund? A është mbushur mend ajo, duke e parë se as brohoritjet e çjerra, as thirrjet halucionante, as astiriotët, as komunalët e bashkive, as metingashët profesionistë.

Më në fund, pas një viti sorollatjesh , metingjesh, sherrnanjash, molotovësh, grindjesh, përgjimesh, publikimesh, tani edhe në media të huaja, sepse të vendit pak kush i beson, djegieve, vrapit maratonomak të Dollapit, kërcënimeve të Palokës se do të ikë nga politika nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit, “ bubullimave” të çunit të Fahriut, futjes së lojë të Metës dhe plasaritjeve të Monikës, kërkesës së Berishës për zaptim rrugësh e godinash, ëndrrës së tij vrastare për shefin e qeverisë kur ai ishte në opozitë, përçartjeve të metingashëve që befas u strukën në një qoshe, opozita bëri hapin e parë të saj të mënçur: u kthye në një tryezë bisedimesh, për njerën nga gjërat më themelore, reformimit të paketës zgjedhore.

E vetmja lëvizje që mund të ketë një pasvijë të qartë politike dhe që bie ndesh me gjithçka që kemi parë tash një vit dhe që, ndosahta edhe si shenjë besnikëria, gjithëfarë alillojbejësh na e shfaqin përsëri me kërcënime minore, të cilat nuk i bën serioze as zëri disi i veçantë i numurit dy të selisë blu, Bardhit.

A ka ndryshuar opozita e tashme apo e gjithë kjo është njëra nga mënyrat për të qenë diku e njëkohësisht të mos jenë askund? A është mbushur mend ajo, duke e parë se as brohoritjet e çjerra, as thirrjet halucionante, as astiriotët, as komunalët e bashkive, as metingashët profesionistë..nuk bënë asgjë tjetër veçse dupluan një parlament të fantaksur, që edhe si ishte nuk duhej gjë e jo më tani që vetëm parlament nuk është, humbën të gjitha bashkitë duke lënë fushën e lirë të vendosjes së një sistemi monist në pushtetin lokal,, e vendosën fatin e ligjeve të ardhshme në duart e listave reservë, pakuan mundësinë për të qenë fituese të zgjedhjeve të ardhshme?

Vështirë të besohet se ka nisur ndryshimi! T duket e pamundur, megjithëse duhej të kishte ndodhur.

Egërsia me të cilën ish shwefi i vjetr Berisha u paraqit në një studiot TV, kërkesa e tij për radikalizim të skajshëm, mosdakordësia me vijën e tashme të ndjekur nga Basha, hedhja në lojë e skalioneve afër tij, mund të kenë çoroditur opozitën, por mbi të gjitha kanë treguar se ende aty janë mes dy rrugëve: ose të mendjes, ose të dhunës.

Basha ka mbledhur rreth vetes disa figura të reja, të cilët, krahas të vjetërve, nuk kanë staturën e liderëve të ardhshëm që mund të qeverisin këtë vend. Gjysma e tyre janë të provuar , dhe shenjat që kanë lënë pas vetes janë të mjerueshme; gjysma tjetër as nuk ka nevojë të provohet, duke parë se cili është niveli i tyre intelektual, mendësia që kanë humbja e çdo vizioni dhe, pak kush prej tyre , si asnjëherë më parë, mund të ketë lidhje me të djathtën.

Basha është në momentin kur kërkon të duket ndryshe. Nuk është gjë e re.

Ka një shembull.

Në të gjithë këto ditë, çdo gjë është e njëjtë si ka ndodhur ne fillimin e vitit 2005, pra me kohën kur Berisha, shefi i tij politik  dhe ati i tij shpirtëror, doli me idenë se tani ai nuk është më ai i vjetri, i vitit 1997 apo i grushtit të shtetit, por një Berishë krejt ndryshe , që kishte mësuar nga gabimet e mëdha dhe fajet e ndodhura nën presidencën e tij.

Basha, sot e gjithë ditën, i është i kthyer kësaj ideje, me ndryshimin se tashmë ai nuk është thirrur nga familja për të drejtuar KOP-in, Komitetin e Orientimit të Politikave, si një zgjidhje e ngjashme me atë që është krijuar më heret në Serbi, sjellur në Shqipëri nga Fazlliqi, KOP-i, i zhdukur tashmë, por që të jetë vetë ai trajtesa e re e kësaj strukture. Pra, të jetë ai, vetë ai dhe një grup rreth tij,  përfytyrimi i KOP-it, si një sjellje e re politike e një njeriu, që i provuar kudo, në të shumtën e posteve të larta qeveritare, nuk kishte bërë gjë.

Tani, si ndodh zakonisht në të tilla lëvizje që synojnë përmbysjen e një qeverie për të riardhur të larguarit prej saj, Basha po përpiqet të jetë njeriu i thjeshtë, ulur këmbëkryq me njerëzit e zakonshëm, të varfërit, po se po; njeriu që nuk përton të trokasë në secilën derë dhe të godasë në të gjitha portat, duke u paraqitur si një Mesia i ri i shqiptarëve, njeriu i shpresës dhe i zhvillimit.

Është ndër të paktët që përcakton se  unë do të jem kryeministri më i mirë”, kur nuk ka qenë as ministër i mirë, as kryebashkiak i mirë, as shef opozite i mirë.

Një petk i vjetër në një lojë të re! Të jetë kështu?

A duhet besuar ai?

A duhet besuar opozita në kthesën e saj? A është e maftueshme në imazhin e saj dukja në një komision të reformës zgjedhore, kur kanë bojkotuar gjithçka tjetër? Është nisje apo vënia e kapakut të prapshtisë?

Sa është i besueshëm një njeri , apo një strukturë njerëzore, që deri dje ishte gati të digjte gjithçka, që kurrë nuk e ka njohur politikën, që ka pas vetes disa nga akuzat më të mëdha, shoqërore, kombëtare, financiare e politike?

A është i besueshëm Basha në lëvizjen e tij? A është joshëse si ngjarje politike qënia pjesë në një reformë, në të cilën thelbi as që diskutohet: sistemi zgjedhor, duke synuar të ruhet i tashmi, ku shefi është mbreti dhe gjithë të tjerët janë hiç?

A mund të ketë zënë mend nga qëndrimi në opozitë, ku, megjithëse benificet financiare nuk i munguan dhe gjobat kunetore u bënë trajtesë e posaçme, përsëri i mungonte pushteti që, në vitin 2005, i ra nga qielli, ose më saktë, nga njohja me njërin nga pinjollët e familjes kryeministrore dhe mbështetja e një afaristi politikan, i mbuluar me enigmën e një rrëshqitje serbe, që nuk ishte hiç më pak se sa nipi i Stanishiqit, shefit të shërbimit sekret në regjimin e Millosheviqit dhe biri i shefes së kabinetit të ish ministrit të brendshëm serb?

E vështirë të përceptohet se si mund të lëvizë tani nga lëvozhga e tij, ku ka qenë i strukur për kaq shumë kohë, një figurë politike, në jetëshkrimin e tij politik, para se të bëhej pjesë e politikës, mund të shkruheshin tri arritje të mëdha: kamarier në Aeroportin e Rinasit; student në Hollandë, me para ende enigmë në për studimin e tij dhe blerjen e banesës moderne, ku nuk dihet nëse është i diplomuar a jo, dhe së treti, hetues i institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ku veprimi i tij është lidhur me dy rëndesa të mëdha kombëtare: krijimi i dosjeve për luftëtarët e UÇK-së dhe krijimi i legjendës fatkob të Shtëpisë së Verdhë.

Megjithatë, si thonte një figurë e shquar në Kosovë, Adem Demaçi, thënie të cilën e kam përsëritur shpesh, “ vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”.

Por, a ka ndryshuar ai?

A ka ndryshuar opozita? Është bërë më e mënçur apo e ndjeu se ishte momenti i fundur ku mund të kapte diçka dhe të kishte shpresa për të qenë në lojë?

Opozita e di se, nëse futet tepër shpejt në zgjedhje, ajo është e humbur. Jo se Edi Rama i mund ato, por vetë ato mundin veten!

Basha ende sot nuk e di krejt mirë se lideri i kujt force politike është! Ende nuk ka një program të qartë të së djathtës. I rrethuar nga mediokër dhe këshilltarë që më shpjt e braktzisin se sa i rrinë në krah, ai kërkoi imazhin e ri, por , sa i besuar është ai?

Në fakt ai është drejtuesi, kryetari i PD-së, por nuk është lideri i saj. Vendimi për reformën mund ta shpjerë drejt liderizmit ose mund ta përmbysë!

A është bërë ai, më në fund, lideri i së djathtës, që njerëzit dhe vetë politika ka pritur, si një domosdoshmëri e zhvillimit të vendit, mentor i një fryme të re të mendimit , njeriu rreth të cilit, plot besim, mund të mblidhen gjithë lëvizjet e tjera opozitare?

A ka tek ai, në politikën e tij, në fjalorin e tij, në idetë dhe në pikëpamjet që shtron, një vizion ndryshe nga sa më parë, të distancuar nga ajo që kishim deri pesë vite më parë në vetë frymën e kësaj force politike?

Cilat shpresa mund të ngjallë ky njeri dhe , nëse ka, çfarë e dallon vizionin e tij nga ajo që është paraqitur deri më tash?

Basha është ndër figurat politike që nuk ndryshon, sepse nuk është bërë vetë lider; atë e kanë dashur ta bëjnë lider, megjithëse kurrë nuk do e arrijnë këtë.

Njeriu bëhet lider, dhe, bëhet kur vetë fryma e tij është lideriste, kur i ka prekur gjërat me dorë nga e para, kur e ka njohur fillimisht shijen e humbjes dhe më pas të fitores, kur ka qenë i njohur para se të emërohej diku, dhe, më parë se të ishte i besuar për shefin politik, të ishte i tillë për të zakonshmit e politikës së tij.

Basha në politikë nuk është ngjitur nga poshtë, ai ka ardhur nga lart dhe e gjithë dalldia e tij politike dëshmon se as nuk ka mësuar nga gabimet e fajet dhe, as nuk e ka ndër mend të mësojë.

Diskursi i tij politik i tashëm, i ngjashëm si dy pika uji me diskursin e gjithmonshëm të radikalëve ekstremë të së djathtës, jo vetëm nuk është shpresëdhënës ose të përcjellë idenë e një lideri ndryshe, por është i frikshëm. Më parë se të përcjellë idenë e një fryme të re qeverisëse, ai të përcjell dhunën, shantazhin, përplasjen, goditjen dhe, në fund, si ndodh në këto raste, krimin.

Basha, njëjtë si më heret, pas humbjes së vitit 2013, të vetmen strukturë që krijoi me porosi dhe njëtrajtësi si  “ Beretat e Kuqe”, ishte detashmenti, të cilit i vendosi emërin e Azem Hajdarit dhe i trajtoi si forcat e sulmit. Shfaqja e tyre e uniformuar dhe mos shuarja e kësaj strukture paraushtarake, e cila më shumë të sjell ndër mend dhunën se sa forcën e saj, është rruga se si ai e mendon marrjen e pushtetit.

Nga gjithë ajo që ka shpërfaqur në të gjithë fjalimet e tij, herë herë të çartallosura,që nga ato në foltoren e parlamerntit e deri me metingashët që e ndjekin pas,  dhuna dhe flakja e qeverisë në Lanë, ndëshkimi dhe sekuestrimi, goditja dhe largimi, janë primare në trajtesat e tij.

Mund të besohej se tek ky njeri ka diçka të re, ndryshe, ndoshta më evropiane, por, kur mendon se pas shpatullës së tij qëndrojnë ende 4 vrasje dhe dhjetra plagosje në një ditë të vetme dhe, duke i shtuar diskursin e tij dhunues, të cilin e shpalos me gjithë  pasuesit e tij të tashëm, përgjithsisht të pagdhendur nga politika e viteve, është e lehtë të mendohet se, jo vetëm asgjë nuk ka mësuar, por edhe ka shkuar më tej në pabesueshmërinë e tij si një figurë lideriste.

A do të përpiqet Basha dhe njerëzit rreth tij që, duke grumbulluar rreth vetes metingashë me precedentë penalë apo të infiltruar nga një vend i tretë, të sjellë përmbysjen apo, ai që mund ta shohim si djall , në fakt është zbutur dhe ka mrizuar qëngjërisht?

Vështirë të ndodhë kjo. Në ditët e fundit ai e ka intesifkuar fushatën e tij për të mbledhur në Tiranë sa më shumë pasues dhe është në të drejtën e tij të bëjë çdo lloj proteste, që nga ajo ulur, ngritje Çadre, protestë për republikën e re, për qeveri teknike, për qeveri provizore, për pagesë “taksash” tek kunati, për largimin e figurave të njohura në PD, për gjithçka që ai vetë ose forca e tij politike, mendon se ia del.

Por, kur në rradhë të parë vendos figura britëse, të cilët deklarojnë se nuk marrin parasysh se çfarë do të vendosë populli, kur figura të tilla çapraze bëjnë thirrje për të shkatërruar qeverinë dhe përmbysur atë, duke dhënë ultimatume të orës së fundit, ku ngrehina e vizionit zevendësohet nga çjerrjet e Palokës dhe atij, të voglit të Balliut, kur mendimi i lë vendin shkatërrimit, atëherë është e vështirë të besohet se kemi të bëjmë me një lider të ri, i cili ka mësuar nga fajet e tij të djeshme.

E keqja e gjithë kësaj është tek krijimi i idesë se, këto janë ditët e fundit të pshtetit të Edi Ramës, se me datë 16 shkurt, ose do të fitohet, ose do të vdesim, se të nesërmen do të ketë një qeveri që e kryeson Basha dhe sejmenët e tij, se pikërisht kjo ditë, 16 shkurti, është vendimtare për të përmbysur oligarkinë politike e financiare.

Dhe njerëzit që shkojnë me një besim të tillë dhe frymëzim të tillë janë më të rrezikshmit në një vend pluralist.

Ata do të nisen drejt shpërblimit dhe nëse nuk do e gjejnë, dhe nuk do e gjejnë, janë të gatshëm për gjithçka, si është provuar në shumë nga protestat e zhvilluara jo shumë kohë të hershme.

Politika ende nuk e ka pjekur Bashën. Ajo e ka bërë më të pasur, më të dashuruar me veten dhe me zërin e tij, por nuk e ka bërë më të arsyeshëm, më logjik dhe më të fjalës.

Ai ende mbetet , sipas përkufizimit të gjetur të zonjës Topalli , ”  njeriu që të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora”.

Një lider partiak që deklaron qartas se, përmes zgjedhjeve nuk vijmë kurrë në pushtet, ai në fakt shpall luftën e tij kundër institucioneve dhe , së pari, kundër institucionit të votës.

Socialistët mund të rrëzohen nga pushteti vetëm nga vetë socialistët.

Ata mund të bien nga pushteti, që në fakt nuk e kanë realisht, vetëm nga heshtja e tyre ndaj fajeve të qeverisjes që i kanë besuar, por nuk bien nga metingashët, të cilët, të yshtur nga thirrjet dërmuese, mendojnë se mund të bëjnë pushtetin përmes dhunës dhe përmbysjes.

Dhe, kur një vizion të tillë e ka vetë shefi i opozitës, tregon se jo vetëm nuk ka zënë mend, por as nuk e ka ndër mend të zërë.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 3, 2020 16:03
Komento

18 Komente

  1. dikush t'ja shpjegoje Rames February 3, 17:29

    Pyetja qe duhet shtruar sot eshte : A ka mend qeveria Rama te kuptoje deshtimin e plote qe ka te ekonomia?
    Ka deshtuar a jo opozita ne taktikat e saj kjo ka rendesi per opozitaret. Per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret opozitare, pushtetare a pa parti ka rendesi thelbi i c’do qeverisje ne bote qe eshte EKONOMIA! Nuk jane barcaletat qe tregon kryeministri ne forume ekonomike.
    Eshte ekonomia pra e deshtuar ajo qe na rrenon te gjitheve, kete duhet sot dikush t’ja shpjegoje Rames (po ja doli t’ja shpjegoje)

    Reply to this comment
    • S'u kry bac... February 4, 19:54

      Mesazhi yt është i qartë si drita e diellit zotëri. Opozita reale e 30 viteve të territ informativ për sa i përket katrahurës ekonomike nuk është ajo që propagandojnë non stop bedelat funksionalë të vënë në shërbim të tutorëve partiakë, por milionat e qytetarëve shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve ose janë të rraskapitur dhe komplet të pafuqishëm për të marrë vetë në dorë fatin e tyre (mes tyre shumica pleq dhe fëmijë), ose kanë marrë rrugët e kurbetit nga paaftësia për t’u organizuar dhe për të zgjedhur në krye intelektualët më të ndershëm dhe më të devotshëm për nisjen dhe çuarjen në fund të misionit historik.

      Reply to this comment
  2. Dentisti February 3, 20:05

    Pas 30 vjetesh populli shqiptar e ka provuar mbi kurriz deshtimin total te te gjithe klases politike shqiptare,ndaj nuk e shoh te arsyeshme te bejme pyetje te tilla sepse nuk do ndryshojne gje!
    Eshte kjo arsyeja pse shqiptaret po largohen gjithmone e me shume nga vendi ,ndersa Rama eshte bere cdo dite e me shume me arrogant se me pare!
    Vereni se si komunikon ai kohet e fundit,me opozitem dhe me qytetare,qe na duket sikur ai nuk eshte qeveritar i ketij vendi,por sikur eshte pushtues!
    Miratoi ligjin “Anti KCK” dhe qe sot filloi kercenimet pa fund!
    Mua si qytetar ky lloj komunikimi me duket terror,njelloj sikur se shpejti do vendoset shtet rrethimi!
    _”Nuk keni pare gje akoma”-kercenon Rama!
    Pse duhen bere keto lloj kercenimesh,kur shteti duhet te beje punen ligjerisht dhe nepermjet institucioneve e jo duke kercitur dhembet hajduteve e krimineleve?
    Pse nuk e fillon kete gje nga vetja ky kryeminister,ta plotesoje vete ate formularin e pasurise e me pas ta plotesojne ministrat,ish ministrat,deputetet etj?
    Nje shtet normal nuk ka nevoje te beje terror ne popull,sic po ndodh realisht!
    Kriminelet dhe te korruptuarit jane pakica,ndersa shumica e popullit nuk ka nevoje te shohe e degjoje kryeministrin te kercenoje,por te veproje!
    Se kryeministri Rama nuk eshte Rexhep Mitrovica!

    Reply to this comment
  3. Ethem Lalaj February 3, 20:55

    DITA:Analiza e sotme e B.Islamit eshte mesim i madh per L.Bashen,Atin shpirtetor te tij-SB dhe te militanteve te PD,te cilet duhet te kuptojne se me SB+LB ne krye nuk mund te vijne kurre ne pushtet,sepse te dy keta mostra jane kampion Bote ne vjedhje e vrasje ne 25 vite dhe duhet te japin me pare llogari ne SPAK+BKH-nese keto do te xhvishen nga botkuptimi Berishian 30 vjeçar.
    -Ne kushtet ku ndodhet L.Basha nen tutelen Berishiane per ate do ishte me mire qe sot te ishte ne Hollande,sesa dejure ne krye te PD te cilen e ktheu ne shoqat gjuetie per perdorim tritoli e flakadanesh e çveshur nga pushteti Qeveritar,kuvendor,lokal.. si ne asnje vend tjeter te rruzullit toksor.
    -Une si qytetar i ketij vendi deklaroi se PD nuk mund e duhet te vije ne drejtimin e vendit nese nuk pranon para opinionit publik fajet e renda qe ka bere lideri saj SB ne vite qe nga 1992,ku siç deklaron Nexhmie Hoxha ne librin e saj botuar ne DITA se: S.Berisha,A.Hajdari dhe Gramos Pashko jane fatkeqsia me e madhe e ketij vendi..! Dhe bemat e gjemat e tyre dihen tashme.
    -Dhe nese 2 te fundit u eleminuan prej SB,ky vet qendron si gur varri ne PD me synimin qe te shkaktoi perseri nje 96 ,97,98 te dyte.
    – KM Edi Rama gjat ketyre 6 viteve ka drejtuare me mire se qeverit para-ardhese te majta e sidomos te djathta,por ka bere edhe gabime te punes,qe nuk e ulin reputacionin e tij ne shumicen e popullit te majte dhe te atij nd/kombetar.
    -FLM-DITA,FLM-B.ISLAMI

    Reply to this comment
  4. Kris 1 February 4, 00:56

    Opozita me Ramen ne pushtet edhe per 4 vjet eshte e fituar.Qellimit per mosndryshimin e sistemit elektoral ja arriten.Derrat e Rames dhe te Saliut do te tallin b me popullin duke luajtur siper Rucin ne tablet

    Reply to this comment
  5. Z February 4, 12:23

    Piruetat e Bedri Islamit,pavaresisht se eshte i vjeter dhe si ben dot me! Keto shkrime jane limonade! Nuk ka njeri ne Shqiperi por edhe ne diaspore qe nuk e di te verteten tone dhe te politikaneve tane! Por shprehja amerikane qe ” in the Kingdom of blind the man with one eye is the king”! Saliu ishte me tre sy! Po ashtu dhe Likja me Nanon! Rama sigurisht qe eshte arrogant por shprehja ” sekreti i lumturise eshte qe te rrish larg nga idotet Dhe ky eshte Basha! Fenomen i habitshem per Shqiptaret? Nuk e besoj e kane bere te gjithe po e ben edhe Rama! Te gjithe duan servile rreth vetes se tyre! Edhe Bedriu i tille eshte si Boss-i i tij!

    Reply to this comment
  6. Buzuku February 4, 14:27

    Te thuash nje fjale te mire per z. B. Islami, nuk eshte e nevojshme, se Ai eshte Miresia vete, po ti z Z. ose je injorant, ose cinik : injorant kur flet pa ditur, cinik do e ben. Keq me vjen.

    Reply to this comment
    • Z February 4, 20:50

      O Buzuku! Mbaji “levdatat qe po me ben per vete,nuk kam nevoje! Injorante jane ata qe nuk dine te shkruajne shqip! Ciniket dhe injorantet nuk shkojne bashke! Edukohu e dashura Buzuqe edukohu! Fol per vete dhe nje fjale te mire per Bedriun!

      Reply to this comment
  7. Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi February 4, 18:50

    Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.

    Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.

    Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.

    Reply to this comment
  8. Shqipëria ka 5.250.000 shtetas dhe 1.350.000 emigrantë February 4, 18:51

    Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

    Reply to this comment
  9. NË KOSOVË JETOJNË 3.100.000 SHQIPTARË, NDËRSA NË MAQEDONI 1.400.000 DHE SHQIPTARËT JANË KOMBI MË I MADH NË BALLKAN February 4, 18:52

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    ***

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    ***

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

    Reply to this comment
  10. Shqipëria ka demografinë më të mirë në Europë February 4, 18:52

    Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me

    prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

    Reply to this comment
  11. tori February 4, 19:03

    O BUDALLEJ TE “DITUR”SHQIPTAR:rritja e prodhimit industrial me mesatarisht 3.5% vjetore nuk eshte deshtim,por drejtim I sakte ekonomik I shoqeruar me reforma te rendesishme ekonomike.Ne cdo vend te botes qeverisja e mire e teper e rendesishte edhe per qendrim ne qeveri per shume kohe ka indeks rritjen ekonomike.KJO per cdo shtet e parti ne bote eshte tregues kryesor I suksesit te qeveris e jo te deshtimit te qeverisjes.ne cilen vend ne bote rritje ekonomike mesatare 6 vjecare eshte 3.5% quhet deshtimmm!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  12. Edi February 4, 19:47

    E hodhi dhe ‘FTERI’ budallallekun e tij 4×4 me titull “Shqiperia ka 3.000.000 banore”! I shkreti, eshte unik ne idiotesine e vet.

    Reply to this comment
  13. Aaiu nga Selenic February 4, 20:00

    PD-ja e Berishes hyri ne politike me bojkote ( kujtoni daljen nga kualicioni) dhe e mbylli Berisha po me bojkote.!
    Opozite pa aspak vizion politike.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim