A kemi histori të detarisë?

May 20, 2014 15:50

A kemi histori të detarisë?

I nderuar lexues! Shqiptarët trashëgojnë tradita të lashta të detarisë. Fisi më i përmendur për detari të zhvilluar ishin japodët dhe pas tyre liburnët me anijet liburnide të famshme. Nën mbretërinë e Agronit, Teutës e Gentit fuqia detare në këto treva u rrit. Nën pushtimin romak, bizantin e venedikas, aftësitë për detari të vendësve u shfrytëzuan për fuqizimin e flotave të sunduesve. Më tej, me principatat shqiptare të mesjetës traditat e detarisë u përtërinë. Balshajt e Topiajt u përpoqën të krijonin flotat e tyre tregtare e luftarake. Në shek.XVII-XVIII vetëm Ulqini kishte 500 mjete lundrimi të ndërtuara në vend. Detaria shqiptare filloi të bjerë në shek.XIX për arsye të konkurrencës nga shoqëritë e mëdha evropiane të lundrimit.

 

May 20, 2014 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*