A kemi këllqe për sirianët?

March 8, 2020 22:05

A kemi këllqe për sirianët?

Nga Bedri Islami

 

Për shumë vetë, mes tyre dhe miq të mi të afërt, do të jetë e çuditshme kundërshtia ime private ndaj një çështjeje kaq të nxehtë, deri në përvëlim.

Do të ishin të habitur, pasi, si është e mundur që një njeri, i cili jeton prej 26 viteve jashtë vendit të tij, në një vend tjetër, ku ka gjetur mirëkuptim, është punësuar, ka shkolluar djemtë dhe ka ndërtuar një jetë solide, të jetë kundër.

Dy dekada më parë, kam qenë pjesë e asaj ka ndodhur me shqiptarët e Kosovës, ku lënia e atdheut ishte e njëjtë me sigurinë e jetës, megjithëse e dinin se kthimi do të ishte po aq i shpejtë sa edhe largimi. Ashtu edhe ndodhi.

Nuk jam ksenofob. As më ka shkuar ndonjëherë në mendje të jem i tillë, aq më tepër, edhe po të kisha qenë dikur, jeta e puna e përbashkët në mërgim, ku shumica e bashkëpunonjësve kanë qenë të huaj, do e kishin hequr këtë mendim absurd.

Edhe sot, në Institucionin ku bëj pjesë, ka të punësuar nga 22 vende të ndryshme të botës, që nga vendasit, austriakë apo gjermanë, dhe deri nga thellësia e Afrikës. Për më tepër, njeriu që do të më zevendësojë pas kalimit në punë të pjesëshme, është një egjiptian.

Pra, asgjë nga pas-vijat që mund të mendohet nuk ka të bëjë me qëndrimin tim.

Qeveria edhe njëherë tjetër nuk jep informacion, por po e marr të mirëqenë se për shkak të angazhimeve europiane, Shqipëria do të jetë vendi i strehimit të refugjatëve, të cilët mund të jenë në të shumtën sirianë; do të jenë njerëz që kanë lënë vendin e tyre për shkak të luftës civile ose politikave të tjera, të cilat rëndojnë dhe rrezikojnë jetën e njeriut.

Përse nuk do të mbështesja një sfidë kaq të vështirë edhe për një vend shumë më të stabilizuar se Shqipëria, me resurse më të mëdha dhe pushtet të konsoliduar?

Janë disa arsye:

1.Arsyeja politike.

Përse mund të caktohet shteti ynë si vatër e një qendre grumbullimi masiv të refugjatëve? Është një vendim politik, i cili nuk mund të merret vetëm pse Shqipëria paska male dhe ata nuk mund të lëvizin lirisht.

Atëherë çfarë është? Një lëshim politik i qeverisë shqiptare në një këmbim favori tjetërlloj? Një zmbrapsje e nervozizmit politik europian, ku të djathtët skajorë po fitojnë terren pikërisht nga marshimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre? apo një qëndrim fillikat, i menduar i politikës qeverisëse shqiptare?

Cilado qoftë asnjëra prej tyre nuk e justifikon një përqendrim të refugjatëve të huaj në Shqipëri.

Herë pas here shteti shqiptar ka bërë lëshime politike për të zgjidhur hallet e qeverisjes. Jo gjithnjë këto lëshime kanë qenë të favorshme për qytetarët shqiptarë dhe thuajse kurrë nuk kanë patur konsensusin e tyre.

Në vitet e para pluraliste u hapën dyer e dritare për radikalët islamikë. I takon një kohe tjetër, por kjo nuk ka pse përsëritet, edhe pse jemi vend i NATO-s, edhe pse kemi detyrime politike ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

2.Arsyeja humanitare.

Të ardhurit janë njerëz si ne, kanë nevojë për një vend ku të jenë të sigurtë, të mos kenë rrezik për jetën e tyre. Por, si të gjithë njerëzit, ata kanë nevojë për një jetë normale, të dinjitetshme; ata nuk mund të qëndrojnë në baraka apo çadra provizore, pasi, në rastin më të mirë do të qëndrojnë pak vite dhe në rastin më të rëndë, mund të jenë këtu edhe një dhjetëvjeçar apo më shumë.

Pra ata duan strehim normal, shërbim shëndetësor normal, dritë, ujë, banesa, ushqim të garantuar, qoftë edhe një jetë modeste; do të duhej një infrastrukturë e tërë.

Bashkësia ndërkombëtare në këto raste, i lëshon pak duart, pasi kanë një hall më të madh mbi kokë se sa pjesën financiare, po a zgjidhin çdo gjë paratë? Nëse shumica e shqiptarëve nuk e do këtë gjë, siç duket qartë nga reagimet, a do të ishte njerëzore që këta njerëz, të lënë në mëshirën e fatit, të kenë edhe këtu ndjenjën e përbuzjes për vetë jetën e tyre?

Nëse kjo do të bëhet hap pas hapi, cilat hapa do të hidhen së pari, për cilët, në cilën strategji është e mbështetur kjo?! Kur është hartuar?

3-Punësimi

Secili nga ne që kemi marrë vendimin e jetës sonë për të qenë emigrantë dhe na është dhënë e drejta për të jetuar në një shtet tjetër, kemi qenë të bindur se shteti pritës do mund të ofrojë punë. Kështu ka ndodhur me secilin prej nesh. Pas disa muajve jemi punësuar, pasi shteti pritës ka patur nevojë.

Disa vite më parë, kur u shtrua forcërisht çështja e emigrantëve, ish Kancelari Helmut Kohl pat thënë se “nëse nuk do të ishin emigrantët, shumë prej nesh do të ishin kamarierë”, në kuptimin se dikush do i bënte këto punë.

Po çfarë punësimi afatgjatë mund t’u ofrojë Shqipëria? Ajo nuk është e përgatitur as për punësimin e njerëzve të saj. Të ardhurit do të qëndrojnë në banesat e tyre, sehirxhinj, me jetën që u ofron ndihma sociale? Kështu, pak nga pak, do të humbin dinjitetin e tyre, si çdo njeri që rri si i papunë.

4.Siguria

Njerëzit që vijnë andej janë hekakeq, por nuk janë të gjithë engjëj. Për të garantuar sigurinë e tyre do të duhet polici shtesë. Shumë prej tyre janë edhe të traumatizuar.

Si do të rregullohet siguria e jetës së tyre, por edhe siguria e banorëve vendas, që në shumë raste mund të kenë mentalitete të ndryshëm, jetë të ndryshme, bindje fetare  jo të njëjtë.

Me të ardhurit mund të ketë edhe radikalë. Një shumësi e tillë, gjithçka bën të mundur. Po ndaj tyre cili sistem do të funksionojë?

Të pakënaqur me vendin ku mund t’i sjellin, ata do të kërkojnë të largohen drejt Europës. Siguria e kufijve sidomos detarë do të jenë përsëri një “patate e nxehtë”.

Në fund, do të isha për pranimin gradual të një numri të vogël, si dëshmi e qënies sonë europiane, edhe e mirënjohjes për faktin që shumë shqiptarë janë tani në vendet e tjera; por, gjithçka aq sa është e mundshme për të mbartur dhe sa është e realizueshme në kushtet e Shqipërisë.

Duke qenë një emigrant prej një çerek shekulli e më shumë e di fare mirë se më shumë se gjithçka të prek dhe të nxiros mospërfillja e atyre ku ke shkuar, heshtja që të rrethon, enigma e një dite tjetër; të pik malli për vendin që ke lënë e ku e ke të vështirë të kthehesh.

Le t’ua kursejmë atyre që mund të vijnë së paku këto ndjenja, që janë të njëjta me rrëshqitjen e dinjitetit në një humnerë pa kthim.

 

*****

Botuar në Dita në 23 Qershor 2018 kur nisën të publikohen në median europiane lajmet e para lidhur me planet për të ngritur në Shqipëri qendra për grumbullimin e refugjatëve sirianë të luftës për të ndaluar hyrjen e tyre në BE.

 

 

March 8, 2020 22:05
Komento

34 Komente

  1. Zani Burimi June 23, 12:29

    O Bedri,argumentat per mospranimin e sirianeve jane shume te qarta dhe te shpjeguara holle prej teje. Ti je mire, o lum djali, se te ka ecur vaj atje ne vendin europian. Shyqyr dhe djemte i paske shkolluar, por ne qe i kemi shkolluar ketu ne Shqiperi dhe i kemi ose pa pune, ose ne maje te hurit, si t’ia bejme? Mos na duhen dhe nja 600 mije te tjere nga Azia, te cilet nuk mund te hane buke thate dhe jo me te stabilizohen me kulturen tone.

    Reply to this comment
  2. për mëmëdhenë June 23, 15:12

    ne kete rast kam dy lutje

    E PARA:
    Vini nje parrulle si Enveri dikur ; “EDHE BAR DO HAME DHE SOCJALIZMIN DO TA NDERTOJME (Ku ta gjejme ate bar bio sot)”
    pra mos kini turp te vini PARRULLEN:
    EDHE FEKALET E JANULLATOSVE-UJGUREVE-MUXHAHIDINEVE-ARABEVE ..ect DO HAME dhe nuk I shkelim besen as XHAXHI TRAMPIT..AS HALLA MERKELIT
    ************************
    E DYTA
    PO PATET MUNDESI NGA QINDRA KAMPE QE DO TE “NGRIFNI” NE SHQIPERI ATE TE GJIROKASTERS TI VINI EMRIN “ismail effendi kadareja” dhe ate te tropojes te siamezit te tij ‘SALEH MULLA BERISHAJ…do pyesni per Edi Ramen…..drejt……futeni berber ti rruaj lesht arabeve asht si ja rruajti Berishianeve qe jane po kaq me helm sa sirianet..
    .
    Keqardhje

    NO INVAZION OF ALBANIA FOR EVER !

    Reply to this comment
    • bislimi June 23, 16:20

      sa keq që nuk e ke kuptuar artikullin e sipërm. Edhe autori është kundër dhe ka shtruar arsyet përse është kundër…

      Reply to this comment
      • për mëmëdhenë ** June 23, 18:27

        Eshte koha per ulurima dhe jo per kinkalerina..
        .
        Kjo ide nuk duhet te mendohet dhe jo te shprehet apo te na faturohet…


        Ne paragrafin e trete nga fundi Bedriu thote shprehimisht:
        .
        “”Në fund, do të isha për pranimin gradual të emigrantëve, edhe si një dëshmi e qënies sonë europiane,””

        Pra Bedriu i thote Europit..Na i fusni sa krahu….por jo menjehere….
        .
        ____________________

        Bedri!

        Jam njemiljon % i bindur se Shqiperia per aresye teknike dhe logjistike nuk mban dot sirianë..
        .
        Ne rradhe te pare ndjehem i poshtruar si shqiptar qofte nga politika amerikane per muxhahidinet..
        .
        Ne rradhe te dyte ndjehem i poshtruar se politikat e deshtuara dhe antihumane te fuqive boterore Amerike-Rusi-BE (pa lene pas dore Izraelin dhe armikun e tij Iranin) po tentojne qe vullkanin e Sirise ta perhapin dhe ne Ballkan dhe po gjejne nje vend JETIM per ta perhapur kete loje qe brezat qe vine do kene lluksin ta marrin vesh..
        .
        Te pakten ne lexuesit dhe komentuesit (duhet dhe Bedriu) duhet te bejme minimalen e minimales

        PRA TE THEMI KOMBI SHQIPTAR NE RREZIK
        .
        OSE ME SAKTE

        POSHTRIMI NGA MIQTE
        QENKA ME I RENDE
        SE PUSHTIMI NGA ARMIQTE

        Reply to this comment
  3. Kris 1 June 23, 16:05

    Kurva plake don te ruaje rehatin e vet dhe te ktheje Vendet jashte BE ne kampe perqendrimi per emigrantet e Afrikes dhe te lindjes.
    Tradita jone eshte tu plotesojme deshirat nevojtareve dhe ti ndihmojme te realizojne enderen:shkuarjen ne Gjermani e Hollande.Ti presim si miq dhe te mobilizohemi ti percjellim aty ku duan
    Mallkuar qofshin ndihmat e BE qe e kane zhytur vendin ne borxhe e varferi

    Reply to this comment
    • kriis 1 June 24, 13:00

      ke ffjetur mbreme me Saliun dhe te dhemb gropa?

      Reply to this comment
      • intelektuali June 24, 13:25

        Per gropen pyet tet eme me ke ka fjetur mbreme,

        sepse:

        SALIU ME LULIN JANE BERE TOK ME EDI RAMEN PER REFUGJATET NJESOJ SI PER ARMET KIMIKE DIKUR

        Nuk e ke pare qe PD-ja nuk eshte bere e gjalle per kete teme jetike deri tani?

        Reply to this comment
    • mirel March 9, 03:22

      Mallkuar qofshin shqiptaret qe lejojne zagaret e qeverise te marrin borxhe ne emer te shqiptareve, dhe ti hane per vete, ndersa shqiptareve u vene lakun ne fyt per ti paguar, dhe per te paguar dhe per sirianet qe do rrine ne asistence.
      Shqiptaret te ngordhin dhe ne varferine e tyre te mbajne ne kurriz dhe sirianet.
      Per qef te Ramutit & Co

      Reply to this comment
    • Genti March 9, 07:56

      Rama ka rene dakord me Merkelin dhe Makronin per pritjen e emigranteve ne shkembim te disa parave.Gjermania dhe Franca me kete duan te ruajne kufijte e tyre nga emigrimi masiv.U eshte kerkuar disa vendeve te ballkanit perendimor mbajtja e refugjateve por deri tani ka pranuar vetem Rama.Do ti ofrohet dhe Kosoves heqja e vizave ne kembim te mbajtjes se refugjateve.Jane kohe te veshtira per vendin tone.

      Reply to this comment
  4. Krist June 23, 16:29

    More Bedri,edhe jeton atje dhe nuk e paske dedhuar deputetin gjerman qe thote hapor,sakte dhe troc,se vete kryeministri Rama,ka propozuar qe sirisnet te vijne ne Shqiperi,pra nuk kane bere plane anetaret e BE,sepse vete i gjati yne,e ka heneg ate mu…..me deshiren e tij!!!!

    Reply to this comment
  5. Eduarti June 23, 17:44

    Rama eshte gadi qe per te mbajtur pushtet ti marre gjithe llumin e refugjateve Europes. Bedri Islami meqe kete mut e ha Rama, eshte gadi ta haje dhe vete e po perpiqet te thote qe tani se eshte mjalte. Por…nuk e besoj kurre se shqiptaret demokrate, socialiste, lsiste, pa parti e bile dhe rilindas te Rames te mos reagojne e ti thone STOP nje here e mire kesaj poshtersie te BE qe e merr persiper nje i marre si Edi Rama. Shqiperia ka sot plot probleme, ne se i shtohet dhe ardhja e nje numri X (qe askush nuk e di) e ketyre klandestineve atehere gremina eshte e sigurt, Shqiperia kthehet ne rezervat refugjatesh dhe te tille, pra refugjate, do jene se pari vete shqiptaret ne vendin e tyre.
    Dhe kjo, vetem per te mbajtur Ramen ne pushtet, packa se me Shqiperi kazan plehrash aziatike, arabe, talebane etj.

    Reply to this comment
    • Saliu i Konferences Islamike 1992 June 23, 18:53

      Dy fjale per Eduartin:

      Jam dakord qe ne kete rast te kryqzojme Ramen…por le te presim te thote fjalen e fundit…ne demokraci drejtesia vendoset me fakte dhe jo nga pordhet e qelbura te Shqupit qe kane nxjerre nje Eduart si suffler.
      .
      Nese ka nje antishqiptar legjendar qe i hapi porten myslymaneve ai eshte Saliromberisha qe na futi ne konfernce islamike dhe po ky Monster vicidoli kur erdhi sulltani Ozal ne 1993 hoqi Gjergj Kastriotin (bustin) nga zyra e pritjeve.
      .
      Por ajo qe e ben Berishen si Esat Pashe Toptanit eshte kur ju lut ca kongersmeneve tip Rohrabacher
      .
      Pse e hedh shurren perpjete kryekrimineli Berisha edhe pse ka bere vargmale me krime
      Le te spjegojme nje sekuence per ca kongresmene te cmendur pas berishes.
      Ne prag te fushates elektorale ne maj 2013 ne Korce Sali qeni ‘zbulon” pa dashje se kush jane antishqiptaret ne usa
      Berisha ndër të tjera i kërkoi Edi Ramen të japë llogari para shqiptarëve për një hetim të nisur nga kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, për pastrim parash.
      “Lakon emrin tim ta bëjë qindra e mijëra herë por vetëm dy gjëra do t’i kërkoj,
      . Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”,
      Behet fjale per nje idiotizem te Dana Rohrabacher-it qe para tre vjetesh akuzoi zyrtarisht Obamen dhe kerkoi investigim nga drejtesia dhe qendrim te kongresit amerikan
      Ky berishist i cmendur se bashku me grupe interesi te mire paguara nga vrasesi 21 janarit bene nje “dirty job” me 220 muxhahidinet.
      Sapo filloi fushata elektorale per 2013 ne shqiperi keto me jonathanet organizuan trukun se amerika i kishte kerkuar aleteve te saj te pranonin keto muxhahidine
      por asnje nuk pranoi me perjashtim te berishes ‘qe shpetoi ameriken.
      sa here binin ndonje autobuz me muxhahidine vinte dhe jonathani per te perqafuar berishen si shentorin e amerikes
      Kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, ka falënderuar Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të strehuar 210 muxhahedinë nje jave para mbylljes kutijave te votimit te 23 qershorit
      Gjatë një fjalimi të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve, anëtari nga Kalifornia është shprehur se “Shqipëria është një anëtare e NATO-s që vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan dhe ka marrë pjesë në çlirimin e Irakut, e udhëhequr nga SHBA”.

      Sipas tij: “Amerika mund t’i jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila ka qenë një aleate e patundur e kombit tonë. Kohët e fundit, kur SHBA kishin nevojë për disa vende të gatshme për të siguruar azil për anëtarët e MEK që janë bllokuar tani në Irak, Kryeministri Berisha ka rënë dakord të pranojë rreth 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër nga sa ishte i gatshëm për të marrë çdo vend tjetër”.
      Kongresmeni amerikan tha më tej se “kjo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që këta njerëz nuk do t’i harrojnë shpejt. Duhej guxim i vërtetë për Kryeministrin Berisha për ta bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta është e rëndësishme të dini se cilët janë miqtë tanë. Kryeministri Berisha, ju falënderoj që jeni mik besnik i Amerikës”. hajde guxim pordhe hajde se mos i coi te kulla e tij e qelbur ne viqidol

      Pra zoti Eduartrapi jam dakort ta kryqzojme Ramen por me pare duhet kryqzuar Salisuma qe ju luste para votimeve te 2013—-Please bring me muxhahidin poison…Ser Dana Rohrabacher…Please …

      Reply to this comment
      • Eduarti June 23, 19:51

        Nuk eshte sajese Shqupi (sa mire sikur te ish keshtu), por eshte nje plan konkret.
        Megjithate, ne se Rama i thote JO ketij plani (gje qe nuk besoj se ka aq bythe), une do ta pershendes e do ta votoj perhere.
        Por…ne se Rama ( a kushdo kryeminister tjeter) do ti thote PO ketij shkaterrimi te Shqiperise, do jem ne balle te c’do proteste Anti ketij plani, qofte e thirrur nga Shqup, qofte e thirrur nga kushdo qofte.
        Kaq, o Saliu i mbetur ne 1992.

        Reply to this comment
      • KORÇARI March 9, 12:08

        Në përgjigje të komentuesit @Saliu i konferencës [email protected]
        Jam shumë dakord me ato që thua për Sali Mutin, madje them se ke thënë shumë pak për këtë Tradhëtar të Kombit, por le mos e nxjerrim Ramë Gallofin si ëngjëll, sepse vërtet Sali Muti solli 210 muxhahedinë, por Rama Gallofi po sjell si fillim 30 MIJË të tillë ,bile dhe më keq nqs në mes këtyre ka dhe antarë të ISIS ( Sigurisht që do ketë) atëherë gjërat përkeqësohen akoma më shumë.
        Po të renditim këtu dhe thëniet e Gallofit që Shqipëria ka nevojë për krah pune të huaj (Sikur ska Shqiptarë të papunë) atëherë kjo puna e refugjatëve nisën dhe bie erë shumë të keqe, po ti shtojmë kësaj historie dhe atë meselenë e 1.5 miliard eurove që Gallofi mori gjoja si i Mallëngjyer nga Europa me preteksin e viktimave të tërmetit, por që mesa duket i ka marë për Aziatikët , atëherë puna nis dhe KUTËRBOB ERË FEKALESH, sepse del në pah që kjo pritja e Aziatikëve nuk është fare spontane por qënka NJË PLAN I MIRËORGANIZUAR dhe nqs marim parasysh dhe deklaratat e Gallofit para pak kohësh që Shqipëria mund mbajë 600 mijë refugjatë ATËHERË DALKA SE DHE GALLOFI ËSHTË I NJËJTI MUT ME SALI MUTIN, thjesht është më i sofistikuar .
        Por kur ke opozitë Sali Mutin, Lulish Shalëtymin, apo Like Floririn , Gallofi duket si zgjidhja ideale, paçka SE QELBET ERË QË QINDRA KILOMETRA LARG.

        Reply to this comment
  6. katarakti June 23, 18:46

    Nuk duhet te pranojme ndertimin e kampeve ne vendin tone. Ata refugjate qe duan te kalojne ne Shqiperi per te vazhduar me pas ne vendet e Europes perendimore le te jene te mireseardhur. Edhe ata qe vijne ne menyre individuale dhe private mund te pranohen ne Shqiperi. Sepse jemi edhe vete popull refugjatesh. Por shteti nuk duhet tu garantoje asgje. Me se shumti nje cope buke ne nje kamp, derisa ata te gjejne vete pune. Por ne asnje menyre nuk duhet lejuar Europa ta organizoje kete pune. pra te ngreje kampe dhe te detyroje qeverine shqiptare dhe vete shqiptaret te pranojne sirianet, irakianet, afganasit e kompani te strehohen ne Shqiperi. Shqiperia duhet te beje aq sa ka mundesi dhe aq sa bejne vendet e tjera si Hungaria, Polonia, tani edhe Italia etj etj. Kampe refugjatesh te ngritur nga Europa apo OKB-ja nuk duhen pranuar kurresesi. Edhe ne kembim te hapjes se negociatave te leshit. Edhe po te hapen negociatat kurre nuk do te na pranojne. Ose do na pranojne me kushte etj etj. Pra asnje leshim BE-se.

    Reply to this comment
    • mirel March 9, 03:24

      Po moj po, do i percjellesh ti ne Evrope dhiare e Dule Ramutit.
      Te mbyll Evropa dyert dhe te thote “ti gezosh..”

      Reply to this comment
    • KORÇARI March 9, 12:17

      Katarakti, apo si i thonë në Shqip, UJËVARA,
      Ç’farë bukë dhe ç’farë punë tu sigurojë Shqipëria këtyre, Shqipëria nuk po ushqen dot Shqiptarët, nuk po punëson dot Shqiptarët si do ishqejë dhe punësojë Aziatikët….
      Me mbi 50% Papunësi dhe me varfëri Ekstreme në zonat rurale për Shqiptarët si do i ushqejë Aziatikët.
      Mos harrojmë dhe faktin që mes tyre sigurisht do ketë dhe ish-antarë të Isis ,pra ekstremistë fanatikë , gjithashtu ata kanë një kulturë që s’përputhet aspak me kulturën tonë Europiane ,këto fenomene si do i përballojë Shteti Shqiptar i cili nuk po përballon dot as Kriminalitetin vendas dhe jo më atë të huaj që domosdoshmërisht do ishtohet atij vendas.

      PRA , NJË JO E MADHE NGRITJES SË KAMPEVE NË SHQIPËRINË TONË TË RRECKOSUR DHE TË DËRRMUAR NGA GJAKPIRËSIT E BABËZITUR TË POLITIKANËVE HAJDUTË.

      Reply to this comment
  7. Fidel Kastro June 25, 20:09

    “Bukur e ke thene o njeri”; Rama eshte ne hall, prandaj i lejohet t’ia fuse popullit te tij!!!!. Mjerim me te madh per nje qenje njerezore nuk ka.

    Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe popull. June 25, 22:12

    O vellezer shqiptare !
    O njerez qe mendien politika allakate,
    Kjo eshte poshtesia me madhe,atdheu tone bere,
    Nga mbare ata qe pergojne, demokracine e vertete!.
    E mbare botes Kapitalist-revizioniste,antishqiptare,
    Ate qe s’e bene pwr 50vjet,tani vene ne plan te pare.,.
    Shqiperine jo ta copetojne,po ta ckombetarizojne:

    ***
    Ndaj mblidni mente,
    MOS dhe MOS
    Keq me vjen; ata siriane keshtu katandise !
    Atdheu Yne,kete,djallezi,s’duhet ta pranoje !
    EUROPA sa BOTA na DEGJOFTE !

    Dhimbia e madhe-POPULL.

    Reply to this comment
  9. WAKE UP MY ALBANIA March 8, 23:22

    zoti Bedri
    .

    .
    qe nga koha e Gjergj Kastriotit kjo eshte ngjarja me makabre me shqip-shfaresese…pike

    .
    artikulli juaj duhet me bisturi kirurgu dhe jo aspirina

    .
    NO ALBANIA INVAZION

    LARG DUART NGA SHQIPERIA

    TRAMP-MERKEL-MAKRON-PUTIN-ERDOGAN..

    NUK MBAN DOT LEPURI SHQIPTAR …SAMARIN E GOMARIT TE PERENDIMIT….

    Reply to this comment
  10. . March 8, 23:29

    “sirianet” jane presioni Erdoganit qe kerkon marreveshje te re me BE, ashtu sic veproi Trump me Kinen vjet permes presionit te taksave.
    Erdogan do ja arrije qellimit, BE do gjunjezohet do pranoje oferten e tij.
    Nderkohe popujt e kontinentit plak do duhet te hane “kamzhikun” e Erdogan qe tu dhembi kurrizi, ndryshe BE s’ja var teneqen pordhave te islamikut Erdogan.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu March 9, 03:39

      Jam plotesisht dakort me shqetesimin e komentuasve per ardhjen e emigranteve ne Shqiperi. Shqiperia nuk mund ti mbaje por ajo duhet, mbase vet ajo ka kontribuar per shkaterrimin e ketyre vendeve nga vijne keta refugjate te mjere. Ajo ka pjesen e saj ne mizorite qe iu jane bere ketyre njerezve. Mos harroni te dashur komentues se edhe ne jemi vrasesit e tyre, ne pagiuajme taksa per NATO-n famekeqe qe mer pjese ne pushtimet e keture vendeve dhe ne rremujat e lufterat civile ne keto vende.Dhe ne mburremi qe dergojme forcat tona per te vrare dhe shkaterruar keto vende. Nga njera ane ne dergojme trupa vrastare dhe paguajme taxsa per lakmite e fuqive perendimore dhe nga ana tjeter themi qe ne nuk kemi takat ti mbajme ata. Ne shkojme me ushtare tek ata dhe ankohemi kur ata vijne si lypsare tek ne. Europa qe ka kolonizuar per qindra vjet dhe vazhdon te nderhyje ne jeten e popujve te botes tani hiqet se nuk ka mundesi ti pranoje. Ku jane pasurite e grabitura nga Europa? Tani ajo na mashtron edhe ne qe te paguajme taksa dhe te dergojme ushtare qe ajo te vjedhin e te percaje. Eshte padyshim detyre e Europes te strehoje keta fatkeq, por edhe ne si leshko qe jemi duke u mburrur se u beme pjese e kesaj kenete duhet te vuajme konseguencat e kesaj katastrofe qe ka ndodhur dhe vazhdon prap. Me keqardhje te madhe per vendin tim te lodhur, per popullin tim te vuajtur, por me ndjenjen e thelle te pendeses dhe te pergjegjesise, une shprehem se edhe ne kemi detyren tone e cila rrjedh nga papergjegjesia jone dhe nga naiviteti yne qe marrim pjese ne planet e kesaj Europe te peshtire.

      Reply to this comment
      • Mollosi March 9, 09:28

        Keta refugjate jane te cuditshem. Nese vertete evropianet (perfshire ketu edhe shqiptaret) jane vrasesit e tyre , perse valle keta refugjate kane dashuri aq te madhe ndaj “vrasesve” sa qe rrezikojne edhe jeten per te shkuar dhe jetuar ne paqe me “vrasesit” e tyre. Duhet te ishte e kunderta, apo ndoshta eshte ne pyetje dicka tjeter.

        Reply to this comment
  11. mirel March 9, 03:27

    Shqipkare te pagdhendur. Popull i denuar te vdisni me tmerr, jo me kohe e vakt sic e jep Zoti.
    Nuk e kuptoni qe me sirianet nuk do kete me Evrope, se do i mbylli dyert me preteksin e ndalimit te hyrjes se terrorristeve ne BE?
    Nuk kuptoni qe me sirianet Ramuti,,sipas planit ruso-serb po e kthen Shqiperine ne shesh lufte.
    Dhe bombat kishit manget o popull debil.
    Kujtoni si ka qene Libani, perla e Mesdheut. E kthyen germadhe nga dyndjet e kurdeve dhe refugjateve te grupimeve te ndryshme.
    Ashtu do e katandisin dhe Shqiperine.
    Mjere ju, njerez tuafe dhe primitive

    Reply to this comment
  12. Tori March 9, 07:50

    E ka fajin Berisha.

    Reply to this comment
  13. karamahmuti i albanis March 9, 08:03

    Perderisa kishim kellqe te mbajme mbeturinat turke qe na linin ketu gjate pushtimit dhe i mesuam shqip,pse te mos kemi per kushurinjte tane siriane.
    Kujtoni veten si turkoshak ne cadrat dhe plastmaset e italise,kur italianet ju sillnin rroba dhe ushqime…
    U bene jevgjit e shoqates rome te mos pranojne sirianet…
    Ne pranojme bedrite,salite,mahmutet,beqiret zylyfet e lloj lloj iranianesh qe jane ber familje tiranse nga me te vjetrat.
    Kjo eshte mikpritja turkoshake …

    Reply to this comment
  14. Nje shqiptar March 9, 09:53

    Ne saje te politikes “largpamese” te nje klase politike mediokre, te korruptuar e antikombetare, Shqiperia po boshatiset çdo dite. Kush, do te punoje ne fazon? Kush do t’u sherbeje Vipave? Kush do te rindertoje banesat e demtuara nga termeti? Kush do te bleje mijra apartamente te pashitura qe ka ndertuar lavatriçja e larjes te parave? Perse u dhane 1 miliard euro kredi e bute? Ku do te gjeje Shqiperia punetore qe te shpenzojne kete kredi? Edi Rama e ka shprehur qarte: “do te sjellim punetore nga jashte”. Sirianet e shumevuajtur jane nje mundesi qe te punojne me nje page minimale qe ofron vendi yne. Problemi kryesor qendron ne rrezikun qe vendi yne te kthehet, nga kjo klase politike e degjeneruar, ne nje kamp perqendrimi tei perhereshem per te debuarit nga Evropa te cilet as vendet e origjines nuk i marrin.

    Reply to this comment
    • Skenderi March 9, 10:52

      Kam pershtypjen se Shqiperia do te kthehet sikur krahina e Sulit qe mblodhi te gjithe te padeshiruarit te gadishullit Ilirik, dhe qe perdoreshin pastaj kollaj per krime, luftra dhe Kaos nga fuqite e medha per interesat e tyre. Mbas10 – 30 vjetesh do tu shohim sherr te madh ketyre hallexhijnve te sotem. Shpresoj te jem gabim.

      Reply to this comment
  15. KOZi... March 9, 12:26

    Ore do behet ndonjehere ne Shqiperi nje Parti e ekstremit te djathte sic ka gjith europa !? Nuk ka krahasime gjasme edhe neve na pranoi europa. E gjith lindja ish komuniste mund te shkoje ne perendim se jane race indoeuropjane.E kete nuk pritet ta them une sot por e dijme qe ne shkolle te mesme.

    Reply to this comment
  16. Llaf Dibre March 9, 15:30

    Pse, ky eshte problemi, o Bedri?
    Sipas kesaj analize argumenton qe ne, shqiptaret, nuk kemi bithë ( kellqe thua ti) me mbajte siriane. Pikerisht nga qe nuk kemi bithe per tu thene jo atyre qe do i percjellin ketu ndodh kjo. Edhe vete analiza veçse e vajton kete rrezik. Kjo, o per oportunuzem me shkaktaret e kesaj mase emigrantesh, o ka diçka tjeter, mbase moskompetence per ta kapur problemin per “briresh”. Ndaj, ne kete rast, shkrimi i z. Bedri nuk ngrihet mbi nivelin komentuesve.

    Reply to this comment
    • OK March 9, 19:19

      per komentuesin Llaf Dibre
      .
      zoteri ne pak rrjeshta ke koncentruar shume ide me te cilat jo vetem jam dakort por me lejoni te shtoj dhe dy tre pika modeste:
      .
      Gabimi pare i Bedriut:

      .Pothuajse barazon keto refugjate lufte te Sirise me emigrantet shqiptare te punes..argumentimi nuk eshte i nevojshem por ja vlen te theksohet se shumica absolute e Shqiptareve nuk kerkuan lemosha apo cadra por perveshen menget dhe nuk eshte sekret te thuhet se dergesat ne ‘cash’ e tyre ne Shqiperi per 25 vjet kalojne 100 miljard dollaret..
      .
      Gabimi i dyte i Bedriut
      .
      Eshte se dredhon me paburrni te thote A KEMI KELLQE TI THEMI JOOO…. AMERIKES-EUROPES-RUSISE-TURQISE qe kane pergjegjsi dhe jane prapa kesaj loje
      .
      Gabimi i trete i Bedriut
      .
      Eshte se ka mara poza qaramani sikur te ishte nje femer e virgjer qe do ti mbushi mendjen nje klienti ne bordello qe te mos ja rrasi shume se e ka per here te pare..
      .
      Me vogla per Bedriun tone
      do ishte Titulli

      Atdheu ne Rrezik…

      .tung !

      Reply to this comment
  17. Gzim Kulufi March 9, 20:29

    Dy kunguj nen sqetuj nuk mbahen, thote populli! Te ndreqen njehere punet e termetit dhe te mbeturve jashte, pastaj te shihet dhe diskutohet, nese Shqiperia ka fuqi te mbaje disa djetra siriane! Pastaj, a nuk jane qysh tani -pa kete lloj diskutimi- me qindra siriane ne Shqiperi?! Dhjetra prej te cilve jane vendosur tashme pergjithnje ketu, ndersa restja don te iki me tutje!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim