“A keni drekuar me persona të inkriminuar?” 24 pyetjet që Vettingu i drejton gjyqtarëve

August 11, 2016 12:46

“A keni drekuar me persona të inkriminuar?” 24 pyetjet që Vettingu i drejton gjyqtarëve

Procesi i vetingut do të jetë i ngjashëm më atë të dekriminalizimit për nga procedura që do të ndiqet për bërjen e tij. Së pari, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhet të plotësojnë nga 4 formularë me pyetje rreth tyre, dhe më pas do të bëhet përmes strukturave të vetingut verifikimi i këtyre informacioneve. Në rast se ata rezultojnë të kenë gënjyer gjatë deklarimit, kjo përbën një arsye për skualifikimin e tyre nga gara.

Formulari i parë zhvilloj një pyetësor mbi aftësitë profesionale, nëpërmjet të cilit gjyqtari apo prokurori jep të dhëna për ecurinë e çështjeve që ka patur në ngarkim 3 vitet e fundit. I dyti është formuari për deklarimin e pasurisë, që autorizon institucionet vendasve dhe vëzhguesit të verifikojnë çdo të dhënë pasurie të vetë personit dhe të familjarëve të tij, që përcaktohen me ligj.

Në këtë formular është interesante harta e gjerë e familjarëve, nga kushërinjtë deri në brez të katërt, deri tek krushqia në brez të dytë. Formulari i tretë nuk është i i detyrueshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por  vetëm për kandidatët që do të aplikojnë për 21 vendet e organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pyetësori më i nxehtë dhe më i rrezikshëm për gjyqtarët, duket se është ai mbi pastërtinë e figurës dhe lidhjet me krimin.

Ky formular përmban 24 pyetje të cilat në çdo rast do të tendosin kthjelltësinë e prokurorëve e gjyqtarëve përpara se të përgjigjen. Pyetësori është ndarë në 5 kapituj: të dhënat identifikuese, të dhënat e vendbanimit, të dhënat për arsimin dhe kualifikimin, të dhënat për punësimin dhe të dhënat për sigurinë. Pyetja e parë e këtij kapitulli është:

“A jeni përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar? Nëse po ju lutem jepni shpjegime”-thuhet në pyetjen e parë.

“A keni pasur  kontakte të papërshtatshme në formën e një telefonatë, telekomunikim, takime, aktiviteti, vakti  ose  raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës? Nëse po, ju lutem jepni të dhënat e identitetit të personit, lidhjen tuaj me të dhe të dhëna për veprat penale për të cilat është hetuar ose/dhe akuzuar”,-është pyetje pasardhëse. /shqiptarja.com

August 11, 2016 12:46
Komento

3 Komente

  1. info analitike August 11, 20:28

    “Në këtë formular është interesante harta e gjerë e familjarëve, nga kushërinjtë deri në brez të katërt, deri tek krushqia në brez të dytë.”
    Shoke a e kuptoni tani perse eshte problem vellai i Xhafajt!
    Shikoni keta te tjeret se si po vrapojne gjykatave: http://telegraf.al/kronike/3100-zyrtare-dynden-ne-gjykate-per-te-pastruar-krimet

    Reply to this comment
  2. kris 1 August 11, 22:39

    duhet ti vihet pyetja:
    A ke drekuar me ndonje deputet ose kryetar partie.
    Po ke ngrene darke ose mengjez me ta Hallall e pac.

    Reply to this comment
  3. alphade August 12, 00:19

    Zoterinj , ende s’e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni ?!
    Te gjithe , me perjashtime shume te rralla, keta qe do te
    ballafaqohen me VETTINGU-n , nuk kane patur nevoje te
    hane darke apo te bejne orgji me te inkriminuarin por
    thjeshte te marrin pakot Eurove apo te USD -ve dhe te
    zhduken diten per diell apo ne erresiren e nates pa hene .
    Kjo eshte vete mafia dhe ajo eshte ulur kembekryq ne
    qEverite pergjate 25 vjeteve , duke filluar nga mafia beri-
    shiane, nanoiste, mmetoiste ,kete qeverine tanishme do
    ta shohim ne fund te mandatit pas 4 apo 8 vjetesh…!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*