A kishte dorë Ramiz Alia në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës?

February 18, 2016 22:25

A kishte dorë Ramiz Alia në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës?

Pikat kryesore

  • Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe kundërshtitë. Ajo thotë se ka qenë vetë Ramiz Alia, i cili ka urdhëruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë.

Nga Arkiva

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe kundërshtitë.

Ajo thotë se ka qenë vetë Ramiz Alia, i cili ka urdhëruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua krahu opozitar politik, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, historiania ruse tregon se dy partitë opozitare, që nuk kishin më shumë se dy muaj që ishin krijuar, Partia Demokratike dhe Partia Republikane, nuk ishin dakord me vendimin e Ramiz Alisë.

“Ramiz Alia nuk rrezikoi të merrte mbi vete përgjegjësinë për vendimin dhe në shkurt të vitit 1991, thirri Plenumin e KQ të PPSH­-së, i cili pasi shqyrtoi kërkesat e studentëve, i hodhi poshtë.

Ditën tjetër, si rezultat i demonstrimit spontan (apo të dirigjuar mirë nën maskën e spontanitetit), statuja e madhe e Enver Hoxhës në sheshin qendror të kryeqytetit u rrëzua me ndihmën e një kavoje çeliku të sjellë nga uzina, që mbante emrin e tij”, shkruan Smirnova në librin për historinë e Shqipërisë.

 

February 18, 2016 22:25
Komento

8 Komente

  1. chess player September 6, 11:51

    ne nje shkrim interesant te Shaqir Vukajt te gazeta Dita per ngjarjet ne Rumani ne vitet 1988-1990 jep keto fakte interesante:

    1- egzekutimi i causheskut ishte nje lloj marreveshje e Bushit me Gorbacovin

    2- Se shebimet sekrete amerikane dhe ruse kishin bashkpunur ne kete vend kunder causheskut

    3-Spiune te infiltruar nga brenda sistemit nga sherbimet sekrete amerikane,ruse ,britanike dhe ato jugosllave kishin zbarkuar qe ne vitet 1981-1986 per te rrezuar nga brenda.ate sistem

    Vetem nga keto tre fakte,dhe cfare ka ndodhur ne shqiperi qe nga vajtja e ramiz alise ne amerike dhe deri te ardhja e rajersonit nga Beogradi me ca elezbibere nga mbrapa,tregoje se dhe ne Shqiperi ka patur nje plan te sakte per cfare ndodhi ne ate.kohe

    Pyetja eshte kjo

    Pse Shaqir Vukaj dhe pse asnje analist shqiptar nuk hap keto dosje per shqiperine..por merren me keto perrallat e Nines ?

    Reply to this comment
  2. episodi September 6, 12:07

    Ate e di vet ramizi,por nje gje eshte e sigurt,Ramizi e la bustin te rrezohej me hir ose pahir.,dmth nuk u perpoq qe te mos rrezohej.

    Reply to this comment
  3. Lymi September 6, 13:04

    Ruset dhe serbet i dine mire keto gjera se kurdisen vete

    Reply to this comment
  4. Sallakja September 6, 14:37

    Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes, nuk ka asnje lloje
    rendesie politike apo historike. Jane detaje qe nuk duhen
    marre kurre ne konsiderate.
    Pra, qe te kuptohemi, rrezimi i bustit,nuk ka lidhje me
    Kapitullimin e komunizmit.

    Reply to this comment
  5. Dardhari September 6, 17:08

    Edhe kjo na mbeti te mesojme nga nje ruse se SI u rezua busti i halese nga halete e mbetur

    Reply to this comment
  6. Rami September 6, 17:22

    Bustin e rrexoj Ilir Enver Hoxha shikoni videon qe tregon qarte https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  7. Artan September 6, 23:21

    U deshen 25 vjet qe te kuptonte gjithe populli farsen e “rrezimit te komunizmit shqiptar”

    Reply to this comment
  8. atanas nikitin February 19, 14:31

    jane ca shkrime te nje funksionari te cia,te marra nga r.alia na vitin 1989.eshte perkthyer me grup te ngushte njerezish,mes tyre edhe personi nga i cili e kam degjuar kete histori.ne kete lir,shkrim apo broshure jepej gjithe skenari,ingjarjeve qe do t vinin me pas.sipas ketij personishkrimi fillonteme pyetjen ,se kundu te fillontepermbysja ,ne shqiperi apo ne rumani.dhe pas nje analizejpte pergjigjen,ne rumani.atje parashikoheshin te gjitha veprimet,akuzat,bile edhe vjedhja e floririt,frustimi i vrasjeve si ato te timishoares dhe te sheshit skenderbej,etj.kete material e ka patur ne dore R.Alia.Si agjent jugosllav dhe i kgb,ai ka marre platformen e perbashket ,te koordinuar te veprimeve qe do te kryheshin.kush kujton se pas vdekjes se e. hoxhes,emri i tij mbiu kudo,pioneret e enverit,yjet e enverit dita e enverit universiteti i enverit,porti enver hoxha rruga enver ,etj,etjE vetmja merite e ramiz alise eshte qe nuk derdhi gjak .per te tjerat verini emrin vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*