A mund të bëhesh nënë mbi 50 vjeç?

December 30, 2017 04:37

A mund të bëhesh nënë mbi 50 vjeç?

Disa vite më parë balerina e famshme italiane, Karmen Ruso, njoftoi se priste një fëmijë.

Asokohe ishte 53-vjeç!

Balerina u bëri thirrje njerëzve që të mos e gjykonin për shkak të moshës.

Karmen dhe Enco janë fytyra televizive miqësore për publikun italian dhe e përshkruajnë veten si “fëmijë të përjetshëm” që kanë bërë çdo gjë të mundur për të qenë gjithmonë në formë dhe të rinj në shpirt.

Duke përdorur farëzimin në një moshë të vjetër, çifti i është bashkuar trendit të të famshmëve që kanë ndjekur të njëtën rrugë.

Një shembull të ngjashëm na sjell këngëtarja e rrokut, Xhana Nanini, e cila lindi vajzën e saj  në moshën 54-vjeçare.

Nga vende të ndryshme të botës, vitet e fundit kemi dëgjuar lajme se gra mbi të pesëdhjetat e tyre apo dhe të gjashtëdhjetat kanë sjellë në jetë fëmijë, aq sa duket se të lindësh fëmijë në moshën 40-vjeçare është mëse normale.

Por një studim i Kolegjit Mbretëror të Obstetër- Gjinekologjisë në Britani vazhdon të këshillojë se fëmijët më të shëndetshëm janë ata që sillen në jetë nga gra të moshave 20 deri në 35 vjeç.

b.m. / dita

December 30, 2017 04:37
Komento

1 Koment

  1. Jimi December 30, 19:51

    Po pse budallaqe eshte “Perendia” qe e ka kufizuar riprodhimin e species njerezore derei ne nje moshe te caktuar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*