A mund të diskutohen çlirimtarët

January 19, 2016 10:00

A mund të diskutohen çlirimtarët

E dashur Dita! Ata luftëtarë trima partizanë që sakrifikuan aq shumë në çlirimin e vendit nga pushtuesit ose nuk jetojnë më, ose ata pak që janë gjallë sot nuk e hapin gojën dhe t’u kundërvihen pinjollëve të Ballit e Legalitetit. Ku janë ata që deri dje morën poste të larta dhe mburreshin? Sali Berisha ua ka përsëritur në Parlament disa herë të majtëve, se do t’ua bëj ashtu si ua bëra etërve tuaj; po kush ishin etërit, dihet partizanët. Pse nuk flet me forcë Alfred Moisiu, biri i Spiro Moisiut që planizoi, organizoi, e drejtoi operacionet partizane. Pse nuk flet me forcë Dritëro Agolli. Kush ua ka dhënë dekoratat partizanëve, Saliu me Bashën e Strazimirin, apo sakrificat dhe kontributi që dhanë në çlirimin e atdheut? Po presidenti Nishani që deri dje mbronte figurën e Enver Hoxhës? Këta janë me njëmijë e një faqe.

16-17 vjeçarë ishte djemtë e vajzat e Selenicës së Pishës në Kolonjë, Ali Jaçe, Ismail Sako, Rexhep Rexhepi, Xhelal Kamani, Feruze Muedini, Afërdita Xhaferi etj, Ikbale Sako etj. që muarëm pushkët e u rreshtuan në formacionet partizane. Ata deputetë sot në rast se janë vërtet në mbrojtje të vlerave LANÇ, të diskutojnë heqjen e dekoratave atyre kriminelëve që vranë e prenë në këto 25 vjet. Dhe në fund përgëzoj Viktor Malajn, si dhe reagimin e Manxhar Binos.

Letër e nënshkruar,

Eqerem Kajo

January 19, 2016 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*