A mund të jetë ky plani i ardhshëm për Kosovën?

September 1, 2018 10:16

A mund të jetë ky plani i ardhshëm për Kosovën?

Meditim vetjak për përllogaritjet që bëhen korridoreve dhe tryezave diplomatike lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Dekalogu i një zgjidhje të qëndrueshme apo molla e sherrit?

Nga Bedri Islami

Prej disa javësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka hyrë, nëse mund të themi kështu, detit në këmbë, për të dhënë një zgjidhje të papritur , ndoshta edhe e dhimbshme, për të ardhmen e vendit të tij.

Që të dyja anët e medaljes qëndrojnë mbi të dhe basti i vënë është nga më të rrezikshmit; jo vetëm për vetë atë, por edhe për rrjedhimet që mund të ketë një rajon shumë më i gjerë se Kosova.

Duke qenë i vetëdijshëm se është e pamundur të ketë ndarje të Kosovës – ai nuk e ka përfshirë këtë ide në projektin që ende askush nuk e ka të qartë deri në fund ; duke e ditur mirëfilli se shkëmbimi i territorit është, po ashtu, një mision i parealizueshëm, ai gjeti një term politik, i cili nuk është përdorur deri tani – kotrigjimi i padrejtësive, i cili mund të tingëllojë si qasje nacionaliste, por që i mbuluar në mjegullën e paqartësisë dhe i nisur nga e djeshmja e Thaçit si shefi i qeverisë, periudhë në të cilën u bënë lëshime të mëdha ndaj agresivitetit politik serb, dyshimet janë më të ndjeshme.

Thaçi, sa vjen e bëhet më i kuptueshëm, por enigma mbetet. Ditët e fundit ai deklaroi se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës, as ndryshim të kufijve, por do të kërkojë me 7 shtator që Lugina e Preshevës, e njohur m shumë si Kosova Lindore t’i bashkohet mëmësisë së saj, Kosovës.

Shumë e lehtë për t’u shtruar, shumë e pëlqyeshme për të qenë e vërtetë, shumë e vështirë për t’u besuar dhe praktikisht e pamundur, nëse pas saj nuk ka lëshime të tjera të papërballueshme për Kosovn dhe të dëshirueshme për shtetin serb.

Që nga qershori i vitit 1999, kur po tërhiqej nga Kosova, shteti serb dhe gjithë strukturat e tij, që nga Akademia Serbe dhe deri tek Kisha orthodokse e saj, duke përfshirë mes tyre edhe shërbimin e fshehtë dhe bandat e politikës, kanë menduar vetëm një gjë: kthimin në Kosovë , ose, në pamundësi të saj, rrëmbimin e sa më shumë të drejtave për serbët në Kosovë. Përvoja e serbizimit të Bosnjës ka qenë një praktikë e provuar prej tyre dhe këtë e kanë synuar edhe në Kosovë.

Deri tani, mjerisht, shumë herë pala shqiptare është thyer nga vrulli i ofensivës politike serbe; ata janë gjendur më shumë përballë njëri tjetrit se sa në krah të njëri tjetrit, si po ndodh edhe këto ditë. Kaq shumë deklarata kontradiktore ka në politikën shqiptare të Kosovës sa është e vështirë të marrësh vesh se kush është dhe me kë, cilët janë atdhetarët e cilët përfituesit.

Paraja serbe e futur në Kosovë, përmes një ingranazhi të sofistikuar, por të njohur mirë, ka bërë punën e saj dhe njerëzit që mund të vendosin, janë tulatur.

Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë ka pasur dhe vazhdon të ketë njerëzit e tij në shumë struktura të larta të politikës dhe, për fat të keq, ata nuk do të mund të hiqen aq lehtësisht, në mos tjetër, vetë ndërtimi i tyre i favorizon ato.

Lëngimi i politikës shqiptare në Kosovë, kur ajo kishte mbështetjen më të fuqishme të perëndimit është e mundur të shpaguhet rëndë: njëri ndër boshtet ku është mbështetur kjo politikë ka filluar të lëkundet, ndryshimi i stafit drejtues në SHBA është pikëllueshëm i rëndë për deklarimet, si ato të këshilltarit për Siguri Kombëtare pranë Presidentit amerikan, John Bolton.

Megjithatë, nga burime pranë qendrave studimore të lidhura me Kosovën dhe gjithë rajonin përreth saj, mendohet se janë hedhur pikat kryesore që mund t’i parashtrohen dy presidentëve në 7 shtator apo edhe disa ditë më pas, kur gjërat të jenë më të qeta dhe kur presioni do të jetë më i lehtë se tani.

Cilat mund të jenë ato:

 1- Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës dhe të bëjë modifikimet e duhura në Kushtetutën e saj.

Shënim – Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga shteti serb do të thotë pranimi de fakto dhe de jure i një realiteti të ri politik dhe do të kishte ndikim të jashtëzakonshëm për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës. Enigma mbetet në atë që qëndron pas kësaj njohje, cilat janë nënurat e këtij vendimi dhe a përputhen ato me aspiratat e popullit në Kosovë?

2- Të bëhet korrigjimi i kufirit të tashëm ekzistues duke kaluar dy komuna me popullsi dërmuese serbe, Leposaviqi dhe Leshaku në shtetin serb, ndërsa komuna e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës.

Dy komunat tjera, Bujanovci dhe Medvegja, për shkak të përqindjes së madhe të banorëve serbë, nga dëbimi i shqiptarëve, të kenë të drejta më të ndjeshme autonomiste, por nuk do të jenë pjesë e Kosovës.

Meditim: Kjo mund të sjellë një reaksion zinxhir të pandalshëm dot, jo vetëm n trevat shqiptare,por edhe rreth tyre. Nga ana tjetër, braktisja e dy komunave shqiptare, nga të cilat banorët janë shpërngulur dhunshëm, do të mund të trajtohet si braktisje e bashkatdhetarëve dhe do të kemi pas pak vitesh dy komuna të tjera të zbrazura nga vendasit autoktonë.

Besohet se për miratimin e këtij ndryshimi, që nuk do të quhet shkëmbim territoresh, Presidenti i Kosovës do i drejtohet popullit përmes një referendumi, në të cilin është i bindur se do të ketë përkrahje të ndjeshme.

3- Si shenjë e pranimit të republikës së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve me shtetin serb, në të dy anët, të bëhet një amnisti e përgjithshme për të gjithë krimet e luftës dhe, në këtë rast, të ndalojë aktivitetin e saj Gjykata Speciale.

Shënim – një amnisti e tillë do e shfajësonte shtetin serb nga gjithë krimet që ka bërë në Kosovë në mënyrë institucionale. Krimet e pashembullta në Kosovë, sidomos në periudhën e luftës çlirimtare, janë të përbindshme; ata kanë marrë jetë e mijra njerëzve në emër të shtetit të tyre; ende mijra njerëz kërkojnë të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër, pranimi i kësaj amnistie do të ishte dënim i rëndë për vetë luftën çlirimtare, pasi akuzat e hedhura nga Dik Marty dhe Karla Del Ponte, do të mbeteshin si fakte jetike dhe do e shoqëronin Kosovën në gjithë vazhdimin e mëtejshëm të jetës së saj.

Ideja e një amnistie të përgjithshme, e cila, si mendohet, vjen nga administrata amerikane, do lehtësonte trazimin e shum liderëve të sotëm politikë, në të gjithë forcat politike, të cilët ndjekin me ankth zhvillimin e hetimeve.

Si duket, edhe deklarata e vonshme e prokurorit të rë të përgjithshëm, se ende nuk ka gjetur fakte që mund të ngrihen akuza të plota, është rrjedhë e këtij mendimi.

4- Shtetet perëndimore që deri tani kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shtetit serb, duke e kushtëzuar pozitën e saj ndërkombëtare me njohjen e shtetit të Kosovës, do të ndikojnë për pranimin e shpejtë dhe pa kushte të tjera të shtetit serb në strukturat e larta të BE.

Shënim: në fakt, ky është njëri ndër synimet më të rëndësishme të shtetit serb. Pranimi i saj në BE do të kishte zhvillime negative edhe për vetë Kosovën, e cila nesër mund të ndeshet me refuzimin e saj për të përfituar në minoritetin serb që ka në Kosovë, por do të bënte të mundur që edhe shteti shqiptar të kishte refuzimin serb për pranimin e tij në BE.

5- Kosova, pas njohjes së shtetit të saj nga Serbia do të marrë disa avancime ndërkombëtare, të mirëpritura dhe të domosdoshme për vetë statusin e saj, si pranimi në OKB fillimisht, e më pas në NATO, BE dhe struktura të tjera jetike.

Në fakt, megjithëse e mirëpritur, ky do të ishte bonusi që do i jepej Parlamentit të Kosovës, i cili, i ndodhur përballë kësaj dileme: ose pranimi në OKB e më pas në NATO e BE, duke pranuar këtë marrëveshje, ose qëndrimi larg tyre, do të mund të zgjidhnin mbështetjen e këtij pakti, edhe pse shumë prej tyre nuk do të ishin dakord. Partitë në pushtet, sipas përvojës së deritashme, me ndonjë përjashtim të pakët, do të ishin pro, edhe LDK-ja do të shkonte në këtë rrugç, problemi do të mbetej Lëvizja VV, e cila, duke e ditur se kohët e vështira janë në prag, duan të shpejtojnë me zgjedhjet e reja politike, për ndryshimin e qeverisë.

6- Formimi i Zajednicës, bashkësisë së komunave me shumicë serbe, nën një asosacion të vetëm, të përbashkët, i cili do të jetë fillimisht sipas planit të paraqitur nga Marti Ahtisaari dhe i miratuar nga parlamenti i Kosovës. 10 komuna me shumicë serbe, disa nga të cilat në veriun e Kosovës, do të kenë të drejta më të shumta autonomiste, por pa e shkëputur nga ligjet dhe vendimet e Parlamentit të Kosovës.

Shënim – Megjithëse nuk do të mund të jetë e shkruar fare qartë, krijimi i këtij Asosacioni do të kalojë përmes disa fazave; ai do të ketë rritje dhe ndjeshmëri më të lartë gjithëherë kur Kosovës do i afrohen përparësi politike e diplomatike, si në rastin e pranimit në OKB dhe kështu që, jo papritmas, ky Asosacion do të mund të ketë të gjitha atributet e një republike të re serbe brenda trupit të Kosovës, por shumë më e rrezikshme dhe më agresive se ajo e Bosnjës, pasi nuk është në një territor kompakt dhe ka me vete mbështetje të fuqishme nga shteti serb, si karamele për njohjen e shtetit të Kosovës.

  1. Zonat me rëndësi jetike për Kosovën, si Mitrovica apo qendrat e tjera jetike, nuk do të ndahen. Ata, edhe më tej do të administrohen si tani.

Shënim – në fakt, si thotë profesor rexhep Qosja, komuna e Mitrovicës së Veriut, është që tani si një komunë autonome e përtej saj. Srbët nuk do të synojnë ta bëjnë edhe publikisht të njohur një fakt, i cili, megjithatë, njihet.

Politika e 20 viteve në Kosovë çështjen e bashkimit të Mitrovicës e ka pasur slogan politik, një çështje sa për të shkuar kohën, asnjëherë dhe nga askush nuk është bërë diçka e vyer për të bërë bashkimin e një komune, e cila ka qenë gjithnjë bashkë.

Me krijimin e Asosacionit serb në Kosovë, kjo komunë, e Mitrovicës së Veriut, edhe m tej do të jetë e shkëputur faktikisht nga Kosova dhe e afruar me Beogradin.

Do të duhej domosdoshmërisht që në diskutimin e saj, dhe jo vetëm të saj, të vendosen pikat mbi “i”, për heqjen dorë të shtetit serb dhe strukturave të saj të ndërhyrjes në punët e Kosovës dhe të mbështetjes politike dhe informative të këtyre komunave.

8- Të bëhet definimi përfundim i kufijve, demarkacioni, sipas ndarjes administrative të shtetit jugosllav, duke pasur parasysh edhe pikat e cekura në marrëveshjen e mësipërme. Lëvizjet e natyrshme do të monitorohen nga ekip ndërkombëtar dhe miratohen nga parlamentet përkatëse.

Shënim – përvoja e demarkacionit me shtetin malazez dëshmoi se lehtësisht mund të falen pjesë të territorit shqiptar në veriun e tij, ashtu si ndodh edhe në jugun e Kosovës, në ndërlidhjen me shtetin maqedonas.

Sa herë që Kosova ka synuar të definojë kufijtë, aq herë ka humbur.

9- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe struktura të fuqishme të institucioneve europiane të propozojnë pranë Komisionit të Posaçëm për Çmimin Nobel për paqe që të nominojnë presidentët Thaçi e Vuçiç për arritjen e marrëveshjes.

Shënim – Kjo, në fakt, do të ishte karamelja e fundit e një marrëveshje politike, e cila, kështu si është hedhur, shumë vetëve do i dukej si e pranueshme, por që , duke qenë baza e një diskutimi të gjatë dhe të vështirë, do të kishte pas vetes edhe pasoja të paparashikuara.

10- Mes Republikës së Kosovës dhe republikës së Serbisë, përmes strukturave dypalëshe dhe me praninë e institucioneve ndërkombëtare, të zgjidhen me marrëveshje dypalëshe të gjitha problemet e mbetura nga e kaluara, sidomos në fushën e energjisë, të sigurimit pensional, të lëvizjes së lirë, të tregtisë etj.

Në vend të mbylljes:

Dekalogu i menduar më sipër, i cili po diskutohet në shumë qarqe jashtë Kosovës, mund të mos i jetë i gjithi i shtruar në 7 shtator, por sinjalet janë dhënë se përmes tyre do të kalojnë shumë përplasje të fuqishme dhe, po ashtu, shumë lëshime të pasojshme.

Ndoshta vetëm ndonjëra prej tyre mund të realizohet.

Por diskutimi i shtatorit duhet të fillojë jo nga miqësia presidenciale, por nga njohja e menjëhershme e republikës së Kosovës, që gjërat të jenë të barabarta dhe të kalojnë atë cakun e padëshirueshëm të nëpërkëmbjes.

Në fund të fundit, ajo nga e cila trembem përsonalisht qëndron në thënien e vjetër se “asnjëherë krushqitë me serbët, aq më tepër, krushqitë politike, nuk kanë qenë në të mbarë të Kosovës”.

 

September 1, 2018 10:16
Komento

18 Komente

  1. Syri i Shkodres September 1, 11:12

    Megjithe respaktin per Bedri Islamin, c’te keqe ka edhe nga miqesia personale mes dy presidenteve! Bedriu e di me mire se ndoshta askush tjeter kur dy njerez behen miq c’do gje eshte e mundur!

    Reply to this comment
    • mirel September 1, 14:13

      seriozisht e ke ti?
      Miq me serbet , duke iu falur krimet dhe territoret?
      Duke i lene komunat serbe, autonome si bombe shperthyese ne nje te aferme jo te larget, ai qe beson ndryshe eshte nje naiv i pandreqshem, dhe nje tradhetar i pakorigjueshem
      Asnje cm toke e lare me gjak.
      Shqiptaret duhet te investojne per krahinat ku jane zhvendosur me dhune shqiptaret, dhe duhet ti kthejne perseri.
      Kjo quhet politike aktive, jo te hash e te pish me Dacic apo me Kociun

      Reply to this comment
    • Po Po September 1, 21:03

      Me vjen keq per komentin e @Syri i Shkodres ! Te besosh ne miqesine e serbit e te nacionalistit te regjur te tyre , presidentit Vucic , eshte si te thuash e te besosh tek “Syri i Verber” ! Deklarata te tilla cojne uje ne mullirin serb !

      Reply to this comment
  2. Lek Dragobia September 1, 12:45

    Ky èshtè pra i gjthè produkti i diplomacisè botèrore pèr gjatè dy dekadave dhe njè shekull agresion dhe gjenocid serb ndaj Kosovès. Njè projektmarrveshje e njèanshme e padrejtè e papranueshme pèr shqipètarin e ndershèm dhe patriot ! Marrveshja duhet tè jetè vetèm historike, ku pala serbe tè njohè shtetin e Kosovès dhe teritoret e tij. Ku serbèt tè kèrkojnè tè falur botèrisht shqipètarève. Ku serbia tè premtojè dhe tè detyrohet nè ndryshimin tèrsisht rrènjèsor tè gjitha politikave ndaj shqipètarève…..Ndryshe ska as paqe, as zhvillim, as europè ….por vetèm luftè, qè do tè jetè ndryshe nga shumè tè tjera. Thaqi ! Nèse firmos kèshtu: – Firmos edhe pèr mua, ndryshe firmos vetèm tradhètinè !

    Reply to this comment
  3. Alban September 1, 13:06

    Populli shqiptar, i njohur boterisht si nje popull individualist, e ka humbur gjithmone trenin e histories. Kjo po ndodh edhe me popullin shqiptar te Kosoves. Po behen 20 vjet nga dita e fitimit te luftes me arme kunder Serbise dhe te gjitha vitet kane qene te humbura per pavaresine e vertete te shqiptareve qe i kane rezistuar asimilimit serb. Mos harrojme objektivin final: bashkimin e shqiptareve te Kosoves me shtetin ame-Shqiperine.

    Sivjet po bie gongu I fundit: shqiptare te Kosoves shkeputunu nje here e pergjthmone nga serbet autonome qe mbani brenda vetes; ligjeroni kalimin edhe juridik te komunave srbe ne Veri, merrni Presheven dhe behuni shtet i pavarur ne arenen nderkombetare. E ardhmja do te jete realizimi i te drejtes suaj natyrore: bashkimi me trungun ame-Shqiperine!

    Reply to this comment
    • mirel September 1, 14:26

      po po, ja si te mbledhesh topat e pingpongut.
      humb Veriun, humb te drejten si shtet.
      Duke e mbajtur juridikisht Veriun mban peng serbet ne cdo aspekt per avancime te metejshme.
      Le me te flasim per parime themelore si Pavaresia psh,
      Keto nuk tingellojne normale fare, sepse tradhetaret zgjedhin gjithmone rrugen me te lehte per vete.
      Dhe keshtu ndodhin tradhetite, ndodhin sepse ai qe nuk ka bythe ti dali zot veshtiresive thote me mire te negocijoj.
      Dhe mos harroni se Shqiperia ka luajtur ne favor te serbeve, duke lobuar fuqishem per Vucic dhe duke i kontribuar buxhetit ekonomik te Serbise ne rajon.
      SHpesh akuzojme Salon per tradhetine me naften qe dergoi ne Serbi, po cfare ben Ramiu ndryshe?
      Dhe ai i hapi kufijte sa gjere e gjate Serbise per mallrat serbe duke mos vendosur asnje kusht per Kosoven.
      Si te duket ky lloj lobimi, pro apo kunder Kosoves, se per mua eshe totalisht pro serb.
      Konkluzioni , Kosova u la ne balte nga shqiptaret,
      Politikanet tradhetare shqipetare dhe indiferenca e plote e popullsise qe jane ulur dhe bejne tifozeri ose me Berishen, ose me Ramen,, ose me Thacin apo me Dacin,,tjetri me erdoganin
      Si majmune te vertete, u rrokullis ndonje loder dhe merren me te gjithe diten,, kjo eshte puna e shqiptarit
      Prandaj tallen serbe, malazeze, maqedonas, dhe greke dhe turq bashke

      Reply to this comment
      • I tille je , sa here qe hap gojen September 1, 21:50

        Ti @ Mire , ke deshire te perbaltesh ne radhe te pare qeverine e sotme shqiptare dhe te fshihesh ne “cadren” serbe te Saliiut e te Lulushit , sepse nuk ke hapur gojen as nje here per te miren shqiptare, as edhe kur Edi Rama ia perplasi ne fytyre ne Beograd Vucicit njohjen e shtetit te Kosoves dhe pronesine e padiskutueshme mbi Trepcen , kur kelyshet serbe Isa Mustafa , ministri jashtem Hoxhaj e nje tufe me kelyshe te UDB-se , ju hodhen ne fyt Edi Rames , se perse po mbronte Kosoven ! Ndaj, ti duket se nuk e ke hallin e Kosoves , por hallin qe ka bajraktari serb i Vicidolit ! Edi Rama , eshte njeri , si gjithe te tjeret dhe , pa dyshim ka gabime e mangesi sa te duash , por kurre sesi nuk mund te vihet shenja E BARAZIMIT MIDIS SHPELLARIT , QE SHKATERROI ME THEMEL SHTETIN SHQIPTAR E ESHTE I VENDOSUR TI VERE FLAKEN VENDIT , ME ATE QE PO PERPIQET TE RINGRERE SHTETIN SHNQIPTAR TE RREZUAR PER TOKE . VETEM NDERHYRJA E EDI RAMES I SHKUNDI DHE BERI TE MBLEDHIN VETEN SHQIPTARET E MAQEDONISE , NGA PERCARJA E PA PRERE BERISHISTE DHE FILLUAN TE DUKEN SE KUSH JANE SHQIPTARET ATJE ! Nuk po zgjatem , se e di qe ti nuk degjon nga ai vesh !

        Reply to this comment
    • Po Po September 1, 21:29

      O @ Alban , fara serbe e percarjes se shqiptareve nga sherbimet sekrete , diplomacia dhe perkrahja ruse , eshte kaq e maaaaaaaadhe , sa qe vete qytetaret shqiptare te Kosoves jane katandisur , si dikur … , kur vdiste skllavo – pronari , qanin me te madhe edhe sklleverit e tij ! Helmi i hidhur serb ka hyre thelle nder venat shqiptare ne rajon , bile dominon edhe ne Shqiperi , me sherbimet besnike rrenqethese qe u ka bere e vazhdon t`iu beje gjarperi i Vicidolit , duke iu vene ne dispozicion funksionet me te larta e jetike per vete ekzistencen e Shtetit Shqiptar , duke bere qe ta ndjekin nga pas hordhi te tera malokesh , injorantesh , banditesh e kriminelesh ne gen te ketij populli, ne Juge e ne Veri . Ne shtator 1998 , nga Kosova erdhi nje ushtri e tere per te rrezuar qeverine e Tiranes , ashtu sikurse beri ne shkurt te vitit 1944 Regjimenti nazist i Mitrovices , me Xh.Deven R.Mitrovicen , Trifon Beletinin e te tjere !
      Tash puna ka mbrrite deri ne ate pike , sa qe edhe ne se do te shtrohej problemi i bashkimit Shqiperi-Kosove , duhet menduar mire , para se ta hedhesh voten , sepse ne se behet i mundur bashkimi ,do te predominoje elementi i lekundur , me formim bajraqesh , anarkik , me vetedije te cenuar kombetare e me nivel te ulet arsimor e kulturor , qe do te prishte shume ekuilibra te tjera dhe per vete Shqiperine ! ! !
      Kete e them me dhimbje e sinqeritet , por eshte nje realitet , qe po e perjetojme ne keto tre dekada !

      Reply to this comment
      • mirel September 2, 15:49

        eshte shume e drejte kjo qe thua
        puna ka arritur qe ideja e bashkimit Shqiperi Kosove te coje uje ne mulli te Serbise, sepse e para – i jep shkak diplomacise serbe te ankohet dhe te mbaje peng me teper Kosoven
        e dyta dhe me kryesorja- politikanet e Tiranes jane tradhetare te shitur te serbet dhe greket, dhe bashkimin e Shqiperise dhe Kosoves do ta perdorin gjithmone si justifikim per te bere pazare me kufijte e Shqiperise, per te lene jashte territore te Shqiperise, ne jug dhe ne veri.
        Keshtu ka ndodhur ne keto vitet e fundit me keto tradhetare.
        Keshtu qe eshte me mire kosova te krijoje konsolidim si shtet, dhe bashkimi ti ngelet gjithmone rrjedhes faktike nepermjet akteve te njepasnjeshme qeveritare per shkembim mardheniesh, sesa te behen deklarata idioteske per bashkim qe cojne me teper uje te burimi srb

        Reply to this comment
  4. Dr. Vehip (Veip) Proda September 1, 14:20

    Të gjithë, shtetarët e pushtetarët, politikanët e qytetarët, studiuesit e analistët, akademikët e kushdo tjetër nga gjiri i Kombit Shqiptar, në Kosovë, në Shqipërinë Londineze, në trojet e tjera etnike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe në diasporë, bën ta “kapin” dhe ta “mbajnë” fort Hashim Thacin në një dhe vetëm në një thënie të tij të stërthënë, të përsëritur e të stërpërsëritur, lidhur me “korregjimin e kufirit” serbo-shqiptar e ndërsjellas: “Kosova nuk ndahet, integriteti dhe tërësia territorial e Kosovës nuk preken, ndërrim territoresh nuk do të ketë dhe Lugina e Presheves, perndryshe Kosova Lindore, t`i bashkohet Kosovës. Mirë apo keq? Si thoni? Pse shpikni dhe pse shpifni thënie të tjera të padala nga goja e Hashim Thacit?
    Po pala serbe cfarë mendon se do të fitojë, kur e ka të qartë se nga Kosova e sotme nuk do të marrë dot asnjë thelë? Besoj se ata mendojnë që, me marrëveshjen Kosovë-Serbi, të mënjanojnë njëherë e mirë cdo pretendim qoftë edhe si aspirim a hipotetik shqiptar ndaj shkëputjes padrejtësisht prej trungut amë të Sanxhakut të Nishit dhe të Sanxhakut të Pazarit të Ri, duke njohur kufijtë shqiptaro-shqiptarë si kufij shqiptaro-serbë. Në këtë mënyrë Beogradi cimenton integritetin territorial dhe shmang cdo pretendim në të ardhmen, shpëton nga fantazma “Shqipëri e Madhe”, që i prish gjumin. duke fituar edhe garancinë e Faktorit Ndërkombëtar.
    Vec një gjë s`duhet harruar: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të shihet thjesht si Çështje e Kosovës, por si pjesë e Çështje Kombëtare Shqiptare. Prandaj, Prishtina politike, s`duhet ta harrojë se asgjë nuk mund të vendosë kokë më vete, pa u konsultuar me Tiranën zyrtare, me Faktorin Shqiptar në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore e më tej, pa pasur edhe miratimin e mbështetjen e SHBA-së, të Faktorit Veriatlantik dhe të BE-së. Politikanët shqiptarë dhe kushdo tjetër nga gjiri ynë, mos të bëjnë deklarata patetike e “për të qenë brenda”, por ta “kapin demin nga brirët e jo nga bishti, si deri tani…!”

    Reply to this comment
    • fery September 1, 23:27

      Dr Vehip Proda .. !

      ” seshte me rendesi cfare thote dikush por , me rendesi eshte cfare punon dhe vepron sepse , ate cfare punon , ate e thote dhe ate mendon ”

      Winston Churchill

      Reply to this comment
  5. atdhetari September 1, 16:36

    Serbet zbuan Shqiptaret nga Bujanoci dhe Mevdegjeja dhe tani rrebejne tokat Shqiptare dhe askush nuk flet ndersa per Serbet e ardhur ne Kosoven e Veriut ata u kthyen ne tokat Shqiptare pas luftes dhe tani duan Autonomi.Ne duhet ta Zbrazim Kosoven nga Serbet biles te marrim te gjitha Tokat tona.

    Reply to this comment
  6. Hysa September 1, 17:53

    Duket qe Hashimi eshte konsultu me keshilltarin e tij Bedri Islamin [para se me shku te Beogradi. Bedria uk ka nga e lun prapanicen, pasi e ka kompromentu Hashimi prej kur e vuni n krye te LPK, tuj e shmang LPK-ne prej drejtimit te UCK. Tradhtia po u ba nji here nuk ndalet ma.

    Reply to this comment
  7. xyz September 1, 21:06

    O Hyse s’ke faje ti qe je komplet analfabt….

    Reply to this comment
  8. Jak Boston September 2, 00:21

    Pavaresi reale ska as Shqiperia edhe pse ka mbi 100 vjet shtet.
    Kosova ska per te pasur pavaresi per aq kohe sa do kete qofte edhe nje serb te vetem brenda, pasi me ato leshime qe ka bere Kosova per serbet i bie qe serbi i fundit te jete deputet edhe minister edhe zevendes kryeminister njekohesisht.
    Prandaj Kosoves i kane ngelur vetem dy rruge per te ndjekur:
    1- Mbeshtetje te fuqishme Albin Kurtit dhe VV, kjo eshte rruga paqesore.
    2- Me ja fillu edhe nje here aksionit per clirim dhe bashkim gjitheshqiptar, kjo mund te jete pjeserisht paqesore.
    Sa per njohjet qe na kane shurdhuar veshet per kaq vite politikuaret shqiptare, njohja i duhet me shume Serbise sesa Kosoves.
    Shembulli me i mire per ne eshte Israeli qe edhe pse nuk e njohin arabet nuk do te ja dije fare.
    Kosova e ka kollaj pasi mund te perdore te gjithe rrjetin dhe infrastrukturen e shtetit shqiptare dhe arrin atje ku do te arrij.
    Cfare e ka gjetur Taivanin qe nuk eshte antare ne OKB?
    Keto perrallat e njohjeve dhe anetaresimeve ne OKB i bejne politikanet shqiptare me sjellje femijnore pasi duan te duken sikur po i japin mend botes kur te flasin nje here ne vit ne OKB.
    Kete sjellje ka pasur E. Hoxha, S. Berisha dhe tani E. Rama dhe H. Thaci.

    Reply to this comment
  9. fery September 2, 14:53

    Me keqeardhje po ju theme publikishte se s jeni fare korekte ju administrator te portalit gazetadita.al , ngase disa komente te mija ju shfaqni kurse nji tjeter ku bera perpjekje te beje krahasimin e kesaje interviste te Bedri Islamit me Hashim Thacit me librin e tij LEVIZJA ku Bedriu kishte realizur nji bashkebisedim ne forme te intervistes ( si me Hashim Thacin kesaje radhe ) me Kryetarin dhe themeluesi ne Kevizhes Popullore per Clirimin e Kosoves ( LPCK ) ne shtete e Europes Perendimore, aktivitetin e kesaje organizate dhe perpjekjet e kryetarit te saje I.Kelmendi por , edhe antareve tjere te kesaje levizjeje shqiptare te Kosoves nder te cilet ishte edhe Hashim Thaci
    Pra , administratoret kete koment timin fare nuk e botuan , sigurishte per arsye te mose demtimit te imazhit dhe autoritetit te presidentit Thaci qe mendimin ne liber e kishte dhene protogonisti kryesor i librit dhe rromanit LEVIZJA te Bedri Islamit , Ibrahim Kelmendi.
    Te perkujtoje se une komentin tim e perfundova me keto fjale …
    Kete interviste ne forme bashkebisedimi te shkrimrarit Bedri Islami me presidentin e Kosoves Hashim Thaci , do ta c vleresoje koha sikur qe e koha e zhvleresimi librin e tij LEVIZJA qe shkrimrari e kishte reizuar dhe botuar me protogonistin Ibrahim Kelmendi
    Uroje qe te pakten administratoret kesaje radhe do ta publikoje kete reagim timin.. !!!!
    Ju faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*