A mund të largohesh me dinjitet nga posti ministror?

October 29, 2018 17:25

A mund të largohesh me dinjitet nga posti ministror?

Bedri Islami

Fatmir Xhafaj, ministri i deri tanishëm i Brendshëm, duke u larguar nga detyra përmes dorëheqjes, nënvizoi se po ikën me dëshirën e tij, si një njeri i lirë.

A mund të largohet nga posti i lartë ministror një figurë e njohur politike, kur, aq më tepër, ky është posti i dytë më i rëndësishëm i një shtetari?

Të jesh ministër – është shpesh herë një ëndërr për shumë njerëz të politikës. Disa e duan si një ecje e mëtejshme në rrugën e tyre, të tjerë, ndoshta më të shumtë në këto vite, si një mjet pasurimi marramendës dhe kjo e fundit ka ndodhur shpesh herë.

Të largohesh nga dikasteri, si një njeri i lirë, është vështirë e besueshme, por kjo mund të ndodhë me njerëzit me integritet të lartë moral dhe politik, të cilët, në shumë vite kanë pasur një rrugë të gjatë dhe jo pak të mundimshme.

Në një komunikim vetjak me zotin Xhafaj, ku shprehesha se nuk isha i një mendje me largimin e tij dhe e mendoja si një lëvizje të gabuar, ai më shkruan se, “të siguroj se ishte një vendim tërësisht në lirinë time…E di që në këtë vend ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë dhe nuk e besojnë këtë gjë, por shpresoj që koha do i sqarojë gjërat”.

U ktheva përsëri tek mendimi i parë: a mund të largohet një njeri, nga një post i lartë qeveritar, tërësisht në lirinë e tij?

Pastaj më është kujtuar një mik i vjetër i imi, në fakt shefi im në dy gazetat ku kam punuar dikur, Namik Dokle, që po ashtu u largua nga posti i tij i lartë si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht në lirinë e tij.

Është e vërtetë se pak kush është larguar në lirinë e tij. Më të shumtët kanë ikur përmes shkarkimeve politike, pas zënieve, sherreve ose kundërshtive, disa pas skandaleve, të cilat pak herë kanë qenë politike apo për një vizion ndryshe nga ai i shefit të qeverisë.

E, aq më pak kur ata kanë qenë ministra të Punëve të Brendshme. Në arealin e strukturave qeveritare të PD-së, që tani hiqet si “virgjëreshë politike”, ka plot emra të ministrave të këtij dikasteri, të cilët, as veç e veç e, as sëbashku, nuk do të kishin as guximin të mendonin se mund të iknin në lirinë e tyre. Thjeshtë nga fakti se as nuk ishin e as nuk e ëndërronin lirinë.

Të bësh krahasimin e periudhës punëdashëse dhe krimgoditëse të zotit Xhafaj me strehucat qeveritarë si Flamur Noka, Bujar Nishani, Halit Shamata apo Agron Musaraj, për të mos shkuar më tej, tek shefi i tashëm politik i shqupasve, Basha, do të thotë të kërkosh më kot për pak dinjitet. E aq më pak ndershmëri, ku secili prej tyre nuk ka pasur as fillesën e dinjitetit politik të ministrit të vet larguar. E për më tepër, të ketë mbi vete përjetësisht epitetin e urdhërdhënësit të vrasjes së 4 demonstruesve, me duar në xhepa, majë tribunash apo kurriz kthyer, në mesin e ditës dhe në bulevardin kryesor të vendit.

E mendoni se çfarë do të mund të kishte ndodhur në një shtet normal, nëse Basha, ministri i brendshëm i 21 janarit, të kishte qenënjeri  i lirë, md një filelsë integriteti dhe të kishte dhënë dorëheqjen, duke u hedhur sfidën opozitarëve, “ jam, njeri i lirë, më hetoni”. E mendoni dot të jetë një njeri i lirë Noka, që, pas disa goditjeve të lehta në faqe nënshkruan të jetë nën shërbimin e fshehtë serb dhe nuk skuqet për këtë:

Dhe zakonisht, të palirët nuk e njohin veten si njerëz të lirë.

Unë besoj plotësisht se një njeri me integritet, që kërkon të ruajë atë, mund të largohet si njeri i lirë nga posti i lartë, edhe pse në këtë vend pak kush e beson.

Ai sjell një precedent të ri në jetën politike dhe , njëkohësisht një mësim të vyer: nëse doni lirinë tuaj filloni të mendoni si njerëz të lirë.

Liria e gjithsecilit është edhe liria e të gjithëve.

Është e vështirë për t’u besuar nga ata që lirinë e tyre e matin me dëshirën e shefit, që mendojnë me kokën e tjetërkujt dhe që në mbrëmje, ndërsa bëjnë llogaritë, tërbohen nëse fitimet nuk kanë qenë si i kanë pritur.

Zoti Xhafaj u largua me dëshirën e tij, si një njeri i lirë. Nuk priti që opozita të shtrihej para zyrës së tij që të mos futej brenda, nuk priti që një president si Nishani të inskenonte budallallëqe të skajshme, të denja për një kapter të politikës, nuk priti që një Babale të rrëzojë një burrë, nuk u trondit nga arrestimet që bëri, por ai mendoj, e përsëris, si një njeri i lirë, se misioni i tij ishte deri këtu dhe se tani është koha që integriteti i tij të jetë më i çmuar se çdo post politik apo qeveritar.

Qeverisë së tashme do i mungojë një shtetar si ai.

Të paktëve po u shtohet një figurë politike që kishte guximin të ndjehej si njeri i lirë dhe të vepronte si i tillë.

 

October 29, 2018 17:25
Komento

7 Komente

  1. Lek Dragobia October 29, 20:06

    Ata qè largohen me tè vèrtetè me dinjitet nga detyra janè vèrtetè njerèz tè lirè por, nuk janè tè fortè. PS èshtè e mbushur me njerèz tè mirè & tè lirè dhe nè vija tè pèrgjithèshme janè shumè mè lart se rivalèt e tyre tè pd. Po tè ishte Shqipèria njè vènd normal demokratik, dorèheqje tè tilla do tè ishin krejt normale….(shkrime tè tilla as do tè kishim). Tè gjènden nè postet drejtuese njerèz me integritet &dinjitet èshtè njè lux pèr çdo shtet e jo mè pèr njè vend si shqipèria. Njè farè K/m i viteve dymijè ( 2005 ) dha dorèheqjen po me “dinjitet” u largua duke ja lènè shqipèrinè banditit mè tè madh qè ka njohur shqipèria nè gjithè historinè e sajè. Njè vit mè parè flitej qè min. mè i suksesshèm i qeverisè Rama dha papritur dorèheqjen ?! Tani ndodh pèrsèri njè dorèheqje e re, gjithmonè nga socislistèt, pasi ata e vetèm ata njohin dhe zbatojnè regullat e demokracisè. Ok ! Jeni tè aftè, ju besoj por, sikur mè vijnè ca morrnica nè trup. Kurrè nuk do tè dèshiroja qè ata, njerèzit e aftè tè kètijè vèndi qè dorèhiqen nga postet qeveritare tè mbeten mènjanè nè ‘hallin e tyre’! Ku dhe tek kush duhet tè mbèshtetet ky popull ? Tek ata qè ikin me dinjitet, apo tek ata qè vijnè me pompozitet ? Ps nuk po arrin qè tè shkojè nè shtèpi, pasi po ndalon pèr çdo qèn qè i leh rrugès. Shqipètarèt nuk duan bukè e shfaqe, shqipètarèt duan drejtèsinè e munguar qè tè shkojnè tè lirè nè europè.

    Reply to this comment
  2. Alpizo October 29, 20:21

    Nuk e kuptoj pse gjithemone shkruani artikuj kaq te gjate e shpesh here copje cole,kur me me pak fale je shume me i qarte , kuptohet dhe te lexojne me shume. Pershtatju kohes tashme miku im,jo si dikur te gazeta jote para viteve ’90.

    Reply to this comment
  3. Lili October 29, 21:10

    Ka liri po ka edhe pergjegjesi kur pranon nje post te tille…
    Ky lirine e vete e ve mbi Atdheun… Edhe po ky qe nuk u terhoq ne vakt ne lirine e tij kur nominimi i tij u kundershtu nga viktimat e tij ,e i dha nje demk te keqe qeverise Rama 2 ,bile deme te pa riparueshme, po ky njeri tash po na ik ne lirine e tij ? Pfff.trop facile siçthone francezet,pak si teper kollaj kjo ikje nga pergjegjesite…
    Ose nje tjeter kapiteni nuk e le anijen i pari…
    Pra bedri zeza mos u mundo kot. Nuk eshte nje gjest i mire,ne cfaredomenyre qe ta marrish,ky gjest nuk e nderroj aspak kete njeri…se ose tregon se nuk ka kurojo me perballuar krimin e me vu shqiperine mbi interesat qofte te shefit te tij,ose eshte vete i zhytur ne krim.
    Po qe kjo doreheqje eshte plot dignitet,jo kur jo.
    Se koston politike te ketij nominimi e ka paguar Rama,me largimin prej tij te te gjithe dashamireset proRama jokomuniste de facto ,edhe per konsekuence edhe largimin e shume nderkombtare prej tij…
    Pse u nominuar e pse u shkarkuar mbetet pyetja e vertete. E kete vetem Rama di te na e tregoj. Pse rezikoj mbeshtetje nderkombtare per kete njeri per me heq 1 vjet mbas.? Liri nuk ka pune ketu,mos na merr per idiot o bedri zeza…

    Reply to this comment
    • salamandra October 30, 02:04

      Cilat ishin viktimat e tij, Lilo ? Mos e ke fjalen per hajnat e xhepave te dikurshem apo hajnat e buxhetit te shtetit te sotem ? Lilo! Nuk analizohet personaliteti i njeriut me thashetheme gazetash dhe, aq me pak, me baltosjet e qytetarit dixhital apo plakut te rrjedhur dixhital.

      Reply to this comment
  4. Gezimi October 30, 09:02

    Fatmir Xhafaj iku nga karrigja e ministrit pasi u be balte nga perpjekja neveritese per tu zvarritur ne ate karrige. Fatmir Xhafaj nuk iku me dinjitet si njeri i lire nga posti i ministrit, te kish sado pak dinjitet duhet te kish ikur qe kur dergoi ne burg te vellane, ashtu si beri Arben Isarai qe u dorhoq si zv. minister kur i vellai ishte ne shkelje ligji. Paturpesia e Fatmir Xhafajt eshte se nuk deklaron hapur e me sinqeritet : Largohem nga minister se kam vellane te denuar per trafik droge. Kjo po do ishte dorheqje dinjitoze. Fatmir Xhafaj deklaron se dorhiqet si njeri i lire, duke treguar se eshte krejt hipokrit. Fatmir Xhafaj u detyrua te lere ate karrige ministri, te ishte per ate ashtu i dhjere ne koke nga i vellai trafikant droge donte te shtynte ditet ne qeveri.

    Reply to this comment
  5. Durimi October 30, 11:33

    Na helmove Gezim me komentin tend. Le qe dge ti vete, dukesh se cfare minstre je.

    Reply to this comment
  6. Po mër po, besa po... October 30, 20:50

    Braktisja e një posti kaq të rëndësishëm ministror, sado e lirë qoftë, në fund të fundit është braktisje. Largimi i z.Xhafaj në një moment kaq deçiziv për rrjedhojën e mëtejshme të forcimit (apo jo) të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend, personalisht më erdhi i papritur. Me e thënë fare troç, veprimi i tij më zhgënjeu. Më zhgënjeu, sepse nëse një politikan me integritet e ndjen veten vërtet të lirë, ai nuk impresionohet kollaj prej sulmeve ordinere të babhalerave opozitare, pikësynimet e së cilës dihet fare mirë se cilat janë.

    Sado e justifikueshme të ketë qënë për “komunikuesin vetjak” dorëheqja e z.Xhafaj, lexuesit gjithsesi i mungon akoma një analizë e thellë, e cila do të zbardhte sado pak shkakun e vërtetë të dorëheqjes.

    Taktikë parazgjedhore, dorëheqje e ndërgjegjshme, apo thjeshtë spostim ala-enverist nga frika e fuqizimit të mëtejshëm të tij?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim