A mund të luftohet vërtet korrupsioni?

August 24, 2018 14:57

A mund të luftohet vërtet korrupsioni?

 

The Economist

Rumania njihet si një prej vendeve më të korruptuara në BE.

Protestuesit dolën në rrugë, të zemëruar me qeverinë dhe me atë që ata e shohin si një kulturë korrupsioni shtetëror.

Ryshfetet, sekserët dhe abuzimet me fondet publike kanë krijuar përçarje dhe zemërim në të gjithë vendin.

Por a mund të luftohet vërtet korrupsioni?

Ndërkohë që protestat arritën një farë suksesi të vogël, një prokurore dhe stafi i saj u vunë kundër sistemit, duke dënuar më shumë se 1000 zyrtarë publikë për korrupsion.

Emri i saj është Laura Kovesi, kryetare e strukturës së posaçme të Anti-Korrupsionit në Rumani.

“Pa pasur pavarësi të plotë, prokurorët nuk hapin dot çështje të suksesshme kundër zyrtarëve më të lartë që kanë lidhje me korrupsionin”, thotë ajo për the Economist.

Laura Kovesi, prokurorja rumune që çoi në dënimin kryebashkiakëve e 9 ministrave për korrupsion, si dhe kryetarin e partisë në fuqi për mashtrim në zgjedhje, si dhe ka sekuestruar rreth 2 miliardë Euro pasuri të vëna me korrupsion.

Gjëja e parë që ka mësuar në luftën kundër korrupsionit shtetëror, është që duhet të përballesh me baltosje.

“Kur je prokuror që lufton korrupsionin e nivelit të lartë, duhet të përgatitesh për hetime të imëta që do të ndërmerren ndaj teje. Mund të ketë media që do të nisin fushata kundër personit tënd, mund të ketë përpjekje për të të trembur”, shton ajo.

Fushata e zonjës Kovesi kundër korrupsionit e trazoi rëndë qeverinë rumune.

Ministri i Drejtësisë në Rumani u shpreh në një konferencë për shtyp se “veprimet e Kovesit gjatë vitit të shkuar vunë në rrezik vetë institucionin që ajo drejton, nëpërmjet një autoritarizmi të tepruar”.

Por Kovesi i quajti këto deklarata fushata baltosjeje e përpjekje për ta trembur. Ajo tha se përgjigjja më e mirë ndaj tyre është të ndërtosh çështje të forta, të cilat të paraqiten në gjykatë duke arritur dënime kundër zyrtarëve të korruptuar.

Ekipi i Kovesit ka bërë që të dënohen kryetarë bashkish dhe nëntë ministra të qeverisë për korrupsion, si dhe kryetarin e partisë në fuqi për mashtrim me zgjedhjet.

Çështjet e saj kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të vëna nëpërmjet korrupsionit, të cilat kapin një vlerë prej 2 miliardë eurosh.

Por cili është çelësi i suksesit të Kovesit?

Sipas saj, gjëja kryesore kur nis një çështje, është të përpiqesh të mendosh si një i akuzuar.

“Nuk e ngre dot një çështje të fortë duke u bazuar në një provë të vetme, apo në një deklaratë të vetme. Prokurori duhet të përpiqet të mendojë se çfarë mund të thotë i akuzuari, se si mund të përpiqet të mbrohet”, thotë ajo.

Kovesi bëri të dënohen rreth 1000 zyrtarë. Politikanët u përgjigjën duke zbutur dënimet për zyrtarët e korruptuar, gjë që ngjalli zemërim mes popullit rumun, duke shkaktuar protesta të shumta.

Përgjigjja e qeverisë ndaj dënimeve të shumta të Kovesit ishte të ulte ashpërsinë e dënimeve. Në korrik të vitit 2018, qeveria paraqiti një ligj që lehtësonte dënimet për zyrtarët e akuzuar për korrupsion.

Por si të mbrohet pavarësia e gjyqësorit?

“Pavarësia e prokurorëve duhet të jetë e garantuar me ligj. Kur prokurori nis të hetojë një zyrtar të lartë, ose një person me shumë pasuri, duhet të ketë siguri dhe garanci që nuk do të ndërmerren masa disiplinore për ta penguar e që nuk do t’i bëhen transferime në institucione të tjera të prokurorisë, në mënyrë që të ndërpresë hetimet”, thotë ajo.

Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Tri ditë pas intervistës për The Economist, Kovesi u shkarkua nga detyra.

a.s/dita

August 24, 2018 14:57
Komento

10 Komente

  1. Arben August 24, 16:15

    Rumania, me me fat nga lindoret.

    Rastisi me nje psikopat, si caushi ne krye, I mblodhi

    sigurimsat per rezistence dhe u vrane vemjet e sigurimit

    ne Rumani. Ketej nga ne, I kemi ne kuvend dhe ne krye te

    bizneseve, na kane marre jeten peng.

    Cohuni nga gjumi o milet, vdekje sigurimit te shtetit.

    Reply to this comment
    • Per shqipfolesin Arb.. August 24, 19:17

      Gjuha tipike e nje zedhenesi te UDB-se , qe perpiqet te pergatise situaten e enderruar per ne vjeshte nga shpellari serb i Vicidolit . Edhe pse po behen gati tre dekada qe eshte rrezuar sistemi socialist dhe , ndonje qe ka mbetur nga ish sigurimsat , luan domino ne stolat e lulishteve , ky idjoti shqipfoles , ketu e sheh akoma te keqen ! Pse… , sepse sigurimi u kishte kallur tmerrin ketyre idjoteve qe jetojne vetem me honoraret e sherbimeve te huaja dhe sot lehin lirisht si Zagare rrugesh , per te shfrehur dufin e atehershem , qe dhisnin gjak nga frika !

      Reply to this comment
  2. Shqiptar i Ndershëm August 24, 16:40

    (KOMENT DREJTUAR SHQIPTAREVE TE NDERSHEM, JO SAHANLEPIRESAVE TE PUSHTETEVE):
    Bllokmenet e Tiranes dhe Bllokmenet e Rretheve,
    ISHIN DHE JANE PERSERI NE PUSHTET,
    Nepermjet Bijeve & Njerezve, (PARTIVE FORMALE TE TYRE).
    PUSHT-ETI EGZEKUTIV, LEGJISLATIV, JURIDIK ISHTE DHE ESHTE NE DUART E TYRE.
    BLLOKMENET E “KOMUNIZMIT” PAVARESISHT PROPAGANDES NUK ISHIN KOMUNISTE.
    PUSHTETARET E “DEMOKRACISE” PAVARESISHT PROPAGANDES NUK JANE DEMOKRATE.

    Reply to this comment
    • Arben August 24, 18:10

      Ke harruar pushtetin ekonomik.

      Reply to this comment
      • Shqiptar i Ndershëm August 24, 19:36

        @Arben
        Ligjerisht ne “socializem” ketu kishte tre pushtete,
        (legjislativ,egzekutiv, juridik),
        NDERSA PROPAGANDA ISHTE PUSHTETI POPULLOR,
        SUNDIMTARE REALE ISHTE P.P.SH-ja.
        —————————————————————-
        Ligjerisht ne “demokraci” ketu ka tre pushtete,
        (legjislativ, egzekutiv, juridik),
        pushteti i katert figurativ media eshte ne duart e tyre,
        NDERSA PROPAGANDA ESHTE DEMOKRACI, RILINDJE, ETJ,
        SUNDIMTARET REALE JANE PRODUKTET SKARCO TE P.P.SH-SE.
        ————————————————————————–
        KURSE PRONAT/PASURINE/EKONOMINE INDIREKT APO DIREKT E KISHIN DHE E KANE PO ATA SUNDIMTARE.

        Reply to this comment
        • Arben August 24, 20:37

          o zoteri, sigurimi i sherbente enver serbit.

          sistemi ra dhe sigurimsat iu kthyen parase dhe pasurise

          per veten e tyre.

          puna eshte se te gjitha dosjet e tyre jane ne beograd

          dhe shif e shkruaj, shqiperia nga “fitorja ne fitorje”

          ka ikur edhe keto 28 vite, e njejta dore UDB-ja ka bere

          ligjin, prandaj ishte me “fat” Rumania.

          Reply to this comment
          • Shqiptar i Ndershëm August 24, 22:01

            @Arben
            Fakte ka, por une nuk po merrem me agjenturen serbo/greke ne Shqiperi perpara dhe pas 90-es.
            Trajtova varesine e plote qe kishte “pushteti juridik” shqiptar ne sistemin “socialist” nga P.P.SH-ja.
            Theksoj varesine e plote qe ende ka pushteti juridik shqiptar ne sistemin “demokratik” nga Produktet skarco te P.P.SH-se.

  3. nje shqiptar i drejte August 24, 20:25

    Po me ke dialogoni a te vrare , Arbeni eshte turk dhe nuk e ze meraku per shqiptaret , veç asaj , eshte komentuesi me injorant qe shkruan neper forrume , madje eshte me injorant dhe analfabet edhe se nxenesi i klasit te pare fillore , prej 6 vjetesh , Mark Uku .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*